Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Rrëfimi i 20-vjeçares shqiptare që ishte viktimë e trafikimit (Video)



    Ajo është 20 vjeçe dhe për vite me radhë ka përjetuar tmerrin e të qenit një viktimë e trafikut të qenieve njerëzore.

    Emma e ka quajtur gazetarja e BBC të renë shqiptare për të mos zbuluar identitetin e saj, por për të treguar përmes një rrëfimi prekës sesi u mashtrua nga një djalë i ri, që u kthye në tmerrin e jetës së saj duke e bërë prostitutë, ndërsa familja e saj nuk e pranon.

    “Punoja si parukiere, një djalë i ri më foli për një agjenci modelimi në Gjermani më kërkoi të lidheshim së bashku unë i besova, por asgjë nuk ishte e vërtetë, që aty nisi ferri për mua”.

    E reja tregon se djali që e mashtroi e dërgoi fillimisht në Gjermani ku e detyroi të dilte në rrugë.

    “Në fillim shkuam në Këln në Gjermani, aty më detyroi të punoja si prostitutë, më pas u kthyem në Shqipëri dhe unë e detyruar vazhdova të punoja si prostitutë, më vonë më dërgoi në Itali”.

    E pyetur se përse nuk e denoncoi kur arriti të largohej prej tij, vajza thotë se ai ka miq në polici.

    “Në Itali, policia erdhi në shtëpinë ku na mbanin dhe na ktheu në Shqipëri, kur shkova në atdheun tim, shkova tek familja ime, por nuk më pranuan”.

    E reja rrëfen edhe sesi arriti të largohej nga Shqipëria herën e fundit e të strehohet në Britani ku është marrë nën kujdesin e një shoqate për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore.

    “Dikush më ndihmoi dhe kalova tri net në rimorkion e një mauneje , ku kisha vetëm ujë dhe asgjë tjetër, ishte shumë ftohtë, e tmerrshme, aty e pashë veten shumë pranë vdekjes”.

    Në Britani thotë se ndihet e sigurt, por nuk ka më besim tek askush.

    Intervista e plotë për BBC

    Punoja si parukiere dhe kisha klient edhe burra. Një nga këto klient më mori gjithçka. Ai erdhi dhe me foli për idenë e tij për të hapur një agjenci modelingu, por ishte e gjitha një gënjeshtër.

    Ti i besove këtij njeriu ?

    I besova dhe filluam një lidhje, familjarët e mi e morën vesh se unë po dilja me dikë dhe isha shume e stresuar dhe në depresion, nuk dija se çfarë të bëja edhe sepse nuk kisha asnjë mbështetje. I vetmi njeri që më mbështeste ishte ky burrë dhe vendosa të arratisesha me të.

    Kjo filloi në Shqipëri, por më pas ti ke lëvizur nga aty ?

    Në fillim shkuam në Këln në Gjermani, aty më detyroi të punoja si prostitutë, më pas u kthyem në Shqipëri dhe unë e detyruar vazhdova të punoja si prostitutë, më vonë më dërgoi në Itali. Nuk mund të arratisesha sepse më kyçnin dhe kisha dikë që më ruante gjithë kohës. Doja dhe e mendoja mundësinë, por kisha frikë, sepse nëse e bëja ai mund të lëndonte familjen time.

    Ti gjithsesi u ktheve në Shqipëri ?

    Në Itali, policia erdhi në shtëpinë ku na mbanin dhe na ktheu në Shqipëri, kur shkova në atdheun tim, shkova tek familja ime, por nuk më pranuan.

    Si arrite të arratisesh atëherë?

    Nuk kisha mbrojtjen e policisë, pasi ky person ishte i lidhur me policinë. Dikush më ndihmoi dhe kalova tri net në rimorkion e një mauneje , ku kisha vetëm ujë dhe asgjë tjetër, ishte shumë ftohtë, e tmerrshme, aty e pashë veten shumë pranë vdekjes.

    Ndjehesh e sigurt tani ?

    Po jam, mendoj se jam.

    Po këtu si të kanë ndihmuar, a ndjehesh më e frikësuar ?

    Këtu më kanë mbështetur, nuk mund të them frikë, por tani kam atë bindjen që nuk duhet ti besoj askujt…askujt./Kosovapress/
    https://youtu.be/YANyBwX0YbQ
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rrëfimi i 20-vjeçares shqiptare që ishte viktimë e trafikimit (Video)

    ..paska qene lope katuni apo gjermanie!
    te jesh prostitute apo kurvare eshte emancipim perkunder shfrytezimit, ne pune, familje dhe mbareshtim, qe i behet femres nga mashkulli! okaj nuk eshte liri por eshte progres dhe shume me mire sesa te jesh skllav gjermanie!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •