Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Beteja e Atlantikut 1939-1945

    BETEJA E ATLANTIKUT 1939-1945
    "Lufta e zhvendosjeve "

    Beteja e oqeanit Atlantik,nė kundėrshtim me atė tė oqeanit Paqėsor nuk u karakterizua nga beteja tė mėdha aero-nautike.Perbėnte njė lufte totalisht dėmtimi kundėr sistemit logjistik te Britanisė sė Madhe.Marina Gjermane e quajti ate "Lufta e zhvendosjeve".
    Marina Gjermane-Kriegsmarine,gjatė Luftės sė II Botėrore filloi veprimtarinė e saj kundėr Bretanisė sė Madhe nga nje pozicion strategjik dhe aritmetik i dobet .Strategjia navale gjermane e 1939 quhej "Lufta e Zhvendosjeve" dhe bazohej ne logjiken aritmetike, ne baze te se ciles, ne se Kriegsmarine do te arrinte te fundoste anije me zhvendosje totale 750 000 tonesh ēdo muaj;te cilat transportonin municione dhe lende te para ne Britanine e Madhe,ne periudhen kohore te 12 muajve,kjo e fundit do te detyrohej te dorezohej.Nderkaq Marina Gjermane nuk ishte e gatshme te ndermerrte nje mision kaq te madh.Ne fillim te luftes,flota e siperfaqshme kufizohej ne 3 "koracata xhepi", 2 kryqezore,1 kryqezor te rende,5 kryqezore te lehte dhe 22 kundersilurues, ndersa ishin pothuajse gati 2 koracata 35 000 toneshe.Tek nendeteset( U-boote)gjendja ishte akoma me e keqe., sepse ekzistonin vetem 57, nga te cilat 30 ishin me te vogla se 250 t. Te papershtatshme per detin e hapur( me ironi i quanin dhe "Rosat e Detit te Veriut"),ndersa nga te tjerat vetem 10 ishin operative.Megjithate nga keto 10 vetem 3 ose 4 mund te funksiononin njekohesisht.Qe te realizohej pra plani i Admiraliatit Gjerman-per 750 000 ton ne muaj- do te duheshin e pakta 350 nendetese(U-boote).
    Nga ana tjeter Britania e Madhe, per transportimin e 60 milione toneve te produkteve te importuara dhe te lendeve te para per te cilat kishte nevoje, bazohej ne nje flote tregtare me zhvendosje totale 22 milion toneshe(pothuajse 2500 anije me flamur anglez).Marina Mbreterore-Royal Navy,kishte ne zoterim 13 anije lufte kryesisht te vjetra te Luftes se I Boterore, 10 koracata,3 kryqezore luftimi dhe 6 aeroplanmbajtese (5 nga te cilat nga shnderrimi i koracatave ne aeroplanmbajtese).Gjithashtu kishte dhe 15 kryqezore,49 kryqezore dhe 184 kundersilurues me zhvendosje me te vogel.Megjithese kishte potencial me te madh Marina Mbreterore duhet te mbulonte pothuajse komplet globin tokesor, duke pasur aktivitet ne Atlantik, ne Paqesor, ne Oqeanin Indian dhe ne detin Mesdhe.Si rezultat humbiste superioritetin taktik lokal perkundrejt nje kundershtari i cili i kishte perqendruar te gjitha forcat ne nje front.

    1939-1940
    Beteja e Atlantikut filloi, do te thoshte dikush, para shpalljes "zyrtare" te luftes , sepse nendeteset e para oqeanike gjermane dolen ne patrullim luftimi ne 19 gusht 1939.Deri ne fund te muajit 17 gjendeshin ne Atlantik, ndersa 14 me te vogla ne ujerat bregdetare te Detit te Veriut.Viktima e pare e U-boote ishte super-oqeaniku "Athenia",ne 3 shtator 1939, te njejten dite qe Britania e Madhe i shpalli lufte Gjermanise.Se shpejti do te kishin te njejtin fat 41 anije tregtare me zhvendosje totale 154 000 tonesh, ndersa Kreigsmarine do te humbte vetem 2 U-boote nga veprimtaria e Marines Mbreterore.
    Ne 17 shtator aeroplanmbajtesja britanike HMS "Courageus" u fundos nga torpedot e U-29(Underseeboote 29), ndersa 3 dite me pare aeroplanmbajtesja HMS "Ark Royal" sapo i kishte shpetuar per qime torpedove te U-39.Ne 14 tetor 1939,U-47 u fut me veshtiresi ne bazen detare te Skapa Fllou-t ne Skoci dhe fundosi aeroplanmbajtesen HMS "Royal Oak".Si rezultat baza detare e Skapa Fllout u braktis nga britaniket.
    Fundosjet e anijeve ne fund te 1939 u rriten totalisht ne 114 anije me zhvendosje 420 000 ton, por shumica e tyre ishin si rezultat i futjes ne perdorim te nje arme te re detare te gjermaneve, te minave magnetike, te cilat ishin leshuar me qindra afer brigjeve britanike.Nga ana tjeter gjermanet humben 9 nendetese, nje te treten e forces se tyre totale nendetare.
    Fillimisht Marina Gjermane i kishte bazuar shpresat ne bllokimin e Britanise me anijet e siperfaqes qe zoteronte.Keshtu me fillimin e luftes kryqezori i xhepit "Admiral Graf Spee" gjendej ne Atlantikun Qendror, ndersa anija moter e saj, "Deutschland"(me vone u emertua "Lutzov") ne Atlantikun Verior.Asnje prej tyre vec nuk arriti gjera te rendesishme, sepse e para fundosi vetem 9 anije me zhvendosje totale 50 089 ton dhe e dyta vetem 2, me zhvendosje 6962 ton.Se fundi "Graf Spee" u bllokua nga Marina Britanike, ne grykederdhjen e lumit Rio de la Plata, ne Uruguaji, ku u vetefundos nga ekuipazhi, pasi kishte pesuar deme te medha dhe te mos binte pre ne duart e britanikeve.
    Kryqezoret e rinj te luftimit "Gneisenau" dhe "Scharnhost" bene nje dalje te shpejte ne muajin nentor, por pasi fundosen nje anije tregtare ne ngushticen midis Islandes dhe ishujve Feroe, u kthyen ne bazat e tyre.Anijet tregtare aleate ne fund te 1939 kishin filluar te lundrojne ne konvoje bazuar ne eksperiencen e 1917 dhe 1918, megjithese kjo gje me kushtet e reja te krijuara nga mundesite e medha te nendeteseve gjermane ishte e pamjaftueshme.
    Ne janar te 1940 , pasojat e para te luftes nendetare filluan te behen te ndjeshme ne Britanine e Madhe.Ne 8 janar u vu tolloni per sheqerin dhe ne 11 per mishin.Britaniket filluan te pajisin anijet tregtare me topa per vetembrojtje( megjithese ishte ne kundershtim me rregullat e luftes detare te nenshkruara nga te dyja palet.,Gjermania dhe Anglia).Njekohesisht skuadra "Ultra" e kunderspiunazhit britanik, arriti qe te deshifroje kodin sekret gjerman te marines, kodin "Enigma", ngjarje kjo qe kishte pasoja serioze per Gjermanine gjate gjithe kohes se mbetur te luftes.
    Renia e Frances ne qershor te 1940, pati si rezultat qe te binin ne duart e gjermaneve dhe bazat detare franceze ne oqeanin Atlantik, keshtu qe Marina Gjermane e shtriu fushen e veprimit te saj deri ne qender te oqeanit Atlantik.Nga portet franceze te Brestit, te Lorianit , te La Palizes, te Bordose dhe te Sent Nazerit, nendeteset gjermane mundeshin te patrullonin deri ne meridianin e 25 perendimor, ndersa britaniket mund te shoqeronin anijet e tyre me floten detare vetem deri ne meridianin e 15 perendimor, pothuajse 360 km ne perendim te Irlandes.Deri aty konvojet e anijeve aleate ishin te pashoqeruara dhe te pambrojtura nga flota.Ne tetor zona e patrullimit nga britaniket arriti deri ne meridianin e 19-te dhe perbehesh nga 1 ose 2 anije tregtare te pajisura me topa qe luanin rolin e kryqezorit ne cdo konvoj.
    Halifaksi i Skocise se Re(Kanada) ishte porta perendimore e konvojeve te Atlantikut dhe anijet qe drejtoheshin drejt Anglise -duke tranportuar ushqime,nafte dhe municione-shoqeroheshin nga kundersiluruesit kanadeze deri 300-400 milje detare(540-720 km) dhe me pas pergjigjesh per ta eskorta e Atlantikut, derisa konvoji arrinte ne zonen e mbrojtur mire ne zonen e Kalimit Perendimor.Itinerari i vetem qe ofronte me teper siguri per anijet ishte ne veri te Irlandes, por edhe shume shpejt, anijet beheshin pre e aeroplaneve katermotoresh bombardues te largesive te medha tipit "Condor", te cilat niseshin nga Stavanger i Norvegjise dhe nga Meriniak., afer Bordose se Frances.Ne nentor keta aeroplane fundosen 18 anije, me zhvendosje totale 66 000 ton.
    Deri ne 10 korrik 1940 kur filloi "Beteja e Anglise",nendeteset,aeroplanet dhe anijet luftarake gjermane fundosen 341 anije tregtare dhe shoqerimi britanike, ndersa gjermanet humben 23 U-boote.Ne 19 korrik Ruzvelti nenshkroi te ashtuquajturin "Two Navy Expasion Act", ne baze te se ciles Marina Amerikane (US Navy) dhe ajo Britanike(Royal Navy) afroheshin ne nje procedure bashkembeshtetjeje.Ne shtator 1940 Churchill arriti ne baze te ketij akti te shkepusi nga amerikanet 50 kundersilurues te vjeter te US Navy si shkembim per shfrytezimin per 59 vjet te 8 bazave britanike ne anen tjeter te Atlantikut.Keta kundersilurues megjithese te vjeter u pajisen me sistemin e gjetjes se nendeteseve ASDIC dhe dhane nje kontribut te madh ne fushaten kunder nendeteseve.
    Megjithese ishin bere gjithe keto perpjekje nga britaniket, per nendeteset gjermane kishte filluar e ashtuquajtura "Epoke e Qejfit".Ne korrik, nga 105 mbytje anijesh,38 ishin kryer nga nendetese, ndersa ne gusht u godit dhe u fundos vetem nje nendetese,U-51.Midis 20-22 shtatorit, kopete e nendeteseve gjermane(wolfpacks) sulmuan konvojin HX-72, duke fundosur 12 anije.Midis 17-19 tetorit , gjithashtu nga sulmet e U-boote, konvoji SC-7 humbi 21 nga 30 anijet e tij, ndersa ne 19-20 te te njejtit muaj, konvoji HX-79 humbi 12 nga 49 anijet qe kishte.
    Ne 15 nentor filluan patrullimet e hidroplaneve amerikane nga Bermuda, ndersa 3 dite me vone nje hidroplan anglez i tipit Sanderland duke perdorur radarin ASVI, arriti te gjeje dhe te fundosi nje nendetese.
    Dimri i 1940 do te mbaronte me aksionet e rendesishme te dy anijeve gjermane te siperfaqes, te "Admiral Scheer" dhe te "Hipper".E para ishte futur me fshehtesine me te madhe ne zemer te Atlantikut Verior dhe ne 5 nentor 1940 goditi nje konvoj qe lundronte nga Halifaksi i Skocise se Re(Kanada) drejt Anglise, duke fundosur 5 anije tregtare dhe te vetmen anije shoqeruese tregtare te pajisur me topa "Jurvis Bane", e cila u sakrifikua qe pjesa tjeter e konvojit te shpetonte.Pas ketij suksesi ne Atlantikun Verior, ku ēakordoi per rreth 2 jave levizjet e konvojeve qe shkonin drejt Anglise ,"Admiral Scheer" zbriti ne Atlantikun Jugor.Aty gjeti me pak anije per te goditur , megjithate arriti te fundoste 16 anije me zhvendosje totale 99 000 ton, derisa u kthye me sukses ne Kiel ne 1 prill te vitit 1941, pasi kishte kryer nje itinerar prej 46 000 miljesh detare (85 000km).
    Marina Italiane u perpoq qe te jepte edhe ajo kontibutin e saj ne Atlantik me 26 nendetese qe vepronin ne te por pa arritur suksese te vecanta.
    Ne pergjithesi, me mbylljen e vitit 1940 Kriegsmarine kishte arritur te fundoste 1059 anije tregtare aleate me zhvendosje totale 4 005 706 tonesh domethene 337 980 tone cdo muaj, shume kjo qe ishte mjaft larg synimit fillestar te 750 000 toneve ne muaj.

    1941
    Taktika e pjekur tanimė e "Kopese se Ujqve"(wolfpack), e cila kishte filluar tė vihet nė veprim nė tetor te 1940, ishte shkaku kryesor i shumėfishimit te aksioneve te U-boote.Ne bazė te kėsaj taktike, Komanda Gjermane e Nendeteseve kur kishte informata pėr nje konvoj lajmėronte "kopene" (skuadren) mė tė afert te nėndeteseve ne kėtė konvoj, qė ta zbulonte dhe ta ndiqte nga afėr konvojin, ndėrsa njėkohesisht lajmėronte te gjitha nėndeteset qė gjendeshin aty afėr.Kur ishin grumbulluar rreth konvojit shumė nėndetese, atehere ai sulmohej naten ne grup ose ne zhytje ose ne siperfaqe, kurse diten nendeteset terhiqeshin.
    Britaniket u gjenden para surprizes para kesaj taktike sulmi sepse llogarisnin shume ne ndihmen e ASDIC por edhe ne faktin se te zhytura ne uje nendeteset lundrinonin me shpejtesi me te vogel sesa ne siperfaqe.Ne siperfaqe vec, nendetesja mbulohej nga erresira e nates dhe duke qene se ajo ishte me e shpejte se anijet e eskortes ishte me e veshtire te gjehej dhe te ndiqej.
    Per perballimin e kesaj gjendjeje Marina Mbreterore Britanike adoptoi perdorimin e fishekzjarreve ndricues, sistemin "Snow Flake" si edhe perdorimin e prozhektoreve te fuqishem "Lee".Me e rendesishme ishte futja ne perdorim e radarit, per vezhgimin e siperfaqes se oqeanit.Megjithate humbjet me te medha te britanikeve vinin nga avionet gjermane luftarake dhe ata te bashkepunimit detar.Ne mars,koracata e xhepit "Admiral Scheer" dhe kryqezoret e luftes "Scharnhost" dhe "Gneisenau" fundosen dhe zune rob 22 anije tregtare, bombarduesit "Condor" fundosen 41 dhe gjithashtu 41 fundosen dhe U-boote.
    Ne prill te 1941, anija gjermane e pajisur me topa(e maskuar si anije tregtare) "Thor" fundosi anijen tregtare gjithashtu te pajisur me topa aleate "Voltaire", ndersa humbjet totale te britanikeve ate muaj ishin 195 anije.
    Ne muajin maj, britaniket arriten te zinin rob nje anije dhe nje nendetese gjermane, nga ku moren kodet e makines kriptografike "Enigma" qe perdoresh nga Kriegmarine per kripto-deshifrimin e mesazheve qe iu dergoheshin nendeteseve si edhe fjalet kyc te kodit "Hydra" te Marines Gjermane.Ne 24 maj, pas nje beteje te ashper navale midis kryqezoreve gjermane "Bismark" dhe "Prinz Eugen" dhe koracatave britanike "Hoont" dhe "Prince of Wales", fundoset "Hoont".Pas 3 ditesh britaniket u hakmorren duke fundosur kryqezorin "Bismark"
    Ne 11 maj britaniket dhe amerikanet perforcuan bashkepunimin e tyre dhe Zona e Patrullimit te US Navy(Marines amerikane) u shtua ne 60 grade ne lindje te SHBA dhe 26 grade ne perendim te Anglise, ndersa filluan te funksionojne bazat amerikane ne Grinlande, ne ishujt Bermuda dhe ne Islande e cila u fut nen mbrojtjen e marinsave amerikane.
    Ne eskortat e konvojeve u shtuan edhe hidroplanet amerikane "Catalina", rrezja e veprimit te te cileve arrinte deri 1300 km nga Britania e Madhe, 1115 km nga Kanadaja,750 km nga Islanda.Nderkaq ngelesh nje boshllek me gjeresi 555 km ne mes te Atlantikut qe presupozohej se mbulohej nga aeroplanet e rrezes se gjate te veprimit "Liberator" te cilat vec ishin ne dispozicion te konvojeve ne fund te marsit 1943.Gjithashtu konvojet u pajisen mesatarisht me 5 anije shoqerimi, te cilat me radaret ASDIC qe dispononin mbulonin nje siperfaqe me te madhe.
    Marina Gjermane nga ana tjeter rriste vazhdimisht numrin e nendeteseve i cili ne shtator te 1941 kishte arritur shifren e 198 skafeve, ndersa kishte humbur deri atehere 47 U-boote.Bombarduesit e gjatesive te medha te Aviacionit Gjerman(Luftwaffe) ishin ata qe kercenonin me teper sesa nendeteset.Si rrjedhoje aleatet adoptuan perdorimin e aeroplanmbajteseve shoqeruese ne konvojet qe drejtoheshin kryesisht ne Gjibraltar.Ne keto aeroplanmbajtese ishte adoptuar sistemi i leshimit se aeroplaneve gjuajtes me katapulte(sistem qe perdoret edhe sot ne aeroplanmbajteset amerikane dhe britanike).Suksesi i pare i ketij sistemi shenohet ne 20 shtator kur nje avion gjerman u rrezua nga aeroplani i ngritur nga aeroplanmbajtesja "Audancity" qe shoqeronte konvojin OG-74.
    Asnjeanesia e SHBA behej akoma me delikate, sepse shoqerimi i konvojeve nga anijet luftareke amerikane u shty pertej Pikes Se Takimit nga lindja, si rrjedhoje fillojne ferkimet e para te nxehta midis nendeteseve gjermane dhe kundersiluruesve amerikane, ne nje lufte te pashpallur per te dyja vendet.



    1942
    Politika e Aleateve ne luften kunder nendeteseve mbas sulmit japonez ne Pirl Harbor ne 7 dhjetor 1941,megjithese ishte e permiresuar, kishte 3 probleme kryesore:
    a)Mungesa e mjaft aeroplaneve te bashkepunimit detar,
    b)Futja me ritem te ngadalte ne operativitet te korvetave te reja,
    c)Nevojat e domosdoshme ne frontin e oqeanit Paqesor.
    Te gjitha keto arsye hiqnin fonde dhe mjete nga mbrojtja e konvojeve, te cilat tanime rrezikoheshin te mbyteshin qe nga fillimi i lundrimit te tyre, pasi nendeteset gjermane kishin filluar te vepronin deri afer brigjeve amerikane.Megjithese te pakta ne numer, keto nendetese sollen humbje te medha tek Aleatet.12 U-boote qe vepronin afer brigjeve amerikane , brenda muajit prill arriten te fundosin anije me zhvendosje totale 500 000 tonesh, shume me teper sesa dhjetera te tjera ne muajt e meparshem.Ndikimi ne Britanine e Madhe ishte serioz, sepse SHBA u detyruan te terheqin nje numer te madh anijesh shoqeruese qe te mbronin brigjet e tyre.Nga kjo gjendje, britaniket i shpetoi Hitleri(!), i cili terhoqi nendeteset nga Atlantiku Perendimor per te mbrojtur Norvegjine nga nje sulm i supozuar i Aleateve.
    Megjithate fundosjet e anijeve tregtare nga nendeteset gjermane u rriten ne maj 1942 ne 600 000 ton, ndersa ne pergjithesi 6- mujorin e fundit tejkaluan 3 milion tonet, duke iu afruar synimit qe do ta detyronte Angline ne kapitullim.
    Gjendja u be akoma me shqetesuese per Aleatet kur u futen ne sherbim nendeteset e reja te largesive te medha (56 000 km)te cilat mundeshin te zhyteshin deri ne 550 metra thellesi dhe te furnizohen ne lundrim nga nendetese-naftembajtese.
    Aleatet nga ana tjeter futen ne sherbim radarin me vale centimetrike, i cili mund te zbulonte deri dhe periskopet e nendeteseve ne zhytje.
    Ne 6 mujorin e fundit te 1942,Komandanti i Kriegsmarine,Admirali Dėnic(Doenitz), perqendroi kujdesin e tij ne boshllekun e pambrojtur nga flota ajrore e Aleateve, ne Atlantik.Pas nje renieje te shkurter,zhvendosja mujore e anijeve te fundosura arriti 729 000 tone.Gjermanet realizuan futjen ne sherbim te 17 nendeteseve ne muaj dhe te kene ne sherbim 212 U-boote nga 393 te cilat zoteronin.
    Aleatet reaguan me nje plan te ri , i cili u perpilua nga Admirali Max Horton.Ne baze te ketij plani, pervec korvetave qe shoqeronin konvojet , do te krijoheshin dhe grupe te pavarura kunder-nendetare, te perbera nga kundersilurues te shpejte dhe kryqezore te lehte shoqerimi me mision te patrullojne itineraret e konvojeve dhe rreth e rrotull tyre.
    Ne fund te 1942 , te gjitha mjetet luftarake te Boshtit kishin arritur te fundosnin 1644 anije tregtare te aleateve me zhvendosje totale 7 790 000 ton, nga te cilat 1160(6 260 000 t) ishin kryer nga nendeteset.

    1943:Rritje dhe renie.
    Muajt e pare te 1943, Gjermania, sipas pohimeve te Admiraliatit Britanik, arriti shume afer pikes qe te kepuste lidhjet midis Botes se Vjeter dhe Botes se Re. Ne shkurt 1943 fundosjet e anijeve kapen shifren 108 anije, zhvendosje totale 627 000 tone, ndersa ne mars 38 nendetese sulmuan konvojet SC-122 dhe HX-229 duke zhvilluar betejen me te madhe navale me konvoje, qe eshte bere deri me sot.Ne kete beteje u mbyten 22 anije dhe nje nendetese.Ne fund te te njejtit muaj kemi nje ndryshim kolosal te skenes se luftimeve, sepse ne Atlantikun Verior u fundosen vetem 15 anije aleate ne krahasim me 107 te 20-diteshit te pare te marsit.Ne prill humbjet e Aleateve u ulen ne 8 anije, nderkohe qe u fundosen 7 U-boote.Ne maj u fundosen vetem 4 anije tregtare, ndersa ne te kunderten nendeteset pesuan humbje te renda qe arriten ne 41 skafe te fundosura.
    Shkaku i ketij zhvillimi ishte kombinimi i armeve te reja qe futen ne sherbim Aleatet., sic ishin bomba "Hedgehog"(Hexhhog),bombave thellesie shume te fuqishme, fillimi i veprimtarise se aeroplaneve kunder-nendeteseve tipit "Liberator",radari i valeve centimetrike si edhe taktikat e permiresuara te grupeve kunder-nendetare te Admiralit Horton.Keto suksese detyruan Admiralin Doenitz te terheqi nendeteset e tij nga Atlantiku, derisa te gjendeshin menyrat e pershtatshme per perballimin e armeve aleate.Ne qershor asnje konvoj nuk u godit ne Atlantikun verior, ndersa ne korrik nga 86 nendetese qe u perpoqen te pershkojne Gjirin e Biskajes, 55 u zbuluan,17 u fundosen dhe 6 u detyruan te kthehen mbrapsht.
    Admirali Doenitz megjithate arriti te shtoje numrin e prodhimit te nendeteseve ne 40 cdo muaj,por nendeteset e reja te tipit "Valter" te cilat perdornin nafte dhe super-oksid hidrogjeni(ne menyre qe te shtonin shpejtesine e nendeteses kur ajo ishte ne zhytje) paraqiten probleme te medha, duke qene keshtu te gatshme , vecse ne fund te luftes.
    Disa perparime te vecuara ishin futja ne perdorim e "Snorkel-it", i cili bente te mundur funksionimin e motoreve me nafte te nendeteseve edhe kur kjo e fundit gjendej ne zhytje, duke lejuar keshtu rikarikimin e baterive elektrike pa dale ne siperfaqe nga ku rrezikoheshin nga sulmet ajrore te Aleateve;torpedoja akustike( e cila godiste atje ku degjohej zhurma e motoreve te anijeve) , si edhe bomba rreshqitese e cila leshohej nga aeroplanet "Condor".
    Megjithese gjermanet futen keto arme te reja ne perdorim, humbjet e tyre u shumefishuan, ndersa te Aleateve u pakesuan.Ne korrik fundosen 61 anije por edhe 37 nendetese, ne gusht fundosen 25 U-boote, nga te cilat 10 ishin nendetese furnizimi nafte-mbajtese dhe braktiset taktika e "kopese se ujqve-wolfpack.Ne shtator u fundosen 29 anije tregtare aleate, por vetem 9 nga keto ishin nga nendetese, ndersa bga keto te fundit(nendeteset) u fundosen 3.Ne nentor dhe ne dhjetor u shkaterruan 17 nendetese luftimi dhe 12 nendetese furnizimi-naftembajtese.

    1944rahmat e fundit.
    Ky vit ishte Vaterloja e nendeteseve gjermane, sepse ne 3 muajt e pare u fundosen 60 nendetese dhe vetem 3 anije tregtare nga 3360 anije qe pershkuan Atlantikun Verior.Ne thelb, rreziku nendetar per Aleatet ishte menjanuar dhe vetem siluruesit gjermane(E-boote) krijonin ndonje problem ne ngushticen e Manshit.Zbarkimi aleat ne Normandi ne qershor te 1944 i detyroi shumicen e nendeteseve te fshiheshin ne bazat e tyre ne Norvegji dhe ne Gjermani.Ne fund te gushtit nga keto baza niseshin per aksione diversive ne brigjet britanike, duke kaluar ne veri te Skocise dhe te Irlandes.Rezultatet e tyre ishin shume te zbehta, sepse vetem 14 anije u fundosen nga veprimtaria e tyre.

    1945undi.
    Ky vit pati nje rritje te numrit te forces nendetare gjermane, por do te ishte nje shkelqim para renies perfundimtare.Ne janar u futen ne sherbim aktiv 30 nendetese te reja, disa nga te cilat ishin oqeanike te tipit XX-I me zhvendosje 1600 toneshe dhe bregdetare te tipit XX-III.Ne mars forca totale e Kriegsmarine arriti ne 463 skafe!Nderkaq nga ky numer impresionues, vetem pak nendetese ishin operative dhe ato me veshtiresi dilnin nga bazat e tyre, si pasoje e minimit te dendur te ujerave territoriale gjermane nga aeroplanet aleate por edhe nga frika e aeroplaneve bombardues.Dhe ato qe arriten te afrohen ne ujerat britanike nuk munden te fundosin asnje anije.

    Gjate 5 vjeteve e gjysem lufte,gjermanet ndertuan dhe futen ne sherbim 1157 nendetese(U-boote) dhe kishin kapur rob dhe 15 te tjera te huaja.Gjate kesaj periudhe u fundosen 789 nga te cilat 3 ishin te huaja.Gjithashtu ishin futur ne sherbim dhe 700 nendetese xhepi (U-boote te vogla deri ne 50 tone).Nga humbjet e Aleateve nga nendeteset gjermane,61% e totalit ishin anije qe lundronin jo ne konvoje(te vetmuara),9% ishin anije te cilat ishin larguar nga konvoji dhe vetem 30% ishin anije ne konvoje.Ne rastet kur konvojet ishin te mbrojtura nga aeroplanet shoqerues, humbjet ishin te pakta.
    Shkaqet e humbjeve te medha te anijeve tregtare te Aleateve jane dy:Se pari ishte zoterimi nga ana e gjermaneve te bazave detare franceze ne gjirin e Biskajes per 4 vjet rresht dhe se dyti ishte mospranimi i Irlandes qe te lejonte Aleatet te perdornin brigjet e saj perendimore dhe jugore, megjithese ajo varej krejtesisht nga furnizimi i konvojeve.(Shenimjate luftes Irlanda kishte shpallur neutralitetin).Mbeshtetjen kryesore te Aleateve,qe te mbanin te hapur te vetmen rruge per te furnizuar Britanine, ishin bazat e Irlandes se Veriut dhe te Islandes.
    Ne total, nendeteset benen demin me te madh ne floten tregtare te aleateve, sa asnje mjet tjeter sulmues i Gjermanise.Ne vecanti, nendeteset e Admiralit Doenitz fundosen 2827 anije,aeroplanet bombardues te largesive te medha te Luftwaffe-s fundosen 858, avionet luftarake te siperfaqes fundosen 127,anijet diversive te maskuara si tregtare fundosen 103, siluruesit 101, ndersa nga minat nendetare gjermane u mbyten 507 anije.Ne betejen e Atlantikut u fundosen pothuajse 4423 anije tregtare aleate, me zhvendosje totale 15 479 372 tonesh.

    Bibliografia
    WAR & HISTORY MAGAZINES- numrat 7,24,42
    "Memoirs"-K.Doenitz
    www.u-boat.net.
    http://www.britaininworldwar2.future...uboatww2/html.
    "Who is John Galt?"

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Gjermanet humben luften duke filluar nga Lufta e Atlantikut. Historia gjithnje e ka tregu se kush dominon oqenaet dominon boten. Ate ka ber edhe Anglia nji ishull qe pushtoi shum vende te botes. Kjo gjo ndodhi edhe me luften me Napoleonin. Ushtria Franceze ishte e pa ndalueshme po ne oqean Anglezet fituan luften dhe bllokua gjith Francen me "blockade" qe i prishi Francei ekonomin dhe pasurit qe vinin nga kolonit.
    Kjo ndodhi edhe ne luften e Atlantikut ne qoftese Gjermanet do ta fitonin atehere Britania do dorezoeshin sepse mallrat nga USA nuk vinin dot pranaj Britania vuajti shum ne vitet e para te luftses se U-boats benin ligjin ne Atlantik.

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 480
    Postimi i Fundit: 09-10-2020, 21:05
  2. Beteja Demografike
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 15:18
  3. 48 p.K.. Beteja e Durresit
    Nga D@mian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2007, 14:38
  4. Nektari I Vulosur I Xhennetit
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 10:47
  5. Berisha: Zgjedhjet, beteja pėr jetėn ose vdekjen e demokracisė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2004, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •