Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Asnje ktu nuk osht duke e kuptu Albon. Ore shkolla qe osht fol shqip ka pas me qindra neper viset shqiptare. Ka pas pafund mejtepe (shkolla per msimin fetar) nga shqiptaret qe msoshin turqishten dhe arabishten dhe aty u ka pas fol shqip se shqiparet me njoni-tjerin shqip kan fol dhe kur kan qen vezira n'stamboll. Problemi qe ne duhet 'tflasim ktu osht gjuha e shkrujtme dhe jo ajo e folme. T'gjitha fet ne shqipri qofshin ato muslimone, ortodokse dhe katolike kan pas sa t'dush teolog dhe mentaliteti i kohes ka qen qe edukimi merret prej fes ndaj dhe i dergoshin kalamojt neper shkolla fetare. Neper kto shkolla osht fol perher shqip , ta keni t'qart ket gjo.

  2. #22

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Nuk diskutohet e folura shqip. Aty shqip eshte folur por eshte mesuar shkrimi dhe kendimi ne gjuhen shqipe (pervec cfare do lende tjeter qe eshte mesuar, qofte ajo dhe fetare).

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk diskutohet e folura shqip. Aty shqip eshte folur por eshte mesuar shkrimi dhe kendimi ne gjuhen shqipe (pervec cfare do lende tjeter qe eshte mesuar, qofte ajo dhe fetare).
    Ca osht msu shqip ne kto shkolla? Literatura dhe gjithcka tjeter ka qen e huaj kshuqe cdo lloj justifikimi per t'mBrojt tezen se osht shkrujt shqip bie posht. Flitet me fakte dhe jo me me tifozllik.

  4. #24

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Lexoji shkrimet qe kam postuar, mos komento kot pa lexuar. E ke te shpjeguar aty qe nga keta misionare eshte perkthyer ne gjuhen shqipe. Midis tyre ka patur dhe plot arbereshe qe shpenzuan kohen e hartuan tekstet ne shqip.

    Tifozllik? Tifozllik per cfare? Per gjuhen time? Hajde derdimen hajde.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    drague (28-08-2015),jarigas (13-10-2015)

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    A pajtohet Kadare dhe Unikkatil me kete supozim te hapjes se shkolles "shqipe", ne fakt katolike, ne vitin 1632 ?

  7. #26

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Me fal, cfare lidhje ka nje injorant pseudo artist gjoja rapist si Unikkatil me nje vigan te letrave shqipe si Kadare?

    Dhe tjetra, clidhje ka kjo pyetja jote me temen? Nese do te dish mendimin e Kadarese per kete, lexoje ketu:

    Citim Postuar më parë nga Ismail Kadare
    Shkrimtari i madhe shqiptarë, mendjendrituri i kombit, Ismail Kadare, duke parë indiferencën e historianëve shqiptarë që nuk shkruajnë as nuk reagojnë, përveç shkrimeve të tija në lëmin e prozës dhe poezisë, merret me një studim të hollësishëm edhe në lëmin e historisë, duke qartësuar evoluimin e shkollave Shqipe dhe historinë për Gjergj Kastriotin. Ai tregon se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit XIX-të, dhe se si disa rimohues të historisë flasin e bërtasin për interesa të Turqisë dhe të Erdoganit. Lidhur me këtë shkruan se: “Ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), sulmojnë një vizionarë të madh, një princ dhe një njeri që e ktheu vështrimin e shqiptarëve drejt Evropës”.

    Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë, flet i madhi Kadare. Pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga “Historia e Shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe.

    “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!

    Historia s’mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar”.

    Tutje ai shton: “Gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”.

    Lidhur me disa teza të reja që kanë lindur nga disa rimohues të historisë shqiptare, ai shprehet: “Në Kosovë, por edhe në Shqipëri, është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate dhe hipoteza kanë nisur, madje edhe për ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike”.

    Duke parë dhe kuptuar se historianët po heshtin karshi këtyre tezave të kobshme për historinë tonë, Kadare, me një gjuhë të ashpër, shprehet mjaft kritik ndaj këtyre diskutimeve dhe tezave duke thënë: “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”.

    Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare, Kadare e quan “filozofi e robërisë”.

  8. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Kadare po te thote ate qe te thashe une me lart, por ti e lexon edhe nuk e kupton, ose ben sikur nuk e kupton pasi ne shqip po shprehemi. Nuk mund te kete patur shkolla shqipe ne Shqiperi gjate periudhes se pushtimit osman, pasi mesimi apo perdorimi i gjuhes shqipe ne shkolla, apo edhe ne publik, ne administraten osmane, ne rruge e vende publike, ishte i ndaluar me ferman (dekret) te Sulltanit. Kushdo qe bente nje gje te tille, perfundonte ose ne burg, ose me koken e prere. Kjo ishte e vertete ne te gjitha vilajetet osmane ku banonin shqiptare, perfshi zonat e "protektoratit kulturor" ne Veri-Perendim te vendit, per te cilin ben fjale kjo teme.

    Dhe Kadare thote edhe ate tjetren qe te thashe une me lart: historia shqiptare e injoron dhe fsheh kete FAKT! Po te lexosh historine shqiptare, versionin komunist te saj, fakti qe Perandoria Osmane ua ndaloi shqiptareve shkollimin ne shqip eshte inekzistent apo i shperfillur ne interpretimin e historise.

    Albo

  9. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe Kadare thote edhe ate tjetren qe te thashe une me lart: historia shqiptare e injoron dhe fsheh kete FAKT! Po te lexosh historine shqiptare, versionin komunist te saj, fakti qe Perandoria Osmane ua ndaloi shqiptareve shkollimin ne shqip eshte inekzistent apo i shperfillur ne interpretimin e historise.

    Albo
    E ke gabim Albo !!

    Te filmi " Kush vdes ne kembe " dhe " Liri a Vdekje " , te dy filma te realizuar gjate periudhes Komuniste, tregohet qarte veprimtaria Osmane dhe Greke per te ndaluar shkollat dhe shkrimin e gjuhes Shqipe. Nese nuk i ke pare keto dy filma, por edhe shume te tjere si keto, te keshilloj t'i shohesh.

  10. #29

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Kadare po te thote ate qe te thashe une me lart, por ti e lexon edhe nuk e kupton, ose ben sikur nuk e kupton pasi ne shqip po shprehemi.
    Jo zoteri, une lexoj e kuptoj shume mire dhe e postoj, pavaresisht nese mbeshtet ate qe them une ose jo.

    Kadare komenton per gjuhen shqipe ne pergjithesi dhe jo direkt per subjektin per te cilin po flasim. Per kete fakt une nuk kam asnje koment nga Kadare. Postova pjese nga nje shkrim tjeter qe titullohet Filozofi e Roberise dhe qe trajton teorine qe pushtimi osman na mbrojti nga asimilimi sllavo-grek.

  11. #30

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Ne vitin 1416, ne Shkoder funksiononin disa shkolla, se paku tre jane te dokumentuara si:

    Shkolla e murgjerve te Shen Barbara – la scuola overo frataglia de SantaBarbara;

    Shkolla e murgjerve te Shen Merkuri – la scuola overo frataglia de San Mercurio;

    Shkolla e murgjerve te Kryqit te Shenjte – la scuola overo frataglia de Santa Croce.

    Krahas liturgjise dhe shkrim-kendimit, ne keta shkolla mesonin te perkthenin ne gjuhen shqipe (Albaneze), pasi liturgjia zhvillohej ne gjuhen e popullit, pra eshte e kuptueshme, se para se te perkthenin nga latinishtja, prifterinjt dhe murgjerit, duhej te mesonin te shkruanin e te lexonin ne gjuhen e popullit, kesisoj detyrimisht mesimet ne keta shkolla zhvilloheshin dhe ne gjuhen albaneze. Shkolla e Drishtit asht hapur ne vitin 1397 dhe pasi u mbyll nga pushtuesit sllave, u rihap ne vitin 1442. Ne kete shkolle mësohej gramatika (docere scientiam gramatike) dhe perktheheshin autorë si Donati e Katoni (docere Donatum et Catonem ut sciat interpretari), pra ishte shkolle e mesme.

    Ne Drishtin mesjetar, ishte ligjeruar e drejta per aresimim e femijeve, e percaktuar ne “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis” i hartuar ne vitin 1397 dhe i rishikuar ne vitin 1442. Ne kapitullin XLI te ketij statutit shkruhet qartesisht: “te ndihmohen dhe mbështeten studiuesit dhe ata që shkojnë me studime”. Statuti i Drishtit eshte veper origjinale dhe kombetare, pasi si shkruajne autoret, eshte hartuar mbeshtetur ne:"antiquissimam consutuetudinem imminantes - sipas zakoneve te lashta te ruajtura (Kap. XXXIX); “secundum antiquissima et observata consuetudine" (Kap. XLIV) - sipas zakoneve te lashta dhe te rishikuara); "secundum moremet consuetudinem antiquorum (Kap XLVI) –sipas zakoneve dhe te drejtave te lashta”. Milan Šufflai dhe Novak, ne studimet e kryer per mesjeten arberore kane konstatuar se në vitin 1442, ne Drisht funksiononin tre shkolla:”tres scuole maiores videlicet S. Crucis, S. Giorgio, S. Maria, sint exempt ab onere decimarun prout fuerunt - tre shkolla te mesmete quajtura e Kryqit te Shenjte, e Shen Gjergjit dhe e Shen Marisë, ku nxenesit ishin perjashtuar nga pagesat...”.


  12. #31
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    “secundum antiquissima et observata consuetudine" (Kap. XLIV) - sipas zakoneve te lashta dhe te rishikuara);
    "sipas zakonit te lashte dhe te zbatuar (ruajtur)"!
    "observata" ka kuptimin e "zbatimit me perpikmeri"!

    Sa per Albon, mos ia permend katoliket se i dalin dhembet dhe kthetrat!!
    Jarigas

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •