Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Laē: Deputeti socialist Armando Prenga plagos familjen Cali ne komisariat

    Berisha: Rama kthen nė detyrė vrasėsin Prenga. Tė gjithė nė kėmbė tė shpėtojmė nga kthetrat e krimit

    TIRANĖ- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kthimin e deputetit socialist, Armando Prenga nė kuvend. Berisha shkruan se ‘kreu i meduzės Edi Rama kthen nė detyrė vrasėsin Prenga!’

    “Tė dashur miq, sot vrasėsi i Edi Ramės, Armando Prenga, njeriu qė qėlloi me revole tė fshehur njė qytetar, Cali, tek dera e shtėpisė sė tij dhe tjetrin vėllain e tė parit brenda nė komisariat policie, njeriu pėr tė cilin mediat italiane kanė transmetuar njė emision tė veēantė si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot nė detyrė triumfator nė parlament. Kjo sepse Edi Rama me gjykatėsit e tij vrasės sa vet vrasėsi Prenga, e liruan atė dhe mbajtėn nė burg viktimat e tij”, deklaron Berisha.

    Ai iu bėn thirrje qytetarėve tė pėrmbysin me tė gjitha mjetet paqėsore tė mosbindjes civile kryeministrin Rama.

    “Qytetarė, tė gjithė nė kėmbė qė me revolucionin demokratik tė shpėtojmė veten nga kthetrat e zeza tė krimit, tė pėrmbysim me tė gjitha mjetet paqėsore tė mosbindjes civile Edi Ramėn, qė ka shndėrruar qeverinė dhe parlamentin e tij nė organizatė kriminale!”, ka thėnė Berisha.

    (m.k/BalkanWeb)

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Laē: Deputeti socialist Armando Prenga plagos familjen Cali ne komisariat

    PD bojkot Komisioneve pėr Prengėn, Berisha: Pėrkrah ēdo vendim, Toēi: Opozita ka shkuar tek tregu i vezėve

    TIRANE- Rikthimi i deputetit Armando Prengės nė Komisionet Parlamentare ėshtė bėrė shkak qė Partia Demokratike tė bojkotojė mbledhjet. Ky vendim ėshtė marrė ditėn e sotme, ndėrsa nuk dihet se sa do tė zgjasė bojkoti.

    Duke u gjendur pėrballė kėsaj situate, shumica e Komisioneve tė Medias, Sigurisė dhe ai i Ligjeve nuk mund tė mblidhen pėr shkak tė kuorumit.

    Sakaq, lidhur me kėtė fakt, u mblodh Grupi Parlamentar i PD-sė, takim i cili u mbajt me dyer tė mbyllura, ndėrsa nuk dihet ende se ēfarė u vendos nė takim. Fill pas mbylljes sė mbledhjes, ish-lideri i PD-sė, Sali Berisha pohoi se ai do tė pėrkrahė ēdo vendim tė Grupit Parlamentar tė kėsaj partie. “Kryetari do iu informojė pėr vendimin e grupit tė PD”, tha Berisha.

    Nga ana tjetėr, kreu i Grupit Parlamentar tė PD-sė, Edi Paloka ėshtė shprehur i rezervuar pėr takimin e sotėm tė mbajtur nė selinė blu, ndėrsa theksoi se ‘do informoheni nė momentin e duhur pėr vendimin’. Paloka theksoi se mbledhja e grupit ishte me dyer tė mbyllura.

    TOĒI: OPOZITA KA SHKUAR TEK TREGU I VEZĖVE
    Ndėrkohė, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Toēi reagoi nė lidhje me vendimin e opozitės duke thėnė se kjo e fundit ‘ka shkuar tek tregu i vezėve.

    Ligjvėnėsi i majtė theksoi se Komisioni i Medias nuk u zhvillua pasi opozita nuk u paraqit, ndonėse sipas tij kėrkesa dėgjimore u kėrkua nga PD-ja. “Opozita ka vendosur tė shkojė tek tregu vezėve. Nuk ėshtė normal bojkoti i papritur i opozitės”, tha Toēi.

    Balkanweb

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Armando Prenga vetėpezullohet nga Kuvendi deri nė vendimin e Gjykatės

    Deputeti Armando Prenga ėshtė vetėtėrhequr nga Kuvendi derisa Gjykata e Lartė tė marrė njė vendim pėr fajėsinė ose jo ndaj personit tė tij.
    Armando Prenga ėshtė nė gjykim pėr tre akuza mes tyre plagosje e lehtė.
    Pėrmes njė letre qė mban datėn 24 shkurt 2016 drejtuar kryetarit tė Kuvendit Prenga argumenton dhe pse vendosi vetėpezullimin duke bėrė me faj PD se e kanė kthyer tė tabelė qitjeje.
    Letra
    I nderuar kryetar i Kuvendit
    Duke marrė shkas nga deklarimet e pėrfaqėsuesve tė PD-sė dėshiroj tju bėj me dije vendimin tim ėpr tu vetėpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit tė Shqipėrisė deri nė marrjen e njė vendimi gjyqėsor pėr ēėshtjen nė tė cilėn unė jam i pėrfshirė.
    Edhe pse plotėsisht i bindur nė pafajėsinė time dėshiroj tė mbetem larg jetės parlamentare pėrsa kohė Sali Berisha dhe Lulzim Basha, qė duhej tė ishin pėrpara drejtėsisė,mė kanė kthyer nė tabelė qitjeje se nuk dinė tė bėjnė punė tjetėr.
    Unė nuk dua ti jap kosto tė tjera shpirtėrore familjes time dhe tė afėrmve tė mi. Ata nuk ma kanė borxh baltėn e Saliut dhe tė Lulit, edhe pse janė tė bindur nė pafajėsinė time.
    Prandaj do tė vazhdoj deri nė fund betejėn gjyqėsore, ndėrkohė qė PD le tė mbajė tė dėnuarin Xhelal Mziu si hero tė partisė nė luftėn pėr demokraci
    Sinqerisht Armando Prenga
    PD kushtezoi marredhenien me parlamentin
    Dje Partia Demokratike kushtėzoi marrėdhėnien me parlamentin me nisjen e zbatimit tė ligjit tė dekriminalizmit. Kėtė vendim ka marrė grupi parlamentar i Partisė Demokratike qė u bė publik nga kryetari Basha. Po ashtu PD ka vėnė si kusht edhe largimin e deputetit Armando Prenga nga kuvendi si dhe tė tre deputetėve socialistė qė sipas selisė blu po abuzojnė me tenderat publikė.
    Gjykata zbuti masen e sigurise
    Pasi ka qėndruar pėr disa muaj nė arrest shtėpie deputeti socialist Armando Prenga ėshtė i lirė tė dalė madje tė frekuentojė edhe parlamentin. Me nje vendim tė marrė mesditėn e 19 shkurtit 2016, Gjykata e Lartė ka zbutur masėn e sigurisė pėr deputetin duke e lėnė nė detyrim paraqitje. Ndėrkohė ėshė refuzuar kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar
    Akuzat qe rendojne mbi Prengen
    Deputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria per tre akuza armėmbajtje pa leje, plagosje e lehtė dhe kanosje pėr jetėn.
    Ngjarja pėr tė cilėn akuzohet ndodhi nė 8 shtator ne qytetin e Laēit ku Prenga u pėrfshi nė njė konflikt me familjen Ēali nga Patoku, pėr Lagunėn e Patokut. Si rrjedhoje e konfliktit dy persona mbetėn tė plagosur ndėrsa sipas prokurorisė deputeti ka qėlluar me njė armė tė cilėn nuk e kishte me leje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Laē: Deputeti socialist Armando Prenga plagos familjen Cali ne komisariat

    Eurodeputeti Kukan: Raste si i Armando Prengės, tė papranueshme nė Parlament

    Emri:  kukan.jpg

Shikime: 100

Madhėsia:  24.6 KB

    Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bėrė tė ditur se do tė prezantojė njė amendament tė ri pėr rezolutėn e integrimit tė Shqipėrisė nė BE pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

    Nė njė intervistė pėr ABC News, Kukan tha se raste si i ai deputetit Armando Prenga janź tė papranueshme pėr BE-nė dhe nuk duhen tė pėrsėriten nė zgjedhjet e ardhshme. Kukan shpjegon edhe insistimin e tij pėr amendamentin pėr emėrimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė RTSH-sė. Rezoluta pėr Shqipėrinė do tė diskutohet nė 13 prill dhe do tź votohet nė 14 prill nė seancė plenare tė PE-sė.

    Ju jeni raportuesi nė hije i rezolutės sė Parlamentit Europian pėr Shqipėrinė, e cila nuk pati vėmendjen e duhur gjatė aprovimit nė komisionin e punėve tė jashtme tė Parlamentit Europian, duke qenė se aprovimli i saj ndodhi ditėn e shpėrthimeve terrorriste nė Bruksel. Cili ėshtė mesazhi kryesor qė pėrēon kjo rezolutė?

    Eduard Kukan, eurodeputet: Rezoluta pėr Shqipėrinė ka pėr qėllim inkurajimin e palėve pėr tė vazhduar pėrgatitjen pėr ēeljen e negociatave tė anėtarėsimit. Jam i kėnaqur me pėrmbajtjen e rezolutės dhe besoj, se se do ta aprovohet ne seancėn plenare javėn e ardhshme pa ndryshime.

    Ju keni prezantuar dy amendamente. Njė prej tyre ka tė bėjė me lirinė e shtypit. Nuk jemi mėsuar t’ju dėgjojmė tė ndėrhyni pėr kėtė ēėshtje. Pse insistuat pėr kėto amendamente?

    Eduard Kukan, eurodeputet: Njėri prej amendamenteve ka tė bėjė me emėrimin e drejtorit tė Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim nė njė mendje me zotin Fleckenstein pėr kėtė, ndėrkohė qė ne jemi pėrgjithėsisht dakort mbi gjithēka. Unė e pashė tė rėndėsishme tė insistoja mbi kėtė, sepse versioni i proēedurės pėr emėrimin ėshtė aprovuar katėr vite mė parė me insistimin e partisė socialiste. Dhe tani ėshtė pikėrisht partia socialiste qė e ndryshon kėtė. Amendamenti u aprovua dhe jam i kėnaqur pėr kėtė. Ai shpreh shqetėsimin pėr emėrimin e drejtorit tė RTSH-sė, pasi nuk ėshtė korrekte qė tė ndėrrohen gjėrat nė varėsi tė faktit nėse je nė opozitė apo mazhorancė. Ēdo qeveri duhet tė mėsojė qė parime tė tilla nuk vlejnė vetėm gjatė mandatit qeverisės, por ato kanė jetėgjatėsi pėrtej mandatit qeverisės.

    Ju do prezantoni njė amendament tė ri nė seancėn plenare. Pse?

    Eduard Kukan, eurodeputet: Unė do tė prezantoj njė amendament lidhur me paragrafin pėr refomėn zgjedhore. Ky amendament do tė pėrforcojė gjuhėn e pėrdorur nė rezolutė sipas tė cilės, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje tė lira dhe tė ndeshme nė Shqipėri, qė tė njihen nga tė gjithė dhe qė tė konsolidojnė situatėn e brendshme nė Shqipėri.

    Lidhur me proēesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur njė rol tė pamohueshėm si ndėrmjetėsues tė ligjit pėr dekriminalizimin. Pika kyēe aktualisht mbetet zbatimi i kėtij ligji. Si po shkon zbatimi nė kėndvėshtrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetėsim pėr rastin Prenga. Ju ē’mendoni ?

    Eduard Kukan, eurodeputet: Raste tė tilla janė tė papranueshme. Fatmirėsisht, zoti Prenga nuk merr mė pjesė nė punimet e Kuvendit, pėrndryshe do tė kishte qenė shumė e vėshtirė tė pranohej kjo situatė. Por tė gjitha aktet nėnligjore tė dekriminalizimit, janė aty qė situata tė tilla tė mos pėrsėriten. Nuk duhet tė ketė mė persona me tė shkuar kriminale nė zgjedhjet parlamentare. Shoh qė tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do tė insistojė qė ky ligji tė zbatohet tėrėsisht, qė tė mos ketė mė pėrsėritje tė rasteve tė tilla, qė janė thjesht tė papranueshme nė kėndvėshtrimin e BE-sė.

    Reforma nė drejtėsi ėshtė parėsore pėr hapjen e negociatave tė anėtarėsimit. Edhe komisioneri Hahn gjatė dialogut tė nivelit tė lartė nė Tiranė theksoi, se marrėveshja pėr kėtė reformė mund tė ēojė nė hapjen e negociatave tė anėtarėsimit. Besoni se do ketė marrėveshje?

    Eduard Kukan, eurodeputet: Atė qė shoh, se tė dyja palėt janė dakort pėr rėndėsiėn e aprovimit dhe zbatimit tė reformės nė drejtėsi. Secila palė e sheh ndryshe kėtė reformė. Ky ėshtė problemi, por besoj, se ata janė tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e reformės. Tani qė kemi rekomandimin e Komisionit tė Venecias, qė njohim qėndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA-ve, nuk mbetet tjetėr pėrveēse dakortėsia. Nuk mund ta imagjinoj qė kjo reformė tė mos aprovohet dhe tė mos zbatohet. Hapi qė duhet hedhur tani ėshtė marrėveshje midis palėve. Ne nuk mund tė bėjmė mė shumė. Forcat nga jashtė nuk mund tė bėjnė mė shumė. Ju ju referuat komisionerit me tė drejtė, qė reforma e drejtėsisė, mund tė ēojė nė hapjen e negociatave tė anėtraėsimit. Kjo nuk do tė thotė qė kjo do tė ndodhi automatikisht. Mos mė pyesni, nėse nė rast se kjo reformė fillon tė zbatohet, atėherė a do tė ketė Shqipėria njė datė pėr hapjen e negociatave ? Ajo qė mund t’ju them, se ėshtė e qartė qė pa kėtė reformė, nuk ėshtė realiste tė flitet pėr hapin e ardhshėm tė integrimit europian.

    ABC News

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •