Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    NJOFTIM: Koncert "Zërat e Rusisë Orthodhokse"


    Emri:  11249919_462859413889082_6735501012096919209_o.jpg

Shikime: 1009

Madhësia:  67.5 KB

    KOASH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë Anastasi, me rastin e ardhjes në Shqipëri të dy koreve ruse, Katedralja "Ngjallja e Krishtit",

    Tiranë, 07.06.2015.



    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  51.5 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus2.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  46.1 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus3.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  54.7 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2015 më 23:54

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    “Zërat e Rusisë Orthodhokse në Shqipëri”, koncerte nga dy kore të shquara ruse në Durrës dhe Tiranë

    Këto ditë, dt.5-7 qershor 2015, besimtarët orthodhoksë, por edhe dashamirës të shumtë të artit patën mundësinë të ndjekin koncertet e dy koreve të mrekullueshme nga Rusia, të cilat paraqitën një repertor të pasur me këngë klasike, kishtare dhe folklorike. Ato ishin Kori i Dhomës, “Klasika”, themeluar në vitin 1980, me udhëheqëse artistike dhe mjeshtre të korit, znj. Nina Koroliova dhe kori i Konservatorit të Moskës, krijuar në vitin 1994, nën dirigjimin dhe udhëheqjen artistike të doc. Alexander Solovjev.

    Pjesëtarët e të dy koreve u vendosën në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, të Akademisë Teologjike dhe të Skitit të Miroprurëseve. Veprimtaria, e cila u quajt në mënyrë kuptimplotë “Zërat e Rusisë Orthodhokse në Shqipëri”, nisi në datë 5 qershor nga qyteti i Durrësit. Koret e filluan ditën duke vizituar kishën katedrale “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ku edhe psalën këngë kishtare për besimtarët e mbledhur aty. Pastaj, drejtori i Fondacionit Ndërkombëtar të Unitetit të të Krishterëve Orthodhoksë, z. Valery Aleksejev përshëndeti të pranishmit. Në emër të klerikëve e besimtarëve të Durrësit përshëndeti atë Spiro Kostoli, i cili foli edhe për historikun e qytetit dhe të kishave. Gjithashtu, z. Shpendi Topollaj, në emër të shoqatës “Miqësia Shqipëri-Rusi” përmendi momente të së kaluarës që kanë ndikuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve. Më pas miqtë nga Rusia vizituan monumente të qytetit, muzeun arkeologjik dhe bënë një shëtitje përgjatë shëtitores.

    Ndërsa pasdite, rreth orës 19.00, u dha shfaqja e parë në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale e vendore, të shoqatave të ndryshme, të komuniteteve fetare dhe artistë. Shumë spektatorë ishin të pranishëm, saqë salla u mbush plot dhe shumë prej tyre ndenjën në këmbë. Fjala e hapjes u mbajt nga Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij, Nikolla. Ai uroi mirëseardhjen dhe theksoi se ky aktivitet është organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Pastaj, drejtori i fondacionit IFUOCN-it, z. Valery Aleksjev, tregoi historikun e koreve. Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, z. Aleksandër Karpushin, foli për miqësinë midis dy popujve dhe përshëndeti këtë koncert. Më pas koret shpalosën programin e tyre të larmishëm muzikor-koral dhe shpirtëror-kulturor. Programi përbëhej si nga pjesë kishtare e klasike, ashtu edhe nga ato popullore. Spektatorët ndiqnin me shumë interes performancën e tyre duke e shoqëruar me duartrokitje.

    Të nesërmen koret ruse bënë një vizitë mbresëlënëse në qytetin e lashtë të Beratit. Stacioni i parë ishte katedralja e Shën Dhimitrit, ku u pritën nga besimtarë e klerikë, që patën kënaqësinë të shijonin zërat e mrekullueshëm që i psalën Perëndisë, duke interpretuar vepra të njohura kishtare. Pastaj miqtë nga Rusia vizituan kalanë me kishat e saj të shumta orthodhokse.

    Të dielën, 7 qershor, koret ruse morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku psalën bashkë me dy koret e kishës. Në fund të Liturgjisë, ata u përshëndetën e u falënderuan nga Kryepiskopi Anastas. Pas Liturgjisë Hyjnore ata u pritën nga Fortlumturia e Tij në Selinë e Sinodit të Shenjtë, për një bashkëbisedim të ngrohtë dhe më pas vizituan kryeqytetin.

    Pasdite, dy grupet e koreve ruse dhanë koncertin në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales. Me gjithë kapacitetin e saj të madh, prej rreth 800 spektatorësh, salla u duk shumë e vogël në raport me numrin e madh të besimtarëve dhe artdashësve që kishin ardhur për t’i dëgjuar dhe që duartrokitën nxehtësish gjatë gjithë shfaqjes. Në fillim kënduan koristet e grupit “Klasika” dhe më pas ata të Korit të dhomës të Konservatorit të Moskës, për ta mbyllur me disa pjesë të kënduara nga të gjithë koristët. Pastaj koret dhe të pranishmit i përshëndeti Kryepiskopi Anastas dhe drejtori i Fondacionit Publik Ndërkombëtar të Unitetit të të Krishterëve Orthodhoksë, z. Valery Aleksejev, i cili i përcolli Fortlumturisë së Tij edhe urimet e Patriarkut të Moskës Kirillit dhe i dorëzoi një dhuratë simbolike nga ana e tij. Po kështu në fund z. Aleksejev i dhuroi përfaqësuesit të Bashkisë së Tiranës disa libra.

    Kori i Dhomës i Konservatorit të Moskës

    Në dhjetor 1994, u krijua Kori i Dhomës i Konservatorit të Moskës me iniciativën e Prof. A. S. Sokolov dhe nga Profesor B. G. Tevlin (1931–2012), një prej dirigjentëve të jashtëzakonshëm koralë, Artist i Popullit i Rusisë, që e drejtoi korin deri në fund të jetës së tij.

    Kori është fituesi i Çmimit të Madh dhe fituesi i dy medaljeve të arit në Kompeticionin Ndërkombëtar të Korit në Riva del Garda (Itali 1998), fituesi i çmimit të parë dhe i medaljes së artë në Kompeticionin Ndërkombëtar të Koreve që mban emrin e Brahms, në Wernigerode (Gjermani 1999), i Olimpiadës së I-rë Botërore të Korit në Linz (Austri, 2000) dhe i Kompeticionit Ndërkombëtar të XXII-të të Muzikës Orthodhokse Kishtare “Hajnуwka” (Poloni, 2003).

    Kori performon më së shumti vepra të kompozitorëve rusë dhe të huaj, si: E.Denisov, A.Lurie, N.Sidelnikov, I.Stravinsky, A.Schnittke, A.Schoenberg, V.Arzumanov, S.Gubaidulina, G.Kancheli, R.Ledenev, A.Tchaikovsky, R.Shchedrin, A.Eshpai, E.Elgar, C.Nyustedt, K.Penderecki, J.Svider, J.Tavener, R.Twardowski, E.Lloyd-Webber dhe të tjerë.

    Prej gushtit të vitit 2012, drejtori artistik i Korit është Alexander Soloviev, fitues i kompeticioneve ndërkombëtare, asistent profesor i artit të performancës korale moderne në Konservatorin Shtetëror të Moskës.

    Kori “Klasika” i Fondacionit Ndërkombëtar të Unitetit të të Krishterëve Orthodhoksë

    Kori i dhomës “Klasika” u themelua në vitin 1980, kur anëtarët e parë të tij nisën shkollimin e tyre në klasën e parë të Shkollës së Muzikës të Moskës nr.29, dega e korit. Pas disa vjetësh u krijua një kolektiv nga tri klasa, i cili përbënte dhe bazën e korit. Gradualisht nga një degë e korit u krijua kolegji muzikor – pedagogjik. Nxënëset u bënë studente dhe kori i fëmijëve në atë studentor. Në vitin 2008 kori festoi përvjetorin e 10-të të tij.

    Kori “Klasika” ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare: 1994 - Greqi, Athinë (vendi 1-rë); 1995 - Spanjë, Toloza (vendi i 3-të); 1996 - Gjermani, Esen (vendi i 1-rë); 1996 - Izrael, Nethania (vendi i 1-rë dhe Çmimin e Madh); 1997 - Itali, Romë (vendi 1-rë).

    Kori e ka si traditë të tijën të marrë pjesë në Shërbesat e Krishtlindjes dhe të Pashkës në kisha të Moskës.

    Kori i dhomës “Klasika”, që nga viti 2001 funksionon në kuadrin e Fondacionit Ndërkombëtar të Unitetit të të Krishterëve Orthodhoksë (IFUOCN). Ai ka marrë pjesë në koncertet me rastin e dhënies së Çmimit të Fondacionit në vitet 2001–2014 (Katedralja e Krishtit Shpëtimtar) dhe në “Zërat e Orthodhoksisë” të mbajtura në Bullgari, Britani e Madhe, Qipro, Gjermani, Maqedoni, Poloni, Francë, Serbi, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovinë, Itali, Letoni, Moldavi, Greqi dhe Gjeorgji.

    Nina Koroliova është drejtuesja artistike dhe mjeshtrja e korit të dhomës “Klasika”. Ajo është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare të kantos dhe është diplomuar në Konservatorin e Moskës.

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus4.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  60.1 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus5.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  48.5 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus6.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  33.5 KB

    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-08-2015 më 23:00

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    Foto nga koncertet:

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus7.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  30.2 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus8.jpg

Shikime: 130

Madhësia:  33.0 KB

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus9.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  48.7 KB

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    Dhe salla me spektatore:

    Emri:  Kryepeshkopi_Anastas_Kori_Rus10.jpg

Shikime: 210

Madhësia:  50.5 KB

  6. #6

    Për: Koncerti "Zërat e Rusisë Orthodhokse" në Tiranë e Durrës

    Ne Amerike te Jugut, eshte ne vazhdim "Dita Ruse"...
    Ku torneu qe ka bere xhiron e shteteve latinoamerikane , me permbajtje kryesisht kulturore-artistike ( koncerte, filma, etj.)
    eshte mirepritur nga masat dhe ka zgjuar kureshtjen per te zgjeruar njohurite jo vetem per kulturen dhe artin rus
    por edhe kontakti me klerike qe prezantojne edhe pasurine shpirterore qe ai popull mban.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •