Kur gjatë një bashkëbisedimi me dikë, dëgjojmë shprehjen: "...më la me gojë hapur", kjo është një idiomë. Nëse do të mundoheshim ta përkthenim fjalë për fjalë, kuptimi që do të merrnim do të ishte se goja e dëgjuesit ngeli hapur pasi pa apo dëgjoi diçka nga bashkëbiseduesi. Në fakt, kuptimi i vërtetë i kësaj idiome është shprehja e një habie të madhe nga dëgjuesi. Kuptimi i saj është "u habita jashtëmase nga ajo që pashë apo dëgjova".

Shembuj përdorimi:

- "Vajza 2 vjeçare më la me gojë hapur kur i veshi vetë këpucët e saja!"
- "Sharrjet dhe ofendimet që dolën nga goja e atij personi, i lanë të gjithë njerëzit e pranishëm me gojë hapur!"