Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare
Nė kronikat osmane janė tė vėrteta e pohuar nga vetė osmanėt. Tmerr gjaku, krime kolektive tė pėrbindshme, shfarosje banorėsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrėmbimi i grave, vajzave e fėmijėve pėr ti dėrguar nė Turqi si skllevėr dhe rrafshime qytetesh. Asnjė banor nuk mbeti i gjallė nė qytetin kėshtjellė tė Drishtit, Asnjė banor nuk shpėtoi pa ju pre koka nė Lezhė, nuk mbeti asnjė banor arbėr nė Elbasan, kush shpėtoi prej shpatės turke iku nga sytė kėmbėt nė male dhe tėrė bregdeti shqiptar u shua nė ekzistencė. Libri Lufta Shqiptaro Turke nė shekullin e XV, burime e kronika osmane botuar nė Tiranė nė vitin 1968 nė 400 faqe ėshtė njė libėr i madh tregon krime tė pėrbindshme dhe gjenocidin qė ėshtė bėrė mbi shqiptarėt. Ky libėr ėshtė botuar nga Universiteti i Tiranės nė kuadėr tė 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.
Njė tjetėr libėr i madh pėr historinė tonė ėshtė Historia Skėnderbeut e Marin Barletit i pandarė ky nga vepra tjetėr e madhe Rrethimi i Shkodrės. Kur flasim pėr krimet turke ndaj shqiptarėve nė histori, nuk ka pse dalin disa dhe bėjnė mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhėn tė bėjnė avokatinė e vrasėsve, se gjoja paskan vrarė se i ka urdhėruar sulltani. Perandoria Turke ishte njė organizim i madh dhe vepronte si vepronte, pėrgjegjėsia historike e krimeve nuk mund tė anashkalohet pėr asnjė arsye, nuk ka alibi tė krimeve ndaj popujve, as duke na thėnė se kanė qenė ca vezirė e ca pashallarė me origjinė shqiptare e kjo tė na konsiderohet bashkėpunim. Kėshtu thonė vetėm armiqtė e Shqipėrisė, apo ndonjė qe ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk ka gjak shqiptar nė damar por gjak arab-turk, se tė jemi tė qartė, Turqia ka sjellė jo pak muhaxhirė nė kėto troje. Lexoni Faik Konicėn pėr kėtė. Vezirėt nuk kanė shkuar si pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė Stamboll , madje edhe kanė harruar fare se nga kanė qenė, kanė qenė ushtarė tė bindur tė Turqisė dhe pėrfaqėsojnė Turqinė e jo Shqipėrinė nė asnjė rrethanė. Se sa e deshėn Turqit Shqipėrinė e shqiptarėt lexoni pėr masakrėn e Monastirit mė 26 gusht 1830, 185 vjet mė parė, ku u vranė 500 krerė tė Shqipėrisė sė jugut tė thirrur ne festė e nė besė, besė sulltanėsh qė kullojnė veē gjak.
Pasi i vranė nė tė pa besė pra, u prenė kokat tė cilat u dėrguan nė Stamboll ti shihte Sulltani dhe trupat i lanė nė shesh tė hapur pėr ti shqyer qentė. Kėta janė pushtuesit me tė cilėt ne paskemi bashkė qeverisur perandorinė siē thotė njė historian tashmė i rrjedhur sepse edhe nė kohė tė diktaturės bėri njė libėr duke e bėrė Haxhi Qamil, turkoshakun qė kėrkonte tė sillte sėrish babė Sulltanin, njė hero. Ndaj ju qė ndjeheni mė turq se turqit, mos u pėrpiqni tė thoni gjėra qė nuk guxojnė ti thonė as vetė turqit safi e jo mė turq tė sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarėt ėshtė njė e vėrtetė historike e pamohueshme. Shkatėrrimet qė ka bėrė Turqia nė Shqipėri nuk i ka bėrė mbi asnjė popull tjetėr nė Evropė aq mizorisht, po krejt ngjashėm me Armenėt 1909-1918. Gjenocidi mė i madh qė njihet nė Evropė ėshtė shfarosja e shqiptarėve prej turqve pas vdekjes se Skėnderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet tė njihet botėrisht dhe tė dėnohet.
Ėshtė e nevojshme tė sqarojmė edhe disa lojė fjalėsh qė bėjnė mbrojtėsit e zellshėm tė Turqisė duke e konsideruar se nuk ka asnjė lidhje me Turqinė historike qė kėta e mbiquajnė osmane. Vetė turqit nė tė gjitha analet e veta thonė Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilėsonte. Myslimanėt shqiptarė, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanė . Varianti me perandori osmane doli si njė alibi pėr tė heq qafe pėrgjegjėsinė historike tė krimeve tė pėrbindshme, se gjoja i kanė bėrė osmanet dhe nuk i kanė bėrė turqit. Alibi mjerane. Veē tė lexoni krimet e pėrbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetėm ne vrasjet e pėrditshme por vetė Sulltani kishte ndėrmarrė dy fushata tė mėdha pėr shfarosjen e racės sė keqe tė shqiptarėve kur njerėz me tė pistė se hordhitė e Anadollit nuk kish parė historia e Evropės. Nė kėto fushata vranė ēfarė gjetėn, gratė e fėmijėt i dėrguan nė Stamboll si robėr, njė e pesta e femrave i dėrgohej Sulltanit mizor ndėrsa katėr tė pestat i merrnin ushtarėt dhe i pėrdhunonin. Vetė historiani turq pėrshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorėzimit dhe si i vranė tė gjithė shqiptarėt qe arrinin ti kapnin. Shqipėria u kthye ne njė thertore. Historianet turq i pohonin vetė ato masakra dhe shkruanin se shqiptarėt, vajza e djem ishin tė bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnjė dokument asnjė artefakt nga kohė e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithēka, madje mbasi e nėpėr qytete nuk mbeti asnjė shqiptar i gjallė, shkruajnė kronikanėt, prunė popullsi myslimane nga Anadolli.
Ndaj na dalin aty kėtu ca kopilė Anadolli qė i dhunojnė edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nėnė Terezės nė Tiranė e Mitrovicė. Ėshtė krejt e arsyeshme tė mendohet se, siē pėrshkruajnė kronikanėt e asaj kohe, kėta marrokė-harrokė janė pjella tė hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnė veten aspak shqiptar. Tani se si nė Kosovė shkojnė e i bėjnė lutje pėr shpirtin katrani tė zi si Sulltan Murati, kėtė veē mendjet e mykura tė njerėzve tė ngecur nė errėsirėn mesjetare mund ta dinė. Po le tė lexojmė dėshmitė historike:
Pėr tė pafetė meshkuj tė rritur u dha urdhri qė ti jepeshin belikut. Pėr kėtė arsye nė ēdo qendėr kalimi sillnin kolona robėrish tė lidhur me zinxhirė, i kalonin para padishahut ngadhėnjimtar dhe aty tė rinjtė dhe pleqtė i kaluan nė shpatė dhe i copėtuan. Pati raste kur ranė nė shpatė tremijė, katėrmijė, dhe shtatėmijė tė pafe. Luginat e thella pėr shkak tė kufomave morėn pamjen e kodrave. Gjaku rridhte nė fushat e gjėra si lumi Amur-Darja. Kėtė histori e ka shkruar Tursun Beu (Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesėmarrės gjatė pushtimit tė Shqipėrisė.
Kronikani Kemal Pashė-Zade shkruan, se: Me urdhėr tė Padishahut u vra pa mėshirė, cilido qė u zu gjallė, vendi u plaēkit tmerrėsisht, gratė dhe fėmijėt u morėn robėr. Dhe vazhdon me vargje: I theri tė panėnshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bėri ushqim ujqėrve dhe shpezėve kufomat e tyre, smbeti grua e fėmijė, tė gjithė u bėnė robėr. po aty f.194. Kevami, shkronjės i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit tė II shkroi rreth vitit 1489, mjaft tė dhėna qė pėrputhen edhe me ato ēfarė shkruante edhe Marin Barleti. Disa mijėra tė pafe i gjuajtėn, i kapėn dhe i prunė pėrpara sulltanit tė botės. Padishahu i botės , disave prej tyre ua preu kokat, ndėrsa disa tė tjerė i cau nė dysh. . tė gjithė tė tjerėt urdhėroi dhe i shkuan nė shpatė para tij. Po aty f.112 Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, qė e vėzhgoi sė afėrmi kėtė luftė, thotė, se: Shqiptarėt preferonin mė mirė vdekjen, se sa tė binin nė duart e turqve. Disa Ilirianė, duke parė se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetėn asnjė vend pėr tu strehuar, u hodhėn poshtė qė nga shkėmbinjtė, nė hapėsirėn e pėrrenjve dhe u vranė.
I zemėruar pėr disfatėn, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatė rrugės prej Elbasanit nė Dibėr, ai rrethon qytetin e Ēidhnės, afėr Drinit, ku janė strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fėmijė, tė larguar nga krahinat fushore pėr ti shpėtuar masakrave islamike. Nėn thirrjet Vdekje shqiptarėve! dhe Allahu Akbar! osmano-islamikėt sulmojnė qytetin. Pasi e pushtojnė atė, kalifi islamik Fatihu i masakron tė gjithė barbarisht Vetėm nė kėtė qytet humbėn 20.000 mijė shpirtra tė pafajshėm. Shkodėr. Viti 1478. Kėshtjella e Shkodrės rrethohet nga ushtritė osmane. Turqit sulmojnė pareshtur por mbrojtėsit nuk dorėzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarėve. Sulltan Mehmet Fatihu qė e drejtonte vetė fushatėn, vendos zbatimin e njė tjetėr taktike pėr tė terrorizuar mbrojtėsit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kėshtjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorėt e marrė robėr i sjell pėrpara mureve tė Shkodrės. Disa mijėra gra, burra, pleq e fėmijė masakrohen nė mėnyrėn mė mizore pranė mureve tė kėshtjellės. Me kėto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qėllim tė ligėshtojė mbrojtėsit e kėshtjellės, dhe ti detyrojė ato tė dorėzohen. Kjo taktikė dėshton. Kėshtjellarėt e Shkodrės nuk epeshin. Mė vonė qyteti dorėzohet sipas njė traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorėt e qytetit largohen drejt Italisė, dhe nė vend tė tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabė tė ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Nė pėrshkrimin e skenave makabėr qė bėnė turqit nė Lezhė e Shėngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 Kokat e kėtyre keqbėrėsve, tė prera qė nė zverk nga shpatat dhe qė ishin si pjeprit e kopshtit tė sheshit tė luftės, notonin nė sipėrfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre tė brishtė lėviznin si flluska uji dhe sa herė qė dallga i prekte si njė shpatė
Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 nė pushtimin e Krujės: Ah botė plot vuajtje dhe rėnkime! Vaj! Thirrjet qė nga krahėrorėt e tyre tė dėrrmuar arritėn deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtė rreth pesėmijė tė pafe, qė ishte secili njė djall nafthėdhės dhe vetėtimlėshues, u bėnė kėshtu pre e shpatės sė mprehtė dhe qoke e shigjetės goditėse. Kafkat e kėtyre do tė jenė pėr shumė vjet ushqim pėr shpezėt e kėtyre viseve. Nė kėtė mėnyrė u arrit fitorja; thyerja e tė pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftėtarėve u kėnaq dhe u gėzua me plaēkė tė shumėllojshme dhe tė panumėrt. Ata qė mbetėn nga armiku, gratė dhe fėmijėt, i vunė nė pranga poshtėruese tė robėrimit dhe i lidhen me zinxhirėt e mjerimit. Pastaj do tė fillojė shkatėrrimi i kishave, ndėrtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve
Tėrė kėto travaje i ka hequr populli ynė. Ishim trashėgimtarėt e Ilirėve, me troje qė nga Danubi e deri pranė brigjeve tė Peloponezit, historia u tregua e ashpėr, kaluan shumė pushtues njeri me i egėr se tjetri nė kėto troje. Aq shumė e mizorisht na vranė pėr tė na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjė duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbetėm nė njė pėllėmbė tokė nė brigjet e Adriatikut. Kėto janė tė vėrteta qė nuk mund ti harrojmė. Konjukturat e sotme, marrėdhėniet e mira dhe paqėsore, dėshira pėr mirėkuptim me tė tjerėt, qofshin dhe partnerė strategjikė, nuk duhet tė na pengojė apo ndalojė qė ta shkruajmė historinė ashtu siē ka ndodhur, se nė fund tė fundit ėshtė histori, ėshtė dinjitet dhe identitet, ėshtė mėsim pėr tė mbijetuar si komb dhe pėr tė fituar atė ēfarė e kemi humbur nė histori, bashkimin kombėtar. Mė poshtė po sjellim njė kronologji ngjarjesh gjatė viteve 1385-1912 tė rezistencės shqiptare kundėr pushtuesve turq nga libri Studime dhe tekste historike i albanologut tė shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranė 2010, f.129-136:
1423, Shqiptarėt e Moresė ēohen nė kryengritje kundėr turqėve.
1432, kryengritja antiturke e udhėhequr nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehėqur nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit nė luftėrat antiturke.
1481, pas vdekjes sė Sulltan Mehmetit II mbarė Arbėria ngrihet nė kryengritje.
1488, kryengritja e udhėhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmėn e Venedikut.
1536, shqiptarėt ēohen nė kryengritje tė ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundėr turqve nė prag tė shpėrthimit tė betejės sė Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejės ēohet peshė kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarėt shkojnė edhe nė ndihmė tė Princit Mihail tė Rumanisė.
1593-1596, kryengritje tė mėdha antiturke nė Shqipėri.
1596, kryengritja antiturke e himariotėve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen nė kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke nė Kosovė.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi ēohen nė luftė kundra turqve.
Shekulli XVIII, Shqipėria ėshtė njė vatėr kryengritjesh tė pandėrprera
1737, ushtria austriake hyn nė Kosovė, popullsia shqiptare ēohet nė luftė kundra turqve.
1740-1830, kryengritje tė pandėrprera antiturke nga shqiptarėt.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinė turke tė nisur kundėr tij.
1833, kryengritje nė Shqipėrinė e Jugut dhe tė Veriut kundra reformave tė Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranėve dhe malėsorėve kundėr sundimtarit turk, Osman Pasha.
1837, kryengritje antiturke nė Shqipėrinė e Jugut e udhėhequr nga Ali Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarėve nė Prizren qė e detyrojnė sundimtarin turk, Ismet Pashėn tė largohet.
1843, kryengritje shqiptare nė Shkup, Prishtinė e Tetovė.
1845, kryengritje shqiptare nė Gjakovė.
1846, kryengritje nė Shqipėrinė e Jugut, sidomos nė Berat e Gjirokastėr.
1849, kryengritja antiturke e malėsorėve.
1852, Malėsorėt ēohen pėrsėri nė kryengritje.
1864, Banorėt e Gjakovės ēohen peshė kundėr reformave tė shpalluna nga Sulltani.
1870, Njė Batalion elite me shqiptarė nė krah tė Caresėsh Ruse, kundėr Perandorisė Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit, Labėrisė dhe Ēamėrisė.
1875, Dibra ēohet peshė e rrėnon kalanė turke tė vendit.
1893, kryengritje e shqiptarėve kundėr turqve.
1903, Gjakova ēohet peshė kundra turqve. Vrasja e konsullit rus nė Mitrovicė.
1904, lėvizje pėr pavarėsi nė Shqipėrinė e Jugut.
1909, kryengritja kundėr turqve tė rinj.
1911, kryengritja e malėsorėve nė Shqipėrinė e Veriut.
1912, kryengritja e Pėrgjithshme nė Kosovė.
Kolec Traboini
Krijoni Kontakt