"Rruga e Ballkanit", Rrëfimi i trafikantit nga Kosova: 600 euro për të kaluar nga Presheva në Hungari

Emri:  preshevaa.jpg

Shikime: 1169

Madhësia:  57.3 KB

E përdishmja katolike italiane “Avvenire” ka publikuar sot reportazhin “Rruga e Ballkanit”, mes kotrabandistëve që lëvizin murin e fundit”, i cili denoncon rolin e Mafias Kosovare në trafikun e emigrantëve klandestinë përmes tokës.
“Nëse një emigrantë fsheh në çorape një numër telefoni që nis me 00383, nënkupton vetëm një gjë; Mafia Kosovare është në veprim,” e nis reportazhin, gazetari Nello Scavo. “Askush më mirë se xhealatët e tij i njeh rrugët e malit e “shkurtoret” doganore…asnjë telefonatë vetëm sms për të komunikuar…”
Gazetari italian ka udhëtuar deri në Prishtinë për t’u njohur personalisht me trafikuesit kosovarë të qënieve humane, emigrantë që përmes Ballkanit udhëtojnë drejt Europës.
“Të pashqetësuar prej vitesh trafikantët kosovarë tregtojnë drogë, armë, cigare, karburant, bizhuteri të cmuara, mijëra makina e bizhuteri të vjedhura. E kurrë nuk përfundojnë të ulur para një gjykatësi”, denoncon gazetari.
Trafikanti që vepron për mafian kosovare e quajnë Ivan, Goran, Anatolij o mund të ketë shumë emra të tjerë, por mund te jetë dhe rus o çeçen.
“Takimi me njeriun me shumë emra është në Prishtië, nën një diell që të pëllcet kokën, rrëfen gazetari, në mes të bulevardit pretendues “Nënë Tereza”, dedikuar të Lumes Nënë Tereza të Kalkutës e kolonizuar nga resotrantë e botikë të firmave të mëdha. Rruga e këmbësorve përshkohet nga riprodhimi në bronz i dëshmorëve të UÇK, rënë gjatë Luftës të ish Jugosllavisë e që kujtojnë se “jemi një popull i vogël i një vendi të madh”, një frazë e “Gandit të Ballkanit”, të paharruarit presidentit poet Ibrahim Rrugova.”
“Deri një javë më parë, tregon trafikanti, një udhëtim me makinë nga Presheva në kufirin hungarez kushtonte 300 euro. Sot ky cmim është dyfishuar. Shuma para pagohet e nëse emigranti vdes gjatë rrugës, kasa e kontrabandës nuk “qan”. Kjo rritje cmime është shkak se për të evituar policinë e rrjetën metalik të ngritur në Budapest, trafikantët e Kosovës kanë gjetur rrugë të reja kalimi në kufirin hungarez-serb.”
Sipas rrëfimit të kontrabandistit tashmë rruga e Ballkanit për emigrantët që duan të kaojnë përmes tokës drejt Europës, ndjek dy linja;
Linja e parë jo shumë e përdorur, parashikon kalimi përmes Serbisë, hyrjen në Rumani, më pas në Hungari përes kufirit lindor. Kjo rrugë është pak e praktikueshme për shkak të terrenit shumë malor.
Linja e dytë shkon drejt Kroacisë, përmes Serbisë, duke hyrë në Hungari e duke vazhduar në drejtimin Austri e Sllovaki. Kjo është mënyra e vetme për të vepruar përreth rrethit 175 km kërkuar nga kryeministri hungarez.
“Lugina e Preshevës, shkruan gazetari është një tokë e humbur ku është më lehtë të gjesh një kontrabandist se sa një hidraulik. Pikërisht këtu dredhojnë shtigjet më të paarritshme.”
Trafikanti i shpreh mirënjohje lidërve të Europës, “Më shumë mure, më shumë kontrolle, më i lartë cmimi, shprehet ai. Aleatët tanë më të mirë janë në Bruksel, Budapest, Beograd, Shkup e Londër. Jemi trafikantët e Bashkuar të Europës…. Ne jemi ura e vërtetë humanitare… Emigrantët i vëmë në kontakt me personat e duhur duke i bërë të kalojmë..”
Sipas gazetari italian organizata e trafikantëve kosovarë merr parasysh dhe shijet e personave që qeverisin. P.sh përgjatë rrugës që kalon përmes Sllovakisë dërgojnë emigrantë të krishterë. Bratislava që gjatë vitit 2014 ka dhënë të drejtë azili vetëm për 14 personave ka deklaruar së fundmi se është e gatshme të pranoj vetëm emigrantë të krishterë. E nuk është rastësi që në këtë territor gjatë orëve të fundit është raportuar mbërritja e 200 emigrantëve klandestinë nga rrugëtimi ballkanik.”
Reportazhi i publikuar në të përditshmen “Avvenire” nuk lë pa denoncuar dhe rolin e forcave të rendit në kufijtë doganore mes vendeve ballkanike që sic rrëfen trafiknati në Prishtinë “Tanimë dhe policët thonë se solidariteti i tyre kushton më shumë.”

Emri:  avvenire.jpg

Shikime: 1135

Madhësia:  46.0 KB

ORA NEWS