I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm. Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin
kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…”
Krijoni Kontakt