Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Akuzat ndaj Metës për “CEZ”, avokati i OSHEE: Gënjeshtra të qëllimshme

    si gjithmone ne shqiperi politika eshte e pafajshme
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Akuzat ndaj Metës për “CEZ”, avokati i OSHEE: Gënjeshtra të qëllimshme

    Te drejte kane, ish kryeministri i permendur ne ate dokument nuk eshte Ilir Meta. Ish kryeministri duhet te jete o Adil Carçani ose Iliaz bej Vrioni.

    Per 600 milion eurot kush po pyet,problem kemi se na eshte dhunuar natyra jo-publike e proçesit te arbitrazhit.


    Afrika e 1880 ku je .

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Afera CEZ/ Kush po e lufton Metën në SHBA?

    Zëri i Amerikës nuk i ka lënë të gëzohen gjatë idhtarët e Ilir Metës, që bërtitën fitore pas reagimit të studios Clifford Chance, e cila deklaroi publikisht se nuk dispononte fakte per implikimin e Ilir Metës në aferën DIA CEZ.

    Por sapo kjo studio nxorri deklaratën e fundit (e cila me sa duket ashtu sikurse i nxorri me mitarimin e njerëzve të Ramës, po ashtu edhe i përgënjeshtroi thëniet e saj pas presioneve që Meta i bëri shefit të qeverisë) menjëhere Zëri i Amerikës iu drejtua agjensisë BIRN për ta përgënjeshtruar.

    "Ne mund t’iu sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”, shkruhej në letrën e studios avokatore dërguar ministrit Gjiknuri. Por e pyetur nga Uashingtoni, BIRN u përgjigj flakë për flakë: “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ- DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”, thuhet në reagimin e BIRN për Zërin e Amerikës. Dhe pas kësaj loje me shumë të panjohura, ku Rama po mundohet të fshehë dorën e gurit që lëshoi vetë, të vetmit që nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Metës janë disa qarqe në Uashington. Ilir Metës iu shkatërrua vizita në SHBA pas një interviste në vOA, ambasadori Lu nuk pushon së lëshuari shigjeta ndaj tij dhe në fund edhe letrën e ndershmërise për aferën CEZ ia relativizuan po nga Amerika.

    Atëherë pyetja është: kush po e lufton Ilir Metën përtej Atlantikut?

    Lapsi.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Te kalosh me Mafjen ne mes te dites dhe te pastrosh para hapur duhet edhe ta presesh Kerrin pastaj.
    Pse cfare e di Mafjen ti, shoqeri budallenjsh me qener e derra. Mafja eshte mbreteri e pashpallur ende qe pret Mbretin apo Zotin e saj. Nje Angli e myset qe kerkon te drejta dhe pavaresi nga Irlanda-shtet. Por qente e Mafjes te hajne dhe tradhetojne. Jane ata punetoret e vegjel te saj, krahu i punes i ketij organizmi te semure qe nuk matet dot me punetoret dhe rregullat e shtetit.

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    “Afera e Ramës me CEZ” – PD i kërkon zyrtarisht Kuvendit ngritjen e komisionit hetimor/ SHKRESA

    Emri:  PD-selia.jpg

Shikime: 794

Madhësia:  42.5 KB

    Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me aferën Rama-CEZ, ku te pakten 500 milionë euro u plaçkitën, duke ia mohuar shtetit dhe qytetarëve e duke u ndare në paktin kriminal të bërë nga kryeministri me kompaninë çeke.

    Kështu njoftoi sot zyrtarisht, selia blu. Sipas saj “janë 500 milionë euro detyrime të njohura e të pranuara që kompania kishte ndaj shtetit bashkë me shpërblimin që Rama i dha firmës çeke për prishjen e marrëveshjes. Janë 500 milionë euro që duhej ti shkonin qytetarëve në investime, në krijimin e vendeve të punës e në zbutjen e varfërisë. Por Edi Rama ia mohoi shqiptarëve për interesat e tij personale.

    Partia Demokratike e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit, dhe u beri thirrje deputeteve të mazhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament. Por me urdhrin e Ramës, plaçkitja e 500 milionë eurove u zyrtarizua, madje ai u kujdes që autorët e krimit të kishin dhe imunitet e të mos hetohen nga prokuroria, e të kenë mundësi ai bashkë me ta të shijojnë parajsat fiskale.

    Partia Demokratike është e vendosur ta cojë deri në fund këtë cështje. Askush, asnjë nga autorët, me Edi Ramën në krye nuk do ti gëzojnë paratë që u kanë marrë shqiptarëve. Hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-CEZ.

    Syri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Si pergjigje e dobet kjo e qytetarit dixhital.Duket sikur me Panaman ajde te fusim dhe CEZ-in.

    Jo se ndryshon ndonje gje,por te pakten me perpara qytetari dixhital e gjuante topin jashte stadjumit,tani po gjuan nga fusha e vet per autogol.

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Gjykata i konfiskon 3.7 mln $ Ismailajt dhe i'a kalon shtetit

    Kastriot Ismailajt, ish administratorit të borxheve të Cez Shpërndarje, i konfiskohen 3.7 milion dollar nga gjykata e Krimeve të Rënda.

    Nën drejtimin e kreut të gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni, trupa gjyqësore vendosi bllokomin e gjashtë llogarive bankare të Ismailajt, llogari në të cilat prej më shumë se një dekade janë qarkulluar nga Shqipëri jashtë dhe anasjelltas plot 10 milion dollar.

    Aktualisht, Ismailaj është nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash dhe evazion fiskal proces që po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.

    Vetë Ismailaj e ka mohuar versionin e gjykatës dhe prokurorisë se pasuria e tij është e pajustifikuar dhe ka deklaruar se ajo është transferuar me Banka dhe po të ishte pastrim parash do ishte bllokuar me kohë.

    3.7 milion dollar, Ismailaj i kishte të depozituara nga plot 11 llogari bankare, ndërsa kërkesa e prokurorisë për konfiskim të një llogarie prej 30 mijë dollar është pushuar pasi nuk është gjetur fizikisht.

    Shqiptarja

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Dëshmitë e dy ish-punonjësve të DIA-s “fundosin” Kastriot Ismailajn

    Akuzohet për përfitimin e rreth 5 mln eurove nga kompania CEZ –shpërndarje

    Ka nisur procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt, i akuzuar për përfitimin e rreth 5 mln eurove nga kompania CEZ –shpërndarje me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

    Në seancën e parë gjyqësore, Ismailaj u përball me dy ish-punonjësit e kompanisë së tij, Ilir Shabanin dhe Ardian Sukun, të cilët rënduan pozitën e ish-shefit të tyre. Dy dëshmitarët, i thanë gjykatës se vetëm 2 muajt e parë kishin punuar në terren dhe me letra të rregullta, më pas gjithçka ishte fiktive. Ata i thanë gjykatës se me kërkesë të Ismailajt jane detyruar të prodhojnë letra fiktive, për të cilat më pas ai është shpërblyer nga CEZ-shpërndarja.

    Ish-drejtori i DIA –s, Elvis Mataj nuk u paraqit, pasi sipas policisë ëshë larguar jashtë shtetit.

    ABCNEWS

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Hetimet për pastrim parash, 13 dëshmitarë ndaj Kastriot Ismailajt

    Pas shtatë seancave, Gjykata e Tiranës nis administrimin e dëshmive në procesin ndaj ish administratorit të borxheve të CEZ Shpërndarje, Kastriot Ismailaj.

    Në listën e personave që kanë dëshmuar janë ish punonjësit e Ismailajt, ku në seancën e kësaj të hënë dy prej tyre kanë konfirmuar se pas një periudhe shumë të shkurtër me dokumente zyrtare në DIA puna e tyre më pas ka qenë fiktive.

    Ilir Shabani dhe Ardian Sulku janë dy ish vartësit e Ismailajt që me dëshminë e tyre mësohet se kanë hedhur poshtë versionin e pretenduar nga Kastriot Ismailaj i cili është nën akuzë për pastrim parash.

    Ndërkohë në seancën e 30 Majit ndaj Ismailjat pritet të dëshmojnë 13 persona ku rezulton jursiti që ka përfaqësuar në gjyq OSHE-n kundra Ismailajt Romeo Karaj dhe ish kreu i entit rregullator të energjisë Petrit Ahmeti.

    Lista e dëshmitarëve ndaj Ismailajt

    Sokol Hysenaj,
    Cene Lila,
    Xhezmi Haliti,
    Erjon Nako,
    Filton Kiri,
    Elvis Gjergji,
    Marilda Shahini,
    Erion Lena,
    Sokol Ramadani,
    Petrit Ahmeti,
    Oligert Kume,
    Almir Boduri,
    Romeo Kara

    Shqiptarja

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •