Kur dëgjojmë dikë të shprehet: "vëri veshin fjalës që po të them", kemi të bëjmë me një tjetër idiomë në gjuhën shqipe. Nëse do të mundoheshim të nxirrnin kuptimin fjalë për fjalë, do të dukej sikur personi që i nxorri ato fjalë kërkon që ti vëmë veshin pranë gojës së tij prej nga del fjala. Por në fakt, kuptimi i kësaj idiome është që të tregohemi të vëmendshëm dhe të drejtojmë vëmendjen tonë asaj që personi po na thotë me gojën e tij.

Kjo idiomë përdoret edhe si një formë për të tërhequr vëmendjen e dikujt që injoron apo nuk dëgjon atë që po i themi. Duke e përdorur, jemi duke i bërë personit në fjalë të qartë a) rëndësinë e asaj qe jemi për ti thënë b) faktin që ai nuk po tregohet i vëmendshëm sa duhet në bashkëbisedim.