Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e
    jetës, vijon të mbetet në tranzicion. Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve
    “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me
    kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

    Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë,
    pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore.

    Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”
    Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra nga vetja. Më poshtë, kemi renditur vetëm 12 fjalë që i përdorim çdo ditë, por që shpesh hasin deformim në
    drejtshqiptim dhe drejtshkrim.

    Shkruhet: gjithëçka ose gjithshka
    Duhet: gjithçka


    Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjitura, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm,
    gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsesi etj.

    Shkruhet: agjensi
    Duhet: agjenci


    Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e,
    shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

    Shkruhet: djath
    Duhet: djathë


    Shkruhet ­ë-­ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë,
    lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

    Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje
    Duhet: marrëdhënie


    Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -­je e ruajnë j­-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje,
    marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku bashkohet j­ja me n­në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje, djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -­ije dhe -­ijë, në të cilët j­ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

    Shkruhet: Lagja
    Duhet: Lagjja


    (Shpjegimi në rastin e lagjes është si te marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.

    Shkruhet: çertifikatë
    Duhet: certifikatë


    Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;

    Shkruhet: e dielë
    Duhet: e diel (pa ë ­fundore)


    Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-­ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim. Nuk shkruhet ë-­ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

    Shkruhet: Digjitalizim
    Duhet: Dixhitalizim


    Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së
    tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim. Për këtë,
    në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

    Shkruhet: vënd
    Duhet: vend


    Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit: (më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.;
    argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur,
    shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.

    Shkruhet: Mirësevini!
    Duhet: Mirë se vini!


    Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç
    hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha fjalët që zakonisht shkruhen gabim shkollat, shohim
    “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në
    X qytet!” Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e
    mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

    Shkruhet: Qera
    Duhet: Qira


    Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo
    fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-­ja nuk jepet me qira në këtë rast.

    Shkruhet: sërisht
    Duhet: sërish


    Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket
    ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja)

    (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Shkruhet: Makth
    Duhet: Mankth
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Shkruhet: Digjitalizim
    Duhet: Dixhitalizim

    Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së
    tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim. Për këtë,
    në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.
    Kjo eshte gabim, e nuk qendron llogjika qe "fjalet e huaja shkruhen ashtu sic shqiptohen". Shqiptohen ne gjuhen e huaj prej nga jane huazuar? Shqipja eshte nje gjuhe me fjalor te varfer dhe nje pjese e mire e te gjitha fjaleve te saj jane "te huaja" ne origjine. Rregulli duhet te jete se si fjala e huaj i pershtatet fonetikes se te folurit shqip, dhe jo "si shqiptohet ne gjuhen e huaj". Nese axhensia shkruhet agjenci, dhe eshte nje fjale e huaj, po ashtu edhe fjala dixhitalizim duhet te shkruhet digjitalizim.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Shkruhet: Kaos
    Duhet: Haos

    Shkruhet: Tema
    Duhet: Thema

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    shkruhet Forumi shqiptar
    duhet Kuvendi shqiptar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2008
    Postime
    171

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Dikush shkruan morra (unë morra) duhet mora
    " ia kam japë....ia kam dhënë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Nje fjale,shume e perdorur "qe eshte dhe baza e perdorimit" eshte ryshfet, shkruhet o shqiptohet gjithmon gabim,heré me "rr" e heré me "u".

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Mrekulli ---> e shkruajne: mbrekulli

    Helmuar ---> e shkruajne: helmatisur

    Une di ---> e shkruajne: une dij

    Pse? ---> e shkruajne: Pse ?

    malesor ---> e shkruajne: malok, malsor

    dardan ---> e shkruajne: kosovar

    shalqi ---> e shkruajne: bostan, karpuz

    qellim ---> e shkruajne: kauza

    ë ---> e shkruajne: e

    kuvend ---> e shkruajne: parlament
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2016
    Postime
    2

    Question Për: 12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    Mrekulli ---> e shkruajne: mbrekulli

    Helmuar ---> e shkruajne: helmatisur

    Une di ---> e shkruajne: une dij

    Pse? ---> e shkruajne: Pse ?

    malesor ---> e shkruajne: malok, malsor

    dardan ---> e shkruajne: kosovar

    shalqi ---> e shkruajne: bostan, karpuz

    qellim ---> e shkruajne: kauza

    ë ---> e shkruajne: e

    kuvend ---> e shkruajne: parlament
    Kur thuhet qe shkruhet gabim ( sic bej une tani me /e/ ne vend te /ë/) nenkupton perdorimin jo drejt te shkronjave... ketu jane perdorur disa fjale ( te huaja/vendase) ne vend te njera-tjetres: shalqi ( bostan dhe karpuz jane perdorime zonale ose dialektore), kuved ( parlament- fjale e huaj ) etj. Megjithate, shqetesimi eshte i drejte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •