Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes me njė ministri propagande: Hap faqen transparenca.al

    Transparenca.al, portali mė i ri i qeverisė kundėr shpifjeve ndaj saj

    Emri:  rama.gif

Shikime: 400

Madhėsia:  73.1 KB

    Qeveria ka prezantuar sot njė tjetėr portal tė quajtur ‘Transparenca.al’, objekti i tė cilit do tė jetė pėrgjigjja ndaj akuzave apo shpifjeve qė mund tė drejtohen nė adresė tė qeverisė.

    “Nga sot, nė portalin mė tė ri www.transparenca.al do tė gjeni fakte, shifra dhe prova konkrete mbi shtrembėrime, akuza, shpifje nė adresė tė qeverisė. Ky portal vjen si nevojė pėr tė komunikuar me publikun pa dorashkat e retorikės politike dhe pa ndėrmjetėsinė rėndom deformuese tė tė tretėve”, shkruan kryeministri Edi Rama nė faqen e vet zyrtare nė Facebook, tė shoqėruar me njė video tė drejtorit tė departamentit tė komunikimit, Endri Fuga i cili sqaron arsye e krijmit tė kėtij portali dhe mėnyrėn funksionimit tė tij.

    “Duke marrė shkas nga akuzat e vazhdueshme tė PD-sė, por dhe disa portale qė i ofrojnė publikut informacion tė pavėrtetė apo tė shtrembėruar, Kėshilli i Ministrave ka ndėrmarrė njė nismė tė re. Transparenca.al ėshtė portali i ri online ku ne si qeveri do tė ofrojmė tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr ēdo akuzė apo pretendim tė ngritur qoftė nga media, qoftė nga opozita.

    Me shpresėn qė ky portal do tė kthehet nė pikė referimi pėr gazetarėt, tė cilėt do tė kenė mundėsi tė informohen para se tė shkruajnė, apo dhe pėr publikun e gjerė, ne do tė fillojmė tė publikojmė qė sot tė gjithė informacionin e nevojshėm qė qeveria shqiptare tė komunikojė nė mėnyrė sa mė tė drejt pėr drejtė dhe transparente me shqiptarėt dhe pėr shqiptarėt”, shprehet Endri Fuga.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes me njė ministri propagande: Hap faqen transparenca.al

    Agjitacion – propaganda moderne quhet transparencė

    Nga Ilva Tare.

    Transparenca ėshtė njė fjalė e rėndėsishme nė demokracitė e zhvilluara. Kur thuhet se vendimmarrjet e institucioneve publike pėr interesa tė qytetarėve janė transparente, nėnkuptohet se ato janė tė kontrullueshme dhe tė verifikueshme. Sa mė delikate tė jenė vendimet apo qėndrimet, zgjedhjet apo heshtjet aq mė shumė transparencė kėrkohet pėr mėnyrėn sesi merren ato. Nė emėr tė transparencės ngrihen apo rrėzohen figura publike dhe politike, tė cilat ndėshkohen kur nuk tregojnė tė vėrtetėn deri nė dhėnien fund tė karrierės siē ka qenė rasti i Presidentit amerikan Nikson.

    Nė vendin tonė fjala transparenca ėshtė keqpėrdorur veēanėrisht nga ata qė bėnin tė kundėrtėn e saj. Falė njė shfrytėzimi tė mospasjes sė njė vetėdije tė zhvilluar tė opinionit publik, politika ėshtė pasuruar dhe inkriminuar duke mbajtur nė gojė fjalėn transparencė. Nė dijeninė time pak ose aspak raste kanė ndodhur kur vendimet kanė qenė aq transparente sa tė kalonin nė skanerin e sė vėrtetės dhe nė fund tė rezultonin si tė tilla.

    Interpretimi mė i fundit i qeverisė Rama pėr transparencėn, i ngjan njė modeli jo tė panjohur nga shqiptarėt. Ashtu si nė vitet e diktaturės edhe nė dy dekadat e demokracisė propaganda ka qenė njė zėvendėsues i llogaridhėnies nė mėnyrė transparente. Publikut i janė servirur shifra dhe tė dhėna tė pakuptueshme pėr tė justifikuar gjysma tė vėrtetash dhe pėr tė dėmtuar atė pėr tė cilėn shqiptarėt kanė pasur nevojė tė informohen; pėr tė vėrtetėn e tyre.

    Njė portal i dedikuar pėr akuzat e opozitės dhe njė pjese tė medias qė nuk furnizohet vetėm me ushqim mediatik nga qeveria ka pėr qėllim tė ē’montojė tė pavėrtetat dhe tė publikojė faktet e palės sė vėnė nėn akuzė. Nėse realisht qėllimi i krijimit tė njė portali me emrin e madh tė transparencės ka qenė nxjerrja e dokumenteve post-factum pėr tė bindur kundėrshtarėt se qeveritarėt nuk janė pėrfshirė nė pėrfitime tė dyshimta, atėherė ėshtė zgjedhur mėnyra e gabuar dhe mė e paragjykuara.

    Mjafton qė kėto prova dhe fakte tė viheshin nė dispozicion tė medias pėrpara artikulimit tė akuzave, qė kur dalin nga foltoret politike rrezikojnė tė pėrfundojnė sa jetėgjatėsia e njė formati letėr A4, qė kthehet nė hedhurinė me mbarimin e ditės.

    Mjafton qė kompanitė private tė sotme dhe tė djeshme tė ministrave tė mos fitojnė pothuajse ēdo tender ku garojnė.

    Mjafton qė drejtuesit e ministrive tė japing informacion pėr cdo tender kur pyeten nga gazetarėt nė bazė tė ligjit pėr informimin.

    Mjafton qė vendimet e qeverisė tė publikohen tė plota dhe publiku tė informohet pėrpara se ato tė hyjnė nė fuqi nė Fletoren Zyrtare.

    Mjafton qė informacioni publik tė shkojė tek publiku pa kaluar nė filtrat e censurės dhe kontrollit tė ēdo dokumenti apo drejtuesi tė administratės qė duhet tė marrė leje pėrpara se tė flasė me median, sipas njė sistemi tė centralizuar dhe tė mirėkontrolluar.

    Mjafton tė ketė vullnet tė sinqertė pėr transparencė dhe jo pėr agjitacion e propagandė qė vazhdon tė ushtrohet pėrpara syve tė shqiptarėve, pavarėsisht metodave bashkėkohore me tė cilat aplikohet nė Whatsapp, Instagram apo Twitter.

    Java

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes me njė ministri propagande: Hap faqen transparenca.al

    O shoku Rama!

    Mire ben ti qe i hap keto uebsajte, po ne komunistat e vjeter nuk dime c'jane uebsajtet dhe Interneti. Ne dime vetem gazeten Zeri i Popullit. Dime edhe televizorin e radion, qe e mbajme hapur vetem per te te pare e per te te degjuar ty. A ka mundesi, e bere ce bere, qe te na nxjerresh edhe nje kanal ne televizor Transparenca? Po edhe nje radio Transparenca nuk do te ishte keq. Po edhe nje gazete Transparenca nuk do te ishte keq. Dhe e mira fare-fare o shoku Rama eshte qe ta besh sic e beri shoku Enver: i hodhi gjithe mesimet e tij per ne popullin ne Veprat e tij. Dhe po i bere te gjitha keto o shoku Rama, na shpetove nga te gjitha keta zhurmesit: c'na duhen ne gjithe keto televizione private e gazeta kur kemi Transparencen e Partise? Mbylli ore fare me degjo mua, te na bien veshet rehat.

    Si e rekomandon Partia, kur duhet ta lexojme Transparencen, para buke apo pas buke?

    Albo

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes me njė ministri propagande: Hap faqen transparenca.al

    Rama dėshton online, mbyllet ‘Transparenca.al’

    Emri:  auto_Untitled-281482096157.jpg

Shikime: 25

Madhėsia:  29.8 KB

    Zyrtarisht Edi Rama ka dėshtuar me transparencėn qė kishte marrė pėrsipėr t’u bėnte mediave qė nuk “tregonin tė vėrtetat”.

    Portali i qeverisė “Transparenca.al” ėshtė mbyllur pėrfundimisht.

    Mbyllja e portalit vjen pas disa muajsh rrallimi tė aktivitetit. Postimi i fundit nė faqe i pėrket datės 16 nėntor, ndėrkohė qė nė muajin tetor ka pasur vetėm njė postim dhe asnjė postim nė muajin shtator.

    BIRN, duke iu referuar burimeve nga Qeveria, shkruan se nė muajin tetor qė Kryeministria kishte vendosur ta mbyllte portalin, pa dhėnė shpjegime specifike pėr arsyet qė i patėn shtyrė nė kėtė vendim.

    E lanēuar mė 15 tetor 2015, me anė tė njė deklarate tė Drejtorit tė Komunikimit nė Kryeministri, Endri Fuga, Transparenca.al, premtonte se do tė kthehej nė njė pikė referimi pėr gazetarėt dhe publikun e gjerė, por siē duket ka dėshtuar.

    Syri

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •