Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Adnan Tekshen: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Adnan Tekshen është letrat, sociolog, ndërsa më herët ka ushtruar edhe profesionin e gazetarisë si dhe të profesorit universitar. Në fillim të ligjëratës së tij, Tekshen theksoi se në këtë vend ku ne jetojmë, fetë dhe kulturat e popujve janë të ndryshme. “Në epistemologjinë islame, pjesa ku tregohet që Zoti i mësoi Ademit (a. s.) të vërtetën, konsiderohet shumë e rëndësishme. Njerëzimi shpesh është larguar nga e vërteta duke krijuar mitologji të ndryshme”, ka thënë Tekshen. Duke folur për civilizimet dhe botëkuptimet lindore, Tekshen u ndal në rastin e Egjiptit, ku theksoi se mitologjia e Egjiptit nuk është ashtu si na paraqitet nga Holivudi. “Hidhri (a. s.) në Egjipt ka krijuar një shkollë, ku njerëzve u ka mësuar diturinë. Edhe pse drita, pra dija, vinte nga lindja, shkëputja bëhet kur dija kalon nga Egjipti në Greqinë e lashtë. Kjo të paktën është vështrimi im”, ka thënë Tekshen. Ai theksoi se në një periudhë, shkolla e Athinës ka qenë dominuese, por pas pushtimit nga romakët, kjo shkollë shpërndahet në Romë, Aleksandri dhe Mesopotami. Tekshen theksoi se ky lloj migrimi i dijes, ka një ndikim të madh në rajonin përreth. “Kur myslimanët afrohen në Siri, për herë të parë aty takohen me dijet që kishin ardhur nga Athina. Në këtë takim, rol të madh kanë luajtur kishat. Librat e Aristotelit janë përkthyer në arabisht dhe si përfundim, në botën islame fillon një lëvizje e madhe filozofike, si dhe u krijuan shumë institucioneve të dijes”, tha Tekshen gjatë ligjëratës së tij. Ai gjithashtu tha se pas marrjes së pushtetit nga abasidët, krijohen dy pellgje të mëdha të qytetërimeve, Bagdadi dhe Andaluzia, duke theksuar se në Andaluzi për të parën herë është zbatuar metoda e provës, apo siç njihet sot metoda e eksperimentimit. “Granada dhe Kordoba e asaj kohe ishin sikur që janë sot Oksfordi dhe Kembrixhi, ndërsa gjuha arabe patë arritur majat. Madje në Evropë, në disa shkolla, edukimi bëhej në gjuhën arabe. Në mesjetë, kur është themeluar universiteti i Bolonjës, ai ka kopjuar një shembull nga Andaluzia, e ne tani e kopjojmë Bolonjën. Kapelat dhe mantelet që vishen gjatë ceremonisë së diplomimit, janë veshje me prejardhje nga Andaluzia”, deklaroi Tekshen. Ai tha se revolucioni industrial e ka përforcuar Perëndimin aspektin ekonomik, ushtarak, por sipas Tekshenit, Perëndimi asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përparësi ideore. “Perëndimin që e dimë si shumë të fortë, edhe në shekull e 20-të i ka shtruar pyetjen vetes se a është në të drejtë. Ndërkohë, myslimanët symbyllur filluam të vrapojmë pas modeleve që na ofronte ai. Ne vonë e kuptuam se vet Perëndimi pyetet se a është në të drejtë”, tha Tekshen, në përfundim të ligjëratës së tij, duke shtuar se projekti i modernizmit për vite të tëra na është imponuar, ndërsa ne kemi qenë në pozitën defensive. Për këtë arsye, theksoi Tekshen, myslimanët duhet të bëjnë përpjekje për të themeluar një civilizim të ri.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sayan2003 për postimin:

    ocean (10-09-2015)

  3. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Perendimi i ben pyetje vetes nëse është në te drejte?!! Ne te drejte karshi e ne krahasim me kë?!
    Jarigas

  4. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin

    Si duket autori nuk e kuptojka cka do me thene CIVILIZIM !!!

    Ja nje shembull banal krahasues (shtrire mbi kohen e veprimit):

    - nacionalizmi -------- krejt njerezit e nje kombi, nje race, nje feje, nje ideologjie jane te barabarte, tjeret jane te perjashtuar !, integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - kommunizmi ------krejt njerezit e nje ideologjie jane te barabarte, tjeret te perjashtuar !, integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - cifutizmi -------krejt njerezit cifut jane te barabarte, tjeret te perjashtuar !, nuk ka integrim ! (deshtim total !)
    - krishterimi -------krejt njerezit e krishtere jane te barabarte, tjeret te perjashtuar ! integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - socializmi ----- krejt njerezit jane te barabarte, monitorim i centralizuar ! integrim nepermjet te dhunes sociale !
    - islami ------krejt njerezit jane te barabarte, monitorim autonom !, integrim nepermjet te shembullit !

    ....muslimanet duhet thjeshte te mesojne shkrim/lexim dhe ta mesojne historine islame.....civilizimin e kane ne KULM......asgje me shume nuk ju duhet!

    selam
    albanish by nature

  5. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Perendimi i ben pyetje vetes nëse është në te drejte?!! Ne te drejte karshi e ne krahasim me kë?!
    Karshi PROBLEMEVE qe i ka !, dhe te siguroje se tastjere per bananet te peshorja automatike tek pemet e perimet ne duqane eshte "1", ne krejt perendimin.....ki problem eshte zgjidhur !

    Nese aludon ne ekonomine....ajo ka qene, eshte dhe do te mbetet ceshtje GLOBALE.........suksesi i perendimit fillon pikerisht me hapjen e tregjeve "boterore".....ki problem eshte ekzistencial, dhe eshte i pari qe miret ne zgjidhje, edhe per kete nuk ka kohe per filozofi....

    Nese e kupton mire shkrimin e autorit, ai me siguri se nuk aludon ne boten materiale me mendimet e tija......edhe perendimi nuk e ka hall ekonomine, por problemet globale sic jane uria dhe etja e njerezve qe i shtyn ato te levizin, me kete te ngrejn trazira, dhe ta rezikojne sigurine qytetare, e cila nese nuk zgjidhet ne vendngjarje do te kaloje ne perendim.....pra, perendimi e pyet se a e ka politiken AKTUALE mbi problemet GLOBALE te drejte, e jo a e kryen detyren me mire se "perandorite" qe kane qene me heret !.......perendimi meret nga autori si shembull, ngase eshte ne OBLIGIM per arsye te fuqise praktike qe ka !, ngase eshte edhe perendimi ai, nga i cili priten reagimet per tu mare per shembull nga tjeret.

    TI ke qene nje kohe problem i perendimit, sot jane emigrantet afrikan.....turqia mban mbi 2 mio. refugjate siriane, kurse hungaria me 5000 refugjate lajmeroje se e ka "mbush" kuoten e azilanteve qe mund ti "mbaje" shteti hungarez !..........kurse dite per dite refugjatet afrikan e aziatik shkelin autostradat e hungarise ....kjo zgjidhje e hungarezeve me siguri se nuk eshte e drejte !

    tungi
    albanish by nature

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Perendimi i ben pyetje vetes nëse është në te drejte?!! Ne te drejte karshi e ne krahasim me kë?!
    Jo pyetje vetes por kte pyetje e bon ti e boj une e bo gjith bota n'pergjithsi. Civilizimi evropian ka t'mira por ka dhe padrejtsi dhe degjenerim. A osht ky civilizimi qe ka nevoj njerzimi apo i duhet nje civilizim tjeter? T'gjitha civilizimet e botes kan fillu me revolucion , jon ngrejt me dituri dhe jon shkatrru nga degradimi moral. Civilizimi i ardhshem i perket islamit , kjo osht ajo qe per cka flet kurani dhe profeti mohamed a.s. Problemi me islamin nuk osht islami por jon muslimont e paditur. Shumica kujtojn se ardhmja e islamit osht ke kallashi dhe bombat nderkoh qe kurani ju thot msoni dhe edukoheni. Kur te vij ai brez i ri muslimonsh qe ta kuptojn filozofin e qart te islamit at'here prite dhe civilizimin e ri botror.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sayan2003 për postimin:

    Evian (05-08-2015)

  8. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Jo pyetje vetes por kte pyetje e bon ti e boj une e bo gjith bota n'pergjithsi. Civilizimi evropian ka t'mira por ka dhe padrejtsi dhe degjenerim. A osht ky civilizimi qe ka nevoj njerzimi apo i duhet nje civilizim tjeter? T'gjitha civilizimet e botes kan fillu me revolucion , jon ngrejt me dituri dhe jon shkatrru nga degradimi moral. Civilizimi i ardhshem i perket islamit , kjo osht ajo qe per cka flet kurani dhe profeti mohamed a.s. Problemi me islamin nuk osht islami por jon muslimont e paditur. Shumica kujtojn se ardhmja e islamit osht ke kallashi dhe bombat nderkoh qe kurani ju thot msoni dhe edukoheni. Kur te vij ai brez i ri muslimonsh qe ta kuptojn filozofin e qart te islamit at'here prite dhe civilizimin e ri botror.
    Sajan vllai, fjala civilizim ne kete kontekst eshte gabuar !, une mendoj se folet per drejtesi sociale, per barazi sociale, mbi te gjitha per siguri te lirise personale !.....me civlizimi nuk nenkuptohen doemos keto vlera elementare per nje jete te lumtur te individit. Mu mbreme rastesisht ne kanalin austriak pat nje diskutim mes nje filozofi dhe nje teologu pikerisht mbi vleren kryesore te njeriut, e qe eshte "lumturia" (konceptet si zakonisht ishin teper banale dhe te nderlidhura me vlera tifozlleku per pozicionet qe i mbanin, nuk folej e sakta, folej e duhura per kohen e momentin).

    Njeriu eshte ne kerkim te lumturise, kurse ate e gjen mbi te gjitha tek siguria ekonomike e shendetesore......civilizimi nenkupton "veglat" praktike per ti arrijt keto synyme. Veglat praktike ne i kemi moti kohe (edhe muslimanet), fjale behet tash per ndarjen e tyre ne sasi te konsiderueshme qe njerezit mos ndihen te shkelur, me kete, te kufizuar ne "lumturine" e tyre per jete. Problemi i civilizimit europjan eshte mungesa e besimit ne Allah. Perendimoret jane te mendimit se ate qe e kane, e kane per arsye te merites se tyre PERSONALE.....nuk besojne se furnizuesi eshte ALLAHU.....kush nuk e beson kete, ai edhe e ka shume doren e shternguar, kur behet fjale per te dhane, per te ndare, ngase kopracine e arsyeton me ate se edhe lypesi e ka mundesine te fitoje ate qe e ka i pasuri, eshte i mendimit se MUNDI i tije personale ja ka mundesuar pasurine, e jo ALLAHU....shih turqine qe mban 2 mio. refugjate sirie, shih shtetet europjane qe zhvillojne debate te pafundeta ne parlamentet e tyre per disa qindra mije refugjate tash e tre vjet !!!

    selam
    albanish by nature

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Si duket autori nuk e kuptojka cka do me thene CIVILIZIM !!!

    Ja nje shembull banal krahasues (shtrire mbi kohen e veprimit):

    - nacionalizmi -------- krejt njerezit e nje kombi, nje race, nje feje, nje ideologjie jane te barabarte, tjeret jane te perjashtuar !, integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - kommunizmi ------krejt njerezit e nje ideologjie jane te barabarte, tjeret te perjashtuar !, integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - cifutizmi -------krejt njerezit cifut jane te barabarte, tjeret te perjashtuar !, nuk ka integrim ! (deshtim total !)
    - krishterimi -------krejt njerezit e krishtere jane te barabarte, tjeret te perjashtuar ! integrim nepermjet te dhunes fizike !
    - socializmi ----- krejt njerezit jane te barabarte, monitorim i centralizuar ! integrim nepermjet te dhunes sociale !
    - islami ------krejt njerezit jane te barabarte, monitorim autonom !, integrim duke urdheruar ISIS-in te ua pre kokat 😊

    ....muslimanet duhet thjeshte te mesojne shkrim/lexim dhe ta mesojne historine islame.....civilizimin e kane ne KULM......asgje me shume nuk ju duhet!

    selam

    vec ta permisova pak...... 😋
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  10. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Keqkuptimi eshte nena e kaçafitjeve....

    Erdh Muja nit dit nga puna, dhe i thot Fata, si gru e ndershme dhe e kujdeshme qe eshte..

    O Muuuj, a 'ti fergoj dy vot....

    Ja kthen Muja:

    E un don 'ti pres cicat, ta kafsha semen...

    Pra Roni, ti se permiresove, por e ke dhj..er fare...

    Tungi
    albanish by nature

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Sajan vllai, fjala civilizim ne kete kontekst eshte gabuar !, une mendoj se folet per drejtesi sociale, per barazi sociale, mbi te gjitha per siguri te lirise personale !.....me civlizimi nuk nenkuptohen doemos keto vlera elementare per nje jete te lumtur te individit. Mu mbreme rastesisht ne kanalin austriak pat nje diskutim mes nje filozofi dhe nje teologu pikerisht mbi vleren kryesore te njeriut, e qe eshte "lumturia" (konceptet si zakonisht ishin teper banale dhe te nderlidhura me vlera tifozlleku per pozicionet qe i mbanin, nuk folej e sakta, folej e duhura per kohen e momentin).

    Njeriu eshte ne kerkim te lumturise, kurse ate e gjen mbi te gjitha tek siguria ekonomike e shendetesore......civilizimi nenkupton "veglat" praktike per ti arrijt keto synyme. Veglat praktike ne i kemi moti kohe (edhe muslimanet), fjale behet tash per ndarjen e tyre ne sasi te konsiderueshme qe njerezit mos ndihen te shkelur, me kete, te kufizuar ne "lumturine" e tyre per jete. Problemi i civilizimit europjan eshte mungesa e besimit ne Allah. Perendimoret jane te mendimit se ate qe e kane, e kane per arsye te merites se tyre PERSONALE.....nuk besojne se furnizuesi eshte ALLAHU.....kush nuk e beson kete, ai edhe e ka shume doren e shternguar, kur behet fjale per te dhane, per te ndare, ngase kopracine e arsyeton me ate se edhe lypesi e ka mundesine te fitoje ate qe e ka i pasuri, eshte i mendimit se MUNDI i tije personale ja ka mundesuar pasurine, e jo ALLAHU....shih turqine qe mban 2 mio. refugjate sirie, shih shtetet europjane qe zhvillojne debate te pafundeta ne parlamentet e tyre per disa qindra mije refugjate tash e tre vjet !!!

    selam
    Nuh , me sa kuptoj qellimi i autorit nuk esht thjesht ti tregoj botes qe islami esht civilizim por ta tregoj ate ne realitet . Ne muslimont mburremi qe ''kemi qen dikur'' por kjo nuk mjafton per ti tregu vetes dhe botes se islami ecen perkrah dituris dhe zhvillimit. Fatkeqsisht ne ditet e sotme jo vetem jo-muslimont por dhe vet muslimont jon te c'orientum se c'jane ne gjendje te bejne muslimont? A osht islami simbol i dijes apo i terrorit? Islami ka me teper se nji shekull qe ecen me demagogji por kjo nuk mjafto per me i tregu vlerat reale. Vlerat reale tregohen me djers ,edukim e pune . Vetem ky eshte hapi drejt nji civilizimi te ri.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sayan2003 për postimin:

    jarigas (06-08-2015)

  13. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    besimit ne Allah. Perendimoret jane te mendimit se ate qe e kane, e kane per arsye te merites se tyre PERSONALE.....nuk besojne se furnizuesi eshte ALLAHU.....kush nuk e beson kete, ai edhe e ka shume doren e shternguar, kur behet fjale per te dhane, per te ndare, ngase kopracine e arsyeton me ate se edhe lypesi e ka mundesine te fitoje ate qe e ka i pasuri, eshte i mendimit se MUNDI i tije personale ja ka mundesuar pasurine, e jo ALLAHU....shih turqine qe mban 2 mio. refugjate sirie, shih shtetet europjane qe zhvillojne debate te pafundeta ne parlamentet e tyre per disa qindra mije refugjate tash e tre vjet !!!

    selam
    Po lipsarit, eshte gjithmone Allahu qe ia ka furnizuar skamjen?!!
    E pastaj, shih pak edhe Gjermanine qe strehon 6 milione turq, perpara se te krenohesh me Turqine tende te dashur!!!!
    Jarigas

  14. #11
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Nuh , me sa kuptoj qellimi i autorit nuk esht thjesht ti tregoj botes qe islami esht civilizim por ta tregoj ate ne realitet . Ne muslimont mburremi qe ''kemi qen dikur'' por kjo nuk mjafton per ti tregu vetes dhe botes se islami ecen perkrah dituris dhe zhvillimit. Fatkeqsisht ne ditet e sotme jo vetem jo-muslimont por dhe vet muslimont jon te c'orientum se c'jane ne gjendje te bejne muslimont? A osht islami simbol i dijes apo i terrorit? Islami ka me teper se nji shekull qe ecen me demagogji por kjo nuk mjafto per me i tregu vlerat reale. Vlerat reale tregohen me djers ,edukim e pune . Vetem ky eshte hapi drejt nji civilizimi te ri.
    Absolutikisht e vertete dhe e sakte......me pengoj thjeshte perzgjedhja e fjaleve, une se paku ndihem vec me i "lodhur" nga keto deklarata "diplomatike" dhe nuk mund ti duroje.....cka na mungon eshte evolucioni "mental"....ne kry duhet me bere njehere "klik"....edhe shkollat i kemi, edhe librat i kemi, edhe leter e laps kemi, ne krejt cepet e dynjase jane futur.....kure ???, kure ???...cka mungon ???........edhe mesojne njerezit mor, edhe jane te etur per dituni !

    Nuk njihet kot profetet e Zotit per "urtesi" per "butesi", kjo u mungon njerezve.....del sot nje "udheheqes" i njerezve dhe lexon nga "protokoli".....udheheqesve u mungon thjeshte "zemra", jo se nuk e kan, jo se nuk e duan, por thjeshte ashtu "mesohen". Ja pra ku eshte ajo qe mua me pengon me shume. Ne pergjithesi njerezit jane te natyres se bute, keto far "protokole" na nxehin e me ne fund keqkuptohemi dhe pendohemi, e krejt e dijme se me mire do te kish qene ta bejme ndryshe. Por ja, nuk e bejme, nuk e bejme, se nuk na lejon "protokoli", ose se paku mendojme se sipas protokolit e kemi me mire.......ai duhet me u ndjek, pa alternative....ate emisionin nuk e ndjeka ne TV, me erdhi me vjelle, kur e pashe se faktikisht kryeja e duturise, njerezit qe i kane ne dituri krejt mendimtaret e medhenj, folin me "protokol"....

    Shpresoj se me kupton ku e kam qellimin.

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 06-08-2015 më 04:12
    albanish by nature

  15. #12
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po lipsarit, eshte gjithmone Allahu qe ia ka furnizuar skamjen?!!
    Jar, nese je besimtare, atehere duhet ta dijsh se "resku" i njeriut eshte i caktuar nga Zoti....si fukaraja si zengjini, reskun e kane nga Ai.....ndash fukaralleku ndash pasuria jane SPROVA te Zotit !.........si cdo here, detyra e njeriut nuk eshte te shfrenohet me tepersine, e te deshperohet me mangesine.....por ne te dy rastet ta gjeje mjedisin e arte, ta mare mesimin qe e gjen aty, dhe ta ndaje me tjeret !

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E pastaj, shih pak edhe Gjermanine qe strehon 6 milione turq, perpara se te krenohesh me Turqine tende te dashur!!!!
    Se kam per tifozlleqe, thjeshte me vjen TURP per perendimin.......diten e diell i takova turmat e njerezve ne vendkalimin kufitare ne presheve, dhe pak ore me vone ne mjedis te autostrades ne hungari !

    Tung
    albanish by nature

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Thjesht duhët të riformohemi bashk me Islamin, jo per te ndryshuar fejen, por per t'gjetur menyren adekuate per t'a adaptuar ne kohen e dites sodit.

  17. #14
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin

    Nuk eshte e mundur qe Islami t'i pershtatet(jo "adekuohet") dites se sotme, duke bere te njejtin progres qe la bere Krisherimi, pasi i ka rrenjet e prera e nuk mund te riperterihet!! Thjesht, pa humanizmin neper te cilin kane kaluar shoqerite e krishtera, nuk ka asnje mundesi per te ndryshuar sadopak. Shto ketu edhe faktin qe shoqerite muslimane jane plot me " dijetare ", pa nje organ te pergjegjshem dhe te respektuar globalisht, e duke dekretuar keshtu, ngurtesine dhe percarjen e pazgjidhshme ne doktrine!!!
    Jarigas

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nuk eshte e mundur qe Islami t'i pershtatet(jo "adekuohet") dites se sotme, duke bere te njejtin progres qe la bere Krisherimi, pasi i ka rrenjet e prera e nuk mund te riperterihet!! Thjesht, pa humanizmin neper te cilin kane kaluar shoqerite e krishtera, nuk ka asnje mundesi per te ndryshuar sadopak. Shto ketu edhe faktin qe shoqerite muslimane jane plot me " dijetare ", pa nje organ te pergjegjshem dhe te respektuar globalisht, e duke dekretuar keshtu, ngurtesine dhe percarjen e pazgjidhshme ne doktrine!!!
    Dallimi me shoqerit e krishtera, eshte tek fakti se ata vet e sollen ndryshimin dhe nuk u'a impunoi askush, kesisoji edhe tranzicioni vazhdoj evolucionin e saj te natyrshem duke e ndare kishen nga shteti. Me shoqerit muslimane, "prerja" ka len pasoja dhe padrejtesi te shumta dhe se tani, sikur duam ta sjellim kohen pas per te mos i riperseritur gabimet e meparshme. Por dhuna nuk e arsyeton dhunen, keshtu qe metodat kriminale te Isis-it jan thjesht edhe nje poshterim me i madhe qe do e mbaj mend historia ! Dijetaret qe i kem sot, duhet te mos na perkujtojn menyren fizike se si u falte i derguari i Zotit, por menyren shpirterore se si lutej e si sillej ai dhe si mund ta aplikojm ate sot ne nje shoqeri multi-fetare e jo-fetare ! Islami eshte vertet fe e persosur per muslimanet, por kjo persosmeri kerkon shpjegime moderne e me ixhtihad te ri nga ulemat / dijetaret !

  19. #16
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Dallimi me shoqerit e krishtera, eshte tek fakti se ata vet e sollen ndryshimin dhe nuk u'a impunoi askush, kesisoji edhe tranzicioni vazhdoj evolucionin e saj te natyrshem duke e ndare kishen nga shteti. Me shoqerit muslimane, "prerja" ka len pasoja dhe padrejtesi te shumta dhe se tani, sikur duam ta sjellim kohen pas per te mos i riperseritur gabimet e meparshme. Por dhuna nuk e arsyeton dhunen, keshtu qe metodat kriminale te Isis-it jan thjesht edhe nje poshterim me i madhe qe do e mbaj mend historia ! Dijetaret qe i kem sot, duhet te mos na perkujtojn menyren fizike se si u falte i derguari i Zotit, por menyren shpirterore se si lutej e si sillej ai dhe si mund ta aplikojm ate sot ne nje shoqeri multi-fetare e jo-fetare ! Islami eshte vertet fe e persosur per muslimanet, por kjo persosmeri kerkon shpjegime moderne e me ixhtihad te ri nga ulemat / dijetaret !
    Cfare nenkupton ti me "shoqerite e krishtera, vete i sollen ndryshimet"?!!
    Qe nga Muhamedi e deri ne ngordhjen e perandorise osmane, " shoqerite" muslimanet mbanin zap gjysmen e botes!!! Kush i pengoi te ndryshonin ne ate drejtim qe kerkon zotrote??!!
    Nese nuk e ke kuptuar akoma edhe pas asaj qe te kam shkruar me siper, e as nga historia e Turqise se Atatürkut, atehere po ta perdersi akoma: eshte Islami pengesa per "evoluimin" e Islamit dhe nuk la asnjefare shprese qe te mund t'i ngjasoje sadopak Krishterimit, i cili eshte bartesi i humanizmit!!
    Islami eshte feja hermetizmit, plus mjet arabizimi, plus dittature politike, plus antivlere humaniste!!
    Nuk ka absolutisht asgje te "persosur" ne te, sfidoj kedo qe te me argumentoje te kunderten!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 07-08-2015 më 03:32
    Jarigas

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Muslimanët duhet të themelojnë një civilizim të ri

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Cfare nenkupton ti me "shoqerite e krishtera, vete i sollen ndryshimet"?!!
    Qe nga Muhamedi e deri ne ngordhjen e perandorise osmane, " shoqerite" muslimanet mbanin zap gjysmen e botes!!! Kush i pengoi te ndryshonin ne ate drejtim qe kerkon zotrote??!!
    Nese nuk e ke kuptuar akoma edhe pas asaj qe te kam shkruar me siper, e as nga historia e Turqise se Atatürkut, atehere po ta perdersi akoma: eshte Islami pengesa per "evoluimin" e Islamit dhe nuk la asnjefare shprese qe te mund t'i ngjasoje sadopak Krishterimit, i cili eshte bartesi i humanizmit!!
    Islami eshte feja hermetizmit, plus mjet arabizimi, plus dittature politike, plus antivlere humaniste!!
    Nuk ka absolutisht asgje te "persosur" ne te, sfidoj kedo qe te me argumentoje te kunderten!!
    Jan vet te "krishteret" qe i'a mbyllen kishës deren dhe e ndan nga shoqeria publike. S'ka me vendimarrje, keshilla, infulenca, prozelitizem e urdheresa nga kisha ; Krishterizmi i te gjitha sekteve. "Filozofet e drites" qe ishin ne armiqesi te hapur me katoliket, u'a hapen syt qyteterimit duke bere qe ta lejne mesjeten aty edhe ku kishte ngelur.

    Islami nuk eshte pengesa, pengesa jan laramanet qe marrin peng muslimanet dhe Islamin !
    Nuk do gjesh asnje fe ne bote, e cila eshte me perprarimtare se Islami, nje fe qe urdheron drejtpersedrejti besimtaret e saj qe te studiojn te gjitha shkencat e kesaj bote dhe te cdo lloj natyre ! Kur behet fjale per hermetizim, krishterizmi eshte konserve ne bllok çeliku !

    Mos te harrojm se te gjithe shkenctaret qe dolen ne Evrope, ishin ilegal per Kishen dhe se per çdo zbulim shkencor, ata rrezikonin jeten !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •