Emri:  11217552_1010457972340201_853822729185437174_n (1).jpg

Shikime: 1032

Madhėsia:  17.0 KB
Nga:Prof.Dodė Ndrecaj 31.08.2015.

Nikė Nrecaj u lind me 12 gusht 1957 nė Pėrlinė, Klinė nga baba Mark i njohur edhe si Malė dhe nėna Dilė( Djellushė ) e gjinisė Lulgjuraj. Ishte fėmija mė vogėl nga gjithsejt dy motra e katėr vėllezėr sa kishte familja jonė i njė barku qė nė ato vite si gjithė populli ynė po kalonte sfida e ditė tė vėshtira nga regjimi i atėhershėm qeverises.Babai ynė ishte i vitlindjes 1904 pikėrisht ishte njė mirditor tradicional qė dinte shkrim lexim dhe zotėronte mirė gjuhėn gjermane pasi kishte qenė i internuar nė Gjermani pėr katėr vite gjysmė si robėr i luftės sė dytė botėrore. Kurse nėna Dilė(1905), ishte njė malėsore grudjane nga Malėsia e Mbishkodrės tani nėn Malin e Zi. Nika i cili qė nga fėmijėria e hershme dallohej pėr zgjuarsi ndaj edhe ndoqi mėsimet e para nė shkollėn tetėvjeēare nė Klinė gjatė vitit shkollor 1964/’65 duke pasur mėsuese tė klasės Shahindere Bėrlajolli-Stafaj nga Peja.Si nxėnės i zellėshėm nė mėsime pranė kėsaj shkolle u shpėrblye me mirėnjohje e dhurata nė formė libri pėr sukses tė shkėlqyeshėm e sjellje shembullore.
Pas pėrfundimit tė shkollimit fillor Nika u regjistrua nė gjimnazin “Luigj Gurakuqi” tė Klinės (1972/’73) shkollė qė drejtohej nga Prof.Frrok Gojani qe ishte themelues - drejtor i saj.Pikėrisht Nika si njė djalė i ri dhe plot elan iu pėrkushtua mėsimeve me njė vullnet edhe me tė madh duke arritur suksese tė lakmueshme nė mėsime. Krahas mėsimeve dhe aktiviteteve me rininė e shkollės ndihmonte familjen nė punėt e agrokulturės. Gjendja e pėrgjithshme shoqėrore e politike nė Kosovė kishte njė pėrmirėsim tė lehtė pas vitit 1971 me themelimin e Universitetit tė Kosovės e sidomos pas ndryshimeve kushtetuese tė vitit 1974.Kėshtu, Nika regjistroj studimet nė fakultetin e drejtėsisė nė Prishtinė (1976/’77) e ku si mėsimdhėnės kishte njė trupė tanimė tė kualifikuar profesionalisht e me grada akademike shkencore si: profesorėt e lėndėve civile,penale,administrative e mjeko-ligjore: Gazmend Zajmi, Bardhyl Ēaushi, Ejup Statovci,Ismet Salihu,Esat Stavileci etj.
Kur Nika perfundonte provimin asnjėherė nuk e pyesnim nėse e kishte kaluar tė njėjtin por kolegėt dhe familja ishin kureshtar tė dinin se ēfarė note kishte marrė. Vitin e parė tė studimeve e kishte pėrfunduar nė afatin e qershorit dhe kishte realizuar njė mesatare shumė tė lartė pėr ēka kishte fituar tė drejtėn e bursės universitare.Nė ditėn tradicionale tė solemnitetit tė shpalljes se pėrfituesve tė bursės universitare tė 15 janarit ,Nika nuk kishte qėlluar i pranishėm ngase gjatė gjithė kohės sė studimeve ka udhėtuar nga shtėpia pėr nė Prishtinė dhe anasjelltas e dhėnė kjo qė e bėn edhe mė tė madh suksesin e tij. Diplomoi para profesor Gazmend Zajmi duke kaluar provimin e fundit, pasi qė nė atė kohė nuk praktikohej punimi i diplomės. Kolegėt e tij tė studimeve evokojnė kujtimet e tyre duke folur me mall dhe admirim pėr shokun e tyre dhe suksesin e tij tė lart gjatė shkollimit universitar.Nga viti 1980 ishte pjesė e gjyqėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Komunale tė Klinės me kryetar doajenin drejtėsisė Xhafer Malokun, sė pari si praktikant e pastaj pas kryerjes se provimit tė jurisprudencės edhe si njėri nga gjyqtarėt mė tė ri dhe mė tė suksesshėm shqiptar me perspektivė edhe nė nivel tė Kosovės tė lėndėve civile.Njė vit ushtroj detyrėn e sekretarit tė Komunės sė Klinės. Gjatė kohės kur kreu punėt dhe detyrat e gjyqtarit kishte shume sfida tė natyrave tė ndryshme. Ishte i prerė dhe i drejtė nė vendime.
Nuk kishte ndodhur qė gjykata e shkalles mė tė lart tė ia kthente vendimet e tij nė rishqyrtim. Tė gjithė kolegėt e kohės e konsultonin madje i vinin edhe nė shtėpi edhe jashtė orarit tė punės. Kombėtarisht ishte i mirėformuar dhe nuk lejonte ndėrhyrjet nga jashtė nė asnjė bazė. Disa nga palėt frekuentuese tė Gjykatės Komunale nė Klinės tė asaj kohe nuk ishin mėsuar dhe nuk donin tė shihnin njė ekspert tė ri shqiptar nė rolin ndarjes se drejtėsisė. Pa shkėputje nga puna kreu studimet e magjistraturės. Ndėrroi jetė tragjikisht nė tė hėnėn e 31 gushtit 1987 nė moshėn 30 vjeēare nė fshatin Shėn Gjon apo ish-Gllaviēicė tė Pejės duke u kthyer nga njė mbledhje e rėndėsishme punė nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė.Pjesėmarrja nė pėrcjelljen e tij tė fundit ishte e pėrmasave tė papara deri atėherė me prani mbarėkombėtare. Nika ishte njė familjar dashur dhe i pėrkushtuar.
Pas vetes la gruan e re Marinė e gjinisė Toplanaj dhe fėmijėt e vegjėl,vajzėn Venerandėn,dhe djemtė Arbenin dhe Agronin i cili vazhdon rrugėn e babait nė lėmin e drejtėsisė.Nika u lind nė gusht (12), u martua nė gusht (28) dhe kaloi nė pėrjetėsi nė gusht (31).Pėr ne familjaret gushti i gėzimeve e luanėve siē ishte Nika na ėshtė kthyer nė njė muaj tė dhimbjes dhe pikėllimit. Do e kujtojmė pėrjetė.
Lavdi jetės e veprės vėlla, pushofsh nė paqe!