Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Moisiu – Jezui – Muhammedi a.s

    Alija Izetbejgoviē

    Kėtu dhe tani

    Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit, a.s. Historia e Islamit pas Muhammedit (historia e Islamit nė kuptim tė ngushtė), s’mund tė kuptohet krejtėsisht pa parahistorinė e Islamit dhe veēanėrisht pa pjesėn e fundit tė saj qė pėrfshin periudhėn e judaizmit dhe tė krishterimit. Roli i kėtyre tri religjioneve tė shpallura ėshtė tejet i madh. Pėrmes tyre njeriu u bė pika qendrore e historisė dhe mėsoi ta vėshtrojė botėn, pėrkatėsisht njerėzimin, si tėrėsi. Pėrmes tyre ai njohu madhėshtinė e jetės sė jashtme e tė brendshme, tė progresit tė jashtėm e tė brendshėm, marrėdhėnien e tyre tė ndėrsjellė dhe kufijtė e tyre. Suksesi dhe mossuksesi historik i judaizmit e i krishterimit paraqet pėrvojėn vendimtare islamike tė njerėzimit. Moisiu, Jezui dhe Muhammedi personifikojnė tri aspiratat tė vetė fillimit prej tė cilave nė instancėn e fundit pėrmblidhet ēdo gjė njerėzore. Judaizmi nė mes tė religjioneve paraqet “tendencėn e majtė” tė kėsaj bote. Nga kjo tendencė rrjedhin pastaj tė gjitha teoritė e frymės judaike qė predikojnė perspektivėn e parajsės tokėsore. Libri i Jovit ėshtė ėndrra pėr drejtėsinė qė do tė duhej tė realizohej qė kėtu, nė tokė. Jo nė pėrjetėsi, por kėtu dhe tani.

    Hebrenjtė nuk e pranuan kurrė tėrėsisht idenė e pėrjetėsisė. Sadukeasit [1] e refuzonin edhe nė kohėn e Krishtit. Maimonidesi, mendimtari mė i shquar hebraik i Mesjetės, pohonte se pėrjetėsia ėshtė impersonale (qė ėshtė pak mė pak se mohimi i vetė idesė sė pėrjetėsisė).

    Hebreu tjetėr i madh, Benedikt Spinoza, vete mė tej dhe thotė se Dhjata e Vjetėr nuk thotė asgjė pėr pėrjetėsinė. Renani dhe pas tij edhe Berdjajevi, me tė drejtė konstatuan se hebrenjtė s’kanė mundur ta pranojnė idenė e pėrjetėsisė, meqė ishte inkompatibile sė brendshmi me imazhin e tyre tė botės, qė ėshtė gjithmonė imazh tokėsor. Hasdai Kreskasi mėson se materia ėshtė trupi i Zotit. “Populli hebraik s’e kish tė njohur idenė e lirisė indivudale dhe tė fajit individual” – shkruan Berdjajevi. Nė shembullin e Spinozės mund tė pėrcillet qartė lindja e filozofisė sė re materialiste nė kuadėr tė judaizmit ose nė burimet e traditės hebraike, tek esenca religjioze mbetet tejet e hollė dhe e cekėt nė raport me pėrmbajtjen nacionale, politike dhe botėrore – situate tėrėsisht e anasjelltė me krishterimin. Spinoza dėshmon domosdoshmėrinė e pacenueshme nė botė. Dhe nė shkrimet e tij teologjike mund tė zėvendėsohet gjithkund nocioni “Zot” me “Natyrė” dhe pėr kėtė vetė ai jep udhėzime. Duke flakur ēdo gjė personale, individuale, tė vullnetit, madje edhe tė vetėdijshme nga nocioni i Zotit, kėto dy nocione ai i ofron ndėrmjet tyre. Edhe pėrkundėr ekskomunikimit, Spinoza ėshtė hebre autentik.2

    Mbretėria hyjnore, qė hebrenjtė e paralajmėronin para shfaqjes sė Krishtit, pritej nė tokė, jo nė qiell si krishterėt. Nė literaturėn apokaliptike hebraike himnizohet Mesia – hakmarrėsi, ekzekutuesi i drejtėsisė. Hebrenjtė nga Mesia pritnin tė jetė, jo profet qė vuan dhe pėson, por hero kombėtar, mbret i tokės qė do tė vendosė pushtetin e popullit tė zgjedhur. Bota tek tė drejtit janė tė pafat – ėshtė e pakuptim. Ky ėshtė qėndrimi themelor i drejtėsisė hebraike dhe i ēdo drejtėsie “sociale”. Ideja e parajsės kėtu, nė tokė, nė esencė ėshtė mendim hebraik dhe ėshtė e kėtillė jo vetėm pėr nga natyra, por edhe pėr nga origjina.

    “Kallėpi ēifut pėr historinė, tė shkuarėn e tė ardhmen, pėrbėhet nga thirrja e fuqishme drejtuar robėrve dhe tė mjerėve tė tė gjitha kohėve. (Shėn Augustini kėtė kallėp ia pėrshtati krishterimit, Marksi socializmit)”. (B. Russel, Historia e filozofisė perėndimore). Tė gjitha revolucionet, utopitė, socializmat dhe idetė e tjera qė propagandojnė “parajsėn nė tokė” nė thelb janė biblike, ēifute.

    Ideja masone pėr rilindjen etike tė njerėzimit mbi baza shkencore ėshtė pozitiviste dhe – ēifute. Do tė ishte me interes tė hulumtohen lidhjet e brendshme dhe tė jashtme ndėrmjet pozitivizmit, masonerisė dhe judaizmit. Do tė gjendeshin jo vetėm lidhje e ndikime shpirtėrore, por edhe fare konkrete.

    Historia e judaizmit ėshtė historia e zhvillimit botėror ekonomik (tregtar). Sombarti shkroi njė vepėr tė rėndėsishme pėr kėtė.3 Nė fillet e saj shkencėn atomike e quanin “shkencė ēifute”. Me po aq tė drejtė do ta quanim me kėtė emėr ekonominė politike. Sido me qenė, fakti se emrat mė tė mėdhenj tė fizikės atomike, tė ekonomisė politike dhe tė ideve socialiste ishin pothuaj me listė hebrenj s’ėshtė fare I rastit. Hebrenjtė nuk marrin pjesė gjithnjė nė kulturė, por gjithnjė marrin pjesė nė civilizim. Shfaqja e tyre mund tė pėrcillet si shpėrngulje nga njė civilizim qė perėndon nė njė civilizim qė lind. Kjo pėrsėritet edhe nė historinė e Perėndimit. “Gjatė gjithė Mesjetės ēifutėt praktikisht nuk patėn kurrfarė ndikimi nė kulturėn e vendeve tė krishtera” – konstaton

    [4] Nė momentin kur nė njė kulturė qyteti ngadhėnjen fshatin pėrfundimisht, shfaqen ēifutėt. Ata mund tė jetojnė dhe tė mendojnė vetėm nė konceptet e qytetit. Ēdo qytet mė i rėndėsishėm ka njohur kolonitė ēifute. Tiri, Sidoni, Antiokia, Jerusalemi, Aleksandria, Kartagjena dhe Roma nė epokėn e vjetėr; Kordova, Granada, Toledo dhe Sevilja nė Spanjėn muslimane; Amsterdami, Venediku dhe Marseji nė fillim tė kohės sė re, kurse sot tė gjitha qendrat e mėdha botėrore, veēan ato amerikane – kjo ėshtė historia e judaizmit. Ka diē nga simbolika kur pikėrisht hebrenjtė e financojnė projektin e Kolombit dhe madje marrin pjesė drejtpėrdrejt nė zbulimin e njė bote, qė fillon tė jetojė civilizimin qė nga fillimi i vet (ka njė tezė tė
    fortė se madje vetė Kolombi ishte ēifut), kurse gjiri i “kohės mė tė re atomike” ėshtė gjithashtu njė ēifut – Einsteini. Nė tė gjitha rastet ēifutėt ishin bartės tė progresit tė jashtėm, siē ishin tė krishterėt bartės tė progresit tė brendshėm.



    Religjioni i pastėr

    Materializmi (ose pozitivizmi) hebraik ia ktheu vetėdijen njeriut nė drejtim tė botės dhe pėrgjatė tėrė historisė e nxiti interesin e tij ndaj realitetit tė jashtėm. Krishterimi shpirtin njerėzor ia drejtoi vetvetes. Realizmi i theksuar i Dhjatės sė Vjetėr mund tė tejkalohej me njė idealizėm po aq tė theksuar tė Dhjatės sė Re. Bashkimin e kėtyre dy kėrkesave nė njė do ta bėjė Islami me Muhammedin. Por kjo do tė ngjajė diēka mė vonė.

    Sipas krishterimit, aspiratat njerėzore dhe energjia nuk duhet tė thehen nė dy drejtime tė kundėrta: kah qielli dhe kah toka. “Askush s’mund t’u shėrbejė dy padronėve: o do ta urrejė njėrin e ta dojė tjetrin, o do ta kėnaqė njėrin e mos ta pėrfillė tjetrin. S’mund t’i shėrbehet edhe Zotit edhe Mamonit” (Ungjilli sipas Mateut, VI, 24). Tolstoi vazhdon ta arsyetojė kėtė ide: “Nuk mund tė kujdesesh nė tė njėjtėn kohė edhe pėr shpirtin tėnd edhe pėr tė mirat e kėsaj bote. Po dėshirove tė mirat e kėsaj bote, hiq dorė, po deshe ta ruash shpirtin. Pėrndryshe do tė shqyhesh dhe do tė mbetėsh edhe pa njėrėn, edhe pa tjetrėn”. E mė tej: “Njerėzit dėshirojnė ta arrijnė lirinė duke siguruar vetveten dhe trupin e vet nga ēdo gjė qė pengon trupin dhe s’e lejon tė bėjė ē’t’i teket. Gjėrat me tė cilat njerėzit sigurojnė trupin e vet – kamja, pozita, nami – nuk japin lirinė e dėshiruar, pėrkundrazi, pengojnė dhe mė shumė. Pėr tė pushtuar lirinė mė tė madhe, njerėzit nga mėkatet e veta, pasionet dhe besėtytnitė ia ndėrtojnė vetes burgun dhe mbyllen nė tė…”

    Tė gjitha autoritetet e mėdha tė Kishės e kanė vėnė re dhe e kanė theksuar dallimin qenėsor ndėrmjet frymės sė Dhjatės sė Vjetėr e tė Re. Sipas disa autorėve, Ungjilli sipas Marcionit, qė i shėrbeu Markut si shembull, konsideronte se Jezui e hoqi ligjin e Moisiut dhe se ai Jehovait, Zotit tė drejtėsisė dhe shpėtimtarit tė botės sė dukshme, ia vuri pėrballė Zotin e dashurisė, qė krijoi botėn e padukshme. Sipas mendimit tė Couchoudit, ky ungjill edhe mė qartė nga tė tjerėt pėrmbante parimet e asketizmit, tė heqjes dorė nga dhuna e nga kundėrshtimi i ligėsisė.

    Religjioni, pra, qė mė parė refuzon tė rregullojė dhe tė pėrkryejė botėn e jashtme. Ēdo bindje njerėzore se me rregullimin e jashtėm dhe me ndryshimin e botės mund tė ndihmohet rrita e mirėsisė, natyrisht religjioni e trajton si vetėmashtrim. Sepse religjioni ėshtė pėrgjigje nė pyetjen jo si tė jetoj nė botė dhe para njerėzve, por si tė jetoj nė vete dhe para vetes. Ai ėshtė tempulli majė malit, streha kah duhet synuar, pėr tė lėnė pas vetes tėrė kotėsinė e njė bote tė papėrmirėsueshme tek sundon Luciferri. Ky ėshtė religjion i pastėr.

    “Mos merakoseni pėr trupin tuaj, ēfarė do hani, ēfarė do pini.”

    “Po tė mashtroi syri yt, shkule, po tė solli nė mėkat dora jote e djathtė,

    preje”… “Kush do ta fitojė jetėn, ta flakė”… “Edhe ju them: secili qė

    me pasion ia hudh shikimin gruas, bėn tradhti nė zemrėn e vet”

    (Ungjilli). “Sepse ėshtė shkruar: do ta flak dijen e dijetarėve dhe mendjen e mendimtarėve do ta hudh. Ku ėshtė i stėrdijshmi? Ku ėshtė

    letrari? Ku ėshtė belaxhiu i kėtij shekulli ?” (Shėn Pali, I, Korint., I, 19).

    “Dhe shumė njerėz e pyetėn: ē’tė bėjmė? – Ai u tha: kush ka dy

    rroba, t’i jepė atij qė s’ka; dhe bukė kush ka, tė bėjė njėsoj” (Luka, 3: 10-11).

    Ngjashmėria me ndonjė parim socialist ėshtė mashtruese, sepse nuk ėshtė fjala pėr shoqėrinė dhe marrėdhėniet e saj, por pėr njeriun dhe shpirtin e tij. Religjioni apelon pėr tė dhėnė, ndėrkaq revolucioni pėr tė marrė. Rezultati i jashtėm nė ndonjė rast mund tė jetė i njėjtė, por ai i brenshmi ėshtė fare i ndryshėm.

    Mirėpo ajo udhė ėshtė tejet e rėndė dhe vetėm pėr tė shuguruarit. Kur Kur’ani tha: “Zoti s’e ngarkon asnjėrin me barrėn qė s’e ban dot” (2/286), pa dyshim ka aluduar nė krishterim. Prandaj tė gjitha religjionet e pastra kanė njohur dy rryma, dy programe. Budizmi ka “Mahajana” – “rrugėn e madhe” tė ashpėr e tė rėndė pėr elitėn, dhe “Hinajana” – “rrugėn e vogėl”, mė tė lehtė e mė pak tė ashpėr, pėr popull. Mirėpo kėto janė nocione tė rendit moral, jo tė rendit shoqėror, sepse nuk kemi tė bėjmė me privilegje, por me detyrime. Ndarja e ngjashme morale gjendet edhe te krishterimi: kleri, rendet. P.sh. celibati pėr klerin, kurse martesa pėr njerėzit e thjeshtė. Celibati ėshtė rruga e vėrtetė. Martesa ėshtė kompromis, sheshazi.

    Ky dinamizėm i fuqishėm, i brendshėm, pėrcjellė me vetėmohime tė papara, ėshtė tėrėsisht personal dhe gjithnjė i lidhur me injorimin e ēfarėdo aksioni shoqėror. Meqė a priori kundėrshtojnė pėrdorimin e forcės, krishterimi dhe religjioni nė pėrgjithėsi dėftohen tė pafuqishėm pėr tė bėrė ēfarėdo qoftė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qė tė ndryshohet pozita shoqėrore e njerėzve. Ndryshimet shoqėrore nuk lėvizen me lutje e etikė, por me forcėn nė shėrbim tė ideve a tė interesit. Sė kėndejmi rrjedh akuza – objektivisht e arsyeshme, moralisht jo – se religjioni kontribuon konservimin e gjendjes ekzistuese shoqėrore – situatė qė, lėr mėnjanė tėrė “opozitėn psikologjike”, i shkon pėrshtati pushtetmbajtėsit.

    Krishterimi s’ėshtė praktikė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės dhe nga ai aspekt s’duhet tė vlerėsohet. Ai ėshtė “lajm” (Kur’ani e quan kėshtu, kurse Ungjilli – Lajm i dashur), lajm pėr tė vėrtetat mė tė thella tė jetės njerėzore. “Duaje tė afėrmin, si veten”, “Duaje armikun dhe ktheja me tė mirė atij qė tė urren”, “Mos e kundėrshto ligėsinė” – kėto deviza kundėrshtohen aq shumė me logjikėn praktike tė jetės njerėzore sa tė bėjnė tė kėrkosh domethėnie tjetėr tė tyre. Ato njėmend sjellin lajmin pėr njė botė tjetėr. (“Mbretėria ime s’ėshtė e kėsaj bote”- Jezui).

    Shpallja e qėndrimeve tejet tė qarta dhe radikale tė Ungjillit ishte ēast vendimtar i historisė. Me kėto njerėzimi pėr herė tė parė u bė plotėsisht i vetėdijshėm pėr vlerėn e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė realizoi progres, jo kryesisht historik, por “cilėsor”. Shfaqja e Jezu Krishtit shėnon sinorin e historisė botėrore (“shenjė botėve” – Kur’ani,21/91), kurse vizionet dhe shpresat qė shpalli ai u pėrfshin nė tė gjitha pėrpjekjet njerėzore qė pasuan. Tėrė civilizimi perėndimor, pa marrė parasysh shmangiet, paragjykimet e dyshimet, ka vulėn e shkencės sė Krishtit. Nė pėrleshjen e pėrgjithshme dhe tė stėrlashtė: shoqėria a njeriu, buka a liria, civilizimi a kultura – Perėndimi, esencialisht i lidhur pėr traditėn e krishterė, mbajti anėn e tezės sė dytė.



    Pranimi dhe mohimi i Krishtit

    Mirėpo religjioni mund tė ndikojė nė botė vetėm po qe se edhe vetė bėhet “botor”, laik, i kėsaj bote, po qe se bėhet politikė nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Islami ėshtė krishterim i kthyer kah bota. Kėtu qėndron definicioni i ngjashmėrisė dhe i dallimeve tė Islamit e krishterimit.

    Islami pėrmban njė komponentė tė pastėr hebraike, mirėpo po aq fjali tipike johebraike. Nė klasifikimin e vet, Hegeli Islamin e Muhammedit e pa si vazhdim tė drejtpėrdrejtė tė judaizmit, qė vie nga pozita e tij kristiane. Nė mėnyrė tė ngjashme, Spengleri Librin e Jovit e quajti libėr islamik. Nė librin e vet Historia e besimit dhe e ideve religjioze Mirce Eliade e vė Muhammedin nė kufirin ndėrmjet periudhės II e III qė ėshtė periudha e fundit nė zhvillimin shpirtėror tė njerėzimit. Periudha e tretė, qė zgjatė deri mė sot, fillon me Muhammedin. Historia e shpirtit njerėzor sipas Eliades ėshtė proces i laikizimit tė pėrgjithshėm. Nė kėtė vizion Muhammedi qėndron nė kufirin ndėrmjet triumfit tė religjionit (krishterimit) dhe kohės sė re sekulare. Pra, ai gjendet nė pikėn e ekuilibrit historik.

    Duke lėnė mėnjanė njė lloj tė njėdimensionaliteti tė vizionit historik tė Eliades, i papranueshėm nga aspekti i kėtij libri, ėshtė karakteristike pėr kėtė vizion pozita e pashmangshme e mesme e Islamit dhe e Muhammedit. Kjo pėrshtypje pėrsėritet, pa marrė parasysh qasjet e ndryshme dhe arsyetimet.

    Jezui i shmangej Jerusalemit, sepse ai, si ēdo qytet tjetėr, ishte qytet i hipokritėve, i dijetarėve,i letrarėve, i atyre qė s’besojnė ose i besimtarėve tė rrejshėm. Socializmi nuk u drejtohet fshatarėve, por banorėve tė qytetit tė madh. Muhammedi shkon nė shpellėn Hira, por gjithnjė kthehet nė qytetin e pafe, nė Mekė pėr tė vazhduar misionin. Mirėpo as kjo nė Mekė nuk ishte Islam. Islami nisi nė Medinė. Nė shpellėn Hira Muhammedi ishte asket, mistik, hanif. Nė Mekė ai ėshtė lajmėsi i idesė religjioze. Nė Medinė ai bėhet lajmės i idesė islame. Porosia qė barti Muhammedi, pėrmbyllej dhe arriti vetėdijesimin e plotė nė Medinė.[5] Kėtu – dhe jo nė Mekė – ėshtė “embrioni dhe burimi i tėrė rendit shoqėror e juridik islamik.[6]“ Muhammedi ėshtė dashur tė kthehet nga shpella. Po tė mos kthehej, ai do tė mbetej hanif. Sepse u kthye, ai u bė predikues i Islamit. Ky ishte takimi i botės sė brendshme dhe asaj “reale”, i mistikės dhe i arsyes, i meditimit dhe i veprimit. Islami nisi si mistikė, ndėrkaq sosi si ide politike e shtetėrore. Religjioni pranoi botėn e fakteve dhe u bė Islam. Njeriu dhe shpirti i tij – ky ėshtė raporti ndėrmjet Muhammedit dhe Jezuit. “Ndėrmjet Biblės dhe shpirtit ekziston njė identike e natyrės… Nė thelbin e tyre ata fshehin tė njėjtin mister… Shpirti dhe Bibla, qė paraqiten reciprokisht nė mėnyrė simbolike, reciprokisht, pra, ndriēohen…” [7] Kurse Islami ėshtė pėrsėritje e njeriut. Ai – si dhe njeriu – ka “shkėndijen hyjnore”, mirėpo ai mėson edhe pėr hijet dhe pėr prozėn e jetės. Ai ka ca aspekte qė mund edhe mos t’u pėlqejnė poetėve dhe romanikėve. Kur’ani ėshtė libėr realist, pothuaj antiheroik. Pa njeriun qė e zbaton, Islami ėshtė i pakuptueshėm, madje nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės edhe i paqenė. Idetė e Platonit, monadat e Leibnitzit dhe engjėjt e krishterimit nė esencė shėnjojnė tė njėjtėn: mbretėrinė e botės jashtėkohore, tė pėrsosur, absolute dhe tė palėvizshme. Islami s’e idealizon dhe aq kėtė botė. Nė dhantinė engjėllore pėr njerinė, tė cilin “Zoti e mėsoi t’i dijė emrat e tė gjitha gjėrave” (Kur’ani, 2/30-34), gjendet dėshmia e epėrsisė sė jetės, njeriut dhe dramės ndaj kėsaj pėrsosmėrie tė palėvizshme dhe pėrgjithmonė tė rregulluar.

    Krishterimi s’ėshtė bėrė asnjėherė plotėsisht i vetėdijshėm pėr njė Zot tė vetėm. Nė tė vėrtetė, shikuar hollė-hollė nė krishterim ekziston vetėm ideja tejet e gjallė pėr hyjninė,por jo dhe ideja e qartė pėr Zotin. Misioni i Muhammedit ishte qė vetėdijen ungjillore pėr Zotin si personalitet ta bėjė mė tė qartė dhe mė tė afėrt pėr mendjen dhe mendimin njerėzor.

    Nė Ungjill Zoti ėshtė i ati, nė Kur’ an Zoti ėshtė zot. Nė Ungjill Zoti dashurohet. Nė Kur’an para sė gjithash Zoti nderohet, i kihet frikė. Kjo veēanti e perceptimit kristian tė Zotit u shndėrrua mė vonė nė njė sėrė shfaqjesh konfuze qė komprometuan monoteizmin fillestar tė krishterimit (trinia, nderimi i Shėn Mėrisė, i shenjtorėve e tė ngj.). Njė zhvillim i kėtillė nė Islam s’ėshtė i mundshėm. Pa marrė parasysh tėrė krizat historike nėpėr tė cilat kaloi, Islami deri mė sot mbeti “religjioni mė i qartė monoteist” (Le Bon). Sepse shpirti i njeriut njeh vetėm hyjninė. Pėrmes mendjes kjo hyjni nė vetėdijen e njeriut bėhet njė Zot i vetėm-Allah.

    Krishterimi predikonte Zotin qė ėshtė vetėm zot i botės individuale (njerėzit dhe shpirti), ndėrkaq mbi botėn materiale pushtetin e ka Luciferri (disa legjenda kristiane na informojnė pėr gjithėpushtetin e Luciferrit). Prandaj besimi kristian nė Zot ėshtė kusht i lirisė sė brendshme, kurse besimi islam nė Allah pėrfshin edhe kėrkesėn pėr liri tė jashtme. Dy dogmat themelore tė Islamit “Allahu Ekber” (Zoti ėshtė mė i Madhi) dhe “El-akide e famshme – La-ilahe il-lAllah” (S’ka hyjni pėrveē Zotit) njėkohėsisht janė edhe dy devizat mė revolucionare tė Islamit. Sejjid Kutb vėren me tė drejtė se ato paraqesin “revolucionin kundėr pushtetit laik qė pėrvetėson prerogativat e hyjnisė, dhe se”… privojnė klerin, kryeparėt e fiseve, princėrit dhe njerėzit nė pozita nga tėrė pushteti qė do mund ta kishin duke ia njohur atė vetėm Zotit”. Prandaj – pėrfundon Kutbi – El-akide “S’ka hyjni pėrveē Zotit” ėshtė thirrje qė urrehet mė sė shumti nga pushtetmbajtėsit e tė gjitha kohėve.[8]

    Nė tė njėjtėn mėnyrė krishterimi s’pati mundėsi ta pranojė tezėn e njeriut tė pėrsosur, qė mbeti njeri. Tė krishterėt nga fryma e shkencės sė Jezuit ėshtė dashur tė konkludojnė zotin-njeri, Jezuin si bir Zoti. Anasjelltas, Muhammedi ėshtė dashur tė mbetet vetėm njeri, pėrndryshe do tė ishte i panevojshėm. Pėrderisa Muhammedi vepron burrėrisht dhe ushtarakisht, Jezui lė pėrshtypjen e engjėllit. E njėjta gjė ndodhė me gratė qė nė Kur’an – pėr dallim nga Marta dhe Maria ungjillore – paraqiten vetėm si bashkėshorte dhe nėna, pra nė funksionin e tyre natyror. Prandaj sulmi kristian mbi “natyrėn tejet njerėzore” tė Muhammedit nė tė vėrtetė ėshtė mosmarrėveshje. Vet Kur’ani thekson – veēon se ėshtė vetėm njeri (17/93,18/111,40/6 etj) dhe parafrazon sulmet e ardhme mbi tė: “Ē’ka ky profet? Han bukė dhe endet tregjeve…” (Kur’an, 25/7). Madje edhe njė krahasim i rastit leksikor i Ungjillit me Kur’anin mundėson konkludime tė vyera. Ungjilli pėrdor shpesh fjalėt: i bekuar, bota, engjėll, bota e amshuar, qielli, hipokrit, mėkat, dashuri, i afėrmi, pendesa, pėrdėllim, fshehtėsia, kurmi (si bartės i mėkatit), shpirti, larje, shpėtimi etj. Edhe nė Kur’an ndeshim shprehjet e njėjta, si bazė tė njė imazhi tė botės, nė tė cilėn tash, nė plan tė parė, nėn dritė tė fortė ravijėzohen nocione reale tejet tė caktuara si: arsyeja, shėndeti,

    pastėrtia, forca, blerje, kontratė, peng, letra, armė, pozitė luftarake, fuqia, lufta, tregtia, fryti, vendosmėria, kujdesi, ndėshkimi, drejtėsia, dobia, hakmarrje, gjahu, ilaē, kamatė, etj. Pėr Islamin ėshtė e panjohur ndonjė “letėrsi kishtare” e veēantė nė kuptimin evropian tė fjalės, siē s’ekziston, pėrndryshe, as ajo thjeshtė laike. Ēdo mendimtar islam ėshtė edhe teolog [9] siē ėshtė lėvizje politike edhe ēdo lėvizje e mirėfilltė islamike. Pėrfundime tė ngjashme rrjedhin edhe kur krahasojmė xhaminė dhe kishėn. Xhamia ėshtė vend pėr njerėz, kurse kisha “tempull i Zotit”. Nė xhami dominon atmosfera e racionalitetit, nė kishė atmosfera e mistikės. Xhamia ėshtė gjithnjė nė qendėr tė ngjarjeve, pranė tregjeve dhe midis vendbanimeve.[10] Kisha kėrkon vende “mė tė madhėrishme”. Arkitektura e kishės synon tė theksojė qetėsinė solemne, errėsinė, lartėsinė, pėrtejvarrin. Ėshtė e vėrtetė se njerėzit, duke hyrė nė katedralėn gotike, lėnė jashtė tė gjitha hallet tokėsore, sikur hyjnė nė njė botė tjetėr qė ndryshon” – thotė Kenneth Clark. Kurse nė xhami pas lutjes njerėzit duhet tė diskutojnė pikėrisht pėr hallet “tokėsore”.

    Ky ėshtė ai dallim. Krahasone parimin kristian tė pagabueshmėrisė sė papės me pagabueshmėrinė e “ixhmait” islamik (“Populli im s’mund tė pajtohet nė mashtrime” – Muhammedi). Ungjilli i drejtohet njeriut, Kur’ani njerėzve (nė shumės). Shfaqet parimi i popullit, i tėrėsisė, i bashkėsisė. Kėtu s’ka asgjė tė rastit. I pari ėshtė i tėrė nė frymėn e elitizmit kristian, tė parimit hierarkik shenjtėror, kallogjer (shih budizmin). I dyti ka njėfarė tingėllimi sekular dhe do tė thotė kualifikim i popujve si shprehje e njė arsye mė tė lartė, tė pėrbashkėt, qė ėshtė bazė pėr ēdo demokraci. Islami nuk njeh elitė nė trajtėn e kalogjerėve, murgjve, tė shenjtėrve, as dy programe: pėr tė zgjedhurit dhe pėr popullin e zakonshėm. Ky ėshtė paralajmėrimi i parimit demokratik.[11] Ungjilli dhe Kur’ani – pėr dallim nga Dhjata e Vjetėr (judaizmi ėshtė komb) – deklarojnė parimin e bashkėsisė shpirtėrore.[12] Mirėpo pėrderisa Ungjilli mbetet kategorik, Islami i njeh popujt dhe vetė konstituohet si dimension i ri mbi ta – si mbikombėsi e myslimanėve (ummet).[13] Pėr mė tepėr, Kur’ani me kujdes riafirmon parimin e farefisnisė dhe tė gjakut, tė cilin Jezui e pati flakur tėrėsisht.[14] Rrethanat nė tė cilat u shfaq Islami mund tė na ndihmojnė gjithashtu qė ta kuptojmė mė lehtė si shkencė tė unitetit ndėrmjet besimit dhe politikės. Nė atė kohė arabėt ishin popull i fortė dhe i padėrrmuar, i pėrshkuar njėsoj si me tradita tregtare-luftarake, ashtu edhe me ato religjioze-metafizike. Qabeja e tyre ishte me shekuj jo vetėm qendėr religjioze, por edhe tregtare. Natyra, tek jetonin, nuk u lejonte ta nėnvleftėsojnė rėndėsinė e faktorit ekonomik nė luftė pėr ekzistencė. S’ishte kjo Galilea e pasur, djepi i krishterimit, tek njeriu jetonte me pak mund. Jeta kėtu mund tė mbahej vetėm me pėrpjekje tė mėdha (udhėtimet e gjata tregtare, lufta pėr ēdo pėllėmbė toke pune ose litėr uji). Nė tė njėjtėn kohė, shkretėtira cyste dhe mbėshtette ndjenjat e forta dhe tė thella religjioze. Kėto dy fakte kundėrshtuese, nėn ndikimin e pėrhershėm tė tė cilave u formua gjeniu dhe instinkti i popullit arab, e bėnė kėtė popull tė paracaktuar pėr Islam si shkencė tė qiellit dhe tė tokės. Ungjilli ka mundur tė thotė: “Jetoni si zambakėt nė fushė”, por Kur’ani ėshtė detyruar tė thotė: “Zoti ju dha ditėn pėr t’u shpėrndarė duke kėrkuar ushqimin e dhuratat e Perėndisė”. Sipas Kur’anit – jo dhe sipas Ungjillit – Zoti e krijoi njeriun tė jetė zėvendėsues nė Tokė (Kur’ani, 2/30). Ndėrkaq pushtetin mbi natyrė dhe botė njeriu mund ta arrinte vetėm me dije e punė, pra me shkencė e veprim. Me kėtė fakt, si dhe me kujdesin ndaj tė drejtės dhe ligjeve, Islami dėftoi se kėrkon jo vetėm kulturėn, por edhe civilizimin.[15]

    Raporti i Islamit ndaj civilizimit vėrehet nė raportin e tij ndaj

    shkrimit, si njėrėn nga levat mė tė fuqishme tė civilizimit. Nė takimin e parė historik tė Kur’anit pėrmendet mjeshtria e shkrimit (Kur’ani, 96/1). Marrė parimisht, shkrimi pėr religjionin nė brendi ėshtė i huaj. Ungjilli pėr njė kohė tė gjatė mbeti nė gjendjen e trashėgimisė gojore dhe – me sa dimė – ėshtė shkruar njė shekull tė tėrė pas Jezuit. Muhamedi e kishte zakon t’ia diktojė menjėherė shkruesit pjesėt e Kur’anit, praktikė kjo qė pėr Jezuin do tė ishte tėrėsisht e huaj dhe qė mė tepėr do t’i pėrkiste “letrarėve” tė urryer.[16]

    Madje edhe njohja kur’anore e tė drejtės pėr luftė kundėr ligėsisė dhe pėr rezistencė ndaj dhunės (Kur’ani, 42/39) nuk ėshtė religjioze nė kuptimin e ngushtė tė fjalės. Nga aspekti religjioz mė i logjikshėm ėshtė parimi i moskundėrshtimit, i mosdhunės. Ky parim shfaqet pothuaj nė trajtė identike nė shkencėn e Krishtit dhe nė mendimin religjoz indian. (Vazhdim i drejtpėrdrejtė i variantit indian ėshtė satijagraha e Gandit, metodė e luftės me anė tė mosdhunės dhe tė mosbindjes qytetare). Kur Kur’ani nė vend tė durimit dhe nėnshtrimit dhe tė durimit tė sėrishėm e tė nėnshtrimit lejon a madje pėrcakton luftėn (Kur’ani, 2/216, 22/39, 60/2, 60/8-9, 61/10-11, etj.), ai s’ėshtė kodeks fetar-religjioz, por politik- shoqėror. Muhammedi ishte luftėtar. Kronisti i kujdesshėm ka shėnuar se kishte 9 shpata, 3 shtiza, 3 harqe, 7 pancirė, 3 mburoja etj. Sipas kėsaj Muhammedi na pėrkujton me tė madhe Moisiun, “profetin luftarak”.[17]

    Ndalimi i alkoolit nė Islam nė esencė ėshtė ndalim shoqėror, sepse alkooli kryesisht ėshtė “e keqe shoqėrore”. Asnjė religjion parimisht s’mund tė ketė asgjė kundėr alkoolit (disa syresh madje nė masė mė tė vogėl a mė tė madhe shfrytėzonin stimulues artificialė qė kontribuojnė ekstazėn; terri i katedralave dhe aroma e kemit kėtu bėjnė pjesė). Dihet se disa rende dervishėsh (versoni islam i murgjve), nuk i pėrjashtuan pijet alkoolike. Mirėpo dervishi ėshtė degradim i myslimanit. Islami ėshtė pėrparimi nga Jezui drejt Muhammedit. Dervishi ėshtė kthim nga Muhammedi drejt Jezuit. Nė konceptimin e dervish-kristiantė botės ndalimi i alkoolit dhe i drogės s’ka ndonjė kuptim. Tė krishterėt nuk ndienin asgjė tė papranueshme se “vera ėshtė gjaku i Jezuit” (eukaristia). Kėtu nuk ka asnjė gjurmė nga refuzimi ardhshėm islamik i verės si haram, si mėkat i rėndė. Kur ndalon alkoolin, Islami nuk funksionon si religjion, por si shkencė. Por ky komponim qė quhet Islam s’ėshtė “bashkim i qėndrueshėm”.

    Theksimi i komponentės religjioze tė tij krijon mundėsinė latente tė ndarjes sė brendshme: Islami natyrshėm synon tė degradohet nė religjion dhe mistikė. Posa tė dobėsohet vetėdija dhe veprimi, posa tė harrojmė, pėrkundėr urdhrit kur’anor, “pjesėmarrjen tonė nė kėtė botė” dhe pushojmė tė punojmė nė pajtim me tė, shteti islamik bėhet si ēdo shtet tjetėr, kurse religjioni nė Islam nis tė veprojė si ēdo religjion tjetėr: shteti bėhet pushtet i zhveshur qė i shėrben vetėm vetes, ndėrkaq religjioni nis ta tėrheq shoqėrinė kah pasivizimi dhe prapambetja. Hilafeti i trashėguar, mbretėrit, emirėt, shkencėtarėt e pafe, kleri, rendet e dervishėve, drejtimet mistike, poetė tė dehur – e tėrė kjo ėshtė vetėm shprehje e jashtme e ēarjes sė brendshme sipas asaj thėnies kristiane: Hyjnisė Hyjnoren, mbretit mbretėroren – qė ėshtė kristiane, por s’ėshtė islame. Rendet e dervishėve dhe filozofia mistike qė gjendet nė themelet e tyre gjithsesi janė format mė karakteristike tė kėtij devijimi, qė do tė quhej kristianizim i Islamit, kthimi i Islamit nga Muhammedi prapa drejt Jezuit.

    Ekziston edhe rreziku tjetėr, i kundėrt, por ėshtė bindje e pėrgjithshme se “materializmi” i Islamit, nė tė vėrtetė pėrmbajtja e elementeve natyrorė e shoqėrorė nė tė, e bėn botėn islame rezistuese ndaj doktrinave ekstreme materialiste qė depėrtojnė pandėrprerė nga Evropa. Nė Rusinė pararevolucionare krishterimi donkishotesk s’pati mundėsi tė bėhet kurrfarė mburoje ndaj realizmit tė mėsimeve majtiste. Mungesa ose mossuksesi i revolucioneve marksiste nė vendet myslimane s’ėshtė i rastit. Islami ka marksizmin e vet. Kur’ani ruajti diēka nga realizmi i ashpėr i Dhjatės sė Vjetėr, kurse marksizmi nė Evropė ėshtė kompensim ose zėvendėsim i komponentės hebraike, biblike, tė cilėn katolicizmi dhe krishterimi ortodoks e mėnjanuan tėrėsisht.[18] Protestantizmi racionalist dėftohet dukshėm mė rezistues ndaj sfidės revolucionare. Nga ky aspekt Islami ka mė afėr formėn protestante tė krishterimit, sesa atė katolike.

    Shpesh, si pasojė e shkaqeve historike dhe e konfrontimeve

    politike ndėrmjet krishterimit dhe Islamit, harrohet tėrėsisht afėria e

    tyre. Harrohet fakti kapital se Islami e njeh Biblėn pėr libėr tė shenjtė,

    kurse Jezuin pėr profet tė Zotit, fakt qė, po tė nxirren nga ai tė gjitha

    konkludimet e nevojshme, marrėdhėniet ndėrmjet dy religjioneve tė

    mėdha botėrore nė ardhmėri do tė mund t’i drejtonte nė njė drejtim

    fare tjetėr.[19]



    Referenca

    [1] Parti politike – religjioze ēifute e periudhės sė fundit tė pavarėsisė sė shtetit ēifut

    (shek. II e I para Krishtit), qė mbėshtetej ekskluzivisht nė ligjin e Moisiut. E pėrbėnin

    bėrthamėn e aristokracisė klerikale.

    [2] Magjistrati i Amsterdamit e dėbon Spinozėn duke e akuzuar se shkenca e tij ėshtė

    nė kundėrshtim me krishterimin. Kjo anatemė ėshtė e kuptueshme, ajo e rabinėve

    ėshtė mosmarrveshje.

    [3] V. Sombart, Les Juifs dans la vie economique.

    [4] B. Russel, Istorija zapadne filozofije, Beograd, f. 320

    [5] “Sot ju pėrsosa fenė tuaj dhe pėrmbusha bekimin tim dhe jam i kėnaqur qė feja juaj tė jetė Islami” – thuhet nė ajetin e fundit tė shpallur nė periudhėn e Medinės (Kur’ani,5/4).

    [6] Stefano Bianco, Polivalenca dhe fleksibiliteti nė strukturėn e qytetit islam, Werk,

    Zvicėr, nr. 9/1976.

    [7] Henry de Lubac, Introduction a Origene.

    [8] Fuqia magjike e kėsaj thirrjeje u verifikua nė Revolucionin Islam nė Iran, kur

    populli i paarmatosur rrėnoi pushtetin e regjimit tė armatosur deri nė dhėmbė tė shahut R. Pahlevisė. Arma e vetme dhe mė e forta ishte deviza Allahu Ekber (“Vetėm Zoti ėshtė i Madh”).

    Shiko Librin

    https://books.google.com.sa/books?id...page&q&f=false

    [9] Kurse Ernst Blochu jep shėnimin karakteristik se “pothuaj tė gjithė teologėt arabė ishin edhe mjekė” (E. Bloch, Prirodno pravo i ljudsko dostojanstvo, Beograd, 1977, f. 58). Hetohet linja filozofia-teologjia-e drejta-mjekėsia.

    [10] Shėn Bernardi kėrkonte qė kishat dhe manastiret tė ndėrtohen sa mė larg

    [11] Dihet si pėsoi propozimi i paraqitur nė Koncilin II tė Vatikanit qė nė katolicizėm tė

    aplikohet udhėheqja kolektive nė vend tė institucionit individual papnor – njė ide qė

    ėshtė nė kundėrshtim me vetė natyrėn e krishterimit.

    [12] Krahaso Kur’anin (49/10) dhe Ungjillin (Mateu) 12/47, 48,49.

    [13] Kur’ani, 49/13.

    [14] Kur’ani, 4/1 e 33/6.

    [15] Islami ėshtė i vetmi religjion qė krijoi tė drejtėn e vet integrale.

    [16] Edhe Moisiu shkruante, qė i pėrgjigjet tėrėsisht vendit dhe rolit tė tij nė Histori

    (Numrat, 33/2, Romakėt, 10/5).

    [17] Do tė gjejmė shumė paralele ndėrmjet Moisiut e Muhammedit dhe judaizmit e

    Islamit. Paralele tė tilla ndėrmjet judaizmit e krishterimit s’ka. Nė njė farė mėnyre kėto dy doktrina kanė raportin e tezės e tė antitezės. Kjo rrethanė do ta shpjegonte dukurinė e antisemitizmit, qė ėshtė thjeshtė kristiane, tėrėsisht e panjohur pėr popujt muslimanė.

    [18] Konvergjencat mė tė shumta ndėrmjet Dhjatės sė Vjetėr e Kur’anit do t’i gjejmė nė fjalitė e mprehta kundėr pushtetmbajtėsve tė padenjė dhe kundėr pasurisė, aq tė shpeshta nė tė dy librat. Kur’ani lėshohet me gjėmim kundėr “krerėve mburracakė” (7/74), “mėkatarėve tė fuqishėm” (6/123) “njerėzve me nam” (7/59), “tė mėdhenjve tė pafe (11/12), “pasanikėve plėngėprishės” (34/34) etj. Pa dyshim kjo ėshtė shprehje e angazhimit shoqėror tė judaizmit e tė Islamit.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Kush deshiron te lexoje rreth librit nga i cili eshte i shkeputur shkrimi mund te klikoje ketu

    https://books.google.com.sa/books?id...page&q&f=false




    Hyrje.
    Pjesa e parė

    DISKUTIM PĖR PREMISAT..............23

    1. Evolucioni dhe krijimi........................................... 25

    Darwini dhe Michelangelo...................................... .....................27
    Idealizmi fillestar......................................... .................................32
    Dualizmi i botės sė gjallė............................................ .................46
    Kuptimi i humanizmit........................................ ..........................59

    2. Kultura dhe civilizimi........................................ ....69

    Vegla dhe kulti - dy histori........................................... ................71
    Refleksi i dualitetit........................................ ...............................72
    Arsimimi dhe meditimi.......................................... ......................75
    Arsimimi ekzakt dhe klasik............................................ ..............78
    E ashtuquajtura kulturė masive............................................ ........81
    Fshati dhe qyteti............................................ ...............................84
    Klasa punėtore.......................................... ....................................86
    Religjioni dhe revolucioni....................................... .....................88
    Progresi kundėr njeriut........................................... ......................89
    Pesimizmi i teatrit........................................... ..............................98
    Nihilizmi......................................... ...........................................101


    3. Fenomeni i artit............................................. .....105

    Arti dhe shkenca........................................... ..............................107
    Arti dhe religjioni........................................ ...............................112
    Arti dhe ateizmi (Arti nė BRSS)............................................. ...119
    Bota konkrete e artit (Qasje artistike dhe sociologjike).............122
    Personazhi dhe personaliteti (Drama e personazhit njerėzor)..127
    Artisti dhe vepra e tij............................................... ...................129
    Stili dhe funksioni......................................... .............................133
    Arti dhe kritika (Mossuksesi i kritikės)......................................134

    4. Morali............................................ .....................137

    Detyra dhe interesi.......................................... ...........................139
    Qėllimi dhe vepra............................................. ..........................141
    Dresura dhe edukata........................................... ........................144
    Morali dhe mendja njerėzore......................................... .............146
    Shkenca dhe shkencėtari ose dy kritikat e Kantit.......................151
    Morali dhe religjioni........................................ ...........................153
    Moralja dhe e dobishmja, i a.q. moral i “interesit tė pėrgjithshėm”..157
    Morali pa Zot............................................... ...............................165

    5. Kultura dhe historia.......................................... ..173

    Humanizmi fillestar......................................... ...........................175
    Arti dhe historia.......................................... ................................179
    Etika dhe historia.......................................... ..............................184
    Artisti dhe pėrvoja........................................... ...........................186

    6. Drama dhe utopia............................................ ..189

    Shoqėria ideale............................................ ...............................191
    Utopia dhe morali............................................ ...........................195
    Vartėsit dhe heretikėt......................................... ........................198
    Shoqėria dhe bashkėsia......................................... .....................199
    Personaliteti dhe “individi shoqėror”......................................... 202
    Utopia dhe familja........................................... ...........................205


    Pjesa e dytė ISLAMI - UNITET BIPOLAR............213

    7. Moisiu - Jezui - Muhammedi..............................215

    Kėtu dhe tani.............................................. ................................217
    Religjioni i pastėr............................................ ...........................219
    Pranimi dhe mohimi i Krishtit.......................................... ..........222




    8. Islami dhe religjioni........................................ ....231

    Dualizmi i pesė rregullave themelore......................................... 233
    Religjioni i kthyer kah natyra............................................ .........243
    Islami dhe jeta.............................................. ..............................254

    9. Natyra islame e ēdo tė drejte.............................261

    Dualizmi i sė drejtės........................................... ........................263
    Dėnimi dhe mbrojtja shoqėrore......................................... .........272


    10. Religjioni i pastėr dhe materializmi i pastėr si tė pamundshėm...279
    Idetė dhe realiteti......................................... ...............................281

    Isai e krishterimi....................................... ..................................282
    Marksi dhe marksizmi......................................... .......................285
    Martesa........................................... ............................................292
    Dy lloje besėtytnish....................................... .............................295


    11. “Rruga e tretė” jashtė islamit..............................299
    Dualizmi i botės anglosaksone...................................... .............301
    “Kompromisi historik” dhe socialdemokracia...........................310


    12. Shtojcė........................................... ....................317
    Devocioni......................................... ...................................317
    Indeksi........................................... .....................................321

    https://books.google.com.sa/books?id...page&q&f=false
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 02-10-2015 mė 16:40
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Mjeshter i penes Alija, mekat qe i duhet te mbroje Islamin dhe Muhamedin duke u nisur nga pozicioni i fetarit!!
    Jarigas

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Keto jane tentativa te kota boshjo-kroate per te shpetuar veten nga nje planet qe po 'largohet' perdite, nga lindja apo djajte, por a mund te genjehet absoluti me lot te rreme? Edhe pse Muhamedi qe me i forti nga ana organike kunder djajve, figura e Moisiut eshte me e qarte dhe tregon direkt te verteten, qe ajo edhe kur eshte absolute eshte lokale dhe relative, e brishte ndaj genjeshtres dhe varet direkt nga menyra sesi perfaqesohet, dhe ne ate rast lutja e hebrenjve qe tu hiqet mallkimi dhe te pranohen ne Parajse apo seleksionimin e ri te shpirtrave ne boten e re ne perendim dhe me tej, ku plani i Zotit do ti shpetoje besimtaret e tij dhe do e ndaje perfundimisht boten e djajve nga ajo e besimtareve, ne ferr dhe parajse.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Vijon i madhi Izetbejgovic ne librin e tij dhe thote ....

    Isai(Isui-Jezusi) e krishterimi


    Kur flasim pėr pamundėsinė e realizimit tė religjionit tė pastėr nė botė, njė shembull kapital s’mund tė lėhet anash: ky ėshtė mossuksesi historik i krishterimit. Nė fenomenin e krishterimit do dalluar historinė e Krishtit dhe historinė e krishterimit, qė tė sqarohen gjėrat mė mirė. Nė njėrėn anė ėshtė Isai, ndėrkaq nė anėn tjetėr krishterimi. Me kalimin e kohės, nė vetėdijen njerėzore ky dallim mori trajtėn e dallimit ndėrmjet hyjnores dhe njerėzores dhe ėshtė i kėtillė, nė njė farė mėnyre. Ai u bė shkas dhe ndikoi mė vonė tė mbahet dogma pėr Isain si bir i Zotit. Nė mitin kristian pėr zotin-njeri qėndron pranimi i fshehur pėr pamundėsinė e krishterimit nė jetėn reale. “Kristiani i fundit vdiq mbi kryq” (Nietzsche).

    Ka autorė qė konsiderojnė se mossendėrtimi i krishterimit ėshtė ideja e fshehur e veprės sė Cervantesit. Don Kishoti ėshtė Krishti i shpotitur. Disa veprėn e quajtėn “Ungjilli i zi”. Trashėgimtarin e parė tė vet, Pjetrin, Krishti e qortonte qė “tė mos mendojė njerėzoren, por per hyjnoren”(Shporru Satana). Dhe Pjetri ėshtė “gur kėndi mbi tė cilin u ngrit Kisha”. Me kėtė deklaratė, para gjithė tė tjerėve Krishti pėrvijėsoi kuptimin e historisė sė tėrė krishterimit tė mėvonshėm, tė krishterimit si kishė: tė tjetėrsuar nga Krishti.


    Procesi historik, gjatė tė cilit krishterimi nga shkenca e Isait, si religjion i pastėr, u shndėrrua nė ideologji, nė kishė, nė organizatė, ėshtė njėra nga ngjarjet mė dramatike e mė tė rėndėsishme nė historinė njerėzore. Pas persekutimeve qė zgjatėn afro tre shekuj dhe qė paraqesin duelin mė kėmbėngulės nė histori ndėrmjet religjionit dhe paganizmit, shteti greko-romak filloi tė pajtohet me gjendjen e re. Detyrimisht kjo do tė thoshte fundin e tij, por, si duket, Diokleciani i vetmi e kishte tė qartė kėtė gjė dhe e parapau. Shteti romak dhe pushteti politik zbriste tė njėjtės tatėpjetė nė tė cilėn feja ngadhėnjyese ngjitej. Mė 311 u shpall edikti pėr tolerimin e krishterimit (perandori Galeri dhe fill pas kėsaj, mė 313 Konstantini shpalli ediktin pėr njohjen e krishterimit). Duke bėrė organizim tė fortė nga bashkėsia shpirtėrore, fuqi politike nga kisha, perandori Konstantin bėri hapin vendimtar pėr tė deformuar historikisht krishterimin. Nė shekullin IV sinodėt pėrcaktojnė doktrinėn, kurse liturgjia pasurohet me ceremoni e kulte, qė nė disa raste kanė zanafillė pagane. Shfaqet kulti i tė shenjtėrve dhe kulti i Virgjėreshės. Nė fillim tė shekullit V perandori Theodosi II shpall krishterimin religjion shtetėror, kurse mė 435 pason edikti kundėr paganėve. Fillon krijimi i klerit, shfaqet titulli i mitropolitit. “Krishterimi bėri sintezėn e dy tipave tė mėdhenj klerikėsh qė njiheshin nė botėn antike: tipi helen dhe oriental - i pari ėshtė magjistrati i zgjedhur dhe shėrbyesi i perėndive, i dyti - i shuguruar pėr mistere, ndėrmjetėsi i mirėfilltė”. (Lucien Henri, Zanafilla e reli-gjionit). Ungjilli kodifikohet kryesisht nė fund tė shekullit II, kurse kryqi si simbol i fesė pėrcaktohet pėrfundimisht mė 325 nė Nikejė. Aplikohet disiplina e rreptė e botėkuptimeve dhe e interpretimeve tė fesė dhe tė teksteve fetare,nė vend tė interpretimit tė lirė e personal. Peshkopi merr funksionet shpirtėrore dhe bėhet autoritet absolut pėr ēėshtjet e fesė. Ai tashmė paguhet nga arka kishtare. Anėtar kishe bėhesh me ceremoninė e pagėzimit e tė eukaristisė. Dogmat dhe rregullat e doktrinės pėrcaktohen nga sinodėt regjionalė tė peshkopėve, qė pėrbėhen sipas modelit tė kuvendeve, etj. Procesi i formimit tė Kishės me kaq kryesisht qe kryer.


    Tėrė tė krishterėt e mėdhenj e tė njėmendtė - pa marrė parasysh kohėn kur u shfaqen - e ndienin se doktrina e Krishtit s’mund tė bėhej shkencė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, siē nuk mundet tė bėhet e tillė asnjė dramė a pikturė artistike.(192) Sepse “besimi personal rrjedh nga ekstaza, teologjia nga matematika...” (Russel), kurse kisha nga krishterimi bėri njė doktrinė tė sistematizuar,ngjashėm me matematikėn a biologjinė.”(193) Teologu bashkėkohor katolik Barth (nė veprėn Dogmatika) shkruan: “Dogmatika ėshtė shkencė me tė cilėn Kisha, nė nivelin e njohurive qė posedon, ia shpjegon vetvetes pėrmbajtjen e predikimit tė vet. Kjo ėshtė njė disiplinė kritike... etj. “Sikur ideja e dashurisė ose e vėllazėrimit tė pėrgjithshėm u bėka objekt i analizės shkencore e tė mos pushojė tė jetė ē’ishte. Kėshtu pat filluar bredhja shpirtėrore e krishterimit: debatet e paskajshme rreth dogmave dhe mistereve tė shenjta qė pasuan zhvendosėn pėrqėndrimin nga bėrthama morale tek ana skolastike e doktrinės sė Isait. Mbi themelin e teologjisė, si shkencė, pra tė njė procesi tė objektivizimit e tė impersonalitetit, nga doktrina e Krishtit u formuan organizatat kishtare me erudicionin e vet, me format, me hierarkinė, me pasurinė dhe me tė gjitha ato paragjykime e gabime tragjike. Mirėpo pėr kėtė arsye do tė shfaqen, p.sh., lėvizje murgjish qė janė shprehje e frymėzimit autentik religjioz, gjithandej jashtė organizimit kishtar.(194) Shkenca e Krishtit ėshtė burim i gjallė, Kisha liqe i qetė; e para lė efektin e pikturės sė bukurisė sė egėr, e dyta tė fotografisė brenda njė kornize tė artė.
    Kundėrshtia nė fjalė ėshtė mė shumė se dallim ndėrmjet vizionit dhe realitetit. Aspektet e saj tė ndryshme i pėrkasin vetė esencės. Themeluesi i krishterimit ėshtė Isai; themeluesi i Kishės ėshtė Pali (ose Augustini). Nga i pari rrjedh etika kristiane, nga i dyti teologjia kristiane. Madje edhe ajo hamendje e Kishės ndėrmjet Platonit dhe Aristotelit, qė pėrshkon mendimin kishtar tė Mesjetės, ėshtė pasojė e kundėrthėnies sė njėjtė. Sėrish shkenca e Krishtit si religjion ėshtė mė afėr Platonit, kurse teologjia kristiane mė afėr Aristotelit.(195) Nė Historinė e etikės Jodli shkruan: “Nė raport me disponimin praktik jetėsor dallon doktrina e krishterimit fillestar, po qe se shprehet nė ungjij, si prej doktrinės kishtare (qė nga teologjia e Palit), si dhe prej botės pėrreth, qoftė ajo hebraike a pagane”. Dhe mė tej “Krishterimi si religjion etik nė tė gjitha kohėt ėshtė kėrkuar dhe ėshtė gjetur tek ungjijtė; krishterimi si mister, si religjion e shpėtim - nė shkrimet e apostujve. “Kisha gjithmonė i referohej Palit dhe letrave tė tij; feja e morali gjithnjė Isait e Ungjillit. Me Palin mbaron historia sublime dhe e thjeshtė pėr Krishtin, fillon historia e religjionit klerikal, e kishės. Pali vėrteton pronėn, punėn, ekonominė, shtresat, martesėn, nėnshtrimin ndaj pushtetit, pabarazinė,madje edhe robėrinė. Nė njė anė qėndron Ungjilli dhe Krishti, kurse nė tjetrėn teologjia dhe Kisha. E para ėshtė ide, e dyta realitet.

    Shenime


    (192) Tė kėtij aspekti do gjejmė fragmente tepėr tė qarta e decidive nė njė vepėr bashkėkohore tė Roman Gardinisė: “S’ka sistem tė vlerave morale, as nuk ka qėndrim religjioz ose program jete, qė do tė veēohej nga personaliteti i Krishtit dhe pėr tė cilin do tė thuhej: ja, ky ėshtė krishterimi. Krishterimi ėshtė Ai vetė... Njė pėrmbajtje doktrinare ėshtė kristiane pėr aq sa ajo del nga goja e Tij... Personaliteti i Jezu Krishtit nė unitetin e vet historik dhe nė shkėlqimin e pavdekshėm ėshtė vetė kategoria qė pėrcakton qenien, veprimtarinė dhe doktrinėn e krishterė” (R. G., Esenca e krishterimit).
    (193) B. Russel pohon se teologjia pati pėr model matematikėn nė masė tė njėjtė nė Greqinė Antike, nė Mesjetė dhe nė Evropė deri te Kanti (B. Russel, Istorija zapadne filozofije, f. 56).
    (194) Shėn Franēesku i Asisit, themeluesi i rendit franēeskan, ishte laik pa arsimim teologjik. Kurse zotimin e tij kryesor - zotimin e varfėrisė Kisha e flaku mė vonė edhe zyrtarisht.
    (195) B. Russel, po aty, f. 464.



    Keto jane sekuenca peisazhesh te fjales nga libri i Alia Izetbejgovicit shkeputja e se ciles ta prish pamjen e plote te mozaikut te shkruar prej tij.Per ta kuptuar me mire ate duhet te lexoni komplet librin.Libri ka nje shije te vecante qe kurre nuk e keni provuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 03-10-2015 mė 08:28
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Pėr: Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi a.s (tre profete ne krahasim)

    Muhammedi s.a.v.s. edhe pse i vdekur i rreshton ēdo vit né Qabe me mijéra njeréz brenda disa sekondave gjé qé nuk mund ta béjé asnjé komandant ushtrie pér shumé minuta dhe maksimumi disa qindra ushtaré.
    Kjo e bén até dhe islamin kaq madhéshtor.
    Krenar qé jam musliman!
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •