Ky shkrim eshte hedhur dhe ne debatin qe po behet ne nenforumin e fese Ortodokse mbi ate qe po ndodh me kishen e Shen Thanasit. Nese aty eshte pjese e debatit fetar, ketu duhet te jete pjese e debatit historik. Ne vazhden e shume shkrimeve qe jane bere kohet e fundit mbi gjuhen shqipe dhe historikun e shkollave te hapura ne gjithe vendin e qe datojne shume me heret se sa njihet zyrtarisht shkolla e pare shqipe, ky shkrim jep hollesira e informacion te ri mbi arsimimin e shqiptareve ne gjuhen e tyre, gjuhe e shkruar me germa latine qe ne shekullin e 16-te e me pas. Sic jepen po ashtu dhe hollesira te tjera (gjera qe sidoqofte jane ditur) mbi sulmet qe i jane bere gjuhes sone nga kisha greke dhe administrata osmane.
Moikom Zeqo: Ju rrėfej kush ishte Nilo Catalano
Kam disa kohė qė lexoj dhe rilexoj veprat e njė dijetari tė mrekullueshėm, qė ka vdekur nė Himarė mė 3 qershor mė 1694. Ėshtė fjala pėr Nil Katalanin (italisht : Nilo Catalano). Nil Katalani ka qenė italian. Ka lindur mė 1637-n nė fshatin e Sicilisė, tė quajtur Terra Di Massa. Nė moshėn 22- vjeēare veshi petkun e murgut bazilian nė manastirin e famshėm tė Grotaferrates afėr Romės. Nė kėtė manastir nė shekuj meshonin arbėreshė. Mė 1995-n unė e kam vizituar manastirin Grotaferrates, e kam takuar gjithashtu priftėrinj arbėreshė, si dhe dy studentė shqiptarė nga Vlora, qė kishin ardhur kėtu. Mė vonė Katalani u dėrgua nė manastirin bazilian tė fshatit Munxifci, ku jetonin arbėreshė si lektor dhe mėsues i rishtarisė, por dhe vikar i abatit. Kėtu ky italian i Sicilisė u natyralizua mrekullisht me gjuhėn shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe tė Bardhit, krijuan njė magji tė pashtershme mbi personalitetin e tij.
Nė moshėn 48 vjeēe Katalani u rikthye pėrsėri nė manastirin e rinisė. Ai nisi tė shkruajė gjuhėn shqipe me alfabetin tonė tė vjetėr tė Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillėzuar qė nga Gjon Buzuku mė 1555-n. Para vitit 1677 ai dėrgohet nga Propoganda Fide nė brigjet e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Himarė. Aftėsitė e tij tė mėdha gjuhėsore, karakteri i tij erudit, e bėnė Katalanin drejtuesin e misionit bazilian nė Himarė. Ai i dashuroi si askush shqiptarėt dhe gjuhėn shqipe. Qe vetė Papa i Romės, qė mori vendimin pėr ta ēuar Katalanin nė Shqipėri dhe madje e emėroi si Kryepeshkop tė Durrėsit mė 4 janar 1693 nė Kolegjin e Propagandės nė Romė. Nė ceremoninė solemne, mori pjesė dhe njė nga kardinalėt mė tė mėdhenj tė kohės, i quajtur Barbarigo i Ri. Kėshtu Katalani nisi misionin e tij tė pavdekshėm nė Himarė. Kishte me vete njė shqiptar, tė quajtur Filothe Zasi, 16 vjet mė tė ri se veten. U nisėn me anije nga Lece nė Himarė. Katalani u vendos nė Dhėrmi “vend i shėndetshėm dhe plot ujėra”, siē shkruhet nė relacion.
Pėrveē Zasit shqiptar, atė e shoqėronte dhe njė italian nga Friuli afėr Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qė tė tre nisėn tė predikonin nė fshatrat e bregdetit, pastaj nė Dukat, nė Shėn Vasil, nė Nivicė, nė Tėrbaē, nė Kuē, nė Zhulat, qė bėnin pjesė nė krahinėn e quajtur tė Himarės, e cila nė kėtė lak kohor pėrmblidhte tėrė Labėrinė, me gjithsej 40 qendra tė banuara, siē del nė dokumentet e shkruara tė shekujve XI - XVII. Predikimi i kėtij misioni tė ēuditshėm bėhej nė gjuhėn shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale nė shqip. Ai sa zbriti nė Dhėrmi “krijoi shkollėn e tė rinjve dhe tė fėmijėve duke i mėsuar tė gjithėve nė shqip Doktrinėn e Krishterė”. Dhėrmiu mė 1694-n kishte 1850 shtėpi. Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxėnės, gjė shumė e madhe pėr kohėn. Shkolla e Dhėrmiut kish nxėnės nga Dukati dhe Tėrbaēi, madje kishin ardhur nxėnės pėr tė mėsuar shqipen edhe nga Vithkuqi, pranė Korēės, 5 ditė udhė larg. Pėrveē shkrimeve biblike, nxėnėsit mėsonin edhe arithmetikėn dhe disa shkenca tė tjera. Shkollė u ngrit edhe nė Himarė, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e dėmtuan egėrsisht nė nėntor 1694. Himara nė atė kohė kishte 1430 frymė. Katalani predikoi shqip edhe nė fshatin e Pilurit me 500 banorė dhe nė fshatin Vuno me 600 banorė. Nė Vuno Katalani u sėmur pėr vdekje. Paria shqiptare e Himarės e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve grekė tė Janines.
Kjo pari kish interės tė ruante miqėsinė me italianėt e viseve tė Pulias pėrtej detit dhe donte ta kishte mire mė Vatikanin. Ėshtė pėr t’u habitur, por edhe shqiptarėt myslimanė tė kėsaj krahine ishin tė afruar ngushtė rreth misionarėve bazilianė. Lorenci i shkuan Propogandės nė Romė se Nil Katalanin e sėmurė vendosėn ta dėrgonin nė Korfuz pėr mjekim. I hipėn varkės nė Porto Palermo, por jo larg, i sėmuri vdiq nė duart e Zasit, pra qenė tė detyruar ta kthenin nė Dhėrmi dhe natėn ta kalonin nė plazh. Ishte 3 qershor 1694. Njė ditė mė vonė u ngjiten nė fshat, ku edhe e varrosėn. Mė 18 qershor 1694 pleqtė e Himarės i shkruanin Romės pėr kėtė fatkeqėsi. Nė kėtė leter thuhet se Katalani u sėmur nė Vuno mė 17 maj dhe vdiq me 3 qershor. U varros nė kishėn e Shėn Thanasit brenda Sancta Sanctorum. Mėsuesi, siē e quanin pleqtė e Himarės u varros me tėrė veshjet peshkopale dhe u bėnė tėrė shpenzimet pėr pėrshpirtjen d.m.th me grurė tė zier dhe verė, qė u shpėrnda, si dhe nė mosha tė tjera sipas zakonit tė vendit, ashtu siē i pėrkiste njė bariu tė tillė shpirtėror. Letra dėrgohet nga Dhėrmiu. Midis atyre qė kanė nėnshkruar ėshtė dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopapė i Dhėrmiut, si dhe Kristofor Nina po nga Dhėrmiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet nė Arkivin e Propogandės dhe ėshtė botuar pėr tė parėn herė nga Nil Borgia.
Njė studiues arbėresh i shek.XVIII Pjetėr Pompili Radotta, nė njė libėr tė tij historik me tri vėllime flet dhe pėr njė portret nė pikturė tė Katalanit tė vitit 1693, qė ka nė fund njė "elogio" nė latinisht. Nil Katalani ėshtė njė figurė e madhe e kulturės. Ai ka lėnė vepra gjuhėsore tė njė rėndėsie tė veēantė. Mė 1831 Krispi shkruan se nė Bibliotekėn e Seminarit Shqiptar tė Palermos gjenden nė dorėshkrim Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe njė sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. nė dorėshkrimet e Katalanit. Skiroi mė 1918-n pėrmend edhe dorėshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe dorėshkrimin e kėngės popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Katalani ėshtė i pari nga folkloristėt, qė ka mbledhur kėngėn e Pal Golemit, nga mė tė famshmet nė folklorin shqiptar. Dhimitėr Shuteriqi, por edhe Jup Kastrati i kanė studiuar dorėshkrimet e Katalanit dhe i kanė vlerėsuar shumė lart. Kėta e tregojnė Katalanin si njė dijetar tė njė formati tė madh. Studiuesi arbėresh Nil Borgia ka thėnė se Katalani i hartonte vetė librat nė shqip, i botonte dhe i shpėrndante falas. Njė nxėnės i njohur i Katalanit, qė dhe Dhimitėr Gjileku nga Dhėrmiu, qė sipas Neofit Radinės, e shkruante nė mėnyrė elegante gjuhėn shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimitėr e pėrktheu nė shqip Katekizmin. Nė shkollat shqipe tė Himarės ka punuar dhe njė Kostandin Onufri, i cili dėrgoi nė Palase Dr.Krisafidin, qė ēeli shkollėn shqipe nė shtėpinė e Kapedan Lekės. Nė Dhėrmi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Mė vonė pėrmendet nė Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mėsim nė Dhėrmi, Himarė, etj.
Por kėta misionarė tė gjuhės shqipe u panė me sy tė keq nga peshkopi grek i Janinės, qė varej nga Fanari, i cili i mallkoi shkollat shqipe. Tė dhėnat historike tregojnė se pėr tre shekuj nė fshatrat e Himarės kishte shkolla shqipe. Kėto shkolla qenė tė njėkohshme me ato, qė u hapėn nė Shqipėrine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionarė tė tjerė katolikė. Kėshtu qė pas vdekjes sė Skėnderbeut dy janė qenė qendrat koncentrike, ku mėsohej gjuha shqipe nė formėn e njė institucioni arsimor:
Veriu i Shqipėrisė dhe Himara, shumė shekuj mė parė sesa tė ēelej shkolla shqipe nė Korēė, pėr tė cilėn mrekullisht kėndoi Naim Frasheri. Himara si njė qendėr kryesore e arsimit shqip i ka bėrė kėshtu njė nder kolosal arsimit shqip dhe kombit shqiptar. Pėrse tė mos ngrihet nė Himarė Muzeu Kombėtar i arsimit shqip, qė pėrfshin gati tre shekuj gjatė sundimit tė urryer otoman? Duhen harruar shkollat shqipe tė Himarės pėr arsye tė injorancės sė sotme? Nė revistat autoritative “Studi Orientali” dhe “Studi Albanesi”, njė dijetar si Nil Borgia ka botuar dokumente tė nxjerra nga arkivat e Vatikanit shumė tė rėndėsishme pėr Himarėn, qė pėrfshijne shekujt XII-XVIII. Por shkollat shqipe janė pėrndjekur egėrsisht dhe mallkuar, qoftė nga Patriarkana e Stambollit, qoftė nga dhespoti i Janinės. Njė histori e nxjerrė nga dokumentet e jep akademiku Dhimitėr Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janinės dhe pa nxėnėsit nė shkollė dhe dėgjoi meshėn nga prifti Kostandin Onufri, ju vėrsul dhe e kapi nga mjekra brenda nė kishė tė Dhermiut". Kjo e vėrtetė historike duhet mohuar? Nėse njė italian si Nil Katalani u bė njė misionar dhe dijetar i shqipes, mos vallė ne duhet ta pėrdhosim varrin e tij nė kishėn e Shen Thanasit nė Dhėrmi? A nuk ėshtė ky varr njė monument i jashtėzakonshėm? A nuk duhet nderuar pafundėsisht? Mos vallė duhet tė sillemi si ksenofobe ndaj kėtij italiani, i cili qe mė i qyteteruar dhe me humanist sesa shumė njerez, qė jetojnė sot?
Ksenofobia primitive qė deformon historinė
Mungesa e diturisė, mungesa e leximit tė historisė nė tė gjithė pasurine e saj tė skajshme dhe tė pamohueshme, do tė ishte nė tė vėrtetė, jo vetėm thjesht njė provė demoniake e injorancės, por nuk do t'i shėrbente aspak tė ardhmes, e cila nuk ėshtė vetėm njė nocion politik dhe ekonomik, por gjithnjė e me shumė njė nocion kulturor. Pa kėtė nocion kulturor nuk do tė kishte kuptim asgjė. Nuk do ta kisha tė vėshtirė qė tė shkruaja njė libėr pėr Himarėn pikėrisht si njė monument ekumenik, emancipues dhe dlirėsues pėr tė gjithė pa pėrjashtim. Ēdo grindje arkaike, ēdo fundementalizem fetar, ēdo keqkuptim i politizuar do tė na bėnte njė dėm tė pallogaritshėm dhe do tė ishte njė shembull keqndjelles sipas njė fryme tė Nemesis, qė i ka sytė e mbyllura dhe nuk di tė dallojė tė vėrteten nga gėnjeshtra, humanzimin planetar, por dhe ballkanik nga nacionalizmat e vjetėruara, kelthitėse dhe tė gjėmshme ballkanike. Historia e Himarės nis me vetė jetėn njerėzore nė Himarė. Mrekullitė natyrore tė Himarės kanė pėrbėrė statusin e njė mjedisi tė pashembullt, ndoshta nė krejt brigjet ballkanike tė Adriatikut dhe tė Jonit.
Shumė tė vėrteta janė tė fshehura dhe janė pjesė e kancelarive tė botės, kryesisht tė bregut italik, por edhe tė spanjollėve dhe anzhuineve tė Evropės Perėndimore pėr Himarėn. Kėto dokumente mbushin biblioteka tė tėra. Por pėrtej kureshtisė dhe studimit tė specialistėve tė thukėt, tė gjithėve u interėson njė njohje sa mė e saktė e sė kaluarės, pa tė cilėn do tė kishim njė tė tashme tė vajtueshme, apo dhe njė tė ardhme fataliste ngjyrė gri. Himara mund tė konsiderohet si vendi tipologjik kundėr ksenofobisė. Ėshtė e habitshme qė kėto vitet e fundit kanė mundur tė depėrtojne ide ksenofobiste tė huaja nė Himare. Ky ksenofobizėm e mbyll karakterin e hapur tė Himarės. Plotfuqishmėria e Himares ėshtė nė karakterin e saj tė hapur. Ksenofobizmi ka njė karakter primitiv qė nuk i takon absolutisht tė ardhmes. Karakteri i hapur i Himarės pėrkon me konceptet e reja tė globalizmit botėror, kurse ksenofobizmi ballkanik ka kahjen e njė tė kaluare tė errėt. Himara nuk ėshtė e hapur vetėm pėr Jugun, nuk ėshtė e hapur vetėm pėr Veriun, por Himara ėshtė e hapur sidomos pėr Evropėn Perėndimore, me brigjet italike, pa pėrjashtuar edhe Lindjen. nė shumė pikėpamje karakteri i hapur i Himares, tė kujton tipologjinė e ishujve dhe bregdetit dalmatin, kryesisht tė Kroacisė.
Bazat e qytetėrimit venecian tė Himarės
Himara dhe brigjet dalmate kanė tė perbashket detin dhe kryesisht lidhjet me Italinė, historikisht dhe kulturalisht me Venedikun. Njė tipologji ndėrlidhėse e brigjeve dalmatine dhe Himarės prej shume shekujsh, e ka ftillesėn nė raportet shekullore tė bregdetit shqiptar me Venedikun nė antikitet, por sidomos nė mesjetė. Kjo duket nė stilin e shtėpive tė ashtuquajtura dalmato-venedikase, nė rikonstruktimet e kėshtjellave si dhe nė reliefet nė luanin e Shėn Markut, qė ėshtė emblema venedikase nė tė gjithė kohėrat. Por kjo karakteristikė venedikase e krijuar historikisht nuk e ka mohuar, por e ka pėrforcuar identitetin e shqiptarėve tė Himarės dhe ka qene njė nga format hapėse mė tė plleshme dhe mė tė shumanshme tė Himarės nė Evropėn Perėndimore. Pa mohuar dhe dimensionin kulturor grek tė ndėrthurrjeve mesjetare, kryesisht nė lidhje me ishullin e madh tė Korfuzit, i cili deri nė kohėn e Napolon Bonapartit ishte pjesė pėrbėrėse e Republikės sė Venedikut. Qe Napoloni, i cili shėnoi vdekjen e Republikės sė Venedikut, si njė entitet nė vetvete. Pra ndikimet venedikase tek shqiptarėt e Himares qenė gati tė njėjta nė njė kuptim edhe te grekėt e Korfuzit. Venediku me lidhjet e tij tė kryehershme me Kostandinopojėn ka qenė njė qendėr shumeetnike, globale, tejet e hapur, ku ka qėlluar edhe riti i kishes lindore ortodokse, madje dhe i botimeve tė ungjijve nė greqisht, apo dhe i veprave hagjeografike pėr shenjtorėt shqiptare, tė porositura pėr shembull nga tregtarėt e qytetit tė Elbasanit dhe tė shtypura tipografikisht nė Venedik. Kjo qė thashė ka lidhje edhe me artin afreskor dhe ikonografik. Kjo ka lidhje me njė temė tė jashtėzakonshme tė historisė sė artit, qė lidhet me tė ashtuquajturėn shkollė ikonografike "kreto-venedikase".
Emra shqiptarėsh nė kishat e Himarės, Dhėrmiut e Vunoit
Unė jam marrė njė jetė tė tėrė me ikonografinė shqiptare dhe kam botuar libra shkencorė pėr Onufrin, gjeniun e shekullit XVI dhe pėr ikonografė tė tjerė shqiptarė. Mund tė them qė ndikimi ikonografik i shkollės kreto-venedikase ka qenė mė i vonė nė Shqipėri dhe jo aq shumė zoterues. Kurse shkolla shqiptare e ikonografisė, ka qenė e madhėrishme dhe e veēantė. Miku im, dijetari mesjetarolog, i ndjeri Theofan Popa gjithė jetėn ja kushtoi njė vepre tė tij me rėndėsi epokale. Ai mblodhi tėrė mbishkrimet e kishave tė Shqipėrisė, duke i pajisur me shėnime historike e shkencore. Theofan Popa ka meritėn e padiskutueshme tė mbledhjes se mbishkrimeve kishtare dhe nė zonėn Himarė-Delvinė. Ēfarė mėsojmė nga kėto mbishkrime? Njė pllakė nė murin verilindor tė kishės sė shen Sergit dhe Bakut nė Himarė mban vitin 786, pra i pėrket shek.VIII. njė mbishkrim nė manastirin e lindjes sė Shėn Mėrisė nė Dhermi flet pėr njė lutje ndaj Perėndisė, nga njė i quajtur Guzi nė emėr tė gruas dhe fėmijeve tė tij me 1756. Nė kishėn e Shėn Thanasit nė Dhėrmi ėshtė njė mbishkrim i vitit 1671 ku pėrmenden emrat e banoreve: Deda, Nikollė Leka, Dhimo Theodori, Nikollė Deda dhe bijve tė tyre Gjini dhe Kokali. Duket qartė se kėta jane emra shqiptaresh.
Njė tjetėr mbishkrim i vitit 1751 permend emrat e priftėrinjve Ilia Leka nga Dhermiu dhe Anton Stara Gjika, qė kanė qene nė kishėn e Ipandisė nė Himare. Nė kėmbanen e kishes se Shen Thanasit nė Piqėrras, ėshtė dhe njė mbishkrim ku thuhet "Dhuratė me shpenzimet e kryeqindėsit, kapedan Dhimitėr Gjikės, bėrė nė Napoli mė 1763. Nė kishėn e Shėn Spiridonit nė Vuno tė Himarės mė 1873 pikturon njė lutje njė grua e quajtur Lule Dhima. Vetėm gratė shqiptare deri mė sot nė botė janė quajtur Lule. Nė Manastirin e Shėn Mėrisė mbi Athali tė Himarės mė 1795 ėshtė bėrė nė afresk njė poezi e ēuditshme, ku flitet pėr varrin e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Kjo poezi ėshtė nė greqisht dhe unė e kam botuar njė herė tjetėr tė botuar nė shqip, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė jo rastėsisht sillet nė kujtesė nga ana e banorėve tė Himarės, figura e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė njė gur tė murosur nė portėn jugore tė kishės nė Qiparo tė Himarės ėshtė gdhendur "1796 Usta Koti". Ėshtė emri i kryemjeshtrit, qė e ndėrtoi kishėn dhe viti i ndėrtimit. Nė njė ikone nė Qeparo tė Himarės ėshtė njė mbishkrim i vitit 1798, i njė tė quajturi Gjikė Pasi. Por ajo mė e ēuditshmja dhe mė e befasishmja ėshtė njė ngjarje e pėrjetesuar nė mbishkrimin e njė kėmbane nė kėtė zone. Mbishkrimi nė greqisht i kėmbanės thotė: "Nė kujtim tė ushtarėve vullnetarė shqiptarė (stratioton alvaniton- nė origjinal, shėnimi im M.Z), tė Mbretit tė dy Sicilive, qė ranė nė betejė nga katundi Lukovė, Muzinė, mė 1813, bėrė prej meje Raponci".
Ky mbishkrim i shkruar me gėrma tė pėrziera latine dhe greke dokumenton faktin historik tė njohur pėr repartet e Himarės, qė kanė sherbyer nė ushtrine e Ferdinandit tė Napolit, Mbretit tė dy Sicilive. Njė tjetėr mbishkrim i ēuditshėm ėshtė njė kupė prej argjendi nė kishėn e Manastirit mbi Piqerras, ku shkruhet frėngjisht "Ecole s-t Catherine", pra "Shkolla e Shėn Katerines". Ky fakt i fundit shpreh poliglosinė, shumėsinė e gjuhėve tė huaja dhe tė kulturave evropiane nė zonėn e Himarės. Nuk po vazhdoj mė tej. Por unė nuk dua tė bėj ndarje me thikė, sepse nuk ka kufij tė mbyllur nė qarkullimin e kulturave. Ashtu si ikonografia ka mė tepėr karakter ekumenik dhe jo etnik, ashtu mund tė them se dhe ritet e kishės perėndimore dhe lindore nuk mund tė kenė boshllėk dhe humnera tė frikshme, ose tė pakapėrcyeshme. Por nuk ėshtė shkencore qė nė emėr tė kishės tė bėhen pėrcaktime etnike. Ortodoksizmi nuk i pėrket vetėm grekėrve, por edhe shqiptarėve, edhe sllavėve, edhe italianėve, madje ky ndikim mund tė arrijė deri nė Indi dhe nė Amerike. Ortodoksizmi nuk ka qene pasaportė etnike pėr tė gjitha kėto vende dhe popuj, sepse fetė nė thelb nė thelb nuk jane etnike, por ndėretnike. Ngatėrrimi i qėllimshėm i kėtyre koncepteve ėshtė njė marrėzi dhe ēdo marrėzi ėshtė e pakuptimtė dhe pa perspektivė.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt