Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Raporti i OSBE-së, Kokëdhima: Të dalin përgjegjësit, atakon gjithë institucionet

    Emri:  koco-kokedhima.jpg

Shikime: 816

Madhësia:  30.7 KB

    GJIROKASTËR- Deputeti Koço Kokëdhima flet për raportin konfidencial të OSBE- së të publikuar në media duke shprehur kritikat e tij. Sipas Kokëdhimës, “Një raport duhet të ketë standarde profesionale, ndërsa çdo akuzë duhet të shoqërohet me burim informacioni”.



    Kokëdhima shton se me anë të këtij raporti atakohen gjithë institucionet, prandaj i kërkon OSBE-së të nxjerrë përgjegjësit.

    “Prezantimi i raportit atakon gjithë institucionet. Kam kërkuar prezantimin e plotë të raportit, OSBE të nxjerrë përgjegjësit”.

    Në raport përfliten 31 deputetë shqiptarë, ndërsa ka sjellë reagimet e politikanëve të majtë e të djathtë, të cilët kanë rrëzuar poshtë pretendimet e raportit, edhe pse OSBE ka sqaruar se ai është vetëm një përmbledhje e artikujve të transmetuar apo shkruar në mediat shqiptare. OSBE ka reaguar duke thënë se ky raport nuk është hartuar dhe nuk ka lidhje me politikën e Organizatës.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    “Raporti i OSBE-së”, reagon deputeti Astrit Veliaj: E vërteta e Argitës si ortakja ime

    Emri:  veliaj-astrit-433x300.jpg

Shikime: 1001

Madhësia:  8.8 KB

    TIRANE – Deputeti Astrit Veliaj ka sqaruar të vërtetën e tij, pas akuzave që rëndonin mbi të në raportin konfidencial të OSBE- së, që u publikua në media. Deputeti Veliaj mohon atë që thuhej në raport, se vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka aksione në universitetin e tij.

    Sipas Veliajt, asnjë politikan, as Fatmir Mediu, nuk ka aksione në universitetin e tij. “Gjatë gjithë jetës sime si sipërmarrës nuk kam patur asnjëherë ortakëri me dikë e jo më bashkëpronësi me politikanë që më duken njerëz të paaftë për punë serioze dhe me prestigj si biznesi. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Jam ndier gjithnjë i fuqishëm për të ecur i vetëm“, – thotë Veliaj për “Shqip”.

    Ja pjesa e raportit te OSBE për Veliajn Astrit Veliaj (PD): “Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blera mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna shtatë personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990, ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990¬1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFO. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    “Raporti i OSBE”, Stërkaj: Janë spekulime të mediave e rrjeteve sociale, Kokëdhima: Sulm dhe përbaltje

    Emri:  Paulin_Sterkaj.jpg

Shikime: 1104

Madhësia:  31.4 KB

    TIRANE- Raporti i publikuar në disa media, të cilat pretendojnë se bëhet fjalë për një raport konfidencial të OSBE-së, ka ngjallur reagimin e deputetëve që përfliten si persona të lidhur me krimin.

    Në një reagim të shkurtër nga selia rozë, deputeti socialist Paulin Stërkaj tha se nuk është aspak i shqetësuar, pasi bëhet fjalë për spekulime të mediave dhe rrjeteve sociale.
    “Akuzohem sikur s’kam shkolle, sikur kam bërë ca krime, ca gjera. S’kam asnjë lloj dëshmie, asgjë. Unë duhet me u shqetësu? Janë mediat qe spekulojnë dhe rrjetet sociale”- deklaroi Stërkaj.

    Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima, duke e quajtur sulm dhe përbaltje për institucionet e vendit. “Raporti i OSBE-së është një sulm dhe përbaltje për institucionet”,- tha ai duke kërkuar që t’i vihet në dispozicion dokumenti ku bazohet OSBE. Këto deklarata si i bëri në përfundim të mbledhjes së Grupit të Parisë Socialiste.

    Ndërkohë të kontaktuar nga gazeta “Shqip”, edhe tre deputetët e Partisë Demokratike, Roland Keta, Kozma Dashi, Bedri Hoxha dhe Agron Duka nga Partia Republikane, mohojnë çdo implikim të tyrin në veprimtari kriminale ose të jashtëligjshme, duke e cilësuar raportin si fyes dhe të pabazuar në asnjë fakt .
    Roland Keta – “Këtë shqetësim do ta shpreh edhe në seancën e ardhshme plenare. Unë jam për dekriminalizimin e Parlamentit, por jo që të fyhen intelektualët”
    Agron Duka – “Po çfarë raporti është ai. Ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë, unë regjistrohem me pistoletë në xhep. Vetëm raport nuk është ai. Këto janë budallallëqe”
    Bedri Hoxha – “Para vitit 2003 kam punuar me vëllain, kam qenë pjesë e kompanisë së tij, por unë s’kam asnjë lloj aksioni aty, pasi po të kisha, do ta kisha ndarë përgjysmë me ata të OSBE-së”
    Kozma Dashi – “Ajo që është paraqitur atje është pasqyruar në raport dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Pra, e thënë shkurt, nuk bëhet dot asnjë koment për diçka që s’ka asnjë koment”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Berisha sulmon ambasadorin e OSBE-së: U bëtë palë me shpifësit

    Emri:  747ea9523ea385b0f6d85885a3237523_XL.jpg

Shikime: 1054

Madhësia:  12.2 KB

    Nga Sali Berisha

    Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE­se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!

    “I nderuar zoti ambasador, Me kete leter deshiroj, se pari t’ju pershendes dhe t’i jap nje pergjigje me te zgjeruar raportit tuaj ne lidhje me pjesen ku flitet per mua. Qe ne fillim dua te theksoj, se ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike.

    Por, une mendoj zoti ambasador se, kur nje zyrtar, cilido qofte ai, rendit ne nje raport vetem akuza, thashetheme e shpifje ndaj nje personi, eshte ne detyrimin e tij civil, qe ne emer te paanesise se tij dhe zyres qe ai drejton, dinjitetit njerezor te personit apo personave qe pergojon, te pasqyroje ne raport, kur ekzistojne, edhe pergjigjet, sqarimet pergenjeshtrimet, hetimet apo vendimet e gjykatave te vendit apo te huaja te pales se akuzuar, te botuara edhe ato ne media. Injorimi total i tyre, siç beni ju ne raport, pavaresisht se kane pare dhe ato driten e diellit, me duhet te them se me se paku provon njeanshmerine e ekstreme tuaj dhe indirekt ju ben ju pale me shpifesit. Kurse raportin e shnderron thjesht ne nje kolektor shpifjesh, fallsifikimesh, thashethemesh, dokument dizinformimi.

    Nje raport me nje njanshmeri te tille te skajshme do ta kishte patur zili edhe qatipi Hysmetullah i nje krahine te larget te Perendorise Otomane, i cili 187 vjet me pare, kur nuk kishte çfare te shkruante ne raportin e radhes dhe ne mungese te mediave, mblidhte ne darke vone plakat e mehalles dhe ju kerkonte atyre ti tregonin te gjitha thashethemet, madje edhe endrrat me te keqia qe ato kishin pare apo degjuar dhe ndertonte me to raportin per gjendjen ne nahije qe ia dergonte myteserifit. Mirepo, qatipi Hysmetullah vuante nga alergjia ndaj se vertetes, semundje pothuaj epidemike ne diktatura dhe tiranira, kurse ju keni bere zgjedhjen tuaj ne liri te plote dhe kjo eshte e vajtueshme. Por pavaresisht nga keto konsiderata per raportin tuaj une jam i detyruar, qe ne respekt te zyres qe ju perfaqesoni, t’ju ktheje pergjigje.

    Ne krye te heres, une dua te shtoj se ju, duke mos dashur apo duke mos mundur te seleksiononi per raportin tuaj disa “perla” nga seria akuzave te panumerta direkte ndaj meje, keni perzgjedhur me kujdes te gjitha shpifjet, trillimet e kundershtareve te mi politike ndaj femijeve te mi, me objektin e vetem Sali Berishen, gje qe me detyron mua te pergjigjem per akuzat e raportit tuaj ndaj Argites dhe Shkelzenit, pavaresisht se ata mund ta benin fare mire vete kete gje. Ne raportin tuaj ju z. ambasador shkruani se: “vendimi i Sali Berishes per te transformuar nje moçalishte te pavlere ne pasuri te patundshme kryesore ne zonen e Porto Romanos ndihmoi familjen e tij dhe biznesmenin Damir Fazliç qe te fitonin miliona euro”. Ketu, ne te vertete ju ricikloni nje shpifje te ulet dhe qesharake te BIRN, e cila nga ana e saj ka ricikluar ad literam shpifjet dhe trillimet e Edi Rames dhe suites se tij per kete problem. E verteta per kete çeshtje, per ata qe jane te intersuar, eshte krejt tjeter.

    – Se pari, qeveria ime qe erdhi ne pushtet ne vitin 2005 ka gjetur ne perfundim e siper ndertimet nga nje kompani vendase ne portin energjitik te Porto Romanos, bazuar kjo ne nje vendim te vitit 2000 te qeverise socialiste. Sot Porto Romano, per shkak te pozicionit te tij eshte pothuaj port rajonal energjitik. – Se dyti, qeveria qe une drejtoja, ne perputhje me interesat zhvillimore te vendit, bazuar ne studime seroze dhe kerkesa te shumta te kompanive vendase dhe te huaja ka vendosur: a­ zgjerimin e territorit te zones se portit ne Porto Romano me 500 hektare. Sot ne zonen e portit kane investuar dhjetera kompani vendase dhe te huaja. b­ krijimin e zones industriale ngjitur me zonen e portit me 800 hektare toke per t’jua ofruar investitoreve. Keshtu qe, nga 1300 hektare toka te shtuara ne zonen e portit dhe zonen industriale, siperfaqja qe kompania Crown Acqusition kishte blere me ndermjetesimin e studios ligjore te vajzes sime dhe partnereve te saj eshte gjithsej 14 hektare. Kjo eshte me pak se 1/100 e siperfaqes totale te shtuar ne zonen e portit dhe ate industriale, pasi rreth 1/3 e tokes se blere nga kompania shtrihej ne zonen e portit para zgjerimit te saj. Te gjitha keto vendime dhe dokumenta si dhe reagimet e te akuzuarve ndaj shpifjeve, jane botuar disa here ne mediat e vendit. Sikunder, keto akuza jane hetuar nje per nje nga prokurorja Ina Rama (dhe ju e keni te qarte se pse po permend emrin e saj) dhe ato jane gjetur qe te gjitha te pabaza.

    Raporti juaj per shkak te njeanesise nuk mund te raportonte per keto hetime (Dosja eshte ne prokurori). Ju ne raport shkruani se: “Argita Berisha, vajza e ishkryeministrit u akuzua me shume se nje here se ka vepruar si ndermjetese ndermjet qeverise shqiptare dhe investitoreve duke i ngarkuar ata me shuma te konsiderueshme ne kembim te favoreve per nje investim potencial”. Kjo akuze e pergjithshme eshte bere nga Edi Rama dhe kundershtaret e mi disa here, por problemi qendron se ata kurre nuk kane qene ne gjendje te shqiperojne emrin qofte dhe te nje kompanie te vetme, per te cilen vajza ime te kete bere ndermjetesine midis saj dhe qeverise dhe anasjelltas. Ajo nuk mund ta bente kete, sepse kodi im etik i punes nuk lejonte nje gje te tille. Perndryshe, ju sot nuk do te ishit duke u marre me thashetheme si keto. Feet (pagesat) e zyres se saj te avokatise kane qene ne perputhje te plote me rregullat e Dhomes se Avokatise dhe ligjin e avokatise se vendit, sic eshte konfirmuar publikisht nga kjo dhome. Rasti i Konsullit pakistanez, qe asistohej nga vajza ime dhe zyra te tjera avokatesh per investimin e tij strikt privat, ne perputhje me ligjin e avokatise, ju kerkua nga nje nga zyrat e avokatise te angazhuara prej tij, te paguaje punen e avokateve ne baze te pagesave mujore ose ne perfundim te saj me nje shume fikse sa 3% e investimit ne rast finalizimi te projektit. Por mediat gjithashtu kane informuar se sapo ky investitor privat ndryshoi formen e investimit, duke kerkuar mbeshtetje nga qeveria per blerjen e produktit nga ana e saj, mori nga qeveria por edhe nga kryeministri nje “jo” te prere, konform interesit publik. Perveç kesaj, mbi akuzat e lidhura pikerisht me kete ceshtje, gjykata, pasi i ka gjetur si shpifje ato, ka dhene ndeshkim civil per autorin e tyre (shih dosjen). Keto jane te gjitha ne media por raporti i juaj nuk i lexon ato. Lidhur me pretendimin tuaj se Argita ka aksione ne Universitetin e deputetit Astrit Veliaj mund t’ju them me pergjegjesi te plote, se vajza ime nuk ka aksione ne Universitetin e dhene dhe as ne ndonje kompani tjeter ne Shqiperi apo ne bote. Konfrontimi me burimin e kesaj shpifje, te cilen e degjoj per heret te pare, mund te behet ne cdo kohe, pasi nuk besoj se ju jeni autori i saj. Ju perseri, bazuar ne media, rendisni ne raportin tuaj shpifje dhe trillime te kundershtareve te mi ndaj djalit tim Shkelzen Berisha. Ne raport ju shkruani se: “Shkelzen Berisha, djali i ishkryeministrit ka qene gjithashtu i akuzuar se shpesh ka perdorur emrin dhe influencen e babait per te bere biznes. Ka patur spekullime mbi rolin e tij ne fabriken e demontimit ne Gerdec dhe trafikun e pligjshem te armeve. Ne maj te vitit 2009 nje kabllogram i ambasades amerikane permend pergjime qe tregojne lidhjet e Shkelzenit me Fatmir Mediun, ministrin e mbrojtjes dhe Mihail Delijorgjin, pronarin e kompanise qe manaxhonte Gerdecin”.

    Keto qe thoni ju, keshtu, jane thene shume here nga kundershtaret e mi politik, por mediat gjithashtu kane njoftuar se nga hetimi i hollesishem i ceshtjes se Gerdecit nga Prokuroria e Shtetit (perseri e drejtuar nga Ina Rama ) dhe gjykimi i kesaj çeshtje, per te cilen u denuan 13 persona, ka dale qarte se Shkelzen Berisha nuk kishte asnje lidhje apo implikim ne çeshtjen e Gerdecit apo sipermarrjen Aldemil. Madje dhe nje faks qe u perdor per te implikuar Shkelzenin, pasi u hetua dhe u krahasua me faksin origjinal te administruar nga Prokuroria, rezultoi se ishte nje fallsifikim i mirefillte nga kundershtare te mi, me qellimin e vetem implikimin e djalit tim (dosjen e keni ne prokurori). Pervec kesaj, eshte publikisht e njohur se Gjykata e Apelit ka denuar ministrin aktual te rendit per shpifje ndaj Shkelzen Berishes per akuzen e tij se ai eshte i implikuar ne ngjarjen tragjike te Gerdecit. Mendoj se raporti juaj duhet te pasqyronte per hir te se vertetes edhe keto aspekte te paraqitura plotesisht nga te gjitha mediat. Per sa i perket trafikut ilegal te armeve qe ju permendni ne raport, pra çeshtjes Deviroli, theksoj se eshte e vertete se Deviroli tregtar, i cili i liçensuar nga Pentagoni bente tregti armesh, ka deklaruar se ne nje takim me nje person ne dhome ndodhej dhe nje person tjeter qe nuk fliste por qe i thane se eshte djali i kryeministrit. Mirepo hetimet dhe verifikimet e institucioneve ligjore provuan se personi ne fjale nuk ishte Shkelzen Berisha. Pervec ketyre, per kete çeshtje ka dy procese gjyqesore te zhvilluara, njeri ne SHBA dhe tjetri ne Shqiperi. Deviroli eshte denuar me 10 vjet burg dhe ne keto procese ne asnje rast nuk ka dale se djali im ka patur lidhje me kete çeshtje.

    Ne raportin tuaj ju zoti ambasador, pa cituar burime thoni se: “Shkelzeni ka qene konsultuar shpesh si konsulent nga shume kompani te huaja te cilat shpresonin te hynin ne tregun shqiptar per gjoja lidhjet dhe influencen e tij tek autoritetet me te larta shqiptare, nje nga rastet me te fundit eshte privatizimi i 4 HECeve ne maj te vitit 2013”. Zoti Ambasador, se pari dua t’ju sqaroj se tregu shqiptar ka qene nje treg i hapur. Perveç kompanive te ndeshkuara nga OKB, nuk ka patur dhe ne dijenine time nuk ka, kompani apo list kompanish te ndaluara, pra qe nuk pranohen te investojne ne Shqiperi. Gjate periudhes qe ju keni qene ambasador i Austrise ne Shqiperi qindra dhe mijera kompani te huaja, nder to edhe kompani te medha austriake, kane investuar ne tregun shqiptar. Se dyti, Shkelzen Berisha nuk e ka patur kurre te ndaluar, e nuk e ka as sot, te takoje, te keshilloje kompani qe duan te hyne te investojne ne Shqiperi. Ai, per kohen qe une kam qene kryeminister, e ka patur absolutisht te ndaluar njelloj si dhe Argita, te beje ndermjetesin e kompanive me qeverine apo te qeverise me kompanite. Ju e dini se Edi Rama dhe deputete te tjere socialiste, ne mitingje elektorale dhe konferenca shtypi, e kane akuzuar shume here Shkelzenin se ka aksione ne Llotarine Austriake. Madje gjate fushates elektorale te zgjedhjeve te vitit 2013, Rama per kete shkak deklaroi se do anullonte kete konçesion. Shkelzeni per kete akuze ngriti padi civile pas zgjedhjeve dhe gjykata denoi per shpifje zedhenesin kryesor te Rames, deputetin Taulant Balla, i cili sot ka te punesuar te motren si zedhense te kesaj kompanie. Une nuk kam degjuar kurre se Shkelzeni eshte akuzuar per implikim ne privatizimin e 4 HECeve, por nuk perjashtoj mundesine qe kjo akuze te jete bere, pasi perseri jam i bindur se ju nuk e keni shpikur kete shpifje. Me kete rast sqaroj se privatizimi i 4 HECeve eshte bere me ekspertizen e plote dhe ndihmen e çmuar te IFC. Per 4 HECet shprehen interes 11 kompani, disa prej tyre nder me te medhat ne bote. Ne fund te gares u shpall fitues kompania Kurum. Hidrocentralet u privatizuan me 1.4 milione euro per megavat nderkohe qe ate vit çmimi per megavat ne vende si Kanadaja, Turqia, Bullgaria, Gjerogjia etj etj, luhatej ne 0.3­1.4 milione US$. Shtoj ketu se paraardhesit e mi kishin privatizuar para vitit 2005 afro 15 HECe me 150 mije euro megavatin.

    Perveç ketyre, ju bej me dije se per shkak te transparences se procesit per privatizimin e 4 HECeve nuk ka patur asnje ankese. Me kete rast ju siguroj me garanci te plote se Shkelzen Berisha nuk ka dhene kurre konsulence ligjore per asnjeren nga kompanite qe ka marre pjese ne kete gare, apo mijera e mijera kompani te tjera vendase apo te huaja, qe kane marre pjese ne gara te tjera publike gjate kohes qe une kam qene kryeminister i vendit. Ai nuk mund te bente kete sepse e ndalonte kodi i prere etik i punes time. Ne raportin tuaj ju shkruani se: “Shkelzeni eshte akuzuar publikisht per trafik nderkombetar droge nga Izet Haxhia, i cili eshte i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit”. Mirepo, si per te qendruar ne anen e Izetit, ju ne raport nuk citoni faktet e botuara po ne media, te cilat deshmojne se Izet Haxhia, vrasesi i Azem Hajdarit, eshte denuar kur une kam qene ne opozite, me 25 vjet burg mbi bazen e deshmise dhe fakteve te paraqitura nga Sali Berisha nepermjet ambasadorit te SHBA para prokurorit nderkombetar te caktuar per kete çeshtje, dhe se ai prej 13 vjetesh ndodhet ne arrati. Ai tani, ne vend qe te paraqitet per te vuajtur denimin per vrasjen e shemtuar, duke menduar se mund te lehtesoj denimin, ben shpifje dhe trillime per llogari te kundershtareve te mi, sipas te cilave Shkelzeni ne moshen 17 vjeçare, gjimnazist, paska qene trafikant nderkombetar droge. Ju per shkak te anesimit tuaj nuk keni pasqyruar ne raport as pergjigjen qe vet Shkelzen Berisha, i ka dhene publikisht akuzave te vrasesit ne arrati Izet Haxhia. Zoti ambasador, me siper thashe se çuditerisht ju keni injoruar dhe nuk keni paraqitur ne raport asgje nga mali i akuzave direkte qe kundershtaret e mi kane bere ndaj meje keto 25 vite. Druaj se kete nuk e ke bere per te me kursyer mua, por ke patur frike se mund te te ktheheshin ne bumerang.

    Une jam Sali Berisha; kam nisur karrieren time politike ne nje apartament banimi 87m2 dhe sot pas 25 vitesh jetoj ne nje apartament 125m2. Ky apartament dhe 80 mije euro kursime te miat dhe bashkeshortes time mjeke qe kam te depozituara ne banka jane e gjithe pasuria ime. Nuk kam reaguar kurre ndaj akuzave dhe trillimeve me padi ndaj autoreve, por jam mjaftuar me pergenjeshtrimin dhe nuk jam penduar per kete. Ndaj dhe me kete rast dua t’ju them se, pavarsisht nga thashethemet dhe shpifjet e ulta qe keni renditur ne raportin tuaj, ne vendin tim, as ne vendin tend mik dhe ne as ne ndonje vend tjeter te kesaj toke, ju apo ndonje si ju, dhe asnjeri tjeter nuk do gjeni dot kurre, burre apo grua, njeri te ndershem apo te pandershem, njeri te thjeshte, zyrtar, diplomat apo shtetare, qofte ai shqiptar apo i huaj, qe te mund te thote se Sali Berisha i detyrohet qofte dhe nje qindarke apo dhe e kunderta. Femijet e mi sigurisht kane jeten e tyre, por nuk e mohoj se per veprimet e tyre une mbaj pergjegjesi te plote morale. Pikerisht per kete arsye, ata jane te vetmit ne kete vend qe kane deklaruar te ardhurat e tyre ne ILDKP menjehere sapo jam zgjedhur Kryeminister, dy vite perpara se sa kjo te kerkohej nga ligji i deklarimit te pasurive. Sikunder, ndaj meje edhe ndaj tyre, ka patur nga kundershtaret e mi akuza, shpifje dhe trillime te shumta. Keto dy vite, ndaj meje dhe veçanerisht ndaj tyre, kundershtaret politike kane ndermarre te gjitha llojet e hetimeve brenda dhe jashte vendi, por perveç shpifjeve qe ju rrjeshtoni ne raport nuk kane qene ne gjendje te shtojne asnje gje te re. Ata jo vetem nuk kane faktuar dhe provuar dot asnjeren prej shpifjeve te listes te raportit tuaj, por perkundrazi, autore te tyre jane denuar nga gjykata ne gjyqe civile si fabrikues te tyre.

    Zoti ambasador, une jam politikani me jetegjate ne politike ne vendin tim dhe njeri nga me jetegjatet ne Europe. Ne jeten time politike, siç theksova me siper, une jam perballur me akuza nga me te ndryshmet nga kundershtaret e mi, te cilet ne vitin 2000 me hoqen imunitetin me akuzen per krime kunder njerezimit dhe e bene kete 8 muaj para se sa Gjykata Nderkombetare e Hages te paraqiste kete akuze per Sllobodan Milloshevicin. Une dhe femijet e mi, me kerkesen time, duke patur ne kujtese gjithnje te fresket te shkuaren tone diktatoriale, kurre nuk kemi ngritur padi civile apo penale ndaj ndonje gazetari apo medie per shpifje. Une personalisht nuk e kam bere kete as ndaj kundershtareve politike, por jam mjaftuar me botimin ne media te pergenjeshtrimit te akuzave nga zyra ime e shtypit. Ndersa femijet e mi, te gjitha akuzave te kundershtareve politike ndaj tyre, u jane pergjigjur me pergenjeshtrim dhe padi civile ne gjykata, dhe per keto padi ka vendime te qarta te ketyre institucioneve. Per te gjitha akuzat dhe shpifjet qe ju rendisni ne raport, pervec rastit te aksioneve te Argites ne Universitetin e deputetit Velia dhe konsultes se Shkelzenit per privatizimin e 4 HECeve, akuza te cilat i degjoj per here te pare, ata jane perballur me autoret e tyre ne gjykata dhe keto te fundit i kane konsideruar ato shpifje dhe kane dhene vendimet perkatese. Ju keto dite keni shprehur keqardhje per shqetesimin qe iu ka krijuar personave te caktuar botimi i raportit. Njerezisht ju kerkoj te mos ndjeni asnje keqardhje per pjesen qe me takon mua. Ne periudhen qe ju keni qene ne Shqiperi si ambasador i Austrise, ne kemi patur se bashku nje bashkepunim shume te mire, nuk e mohoj se per kete shkak raporti i juaj i njeaneshem me ben te ndiej keqardhje per ju. Por keqardhja ime me e thelle eshte per OSBE, institucionin qe ju perfaqesoni, por qe eshte dhe institucioni im, rolin e te cilit une e vleresoj shume. Ndaj dhe me respekt, ju ftoj te vendosni interesin e organizates qe perfaqesoni para interesit dhe emocioneve tuaja.

    Me konsiderate per ju, Sali Berisha”

    Koha Jone

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Raporti i OSBE, PR mbron Dukën dhe sulmon Shehun që iku te LSI: S’dha asnjë lek për partinë

    Partia Republikane ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për të ashtuquajturin Raport të OSBE-së, ku përfliten politikanët dhe lidhjet e tyre me krimin.

    Emri:  Ylli-Shehu.jpg

Shikime: 913

Madhësia:  25.4 KB
    Ylli Shehu në Parlament, pranë Mediut dhe Palokës

    Ajo merr në mbrojtje Arben Dukën, që përmendet në raport, ndërsa sulmon deputetin Ylli Shehu, i cili pak kohë më parë u “divorcua” me Mediun për të kaluar të LSI-ja.

    “Deputeti dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, z.Agron Duka, nuk ka asnjë lidhje me akuza të përdala të cituara në të ashtëquajturin “Raport”.

    Ai është një njeri i ndershëm, i respektuar dhe me mbështetjen më të gjërë në qarkun e Durrësit.

    Si biznesmen ka qenë i ndershëm, në respekt të ligjit dhe të shtetit. Për sa i përket lidhjeve me interesa kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë, këto janë pjellë e mëndjeve të sëmura, të cilat kanë bërë këtë Raport, apo shpifin”, thotë deklarata e PR-së për Agron Dukën.

    Por, ndryshon toni për Ylli Shehun, ish-deputetin e PR-së. Sipas kësaj partie, Shehu është person i dyshimte, i cili ka ende detyrime ndaj PR-së dhe mediave për fushatën elektorale që e zgjodhi deputet nën siglën e kësaj partie.

    “Ylli Vesel Shehu, ish deputet i PR-së, nuk ka paguar asnjë qindarkë për t`u bërë deputet i Partisë Republikane. Ndërkohë, akoma ky deputet rezulton se nuk ka shlyer detyrime mediatike përkundrejt subjekteve private, për fushatën e tij elektorale.

    Këto, si OSBE ashtu edhe ata që i bëjnë hosana këtij Raporti, mund t`i vërtetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me deputetin Ylli Shehu, i cili tashmë është deputet i LSI-së.

    Për sa sipër, Partia Republikane kërkon një qëndrim publik të përfaqësisë së OSBE-së, lidhur me këtë Raport paçavurë, si dhe i kërkon autoriteteve shtetërore që të mbajnë qëndrim për këtë çështje”, përfundon deklarata e PR-së.

    Panorama

  6. #26
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Nje grusht pederastesh,pervertesh,spiunesh e vrasesish mban peng nje popull te tere.Populli ha fara luledielli e degjon Sinan Hoxhen, e gjysma tjeter ka mare trastat ne krahe e po iken me vrap ku te mundi larg atij vendi.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Shihni pse Rama e ka me Lapsin (VIDEO)

    Emri:  ksjghdfkjgdfk.jpg

Shikime: 962

Madhësia:  24.6 KB

    Kryeministri Rama nuk e ka për herë të parë të sulmojë indirekt portalin Lapsi.al, aq më tepër tani që ne publikuam për herë të parë raportin kofidencial të OSBE-së, ku flitej për lidhjet e tij dhe shumë politikanëve të tjerë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Rama e ka bëre diçka të tillë edhe sot në takimin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ku u fol për luftën e qeverisë së tij ndaj trafikut të drogës. Për këtë të fundit, Lapsi.al publikoi të plotë intervistën Dritan Zaganit, ish- shefit të Antidrogës në Fier, intervistë që televizioni News 24 nën presionin e Ramës e çensuroi. Më poshtë me tekst dhe video pjesa nga fjalimi i kryeministrit, ku ai sulmon indirekt portalin Lapsi.al

    “Është vërtet për t’u ndjerë thellësisht keq si shqiptarë, kur dëgjon shqiptarë, njerëz me pushtetin e të pasurit një mikrofon përpara, njerëz me pushtetin e të pasurit një laps në dorë, njerëz me pushtetin e të pasurit një dritare nga ku përçojnë informacion, që të marrin pjesë kolektivisht në këtë përbaljte të madhe, ndërkohë që faktet tregojnë se në rastet më të mirë, minimumi duhet të heshtin. Logjika e tyre është e tyrja, unë kam vetëm një besim, që më mban në këtë betejë. Që përtej konferencave, përtej pallateve të mbledhjeve dhe të kongreseve, përtej mediave dhe ekraneve e gazetave, përtej gjuhëve dhe lapsave ka një popull që nuk ja ha qeni shkopin”- tha Rama. Shihni videon:



    Lapsi

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Pse nervozohet Rama nga një raport i OSBE

    Emri:  ArmandShkullaku.jpg

Shikime: 1077

Madhësia:  122.9 KB
    Nga Armand Shkullaku

    Një fushatë e qeverisë Rama, direkt dhe indirekt, që kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria, të sjell ndërmend një peticion të hekurudhës së Durrësit, në kohën kur Berisha ishte president, që kërkonte mbylljen e BBC në shqip se transmetonte lajme kundër pushtetit. Marrja me lajmësin dhe jo me lajmin është një sëmundje e hershme e politikës shqiptare, por që së fundi po shfaqet më dendur se asnjëherë.

    Raporti konfidencial i OSBE-së nuk është qëndrimi zyrtar i kësaj organizate, por sulmi ndaj saj dhe ndaj mediave kritike nuk mund të shmangë pyetjen mbi arsyet se përse ajo ka mbledhur informacione të tilla mbi përfaqësuesit më të lartë të qytetarëve shqiptarë dhe, a i besojnë këta të fundit ato që thuhen aty për të zgjedhurit e tyre. Pikërisht kjo është pjesa që i dhemb më shumë kryeministrit dhe të cilën, pavarësisht fushatës justifikuese që ka ndërmarrë, nuk mund ta lehtësojë.

    OSBE, ashtu si BE dhe SHBA në deklaratat e tyre, në qendër të raportit (pavarësisht të dhënave individuale) ka faktin se në Kuvendin e Shqipërisë ka elementë me rekorde kriminale. Këtë e dinë edhe qytetarët shqiptarë, ashtu siç e dinë që kryeministri Edi Rama është njeriu që ka përzgjedhur me dorën e tij shumicën prej tyre. I ka përzgjedhur për interesa politike, financiare apo emocionale, kjo është çështje e tij që nuk ndikon mbi të vërtetën kryesore. Ai i ka përzgjedhur dhe i ka mbrojtur publikisht disa prej tyre, si me fjalë ashtu edhe me akte të qarta në zgjedhjet e fundit lokale. Përballë një filozofie të tillë të të bërit politikë, shqetësimi ndërkombëtar ka ardhur në rritje duke u shndërruar në presion të qartë mbi kryeministrin si njeriun kryesor që duhet të reflektojë për kapjen e shtetit nga krimi dhe paratë e krimit.

    Raporti i OSBE-së është bërë një vit më parë, pikërisht në kohën kur Sekretari Xhon Kerri shpalli si platformë të qeverisë së SHBA-së luftën kundër krimit të organizuar dhe oligarkisë në vendet me demokraci të brishtë si Shqipëria. Ndryshe nga akuzat politike, që Berisha i bën Ramës apo Rama i bënte Ilir Metës, këto që kanë lidhje me depërtimin e krimit në strukturat vendimmarrëse të shtetit, merren seriozisht nga partnerët ndërkombëtarë dhe nuk trajtohen ashtu si ka bërë kryeministri shqiptar deri më tani. Kapja e shtetit nga krimi përbën rrezik për stabilitetin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Dhe këtu, çështja bëhet vërtet delikate. Zhvillimet më të fundit në Shqipëri dëshmojnë vërtet se sa seriozisht e kanë marrë SHBA dhe BE këtë proces.

    Nëse do të flitej para një viti për këtë fenomen, askush nuk do të besonte se brenda disa muajsh disa deputetë do të arrestoheshin e të tjerë do të largoheshin. Ata kishin mbrojtje të fortë politike, madje edhe kur demonstronin publikisht akte dhune apo kur kryeministri mbyllte sytë për mënyrën se si u vinte radha në listën e deputetëve. Shumë prej tyre kishin statusin e të paprekshmit e madje nuk përmendeshin as me emër. Por pikërisht të dhëna si ato të OSBE-së, që u shkojnë për verifikim edhe shërbimeve të huaja, angazhimi amerikan dhe europian, presioni i opozitës e mbi të gjitha, mbërritja e ambasadorit Lu në Tiranë, provokuan shpërthimin e parë të së keqes së majisur në zemër të mazhorancës. Nisën të përmenden emra konkretë, të propozohej një ligj për dekriminalizimin dhe presioni mbi liderin e mazhorancës, si kurrë më parë, u manifestua edhe në raportin e Departamentit të Shtetit. Rezultatet e para po shihen, por sigurisht që është vetëm fillimi.

    Pikërisht ky fillim, që nuk dihet ku e ka fundit, e ka çorientuar dhe e ka bërë të pasigurt kryeministrin Rama. Në vend që të ndërmarrë angazhime konkrete për t’iu përgjigjur një alarmi të tillë, ai po shpenzon energji duke u marrë me mediat, opozitën dhe OSBE. I nervozuar u shfaq edhe në takimin me policinë për luftën kundër drogës dhe gati duke bërtitur dukej sikur thoshte: “Unë jam i pafajshëm, mos besoni çfarë thonë për mua”. Edi Rama e ndjen që procesit të dekriminalizimit i dihet fillimi por jo fundi, që gati çdo ditë ai mund të përballet me raste si ai i Laçit që çojnë te përgjegjësia e tij individuale politike dhe se e gjithë kjo histori mund të dëmtojë besimin e tij te shqiptarët. Por ky besim nuk rikuperohet duke sulmuar OSBE-në, duke nxjerrë deputetë me argumente idiote se “ne i morëm të fortët që të mbronim votat nga Berisha” apo se shumë prej individëve problematikë janë shprehje e koncentruar e zonave prej nga vijnë. Aq më pak rikuperohet duke akuzuar opozitën dhe duke marrë pozën qesharake të atij që po i largon vetë të inkriminuarit. Edi Rama e humbi rastin ta bënte këtë akt kohë më parë, por tani duhet të mos humbë kohë duke u marrë me të tjerët, por me veten. Procesi që ka nisur kërkon prej tij prova të sinqerta reflektimi dhe jo reagimi kur gjendet përballë faktit të kryer.

    MAPO

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    SHBA-të: Ka ende zyrtarë me rekorde kriminale. Mbështesim OSBE-në

    Emri:  Misioni1.jpg

Shikime: 678

Madhësia:  62.9 KB

    Në analizën e tij, misioni amerikan vëren se disa kandidatë me rekorde kriminale u tërhoqën nga gara, por disa të tjerë jo dhe kanë dalë edhe fitues.

    Ky fakt është mjaft shqetësues sipas misionit amerikan në OSBE. Misioni rekomandon që të ofrohen kandidatë pa të shkuar kriminale për zgjedhje.

    Gjithashtu, misioni vlerëson në analizën e tij se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi janë dy hapa mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

    Sipas tij, akoma nuk janë bërë hapa konkretë në arritjen e reformës në drejtësi dhe dekriminalizimit.

    Misioni amerikan në OSBE vlerëson se asnjëra nga partitë nuk duhet të bëhet bllokuese në këto dy reforma të rëndësishme.

    Gjithashtu, SHBA-të vlerësojnë raportet e ambasadorit Raunig dhe mbështesin qëndrimin e tij në krye të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

    PJESE NGA ANALIZA E MISIONIT TE SHBA NE OSBE

    SHBA-të vlerësojnë se, pavarësisht hapave pozitive që janë bërë për heqjen nga lista e kandidatëve të personave me rekorde kriminale, disa prej tyre mbetën në garë.

    Ne apelojmë që shqiptarët të insistojnë dhe të ushtrojnë presion te partitë e tyre që të ofrojnë kandidatë jo të inkriminuar dhe që duan që vendi të ecë përpara.

    Zhdukja e korrupsionit dhe e influencës kriminale në qeverisje është esenciale për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mirëqeverisjen e institucioneve demokratike.

    Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që Shqipëria të bëjë ndryshime sistematike kushtetuese dhe reforma legjislative që t’i ndalojnë kandidatët me rekorde kriminale të marrin pjesë në zgjedhje.

    Ne e përshëndesim punën pozitive të prezencës së OSBE-së në Tiranë për të ndërtuar një kod etike në jetën parlamentare shqiptare dhe ftojmë të gjitha partitë, edhe ato opozitare që të punojnë në këtë drejtim.

    SHBA-të inkurajojnë qeverinë dhe Parlamentin që të jenë më të vendosur për të kryer reformën në drejtësi, me punë dhe jo me fjalë.

    Ne duam të theksojmë se pjesëmarrja e opozitës në këtë reformë është mjaft e rëndësishme. Reforma është mjaft e rëndësishme dhe duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Asnjë nga palët nuk duhet të bëhet pengesë.

    Panorama

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,027
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Qeveria po përgatit largimin e OSBE-së, ja letra dërguar ministrive



    TIRANË- Megjithëse autorësia e raportit të publikuar pak ditë më parë në media për deputetë e drejtues të vendit nuk u pranua zyrtarisht nga prezenca e OSBE-së në Tiranë, duket se kjo ambasadë po shkon drejt mbylljes.

    Aludimet se kryeministri Edi Rama ka patur një telefonatë me kreun e Prezencës Florian Raunig ku e ka kërcënuar se do ta largojë nga vendi, nuk u konfirmuan, por tashmë një letër e Ministrisë së Jashtme, konfirmon vullnetin e qeverisë për largimin e OSBE-së.

    Pavarësisht tentativës së ambasadorit Florian Raunig, për të zbutur raportin, dokumenti ka shkaktuar një zemëratë, indinjatë dhe tension në radhët e politikanëve të përmendur si të korruptuar, si vrasës dhe pjesë e mafies ruse. Pas shtimit të atyre që kërkonin largimin e misionit të OSBE nga Shqipëria, mësohet se qeveria ka nisur lëvizjet e para.

    Në letrën që Ministria e Jashtme u dërgon të gjitha ministrive, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Qirjako Qirko u kërkohet që të dorëzojnë projektet që kanë me OSBE, pasi roli i saj po bëhet gjithmonë e më pak i nevojshëm.

    “Zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon, dhe më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet tona me OSBE. Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontribuon në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit të Organizatës në arkitekturën e sigurisë në Evropë. Parë në këtë këndvështrim, zhvillimet në Shqipëri do të justifikonin ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE në vendin tonë dhe tkurrjen e saj në disa fusha përparësore. Ministria e Punëve të Jashtme, e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës së OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend”, thuhet në letrën e MPJ, të publikuar sot nga Gazeta Sot.

    Ndërkohë theksohet se projektet në vijim, të mos jenë në vlera të mëdha dhe të jenë afatshkurtra.

    “Për këtë arsye, jeni të lutur të na informoni: 1. Projektet që institucionet tuaja kanë në proces (të shtrira në periudhë kohore) me OSBE, kostot e tyre dhe nëse ka edhe institucione të tjera kontribuuese financiare. Mbi idetë që keni për realizimin e ndonjë projekti të domosdoshëm me OSBE për periudhën në vijim, të cilat mundësisht, të mos jenë në vlera të mëdha dhe të jenë afatshkurtra, duke gjykuar edhe mbi mundësitë për mbështetjen e këtyre projekteve nga institucionet apo organizata e donator të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në letrën dërguan ministrive.

    (m.k/BalkanWeb)

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Nje vend i lene ne mes te rruges doemos do jete prej rrugacesh, kurse mafjoze dhe kriminele lindin gjithnje nga qendrat vitale te gjoja jetes greke apo civile qe do braktiset perseri, per arsye perfitimi, rehatie dhe turizmi.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •