Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    Kontrabandimi

    Emri:  jaht-ne-det.jpg

Shikime: 1607

Madhësia:  48.2 KB

    Kontrabandistët dhe trafikuesit shqiptarë i kanë braktisur metodat e vjetra të trafikimit të qenieve njerëzore për në Angli, duke gjetur një formë tepër revolucionare. Sipas raporteve nga policia kufitare franceze dhe ajo britanike, të cilat iu referohet “Daily Mail”, grupet shqiptare kanë nisur të paguajnë pronarë jahtesh luksoze për të sjellë emigrantë të paligjshëm në Angli. Policia kufitare britanike pranoi se, kontrabandistët shqiptarë paguajnë pronarët e jahteve luksoze, për të trafikuar njerëz në Britani, për shkak se këto mjete kontrollohen shumë pak nga organet detare. Emigrantët ilegalë shqiptarë, tradicionalisht kanë përdorur trenin e Lionit për të hyrë në Britani përmes ngushticës, që ndan Francën dhe Anglinë, por tashmë ata kanë gjetur partneritet me pronarë të jahteve luksoze. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarë në Francë, të cilët kanë pasur disa precedentë të mëparshëm kohët e fundit. Rojet kufitare franceze gjetën më 12 janar 15 shqiptarë, të fshehur në një jaht, që kushtonte 100 mijë paund. Emigrantët ilegalë shqiptarë, tradicionalisht kanë përdorur trenin e Lionit për të hyrë në Britani përmes ngushticës që ndan Francën dhe Anglinë, por tashmë ata kanë gjetur partneritet me pronarë të jahteve luksoze. Rojet kufitare franceze gjetën më 12 janar 15 shqiptarë të fshehur në një jaht, që kushtonte 100 mijë paund.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    Holandë, Kapet jahti me 25 emigrantë shqiptarë e vietnamezë, 4000 paund për të shkuar në Britani

    Emri:  anija-me-emigrante.jpg

Shikime: 1597

Madhësia:  47.8 KB

    Një jaht me 25 emigrantë nga Shqipëria dhe Vietnami është kapur në Amsterdam e përgatitur për tu nisur për në Angli.
    Në mjetin luksoz ishin 11 emigrantë nga shqiptarë dhe 14 vietnamezë. Burime të policisë holandeze të cituara nga Daylimail bëjnë të ditur se emigrantët kishin paguar nga 4000 paund për të mbërritur deri në Britani.
    Të gjithë emigrantët ndodhen në qendrat e paraburgimit, ndërsa policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik.
    Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa mediat britanike e kanë bërë publike sot lajmin.
    Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais.
    “Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Zakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, shprehet drejtoi i marinës, Gerlof Funke Kuepper.

    ORA NEWS

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    Po shqiptaret nuk shkojne dot pa viza ne Britani? Pse duhet te paguajne 4000 pound nuk e kuptoj?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Po shqiptaret nuk shkojne dot pa viza ne Britani? Pse duhet te paguajne 4000 pound nuk e kuptoj?
    Shqipris i jon heq vizat vetem per venet e shengenit. Anglia nuk eshte ne shengen.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    ah ok flm per sqarimin. jetoj ne amerike dhe nuk isha shume I qarte me Angline.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2019
    Postime
    3

    Për: Londra e Parisi vënë alarmin: "Shqiptarët emigrojnë në Angli me jahte luksoze"

    Si i behet te ikesh ne angli! Ka ndonjeri ndonje sygjerim?

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •