Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Enver Hoxha: "Ja si e asgjesova kunatin tim Bahri Omari!"

    (Pjesa I) Dorėshkrimi i Enverit pėr vrasjen e kunatit: E luftuam pa mėshirė

    Raportet e Enver Hoxhės me Bahri Omarin kanė qenė sa problematike, aq edhe misterioze. Sė paku pėr aq sa ka lėnė tė dokumentuar nė gjallje ish-kunati i kėtij tė fundit.

    Pėrveē atyre qė ka artikuluar zyrtarisht dhe nė memoristikėn historike tė serisė “Kujtime” pėr kunatin Omari, Enver Hoxha ka koleksionuar njė dosje tjetėr me shėnime konfidenciale, ku pėrshkruan ngjarje e situata tė panjohura, qė, me sa duket, kanė qenė tė destinuara pėr familjen dhe rrethin e ngushtė tė bashkėpunėtorėve.

    Emri:  bahri_omari.jpg

Shikime: 6807

Madhėsia:  88.1 KB
    Bahri Omari nė gjyq

    Ndėr materialet e rezervuara aty, gazeta “Panorama, duke filluar nga sot, do tė publikojė tė plotė dorėshkrimin “Takimi nė Tiranė me pseudodemokratėt, pseudonacionalistėt, agjentėt e pushtuesve, kuislingė dhe krerė tė ‘Ballit Kombėtar’: Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi”. Nė fabulėn e kujtimeve ėshtė njė takim i Hoxhės me kėta tė fundit pas rikthimit tė tyre nė Shqipėri, nė fillimin e viteve ’40. Bahri Omari, Kol Tromara, Sheh Karbunara dhe Sejfi Vllamasi kishin qenė deputetė nė parlamentin shqiptar para ardhjes nė pushtet tė qeverisė sė Nolit dhe me rrėzimin e saj ishin larguar jashtė shtetit, ku kishin krijuar emigracionin politik antizogist.

    Emri:  faksimile-enver-1.jpg

Shikime: 6273

Madhėsia:  64.4 KB

    Kėtyre myteberėve, shkruan Hoxha me pėrbuzje, u qe mbushur mendja top se ishin antizogistėt mė tė shquar dhe politikanėt mė tė zotė qė kishte njohur Shqipėria. Rikthimi i tyre pas pushtimit fashist tė vendit dhe debatet me Hoxhėn dhe tė tijtė, pėrbėn pjesėn mė intriguese tė kujtimeve tė kėtij tė fundit, ku pjesėn mė tė rėndėsishme e zė pėrballja me Bahri Omarin, tė porsashtegtuar, siē shkruan Hoxha me tufėn e “lejlekėve” qė lanė kafenetė e Europės…

    DOKUMENTI
    Takimi nė Tiranė me pseudodemokratėt, pseudonacionalistėt, agjentėt e pushtuesve, kuislingė dhe krerė tė “Ballit Kombėtar”: Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi

    Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi, Ali Kėlcyra e Qazim Koculi me shokė ishin deputetė nė “Parlamentin” shqiptar para ardhjes sė qeverisė sė Nolit. Ata kishin qenė tė pranishėm nė varrimin e Avni Rustemit qė u godit nga reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye dhe kishin marrė pjesė nė revolucionin e vitit 1924. Klika e bejlerėve dhe e feudalėve deshėn dhe e rrėzuan kėtė gjendje e Zogu ishte nė krye tė kėtij koalicioni. Por natyrisht, nė mes tė “demokratėve” kishte nga ata qė ishin zėri i agallarėve, si Sejfi Vllamasi, Bahri Omari, Sheh Karbunara. Kishte demokratė revolucionarė, si Avni Rustemi, Halim Xhelo etj., qė ishin bij tė popullit fukara, antifeudalė, antibejlerė.

    Kėta donin dhe luftonin pėr ēlirimin e bujkut nga zgjedha e feudalėve, luftonin pėr reformėn agrare dhe pėr pavarėsinė ekonomike tė vendit. Kėta elementė mbėshtetėn Luigj Gurakuqin qė ishte kundėr dhėnies sė koncesioneve tė vajgurit fuqive tė huaja, si Anglisė, Italisė etj. Avni Rustemi ishte themeluesi i organizatės “Bashkimi”, program i sė cilės tė kujtonte organizimin e njė partie tė brezit tė ri dhe shprehte ide revolucionare. Ajo organizoi ndėr tė tjera demonstratėn e popullit tė Fierit, i cili kaloi pėrpara konakėve tė bejlerėve feudalė tė Vrionit me njė arkivol pėrpara, duke hedhur parulla revolucionare se feudalizmin do ta varrosim dhe tokėn do t’ia kthejmė fshatarit etj.

    Feudalėt, bejlerėt dhe agallarėt, duke parė rrezikun qė u turrej, e vranė Avni Rustemin nė Tiranė. Kufoma e Avniut u ēua nė Vlorė, ku u varros me nderime. Mė kujtohet, isha i ri, nė shkollė qytetėse. Po rrinim me shokė nė krye tė pazarit, kur vjen Bahri Omari, i cili ishte dhėndri ynė, kishte grua motrėn e madhe, Fahrijen. Mė heq mėnjanė dhe mė thotė: “Shko shpejt nė shtėpi, mė merr valixhen dhe ma sill e u thuaj anesė dhe Fahrijes se do tė nisen nė Vlorė, se bejlerėt na vranė Avni Rustemin”. Unė u shtanga se Avniu ishte simbol edhe pėr ne tė rinjtė dhe u nisa me vrap, mora valixhen e ia ēova me njė frymė. Bahri Omari nė atė kohė ishte deputet i Gjirokastrės, pėrfaqėsues i “Opingės”, nė kundėrshtim me Mufit Libohovėn dhe mbėshtetėsit e tij.

    Emri:  faksimile-enver-3.jpg

Shikime: 6036

Madhėsia:  79.1 KB
    Faksimile e dokumentit me dorėshkrimin e daktilografuar tė Enverit me kujtime pėr Bahri Omarin

    Vrasja e Avniut e revoltoi popullin. Nga Vlora u dha kushtrimi dhe Revolucioni i Qershorit shpėrtheu. Nga tė gjitha anėt u nisėn pėr nė Tiranė. Zogu u arratis nė Jugosllavi, kurse nė Tiranė hyri qeveria demokratike borgjeze e Nolit. Me qeverinė e Nolit ndodhi ajo qė ndodhi, siē dihet tashmė nga historia. Me rrėzimin e saj, Zogu dhe klika e tij, me ndihmėn e Serbisė, hynė nė Tiranė dhe “demokratėt” e ngjyrave tė ndryshme morėn valixhet dhe shkuan nė mėrgim, ku formuan emigracionin politik “antizogist”.

    Nė kėtė grup hynė dhe myteberėt, me tė cilėt kam pasur kontakte: Bahri Omari, Kol Tromara, Sheh Karbunara, Sejfi Vllamasi etj. Kėta lloj antizogistėsh u shpėrndanė nė tė katėrta anėt, qė nga BS-ja, nė Amerikė, Francė, Itali, Zvicėr etj. Nga ata qė kaluan nė BS, pėrveē Ali Kelmentit, Halim Xhelos e ndonjė tjetri qė ishin marksistė, militantė e patriotė, tė tjerėt morėn lloj-lloj ngjyrash, qė nga ngjyra trockiste e Zai Fundos, e agjentit tė anglezėve Tajar Zavalani dhe mė vonė deri e atyre qė u doli boja, si Sejfulla Malishova e Koēo Tashko.

    I gjithė emigracioni “antizogist”, me pėrjashtim tė komunistėve ose “kuqaloshėve”, siē i quanin “antizogistėt demokratė”, hiqeshin si fanolistė. Por s’ishin asgjė. Ata shpejt i siguruan grazhdet ku tė hanin. U grupuan nė bazė tė grazhdeve ku ushqeheshin, u ndanė nė grupe kafenesh dhe e gjithė puna e tyre ishte tė lexonin atė gazetė nė tė cilėn ishte abonuar kafeneja ku ata rrinin gjithė ditėn dhe kjo qė them nuk ėshtė e ekzagjeruar. Kafeneja ishte vendi i pallavrave tė kota, i diskutimeve mbi “problemet ndėrkombėtare”, disa tė shara Zogut, por ajo sidomos ishte vendi i kumarit, i pokerit dhe i shahut. Kush e kush pėrpiqej t’i grabiste tjetrit paratė nė kumar.

    “BABALLARĖT” E KAFE “STOPANI”
    Ndėr kafenetė me nam tė kėtij farė emigracioni ishte kafe “Stopani” nė Bari tė Italisė, ku “deputetėt-onorevolė” tė “opozitės zogiste” ishin Bahri Omari, Sheh Karbunara, Muharrem Vllamasi, Qamil Ēela, Lek Margjini oficer etj. Kafeneja “Stopani” ishte “parlamenti”. Jetėn dhe mendimet e kėtyre “onorevolėve” i njoh mirė, se kur veja dhe kthehesha nga Franca, qėndroja te Bahriu, te motra 4-5 ditė.

    Kur ikja nga Shqipėria nė Francė, ata mė pyesnin: “Ē’kemi andej, ē’bėhet? E duan apo s’e duan Zogun, kur do tė vdesė ky?”. Dhe pastaj fillonin bisedat politike. Sheh Karbunara si duket hante bukė nga Italia, po admironte Inglizin. Ky sheh i zgjuar e dinak fliste dialektin e Lushnjės, nuk kishte asnjė ēikė kulturė. Ai pyeste Bahri Omarin, i cili njihte shumė gjuhė: turqisht, anglisht, frėngjisht, italisht dhe greqisht. Kultura e tij ishte pak nga tė gjitha e pathelluar, ekstensive, e pėrhapur dhe konfuze.

    Ai e hiqte veten radikal socialist, admirim tė madh kishte pėr Eduard Herionėn dhe lexonte gazetėn “Le Tempos”. Bahri Omari nė kėtė kohė dukej njeri i afruar, i leshtė, demokrat dhe budalla, zemrėn ndaj miqve dhe tė njohurve nuk e kishte tė keqe. Ali Kėlcyra i kishte hedhur “trutė e gomarit”, por mė vonė Bahri Omari u bė njė nga njerėzit mė tė egėr, mė tė poshtėr, njė kuisling qė na luftoi deri nė fund dhe ne e luftuam deri nė fund atė dhe shokėt e tij.

    Njėherė, teksa kthehesha nga Franca, qėndrova nė Bari dhe pyeta “onorevolėt”: “Ē’kemi nga Shqipėria?”. Shehu m’u pėrgjigj aty pėr aty: “Punėt shkojnė mirė”. “Ēfarė ka ngjarė?”, i pyes. “Zogu, thotė Shehu, ėshtė duke vdekur, kemi lajme tė sigurta, kancer tė pashėrueshėm, pse dy doktorė tė mėdhenj kanė shkuar nga Vjena ta ekzaminojnė”.

    MYTEBERĖT E FĖLLIQUR “ANTIZOGISTĖ”
    Kėtyre myteberėve u qe mbushur mendja top se ishin tė vetmit dhe mė tė shquarit antizogistė qė mund tė ekzistonin, ishin politikanėt mė tė zgjuar, mė tė zotė qė kishte njohur Shqipėria. Zogu natyrisht pėr ta ishte uzurpator, por “me likuidimin e tij Shqipėria do tė binte nė gojėn e tyre si njė fik i pjekur, qė s’e mban mė dega”; kėta kishin lindur vetėm pėr tė udhėhequr popullin shqiptar dhe “pėrvoja” e kafeneve tė Europės i kishte edukuar si tė tillė.

    Tė ashtuquajturit nacionalistė tė kafene “Stopanit”, nuk kishin lidhje me gjakatarin proitalian Mustafa Merlika Kruja, por edhe grindeshin me tė. Kėta kishin lidhje me bandėn tjetėr tė “demokratėve antizogistė” tė Parisit, Ali Kėlcyrėn, Qazim Kokoshin, Sejfi Vllamasin, Mitrovicėn e shumė tė tjerė. Kėta kishin gjoja nė krye Kol Tromarėn, Ali Beun, Qazim Koculin, Mitrovicėn, por asnjė nuk e njihte njėri-tjetrin pėr udhėheqės, sepse tė gjithė udhėhiqnin. Udhėheqės “tė erės”, se ishin komandantė pa ushtarė. Vetėm kėnaqeshin se ishin “deputetė”, se ishin “antizogistė”, pra, demokratė tė kulluar dhe njerėz “me influencė”.

    Kol Tromara, qė ishte nga Korēa, kishte “Korēėn”, mjaft tė bėnte thirrje dhe ajo nė kėmbė pas Kolės(!). Ali Bej Kėlcyra Dangėllinė dhe gjithė “demokracinė” e vendit, bile dhe fshatarėsinė, pavarėsisht se ishte kėlysh nga njė familje bejlerėsh nga mė barbarėt. Pėrveē kėtyre, Ali Beu ishte dhe dhėndri i Vrionasve. Kėshtu, pėr Qazim Koculin ai ishte “Heroi i Vlorės” dhe popullin e saj e kishte me vete “kur tė donte”.

    Sejfi Vllamasi ishte ai qė zėvendėsoi Zylyftar Podėn nė Kolonjė dhe Rexhep Mitrovica ishte nga Kosova. Ah, Kosova! “Pika nervagjike” e kėtyre myteberėve. Tė gjitha kėto ishin ėndrrat e tyre, “titujt e tyre”, “fuqia e tyre”. Por hėpėrhė kėto nuk shėrbenin pėr asgjė, veē pėr tė marrė rroga nga shtetet kapitaliste; ata ishin bėrė agjentura rezervė e tyre. E kujt? E tė gjithėve!

    Panorama

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Enver Hoxha: "Ja si e asgjesova kunatin tim Bahri Omari!"

    (Pjesa II) “Debatet me motrėn pėr Bahri Omarin, mė lutej aman Enver”

    Goditja qė Enver Hoxha i bėri Bahri Omarit, para sė gjithash, ka qenė dramė e tmerrshme pėr tė shoqen e tij, Fahrijen. Ajo s’foli kurrė sa ishte gjallė pėr fatin e tė shoqit shėnjuar nga i vėllai dhe pėrplasjet e tyre nė vitet e luftės.

    Emri:  Untitled-13.jpg

Shikime: 7855

Madhėsia:  92.6 KB
    ENVER HOXHA ME MOTREN FARIHJEN DHE NIPIN FATOSIN NE ITALI NE VITIN 1934

    Po kjo s’ka ndodhur me Enverin, i cili njėherazi me vlerėsimet zyrtare pėr kunatin “tradhtar” e “kuisling”, ka lėnė tė dokumentuar njė histori tė zgjeruar me kujtime mbi raportet konfliktuale me burrin e motrės.

    Nė kujtimet e destinuara pėr familjarėt dhe bashkėpunėtorėt e afėrt, Hoxha pėrpiqet tė zbardhė, sipas shijeve tė veta, njė pjesė tė debateve me Omarin nė prani tė sė motrės, duke mos kursyer as gjendjen e vėshtirė tė saj.

    “Fahrija e mjerė ulte kokėn dhe qante, shkruan Enveri, nga njė anė burri, nga ana tjetėr vėllai, ku asnjėri s’i lėshonte rrugėn tjetrit”. Pavarėsisht sa i sinqertė ėshtė Hoxha nė pėrshkrimin e kėtyre detajeve, ajo qė pohon pėr reagimin e Fahrijes gjatė pėrballjes me Bahriun, zbulon njė tjetėr qasje tė tij pėr raportet me familjarėt.

    “Njė mbrėmje shkova te Fahrija, kujton Hoxha. Aman, Enver, mė tha ajo duke qarė, si do tė vejė kjo punė? I lutem Bahriut tė heqė dorė, po e ka kokėn gur. S’bindet. E ka si e ka kokėn burri yt, i thashė, kjo s’vlen pėr mua. Po vazhdoi si e ka nisur, dije se pushka na ndan. Ēfarė?, pyeti ajo e tronditur dhe aty pėr aty mė propozoi tė merrja Luanin, djalin e saj me partizanėt”.

    Ky ishte Bahriu pėr Enverin, sė paku pėr aq sa ka lėnė tė shkruar me dorėn e tij. Nė numrin e kaluar publikuam njė pjesė tė vlerėsimeve tė Hoxhės pėr Omarin nė kohėn kur me miqtė e “bandės antizogiste” qėndronin nė emigracion nė Bari tė Italisė. Aty kishin “uzurpuar” kafene “Stopani”-n, ku qėndronin orė tė tėra duke konsumuar politikė pa bereqet, shkruan Enveri. Hera-herės pyesnin Bahriun, i cili njihte disa gjuhė, po kishte kulturė konfuze dhe ishte budalla. I kishte hedhur “trutė e gomarit” Ali Kėlcyra, dhe e bėri njė nga njerėzit mė tė egėr e mė tė poshtėr. Sakaq, vijon Hoxha, pjesa tjetėr e dėrgatės “antizogiste”, me Ali Kėlcyrėn, Qazim Kokoshin, Rexhep Mitrovicėn etj., u vendosėn nė Paris.

    Nė krye kishin, gjoja, Kol Tromarėn, por asnjėri s’e njihte tjetrin pėr udhėheqės, sepse tė gjithė udhėhiqnin. Kėtyre myteberėve, shton ai me pėrbuzje, u qe mbushur mendja top se ishin politikanėt mė tė zotė qė kishte njohur Shqipėria. Rikthimi i tyre pas pushtimit fashist dhe debatet me Hoxhėn dhe tė tijtė, janė momentet mė intriguese tė kujtimeve tė kėtij tė fundit, ku pjesėn mė tė rėndėsishme e zė pėrballja me Omarin e porsashtegtuar, siē shkruan Enveri me tufėn e “lejlekėve” qė lanė kafenetė e Europės…

    DOKUMENTI
    Ata nuk i kam njohur mirė nė Paris, se isha student pa para. Ngandonjėherė mė jepnin ndonjė lek shokėt, herė mė dėrgonte plaku ndonjė napolon, ca kohė gjeta vend dhe jepja mėsim shqip me 10 lekė orėn. Pėr aq kohė sa i njoha, ata kurdoherė i kisha parė duke luajtur nė klubet e kumarit, nė kinema etj. Dukej qė kishin para boll. “Ku i gjejnė, more Remzi Fico?”, e pyesja kėtė, njė student nė mjekėsi e qė e kishte mik Kol Tromarėn. “Marrin pare tė madhe nga qeveria franceze si politikanė qė janė”, mė thoshte Remziu. Qendrat e tyre qenė “La Coupole” dhe kafene tė tjera me nam. Atje luhej dhe kumar, bėhej politikė, “rrėzohej Zogu”, “ngrihej populli shqiptar” prej tyre dhe atje ndaheshin edhe frangat e dollarėt qė ua siguronte rruga e tradhtisė ku qenė futur.

    Emri:  Untitled-141.jpg

Shikime: 6342

Madhėsia:  122.7 KB

    Aty kam parė mjaft herė Kol Tromarėn. Nuk mė kanė parė sytė arrogant mė tė madh, megalloman, antidemokrat si ai. Kokėn e mbante lart dhe syzet alla amerikane, vishej me rroba tė zeza, si ata “kakerėt” dhe ecte, shikonte e fliste sikur e mbante botėn mbi supe. Qazim Koculin as e njoha kurrė. Ali Kėlcyrėn njė herė e takova dhe kėtė herė i vajta nė shtėpi pėr t’i ēuar njė letėr nga Bahriu.

    Kishte njė apartament shumė tė mirė. Ai mezi mė futi nė sallon, kur mori vesh se isha kunati i Bahri Omarit, mė dha njė cigare, thirri shėrbėtoren franceze dhe i tha tė mė bėnte njė kafe. Aty mė pyeti pėr ēfarė studioja dhe ē’kishim nga Shqipėria. Sa piva kafenė, u ngrita dhe ika. S’ia pashė mė surratin kėtij tradhtari as jashtė, as kur erdhi nė Shqipėri me pushtuesin. Sejfi Vllamasin po ashtu njė herė e kam takuar nė Paris; si ky, si Rexhep Mitrovica mė janė dukur njerėz mė tė thjeshtė, mė demokratė dhe mė tė njerėzishėm se tė tjerėt.

    RIKTHIMI I “LEJLEKĖVE” ME FASHISTĖT
    Kėshtu i kam njohur kėta njerėz para pushtimit italian. Tok me pushtimin italian u kthyen edhe kėta zotėrinj nė Shqipėri dhe mendimet e tyre ishin po ato pėr tė cilat kam folur mė lart. Tash nėn hijen e pushtuesit kėta “patriotė tė shquar” do ta drejtonin popullin dhe vendin nė rrugėn e “demokracisė” e tė pėrparimit… fashist.

    Ē’bėnė gjithė kėta farė “lejlekėsh” qė u kthyen nga kafenetė e Europės? U ēmallėn me miqtė e tyre, vendosėn lidhje politike me “demokratėt antizogistė”, me tė cilėt takoheshin nėpėr kafene. Kėta tė ashtuquajtur “demokratė antizogistė” tash me pushtimin e vendit ose mbanin vendet qė kishin pasur nė kohėn e Zogut, ose ishin ngritur nė “rutbe” dhe po pasuroheshin mė shumė nė kurriz tė popullit dhe me ndihmėn e fashizmit.

    “Patriotėt e shquar” tė kthyer nga Europa tatonin terrenin, nuhatnin nga vinte dhe si vinte lireta, tatonin kuislingėt, hierakėt fashistė, hiqeshin si njerėz “tė panjollosur” politikisht, si “politikanė tė zotė”, prandaj tash qė “u bė deti kos kėtyre u duhej dhėnė jo luga, por luharja”. U instaluan me banime; rroga u vazhdonte, por se nė ē’rrugė, nuk dihej. Pushtuesit i interesonte qė kjo rrogė tė legalizohej, por, nga ana tjetėr, kjo do tė thoshte qė kėta pseudopatriotė tė komprometoheshin, tė futeshin nė valle.

    Por Italia fashiste nuk mund t’i pėrdorte pėrpara Vėrlacėve, Merlikėve, Eqerem Bej Vlorės, Maliq Bushatit etj. Kėta ishin violinat e para, tė tjerėt duhej t’i nėnshtroheshin regjimit kuisling e pushtuesit dhe tė punonin pėr tė. Kėshtu qė kėta “patriotė” u futėn nė valle dhe morėn rroga tė majme e “shpėrblime patriotike”.

    Njė pjesė u fut nė “kėshillin e shtetit”, i krijuar apostafat pėr ta, tė tjerėt u bėnė feudalė, disa tė tjerė morėn rroga e ryshfete, duke bėrė njė propagandė tė maskuar kundėr rezistencės sė popullit. Futjen nė shtetin fashist kėta e konsideronin “nevojė pėr tė marrė kalanė nga brenda” dhe me paturpėsinė mė tė madhe dėnonin ata qė luftonin pėr tė shkatėrruar kalanė nga jashtė. Populli u ngrit nė kėmbė kundėr pushtuesit dhe qeverisė gjakatare tė Vėrlacit e tė Mustafa Krujės, kurse kėta myteberė kritikonin luftėn dhe e quanin “lodėr kalamajsh”.

    DEBATET ME BAHRI OMARIN
    Kam pasur debate tė zjarrta dhe gati tė pėrditshme me Bahri Omarin, nė shtėpinė e tė cilit veja shpesh pėr tė ngrenė dhe pėr tė fjetur, sa isha nė Tiranė, kur mė pushuan nga puna nė Korēė. Grindjet ishin pėr ēėshtje politike dhe nė kėtė drejtim s’pajtoheshim kurrkund. Bahri Omari, me njė kėmbėngulje prej tradhtari, pretendonte se ai dhe shokėt e tij, me Ali Bej Kėlcyrėn nė krye, ishin nga mė antifashistėt, nga mė antiitalianėt, nga mė demokratėt qė ka parė Shqipėria.

    -Kjo ėshtė politika jonė – thoshte Bahriu – kjo ėshtė njė taktikė e jona. -Kujt i shėrben kjo politikė dhe kjo taktikė? – e pyesja.

    -Popullit dhe demokracisė. -Mirė, po a keni arsye? Populli e urren okupatorin, e dėnon bashkėpunimin me tė; ai nuk mund tė jetė kurrė me ju dhe as me politikėn tuaj qė ėshtė kolaboracioniste.

    -Thoni ju komunistėt – thoshte Bahri Omari – ju pretendoni se keni popullin me vete, populli ėshtė me ne. E me tė tillė njerėz nuk kishte mundėsi tė mbaje gjakftohtėsinė dhe njė ditė i nevrikosur gjatė njė debati tė ashpėr me tė, i them:

    “Populli kurrė s’mund tė ndjekė tradhtarėt, ai do tė luftojė kundėr okupatorit e tradhtarėve dhe do tė fitojė”. Bahri Omari e kuptoi sulmin e drejtpėrdrejtė qė i bėra dhe m’u pėrgjigj: “Do ta shohim se kush janė tradhtarėt, ju apo ne”.

    -Do ta shohim, i them, por dua tė precizoj se ata qė do tė pengojnė luftėn e popullit dhe do tė bashkėpunojnė me armikun, janė tradhtarė.

    -Tė lutem, Enver – mė tha Bahriu – unė nuk dua tė bisedoj me ty pėr politikė, ėshtė e qartė se ne jemi kundėrshtarė.

    -Ashtu ėshtė – iu pėrgjigja – por dua tė tė hap sytė, tė tė shpėtoj nga kjo rrugė qė ėshtė greminė e tmerrshme. Mua mė vjen keq pėr ty, por po ta them haptazi, mė vjen keq pėr motrėn time, qė ėshtė gruaja jote, dhe pėr dy djemtė tuaj.

    Fahrija e mjerė kishte ulur kokėn dhe qante; ishte njė luftė tragjike: nga njė anė burri dhe fėmijėt, nga ana tjetėr vėllai. Asnjėri nuk i lėshonte rrugėn tjetrit.

    LOTĖT E FAHRIJES
    Njė mbrėmje vajta te Fahrija. Bahriu nuk ishte. Ajo duke qarė mė tha: “Aman, Enver, mė thuaj si do tė vejė kjo punė?”. “Duhet tė shpėtojmė Bahrinė nga kjo rrugė, i them, se kjo ėshtė rruga e tradhtisė. Ilaē tjetėr nuk ka, ose me popullin e me luftėn e tij kundėr okupatorėve, ose me kėta tė fundit”.

    -Po ē’duhet tė bėj unė? – mė thotė ajo. Ai ėshtė i mirė, por ėshtė si mushkė, i them pėrherė: Hiq dorė nga Ali Kėlcyra, ai ėshtė njė bej, hiq dorė nga puna nė shtet, do tė rrojmė si tė rrojmė. Po ti e di, ai e ka kokėn gur.

    -E ka si e ka kokėn burri yt, ajo nuk vlen pėr mua. Ka rėndėsi koka e popullit qė duhet ta shpėtojmė. Unė po tė dal borxhit dhe sa mund tė luftoj akoma se mos e shpėtojmė, por po vazhdoi rrugėn e tij, pushka na ndan, po tė paralajmėroj. Motėr Fahrija, duke qarė, mė tha:

    -Enver, Luani le tė vijė me ty nė luftė, Bahriun s’e bind dot. Fahrija ishte njė nga motrat e mia mė tė mira, mė tė zgjuara, mė e dashura, mė popullorja. Sa e doja atė, aq fillova ta urrej pėr vdekje burrin e saj. Hapa dyqanin “Flora” me Esatin dhe filluam tė grumbullonim shokėt e tė vazhdonim veprimtarinė komuniste tė grupit tė Korēės.

    Derisa zura shtėpi dhe solla xhaxhanė, Anenė dhe Sanon nė Tiranė, unė veja te Bahri Omari dhe te motra. Siē thotė njė proverb popullor qė “armikun mos e duaj, por pjesėn ia ruaj”, duhet tė them se Bahriu ishte njė borgjez liberal, me sjellje familjare dhe miqėsore nė kuptimin e tij (tė borgjezit), kurse nė mendime politike ishte me tėrė kuptimin e fjalės njė borgjez kokėderr dhe prapanik. Por pas grindjeve pėr ēėshtje politike, ai pėrpiqej qė kėto tė mos shtriheshin mė tej.

    NĖ VIGJILJE TĖ THEMELIMIT TĖ PARTISĖ
    Nė kohėt kur akoma nuk e kishim formuar Partinė, si dhe mė vonė kur as Konferenca e Pezės nuk ishte thirrur, as Fronti Antifashist s’qe formuar dhe as ata nuk e kishin formuar “Ballin Kombėtar”, krerėt e ardhshėm tė kėsaj organizate tradhtare, si Lumo Skėndua, Ali Kėlcyra, Kol Tromara, Bahri Omari e tė tjerė as qė mund tė dallonin akoma si duhej prirjet dhe afinitetet e tyre. Dinim qė Ali, Kol, Bahri, Sheh, Sejfi etj., ishin tė njė rryme. Nuk e kisha dėgjuar kurrė Bahrinė tė fliste me simpati as pėr Lumo Skėndon, as pėr Mehdi Benė e tė tjerė njerėz tė kėtij kallėpi.

    Mund tė kishin ndarė rolet, mundej qė Ali Kėlcyra merrej me ta; shokun e tyre Xhevat Korēėn, i cili edhe emrin e italianizoi dhe e bėri Djevat, e lanė tė futej nė qeverinė kuislinge; Ali Kėlcyra, dhėndri i Vrionasve, aleat i tyre, natyrisht dhe i Vėrlacėve, nuk mori nėpunėsi, me sa di unė, ai kėshtu hiqej si “Katharos” “I patriotit”. Bahriu, siē e thashė, bashkė me tė tjerėt dhe dr. Nishanin (i cili nuk ishte i grupit tė tyre, por e quanin si “kuqalosh”), ishin anėtarė tė “Kėshillit tė Shtetit”, i krijuar apostafat pėr kėta lloj njerėzish, qė regjimi fashist i kishte nėpėr kėmbė e i mbante dhe si rezervė pėr kohėt e kėqija qė do t’i vinin (siē i erdhėn).

    Bėnim ēmos ne “miqtė”, kushėrinjtė dhe tė njohurit e tyre qė t’i largonim nga nėpunėsia fashiste, pėrdornim deri edhe satirėn, megjithatė mė kot. Mė kujtohet se si njė pasdreke hymė nė Karusel me Esat Dishnicėn dhe i shohim tė gjithė kėta “kėshilltarė” tė grumbulluar nė tryeza, duke biseduar nė mes tyre.

    Panorama

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Enver Hoxha: "Ja si e asgjesova kunatin tim Bahri Omari!"

    (Pjesa III) Shėnimet e Enverit: I pushkatuam dhe kushėrinjtė e Bahri Omarit

    Bahri Omari nuk ishte i vetmi nga rrethi i familiarėve tė Enverit qė u pushkatua me urdhėr tė tij. Nė kujtimet e panjohura tė Hoxhės bėhet e ditur se fati i keq i kunatit ka ndjekur njė dyzinė tė tėrė nga tė afėrmit qė u bashkuan me tė.

    Emri:  bahri-omari-1.jpg

Shikime: 5697

Madhėsia:  52.7 KB
    BAHRI OMARI ME FAMILJEN

    Nė krye tė kushėrinjve “tė pabindur”, Hoxha pėrmend Abaz Omarin, nipin e xhaxhait, Hysenit. I rritur me tė nė sokakėt e Gjirokastrės, Enveri, siē shkruan, kishte ndarė mendime tė njėjta nė Liceun e Korēės dhe mė vonė nė Tiranė, kur Abazi ishte kthyer nga studimet nė Francė. Po kreshentoja e vizioneve tė njėjta kishte ndryshuar papritur me pushtimin e Shqipėrisė. “Kur unė prisja tė mė mbėshteste nė pėrpjekjet pėr luftėn kundėr okupatorit, -shprehet Hoxha duke iu referuar njė takimi nė shtėpinė e sė motrės, Fahrijes, -Abazi ishte tjetėrsuar dhe kishte zgjedhur tjetėr rrugė: nga i majtė ishte bėrė i djathtė; nga antifeudal, qe bėrė mbrojtės i zjarrtė i tė pasurve.

    E kishte bėrė pėr vete Bahri Omari dhe Ali Kėlcyra. Ishte bėrė njė qelbėsirė, -shkruan me urrejtje Hoxha, -u bė ballist; u bashkua me gjermanėt, po e hėngri kokėn pas ēlirimit; e kapėm nė Tiranė dhe gjyqi e pushkatoi si tradhtar”. Pak a shumė njė histori tė tillė pėrshkruan Enveri pėr vėllezėrit Reiz e Surja Selfo dhe Nexhat e Manush Peshkėpia, tė cilėt ishin tė afėrm tė familjes Hoxha, por qė i ndau qasja pėr luftėn. Fakti qė ata s’shkuan me Enverin, por me Bahriun, me nacionalistėt, shėnjoi fatin e keq tė tyre, ashtu siē ndodhi me kushėrinjtė e tjerė. Kjo ndodhi jo vetėm me ata qė i kthyen krahėt Enverit gjatė luftės, por edhe me tė tjerėt qė e mbajtėn afėr dhe i vunė nė dispozicion pasurinė e tyre.

    -Njėri ndėr ta, Surja Selfo, -pohon pėr herė tė parė Hoxha nė kėto kujtime, -bėri shumė pėr mua nė vitet e luftės, por pas ēlirimit ra viktimė e grupit tė Koēi Xoxes dhe u pushkatua. Pjesa nė vijim e shėnimeve tė Enverit fokusohet te “misioni i pamundur” pėr tė pėrfshirė nė nismėn pėr Konferencėn e Pezės grupin e “demokratėve nacionalistė”, qė drejtohej nga Kol Tromara, Bahri Omari dhe Sheh Karbunara. Me mėnyrėn e tij, ai pėrshkruan debatet e tensionuara nė takimin qė ka pasur me “Treshen e pabindur” nė njė bazė ilegale nė Tiranė, nė verėn e vitit 1942.

    Emri:  nako-spiro.jpg

Shikime: 5686

Madhėsia:  40.5 KB
    Nako Spiro

    “Mė herėt, -shkruan Hoxha, -ia kėrkova kėtė Bahriut, megjithėse isha i bindur se do tė refuzonte. I thashė se duhet tė shkėmbejmė mendime me njėri-tjetrin, se duhet tė sheshojmė mosmarrėveshjet dhe tė arrijmė nė njė mbledhje tė pėrbashkėt kundėr pushtuesit, por nuk e pranoi. Mė tej i shtriva negociatat nė njė takim tė zgjeruar, por sėrish dėshtova, se ishte e pamundur qė Kol Tromara, Sheh Karbunara dhe takėmi i tyre tė shkėputeshin nga bashkėpunimi me okupatorin”…

    DOKUMENTI
    Nė shtėpinė e Bahri Omarit vinte shpesh Reiz Selfo, kushėriri i parė i Bahriut dhe kryetar i familjes sė Selfove, qė qenė tregtarė tė mėdhenj. Ky ishte mė reaksionari e mė dallaveraxhiu dhe ekspert nė tregti tė madhe. E kishte mirė me ēdo regjim, me Zogun dhe italianėt. Vetėm me ne nuk i shkoi.

    Emri:  bahri_omari_enver_hoxha.jpg

Shikime: 5864

Madhėsia:  74.6 KB
    Faksimile e dokumentit me dorėshkrimin e daktilografuar tė Enverit me kujtime pėr Bahri Omarin

    Ne i treguam vendin, e pushkatuam. Unė e njihja mirė, takohesha me tė, por rrallė bisedoja. Ishte shumė i rėndė dhe s’kishte kohė “tė merrej me njerėz si ne”. Tė gjithė vėllezėrit e tij ishin njerėz tė kėqij, me pėrjashtim tė Surja Selfos dhe Halit Selfos. Surjanė e kisha shok tė mirė, e kisha pėrpunuar; ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antifashist.

    Me Reizin nuk i kishte “tė grunja”. Surjai e ndihmoi luftėn sa mundi; dy shtėpi qė zuri me qira na i vuri nė dispozicion ne pėr punėn ilegale. Jepte ndihmė nė tė holla pėr luftėn tonė dhe personalisht pėr mua. Kur dola nga ilegaliteti, ai i mbajti me bukė prindėrit e mi pleq dhe Sanon.

    Koēi Xoxe me jugosllavėt, pasi erdhėn nga Berati, filluan tė pėrgatisin material komprometues pėr mua. Ata e panė qė pėr tradhtarin Bahri Omari unė ngula kėmbė qė tė pushkatohej si tradhtar, se nė Byronė Politike Sejfulla Malėshova dhe Nako Spiroja donin t’ia falnin jetėn Bahri Omarit, se gjoja u dorėzua nė fund. Koēi kurdisi njė grup tjetėr armiqėsor.

    Njė ditė mė tha se nė kėtė grup ėshtė implikuar edhe Surja Selfo “pėr rrėzimin e pushtetit”. Unė hapa sytė dhe i them se ėshtė e pamundur. Ka deponuar vetė, tha Koēi, ka pohuar ēdo gjė dhe ka firmosur. -Mė sillni procesverbalin se unė ia njoh firmėn, i thashė. Ma solli, e lexova dhe pashė se ishte firma e Surjait. Aty pėr aty u mendova dhe i them Koēit: Mos e kanė torturuar? Koēi mė bėri be e rrufe. Pastaj i thashė tė shkojė nė gjyq. Gjyqi e dėnoi me vdekje Surja Selfon, mikun tim.

    Mė vonė, kur u zbulua tradhtia e Koēi Xoxes, u zbuluan tė gjitha poshtėrsitė e tyre, u zbuluan edhe dosjet qė pėrgatiste Ministria e Brendshme pėr mua, pėr Mehmetin etj. Ēėshtja e Surja Selfos, e Selim Kokalarit (anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar) nuk ishte veēse njė kurth pėr tė mė kompromentuar, duke arrestuar miqtė e mi, duke i torturuar pėr vdekje, pėr tė pranuar dhe firmosur ē’u diktonte grupi i Koēi Xoxes. Po le tė vijmė te miqtė e Bahri Omarit, me tė cilėt kam pasur debate.

    KRIMINELI ME DAMKĖ, REIZ SELFO
    Me Reiz Selfon ishim njė ditė pėr darkė te Bahriu dhe, duke ngrėnė, filloi biseda rreth problemeve politike. Filloi Reizi dhe hyri nė konsiderata “antifashiste”, duke kritikuar njėrin e duke lavdėruar tjetrin, por strumbullari qėndronte nė atė qė “kjo e keqe qė na erdhi, ka edhe tė mirat e saj, se po hapen vende pune, ka mallra nė treg, shkollat shqipe nuk u mbyllėn” etj.

    Natyrisht unė ia hodha poshtė tė gjitha. Bahri Omari hapi njė herė gojėn dhe tha: Reiz, mė mirė lėreni kėtė muhabet. Jo, tha Reizi, se kėta rrjepacakėt si Enveri, po na shesin mend pėr patriotizėm, sikur kėta do ta bėjnė Shqipėrinė. -Mbaje mend mirė kėtė fjalė, i thashė, se unė s’do ta harroj. Nesėr, ti s’do tė flasėsh me kėtė gjuhė, por do tė mbushėsh pantallonat. Bahriu prapė na u lut ta mbyllnim kėtė muhabet.

    Dhe Reizi e mbylli “tytkėn”. Kur u ēlirua Shqipėria, Reiz Selfos i konfiskuan ēdo gjė, mbeti vetėm me rrobat e trupit qė kishte veshur. Mė vonė, kur terroristėt hodhėn bombėn nė Ambasadėn e BS-sė, u zbulua se Reiz Selfo ishte njė nga shtytėsit. Nga gjyqi shkoi nė pushkatim dhe kėshtu mbaroi njė qelbėsirė.

    ABAZ OMARI, NIPI I XHAXHIT
    Kur vajta njė ditė nė shtėpi te Fahrija, gjeta njė kushėri tė pėrbashkėt, tė Bahriut dhe timin, Abaz Omarin. Ky ishte kushėri i parė me Bahriun nga babai i tij, kurse nga ana jonė ishte djali i vajzės sė madhe tė xhaxhait tim, Hysen Hoxhės. Ishim rritur sė toku. Ai, kur ishim tė rinj, vinte nė shtėpinė tonė, qė ishte njėkohėsisht dhe shtėpia e gjyshit, nga nėna e tij, Hajrija. Abazi ish-te nja dy-tre vjet mė i madh nga unė. Ai mbaroi Liceun e Korēės dhe shkoi nė Paris, ku ndenji nja katėr vjet me lekėt e babait qė e kishte tregtar dhe pronar tokash nė Fier. U kthye pa diplomė nė Shqipėri, ku punonte me babain, por mendjen e kishte nė Paris.

    Kur bisedoja me tė, hiqej si demokrat, i majtė, antifeudal etj. Nė atė kohė takoheshim me Nexhat Peshkėpinė, tė cilit ai i kishte dhėnė motrėn, domethėnė gruaja e Nexhatit ishte mbesė nga ne, siē ishte edhe Abazi nip. Prandaj nė shtėpinė e Nexhatit, qė e konsideronim si shtėpinė tonė, lėvonin diskutimet politike ditė e natė. S’kishim shumė kundėrshtime me njėri-tjetrin dhe as me vėllain e Nexhatit, Manushin, i cili hiqej si shkrimtar dhe kishte miqėsi me Shefqet Musaranė.

    Ishin kohėt kur unė isha pa punė dhe nuk kisha ē’tė haja dhe Nexhati nuk mungonte tė mė jepte ndonjė lekė ose tė mė merrte shpesh pėr drekė e pėr darkė. Feroja, gruaja e Nexhatit dhe mbesa jonė, ishte njė vajzė e mirė dhe popullore si Nexhati nė atė kohė. Ky ishte antizogist, ishte i majtė dhe ca anarkist. Kur dola nė mal, i bėra disa herė thirrje edhe kėtij, edhe Bahriut qė tė dilnin dhe ata. Po as qė dėgjuan. Tė dy u bėnė ballistė.

    Bahriu mori dėnimin qė meritonte, kurse Nexhati u arratis me gjithė tradhtarėt e tjerė nė SHBA, ku na luftoi egėrsisht deri sa vdiq. Ngordhi dhe njė fashist nga tė njohurit e mi. Por tė vijmė tek Abaz Omari. Ky mori pėr grua njė ēupė me prikė dhe me tė hollat e saj u kthye nga Franca ku kishte marrė diplomėn nė Drejtėsi dhe erdhi dhe u bė avokat. Kur mė pushuan nga puna nė Korēė, fill pas pushtimit tė vendit, erdha nė Tiranė, dhe njė ditė takova “nipin” te Fahrija. U puthėm e u ngalasėm, e urova dhe pas bisedave tė zakonshme, filluam diskutimet pėr politikė.

    Kur i fola pėr luftėn, pėr domosdoshmėrinė e saj, ē’tė shoh: Abazi nga i majtė, ishte bėrė i djathtė, nga antifeudal, qe bėrė njė mbrojtės i zjarrtė i tė pasurve. Filloi tė ngrinte nė qiell Bahri Omarin dhe Ali bej Kėlcyrėn. Abaz Omari qe bėrė njė qelbėsirė, njė karrierist. U zumė keq, bile sa nuk u goditėm, por pastaj ndėrhyri Fahrija. U largova duke e sharė atė fundėrrinė. Ai u bė njė qen zinxhiri i Ali Beut, u bė ballist e me gjermanėt dhe pas ēlirimit, e kapėm nė Tiranė dhe gjyqi i popullit e pushkatoi edhe kėtė tradhtar.

    TAKIMI I FUNDIT ME KOL TROMARĖN
    Me Kol Tromarėn dhe Sheh Karbunarėn takohesha ndonjėherė nė kafe “Kursal”, ku bisedat qė bėheshin ishin nga mė tė rėndomtat. Kur shiheshim rrugės pėrshėndeteshim. Kol Tromarėn s’e kisha parė kurrė nė shtėpinė e Bahriut, kurse Baba Shehu shkonte shpesh. Vetėm se Shehu ishte i zgjuar dhe dinak. Ruhej, nuk hapej, merrte pare, nga tė gjithė. Ai rrinte nė Karbunarė, nė shtėpinė-teqe dhe atje i venin dhe i vinin tė njohurit nga Lushnja, Berati, Durrėsi e Tirana.

    Shehu, gjoja nėn petkun e demokratit dhe me atė mėnyrėn e tij “babaxhane”, shfrytėzonte dhe mistikėn fetare tė “tacit e tė xhybesė”. Ai dilte andej-kėndej edhe vetė, jo vetėm nė Tiranė te miqtė e tij tė vjetėr tė mėrgimit, por edhe te miqtė e tjerė, tregtarė tė njohur. Ky ishte shumė i rrezikshėm me “bonhommie”-n e tij, qė fshihte njė natyrė djallėzore. Ishin ato kohė kur kisha dalė nė ilegalitet dhe kishim formuar Partinė. Po pėrgatiteshim pėr mbledhjen e Konferencės sė Pezės.

    I bėra mė parė propozim Bahriut. I thashė se duhet tė shkėmbejmė mendime me njėri-tjetrin, se duhet tė sheshojmė mosmarrėveshjet dhe tė arrijmė nė ndonjė mbledhje tė pėrbashkėt kundėr pushtuesit. Bahriu nuk e pranoi njė propozim tė tillė. Unė nuk ia zgjata mė. Vendosėm me shokėt ta atakojmė, nga ana tjetėr mund ta ēanim nga ana e Kol Tromarės dhe e Sheh Karbunarės. Prandaj e mora unė edhe kėtė barrė, sado qė isha i bindur se do tė dėshtoja. Sidomos Kol Tromarėn nuk e honepsja dot, kurse me Shehun mbaja marrėdhėnie “tė mira”.

    I ēova lajm Sheh Karbunarės me djalin e vogėl, Hysenin, qė ishte baxhanak me Surjanė. Vajta nė shtėpinė e tij dhe i them tė vejė nė Lushnjė te Baba Shehu dhe t’i thotė se Enveri kėrkon njė takim me tė e Kol Tromarėn dhe po tė dėshirojnė ata, edhe me Sejfi Vllamasin. E dija se Shehu do tė bėhej kurioz dhe do ta pranonte takimin. Hyseni (Qorri e thėrrisnin se kishte njė sy tė prishur) u nis pėr nė Lushnjė.

    Mė vonė, pas disa ditėsh, mė erdhi lajmi nė bazėn ilegale ku isha se Hyseni kėrkonte tė takohej me mua. Shkoj njė natė nė befasi nė shtėpinė e tij dhe ai mė tha se Baba Shehu pranonte nė parim tė takohej, por kur tė vinte nė Tiranė do tė bisedonte me shokėt e tij dhe do tė mė lajmėronte. Mė nė fund erdhi lajmi se Sheh Karbunara, Kol Tromara dhe Sejfi Vllamasi pranonin takimin dhe kėtė do ta bėnim te shtėpia e Kol Kuqalit, mikut tonė tė pėrbashkėt.

    Isha dakord. Nė datėn dhe orėn e caktuar vajta. Gjik Kuqali ishte shoku ynė. Babai i tij, Kola, po ashtu ishte simpatizant i yni. Kur hyra nė dhomė, i gjeta qė tė tre. Kishin vajtur mė parė. Fillova t’u flisja pėr nevojėn e njė takimi tė pėrbashkėt, ku tė shfaqeshin lirshėm mendimet mbi organizimin e luftės.

    Pasi mbarova, e mori fjalėn Tromara dhe zhvilloi njė leksion me ato mendime qė i njihja nga Bahriu, por mė me fodullėk e arrogancė, bile edhe nė mėnyrė fyese, me shprehje “ju njoh mirė ju kuqaloshėve”, “kam pas tė bėj me ju”, “ju dėgjoni Stalinin” etj. -Kam ardhur jo pėr t’u grindur, ndėrhyra, -se po tė doni, edhe atė jam gati ta bėj, po kam ardhur tė miqėsohem, tė lėmė mėnjanė mosmarrėveshjet, pėr hir tė ēėshtjes sė ēlirimit.

    Do tė luftojmė pa kompromis”
    -Haha, qeshi me ironi Kola. Pa kompromis. Po ajo qė bėri Stalini me Hitlerin, ē’ishte, zoti kuqalosh?
    -Stalini, i them -i ndėri dorėn Ēembėrlenit dhe Daladierit tuaj, mikut tė idhullit tuaj, Heriosė, dhe ata jo vetėm qė ia refuzuan, por ndėrsyen Hitlerin kundėr BS-sė.
    -Ohu, tha Kola, -sa herė i kam lexuar unė kėto dėngla nga Moris Torezi nė Paris!
    -Ē’thotė kėshtu Kola, o Baba Sheh?, i drejtohem kėtij.
    -Ky as nė parim s’mė duket se do tė luftojė. Mendova tė fusja njė pykė nė mes tyre, por kjo s’pati sukses. Shehu, duke kruar mjekrėn tha: Ajo qė tha Kola ėshtė e vėrtetė. Aty pėr aty kėrceu Sejfi Vllamasi dhe pyeti: Mirė more Enver, po a keni menduar se tė luftosh do tė thotė tė vritet populli, tė digjet vendi.
    -Zoti Sejfi, i them, -kur vendos tė luftosh edhe do tė vritesh, por edhe do tė vrasėsh.
    -Jo, thotė Sejfiu, -ne mendojmė edhe tė luftojmė, edhe tė bėjmė politikė, qė “mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet”
    -Kjo ėshtė vetėvrasje, kėsaj i thonė tė bashkėpunosh me okupatorin, more Baba Sheh, -i them.


    AFRIM IMAJ
    Panorama

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Enver Hoxha: "Ja si e asgjesova kunatin tim Bahri Omari!"

    (Pjesa IV) Enver Hoxha: Tri kokė tė ketė Bahri Omari, do t’ia pres me dorėn time

    Nė ditėt kur nė Tiranė bėhej gjyqi i Bahri Omarit, Enver Hoxha ka takuar pėr herė tė fundit Sheh Karbunarėn nė Lushnjė. Nė kujtimet pėr kunatin e pushkatuar, Hoxha zbardh me cinizėm dialogėt e shkėmbyer me “ballistin me taē dhe me raso”.

    “Po kthehesha nga Berati, shkruan Enveri, afėr Karbunarės, mė ndali Shehu dhe m’u lut pėr tė falur kokėn e Bahriut. Pėr kokėn e tradhtarit tė poshtėr, qė ka lyer duart me gjakun e popullit, e kam merak vetė, i thashė. Hata, Enver, hata, bėri ai, kujton Hoxha dhe vijon me pėrgjigjen e prerė qė i ka dhėnė aty pėr aty: Kėrkon tė mė prekėsh se Bahriu ėshtė kunati im, por tė them, do ta pushkatoj; edhe tri kokė tė kishte, tė tria do t’ia prisja me dorėn time!” Pėrtej dilemės pėr sinqeritetin e rrėfimit tė Hoxhės nė pėrballjen e fundit me Sheh Karbunarėn, njė fakt zbulohet qartazi: Fundi tragjik i Bahri Omarit ėshtė shėnjuar prej tij. “Bashkė me Bahriun, shkruan Hoxha me ndjenjė triumfi, pushkatuam Kol Tromarėn me shokė; tė tjerėt i ēuam me derra”. Nga kujtimet me kėta tė fundit, njeriu qė ka urdhėruar vrasjet makabre, veēon mbresat nga dy takimet me Sejfi Vllamasin, “diplomatin e Ballit” qė i shpėtoi plumbit, por jo dhunės dhe represionit tė regjimit. “Pak kohė pas ēlirimit, kujton Hoxha, u pėrballa me Sejfiun te stalla e derrave nė Kavajė. Ishte bėrė si mos mė keq; njė plak i rreshkur e i rreckosur. Punonte si rojtar derrash. Mė tha t’i jepnim njė pension se s’mundej tė punonte. Pension? Pėrse? – i thashė. Qė s’ke punuar kurrė, apo pse ke qenė nė ‘Kėshillin e Shtetit’ fashist? Pėr kėto merita e kėrkon pensionin? Njė herė tjetėr, pas disa vitesh, shton Hoxha, e pashė shtrirė nė njė trotuar nė Fier. Ishte kėrrusur, qe bėrė si xhubė ‘diplomati i Ballit’. Mė thanė se kishte njė pension tė vogėl, pse ka qenė ruajtės derrash”.
    Mbresat e Hoxhės nga takimet e fundit me Sheh Karbunarėn dhe Sejfi Vllamasin pas ēlirimit, vijnė si epilog i debateve tė zjarrta me grupin e “demokratėve nacionalistė” nė vigjilje tė Konferencės sė Pezės. “Ata s’pranuan asnjė lloj bashkėpunimi, shkruan Enveri, dhe unė i paralajmėrova se kėtej e tutje na ndante pushka, duke kujtuar se e mbajti fjalėn…”.

    ***

    Po debatonim me grupin e “antizogistėve demokrat” pėr Konferencėn e Pezės. Aty pėr aty kėrceu Sejfi Vllamasi dhe pyeti: Mirė, more Enver, po a keni menduar se tė luftosh, do tė thotė tė vritet populli, tė digjet vendi?
    -Kur vendos tė luftosh, edhe do tė vritesh, por edhe do tė vrasėsh,i them
    -Jo, thotė Sejfiu, ne mendojmė edhe tė luftojmė, edhe tė bėjmė politikė, qė “mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet”.
    -Kjo ėshtė rruga mė me mend, tha Shehu.
    -Kjo rrugė ėshtė vetėvrasje, kėsaj i thonė tė bashkėpunosh me okupatorin, more baba Sheh, i them.
    -Atėherė, ē’kėrkoni nga ne, tha Kola, duke ngritur kokėn, i skuqur nga inati. Shkoni dhe luftoni, s’ju mban njeri.
    -Jo, leje nga ju ne nuk kemi kėrkuar dhe as do tė kėrkojmė, por kemi ardhur t’ju bėjmė thirrje tė bashkėpunojmė.
    -Zoti Enver, tha Vllamasi, si do tė vemė nė kėtė mbledhje?
    -Nė mėnyrė ilegale, i thashė dhe i shpjegova pikėpamjen kryesore qė partia jonė do tė shtonte nė kėtė vend pėr diskutim. Kėrceu Kola dhe tha:
    -Sa bukur e kanė menduar kuqaloshėt! Ata do tė venė si parti, ne tė vemė si berrat qė tė na heqin prej hunde…
    -Nuk ėshtė faji ynė, i them Kolės, pse ju nuk keni parti. Aty Kola mė ndėrpreu dhe tha: Pritnani dhe ne tė formojmė parti dhe tė jemi baras.
    -Kush do tė jetė tjetėr nė atė mbledhje? – pyeti Shehu.
    -Ata qė do tė pranojnė, i them.
    -Mirė Enver, kėrceu Shehu, por tė presim dhe ca, tė shohim si do tė rrokulliset gjendja dhe shohim e bėjmė. Ē’na duhet qė tė mblidhemi?
    -Jo Baba Sheh, i them, nuk ėshtė i arsyeshėm ky mendimi juaj. Tromara i egėrsuar, duke parė se shoku i tij Shehu e shkeli, tha: “Zoti Enver, do pėrgjigje nga ne? Po jua them: Ne nuk e pranojmė propozimin tuaj dhe nuk do tė bashkėpunojmė me ju!”
    -Bėni si tė doni, ne ju dolėm borxhit. Mbledhjen do ta bėjmė edhe pa ju, se populli ėshtė me ne, dhe u ngrita. Kol Tromarės s’ia pashė mė turinjtė. Si bashkėpunėtor i italianėve, i gjermanėve e kuislingėve, si njė nga krerėt e Ballit, ai luftoi me egėrsi kundėr nesh deri nė fund. Pas ēlirimit tė plotė tė vendit e kapėm dhe me gjyq ushtarak e pushkatuam dhe kėtė qelbėsirė fashiste.
    Ē’bėnė tė tjerėt?
    Sheh Karbunara, siē e thashė mė lart, ishte shumė dinak. Ky ballist dhe bashkėpunėtor i krerėve tė Ballit hidhte gurin dhe fshihte dorėn. Nuk u afishua publikisht as me italianėt dhe as me gjermanėt, por ishte e qartė se ishte njeri i tyre dhe i reaksionit. Partinė tonė e urrente. Natyrisht, ai luftoi edhe kundėr Fronti Nacionalēlirimtar. Edhe pas kapitullimit tė Italisė, ku vendi u pushtua nga gjermanėt, Kėshilli i Pėrgjithshėm i Frontit i bėri thirrje tė bashkohej me Luftėn Nacionalēlirimtare kundėr gjermanėve. Por tė gjithė kėta kolaboracionistė, tradhtarė, si Ali Kėlcyra, Bahri Omari, Kol Tromara nė krye tė Ballit, u futėn nė shėrbim tė kėsaj organizate tradhtare dhe na luftuan me armė. Qė nga ajo kohė, ndaj tyre s’u drejtuan mė thirrje, por i vumė nė grykėn e pushkės. Sheh Karbunara dhe Sejfi Vllamasi, duke mos qenė armiq tė afirmuar si shokėt e tyre, pas ēlirimit tė Shqipėrisė nuk i arrestuam se edhe fakte tė shkruara nuk kishim. Mirėpo i lajmėruam seriozisht se, nė rastin mė tė vogėl qė do tė konstatohej se do tė vepronin kundėr pushtetit popullor, do tė arrestoheshin dhe do tė kalonin para gjyqit revolucionar. Pranuan me gojė, por jo me vepra, sidomos Sheh Karbunara.
    Ishin duke u gjykuar tradhtarėt kuislingė Bahri Omari, Kol Tromara etj. Mė kujtohet se kisha shkuar pėr punė nė Berat dhe po kthehesha nė Tiranė. Atėherė mbaja uniformėn blu tė gjeneralit, me shirita tė kuq dhe me ēizme. Kur i afrohem Karbunarės, shoh Sheh Karbunarėn me taē dhe me raso qė kishte zėnė mesin e rrugės e kishte ngritur dorėn, duke bėrė me shenjė qė tė ndaloja. I thashė shoferit tė ndalonte, porosita oficerin tė dilte, por tė mos e hapte derėn e automobilit nga ana ime, ta linte Shehun ta hapte vetė derėn dhe unė i mbėshtetur sa gjatė e gjerė nė kolltukun e makinės prita Shehun tė vinte nė kėmbė, tė hapte derėn e makinės, tė thyente kurrizin e tė fliste ēfarė kishte. Doja apostafat ta poshtėroja dhe t’i jepja tė kuptonte kėtij armiku se pikėrisht ne, qė luftuam dhe fituam, ishim nė fuqi.
    Shehu hapi derėn, u pėrkul, mė pėrshėndeti, mė dha dorėn dhe unė pa lėvizur i dhashė dorėn.
    -Ē’kishit, pse mė ndalėt?, e pyeta.
    -T’ju uroj, mė parė, tha.
    -S’kam nevojė pėr urimet tuaja, i them. Kini ndonjė gjė tjetėr?
    -Tė ndala, tha, tė tė lutem tė falėsh kokėn e Bahriut.
    -E kam merak vetė, i them. Ajo kokė ėshtė kokė e njė tradhtari tė poshtėr, e njė ministri kuisling gjerman, e njė kreu tė Ballit Kombėtar qė na vuri pushkėn. Ai dhe shokėt e tu tė tjerė i kanė duart tė lyera me gjakun e popullit tani deri nė bėrryl, prandaj mos u bėj aspak merak, tė siguroj se do tė pushkatohen dhe kokat e tyre do tė fluturojnė nė erė.
    -Hata, more Enver, unė nuk tė kėrkoj kokėn e Kol Tromarės, po tė Bahriut.
    -Dėgjo, Sheh Karbunara, i them, kur unė ju lutesha tė hiqnit dorė nga rruga e tradhtisė, ju mė sikterrisėt, ju mė qesėndisėt, ju mendonit se italiani dhe gjermani ishin mė tė fortė nga populli dhe nga Partia jonė qė ju e tallnit dhe e luftuat.
    Ti Sheh Karbunara kujton tė mė prekėsh, me qė Bahri Omari ėshtė kunati im, por unė po tė them, se edhe plaku im po tė ishte si ai, unė do ta pushkatoja. Sa pėr Bahri Omarin edhe tri kokė tė kishte, tė tria do t’ia prisja atij dhe shokėve tė tij. Besoj se e ke tė qartė, i them pa i hequr krahėt nga kolltuku i automobilit.
    -Qartė, tha Shehu, dhe nxori kokėn nga makina tė ikte se iu kėput.
    -Sheh Karbunara!, e thirra prapė. Ai prapė e futi kokėn nė makinė dhe theu kurrizin.
    -Dėgjo Sheh, unė e di qė ti ke qenė bythė e brekė me Bahri Omarin dhe Kol Tromarėn, por ua hodhe mirė atyre, hodhe gurin dhe fshehe dorėn. Ne nuk tė arrestuam, jo pėr sytė e tu tė bukur, por se nuk kishim aq fakte konkrete pėr ty, se pėrndryshe edhe koka jote do tė fluturonte. Pra, shpėtove njė herė, tė dytėn nuk do tė shpėtosh, prandaj tė kėshilloj tė rrish urtė, tė mos komplotosh, se atėherė do tė ta tregoj vendin. Kaq kisha pėr tė thėnė, -dhe u qėrua. Oficeri mbylli derėn e makinės. E lash Sheh Karbunarėn nė tymin e rrugės e mė s’ia pashė sytė, vetėm zėrin ia dėgjova nė gjyqin e popullit. Ky armik nuk hoqi dorė nga komplotet kundėr pushtetit. U bė pjesėtar i komplotit tė kurdisur nga agjentura anglo-amerikane e Shefqet Bejės, Gjergj Kokoshit, Riza Danit etj. Kėshtu dhe Sheh Karbunara u dėnua me vdekje dhe u pushkatua.
    Shoku tjetėr i tij, Sejfi Vllamasi, uli kokėn, hėngri ato para qė kishte grumbulluar, u rreckos dhe mė nė fund, kur gati sa nuk vdiq pėr bukė, u detyrua tė kėrkonte njė punė ēfarėdo. Ishte plakur. Nuk kisha pyetur pėr tė asnjėherė. Njė ditė, kur shkoja nė Vlorė, u ndala nė fermėn e Gosės, u poqa me drejtorin dhe i them si venė punėt. Ai mė dha shpjegime. Afėr rrugės ishin ca baranga lyer me gėlqere. E pyes: Ē’janė kėto baranga? Ėshtė stalla e derrave, -mė thotė. Vemė e shohim, i them. Hyj brenda dhe shikoj njė fshatar plak kavajas. E dija se kavajasit pleq ishin fanatikė, veēanėrisht derri ishte bėrė haram nga Pejgameri. I them plakut: Mė vjen shumė mirė qė ti ruan derrat.
    -Ē’tė bėj, thotė, -dua tė rroj. Ai mė njohu dhe mė tha me zė tė ulėt: Po ta them ty nė vesh, se ti na i di hallet. Kėta derra nuk i shoh dot me sy, por unė e dua Partinė dhe bėj si thotė ajo. E shikon kėtė shkop tė gjatė, me kėtė i prek derrat. Me afizalla se i prek me dorė. Qeshėm qė tė tre me tė madhe. Tė qeshurit tonė tėrhoqi drejt nesh njė plak tjetėr, tė rreshkur, tė rreckosur, edhe ky ruajtės derrash qė u afrua, mė dha dorėn dhe mė pėrshėndeti. “Si jeni zoti Enver?”. Ngre kokėn tė shikoj se mė tėrhoqi vėmendjen fjala zoti nė gojėn e fshatarit, kur kėta kurdoherė thonė “shoko”. Po kė shoh? Sejfi Vllamasin! Ishte bėrė rojtar derrash.
    -Me gjithė ē’keni bėrė, i them, -Partia nuk ju la pa punė, ju bėri rojtar derrash dhe pėr herė tė parė po e fiton bukėn e gojės me djersėn e ballit.
    -Si urdhėron, zoti Enver, po tash u plaka.
    -U plake, ky ėshtė ligji i natyrės, po ē’i bėn, duhet tė hash dhe qė tė hash, duhet tė punosh.
    -Ashtu ėshtė zoti Enver, tha Sejfiu, -por nė ka mundėsi tė mė jap qeveria njė pension.
    -Pension? Pėrse? Qė nuk ke punuar kurrė, apo pse ke qenė nė Kėshillin e Shtetit fashist, apo qė s’ke bėrė kurrė njė vepėr patriotike? Nė kohėn e Nolit ti votoje pėr reaksionarėt, nė emigracion luajte kumar kur populli vuante, pastaj erdhėt me italianėt dhe u shėrbyet atyre dhe gjermanėve. Pėr kėto merita e kėrkon pensionin?
    -Pse i tillė ishte ky shokua, -mė ndėrhyri fshatari kavajas. Ky qenka mė i keq se kėta derrat. Alla hile, shoku Enver, nuk e njihja.
    Njė herė tjetėr, pas disa vitesh, e pashė shtrirė nė njė trotuar nė Fier. Ishte kėrrusur, qe bėrė si xhubė “diplomati i Ballit”. Pyeta ē’bėhet. Mė thanė se ka njė pension tė vogėl, pse ka qenė ruajtės derrash. Shoku qė mė tha kėto ishte i ri, as qė ia kishte dėgjuar kurrė emrin kėtij ballisti, prej tė cilit dhe prej shokėve tė tij kishim hequr kaq shumė tė kėqija.

    Panorama

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •