Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    BURIMET E KUR’ANIT

    PASQYRĖ KRITIKE E TEORIVE TĖ AUTORĖSISĖ SĖ KUR’ANIT

    HAMZA NIJAZI


    PASQYRA E LĖNDĖS[/U]

    Parathėnie


    Hyrje

    A eshte Muhammedi a.s autor i Kuranit?

    A ka pasur si qellim pėrfitimin material?

    A ka pasur dėshire dhe ambicie pėr pushtet dhe lavdi?

    A ka pasur si qellim bashkimin dhe ēlirimin i arabėve?

    Reformimi moral

    Trillim i pandėrgjegjshėm

    A eshte e vertete teoria e epilepsisė?

    Teoria e iluzionit fetar

    A eshte kopjuar Kurani nga burimet cifute dhe kristiane?

    Problemi i paralelizmave

    Teoria e Fjalės sė Shenjtė

    Tė thėna shkencore

    Fund
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Hyrje

    Cili ėshtė autori i Kuranit?

    Kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn studiuesit orientaliste kanė patur gjithnjė kontradikta. Ky shkrim jep njė vėshtrim kritik mbi teoritė kryesore tė autorėsisė duke pėrdorur argumenta logjike, dėshmi historike, analizė teksti dhe tė dhėna shkencore.

    Ndoshta e vetmja pikė takimi rreth Kuranit ėshtė ajo se ai u shqiptua pėr herė tė parė nga njė njeri i lindur nė Meka, qytet i Arabisė, nė shekullin e gjashtė e qė quhej Muhammed.

    Pėrsa i pėrket burimit tė Kuranit, studiuesit ndahen nė 3 grupe kryesore:

    1)- ata qė besojnė se Muhammedi a.s ėshtė vetė autori
    2)- ata qė besojnė se ai nuk ėshtė autori por e mėsoi atė nga njė autor apo autorė tjerė njerėzorė
    3)- ata qė besojnė se Kurani nuk ka autor njerėzor, por se ai ka ardhur fjalė pėr fjale nga Zoti



    Po e fillojmė kėtė studim duke shqyrtuar sė pari argumentat e atyre studiuesve tėcilėt e konsiderojnė Muhammedin si autor tė Shkrimit Hyjnor. Pėr tė kuptuar pozicionin e tyre ėshtė e rėndėsishme tėmbajmėparasysh se ēfarė thotė vetė Kurani mbi burimin e tij.
    Kurani e shpreh qartė:

    Ky ėshtė vėrtet njė Kuran, mė i nderuari… Revelacion
    (shpallje) nga Zoti i Botėve!(1)

    Njė diēka me kėtė shprehet edhe nėvende tė tjera nėKuran (2). Pėr mė tepėr mėnyra se si kjo thuhet, tė jep pėrshtypjen se fjalėt burojnė nga Krijuesi pėr tek krijesat. Duke lėnė mėnjanė kapitullin e 9-tė, tė tėrėkapitujt e tjerė fillojnė me formulėn: Me emrin e Zotit, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit. Fjalėt thuhen nė Vetėn e Parėdhe nė mjaft vende Zoti mjaft qartė e urdhėron profetin Muhammed a.s: Thuaj d.m.th. KUL. Nė fakt njėkomandėe tillė shfaqet 322 herė nė Kuran (3). Po kėshtu janė pėrdorur edhe fjalė tė tjera imperative si shpall apo deklamo, lėvdo Zotin tėnd, bjer me fytyre ne toke, e mjaft tėtjera (4). Meqenėse Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore nėnkupton mohimin e autorėsisė njerėzore. Kurani megjithatė mohon nė mėnyrė kategorike, se si mund tė jetė krijuar nga ndonjėnjeri apo Xhind:

    Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhindėt pėr tė sjellė njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund ta bėnin sado qė ta ndihmonin njėri- tjetrin (5).

    Pėrveē se ai ėshtė njė shpallje Hyjnore dhe mohimit tė theksuar qėi bėhet autorėsisė njerėzore, Kurani gjithashtu jep edhe mėnyrėn se si mund tė binden ata qė besojnė tė kundėrtėn:

    E nėqoftėse jeni nėdyshim nė atė qėne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr ndihmė dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pas Allahut, nėse jeni tė sinqertė(nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit). E mos e paēit bėrė(deri mė tash) e as do ta bėni kurrė(edhe nė tė ardhmen), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgatitur pėr mosbesimtarėt (6).

    Duke iu pėrgjigjur akuzės se profeti Muhamed a.s ishte autori, Kurani pėrgjigjet:

    Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona tė qarta, ata qėnuk besojnė takimin Tonė(ringjalljen) thonė: Sillna njė Kuran tjetėr, ose ndryshoje kėtė. Thuaj: Mua nuk mė takon qė ta ndryshoj vetė, unė pėrcjell vetėm atė qė mė shpallet, unė nėse kundėrshtoj Zotin tim i frikėsohem dėnimit tė Ditės sė Madhe. Thuaj: Sikur tė kishte dashur Allahu, unė nuk do t’ua kisha lexuar juve atė, as nuk u kisha mjaftuar me tė. Unė para tij kam jetuar njė kohė nė mesin tuaj (as nuk kam ditur, as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?(7)


    Njė nga gjėrat qėi sodit mė sė tepėrmi kritikėt e Muhammedit ėshtė fakti se ai jetoi mes popullit tė tij pėr dyzet vjet pa treguar as edhe njėherė ndonjė shenjė diturie tė madhe apo ndonjė dell poeti, nė fakt ai ishte analfabet. Si mundet atėherė tė shpjegohet qė ai arriti tė krijojė Kuranin?, madhėshtia e tė cilit ėshtė e pakrahasueshme? Nė tė vėrtetė Kurani i drejtohet vetė Muhammedit me kėto fjalė:

    "Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexoje njė libėr para kėtij, e as qė shkruaje atyre me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit." (8)

    Mendime te gabuara te disa autoreve

    Ndonėse Muhammedi e hodhi poshtė autorėsinė e Kuranit (9) njė numėr studiuesish orientaliste janė tė bindur se ai ėshtė vėrtet autor i tij. Nėnteksti ėshtė, ai ka gėnjyer me qėllim, kur ia atribuoi Kuranin, Zotit. Kėtij mashtrimi tė dukshėm pastaj studiuesit i kanė mveshur motive tė ndryshme:

    Carls Hamilton, pėrkthyes: "Hedaja: Njėkoment mbi ligjet islame", shkruan nė parathėnien e pėrkthimit:

    Se cili ishte autori i kėsaj pėrzierje tė jashtėzakonshme deklamacioni dhe porosish morale do tė mbetet gjithmonėe pacaktuar, pasi mbi kėtė pikėvazhdon tė ketė njė mos pėrputhje, gjė qė ka ekzistuar edhe ndėrmjet kundėrshtarėve tė parė tė MUHAMMEDIT dhe misionit tė pretenduar tėtij.
    Megjithatė ėshtė e padiskutueshme se ky individ i jashtėzakonshėm ishte projektuesi kryesor i kėsaj vepre, ndonėse nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė ketėpėrfituar edhe nga ndihma e mjaft tė tjerėve nė krijimin e librit (10).

    Hamillton vazhdon duke thėnėse Muhammedi ishte njėmashtrues por nuk jep ndonjė motiv tė qartėqėta mbėshtesė kėtė trillim. Tė njėjtin pozicion mban edhe Ricard Bell i cili shkruan nėparathėnien e pėrkthimit tėtij, "Kurani: I pėrkthyer me njė Rivendosje kritike tė Sureve “se Kuranin e shkroi vetė Muhammedi” (P)(11).

    Nė librin e tij, "Veberi dhe islam: Njė studim kritik", Brian S Turner thotėse Maks Veberi e konsideronte Muhammedin si njė oportunist dhe se pasuesit e tij ishin tė motivuar vetėm nga shpresa e pėrfitimeve ekonomike. (12) Sipas Veberit, Muhammedi e kuptoi se apeli qė ai i bėri devocionit dhe drejtėsisė morale nuk e ndihmoi qė tė arrinte ambiciet e tij pėr fuqi politike, lavdi personale dhe pėrfitim ekonomik. Ndaj pėr tė arritur qėllimet e tij ai mobilizoi luftėtarėt qėi kishte me vete.

    Pėr mė tepėr, Veberi i jep tė kuptojė se Profeti filloi ta kuptojė gjithnjė e mė shumėse pozicioni i tij varej nga mobilizimi i suksesshėm i luftėtarėve, tė cilėt Veberi i identifikon si grupi pėrēues i fesė sė re. Nė argumentat e Veberit spikasin njė numėr tiparesh.
    Duke qenėse Muhammedi a.s dėshtoi nėpėrpjekjet e tij pėr tė zėrė rrėnjė nė Mekė, nė bazė tė kuvendeve fetare, atij iu desh t’i drejtohej luftėtarėve dhe nė mėnyrė tė paevitueshme, mesazhi i tij monoteist u dha nė bazė tė dinamizmit ushtarak, qė i pėrgjigjej njė kaste luftėtarėsh dhe doktrina sociale e Muhammedit u orientua gati plotėsisht drejt pėrgatitjes psikologjike tė besnikėve pėr betejė, me qėllim qė tė ruante numrin maksimal tė luftėtarėve tė fesė. Kėta luftėtarė motivoheshin jo nga devocioni i pastėr ndaj gjenisė sė Profetit por nga perspektiva pėr tė fituar tokė dhe fuqi.
    Pėr rrjedhim, lufta fetare nė islam ishte thelbėsisht njė ndėrmarrje qė drejtohej pėr grumbullimin e pasurive tė patundshme duke u orientuar kryesisht nga interesat feudale mbi tokėn (13).


    Keneth Kreg nė librin e tij “Thirrja e Minaresė” argumenton se teksti i Kuranit ndoshta bazohet nė traditėn gojore, por Muhammedi ia atribuoi Zotit duke dashur tė shpėtojė popullin e tij nga krimi i adhurimit tė idhujve. Sipas tij Kurani ėshtė njė shprehje e vėzhgimit tė ndėrgjegjshėm tė botės nga ana e Muhammedit a.s.

    E tillė ishte baza dhe kuptimi i kushtrimit tė Muhammedit nė persiatjet e njė pėrjetimi “shkretėtiror”, ku faktet e mbledhura nga vėzhgimi i ndėrgjegjshėm i skenės bashkėshortore u artikuluan nė njė kushtrim personal i cili u bė thirrje dhe paralajmėrim pėr qytetin (14).

    Artur I. Arbery nė parathėnien e librit “Kurani i Interpretuar”, ka pikėpamje tė ngjashme:

    Faktet tregojnėse tė gjitha shkrimet dhe bėmat e Muhammedit u nxitėn nga njė dėshirėe sinqertė pėr t’i ēliruar bashkė atdhetarėt e tij nga pesha e madhe e bestytnive tė kota, se ai u nxit nga njė dėshirė jashtėzakonisht e fortė pėr tė shpallur atė tė vėrtetė tė madhe tė Bashkėsisė sė Qenies Hyjnore e cila kishte pėrpirė plotėsisht shpirtin e tij, se qėllimi qė duhej arritur, justifikonte sipas tij mjetet qė ai pėrdori nė krijimin e Sureve- sa ai arriti tė besonte edhe vetė qė kishte marrė njė shpallje hyjnore- dhe se ai eci pėrpara nga forca e rrethanave duke arritur gradualisht sukseset e njėpasnjėshme, filloi ta besojė vetveten si lajmėtar qiellit (15).

    Sipas M.M. Mulokozit, Muhamedi e pranoi profetėsinė si mjet pėr tė bashkuar popullin e tij nė luftė kundėr shtypėsve, si njė shprehje e asaj dėshire tė madhe pėr tė ēliruar atdheun e tij, Arabinė, nga dominimi imperialist.

    Politikisht islami u shfaq nga njė situatė e rėndė shtypjeje dhe kolonializmi. Lėvizja Islamike ishte nė njė farė mase njė pėrpjekje e arabėve pėr t’u shkėputur nga kthetrat e tre fuqive imperialiste... Ndaj roli historik i islamit ishte kalitja e shpirtit nacionalist ndėr ta dhe drejtimi nė luftėn kundėr shtypėsve. Mjetet qėu pėrdorėn pėr arritjen e kėtij uniteti ishte ai i Profetėsisė, njėmjet qė i pėrshtatej pėrvojės shumėshekullore e tė qėndrueshme tė popujve tė lindjes sė Mesme (16).

    Enciklopedia e Re Katolike gjithashtu sugjeron se profetėsia e Muhammedit a.s ishte thjesht njėmjet pėr bashkimin e arabėve. “Rreth moshės 40 vjeēare ai morri “shpalljen e tij profetike” pėr t’i bashkuar arabėt nėn njė monoteizėm”(17).

    Me pak fjalė sipas kėtyre teorive Muhammedi supozohet t’ia ketė atribuar Kuranin njė burimi Hyjnor duke qenė i motivuar ose nga pėrfitimi ekonomik, ose nga posedimi i njėfuqie tėmadhe, ose nga reformimi moral i ēlirimit politik tė popullit tė tij. Tė gjitha kėto teori paraqesin njėnumėr vėshtirėsish nė argumentat qė japin.

    Ta kundershtojme idenė e PERFITIMIT PERSONAL me poshte.




    Referenca


    (1) Kurani 5:77, 80. Gjatėgjithėstudimit ėshtėpėrdorur pėrkthimi nėshqip i M. Sherif Ahmeti, pėrveē atyre rasteve kur ėshtėthėnėe kundėrta.
    (2) Kurani p.sh. thotėnė26:192-193 E edhe ai (Kurani) ėshtėshpallje (zbritje) e Zotit tėbotėve. Atė e solli shpirti besnik (Xhebraili). Referenca tėtjera mund tėjenė: 25:1; 3:3; 4:105; 16:44 dhe 15:9.
    (3) Rėndėsinė e kėtij numri do ta diskutojmė mė vonė.
    (4) Shih p.sh. Kurani 15:49; 76:24-26; 18:27,28
    (5) Kurani 17:88. Njė sfidėe ngjashme del edhe nė2:23; 10:38 dhe 11:13
    (6) Kurani 2:23-24
    (7) Kurani 10:15-16
    (8) Kurani 29:48. Analfabetizmi i tij pėrmendet edhe nė7:158
    (9)Ky shembull i famshėm ėshtėhistoria e Shfaqjes Hyjnore nėShpellėn e Hiras. Shih (pėrkthim) Muhamed Muhsin Khan “Pėrkthimi I kuptimit Salih-Al-Bukharit” (Arabisht-Anglisht) (Lahore: Kazi Publications 1979) Vol. 1, Hadim nr 3, fq. 2-4.
    (10) Carls Hamillton (pėrkthim) “Hedaja: Koment mbi Ligjet Islamike” (New Delhi i Kitab Bhavan 1985) Vol. 1, fq 7. Kjo vepėr monumentale u pėrkthye me urdhėr tėGuvernatorit tėPėrgjithshėm Anglez dhe tėKėshillit tėBengalit, Warren Hastings.
    (11) Richard Bell (pėrkthim) “Kurani i Pėrkthyer me njėRivendosje Kritike tėSureve” Edinburgh: T&T Clark 1960) Vol. 1, fq. 6.
    (12) Bajram S. Turner “Veberi dhe Islami: NjėStudim Kritik” (Londėr: Routhegeand Kegan Paul 1974) fq. 23.
    (13) Bajram S. Turner, citati faqe 34
    (14) Keneth Cragg “Thirrja e Minaresė” (New York: Oxford University Press, 1964) fq. 76-77.
    (15) Arthur J. Arbery “Kurani I Interpretuar” (Londėr: George Allen- Unwin Ltd., 1955) Vol. 1, fq. 15.
    (16) M.M. Mukozi “Utensi wa Rasi L’Ghuli”mimeo. Fjalim i mbajtur nėseminarin e TUKI-t 25 shkurt 1988, fq. 4.
    (17) Enciklopedia e Re Katolike (Washington: The Catudic University of America, 1981) Vol. 1, fq.715.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    A ka pasur si qellim pėrfitimin material?


    Megjithatė dikush mund tė thotė se rruga mė e lehtė nuk ėshtė gjithmonė mė e mira. Ndoshta Muhammedi ishte i dhėnė pas pasurisė, ndaj ia atribuoi Kuranin Perėndisė, me qėllim qė tė pėrfitonte mė tepėr. Megjithatė kjo hipotezė nuk pėrputhet me faktet historike. Pozita financiare e Muhammedit ishte shumė mė e mirė pėrpara sesa pas profetėsisė sė tij.

    Nė moshėn 25 vjeēare, (pra 15 vjet pėrpara se ai tė shpallej profet) ai u martua dhe jetoi nė mes tė rehatisė me Kadijen e tij e cila ishte njė tregtare e pasur. Pas profetėsisė sė tij, standarti i jetės dhe gjendja e tij financiare nuk ishin pėr t’u pasur zili.

    Nė njė pėrmbledhje tė Hadithit nga An-Naumi, njė nga gratė e Muhammedit, Aishia tregon se zjarri nė shtėpinė e tyre mund tė rrinte njė deri dy muaj pa u ndezur, ngaqė nuk kishte asgjė pėr t’u gatuar. I vetmi mjet pėr tė jetuar ishin hurmat dhe uji. Nganjėherė kėsaj diete i shtohej edhe qumėshti i dhisė, tė cilin ia dhuronte populli i Medinės.(18) Nė librin e tij “Muhammedi: Jeta e tij bazuar mbi burimet mė tė hershme”, Martin Lings thotė:

    Profeti dhe familja e tij jetonin njė jetė plot kursime. Aisha tregon se pėrpara (reniest sė) Khaiberit, ajo nuk kishte ngrėnė kurrė hurma aq sa tė ngopej. E tillė ishte varfėria e kėtyre njerėzve, sa gratė e profetit nuk i kėrkuan kurrė atij ndonjė gjė, pėrveē atyre gjėrave mė tė nevojshme pėr jetėn.(19)

    Kjo nuk ishte thjesht njė sakrificė e pėrkohshme por njė mėnyrė tė jetuari. Kjo gjė ndodhte nė njė kohė kur Muhammedi po tė donte mund tė kishte jetuar si mbret. Nė tė vėrtetė pati dhe njė farė proteste nga gratė e tij pėrse duhej tė vazhdonin tė jetonin nė varfėri kur mund tė notonin nė luks?(20)
    Profeti u shqetėsua nga kjo pakėnaqėsi. Atij i erdhi njė shpallje e cila urdhėronte qė t’u thoshte grave tė zgjidhnin ose Perėndinė dhe lajmėtarin e Tij, ose shkėlqimin e pėrkohshėm tė kėsaj bote.

    O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: Nė qoftė se lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani, unė po ju jap furnizim dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nė qoftė se e doni Allahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se Allahu ka pėrgatitur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira.(21)

    Duke pėrshkruar dhomėn e Profetit, Umeri thotė:

    Vura re se dhoma kishte gjithė vetėm tre lėkurė tė thara bagėtie dhe njė grusht elb tė hedhur nė njė qoshe. Hodha vėshtrimin pėrreth, por syri nuk mė zuri gjė tjetėr. Nga sytė mė dolėn lot. Ai mė tha: Pėrse po qan? Unė iu pėrgjigja: O Profet i Allahut! E si tė mos qaj, kur shoh se nė ē’gjendje ndodhesh. O Profet i Allahut! Lutu qė Allahu tė na japė tė ngrėna tė bollshme. Si ka mundėsi qė persianėt dhe romakėt tė cilėt nuk kanė fe tė vėrtetė dhe adhurojnė jo Allahun por mbretėrit e tyre Kaizerin dhe Kohesrohen, tė jetojnė nė kopshte tė lulėzuara e buzė shatėrvanėve tė pastėr, ndėrsa Profeti i zgjedhur dhe skllavi i nėnshtruar i Allahut jeton nė varfėri tė plotė! Profeti i cili deri nė atė kohė ish mbėshtetur, kur mė dėgjoi tė flisja nė kėtė mėnyrė u ngrit dhe tha:

    O Umer vazhdon akoma tė dyshosh pėr kėtė gjė? Qetėsia dhe rehatia nė botėn e pėrtejmė janė shumė mė tė mira se qetėsia e rehatia nė kėtė jetė. Tė pafetė po shijojnė shumė tė mira nė kėtė botė, ndėrsa pėr ne kėto tė mira janė rezervuar tė tėra nė jetėn tjerėr.

    Unė i kėrkova ndjesė: O Profeti Allahut! Tė lutem mė fal. Ishte me tė vėrtetė njė gabim nga ana ime.(22)

    Dikush e pyeti Aishėn se si e kish krevatin Profeti nė shtėpinė e tij. Pėrgjigja e saj ishte: ai ėshtė bėrė me lėkurė tė mbushur me gjethe palme.(23)

    Privacionet e Muhammedit ishin tė vetė imponuara sepse kurdoherė qė tė merrte ndonjė dhuratė (si nė rastin kur kryetari i Fidakut i dhuroi 4 deve tė ngarkuara me mall) ai ia shpėrndante atė tė varfėrve dhe s’pranonte tė merrte asgjė pėr vete.(24) Kur Muhammedi vdiq, ai nuk kishte kurfarrė parash. Pasuria e vetme ishin 7 dinarė tė cilat ua shpėrndau tė varfėrve disa ditė pėrpara se tė vdiste duke patur frikė se mos i linte prapa.(25) Gjithashtu thuhet se kur kur ai vdiq, ndonėse kishte arritur mjaft fitore dhe bėma, Muhammedi ishte borxh dhe se kishte lėnė peng mburojėn e tij tek njė ēifut i Medines.(26)

    Ka gjithashtu edhe mjaft raste tė tjera tė cilat tregojnė se jeta e Muhammedit nga fillimi i profetėsisė sė tij e deri nė vdekje ishte njė jetė qėndrueshmėrisht e kursyer dhe plot privime.(27)

    Ideja se qėllimi i tij ishte pėrfitimi material nuk pėrputhet me faktet historike. Siē ve re edhe Enciklopedia e Re Katolike “Thuhet se frymėzimi kryesor qė e shtyu Muhammedin pėr tė kryer revolucionin e tij fetar ishte thjesht pėrfitimi ekonomik”. Kjo hipotezė nuk u pėrshtatet fakteve qė ne njohim.(28)



    Referenca

    (18) Abdur Rahman Shad (pėrkthim) Rijadh-As-Salihin pėrgatitur nga Imam Jahjabin Sharafu- Din An- Nawawi (Lahore: Kazi Publications, 1984) Hadithi nr. 494-495, fq. 323-324
    (19) Martin Lings “Muhammedi: Jeta e tij e bazuar mbi burrimet mė tė hershme” (London: G. Allen Uniwin Ltd. 1983) faqe. 276.
    (20) Shih Martin Ling cit. Fq. 274-279
    (21) Kuran 38: 28-29[/QUOTE]
    (22) H. Nizzamuddin “Mėsimet e Islamit” (New Delhi: Idona Ishaat-e-Dinityat, pa datė) fq. 49-50. Ky episod pėrmendet edhe nė librin e Martin Lings “Muhammedi”, fq. 279
    (23) H. Nizamuddin op.cit. fq. 50. Dhe kur Hafsasė iu drejtua njė pyetje e ngjashme, ajo u pėrgjegj: Pėrbėhej nga njė sopė basme tė cilėn unė ia shtroja qysh para se ai tė flinte. Njėherė, duke dashur t’ia bėjmė tė rehatshme, unė ia shtrova mė katėrsh. Mėngjesin tjetėr ai mė pyeti: Ēfarė ishte ajo qė mė shtrove mbrėmė? Unė iu pėrgjigja: E njėjta copė, vetėm se nuk e kisha palosur dysh, por katėrsh. Ai tha: “Lėre ashtu si qe mė parė.Rehatia mė e madhe i zė udhėn hajdutit.” (lutja e mbrėmjes), fq. 50.
    (24) Pėr njė rėfim tė plotė shih tregimin e Bilalit nė librin e H. Nizamuddinit, cit. Fq. 55-57.
    (25) Hafiz G. Sarvar “Muhammedi Profeti i Shenjtė” (Lahore: Sh. Muhamaad Ashraf 1969), fq. 367.
    (26) Xhemal Badawi “Profetėsia e Muhammedit”: Njė vėshtrim analitik (Minna I. E. T. 1981), fq. 8.
    (27) Shih Abdur Rahman Shad (p;rkthim), cit. Hadith Nos 474, 475, 476, 477 dhe 478, fq. 315-317.
    (28) Enciklopedia E Re Katolike Vol. 9, fq. 1001.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-10-2015 mė 12:02
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    A ka pasur dėshire dhe ambicie pėr pushtet dhe lavdi?

    Po kaq e vėshtirė pėr t’i mbrojtur, pėr ata qė e shpikėn, ėshtė edhe hipoteza e cila mundohet tė argumentojė se Muhammedi u shty pėr krijimin e Kuranit nga dėshira pėr pushtet dhe lavdi. Si fillim duhet ditur se Muhammedi njihet botėrisht si njė nga udhėheqėsit mė tė suksesshėm nė historinė njerėzore. Njė njeri me cilėsi tė tilla nuk do ta kishte tė vėshtirė pėr t’u bėrė udhėheqės dhe pėr tė fituar pushtet edhe pa u shpallur profet. Nė fakt, kjo do tė ishte mėnyra mė e lehtė pėr t’i fituar ato.

    Sė dyti, Kurani e shpreh qartė se askush, pėrfshi edhe vetė Muhammedin nuk mund tė krijonte njė vepėr tė ngjashme me Kuranin. Nė qoftė se ai do tė synonte pushtetin dhe lavdinė, atėherė ai do tė ishte shpallur autori i njė libri si Kurani i cili pėr nga bukuria dhe madhėshtia i eklipson tė gjitha librat e tjerė.

    Pėr mė tepėr karakteri i tij tregon qartė se ai nuk ishte i etur as pėr pushtet e as pėr lavdi personale. Dėshira pėr lavdi shpesh e gjen shprehjen e vet nė banesat e mrekullueshme, nė rrobat e ēmuara, nė automobilat e shtrenjtė, nė dehjen nga lėvdatat e paprera, nė kėnaqėsitė e shtira e kėshtu me rradhė.

    Muhammedi ishte njė shembull i mahnitshėm pėruljeje. Megjithė rangun e tij shoqėror si Profet qė ishte e me gjithė pėrgjegjėsitė e mėdha si burrė shteti, Muhammedi angazhohej edhe nė punė shtėpie. Ai kujdesej pėr veshjet, ai riparonte kėpucėt dhe milte dhinė e tij. Ai fliste dhe dėgjonte plot durim kėdo qė donte tė fliste me tė. Kjo i bėnte ziliqarėt tė ankoheshin.

    “O! Ai dėgjonte ēdo njeri!” (29)

    Erdhi njė kohė kur muslimanėt filluan me shenjė respekti tė ēoheshin nė kėmbė pėrpara tij por ai i ndaloi duke u thėnė:”Mos u ngrini nė kėmbė si persianėt, njė pjesė e njerėzve qė nderojnė pjesėn tjetėr”(30) Shembuj tė tjerė tė pėrvuajtėsisė sė tij janė ato qė pėrmend Xhemal Badavi i cili shkruan:

    Njėherė ai sė bashku me disa shokė po udhėtonin. Ata filluan ta ndanin punėn e gatimit tė disa ushqimeve. Muhammedi dėshironte tė merrej me grumbullimin e drurėve. Shokėt i thanė se nuk mund t’ia lejonin vetes qė ai tė bėnte punė tė tillė. Ai iu pėrgjigj: “E di qė doni tė mė bėni njė nder, por nuk do tė doja kurrė qė tė isha mė i privilegjuar nga ju”.

    Njėherė atij iu afrua njė i huaj i cili pothuaj dridhej nga nderimi qė kish pėr tė, Muhammedi i tha tė afrohej e pastaj plot ngrohtėsi i hodhi dorėn nė qafė duke i thėnė: “Qetėsohu vėlla, unė jam vetėm biri i njė gruaje qė e hante bukėn thatė”. (31)

    Thuhet se njėherė tek Profeti vajtėn disa njerėz tė cilėt iu drejtuan me kėto fjalė: “O lajmėtari Allahut ma i miri ndėr ne dhe biri i mė tė mirit ndėr ne, udhėheqėsi ynė dhe biri i udhėheqėsit tonė.”
    Pėrgjigja e tij ishte:

    "O njerėz, ruajeni atė ēka thatė mė parė apo pjesė tė asaj, por mos lini qė shejtani (djalli) t’ua ēorodisė mendjet. Unė jam Muhammedi, rob i Allahut dhe i dėrguari i tij. Nuk dua tė mė jepni ofiq mė tė lartė se ofiqi qė mė ka dhėnė vetė Allahu i Fuqishėm e Lavdiplotė."(32)

    Vdekja e djalit mė tė dashur rė Muhammedit, Ibrahimit, koincidoi me eklipsin e diellit dhe njerėzit e konsideruan kėtė si njė mrekulli qė kreu Perėndia pėr tė treguar qė pėr vdekjen e Ibrahimit po mbante zi qielli dhe toka. Muhammedi u zemėrua me ta dhe u tha:

    ”Dielli dhe Hėna janė dy shenja tė Perėndisė. Ato nuk eklipsohen pėr shkak tė vdekjes apo lindjes sė njė njeriu.” (33)



    Shkalla e mahnitshme e pėrvuajtėsisė sė tij mund tė shihet edhe nė mėnyrėn se si ai e ushtronte autoritetin e tij. Pasuesit e tij ishin gjithmonė tė gatshėm tė bindeshin por ai gjithmonė ngulte kėmbė se bindja duhej treguar ndaj Zotit e jo ndaj tij personalisht. Ai arrinte tė dallonte qartė midis fjalėve tė ardhura nga Allahu dhe atyre qė vinin nga fusha tjera qė i nėnshtroheshin gjykimit njerėzor. Pėr ato ēėshtje tė cilat kishin tė bėnin me kategorinė e dytė Muhammedi konsultohej dhe e respektonte mendimin e tė tjerėve. Pėr shembull nė betejėn e Bedrit, Profeti hoqi dorė nga vendimi i tij dhe ndoqi kėshillėn e Habib bin al-Mudhirit. Po kėshtu nė betejėn e Uhudit, plani fillestar i Muhammedit ishte qė tė mos dalin nga qyteti por tė qėndrojnė tė rrethuar brenda mureve tė tij... ai bisedoi me mjaft luftėtarė nėse duhej dalė jashtė me sulm. Mendimi i shumicės ishte kundėr qėndrimit brenda mureve tė qytetit dhe ai e pranoi propozimin e Selmanit pėr tė gėrmuar njė llogore pėrreth qytetit tė Medines.(36)

    Muhammedi ia ndaloi popullit tė tij qė ta kthente varrin e tij nė njė vend adhurimi duke u thėnė: “Mos e ktheni varrin tim nė njė vend adhurimi”, duke iu lutur Zotit me kėto fjalė: “O zoti im, mos lejo qė varri im tė kthehet nė njė idhull qė adhurohet.”

    Ai paralajmėroi kategorkikisht muslimanėt qė mos ta mburnin sė tepėrmi. “Mos mė lėvdoni mua ashtu siē lėvdojnė kristianėt birin e Marisė, por thoni: Ai ishte njė rob i Allahut dhe lajmėtari i Tij.”(37) Nė tė vėrtetė njė paralajmėrim i tillė kundėr mburrjes sė njėri tjetrit jepet nga Kurani.(38)

    Mė tej ka edhe arsye tė tjera tė cilat e ndėrlikojnė mė tepėr teorinė sipas sė cilės Muhammedi e shkroi vetė Kuranin me qėllim qė tė kėnaqte ambicjet e tij pėr pushtet dhe vetė-glorifikim. Sė pari, Muhammedi natyrisht qė do tė kish hequr nga Kurani ato vargje tė cilat mund tė binin ndesh me ambicjet e tij. Por ai nuk e bėri kėtė. E pėrse duhej ta shkruante ai njė libėr i cili e detyronte t’i thoshte popullit se ai ishte i pafuqishėm dhe nuk dinte asgjė mbi forcat e mistershme qė njerėzit nuk mund t’i shihnin, po tė kishte shpallur tė kundėrtėn ai do tė kishte vetėm tė mira dhe asnjė tė keqe?(39)

    Pėrse duhej tė shkruante ai njė libėr i cili e detyronte tė thoshte se ai nuk kishte sjellė asnjė doktrinė tė re dhe se ky libėr nuk ishte fjalė e tij, gjė qė i shpallte popullit, se ai nuk ishte gjė tjetėr, vetėm se njeri, si gjithė njerėzit.(40)Po tė ishte se Muhammedi a.s ka patur pėr motiv gjatė shkrimit tė Kuranit dėshirėn e marrė pėr pushtet, atėherė ėshtė mjaft vėshtirė tė shpjegohet ekzistenca e kėtyre vargjeve.




    Sė dyti reagimi Muhammedit a.s mbas shfaqjes sė parė Hyjnore ishte i tillė, qė tregon se ai nuk kishte aspirata tė fshehta pėr pushtet. Pas atyre pėrjetimeve nė shpellėn e Hiras ai nxitoi tė kthehet tek e shoqja, i mbushur tėrė frikė, ai po dridhej si nė ethe dhe i tha tė shoqes qė ta mbulonte me njė velencė. Pasi i kaloi frika ai filloi t’i tregonte asaj gjithė ē’kishte ngjarė duke i thėnė:

    O Khadije, si ėshtė puna me mua?(41)

    Nė qoftė se shpallja ėshtė pjesė e planit sekret tė Muhammedit pėr tė fituar fuqi, ai nuk duhet tė kishte frikė nga asgjė. Dhe bile nė qoftė se nuk kishte parashikuar shpalljen, por vetėm kishte ushqyer njė dėshirė tė zjarrtė pėr profeci, provat e tij tė para tė shpalljes do ta kishin mbushur me gėzim zemrėn e tij, sepse nė atė rast ai do tė realizonte atė qė ai gjithmonė kishte dashur. Dėshmi tė qarta tregojnė se ai nuk kishte parashikuar dhe nuk priste shpallje. Kjo ishte pėr tė njė surprizė. Pėr kėtė Kurani thotė:

    Ti as nuk ke shpresuar se do tė shpallet ty libri, por kjo ėshtė mėshirė e Zotit tėnd. (42)

    Sė treti, nė shumė raste Muhammedi e mori shpalljen nė prani tė miqve tė tij dhe ata vunė re ndryshime tė dukshme nė shprehjen e fytyrės sė tij. Bile nė njė ditė shumė tė ftohtė ai u djersit shumė dhe gjymtyrėt e tij ishin shumė tė tendosura. Nė qoftė se Muhammedi ishte njė kėrkues fuqie qė e pėrdorte Kuranin thjesht pėr tė plotėsuar ambicjet e tij, ai do tė pėrpiqej tė dukej se i zotėronte plotėsisht tė gjitha dhuntitė e tij. Tė tregosh tension pėrpara njerėzve, normalisht konsiderohet dobėsi. Pėr mė tepėr nė momente kritike tė karierės sė tyre, politikanėt e shquar bėjnė shumė sforcime pėr t’u dukur tė qetė ose tė paktėn tė krijojnė njė ide qetėsie.

    Sė katėrti, gjatė periudhės mė tė vėshtirė tė torturės, vuajtjes dhe persekutimit nė karierėn profetike tė Muhammedit a.s, njė kėrkesė joshėse iu bė atij nga krerėt e Mekės si shpėrblim pėr tė cilėn ai do tė ndalonte ēfarė ata e konsideronin si ndarje tė njerėzve dhe tė ndėrpriste thirrjen se kishte Vetėm njė Zot tė Gjithėsisė. Ishte Utbah ibn Fabiah qė ia paraqiti kėtė ofertė me fjalėt e mėposhtme:

    “Biri i vėllait tim... megjithėse je ashtu siē e di dhe vetė, njeri i ditur i fisit dhe familja jote tė ka siguruar njė vend nderi. Dhe tani ti i ke sjellė popullit tėnd njė ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė, me tė cilėn ti ke futur nė grindje tė gjithė njerėzit, duke e konsideruar mėnyrėn e tyre tė jetesės tė kotė, ke turpėruar Zotat dhe besimet e tyre dh i ke quajtur tė parėt e tyre tė pabesė. Kėshtu mė dėgjo se ēfarė tė propozoj dhe tė shohėsh nė qoftė se mund tė pranosh diēka nga kjo. Nė qoftė se kėrkon pasuri, ne do tė vendosim pjesė nga pasuritė tona dhe ti mund tė jesh njeriu mė i pasur midis nesh. Nė qoftė se kėrkon nder, ne do tė tė bėjmė kryezotėrinė tonė dhe nuk do tė marrim asnjė vendim pa miratimin tėnd dhe nė qoftė se kėrkon mbretėri, ne do tė tė bėjmė mbretin tonė dhe nė qoftė se nuk mund tė shkėputesh nga ky xhind qė tė ka pushtuar ne do tė gjejmė pėr ty mjek dhe do ta harxhojmė pasurinė tonė derisa tė shėrohesh plotėsisht.” (43)

    Ėshtė interesante tė vė nė dukje, se nga oferta e mėsipėrme ėshtė e qartė se Kurejshit gjithashtu kishin spekulluar nė tė gjitha vetitė tė cilat dijetarė tė asaj kohe ia atribuojnė Muhammedit. Nė njė pėrgjigje tė kėsaj oferte, Muhammedi lexon rrjeshtat 1-38 tė kapitullit 41 i cili i ėshtė shpallur atij kohėt e fundit. Nė vazhdim janė 4 rrjeshtat e parė dhe 2 tė fundit:

    Ha Mimė. Zbritje prej Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! Libėr qė ajetet e tij janė tė shkoqitura, duke qenė Kuran arabisht pėr njė popull qė ta kuptojė. Ėshtė pėrgėzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinėn, andaj ata nuk e dėgjojnė...
    Nga faktet e Madhėshtisė sė Tij janė nata, dita, dielli e hėna. Mos i bėni sexhde, as diellit as hėnės! Sexhde bėni vetėm Allahut, i cili i krioji ato! Po nėse ata janė kryeneēė (e nuk bėjnė sexhde) atėherė ata qė janė pranė Zotit tėnd (engjėjt mė tė lartė) Atij i bėjnė tesbih natėn e ditėn dhe ata nuk mėrziten prej adhurimit. (44)


    Utbah ishte i bindur se Muhammedi ishte profet i Zotit. Shokėt e tij tė pabesė talleshin me tė (Utbah) se ai ishte i magjepsur nga ligjėrata e Muhammedit a.s.

    Ēėshtja ėshtė: Nė qoftė se Muhammedi e kishte krijuar Kuranin pėr ta pasur si mjet pėr tė pėrfituar pasuri ose fuqi, nuk mund tė kishte ofertė mė tė mirė. Pse ai e hodhi poshtė atė?


    Referenca

    (29) Pėr detyrat e mėsipėrme mbi thjeshtėsinė shih Ismail Kashmin “Profeti i Islamit, Muhammedi dhe Disa nga Traditat e Tij”.
    (30) Yusuf Al-Karadawi (pėrkthim) “E ligjshmja dhe e ndaluara nė Islam” (Liban: 11 FSO, 1984), fq. 103. Pėr tė mos pėrmendur praktikėn e imponimit tė njerėzve pėr t’u ēuar nė kėmbė e pėr tė duartrokitur duke thirrur emrin e VIP-it.
    (31) Xhemal A. Badav, cit. Fq. 9-10.
    (32) Yusuf Al-Karadawi (pėrkthim) cit. Fq. 103. Nė pėrmbledhjen e Haditheve bėrė nga Bukhari thuhet se njė ditė profeti kaloi pranė njė grupi me vajza tė reja, tė cilat po kėndonin. Njėra prej tyre i krijoi njė poezi e thoshte: Ndėrmjet nesh ėshtė njė profet, i cili e di se ēfarė do tė ndosh nė tė ardhmen. Profeti e kundėrshtoi vajzėn, duke i thėnė: Bėj njė poezi tjetėr dhe mos thuaj tė tilla gjėra pėr mua.
    (33) Hafiz.6. Sarvar, cit. fq. 337.

    Shėnime
    (36) Martin Lings cit. Fq. 217. Kėtu ai aktualisht po pėrmbushte porosinė Kuranore se muslimanėt duhet tė konsultohen me njėri-tjetrin pėr drejtimin e punėve tė tyre.
    (37) Tė dy Hadithet janė cituar nė op. cit. tė Yusuf Al-Karadawi, fq. 103.
    (38) Kurani 53:32
    (39) Kurani 7:188
    (40) Kurani 46:9, 28:26, 18:110, 6:50
    (41) Historia e shfaqjes sė parė Hyjnore qė iu bė Muhammedit ėshtė e pranishme nė gati gjithė biografitė e tij. Shih p.sh. Martin Lings cit. fq. 43-44 ose H. Sarwar cit. fq. 65-67.
    (42) Kurani 28:86.
    (43) Martin Lings cit. fq. 60-61 dhe Hafiz Sarwar cit. fq. 91. Kur Kurejshėt e kishin kėrcėnuar mė parė me persekutim dhe vdekje, n.q. se nuk do tė hiqte dorė nga besimi i itij i ri, Muhammedi iu pėrgjigj kėshtu ungjit tė tij Abu-Talib:
    “O ungji im! Pėr Allah sikur tė mė vinin nė dorėn e djathtė Diellin dhe nė tė majtėn Hėnėn me qėllim qė tė mė detyronin tė heq dorė nga puna ime, unė pėrsėri nuk do tė tėrhiqesha. Unė do tė vazhdoj tė punoj derisa tė mė lejojė Zoti, ose do tė pranoj tė vdes duke kryer punėn time”. Shih Sarvar cit. fq. 88.
    (44) Kurani 41:1-2, 37:38.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Teoria se Muhammedi e krijoi Kuranin me qėllim qė tė bashkonte dhe ēlironte arabėt ėshtė vėshtirė tė mbrohet pėr arsyet e mėposhtme:

    Sė pari, nė qoftė se do tė kishte ekzistuar njė qėllim i tillė, Kurani do t’i kishte vėnė njė theks tė madh bashkimit dhe ēlirimit tė arabėve. Nė tė vėrtetė Kurani nuk pėrmban as edhe njė varg tė vetėm ku tė bėhet thirrje pėr bashkimin dhe ēlirimin e kombit arab. Po qė se supozojmė se Muhammedi ishte autor i kėtij libri atėherė motivi i tij nuk ka qenė bashkimi i arabėve, ose tė paktėn ky motiv nuk pasqyrohet nė Kuran.

    Sė dyti, koncepti Kuranor i Ummetit (Kombit) ėshtė ideologjik dhe kundėr ēdo tendence nacionaliste. Ai bazohet mbi kriterin e tė vėrtetės (Hak) dhe tė gėnjeshtrės (Batil).(45) Cilido qė e pranon kėtė ideologji bėhet anėtar pavarėsisht nga kombėsia, raca, ngjyra, apo edhe nga lidhjet farefisnore. Nė praktikė kjo nganjėherė do tė thotė ndarjen e atit nga biri.(46) Pėrēarja qė kjo ideologji i bėri kombit arab ishte arsyeja pėrse Utbah nxorri kėrkesat e pėrmendura mė sipėr.(47) Uniteti i cili sundoi nė Arabi pas triumfit tė Islamit ishte ideologjik dhe njė unitet i tillė u mbėshtet fort nga Kurani.

    Sė treti, po tė jetė se uniteti i arabėve ishte ėndrra e pėrhershme e Muhammedit, atėherė ai mjaft mirė do ta kishte pranuar ofertėn pėr t’u bėrė mbret i Arabisė dhe nė kėtė mėnyrė do ta pėrdorte pushtetin dhe influencėn e tij pėr tė ndėrtuar njė Arabi tė bashkuar.

    Sė katėrti, gjejmė nė Kuran vargje tė cilat duket se bien ndesh me idenė qė motivi i Muhammedit ishte ndėrtimi i nacionalizmit arab. Nė njė verset tė Kuranit thuhet:

    “Pėrkujto kur engjėjt thanė: Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty (me besim e karakter), tė pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe tė lartėsoi mbi grate e botės” (49)

    Vargjet e mėsipėrme i referohen Marisė, nėnės sė Jezusit: “Tė dalloi ty, tė pastroi dhe lartėsoi mbi gratė e botės”. Njė nder i tillė Marisė nuk i bėhet as nga Bibla Kristiane!(50) Muhammedi ishte arab dhe sė pari ai po u drejtohej arabėve tė tjerė. Donin ata apo jo, ai po u thoshte nė gjuhėn e madhėrishme tė Kuranit se Maria, nėna e Jezusit, njė ēifute, ishte zgjedhur mbi gratė e tė gjitha kombeve. Jo nėnėn e tij e as ndonjė grua tjetėr arabe.

    Pėrse Muhammedi i cili donte tė kaliste nacionalizmin arab, nė vend qė tė predikojė superioritetin e kombit arab, nderon me fjalė kaq fisnike njė grua nga rradhėt e kundėrshtarėve tė tij? Njė ēifute e cila konsideronte dhe pėrēmonte arabėt si njė racė inferiore? Teoria e bashkimit arab tė Kuranit do tė ishte e paaftė t’i jepte njė shpjegim tė kėnaqshėm versetit mė poshtė me numėr 47 qė shfaqet nė kapitullin dy:

    “O bijtė e Izraelit pėrkujtonie dhuntinė Time, tė cilėn ua dhurova dhe Unė ju pata dalluar ndaj njerėzve tė tjerė.”

    Ėshtė e paimagjinueshme se si njė nacionalist i patundur i ezmerėve do tė lėvdonte tė bardhėt me qėllim qė tė ndizte kėshtu krenarinė e ezmerėve pėr racėn e tyre.


    Referenca
    (45) Pėr njė informacion tė detajuar referoju artikullit tė Sejid M. Sejidit, Koncepti i Shtetit Islamik dhe Umahut, qė pėrfshihet nė manualin e programeve pėrgatitore islamike (Durban: The MYM of SA 1981), fq. 5-7.
    (46) Kurani thotė se lidhja e besimit ėshtė mė e rėndėsishme se lidhjet familjare, shih p.sh. Kuran 9:23, 11;45-46, 2:124, 66:10-11.
    (47) Shqetėsimi i tyre u rrit kur Islamin e pranoi edhe ungji i Profetit, Hamzai, shih Martin Lings cit. fq. 60-61.
    (48) Shih Kuran 61:4, 3:103
    (49) Kuran 3:42
    (50) Ahmed Didat “Krishti nė Islam” (Durban: Qendra Islamike e propaganės), fq. 8
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Reformimi Moral!?


    Duke patur parasysh vėshtirėsitė e mėsipėrme, mjaft studiues kanė parashtruar reformimin si motivin mė tė mundshėm qė e shtyu Muhammedin pėr tė krijuar Kuranin. Nga ana e saj kjo teori paraqet disa probleme.

    Reformimi moral ėshtė njė objektiv fisnik i cili mund tė arrihejn pa pėrdorur mjete imorale si mashtrim dhe gėnjeshtra. Arsyeja pse ai zgjodhi mjete jo morale pėr tė mbajtur njė shoqėri me moral tė pastėr nuk ėshtė as e qartė e as nuk thuhet nga parashtruesit e kėsaj teorie.

    Problemi i dytė ėshtė se Kurani e konsideron gėnjeshtrėn ndaj Perėndidė si njė nga mėkatet mė tė pėshtira:

    “E kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit ose thotė: Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: Do tė thur diēka tė ngjashme me atė qė ka zbritur Allahu. ” (51)

    Vargjet e mėsipėrme vazhdojnė mė pas tė pėrshkruajnė dėnimin mė poshtėrues qė i jepet gėnjeshtarėve tė tillė. Duke e ditur se ai ėshtė vetė autori i Kuranit dhe duke e ditur gjithashtu se ai po mashtronte duke ia atribuar atė Zotit, a ėshtė e mundshme qė Muhammedi ta pėrshkruante veten si njeri tė djallėzuar? Duke ditur se njė fabrikim i tillė mund tė zbulohej njė ditė ai do t’i kishte pėrpunuar versetet e mėsipėrme nė njė diēka tė tillė: “ Nuk mund t’u vihet faji atyre tė cilėt nė qoftė se lind nevoja, gėnjejnė pėr hir tė Perėndisė.” Aktualisht, Shėn Pali thotė nė letra tė dėrguar Bashkėsisė sė Romės 3:7:

    "E nė qoftė se me anė tė pabesisė sonė vihet nė dukje besnikėria e Perėndisė dhe kėshtu lartėsohet lavdia e tij a mund ai atėherė tė na dėnojė sepse jemi mėkatarė?"

    Sė treti Muhammedi nuk e shkroi tė tėrė Kuranin me njė tė ulur. Ai e recitoi atė pėr njė periudhė 23 vjetėsh, periudhė gjatė tė cilės Kurani bėri njė premtim tė hapur e tė qartė pėr t’iu pėrgjigjur ēdo pyetjeje qė do kishte me ēdo gjė.

    "O ju qė besuat mos pyetni pėr sende qė, nėse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve e nėse pyetni pėr ta gjatė kohės kur zbritej Kurani, do t’ju dalė nė shesh (dhe do ta ngarkoni vetė pa nevojė)." (52)

    Njerėzit e shfrytėzuan kėtė mundėsi pėr tė bėrė njė varg tė gjatė pyetjesh qė kishin tė bėnin pėr shembull, me verėn, me kumarin, menstruacionet, dėmet e luftės, shpirtin, madje edhe figurave tė tilla historike si ajo e Zulkarnanit. Ndaj po thuaj nė 15 vende tė Kuranit gjejmė shprehje tė tilla si: “Ata tė pyesin ty, O Muhammed, pėr gjėra qė kanė tė bėjnė me kėtė apo atė ēėshtje”. Thuaju: “Ėshtė kėshtu e kėshtu.” (53)
    Vėshtirėsia qė lind kėtu ėshtė se Muhammedi nuk munt ta dinte paraprakisht se pyetjet qė do tė bėheshin do tė pėrputheshin apo jo me qėllimet e tij reformuese tė cilat e kishin shtyrė tė shkruante Kuranin!
    Do tė ishte pak e rekomandueshme qė njė President i cili dėshiron tė flasė mbi situatėn ushqimorre tė thėrrasė njė konferencė shtypi e t’u thotė gazetarėve qė t’i drejtojnė ēdo lloj pyetjeje. Ndoshta gazetarėt nė kėtė rast mund tė kėrkojnė tė dinė rreth tė burgosurve politikė!
    [QUOTE=fjollat;1025426]Njė problem tjetėr i cili militon kundėr teorisė sė reformimit moral ėshtė fakti se vetė Muhammedi korrigjohet nė veprimet e tij nga Kurani. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendej rasti kur Hamzai, ungji i Profetit u vra nė betejėn e Uhudit. Me nxitjen e Hindit, gruas sė Sufjanit, trupi i tij u dėrrmua dhe u sakatua keq. Kur Profeti erdhi dhe pa ēfarė kishte ngjarė ai tha:

    “Kurrė nuk kam ndjerė nė shpirt zemėrim si ky qė po provoj nė kėto ēaste. Kur Allahu tė mė ndihmojė herėn tjetėr qė tė fitoj mbi Kureishin, betohem se do tė dėrrmoj tridhjetė nga tė vdekurit e tyre.”

    Por menjėherė pas kėsaj atij i erdhi verseti Hyjnor:

    “Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju, e nėse duroni, padyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė durojnė.” (54)

    Dhe ėshtė e vėrtetė se ai nuk e pėrmbushi kėrcėnimin e tij, nė tė kundėrtėn ai e ndaloi pėrfare sakatimin e kufomave pas betejės.(55)

    I pasaktė ėshtė edhe supozimi se reforma morale ėshtė objekti themelor i Kuranit. Porositė morale janė vetėm njė pjesė e mesazhit tė tij. Nė Kuran gjejmė shumė e shumė vargje tė cilat na ftojnė tė studiojmė universin:

    “Thuaj: Udhėtoni nėpėr tokė e shikoni se si filloi krijimi, pastaj Allahu e fillon krijesėn tjetėr (ringjalljen)”

    Ėshtė e vėrtetė se Allahu ka mundėsi pėr ēdo send.(56) Ėshtė mjaft kuptimplotė fakti qė nė Kuran ka rreth 150 ajete mbi besimet dhe porositė fetare dhe mbi 765 ajete mbi fenomenet natyrore.(57)

    Sė fundi mendimi se Kurani ishte njė trillim bėrė me ndėrgjegje nga Muhammedi nuk pėrputhet me provat qė kemi mbi karakterin e tij. Edhe pėrpara se ta shpallte profetėsinė e tij, Muhammedi njihej si i Vėrteti, i Besuari.(58) Ai nuk dihet tė ketė gėnjyer ndonjėherė, fakt ky i pranuar edhe nga armiqtė e tij. Nė fillimet e misionit tė tij pėr shembull, ai thirri tė tėrė Kureishitėt pėr t’u mbledhur tek Mali Safa, populli u mblodh dhe e pyeti: “Ēfarė ka ndodhur?” Ai iu pėrgjigj: “Ēfarė do tė thonit sikur t’u tregoja se nė faqen tjetėr tė kėsaj kodre ėshtė mbledhur njė ushtri armike, a do tė mė besonit?” Ata i thanė: “Ti je i panjollosur dhe nuk dimė tė na kesh gėnjyer ndonjėherė.”(59)

    Ndershmėria e tij del qartė nė rastin kur atij iu desh tė largohej pėr nė Medinė, pasi shtėpinė ia kishin rrethuar komplotuesit. Pėrpara se tė largohej ai e porositi Aliun qė t’u kthente jo-muslimanėve sendet qė ata i kishin besuar pėr t’i ruajtur. Kjo tregon se ndonėse me gojė ata e fajėsonin Profetin, nė zemėr pėr ta ai ishte njė njeri i ndershėm, tė cilit mund t’i besonin sendet e tyre me vlerė.(60)

    Duke patur parasysh faktet e mėsipėrme, veēanėrisht sinqeritetin e tij tė pacėnueshėm disa studiues e hedhin poshtė se Kurani ėshtė njė trillim i ndėrgjegjshėm i Muhammedit dhe nė vend tė saj servirin idenė e njė trillimi tė pandėrgjegjshėm.


    Referenca
    (51) Kurani 6:93, referenca tjera pėrfishijnė 69:44-45 i cili thotė: “Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė, Ne do ta kapnim atė me fuqinė Tonė.” Shih gjithashtu 42:24 dhe 16:105.
    (52) Kurani 5:101 ose 5:104, n.q. se pėrdoret pėrkthimi i shmangur nga numėrimi standard.
    (53) Disa nga vendet ku pėrdoret shprehja “Ata tė pyesin pėr...Thuaj”. Pėrfshin 2:109, 2:215, 2:217, 2:219, 2:220, 2:222, 5:4, 7:187, 8:1, 17:85, 18:83, 20:105 dhe 79:42. Duhet patur parasysh seprej kėtyre pyetjeve Kurani u pėrgjigjet pa e thėnė shprehjen e mėsipėrme. Njė shembull i tillė ėshtė hietoria rreth njerėzve tė shpallės qė gjendet nė 18:9-26.
    (54) Kuran 60 126. Nė mėnyrė tė ngjashme kur profeti u plagos nė betejėn e Uhudit, ai mallkoi armiqtė duke u thėnė: “Si mund tė begatojė ai popull qė plagos Profetin e Allahut?” Si pėrgjigje ndaj kėtij mallkimi, Perėndia i dėrgoi kėto vargje: 3:128-129. Shih A.A. Maududi Kuptimi i Kuranit (Nairobi).
    (55) Martin Lings cit. fq.191. Pėr detaje se si u caktua trupi dhe se si Hindėt e hėngrėn mėlēinė e Hamzait shih fq.189. Ajo po merrte hak pėr tė atin Utbain dhe vėllezėrit Welid dhe Shaibah, tė cilėt u vranė nė betejėn e Bedrit. Shih Hafiz. G. Sarvar cit. fq.192.
    (56) Kuran 29:20, referenca tjera janė 12:105, 2 :29, 38:37 1:185
    (57) Shih shtojcėn e librit tė Ali Musa Raza Muuhairit “Islami nė jetėn praktike” (Lahore: Sh.Muhamed Ashraf 1968).
    (58) Nė incidentin e rindėrtimit tė Kabės, Abu Omaja Bin-Mughira tha: ”Bėjmė qė ai qė do tė hyjė i pari nė Bab-Us-Safa tė jetė gjygjtari ynė” Kur panė se Muhammedi hyri i par, filluan tė thėrrisnin: “Ai ėshtė i besuari, (El-Emin) ne do ti bindemi gjykimit tė tij.” Atėherė Muhammedi ishte 23 vjeē. Shih Hafiz. G. Sarvar cit. fq.56-57.
    (59) Hafiz. G. Sarvar cit. fq. 80. Kur Abu Sufjani, njė armik i betuar i Muhammedit u pyet nga Herakliusi “A ka thėnė ai tė tjera trillime pėrpara kėtij (qenies Profet)”, pėrgjigja ishte negative. Herakliusi vazhdoi ta pyeste “Ēfarė urdhėron tė bėsh?” Abu Sufjani iu pėrgjigj: “Ai na thotė ti lutemi Allahut dhe vetėm Allahut dhe tė mos adhurojmė asgjė tjetėr pėrveē Tij, na thotė qė tė heqim dorė nga tėrė ato ēkanė thėnė paraardhėsit tanė. Ai na urdhėron tė lutemi, tė themi tė vėrtetėn, tė jemi tė pėrmbajtur dhe tė kemi marrėdhėnie tė mira me tė afėrmit tanė.” Pėr bisedėn e plotė shih Muhamed Muhsin Khan (pėrkthim) cit. arabisht-anglidht (Lahore Kazi Publications 1979), vol.1, Hadith nr.6, fq.7-14.
    (60) Hafiz. G. Sarvar cit. fq.147. Abdullah Bin Abial-Hamza citohet duke thėnė Pėrpara se Muhammedi tė shpallte misionin e tij, unė kisha bėrė disa marrėveshje me tė. Marrėveshja nuk u pėrfundua kur unė i thashė se do tė vija mė vonė dhe mė pas e harrova fare kėtė ēėshtje. Tri ditė mė pas, kur unė kalova pranė vendit ku ndodhej ai, pashė se ai po mė priste. Nuk u zemėrua aspak pėr moskokēarjen time. Ai tha vetėm kėto fjalė: “Mė bėre tė pres kėtu pėr tri ditė.” Shih Hafiz. G. Sarvar Muhammedi Profeti i Shenjtė, fq.55-56.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Trillimi i pandergjegjshem!?

    Ndoshta themelimin e kėsaj teorie e pėrbėjnė dy Hadithet e mėposhtme nė Sahih Al-Bukhari tė cilat pėrshkruajnė gjendjen e Muhammedit nė momentin e marrjes sė Frymėzimit Hyjnor. Tė dy kėto Hadithe tregohen nga gruaja e tij Aisha.
    Aisha, nėna e besimtarėve tregon:

    Al-Harith bin Hishan e pyeti Profetin e Zotit :

    „O profeti i Zotit! Si tė shfaqet ty Frymėzimi Hyjnor?”
    Pejgamberi i Allahut iu pėrgjigj: “Disa herė Ai vjen nė formėn e tingėllimės sė mjė zileje. Kjo formė e frymėzimit ėshtė mė e vėshtira nga tė gjitha dhe pasi kalon kjo gjendje unė kam fituar atė ēka mė ėshtė frymėzuar. Disa herė pėrpara meje shfaqet engjėlli nė formėn e njė njeriu dhe fillon tė mė flasė e unė e regjistroj gjthēka ai mė thotė.” Aisha shton: “Njė ditė tė ftohtė dimri unė pashė Profetin i cili po frymėzohej nga Fuqia Hyjnore dhe vura re se mbi ballin e tij kishte bulėza djerse.” (61)


    Njė tjetėr Hadith thotė:

    Aisha nėna e besimtarėve besnikė tregonte: “Frymėzimi Hyjnor i vinte Profetit te Zotit nė formėn e ėndėrrave tė mira tė cilat vėrtetoheshin nga drita e diellit dhe mė pas ai pushtohej nga dėshira pėr vetmi. Vendi i tij i zgjedhur pėr tė ndenjur nė vetmi ishte shpella e Hirasė kur ai adhuronte (Allahun) pėr ditė tė tėra me rradhė, derisa i lindte pėrsėri dėshira pėr tu kthyer nė familje. Ai merrte me vete ushqim qė i nevojitej pėr rrugė dhe pėr tė qėndruar e pastaj kthehej pėrsėri tek (gruaja e tij), Hadixja pėr tė marrė ushqime tė tjera. E kjo gjė vazhdonte derisa nė shpellėn e Hirasė atij i shpallej E Vėrteta. Engjėlli iu afrua dhe i kėrkoi tė lexonte. Profeti iu pėrgjigj "Unė nuk di tė lexoj...” (62)

    Filip K. Hiti thotė nė librin e tij “Islami dhe Perėndimi: Njė Analizė Historike”:

    Marrja e Fjalės Hyjnore nga ana e Profetit, shoqėrohej nė pėrjetimin e disa krizave ekstazė tė cilat shėrbyen si bazė e akuzės se ai ishte epileptik. (63)

    Nė librin “Islami dhe Perėndimi: Krijimi i njė Imazhi” nga Norman Daniel thuhet:

    Nė disa versione del se Muhammedi pothuajse e bind Hadixhen pėr hyjėsinė latente* tė arteve tė veta magjike. Nė disa tė tjera ai e shpalli Fjalėn e Perėndisė vetėm pas (dhe me qėllim qė tė shpjegonte) krizėn e tij tė parė epileptike tė cilėn e paraqiti si diēka tė dėrguar nga Perėndia. Nė formėn e saj mė tė thjeshtė, historia lė mėnjanė rolin e Khadijes, ato nuk ishin gjė tjetėr veēse kriza epilepsive, shpjeguar si vizita engjėllore. (64)

    Duke pėrshkruar pozitėn e Markut, Norman Daniel shkruan:

    Pėr kėto veprime tė Muhammedit, Marku i Toledos duket se ėshtė mė i kujdesshėm kur pohon se Profeti vuante nga epilepsia... Po kėshtu ai tregon se ky njeri kur i mbaronin krizat, ngrihej me njė pamje mjaft turbulluese. Cilado qoftė pjesa e Markut nė krijimin e teorisė epileptike, ai nuk pranoi asnjėherė tė prononcohej nėse ishte diēka e tillė apo njė shenjė e pushtimit nga shpirtrat e kėqinj.(65)




    Pėrveē teorisė epileptike ekziston edhe ajo qė quhet teoria e iluzionit fetar. Sipas kėlsaj teorie, njė njeriu i cili ėshtė i zhytur thellė nė influencėn e fesė mund t’i shfaqen vegime tė cilat mund ta bėjnė tė mendojė se gjėra tė tilla vijnė nga Zoti, kur nė tė vėrtetė ato nuk janė aspak diēka e tillė. Rev. J.M.Roduell citohet kėshtu:

    Ndoshta ai (Muhammedi) gjatė gjithė karrierės sė tij ka qenė pak a shumė viktimė e njė sasie tė caktuar vetėmashtrimi.Qė nė rininė e tij tė hershme, ai ka vuajtur nga katalepsia dhe duke qenė i lindur, sipas traditės, nga njė nėnė nervoze e mjaft e trazuar, ai ishte mjaft i predispozuar ndaj halucinacioneve fantastike e jonormale. Kjo, e ndėrthur edhe me turbullimet e shkaktuara nga faktorė tė tjerė si dhe me depresion do ti jepnin atij pėrpara syve tė bashkėatdhetarėve tė paditur idenė e njė njeriu tė frymėzuar... (66)

    Njė studiues tjetėr i cili duket se mbėshtet tė njejtėn teori tė iluzionit fetar ėshtė R.A. Nikolson. Ai thotė:

    Sido qė ta konsiderojmė kėtė fakt “ēėshtje patologjike” apo shembull tė lartė tė njė ekstaze mistike, problemi ėshtė se ai i dha misionit tė tij njė motiv i cili dallohet qartė nė bindjen e tij se Dita e Gjyqit tė madh po afrohej dhe se ai duhej nė ēdo mėnyrė tė paralajmėronte bashkatdhetarėt pėr fundin qė po vinte. (67)

    Pėrveēse Kurani ishte i pafrymėzuar, Nikolsoni thotė edhe se Muhammedi qe i pandėrgjegjshėm pėr trillimin e tij:

    Tė thuash se Kurani ėshtė nė tėrėsi i pafrymėzuar nuk do tė thotė se autori i tij qe i ndėrgjegjshėm pėr mashtrimin e kryer kur pėrgatiti dhe transmetoi tėrė atė gamė tė gjėrė rregullash dhe instruksionesh nė emėr tė Kuranit.(68)

    Nikolson sugjeron se njė shpjegim i mundshėm mund tė ndodhet me dėshirėn e madhe pėr vetmi qė Muhammedi shprehte zakonisht gjatė orėve tė natės:

    Ai parapėlqente praktikėn e lutjes sė vetmuar veēanėrisht gjatė natės e kėtė mund ta ketė kultivuar me qėllim qė tė pėrjetojė ato gjendje anormale tė cilat pėrshkruheshin nga armiqtė e tij si pushtim i xhindėve.(69)

    Sipas Brian Turnesh:

    Biografitė europiane tė Muhammedit kanė patur dy pozicione kryesore, duhet thėnė se Profeti ishte psikologjikisht normal, por ama i pasinqertė pėrsa i pėrket tė ashtuquajturit mesazh tė Allahut, ose Muhammedi ishte i ēmendur dhe besonte me ndėrgjegje nė vėrtetėsinė e misionit tė tij grafik.

    Megjithatė Rodinsoni, njė ateist i betuar, del me njė teori e cila sipas tij mund ta shpėtonte Muhammedin nga tė dy akuzat e hipokrizisė dhe ēmendurisė. Thelbi i kėsaj teorie ėshtė se Kurani ėshtė produkt i subkoshiencės sė Muhammedit. Ai nuk ėshtė njė Fjalė por njė rikrijim i pandėrgjegjshėm i pėrjetimeve dhe njohurive tė mėparshme tė cilat Muhammedi i keqkuptoi.

    Si pėrfundim mund tė themi se kjo pėrbėhet nga tre asociacione kryesore... emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre tre teorive ėshtė besimi se Muhammedi e krioji Kuranin duke mos qenė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr atė qė po bėnte. Kėto teori njihen me emrat: teoria epileptike, teoria e iluzionit fetar dhe teoria e subkoshiencės.


    Referenca


    (61) Muhammed Muhsin Khan cit.vol.1 Hadithi nr.2 fq.2.
    (62) Muhammed Muhsin Khan cit.vol.2, Hadithi nr.3, fq2-4. Kam cituar vetėm njė pjesė tė tij.
    (63) Filip K. Hiti “Islami dhe Perėndimi- njė analizė kulturore- historike” (New Jersey: D. Van Nostrand Company 1962), fq. 14.
    (64) Norman Daniel “Islami dhe Perėndimi- krijimi i njė imazhi” (Edinburgh: The Edinburgh Universitz Press 1969), fq. 27-28.
    (65) Norman Daniel ibid (kėtu).
    (66) Kam cituar fjalėt e Rev. Rodwell nga parathėnia qė i ka bėrė A.J. Arbery librit “Kurani i interpretuar” (London: George Allen and Unwin Ltd. 1955), Vol 1, fq.15.
    (67) R. A. Nikolson nė parathėnien e pėrkthimit tė E. H. Palmer “Kurani” (London: Oxford University Press 1960) fq. 9-10.
    (68) R. A. Nikolson, Parathėnia, fq. 10.
    (69) R. A. Nikolson, Parathėnia fq.11. Nganjėherė historia e Shėn Zhan Darkės ėshtė dhėnė si shembull praktik i iluzioneve fetare. Pėr hollėsira tė vegimeve dhe zėrave qė i shfaqeshin asaj, shih Enciklopedinė e Re Katolike, Vol. 7, fq.992.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-10-2015 mė 12:25
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Teoria e Epilepsise!?

    Teoria e epilepsisė ėshtė ndoshta teori e cila paraqet mė shumė probleme. Nė Enciklopedia e Re Britanike, epilepsia pėrkufizohet me kėto fjalė: shqetėsime tė papritura e tė vazhdueshme tė funksioneve mendore, tė gjendjes shpirtėrore, tė veprimterisė shqisore apo tė lėvizjes trupore, tė cilat shkaktohen nga njė keqfunksionim paroksimal i qelizave nervore cerebrale. Ndėrsa nė titullin “Llojet e krizave” jepen katėr kategori: granunal, petit mal, psikomotore dhe spazma infatike.

    Tek “grand mal” pėrfshihen konvulsione tė pėrgjithėsuara qė shoqėrohen me tė fikėt tė papritur, rėnie dhe dridhje e gjymtyrėve. Rėnia nė tokė nė kėto momente paraprihet nga njė klithmė e mprehtė. Pasi trupi bie nė tokė ai ngrin dhe pushon sė marri frymė, kjo gjė shoqėrohet me dridhje tė parregullta nė gjithė gjatėsinė e kėmbėve dhe duarve. Nganjėherė gjatė kėtyre krizave i sėmuri mund tė kafshojė edhe gjuhėn si rezultat i tkurrjeve tė pavullnetshme tė muskujve tė nofullave. Pėrjetimi i kėtyre krizave shoqėrohet me dhembje koke. Personi i caktuar nuk mban mend aspak se ēfarė i ka ngjarė.
    Ėshtė e dukshme pra se kėto simptoma nuk janė tė zbatueshme pėr Muhammedin.

    “Petit mal” pėrfshin kapėrcime tė ēastit tė vetėdijes dhe mbi 70% e pacientėve e kanė krizėn e parė pėrpara moshės 20 vjeē. Nė “petit mal” nuk ndodhin lėvizje tė pavullnetshme, ndaj dhe kjo mund tė ndodhė disa herė nė ditė pa u shkaktuar ndėrprerje tė vetėdijes. Siē shihet ėshtė e vėshtirė ta barazosh “petit mal” me shfaqjet Hyjnore tė Muhammedit. Kėto shfaqje Hyjnore iu paraqitėn atij nė moshėn 40 vjeēare dhe vazhdonin disa minuta, pra krejt ndryshe nga “petit mal” e cila ka vetėm disa kapėrcime momentare tė vetėdijes.

    “Krizat psikomotore” dhe “fokale” mund tė pėrfshijnė konvulsione tė pėrgjithėsuara. Shpėrthimet fokale (vatrore) mund tė manifestohen nga lėvizje a ndijime tė lokalizuara nė njė pjesė tė caktuar tė trupit ose nga paralajmėrime tė pėrjetuara subjektivisht qė quhen auras dhe qė kanė kohėzgjatje nga njė fraksion sekonde nė disa sekonda. Aurat qė lindin nga zona tė caktuara tė trurit pėrfshijnė iluzionet se mjedisi rrethues ėshtė i njohur, halucinacionet vizuele apo auditive, gjėmimin e veshėve dhe erėra apo shije tė pakėndshme.(75) Pėrsėri mund tė themi se krizat psikomotore nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me shfaqjet Hyjnore tė Muhammedit. Pėr mė tepėr Kurani vazhdon tė ekzistojė edhe sot e kėsaj dite. Po ta studiosh ai nuk ngjan me pėrēartjet dhe belbėzimet e njė epileptiku.

    Megjithatė mund tė ekzistojnė forma tė tjera tė epilepsisė qė janė tė panjohura pėr mjeksinė. Edhe nė kėtė rast do tė kishim tė bėnim me njė sėmundje e cila do tė prekte funksionet e tij mendore duke e bėrė tė paaftė pėr tė kontrolluar mendimin. Fakti ėshtė se kur Muhammedit i shfaqej Fjala Hyjnore, vazhdonte ta kishte veten plotėsisht nė kontroll dhe ish plotėsisht i aftė pėr t’i mbajtur mend e pėr tė rregjistruar ato mė vonė saktėsisht. Kaq i sigurtė ishte ai pėr kėtė sa qė kjo u shkrua edhe nė Kuran 75:16-19.

    Nė tė vėrtetė Kurani ėshtė mjaft i lehtė pėr t’u mbajtur mend edhe nė qoftė se do tė grumbullonim njė grup muslimanėsh tė sinqertė do tė mund ta riprodhonim Kuranin nga kujtesa e tyre e pėrbashkėt. E njėjta gjė thuhet edhe nė Kuran 54:17. Kjo gjė ndodh, pavarėsisht nėse njerėzit dijnė arabisht apo jo.


    Referenca
    (70) Bryan S. Turner cit.fq.36.
    (71) Bryan S. Turner cit.fq.37
    (72) Enciklopedia e Re Britanike (Chicago: The University of Chicago 1985) vol.4, fq.525.
    (73) ibid
    (74) Pėr njė pėrshkrim tė hollėsishėm shih: Enciklopedia Britanike (Chicago: The University of Chicago 1967) vol.8, nėn titujt Epilepsia dhe krizat epileptike, fq.654.
    (75) Enciklopedia e Re Britanike, vol.4, fq.525.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Teoria e Iluzionit Fetar!?


    Meqenėse teoria e iluzonit dhe ajo e subkoshiencės kanė tė bėjnė me tė njėjtat probleme do tė pėrpiqemi t’i trajtojmė tė ndėrlikuara me njėra-tjetrėn.

    Tė dyja teoritė pranojnė si tė vėrtetė se Kurani lindi nga padituria, imagjinata, pėrvoja dhe ambienti rrethues i Muhammedit, ndonėse ai nuk ishte i vetėdijshėm (subkoshient) pėr kėtė fakt. Vėshtirėsia e cila lind dhe i kundėrshton kėto teori, ėshtė fakti se nė Kuran ka njė numėr thėniesh tė cilat nuk mund tė kenė lindur nga koshienca apo subkoshienca e tij. Shembujt qė do tė japim kanė tė bėjnė me ngjarje historike, ngjarje tė sė ardhmes, si dhe vlerėsime tė tjera psikologjike.

    Njė shembull ėshtė ai qė jepet nė kapitullin 18 tė Kuranit i cili u dėrgua si pėrgjigje e atyre tre pyetjeve qė mushrikėt e Mekkas, pas konsultimit me njerėzit e Biblės, ia drejtuan Profetit pėr ta provuar. Kėto pyetje ishin:

    1. Cilėt ishin “Fjetėsit e Shpellės”?
    2. Kush ėshtė historia e vėrtetė e Hidrit?
    3. Ēfarė di pėr Dhul- Karnejn?

    Tė trija kėto pyetje kishin tė bėjnė me ndodhi tė padėgjuara nė Hixhaz dhe u zgjodhėn pėr tė parė e provuar nėse Profeti i Zoti zotėronte ndonjė burim dituri mbi gjėrat e fshehta e tė papara.(76)

    Kur kėto tri pyetje iu drejtuan atij, pėrgjigja ishte: “Nesėr do tua them”, por ai nuk tha: “po tė dojė Perėndia”. Kur ata u kthyen ditėn tjetėr, atij iu desh t’i largojė dhe kjo gjė vazhdoi pėr pesėmbėdhjetė net me rradhė. Atij nuk i erdhi asnjė lajm nga Perėndia... Populli i Mekkas nisi ta tallte dhe fjalėt a tyre e mėrzitėn dhe e trishtuan shumė pasi ndihma e kėrkuar nuk erdhi ashtu si ai e priste. Nga kjo gjendje dėshpėrimi e nxorri engjėlli Xhebrail (Gabrieli) i cili i solli njė ajet tjetėr Hyjnor ku i tregonte pėrgjigjet e pyetjeve. Pritja e gjatė tė cilėn atij iu desh ta durojė u spjegua pėrmes fjalėve:

    “Dhe mos thuaj kurrė pėr ndonjė ēėshtje: Unė do ta bėj kėtė nesėr. Vetėm (nėse i shton): Nė dashtė Allahu! E kur tė harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: Shpresoj se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij.” (77)

    Duke trajtuar domethėnien e kėsaj pritjeje pak a shumė tė gjatė Martin Lings shprehet:

    Vonesa e pėrgjigjes Hyjnore, ndonėse e dhimbshme pėr Profetin dhe pasuesit e tij, ishte me tė vėrtetė njė forcė mė e madhe pėr tė. Armiqtė e tij e mohuan domethėnien e kėsaj vonese, por pėr ata kureish qė ishin akoma tė pavendosur, ky fakt ishte njė pohim i qartė i asaj se Fjala e Shenjtė i vinte Muhammedit nga Qielli dhe ai nuk kishte gisht e as nuk mund ta kontrollonte atė. Ėshtė e kuptueshme se, po tė qe se Muhammedi do tė kishte trilluar tė gjitha ato ēfarė kishte thėnė mė parė, nuk do tė ishte vonuar kaq gjatė pėr kėtė trillim tė ri, veēanėrisht nė njė ēast tė tillė kur rreziku qe mjaft i madh. (78)

    Njė pikė qė ia vlen tė merret parasysh kėtu ėshtė ajo se Muhammedit iu bėnė mjaft pyetje mbi ngjarje specifike. E vėshtirė tė merret me mend se si mund ta ndihmonin atė iluzionet fetare pėr tė dhėnė ato pėrgjigje aq tė sakta qė ua mbyllėn gojėn kritikėve tė tij. Ndėrsa lexon tregimin mbi qėndrimin e Fjetėsve nė Shpellė, tė bėn pėrshtypje mėnyra se si ajo jepet nė Kuran:

    “Ata qėndruan nė shpellėn e atyre treqind dhe plus nėntė vjet. (79)

    Renditja e fjalėve ėshtė kuptimplotė. Vargu nuk thotė “treqind e nėntė vjet”, por pėrdor mėnyrė renditje tė fjalėve pak tė pavolitshme. Pėrse dhe plus nėntė? Kjo ndodh se po tė pėrdorim kalendarin diellor, qėndrimi ėshtė 300 vjet, ndėrsa po tė pėrdorim kalendarin hėnor, do tė kemi 309 vjet. Viti hėnor ėshtė 11 ditė mė i shkurtėr. Pra 11 ditė herė 300 vjet, pjestuar pėr 365, kemi 309 vjet. Argėtimi se llogaritje kaq tė sakta janė pjellė e subkoshiencės apo thjesht e halucinacioneve, nuk duket se jep njė spjegim tė fort e tė kėnaqshėm.

    Njė shembull tjetėr mund tė gjendet nė kapitullin 89 tė Kuranit i cili pėrmend nė njė varg tė tij emrin e njė qyteti tė lashtė tė quajtur Irem:

    “A nuk e di se ē’bėri Zoti yt me Ad-in? Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta: Qė si ata (poplli Ad) nuk ėshtė krijuar askush nė tokė! (80)

    Duke lėnė mėnjanė pėrmendjen nė Kuran, nuk ekzistonin fakte historike mbi kėtė qytet, madje vetė emri i tij ishte i panjohur edhe gjatė kohės kur jetoi vetė Profeti. Kjo gjė ēoi nė lindjen e njė numri hamendjesh mbi vendndodhjen e tij gjeografike. Disa studiues tė Kuranit arritėn deri aty sa tė sugjeronin se ndoshta Iremi ishte emri i njė heroi e fonim tė Ad-it.(81)

    Pėrfundimet e kėrkuesve botuar nga gazeta zyrtare e Shoqėrisė Amerikane “National Geographic” nė dhjetor tė vitit 1978 kanė treguar pėrfundimisht se Iremi ishte njė qytet. Nė vitin 1975 DR. Paolo Matiae nga Universiteti i Romės, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian nė Siri, hasi nė njė scoop arkeologjik. Ai zbuloi rrėnojat e njė pallati tė shkatėrruar aty rreth shek. 23 p.e.s. arkivėn mė tė madhe tė mijėvjeēarit tė tretė qė ishte zbuluar ndonjėherė. U gjetėn mbi 15 000 pllaka me shkronja kunceforme. Ndėrmjet detajeve tė pasura qė u zbuluan kėto pllaka ėshtė fakti se Elbia kishte patur lidhje tregtare me Iremin:

    Kėtu pėrfshihej edhe Iremi njė qytet i panjohur i cili pėrmendet nė Suren 89 tė Kuranit. (82)

    Ėshtė e pamendueshme se si mund ta kenė udhėhequr Muhammedin subkoshienca apo iluzionet fetare pėr tė pėrshkruar me kaq saktėsi nė Kuran tiparet fizike dhe nivelin e arkitekturės sė njė populli i cili jetoi nė njė qytet tė lashtė shkatėrruar 3000 vjet mė para lindjes sė tij!

    Pėr mė tepėr vetė Kurani shpall nė disa vende se mjaft nga historitė e shkruara nė Kuran nuk janė tė njohura nga Muhammedi dhe popullii i tij:

    “Kėto janė disa nga rrėfimet e panjohura (pėr ty) qė do t’i shpallim ty, e qė para kėtij (Kurani) nuk i ke ditur as ti, as populli yt. Pra tė jesh i durueshėm se pėrfundimi i (lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit.” (83)

    Ėshtė shumė kuptimplotė fakti se askush nuk erdhi tek Muhammedi pėr t’i thėnė: “gabohesh shumė o Muhammed, unė jam arab si ti dhe i dija kėto histori pėrpara ardhjes sė Fjalės Hyjnore”. Recitimi i ajetit tė mėsipėrm duket si njė hap i panevojshėm dhe vetėvrasės nga ana e Muhammedit. Edhe sikur tė supozonim se ai kėto histori i dinte por vetėm sa shtirej si i paditur (me njė rast tė tillė ai si mund tė ishte i vetmi qė i dinte), si mund tė ishte kaq i sigurt pėr paditurinė e tė tjerėve?Edhe sikur tė ishte e vėrtetė ajo qė ai ua tha, armiqtė e tij do ta kishin shfrytėzuar me lehtėsi kėtė situatė pėr ta hedhur poshtė. E megjithatė kjo mundėsi nuk u shfrytėzua nga askush!

    Sipas Londan Distionary Contemparary English, subkoshienca ėshtė “Niveli i fshehtė i mendjes dhe mendimet qė qė bėjnė pjesė me tė, tej njohurive tė vetėdijshme”. Thėnia Kuranore qė sapo pėrmendėm mė sipėr ėshtė e ndėrgjegjshme, e hapur dhe e prerė. Si mund tė ishte kaq i sigurt Muhammedi nė njė thėnie aq tė saktė e profetike duke e ditur se ajo mund tė pėrdorej prej armiqve, kundėr tij?

    Sė dyti fakti se Kurani bėn profecira rreth ngjarjeve qė do tė ndodhin dhe qė nė tė vėrtetė ndodhėn e dobėson idenė se Kurani ėshtė produkt i pėrvojės sė Muhammedit. Mjaftojnė tė pėrmenden kėtu dy shembuj nga kapitulli 30 i Kuranit vargjet 1-7 (shkruan nė vitin 615 e.s.) ku thuhet qartė se, ndonėse persianėt e mundėn Perandorinė Romake, pas disa vitesh romakėt do tė dalin pėrsėri fitimtarė. Fjala arabe qė pėrshkruan “disa vite” ėshtė bidh-i qė do tė thotė njė periudhė 3-8 vjet. Dhe ishte pikėrisht ashtu siē ndodhi. Shtatė vjet pas profecisė, persianėt u mundėn nga romakėt. Po kėshtu tė habit ajo qė thotė profecia: “Atė ditė (kur bizantinėt do tė fitojnė) besimtarėt do tė gėzohen pėr ndihmėn e Allahut.” Dhe nė tė njėjtėn kohė mekėtė fitore tė romakėve, muslimanėt festonin pėr betejėn e Bedrit, fituar mbi kurejshėt.

    Hingora thotė:

    Kjo profeci u pėrmbush kur Herakliusi i mundi persianėt nė betejėn vendimtare tė Isusit nė vitin 622 e.s. dhe romakėt hynė fitimtarė nė zemrėn e Prsisė nė vitin 624. Po nė kėtė vit muslimanėt arritėn tė fitojnė mbi paganėt e Mekas nė Bedėr. Dhe besimtarėt gėzuan atė ditė siē profetizohej nė Kuran.(84)
    Njė shembull tjetėr ėshtė qė ai del nė kapitullin 111:1-4 ku Kurani shpreh qartė se Ebi Lehebi, ungji i Profetit, do tė vdiste jobesimtar. Pėrsa i pėrket Ebi Lehebit, Tomas Patrik Hijuxh shkruan:

    Ai ishte armiku mė i betuar i Profetit dhe e kundėrshtoi me gjithė forcat e tij vendosjen e Islamit... Kur Muhammedi mori urdhėrin pėr tė qortuar tė afėrmit e tij dhe u tha se ishte njė paralajmėrues qė u dėrgohej pėrpara njė ndėshkimi mė tė rėndė, Ebi Lehebi e hodhi poshtė misionin e Profetit dhe thirri: “A mund tė zhdukesh. Pėr kėtė na ke thirrur kėtu?” Dhe mori njė gur pėr ta qėlluar. E pas kėsaj u krijua Sureja e gjashtė e Kuranit. (85)

    Ebi Lehebi vdiq 11 vjet pas kėsaj profecie tė Kuranit, pa besuar. Duke parė se ai ishte njė nga armiqtė mė tė betuar tė Muhammedit, logjika dhe pėrvoja ta thotė se njė deklaratė e tillė ėshtė e pamenduar pasi Ebi Lehebi mund ta kish shpallur mjaft lehtė tė gėnjeshtėrt kėtė thėnie tė Kuranit duke u shtirė si besimtar. Pėrse e shkoi dėm Ebi Lehebi kėtė rast tė artė? Ēfarė e bėnte Muhammedin kaq tė sigurtė sa edhe pas 10 vjetėve Ebi Lehebi nuk do tė shfrytėzonte kėtė mundėsi tunduese? Nė ēdo rast pėrvoja nuk ka tė bėjė me parashikimin e sė ardhmes.

    Teoria e subkoshiencės dobėsohet edhe nga disa vlerėsime psikologjike. Tendenca e subkoshiencės ėshtė shtypja, apo mveshja tek tė tjerėt e ndjenjave tė fajit apo pakėnaqėsisė. Po tė jetė se Kurani ishte produkt i subkoshiencės, atėherė ai nuk do tė pėrmbante korrigjime apo fajėsime tė vetė Profetiti. Dhjetė vargjet e parė tė kapitullit 80 tė Kuranit p.sh. e qortojnė sjelljen e Profetit ndaj Ibn-Umum-Maktum. Duke pėrshkruar kėtė incident Sejid Kuth thotė

    Profeti (Paqja qoftė me tė) ishte zėnė me disa personalitete tė fisit Kurejsh dhe po u shpjegonte atyre mesazhin e Islamit kur Ibn Maktum, njė varfanjak e ndėrpreu pa ditur se Profeti ishte i zėnė, i verbėri i kėrkonte me kėmbėngulje qė ai t’i mėsonte disa vargje tė Kuranit. Kjo ndėrprejre nuk qe mjaft e kėndshme pėr Profetin. Ai ngriu dhe u kthye nga Ibn Maktumi. Kjo sure hapet duke kritikuar sjelljen e Profetit nė kėtė incident.(86)

    Nė kapitullin 8 vargjet 67-68 Kurani e qorton Profetin pėr vendimin e marrė rreth 70 tė burgosurve tė luftės qė u mbajtėn pas betejės sė Bedrit. (87) Kėtu nuk janė shembujt e vetėm qė jepen nė libėr. Ėshtė pra e pamendueshme se qortime tė tilla mund tė jenė produkt i vetė subkoshiencės sė tij. Aspekte tė tjera psikologjike tė cilat ėshtė vėshtirė tė spjegohen, pėrfshijnė edhe faktin se normalisht zemėrimi kėrkon njėfarė kohe qė tė kalojė. Megjithatė nė Kuran gjejmė se qortimi dhe falja thuhen nė njė frymė. Pėrveē atyre qė thamė mė lart, nė kap. 9 vargu 43, jepet njė tjetėr shembull ku qortimi paraprihet nga falja.

    “Allahu tė fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (tė ngelin pa dalė) para se tė bėhej pėr ty e qartė se cilėt ishin tė drejtė dhe t’i dije mė lehtė rrenacakėt.”

    Kemi po kėshtu dhe rastin e atyre hipokritėve qė pėrhapėn thashetheme mbi dlirėsinė dhe integritetin moral tė gruas sė Profetit Aisha. Profeti u trishtiua shumė nga fjalėt e pėrhapura por duroi njė muaj pa thėnė asnjė fjalė. Sė fundmi atij i mbėrriti fjala e Perėndisė e cila i ndriēoi qėllimet e mbrapshta tė hipokritėve dhe pastroi Aishen.(88) Thėnia Kuranore nuk do tė kish mundur tė ēlironte Muhammedin nga stresi psikologjik po qe se ai do tė ishte vetė autor i saj. Dhe nėse Kurani ishte produkt i subkoshiencės sė tij, kjo nuk do tė ishte shfaqur pas aq shumė kohe.

    Ėshtė mjaft kuptimplotė qė Profeti nuk mund tė mbronte qė nė fillim bazėn logjike pėr nėnshkrimin e Traktatit tė Hudajbijahit(89) gjė qė mundi ta bėnte vetėm pasi ajo u shpreh mė vonė nė Kuran.
    Njė tjetėr vėshtirėsi qė nuk mund tė zgjidhet nga teoria e subkoshiencės ėshtė fakti se Muhammedi shkroi dhe plot gjėra tė tjera tė cilat nuk janė pjesė e Kuranit. Dallimi midis tyre ėshtė mjaft i qartė, nė fakt ato janė tė pakrahasueshėm. Ndėrsa Kurani fton njerėzimin nė sfidė pėr tė krijuar njė diēka tė tillė, Hadithi nuk e bėn kėtė. Ndonėse mjaft elokuentė Hadithėt nuk janė tė paimitueshėm. Duke tėrhequr vėmendjen mbi kėtė fakt, H.A.R. Gibbs shprehet nė librin e tij Muhammedanizmi: “Njė analizė historike” me kėto fjalė:

    Pėrshtypje tė veēantė tė lė fjalimi i tij nė “Haxhin e Lamtumirės” tė cilėn e mbajti gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Meka. Ndonėse me njė pėrmbajtje tėrėsisht fetare dhe nė njė rast mjaft solemn, kjo pėrshėndetje e tij nuk gjendet nė Kuran... Cilido qoftė shpjegimi psikologjik, vėshtirė se mund tė rezistosh konkluzionit se termi Fjalė Hyjnore pėrmblidhte vetėm ato thėnie tė cilat nuk prodhoheshin dhe kontrolloheshin nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nga Profeti dhe qė atij i dukeshin se i vinin nga jashtė gjendjes sė tij.(90)

    Deri tani kemi shqyrtuar mundėsinė e parė logjike pėrsa i pėrket autorėsisė sė Kuranit dhe pikėrisht atė se: Hipoteza qė Muhammedi ishte autori i ndėrgjegjshėm apo i pandėrgjegjshėm i Kuranit ėshtė racionalisht e pambrojtshme. Tani mund tė shqyrtojmė mundėsinė e e dytė logjike se Muhammedi nuk ishte autor i kėtij libri por thjesht e kopjoi atė nga autorė dhe burime tė tjera.


    Referenca
    (76) S. A. A. Maududi “Kuptimi i Kuranit” (Nairobi: Fondacioni Islamik), pjesa 7, fq. 4.
    (77) Martin Lings, shih cit. kapitulli 26, fq. 77. Vargjet Kuranore janė: 18:23-24. Janė kėto vargje burimi i atij zakoni tė muslimanėve pėr tė thėnė pėrpara ēdo premtimi pėr tė ardhmen “Insha-Allah”.
    (78) Martin Lings, cit. fq.77. Pėr hollėsira tė mėtejshme mbi 3pyetjet shih Martin Lings ibid, fq.77-78.
    (79) Kuran 18:25.
    (80) Kuran 89:6-8.
    (81) Shih pėrkthimin e Abdullah Jusuf Ali “Kurani i Shenjtė Tekst, Pėrkthim dhe Komentim” (Jeddah: Qendra e Edukimit Islamik 1946), shėnimi nr.6114, fq.1732.
    (82) Howard La Fay “Ebla: “Shkėlqimi i njė Perandorie tė Panjohur”, nė revistėn National Geographic (Washington Geographic Society, dhjetor 1978), vol/154, nr.6, fq.731-759. Citatet e mėsipėrme janė nė faqen 737. Gjetjet e ndryshme kanė konfirmuar pozicionin e studiuesve muslimanė se udhėtimi epik i Moisiut ndodhi rreth 2300 p.e.s. kundrejt viti 1800 p.e.s. qė mbrohet nga shumica e studiuesve tė Biblės. I pyetur mbi rėndėsinė e pllakave gjetur nė Elbė, Dr. Giovani Pettianato, ish-epigrafist i Misionit Italian, tha: “Mbani mend kėtė- tė tėra tekstet e kėsaj periudhe qė kanė mbėrritur deri mė sot nuk janė as sa ¼ e atyre qė u gjetėn nė Elba, fq. 735.
    (83) Kuran 11:49.
    (84) Q.I.Hirgora: ”Profecitė e Kuranit tė Shanjtė” (Lahore: Sh. Muhamed Ashraf 1967), fq.48. Pėr hollėsira tė mėtejshme shih A. J. Ali “Kurani i Shenjtė”, Apendiksi 10, fq.1069-1076. Profeci tė tjera janė ato nė 54:45 mbi Bedri, 44:10-16 mbi urinė, 68:15-16 mbi atė se Welid ibn Mughina do tė goditej nė turi etj.
    (85) Thomas Hages “Njė fjalor i islamit” (London: W.A. Allen and Co. 1895), fq.8. Njė tjetėr shembull i armiqėsisė sė tij u tregua kurmbi bazėn e besnikėrisė fisnore, nė udhėheqjen e Abu Talibit u vendos tė mbrohet Profeti nga persekutimet, ndonėse ata nuk pranonin besimin qė predikonte ai.
    (86) Sejid Kutb (pėrkthim) “Nėn hijen e Kuranit”, vol30, fq.39.
    (87) Pėr njė pėrshkrim tė hollėsishėm shih S.A.A. Maududi cit (Nairobi: Fondacioni Islamik 1982), pjesa 4, Shėnime spjeguese 49, fq.150-151.
    (88) Pėr hollėsira tė mėtejshme shih Martin Lings cit. fq.24-241. Shih poashtu Kuran 48:1-6.
    (89) Pėr hollėsira tė Traktatit shih Martin Lings cit.fq.252-255.
    (90) H.A.R. Gibbs “Muhamedanizmi Njė Analizė Historike” (London: Oxford University Press 1961), fq,43-44.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    A eshte kopjuar Kurani nga burimet cifute dhe kristiane?


    Sikur Kurani te ishte kopja e bibles atehere ai do kishte shume kunderthenie.

    4:82. A nuk e pėrfillin ata (me vėmndje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie.

    Argument tjetėr qe kurani nuk ėshtė kopje e bibles ėshtė fjala e vete bibles.

    16 Askush nuk vė njė copė prej stofi tė ri mbi njė petk tė vjetėr, sepse kėshtu arna bie dhe grisja bėhet mė e madhe..(Mateu 9/16 )



    Bibla ishte me te meta dhe per kete deshmon vete ajo.

    7sepse, nė qoftė se Besėlidhja e parė do tė qe e patėmetė, nuk do tė qe nevoja tė kėrkohej vend pėr njė tjetėr.
    13 Duke thėnė "njė besėlidhje e re", ai e vjetėroi tė parėn; edhe ajo qė vjetrohet dhe plaket ėshtė afėr prishjes.(Letra e hebrejve 8)



    Nė librin e tij “Islami dhe Perėndimi: Njė Analizė Historike”, Philip K. Hiti shprehet: “Nuk ka dyshim mbi burimet e Kuranit, ato jan: Kristiane, Ēifute dhe nga Paganizmi arab.”(91)

    Supozimin e tij ai e mbėshtet duke vėnė nė dukje se gjatė kohės kur jetoi Profeti nė murin e brendshėm tė Kabes gjendeshin piktura tė Jezusit dhe Marisė. Po kėshtu ai vazhdon tė thotė se materiali i Kuranit ėshtė grumbulluar nga tregimet gojore tė njerėzve, gjė qė e demonstron edhe ajo pjesė e Kuranit ku thuhet se Jezusi i foli njerėzve akoma nė djep dhe krijoi nga balta njė zog tė gjallė. Ky pohim ka njė paralel tė tij nė Ungjillin apokrifal tė Fėmijėrisė. Maria, nėna e Jezusit, ngatėrrohet me Marien, motrėn e Aaronit dhe Hamani e parapėlqyera e Abusuerusit (Esku 3:2) gabimisht bėhet ministėr i Faraonit (Sureja 40:38). Dhe historia e Kuranit mbi Aleksandrin e Madh me dy brirė duhet ta ketė origjinėn nga tregimet romantike mbi Aleksandrin qė atėherė qenė mjaft tė pėrhapura ndėrmjet kristianėve Sirianė.(92)

    Megjithatė sipas Richard Bell, pėrveē faktit se njė nga shtyllat e Kabės gjendet piktura e Jezusit, nuk ka asnjė provė tė qėndrueshme mbi ndonjė bazė Kristiane nė Hijaz apo nė rrethinat e Mekės, madje as nė Medinė.(93) Miti argumentoi se ndonėse disa pasazhe tė Kuranit janė tė ngjashėm me pasazhėt biblike, pėrsėri ato nuk janė garanci e mjaftueshme se kemi tė bėjmė me huazime apo citime. Ai jep gjatė shtjellimit tė tij pjesė tė krahasueshme qė pėrfshijnė: Suren 21:104 me Isajan, Suren 63:39-42 me Ezekielin, 18 20, Suren 53:45 me Samuelin 2:6, Suren 1:5 “Udhėzona pėr nė rrugėn e drejtė” me psalmin 27:1 dhe qė sipas tij mund tė kenė edhe shpjegime tė tjera veē ndėrvarjes sė drejtpėrdrejtė.(94) Shpjegimi i tij ėshtė ndryshe nga njė imitues i nėnshtruar, Muhammedi e islamizoi, e arabizoi dhe e kombėtarizoi kėtė material. (95)

    Mbi burimet e Kuranit J. Curisty shkruan Wilsoni shkruan kėshtu nė librin e tij “Duke Paraqitur Islamin”:

    “Studiuesit thonė se njė numėr (tregimesh tė Kuranit) mund ta kenė zanafillėn mė tepėr nė burimet Ēifute Talmudike dhe nė Ungjijtė apokrifale sesa nė Dhjatėn e Re dhe tė Vjetėr.” (96)

    Po kėshtu Wilsoni pėrmend ngatėrrimin e dukshėm tė Hamanit dhe Marisė.

    Nė librin e tij “Origjina e Islamit nė Mjedisin e tij Kristijan”, Richard Bell argumenton se:

    “Njė pjesė e madhe e Kuranit varet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga Bibla dhe nga histori qė kanė lidhje me Biblėn.”(97)

    Njohuritė e Muhammedit mbi Biblėn, sipas tij u fituan gradualisht:

    “Ēelėsi i njė pjese tė madhe tė Kuranit dhe i karijerės sė Muhammedit gjendet... nė pėrvetėsimin gradual tė njohurive mbi pėrmbajtjen e Biblės dhe i asaj ēka besonin dhe Kristianėt... Do ta shohim se si ai huazon plot ndėrgjegje nga to- pėr kėtė ai ėshtė mjaft i sinqertė.”(98)

    Referimet qė i bėn Kurani Njerėzve tė Shpellės, Moisiut, Hidrit dhe Aleksandrit tė Madh, tė cilat nuk kanė asnjė farė lidhjeje me Biblėn, Bell i konsideron si provė tė asaj se Muhammedi nuk qėndronte nė punėn e tij nė njohuri reale tė Biblės, por shfryėzonte pėr kėtė qėllim burime gojore tė dorės sė tretė. Bell gjithashtu pėrmend edhe ngatėrrimin e dukshėm qė i bėn Muhammedi Marisė sė Jezusit me Miriamin motrėn e Moisiut.


    Keneth Cragg nė librin "Thirrja e Minaresė" thotė:

    Tregimet Biblike tė riprodhuara nė Kuran ndryshojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe sugjerojnė se njohja e tyre ka qenė gojore dhe jo e drejtpėrdrejtė. Kemi tė bėjmė me njė mungesė tė plotė tė asaj qė mund tė quhet njė citim i drejtpėrdrejtė nga secila Dhjatė. (99)

    Cragg ėshtė i bindur se moskonceptimi i dukshėm nė Kuran i Trinisė dhe Jezusit tregon se hapėsira dhe cilėsia e kontakteve gojore tė Muhammedit ishte e pamjaftueshme pėr t’i mundėsuar atij njė kuptim tė plotė tė Kristianizmit.(100)

    H.A.Z. Gibb nė librin: “Muhamedanizmi: Njė Analizė Historike” shtron njė mundėsi tjetėr pėrsa u pėrket burimeve tė Kuranit:

    Duke patur parasysh lidhjet e ngushta tregėtare ndėrmjet Mekas dhe Jemenit do tė ishte mjaft e natyrshme tė supozonim se disa nga idetė e konceptet fetare u sollėn nė Meka pėrmes ***ėvanėve dhe erėzave dhe tekstileve, madje nė Kuran gjejmė njė fjalor tė tillė i cili e bėn tė plotė kuadrin e kėtij supozimi. (101)

    Lyndon P..Harries shkruan nė librin etij Islami nė Afrikėn Lindore:

    Vetė Muhammedi huazoi mjaft gjėra nga Bibla edhe sot muslimanėt nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme, huazojnė mjaft nga ideologjia Kristiane, madje edhe nė ēėshtje qė nuk mbėshteten nga Kurani. (102)

    Sipas R.A. Nikolsonit Kurani ka zanafillėn nga burimet Hanife dhe Judeo-Kristiane:

    Shumė kemi dėgjuar rreth atyre hermitėve Kristianė dhe atyre pak njerėzve tė njohur si hanifė tė cilėt hodhėn poshtė adhurimin e idhujve, duke zgjedhur njė besim tė tyrin asketik dhe monoteist: Duket se Muhammedi ka patur kontakte me disa prej tyre pėrpara se tė lėshonte kushtrimin e tij... Udhėtimet e tij me karvanet tregėtare tė Mekas, i siguronin mundėsinė pėr tė bashkėbiseduar me shumė Ēifutė dhe Kristianė dhe rezultati i kėtyre bisedave ruhet nė Kuran. (103)

    Nikolson vazhdon duke thėnė

    Muhammedi e fitoi gjithė diturinė e tij pėrmes kėtyre bisedave dhe ndėrmorri njė sipėrmarrje tė guximshme duke shfrytėzuar zbukurime tė tilla tė huazuara- qė konsistonin mė sė shumti nė legjenda tė Hagjadės dhe Apokriftės. (104)

    Pėrsa i pėrket influencės Ēifute dhe Kristiane mbi Kuranin, Enciklopedia e Re Katolike shkruan:

    Studimet jo-muslimane janė shprehur pothuajse gjithmonė se influencat mė tė mėdha mbi Muhammedin kanė qenė kryesisht, por jo plotėsisht Ēifute dhe Kristiane dhe se kėto influenca ngjyrosen nga karakteri i vetė Muhammedit dhe u strukturuan konform aspekteve dhe nevojave tė njė mentaliteti arab, para-Islamik. (105)

    Mė poshtė kjo vazhdon me kėto fjalė: Ka shumė mundėsi qė Muhammedi tė ketė dėgjuar pėrkthime tė improvizuara tė Shkrimeve Kristiane apo Ēifute.(106)

    Duhet tė themi se qė nė fillim kjo teori ėshtė e mangėt, pasi pėrmban tė njėjtėn hipotezė tė teorisė sė mėparshme dhe pikėrisht tė asaj qė Muhammedi kreu njė mashtrim apo bėri njė gabim tė ēmendur duke ia atribuar Kuranin njė burimi Hyjnor. Mė sipėr trajtuam gjėrėsisht dobėsinė e njė hipoteze tė tillė. Analfabetizmi qė e shoqėroi Muhammedin gjatė tėrė jetės sė tij pėrbėn njė tjetėr pengesė tė rėndėsishme. Pasi siē shprehet edhe Kurani n.q.s. Muhammedi do tė kish ditur shkrim e kėndim, shumė kritikė do ta venin nė dyshim vėrtetėsinė e pohimeve tė tij. (107) Por duke qenė se ai ishte analfabet, ėshtė e pamendueshme sesi ai mund tė mblidhte tėrė ato materiale nga Anifet, Ēifutėt, Kristianėt dhe nga burimet tjera pagane, me qėllim qė kėtė material ta pėrpunonte dhe ta recitone mė pas pėr 23 vjet nė gjuhėn e madhėrishme tė Kuranit pa ndihmėn e njė pene.
    Sė treti Muhammedi u rrit nė njė mjedis i cili ishte nė pjesėn mė tė madhe pagan ndėrsa Kurani ėshtė plotėsisht monoteist. Ėshtė e vėrtetė se nė Meka gjendej njė grup jo paganėsh tė cilėt vetė quheshin “Hanifė” dhe qė nuk merrnin pjesė nė adhurimin e idhujve. Por ata nuk kishin as kishė, as Shkrime Hyjnore. Madje nuk egziston as edhe ndonjė rregjistrim i besimeve tė tyre. Po kėshtu nė Meka mund tė ketė egzistuar edhe njė numėr kristianėsh, por ama ky numėr ka qenė sigurisht i papėrfillshėm. Nė tė vėrtetė kritikėt e Muhammedit nuk menduan kurrė ta akuzonin atė se ai kishte mėsuar atė nga njė kovaē romak nė rrethinat e Mekės. Muhammedi shpesh shkonte tek ai dhe e shihte tek punonte. Kurani e hodhi poshtė kėtė akuzė duke treguar se njeriu pėr tė cilin ata flisnin, fliste nė njė gjuhė tė huaj, ndėrsa Kurani ishte nė arabishten e pastėr:

    “Ne dimė shumė mirė se ata thonė Atė (Muhammedin) ėshtė kah e mėson njeri? Mirėpo gjuha e atij nga i cili anojnė (supozojnė) ata ėshtė jo arabe (e paqartė) e kjo (e Kuranit) ėshtė gjuhė arabe e stilit tė lartė e tė qartė. (108)

    Meqė ra fjala, cilit grup duhet t’ia atribuojmė vargun e mėsipėrm? Cilėt po e mbrojnė Kuranin nė kėtė rast, ēifutėt apo kristianėt?

    Kontaktet e Muhammedit me studiues ēifutė apo kristianė ishin shumė tė kufizuara. Ai u takua dy herė me Waraka Ibn Naufalin. Waraka ishte njė plak qė kaloi vitet e fundit tė tij nė verbėri, si dhe njė kushėri i afėrt i Kadijes, gruas sė Profetit. Ndonėse Waraka kishte njė prejardhje arabe, ai u bė kristian dhe kishte disa njohuri nga Dhiata e Re. Takimi i tyre i parė ndodhi nė kohėn kur Waraka po vinte rrotull Ka’bes dhe aty pa Muhammedin. Plot dashuri ai e puthi atė nė ballė.Takimi i tyre i dytė ndodhi pasi Muhammedit i ishte dėrguar shenja e parė e Perėndisė. Waraka vdiq 3 vjet mė vonė, ndėrsa Fjala Hyjnore vazhdoi pėr 23 vjet. (109)

    Kristianė jetonin edhe nė Nairan, nė Jemen (Jugu i Mekas). Ndėrsa nė veri jetonin disa ēifutė nė zonėn e Jatribit e cila mė vonė u njoh si Medina. Nuk ekziston asnjė lloj dėshmie qė tė vėrtetojė se Muhammedi udhėtoi ndonjėherė pėr nė Nairan para apo pas profetėsisė sė tij. Muhammedi kishte shkuar nė Medinė vetėm njė herė para se tė shpallej profet. Kjo ndodhi kur ai ishte 6 vjeē dhe shkoi atje sė bashku me tė ėmėn pėr tė vizituar njė tė afėrm, Ban Najarin dhe pėr tė vizituar varrin e babait i cili kishte vdekur pėrpara se ai tė lindte. (110)

    Pėrsėri hipoteza ėshtė shumė fantastike qė ai mundi tė mėsojė nė moshėn 6 vjeē brenda 2 ditėsh tė 66 apo 73 librat e Biblės. Sido qė tė jetė, largėsia ndėrmjet Mekas dhe Medinės ėshtė qindra kilometra dhe si mjet transporti nuk ishin as aeroplanėt, as makinat por vetėm njė deve qė e kryente kėtė rrugė pėr disa javė. Muhammedi nuk mund tė kishte shkuar nga njė qytet nė tjetrin pa u vėnė re nga tė tjerėt. Me sa duket egzistenca e kėtyre komuniteteve nuk mund tė jetė burimi i Kuranit.



    Disa studiues gjithashtu pėrmendin faktin se Muhammedi shpesh bashkėbisedonte me ēifutė dhe kristianė, por pa thėnė se kur u zhvilluan kėto biseda, duke lėnė kėshtu pėrshtypjen se Kurani ėshtė shkak dhe rezulat i kėtyre diskutimeve. Ėshtė e vėrtetė se kėto biseda janė zhvilluar por shumė kohė pasi Kurani kish nisur tė shpallej (predikohej). Nė tė vėrtetė kėto biseda ai i bėri nė Medine, ndėrsa Fjala Hyjnore kishte nisur tė thuhej qė 13 vjet mė parė kur ai ishte nė Meka. Dhe pėrpara se tė emigronte nė Medinė, atij i ishte thėnė rreth 2/3 e Kuranit. Vargjet 33-63 tė kapitullit 3 tė Kuranit p.sh. iu thanė atij nė vitin e nėntė tė mėrgimit nė Medine, me rastin e vizitės tė njė delegacioni nga kristianėt e Nairanit.

    Sė dyti duhet tė themi se shpeshherė nuk pėrmendet konteksti i kėtyre takimeve. Ai nuk i takoi ata si nxėnės por si mėsues dhe pėrdori kėtė mundėsi pėr tė korrigjuar dogmat e tyre, d.m.th. Trinitetin.

    Tė gjithė dokumentet historike qė egzistojnė sot, tregojnė se Muhammedi ndėrmori 3 udhėtime jashtė Mekas pėrpara profetėsisė sė tij. Nė moshėn 6 vjeēare ai shoqėroi tė ėmėn pėr nė Medinė. Ndėrmjet moshės 9-12 vjeē ai shoqėroi ungjin e tij Abu Talib nė njė udhėtim tregėtie pėr nė Siri. Nė udhėtimin e fundit Muhammedi ishte 26 vjeē dhe kėtė rradhė udhėhoqi po pėr nė Siri karvanin e Kadijes. (111)

    Siē thotė Xhemal Badawi:

    Do tė ishte njė imagjinatė mjaft e egzagjeruar po tė thonim se gjatė bisedave tė rastėsishme qė pati me kristianė dhe ēifutė gjatė kohės kur ishte i zėnė me udhėheqjen e karvanit, Muhammedi mėsoi aq shumė pėr njėrin apo tė dy besimet saqė formulonte njė besim tė ri, tė fuqishėm e plot jetė, detyrė kjo e cila pėr shekuj me rradhė po sfidon pėrpjekjet e pėrbashkėta tė studiuesve. (112)

    Pėr mė tepėr nga thėnia e mėsipėrme ngre njė numėr pyetjesh. Xhemal Badawi shtron mė poshtė kėto pyetje:

    1.Pėrse me gjithė bllokun e materialitetit historik mbi jetėn e Muhammedit dhe gjithė kėrkimet qė kryen pėr shekuj me rradhė kritikėt e tij mė tė egėr, nuk u bė e mundur tė zbulohej ai mėsues misterioz pėrmes tė cilit Muhammedi mėsoi gjithēka?

    2.Ėshtė njė fakt i njohur se pėr 13 vjet me rradhė Muhammedi u kundėrshtua, u vu nė lojė dhe u persekutua nga bashkėkohėsit e tij. Duke patur kaq shumė armiq a nuk ishte e mundur qė ata t’i provonin masave se thėniet e Muhammedit pėr Fjalėn Hyjnore ishin thjesht trillime? A nuk ishte e mundur qė ata tė tregonin dhe emėrtonin burimin apo burimet njerėzore tė mėsimeve tė tij? Edhe disa nga kundėrshtarėt e tij tė cilėt nė fillim e mbėshtesnin kėtė hipotezė mė vonė ndėrruan mendje dhe e akuzuan si magjistar dhe i pushtuar nga e keqja.

    3.Muhammedi u ngrit mbi popullin e tij dhe pėrpara tyre u ekspozua ēdo aspekt i jetės sė tij, veēanėrisht nga hapja qė karakterizon jetėn fisnore nė shkretėtirė. Si mund tė besonin nė vėrtetėsinė e tij tėrė ata bashkėkohės, pėrfshi kėtu edhe gjithė ata tė afėrm tė cilt e njihnin mirė, n.q.s. ata do tė kishin ndonjė dyshim se ai po kėrkonte meritat pėr gjėra qė i kishte mėsuar nga disa mėsues tė tjerė?

    4.Cili mėsues mund t’i mėsonte Muhammedit njė besim tė plotė e koherent qė ktheu faqen e historisė? Pėrse nuk u ngrit ai apo ata (n.q.s. ka patur ndonjė) kundėr tė ashtuquajturit nxėnės i cili vazhdonte tė mėsonte dhe t’i injoronte ata nė tė njėjtėn kohė duke shpallur se mėsimet e tij vinin nga njė burim Hyjnor, siē ishte vetė Allahu?

    5.E si mundet qė disa nga bashkėkohėsit e tij kristianė dhe ēifutė u kthyen nė muslimanė dhe besuan nė vėrtetėsinė e tij, n.q.s. e dinin se ai kopjonte shkrimet e tyre tė shenjta apo po mėsonte nga priftėrinjtė ose rabinjtė e tyre?

    6.Kurani iu tregua Muhammedit nė njė periudhė prej 23 vjetėsh. Ku ishte pra ky mėsues njerėzor kaq misterioz dhe i padukshėm? Si mundet ta ketė fshehur ai kaq gjatė? Apo si mundi Muhammedi i cili ishte vazhdimisht i rrethuar nga pasues, si mundi ai tė vititonte fshehurazi kėtė apo kėta mėsues misteriozė pėr 23 vjet pa u kapur as edhe njė herė? (113)





    Shėnime
    (91) Filip K. Hiti, cit. fq.15.
    (92) Filip K. Hiti, cit. fq.16-17.
    (93) Richard Bell “Origjina e Islamit nė Mjedisin e Tij Kristian”: Leksionet Gurring nė Universitetin e Edinburgut 1925. (London: McMillan and Co. Ltd. 1962), fq.41.
    (94) Filip K. Hiti, cit. fq.17
    (95) Filip K. Hiti, cit. fq.18.
    (96) J. Christy Wilson “Duke Paraqitur Islamin” (New York: Friendship Press, 1950), fq.30-31.
    (97) Richard Bell, cit. fq.100.
    (98) Richard Bell, cit. fq.68-89.

    (99) Keneth Cragg cit. fq.74.
    (100) Keneth Cragg cit. fq.263.
    (101) H.A.R. Gibb cit.fq.263.
    (102) Lyndon P. Harries: “Islami nė Afrikėn Lindore” (London: Universities Mission of Central Africa 1954), fq.57.
    (103) R.A. Nikolson: Parathėnie nė pėrkthimin e Kuranit nga E. H. Palmer, fq. 9.
    (104) R.A. Nikolson Parathėnie, fq. 17.
    (105) Enciklopedia e Re Katolike, Vol. 7, fq.677.
    (106) ibid
    (107) Kurani 29:48
    (108) Kurani 16:103
    (109) Hafiz G.Sarvar
    (110) S.A.A. Maududi cit.2, fq.207.
    (111) Hafiz G. Sarvar cit.fq.51-59.
    (112) Xhemal A.Badawi, fq.17-19.
    (113) Xhemal A.Badawi, ibid.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Problemi i paralizmave ne Kuran dhe Bibel !?

    Duke u pėrpjekur tė tregojnė influencėn e traditave Judeo-Kristiane mbi Kuranin, disa studiues kanė nėnvizuar njė numėr paralelesh ndėrmjet Biblės dhe Kuranit. Domethėnia ėshtė se Muhammedi kishte studiuar qė mė parė shkrimet e shenjta dhe kishte zgjedhur apo huazuar ato pjesė tė cilat i dukeshin atij si mė tė pėrshtatshme, argumentet e mėposhtme e dobėsojnė tepėr kėtė teori.

    Sė pari, Muhammedi tha se Kurani erdhi nga Zoti dhe ne tashmė jemi munduar tė tregojmė se pėr arsye logjike, psikologjike dhe historike Muhammedi nuk mund ta ketė trilluar Kuranin.

    Sė Dyti, Muhammedi ishte analfabet. Si mund t'i ketė studiuar dhe zgjedhur ai ato pjesė nga shkrimet e mėparshme pa ditur shkrim e kėndim?

    Sė treti, Versioni i parė arab i Dhjatės sė Vjetėr doli 200 vjet pas vdekjes sė Muhammedit dhe versioni mė i vjetėr arabisht i Dhjatės sė Re doli 1000 vjetė pasi Muhammedi na kish lėnė.(114)

    Sė katėrti, ngjashmėria ndėrmjet 2 ngjarjeve apo librave nuk pėrbėn provė tė mjaftueshme qė tė tregojė se njėri ėshtė kopjuar nga tjetri apo mė i voni nga ai mė i hershmi. Qė tė dy mund tė jenė bazuar mbi njė burim tė tretė i cili ėshtė i njejtė. Ėshtė pikėrisht ky argument qė jepet edhe nga Kurani. Nė Bibėl ka pjesė qė mund tė kenė mbetur tė pacėnuara dhe n.q.s. burimi i kėtyre dy shkrimeve ėshtė Zoti, atėherė kjo do tė shpjegonte edhe egzistencėn e paraleleve ndėrmjet tyre.

    Sė pesti, njė shqyrtim i kujdesshėm i ty dy teksteve do tė tregonte se ideja e huazimeve ėshtė nė rastin mė tė mirė e pathemeltė.

    Le tė fillojmė me dallime themelore midis dy librave:

    Bibla nuk ėshtė njė libėr, por njė pėrmbledhje e tė paktėn 66 librave sipas versionit protestant, apo sipas versionit Roman-Katolik, Douay shkruar nga tė paktėn 40 autorė. Sė dyti, Bibla ėshtė njė pėrzierje e thėnjeve Hyjnore dhe komenteve njerėzore tė atyre qė erdhėn mė pas. Shih p.sh.Jeremian 8:8, Lukėn 1:1-4 dhe i Korintasve 7:25.

    Kurani nuk pėrmban komente tė tilla, madje dhe fjalėt e Profetit Muhammed nuk janė pjesė e Kuranit. Sė treti, nė Dhjtėn e Re tė katėr Ungjitė japin jetėn dhe misionin e Jezusit, Kurani nuk ėshtė njė biografi e Muhammedit shkruar nga pasuesit e tij. Sė katėrti, nė Bibėl gjen disa libra tė shkruar shumė vjet pasi kėta profetė kishin vdekur dhe jo nė gjuhėn e kėtyre profetėve, duke krijuar kėshtu njė numėr vėshtirėsish nė analizimin e tyre. I tėrė Kurani u shkrua gjatė jetės sė Profetit dhe u mėsua pėrmendėsh nga qindra njerėz nė gjuhėn origjinale. Sė pesti, tė katėr Ungjijtė kanonikė nuk ishin Ungjijtė e vetėm. Vendimi se ēfarė duhet tė jetė nė Bibėl dhe ēfarė jo iu la gjykimit njerėzor. Nė islam nuk u mbajt asnjė konferencė qė tė pėrcaktonte se cila Sure duhet tė jetė e cila tė mos jetė nė Kuran.
    Ideja se Kurani ka huazuar nga Bibla kundėrshtohet mė tej edhe nga egzistenca e dallimeve themelore nė besim qė i gjejmė nė dy tekstet. Kėto dallime janė:

    Koncepti Biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kuranit. Nė Biėl Zoti pėrshkruhet nė njė formė njerėzore. (115) Ai jepet si njė person i cili lodhet dhe ka nevojė pėr pushim. (116) Zoti ecėn nė kopėsht dhe njė njeri mund tė fshihet prej tij dhe pėr ta gjetur, Zotit i duhet ta kėrkojė. (117) Ashtu si njė njeri, Zoti jepet nė Bibėl sikur i vjen keq pėr disa nga vendimet e tij. Domethėnia e kėsaj ėshtė se Ai ose nuk mund t’i parashikonte pasojat, ose Ai ėshtė tekanjoz. (118) Ai jo vetėm qė ėshtė xheloz, por shpesh jepet si Perėndia e Izraelit. (119) Ashtu si njė njeri, Zoti ka hundė dhe jeton nė errėsirė tė plotė. (120) Madje nganjėherė ai ka nevojė edhe pėr udhėheqjen e njeriut. (121) Gjithashtu ai ka frikė nga fuqia dhe uniteti i njeriut. (122) Pėrshkrime tė tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kuran, por konsiderohen si sakrilegj ndaj madhėshtisė sė Zotit.

    Koncepti Biblik i profetėsisė ėshtė gjithashtu i ndryshėm nga ai i paraqitur nė Kuran. Ndėrsa Kurani i paraqet profetėt si model tė devotshmėrisė ndaj Zotit dhe tė drejtėsisė morale, shih pėr kėtė Kuranin 21:27 dhe 22:52, nė versionion Biblik pothuajse tė gjithė profetėt dalin si mėkatarė mė tė dalluar nė fushėn e besimit dhe qėndrimit moral. Disa nga kėto akte tė turpshme qė iu mvishen profetėve, pėrfshijnė adhurimin nga ana e Aaronit tė idhujve (123), prirjen e Solomonit drejt paganizmit (124) dhe kurthet dinake qė Jakobi i ngrinte tė atit Isakut. (125) Ose Abrahami pranoi tė bėnte njė martesė inēesti me Sarahnė, ose ai qe thjesht njė gėnjeshtar i paftyrė. (126)

    Profeti pijanec Lot kreu inēest me bijat e tij dhe madje thuhet se ai ua dorėzoi ato epsheve tė burrave tė Gomorrės dhe i ftoi tė bėnin me to ē’tė donin. (127) Profeti David jo vetėm qė gjente kėnaqėsi tek shihte tė tjerėt kur bėnin dashuri, por gjithashtu tradhėtoi tė shoqen me gruan e Uriahut, tė cilės i vrau edhe tė shoqin. (128) Juda kreu inēest me nusen e tė birit. Pereci dhe Zerahu tė cilėt janė rezultat i kėtij inēesti, nderohen si stėrgjyshėrit dhe stėrgjyshet e Jezusit. (129) Duket sikur Perėndia e bekon kėshtu Judėn pėr krimin e tij inēestuoz. Jezusi jepet sikur iu drejtua sė ėmės me kėto fjalė: “Grua, ēfarė tė duhet ty se ē’bėj dhe nuk bėj unė.” (130)

    Kurani nuk akuzon asnjė profet me akuzat e mėsipėrme.


    Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishmė dhe tė pėrtejmė nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. (131)
    Pėrveē dallimeve doktrinore kemi gjithashtu edhe dallime kryesore nė histori tė njejta si pėr Kuranin ashtu edhe pėr Biblėn. Si shembull po marrim historinė e Adamit dhe Evės. Ngjashmėritė ndėrmjet dy versioneve janė se tė dy librat thonė qė Adami dhe Eva ishin njerėzit e parė qė u krijuan, se ata jetonin nė njė kopėsht dhe u lejohej tė hanin frute nga ēdo pemė pėrveē njėrės. Ata ranė nėn tundimin e shejtanit (Satana) dhe hėngrėn nga kjo pemė, pas kėsaj ata u dėrguan pėr tė jetuar nė tokė.

    Mė poshtė janė dallimet kryesore ndėrmjet kėtyre dy rrėfimeve:

    1. Bibla thotė se kjo ishte pema e diturisė, Kurani nuk pėrmend diēka tė tillė. Sipas Kuranit njeriu ėshtė frymėzuar sė brendshmi pėr tė njohur tė mirėn dhe tė keqen dhe Adami ishte mėsuar rreth natyrės sė sendeve pėrpara mosbindjes sė tij. (132)

    2. Nė rrėfimin Biblik, peshėn e fajit e mban gruaja dhe Perėndia si dėnim ia shtoi agoninė e lindjes sė fėmijės. Nė Kuran nuk gjendet asnjė varg i cili tė sugjerojė apo nėnkuptojė se pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėtė faj e mban gruaja. Shtatėzėnia pėrshkruhet nė Kuran si diēka fisnike dhe e lavdėruar. (133)

    3. Nė Bibėl Eva tundohet nga Satana i cili kishte marrė formėn e njė gjarpri. Nė Kuran thuhet se Satana i tundoi tė dy dhe nuk pėrmendet qė ai tė ketė marrė formėn e ndonjė gjarpri, nepėrke, apo ēfarė. (134)

    4. Pas mosbindjes sė tyre Bibla nuk e pėrmend fare pendimin e Adamit dhe tė Evės ndėrsa nė Kuran kjo pikė theksohet shumė. Sipas Kuranit ata u penduan dhe Zoti i fali. (135)

    5. Bibla nėnkupton se ardhja e tyre pėr tė jetuar nė Tokė ishte njė farė dėnimi, ndėrsa Kurani thotė se ky ishte plani i Perėndisė, qysh pėrpra se Ai ti krijonte ata. (136)

    Dallimet e mėsipėrme kanė njė domethėnie mjaft serioze nga ana doktrinore. Pema Biblike e diturisė nėnkupton se pėrpara ngrėnies nga ajo pemė ai ishte i pėrkryer, por pas kryerjes sė kėtij akti natyra e tij ndryshoi. Sipas Kuranit, njeriu duke qenė njė pėrzierje e baltės (qė ėshtė burimi i dobėsisė sė tij) me shpirtin, ka qenė gjithmonė njė qenie e papėrkryer. Ndėrsa pėr kristianin problemi ėshtė se si ta fitojė pėrsosmėrinė e mėparshme me qėllim qė tė shpėtohet dhe tė kthehet nė parajsė, Kurani bėn tė ditur se njeriu mund tė gabojė, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njeriu tė mundohet sinqerisht pėr tė pėrmbushur urdhėrat e Perėndisė.

    Ndėrsa besimi kristian mund ta pranojė doktrinėn e natyrės mėkatare, Kurani thotė se ēdo fėmijė lind i pastėr dhe ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr veprat e tij mė pas. Pėr shkak tė natyrės mėkatare tė njeriut, bashkimi me Perėndinė do tė kėrkojė gjakderdhje, Kurani thotė se Perėndia nuk kėrkon gjakderdhje pėr tė falur. Edhe ideja se pėrgjegjėse pėr rėnien e njeriut ėshtė gruaja, ka influencuar nė pozitėn e statusin e gruas nė shoqėri.

    Dallime kryesore gjejmė edhe nė historitė e Ibrahimit, Ismailit dhe Isakut, Musait dhe Isait.(137) Ideja se Kurani ka huazuar shumė pjesė nga Bibla ėshtė padyshim e gabuar. Nė tė vėrtetė edhe ata studiues tė cilėt shpallin teorinė e huazimeve siē ėshtė Filip Hiti, nxitojnė tė shtojnė se ngjasimet nuk janė garanci pėr tė nxjerė konkluzionin e huazimit apo tė citimit, apo se ai nuk ishte njė imitues i thjeshtė.(138) Domethėnia e kėsaj ėshtė se Muhammedi e kishte kuptuar plotėsisht Biblėn, e kishte bėrė atė tė tijėn, mė pas ai e redaktoi sė tepėrmi dhe rikrijoi me fjalėt e tij. Riēard Belli i cili mundohet aq shumė qė tė provojė ndėrvarjen e drejtpėrdrejtė tė Muhammedit nga Bibla, insiston gjithashtu se ai nuk kishte njė njohje tė vėrtetė me vetė Biblėn.(139) Keneth Kreg gjithashtu thotė se Muhammedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejtė nga secia Dhjatė.(140)

    Teoria e huazimeve dobėsohet mė tej nga prania nė Kuran e historive dhe detajeve tė cilat mungojnė nė Bibėl. Rrėfimet mbi popullin e Ad-it dhe Thamud-it dhe mbi profetėt e tyre Hudin dhe Salihun qė nuk pėrmenden nė Bibėl. Disa detaje tė Kuranit tė cilat nuk i gjejmė nė Bibėl pėrfshijnė bisedėn qė profeti Nuh (Noa) pati me tė birin e tij pėrpara pėrmbytjes, bisedėn ndėrmjet Abrahamit dhe atit tė tij dhe ndėrmjet Abrahamit dhe sundimtarit tiran (Nemrud), arratisjen e mrekullueshme tė Abrahamit nga zjarri dhe mrekullinė e ringjalljes qė ia dėrgoi Perėndia kur ktheu nė jetė zogjtė e ngordhur, therrjen e lopės nga Moisiu me qėllim qė tė ringjallte tė vrarin i cili pėrmendi emrin e vrasėsit. Tė gjitha kėto mungojnė nė Bibėl dhe po kėshtu mungon edhe biseda ndėrmjet Moisiut dhe izraelitėve se cila kafshė duhej flijuar. Nuk gjejmė nė Bibėl as fjalėn e mrekullueshme tė Jezusit nė djep, zogun qė ai krijoi nga balta dhe ushqimin e mrekullueshėm qė Allahu ia dha Merjemes.(141)

    Nė qoftė se Kurani ishte kryesisht por jo plotėsisht i ndėrvarur nga tradita ēifute dhe kristiane, atėhetė nga i morri Muhammedi kaq shumė detaje qė nuk i gjejmė nė Bibėl! Nėn titullin ‘Kristianizmi nė Arabi”, Enciklopedia e Re Katolike thotė se gjatė kohės kur jetoi Profeti, Hejazi nuk ishte prekur nga predikimet kristiane. Ndaj nuk mund tė presim qė nė kėtė kohė tė gjejmė aty njė kishė kristiane tė organizuar.(142)

    Disa studiues sugjerojnė se ndoshta Muhammedi u mbėshtet nė burime gojore dhe pėr kėtė japin si dėshmi ngatėrresėn nė Kuran ndėrmjet Merjemės (Marisė), nėnės sė Isait (Jezusit) dhe Miriamit, motrės sė Harunit (Aaronit). Baza e kėsaj akuze ėshtė vargu i cili shprehet me kėto fjalė drejtuar Merjemes, nėnės sė Isait:

    “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme.” (143)

    Kjo hipotezė ėsjtė e gabuar, pasi nuk merr parasysh veēoritė gjuhėsore tė arabishtes dhe kontekstin e vargut. Nė arabisht fjala “akhun” apo “ukhtun” ka dy kuptime: 1.vėlla apo motėr nė gjak dhe 2. vėllazėri fisnore apo besimi. Vargu i mėsipėrm ka pėrdorur fjalėn e “ukhtun” nė kuptimin e dytė. Kjo nuk ėshtė e pazakontė pėr Kuranin i cili edhe mė parė pėrdor shprehje tė njėjta idiomatike. Nė kapitullin 11 profeti Lut (Lot) iu drejtohet grave tė fisit tė tij si “bijat e mija” nė kapitullin 7 vargjet 65:73 dhe 85, profetėt Hud, Salih dhe Shuajb quhen vėllezėr tė fiseve tė tyre pėrkatėse. Populli i Lutit pėrmendet nė kapitullin 50 vargu 13, si vėllazėria e Lutit. Pėrveē fjalės “banatii”, qė do tė thotė “bijat e mija”, nė 11:78 tė gjitha rastet e tjera pėrdorin fjalėn “akhun” qė do tė thotė “vėlla”. Fjalėt o motėr e Harunit janė pėrdorur gjithashtu idiomatikisht nė sensin e lidhjeve farefisnore dhe jo familjare. Nė Ungjillin e Lukės p.sh. Elisabeta, gruaja e Zakarisė quhet si njė nga “bijat bijat e Aaronit” (144) me po kėtė kuptim farefisnie. Sė dyti, konteksti i vargut i heq tė gjitha dyshimet mbi kuptimin e fjalėve “O motėr e Harunit”. Kjo thirrje u bė kur Merjemja shkoi tek njerėzit e saj duke mbajtur nė krah Isain foshnje.Ndersa Haruni ne kete ajet nuk eshte vellai i Musait a.s por tradita hebreje ishte se u vendosnin njerzve emrat e profeteve te koeheve te kaluara dhe kjo eshte shpjegim nga tefsiri i Kuranit.

    Habia e njerėzve nuk njihte kufi. Megjithatė ata ishin tė pėrgatitur tė mendonin mė tė keqen pėr tė, pasi ajo kishte disa kohė qė ishte larguar nga tė afėrmit e saj. Po ja tani kthehej duke mbajtur paturpėsisht nė krah njė foshnjė. Ajo e kishte turpėruar shtėpinė e Harunit (Aaronit), burimin e devotshmėrisė ndaj Zotit. Motėr a Harunit: Merjemės i kujtojnė vargun e saj tė lartė dhe moralin e jashtėzakonshėm tė tė jėmės dhe tė jatit. Si ka mundėsi, thanė ata, qė ajo u rrėzua dhe e turpėroi emrin e prindėrve tė saj?(145)

    Kėto arsye tregojnė se thirrja “O motėr e Harunit” nuk mund tė merret si provė e mjaftueshme qė Kurani rrjedh nga burime gojore. E po kėshtu s’mund tė pranohet e ashtuquajtura ngatėrresė pėr emrin e Hamanit.(146)

    Sė treti, Kurani e mbron vet vehten. Burimet ēifute, kristiane apo pagane “mund tė jenė tė kujtdo por jo tė Zotit”. Kurani thotė nė 4:82 se nė tė nuk gjenden askurrfarė kontradiktash. Meqė nuk provohet e kundėrta e kėsaj qė thuhet nė Kuran, tė gjitha insinuatat e kėtij lloji nuk kanė asnjė vlerė. Sepse nė analizėn e fundit nuk do tė ketė rėndėsi se ēfarė akuzash u ngritėn ose jo mbi personin, karakterin dhe qėllimet e profetit. Vėrtetėsia dhe autenticiteti i kushtrimit tė tij mund tė mohohet vetėm n.q.s. provohet si i gėnjeshtėrt mesazhi qė ai e solli me vete. Sfida qė lėshon ky mesazh ėshtė e hapur dhe e pėrjetshme. Ēdo sulm mbi personin e lajmėtarit ėshtė anėsor dhe anashkalon thelbin e ēėshtjes. Ēdo kritik serioz i Kuranit duhet tė shtrojė gabimin dhe mė pas tė japė arsyet pėrse ky ėshtė njė gabim. Ēdo metodė tjetėr do tė ishte vetėm njė hipotezė mbi mundėsinė e njė gabimi.

    Deri tani kemi studiuar dy mundėsitė e para logjike pėrsa i pėrket autorėsisė sė Kuranit. Jemi munduar tė tregojmė vėshtirėsitė qė paraqet mohimi i asaj se Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore. Kėto vėshtirėsi, nė plan tė parė, nuk citojnė se Kurani ėshtė Fjalė e Perėndisė. Ato tregojnė se Muhammedi nuk ishte autor i Kuranit dhe se Kurani nuk u krijua mbi bazėn e burimeve gojore Judo-kristiane.

    Referenca
    (115) Nuk kemi asnjė provė se Muhammedi pati mundėsi ti njihte shkrimet e Shenjta... Duhet tė kemi gjithashtu parasysh, se nuk kemi asnjė gjurmė pėr egzistencėn e teksteve arabisht tė Dhjtės sė Vjetėr e tė Re pėrpara ardhjes sė Muhammedit. Versioni mė i hershėm arabisht i Dhjtės sė Vjetėr qė e kemi ėshtė ai i R. Saadias Gaon, viti 900, ndėrsa versioni mė i vjetėr arabisht i Dhjatės sė Re ėshtė ai i botuar nga Erfenivsi mė 1616, fq.515-516.
    (116) Zanafilla 2:2, Zanafilla 2:3, 20:11. Pėr tendencėn e Tij pėr tė harruar, shih Zanafilla 8:1 dhe Eksodin 2:24. Krahaso me Kuranin 1:255.
    (117) Zanafilla 3:8-11. Krahasoje me Kuran 2:115, 6:3.
    (118) Zanafilla 6:6, Gjykatėsit 2:18 dhe Eksodi 32:14. Krahaso me Kuranin 2:255 dhe 6:59.
    (119) Eksodi 34:14 dhe Eksodi 20:5. Askund nė Kuran nuk pėrshkruhet Perėndia si Perėndia e Kurejshitėve, Perėndia i Arabėve apo Perėndia i Muslimanėve. Shih Kuran 1:1, 4:79.
    (120) 2 Samuelit 22:9-15, libri i parė i Mbretėrve 8:12 dhe Numrat 11:25. Krahaso me Kuranin 42:11.
    (121) Eksodi 12:13.
    (122) Zanafilla 11:5-9, Zanafilla 3:22-24. Nė fakt sipas Biblės, Jakobi e kishte fituar ndeshjen e mundjes. Shih Zanafilla 32:24-29.
    (123) Eksodi 32:1-20
    (124) Libri i Parė i Mbretėrve 11:4.
    (125) Zanafilla 27:16.
    (126) Zanafilla 12:10-20 dhe 20:2-18.
    (127) Zanafilla 19:30-38 dhe Zanafilla 19:8.
    (128) Libri i Dytė i Samuelit 11:2-5, 11:15-18.
    (129) Zanafilla 38:16-18 dhe Mateu 1:3.
    (130) Gjoni 2:4.

    (131) Pėr njė diskutim tė detajuar rreth kėtyre ēėshtjeve referojuni librit tė G.Miller “Kristianizmi Misiona”, fq.1-38.
    (132) Zanafilla 2:16-17, Krahaso me Kuran 91:77-8, 2:31-33.
    (133) Zanafilla 3:12-17, krahaso me Kuran 29:8, 46:15.
    (134) Zanafilla 3:1-7, krahaso me Kuran 2:36, 7:20.
    (135) Kuran 2:37, 7:23.
    (136) Zanafilla 3:17-19, krahaso me Kuran 2:30.
    (137) Pėr njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ngjashmėrive dhe dallimeve tė kėtyre verzioneve shih Ali M. R. Muhajir “Mėsime nga Tregimet e Kuranit” (Lahore: Sh. Muhamad Ashraf 1968).
    (138) Filip K. Hiti, cit.fq.17, 18.
    (139) Richard Bell, cit.fq.112.
    (140) Keneth Cragg, cit.fq.74.
    (141) Kuran 11:32, 43:19, 21:57, 2:258, 21:69, 2:260, 3:46, 3:49 dhe 3:37.
    (142) Enciklopedia e Re Katolike, vol.1, fq.721-722.
    (143) Kuran, 19:28.
    (144) Luka, 1 5.
    (145) Abdullah J. Ali “Kurani i Shenjtė”, shpjegime nr.3331. Pėr njė pėrgėnjeshtrim mė tė hollėsishėm mbi Al-Khidrin dhe Karnainin shih S:A:A: Maududin “Kuptimi i Kuranit”, jesa 7, fq.35-49.
    (146) G. Miller, cit.fq.30.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Teoria e Fjalės sė Shenjtė

    Kemi vėnė re edhe mė parė thėnien e Kuranit qė shprehet se edhe tė gjithė pėrpjekjet e bashkuara tė njerėzimit e kanė tė pamundur tė krijojnė njė tė ngjajshėm me tė. Njė shqyrtim mė i thellė i pėrmbajtjes sė Kuranit nėn dritėn e shkencės moderne duket se e mbėshtet kėtė thėnie. Kjo demonstrohet nga Dr. Maurice Bucaille, njė studiues katolik francez nė veprėn e tij “Bibla Kurani dhe Shkenca”. Kjo thėnie pėrforcohet mė tej nga formati i habitshėm i Kuranit.

    G. Miller thotė:

    Pėrsa i pėrket numrit tė mrekullive dhe aspekteve tė habitshme qė gjejmė nė ndėrtimin e Kuranit, ato janė tė shumta dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja ato janė tė nevojshme. Me njė fjalė, vendosja e fajlėve nė Kuran ėshtė e domosdoshme dhe nuk ka asgjė tė tepėrt, gjė qė mund tė bėnte tė mundur praninė e gabimeve.(147)

    Duke krahasuar Kuranin dhe Biblėn nėn dritėn e shkencės moderne do tė pėrmendim krijimin e botės dhe stadet e kėtij krijimi, datėn e krijimit tė botės dhe datėn e shfaqjes sė njeriut mbi Tokė, pėrshkrimin e pėrmbytjes dhe tė ikjes.

    1). Nė Bibėl, Gjeneza (Zanafilla) 1:3-5, thuhet se nata dhe dita u krijuan nė ditėn e parė. Drita qė qarkullon nė Univers, ėshtė rezultat i reaksioneve komplekse qė zhvillohen nė yje, tė cilėt sipas Biblės u krijuan nė ditėn e katėrt. Ėshtė e palogjikshme tė thuash se pasoja (drita) u krijua nė ditėn e parė dhe shkaku i kėsaj drite u krijua 3 ditė mė vonė, (pėr mė tepėr) prania e mbrėmjes dhe mėngjesit si element tė njė drite tė vetme ėshtė e pameritueshme pa krijimin e Tokės dhe rrotullimin e saj pėrreth Diellit.(148) Nė Kuran nuk jepen sekuenca tė tilla.

    2). Nė librin e Gjenezės (Zanafillės) 1:9-13 mėsojmė se tė gjithė bimėt, pemėt e farėrat u krijuan ditėn e tretė. Ajo ēka ėshtė plotėsisht e pabazuar ėshtė fakti se si mund tė shfaqej pėrpara e kzistencės sė Diellit (nė Zanafillė Dielli shfaqet vetėm ditėn e katėrt) njė bimėsi e organizuar nė shkallėn mė tė lartė, qė e kryente riprodhimin pėrmes farėrave. Si mund tė ekzistonte njė bimėsi e tillė pa vendosjen e natės dhe ditės.(149) Pėrsėri Kurani nuk bėn njė pėrshkrim tė tillė.

    3). Nė Gjenezė 1:14-19 thuhet se nė ditėn e katėrt u krijua Dielli, Hėna dhe yjet. Siē e dimė Toka dhe Hėna lindėn nga ylli i tyre pėrkatės, nga Dielli. Tė thuash se Dielli dhe Hėna lindėn pas krijimit tė Tokės do tė thotė tė kundėrshtosh idetė mė tė qėndrueshme mbi krijimin e sistemit diellor.(150) Bucaile numėron edhe njė varg mospėrputhjesh tjera. Sipas Biblės, krijimi i Universit ndodhi nė 6 ditė. Duket se gjatėsia e njė dite ishte 24 orė pasi Perėndia e bėri tė shtunėn Pushim.(151)

    Nė Kuran vargjet qė pėrfshijnė krijimin e qiellit dhe Tokės janė 79:27-33, 21:11, 2:29, 23:17, 71:15-16, 78:12-13, 32:4, 50:38 dhe 25:59. Kurani p.sh. thotė mbi krijimin e Universit kėto fjalė 21:30

    “A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi, a nuk besojnė?”

    Nė Suren 41, vargu 11, Kurani thotė

    “Mandej e mėsyen qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė) dhe atij e edhe tokės i tha ...”


    Referenca
    (147) G. Miller, cit.fq.30.
    (148) Maurice Bucaille “Bibla Kurani dhe Shkenca: Shkrimet e Shenjta Shqyrtuar nė Dritėn e Diturisė Moderne” (Paris: Seghers, 1981), fq.43. Tė gjithė referncat e tjera tė kėsaj faqeje janė nga ky botim.
    (149) Maurice Bucaille op.cit.fq.44.
    (150) Maurice Bucaille ibid.
    (151) Sabathi nė hebraisht do tė thotė pushim. Shih Kuran 50 38.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Te thena shkencore


    Ndėrsa e vendosim Kuranin kundrejt zbulimeve shkencore moderne, nuk mund tė lėmė pa theksuar pikat e mėposhtme:

    1. Duhet tė dimė se krijimi i trupave qiellorė dhe Tokės, siē shpjegohet nė vargjet 9-12 tė Sures 41, kėrkonte dy faza. Nė qoftė se marrim Diellin dhe nėn produktin e tij Tokėn si shembull (i vetmi shembull qė kemi tani pėr tani) shkenca na informon se krijimi i tyre ndodhi si rezultat i procesit tė kondensimit tė mjegullnajės fillestare dhe mė pas tė shpėrndarjes sė saj. Pikėrisht njė fakt tė tillė e shpreh qartė edhe Kurani kur i referohet atij procesi qė krijoi njė fuzion dhe mė pas njė ndarje nga pluhuri qiellor. Kemi pra njė pėrputhje tė plotė ndėrmjet fakteve tė Kuranit dhe atyre tė shkencės.

    2. Shkenca tregon ndėrlidhjen e kėtyre dy stadeve nė krijimin e njė ylli (si Dielli) dhe tė satelitit tė tij (si Toka). Njė ndėrlidhje e tillė sigurisht qė ėshtė mjaft evidente edhe nė tekstin e Kuranit.

    3. Egzistenca nė njė stad tė hershėm tė Universit tė atij “tymi” qiellor, qė do tė thotė njė gjendje kryesisht e gaztė, korrespondon me konceptin e mjegullnajės fillestare qė shtrohet nga shkenca moderne.

    4. Egzistenca e qiejve tė tjerė siē shprehet nė Kuran nė Suren 7, kuptimin e sė cilės e kemi diskutuar, konfirmohet me shkenca moderne nė bazė tė vėzhgimeve qė ekspertėt i kanė bėrė sistemit galaktit dhe pafundėsisė sė tij.

    5. Prania e njė krijimi tė ndėrmjetėm midis qiejve dhe Tokės siē shprehet nė Kuran, mund tė krahasohet me zbulimin e atyre urave lidhėse midis materialeve qė gjenden jashtė sistemeve astronomiketė organizuara.(152)

    Ajo qė ia vlen tė pėrmendet kėtu ėshtė se si mundi Muhammedi qė jetoi nė njė shkretėtirė arabe 1400 vjetėv mė parė, ta redaktonte pėrshkrimin Biblik deri nė atė masė sa qė tė hiqte prej tij tė gjitha ato thėnie tė pasakta shkencore dhe me iniciativėn e tij tė shtonte tjera qė shkenca i ka provuar si tė vėrteta vetėm kohėt e fundit.

    Njė fushė tjetėr krahasimi ėshtė data e shfaqjes sė njeriut nė Tokė. Duke pėrdorur tė dhėnat gjenealogjike qė gjenden nė kapitujt 4,5,11,21 dhe 25 tė Zanafillės, mund tė shohim se Abrahami u lind 1948 vjet pas Adamit. Koha qė ndan Jezusin nga Abrahami ėshtė afėrsisht 1800 vjet dhe koha qė ndan Jezusin nga Adami ėshtė 5800 vjet. Ky vlerėsim nuk mund tė mohohet se ėshtė i gabuar. Origjina e kėsaj pasaktėsie rrjedh nga gabimet qė ka nė Bibėl nė periudhėn Adam-Abraham. Sot gjenden fakte tė mjaftueshme tė grumbulluara nga gėrmimet antropologjike dhe arkeologjike, qė datojnė kohėn e egzistencės sė njeriut tė parė nė Tokė nė dhjetėra- mijėra vjet. Ndaj tė dhėnat numerike qė jepen nė librin e Zanafillės nuk pėrputhen me faktet e shkencės moderne. Kurani nuk pėrmend asnjė fakt tė tillė, ndaj prej tij nuk rrjedh asnjė lloj pasaktėsie.


    Shėnim
    (152) Maurice Bucaille cit.153


    Vijon ...
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    A janė xhindėt apo djalli autorėt e vėrtetė tė Kur’anit?

    Kur lexojmė ajetet e Kur’anit nė vijim, do ta kemi shumė tė thjeshtė t’i pėrgjigjemi negativisht pyetjes tė lartpėrmendur:
    Thuaj: “Mua mė shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: “Ne kemi dėgjuar njė Kur’an qė mahnit, qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do t’ia shoqėrojmė mė askė”. (Xhinn 1-2)
    Shtrohet pyetja: A ėshtė e mundur qė ata vetė ta kenė shkruar kėtė libėr e njėkohsisht tė mahnitėn prej veprės sė tyre nė kėtė mėnyrė dhe pėr mė tepėr tė shkojnė te populli i tyre dhe tė thirrėn tė besojnė nė njėsin e Allahut? Pastaj vėreni se si kontaktuan ky grup me popullin e tyre, pas dėgjimit tė Kuranit:
    Thanė: “O populli ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė rrugėn drejtė!” O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsit tė All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton prej njė dėnimi plot vuajtje”. (Ahkaf 30-31) Nė kėtė citat poashtu njė shprehje e tyre “Ne dėgjuam njė libėr tė shpallur”, nėse janė xhinėt autorė tė Kur’anit pse nuk thanė: “Ja libri qė shkruam e vetėmshpallėm”! Dallim i madh nė mes dy shprehjeve, pėr ata qė mendojnė dhe drejt logjikojnė?!
    Disa studiues kanė sygjeruar se ndoshta autorė i Kur’anit ka qenė Djalli. Dobėsia e kėsaj hipoteze duket nė fjaktin se Kur’ani, jo vetėm qė e mallkon djallin dhe e deklaron atė armikun mė tė madh tė njerėzve,

    Djalli ėshtė armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thėrret atė grupin e vet, vetėm pėr t'i bėrė banues tė zjarrit.(35;6)
    2:208.O besimtarė! Pranojeni Islamin me tė gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmėve tė djallit, se ai ėshtė armiku juaj i pėrbetuar.


    Por Kurani urdhėron se para leximit tė Kur’anit njeriu duhet sė pari tė kėrkojė mbrojtje nga djalli tek Allahu xh.sh. :
    “Kur tė lexosh Kur’anin kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar”. (Nahl 98) (27)
    Po ashtu nė Kur’an thuhet nė hapje tė librit: “Me ndihmėn e Allahut mbrohem prej dėmit tė djallit tė mallkuar”.

    Nė qoftėse djalli ėshtė autorė i kėtij libri, kėtu ai e ka demaskuar vetveten.Gje e cila tregon se djalli nuk eshte Autor i Kuranit.Nese djalli do te ishte autor i Kuranit, teksti i Kuranit do te ftonte ne adhurimin e krijesave dhe jo ne adhurimin e Zotit.Do te ftonte ne mos zbatimin e ligjeve te Zotit dhe jo ne zbatimin e tyre.Pothuajse 1/3 e Kuranit fton per ne Monoteizem dhe largim nga idhujtaria.Pjesa tjeter jane dispozita dhe ligje te Zotit dhe historite e profeteve.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Xhemis edhe kete e bere Me fshive Postimin? ahahahahahahahaha,,,,Je i pa pare vella Bravo Bjeri Xhemis Bjeri si e bie Bukur
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Citim Postuar mė parė nga lace Lexo Postimin
    Xhemis edhe kete e bere Me fshive Postimin? ahahahahahahahaha,,,,Je i pa pare vella Bravo Bjeri Xhemis Bjeri si e bie Bukur
    Mos u zgerdhi kot, merr lexo cfare kam shkruajtur se nuk fshij une postet.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  17. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Kush t'i kete fshire valle, dora e Allahut??!!
    Jeni te tmerruar nga e verteta, mjere ju uritha ....!!!
    Jarigas

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Mos u zgerdhi kot, merr lexo cfare kam shkruajtur se nuk fshij une postet.
    C'fare po thua? ti po me imponon qe te lexoj ato qe shkruan ti? nderkohe qe postimi ime eshte fshire? kjo eshte apsurditet i vtive 630 pas krishtit

    Nqs se nuk je ti ai qe i ka fshire,kush i ka fshire? ku eshte postimi ime ketu? qe kisha bere poponenc per ate cka ti ke shkruajtur se Muhamedi nuk kishte qellim interesin personal dhe lavdine: ja c'fare kisha thene une ,,se muhamedi kishte per qellim pasurine dhe lavdine kete e vertetojne keto ajtet:

    ENFALE: 65 O pjekamber! Nxiti besimtaret per lufte.Nese jane prej jush njezet te durueshem,(trim ate fuqishem),do ti mundni dyqind,e nese jane njeqind,do ti mundni njemije,sish qe nuk besuan,per shkak se ata jane njeres qe nuk kuptojne (pse luftojne).
    ENFALE :67 per asnje pejgamber nuk qe me vend te kete rober derisa te kete dermuar me lufte (Armikun) ne toke.
    ENFALE: 1 Te pyesin ty (Muhamed)per placken e( fituar ne lufte) Thuaj:”Placka(menyra e ndarjes se saje) eshte ceshtje qe I takon Allahut dhe te derguarit,Prandaj kini frike Allahun,permiresoni gjendjen e unitetin tuajdhe nese jeni besimtare,respektone Allahun dhe te derguarin e tije.
    Thirjet per lufte ne Suren ENFALE qe nga 1 dhe vazhdojne: 7,12,13,39,43


    ENFALE:41 Ju (Besimtare) ta dini se nje e pesta e asaj qe e fituat nga donje send, I takon (perkujtuesve te) Allahut,te derguarit te tije,te afermeve te tije(te derguarit) jetimeve,nevojtareve,dhe atyre ne megrim,(Ky eshte percaktim i Zotit) nese i keni besuar Allahun,dhe ate (Kur’anin) qe ia zbritem robit tone (Muhamedit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lace : 16-10-2015 mė 12:42
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •