Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Ashtu si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe Komisioni Europian vlerëson se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim i rëndësishëm i rrezikut makroekonomik, por rregullimet fiskale pritet ta ulin atë. Niveli i borxhit të Shqipërisë, në më shumë se 70% të PBB-së, ekspozon vendin ndaj rrezikut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative. Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset.

    Ulja e rrezikshmërisë së perceptuar ndaj atyre që mbajnë borxhin e qeverisë mund të kenë impakt pozitiv në ekonominë reale. Megjithatë, rreziqet janë përkeqësuar nga fakti se gati gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, duke rezultuar në nevojën për rifinancimin vjetor të borxhit me një shumë gati sa 20% e PBB-së, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të investitorëve kryesisht nga bankat vendase. Për më tepër, edhe pse një pjesë e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, e cila arrin në 29.1% të PBB-së dhe është me kushte lehtësuese përbën rrezik nga ndryshimi i normave të interesit. Programi është plotësisht i vetëdijshëm për këto rreziqe dhe është e angazhuar për trajtimin e tyre. Konsolidimi fiskal dhe ringjallja e rritjes pritet të fillojë uljen e raportit të borxhit ndaj PBB-së këtë vit, dhe programi përcakton objektivin e uljes, atë për më pak se 66% në 2017 dhe nën 60% deri në fund të 2019-s.

    Strategjia e menaxhimit të borxhit synon në periudhën afatmesme të zgjasin profilin e maturimit të borxhit, të reduktojë varësinë nga normat jo fikse të interesit, duke zhvilluar tregun sekondar dhe duke zgjeruar bazën e investitorëve, si dhe duke mbajtur borxhin e jashtëm në kontroll.

    Në afat të shkurtër, Shqipëria ka në plan të përdorë një garanci të Bankës Botërore për të zgjeruar huamarrjen e jashtme, duke liruar tregun e brendshëm dhe të lehtësojë ringjalljen e kreditimit të ekonomisë. /Monitor/

    .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. ...........

    Çuditerisht Arben Ahmetaj na sjell analiza te tjera ne daljet e tij publike!

    Me pak fjale jemi drejt fundosjes, pavaresisht se vazhdojme te marrim para borxh per palmat ne autostraden Tirane-Durres, duke i hequr mbas disa javesh sepse shkaktonin anomali!!!

    Go on like this Rampalla!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Rama di se çfare ben. Kot nuk u votua nga me shume se gjysma e gomereve qe ka Shqiperia !!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Rama di se çfare ben. Kot nuk u votua nga me shume se gjysma e gomereve qe ka Shqiperia !!
    Çdo popull meriton qeverine e tij!!!

    Fundja fundit ishim po ne qe mbajtem 50 vjet ne pushtet nje dylber sadisto-gjakatar si Enveri!

    Jemi po prape ne sot qe vume ne krye te shtetit nje debil me kartele skizofreni...

    Gjithesesi shifrat dhe faktet tregojne se po shkojme gjithmone e me shume drejt rrenimit...

    Mire te na behet, pis milet!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Keto jane diskutime kot,por borxhi nuk eshte faji i Rames. Rama nga borxhi sa erdhi ne qeveri ngriti taksat dhe detyroi miletin te paguante dritat.Per borxhin duhet ti drejtoheni shokut Sali.
    Si per çdo gje gjate ketyre 25 viteve,si te thuash;nuk mund te shash asnje socialist pa mallkuar shokun Sali.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Ti shoku e ke gjet fajtorin, s'ka gje eshte çeshtje vazhdimesie historike!
    Edhe Enveri 50 vjet rrjesht fajin e gjente njehere tek Bashkimi Sovjetik, njehere tek Jugosllavia dhe njehere tjeter tek vellezerit kinez!

    Saliu e la borxhin, por ky pafillua ne dy vjet vetem e ka thelluar ate! Referohu statistikave...

    Qafsh mua kur flet per taksa qe po mbledh Rampalla, behesh shume qesharak!
    70 % te borxhlinjve qe nuk kishin paguar energjine elektrike ishin bizneset e rruges Tirane Durres.
    Jo vetem qe nuk i shlyen borxhet dhe as kamatvonesat, por shumica vazhdon te jete debitore tek OSHEE-ja!
    Çfare beri shoku Rampalla, iu tha atyre mos paguani se na financoni fushatat elektorale, se une iu marr fakireve dhe fukarenjeve! I burgos prinderit se nuk kane 15 mije leke te vjetra qe te pakten te lidh masken e oksigjenit per djalin azmatik... (Mund te te sjell dhjetera raste te ngjashme por pertoj t'i citoj me rradhe). Dhe si perfundim OSHEE-ja vazhdon te kete difiçite te medha ne bilancet e fundit te vitit. Dhe kur mendon qe nje qeveri e majte, e cila duhet te kete planin dhe reformat sociale ne ADN e saj, fal e mban me hater milioneret dhe miliarderet per shkelje ligjore edhe ndjek penalisht fukarenjte, e kupton se kemi te bejme me nje republike bananesh!
    Premtimi elektoral ishte se nuk do rriste faturat e energjise dhe cmimin e karburantit por si mashtrues ordiner qe eshte beri te kunderten!
    Edhe arkat e shtetit vazhdojne te ngelin bosh pikerisht fare ketyre anomalive ne informalitet, fal reformave gjysmake te rilindaxhinjve!

    Sa per Saliun, bihemi dakort se kishte ardhur koha te mbyllte ciklin e tij, perndryshe do behej bajat, ndaj edhe populli i dha verdiktin ta dergonte ne opozite!
    Mirepo edhe me ato borxhe qe mori, beri rruget kryq e terthor (sigurisht edhe me te metat e tyre), anetaresoj shqiperine ne Nato nderkohe qe Rampalla lobonte qe Shqiperia te mos futej, punoj per pavaresine e Kosoves nderkohe qe Rampalla sajonte barcaleta per Viziten e George Bushit te tipit ´sa ula doren me vodhen oren', iu dha shqiptareve liberalizimin e vizave nderkohe qe Rampalla dergonte letra edhe me ngjarje te fallsifikuara qe shqiptaret do dergjeshin europes pavaresisht se per ironi te fatit shqiptaret po dergjen jashte gjate qeverise se Rilindaxhinjve, plotesoj me shume se çdo qeveri tjeter kushte per te qene shtet kandidat ne BE nderkohe qe Rampalla nuk argumentoj per 2 vjet rrjesht 4 ligjet e famshme dhe pranoj t'i firmos ato vetem kur e kuptoj qe do vinte ne pushtet!!!

    Nuk duhet as lupe dhe as llogjike per te pare ndryshimin, pavaresisht se idealet nuk i tradhtojme!

    Gjithesesi ky Rampalla qe po merr borxhe edhe per palmat e rruges se Rinasit e qe ne fund i hoqi de nuk ishin funksionale, çfare ka bere deri tani me ato?

    Asgje, varferi, papunesi, rritje cmimesh, korrupsion, mungesa te te drejtave te lirise ne ekonomi dhe masmedia etj etj (fakte qe i harton bashkimi europian çdo vit dhe jo une e ti apo Rama me Bashen)....

    Nejse nderkohe qe vendi po shkon drejt falimentit, ne shikojme mbrapa duke pretenduar se po ecim mbrapa! Por siç ta thashe edhe me larte, s'ka asgje te keqe, e kemi bere 50 vjet kete gje e do vazhdojme ta bejme edhe sot...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Kjo eshte rezultat i keshillave dhe formules magjike te Ajnshtajnit te ekonomise Toni Blerit
    dhe Rama i zbaton keshillat pike per pike dhe borxhi thellohet me shume.
    Brilante fare,lol.
    Si ka mundesi qe Toni Bleri nuk i merr askujt borxh,per te paguar per
    qerane e shtepise ,ushqimet rrobat vakancat etj?
    Buxheti i tij personal eshte surplus kurse buxheti i shtetit na del minus.
    Formula magjike eshte,use common sense,perdor llogjiken e shendoshe,
    shtri kembet sa ke jorganin,me fjale te tjera mos shpenzo asnjehere me
    shume se sa te ardhurat vjetore qe krijon ekonomia dhe nuk do marresh borxh asnjehere.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Borxhi si perqinde e PBB-së

    Emri:  Albania National Debt 2015   countryeconomy.com.png

Shikime: 283

Madhësia:  15.3 KB

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    @Qyfyre: Nuk më duken edhe aq e saktë ëpamja e grafikut që sjell. Nga e ke gjetur?

    Ti qartësisht si socialistofil që je po bën apologji për Rama-Metën duke dashur të thuash se është vetëm faji i Sali Berishës. Në fakt Berisha ka fajet e tij, por e vërteta e hidhur është se qeverisja socialiste Rama-7%Meta është ajo që e ka çuar borxhin në qiell... në më pak se dy vite qeverisje...

    Ja shikoji statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto jane diskutime kot,por borxhi nuk eshte faji i Rames. Rama nga borxhi sa erdhi ne qeveri ngriti taksat dhe detyroi miletin te paguante dritat.Per borxhin duhet ti drejtoheni shokut Sali.
    Si per çdo gje gjate ketyre 25 viteve,si te thuash;nuk mund te shash asnje socialist pa mallkuar shokun Sali.
    Borxhi është edhe fajii i Ramës, o tipi. Jam i sigurt se ti jo vetëm që nuk ia ke idenë, siç nuk ia kanë idenë mediat që përsërisin propagandë dylekëshe, por je edhe aq budalla dhe shfaqesh guximtar duke përsëritur broxkulla që as vetë nuk i kupton.

    Shiko këto statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp Kjo është një mënyrë relative e tregimit të borxhit të një vendit, duke e raportuar atë, pra borxhin qeveritar, me PBB. Kjo në terma absolutë është një farsë, sepse edhe ta kesh borxhin 20% të PBB është gjë e keqe, jo vetëm moralisht dhe etikisht por edhe keonomikisht për ekonominë dhe brezat e ardhshëm...

    Psh imagjino, ti jeton dot duke patur borxh një % të caktuar të fitimevve të tua? Jo nuk jeton dot...! Atëherë përse idiotët si ti dalin me radhë, sa herë ndryshohen qeveritë dhe mbrojë Berishën, Metën, Ramën etj për borxhin që këta ndyrësira marrin në emrin tënd dhe timin? Përse more njeri?

  10. #10

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    @Qyfyre: Nuk më duken edhe aq e saktë ëpamja e grafikut që sjell. Nga e ke gjetur?

    Ti qartësisht si socialistofil që je po bën apologji për Rama-Metën duke dashur të thuash se është vetëm faji i Sali Berishës. Në fakt Berisha ka fajet e tij, por e vërteta e hidhur është se qeverisja socialiste Rama-7%Meta është ajo që e ka çuar borxhin në qiell... në më pak se dy vite qeverisje...

    Ja shikoji statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp
    Lum si ti per trut qe ke qe te duket grafiku ndryshe ngaqe nje eshte me vije e tjetri me shtylla. Zgjidh opsionin per ta bere grafikun me vije te faqja qe solle dhe te del po i njejti grafik per te njejtat vite. Ti me verte kujton se gjith bota ka synim te shtremberoje grafiket shqiptare per arsye politike.

    Emri:  Albania Government Debt to GDP   1997 2015   Data   Chart   Calendar.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  13.4 KB

    Ramen e Salen ke ti per detyre ti mbrosh e ti shash. Une postova nje grafik dhe secili me mend ne koke nxjerr konkluzione.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    @Qyfyre:

    Shikoj se i ke akoma qejf qyfyret, si qyfryrexhi i mire qe je. Fakti eshte se grafiku yt i pare eshte jo i plote dhe une mendoj se ti me te doje te tregoje se gjoja borxhin po e rriste vetem Sala. Ne fakt edhe Berisha ka pjesen e vet, por fakti eshte se Rama-Meta po marrin borxhe vazhdimisht dhe grafiku yt kete nuk e paraqiste.

    Ti dhe shume komentues te tjere ketu me shume mundesi nuk e keni kuptuar se qeveria aktuale po merr borxhe ngase mediat si Top Channel, Klan etj ua propagandojne dhe transemtojne duke i quajtur "kredi"... se dihet ajo pune kredia ta vret me pak veshin se sa borxhi... ndaj edhe delet rrine urte kur barinjte marrin borxhe ne emer te deleve... Si duket ne do jemi dele shurdh-qorre sepse nuk po e shikojme se cfare i punuan barinjt grek me mendesi socialiste* popullit te vet injorant...

    *Ka socialsite ne parti te majta, ka dhe socialsite ne parti te djathta... (socializmi eshte edhe mendesi, sikunder parazitizmi...)

  12. #12

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Me politike merru ti, per ato nuk te pergjigjem. Thjesht tu pergjigja se the eshte grafiku eshte mashtrim, kur ne fakt ishte i pari ne liste kur kerkon ne Google per "albania debt". Dhe nese nuk kupton nje grafik te thjeshte e ngatarrohesh me ngjyrat, eshte me mire te rrish jashte debatit per borxhe/kredi.

    Emri:  albania debt   Google Search.jpg

Shikime: 323

Madhësia:  41.3 KB

    Nese do ta besh me dramatik akoma grafikun, filloje nga 1997 biles. Se ka qene akoma me i larte borxhi.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ti shoku e ke gjet fajtorin, s'ka gje eshte çeshtje vazhdimesie historike!
    Edhe Enveri 50 vjet rrjesht fajin e gjente njehere tek Bashkimi Sovjetik, njehere tek Jugosllavia dhe njehere tjeter tek vellezerit kinez!

    Saliu e la borxhin, por ky pafillua ne dy vjet vetem e ka thelluar ate! Referohu statistikave...

    Qafsh mua kur flet per taksa qe po mbledh Rampalla, behesh shume qesharak!
    70 % te borxhlinjve qe nuk kishin paguar energjine elektrike ishin bizneset e rruges Tirane Durres.
    Jo vetem qe nuk i shlyen borxhet dhe as kamatvonesat, por shumica vazhdon te jete debitore tek OSHEE-ja!
    Çfare beri shoku Rampalla, iu tha atyre mos paguani se na financoni fushatat elektorale, se une iu marr fakireve dhe fukarenjeve! I burgos prinderit se nuk kane 15 mije leke te vjetra qe te pakten te lidh masken e oksigjenit per djalin azmatik... (Mund te te sjell dhjetera raste te ngjashme por pertoj t'i citoj me rradhe). Dhe si perfundim OSHEE-ja vazhdon te kete difiçite te medha ne bilancet e fundit te vitit. Dhe kur mendon qe nje qeveri e majte, e cila duhet te kete planin dhe reformat sociale ne ADN e saj, fal e mban me hater milioneret dhe miliarderet per shkelje ligjore edhe ndjek penalisht fukarenjte, e kupton se kemi te bejme me nje republike bananesh!
    Premtimi elektoral ishte se nuk do rriste faturat e energjise dhe cmimin e karburantit por si mashtrues ordiner qe eshte beri te kunderten!
    Edhe arkat e shtetit vazhdojne te ngelin bosh pikerisht fare ketyre anomalive ne informalitet, fal reformave gjysmake te rilindaxhinjve!

    Sa per Saliun, bihemi dakort se kishte ardhur koha te mbyllte ciklin e tij, perndryshe do behej bajat, ndaj edhe populli i dha verdiktin ta dergonte ne opozite!
    Mirepo edhe me ato borxhe qe mori, beri rruget kryq e terthor (sigurisht edhe me te metat e tyre), anetaresoj shqiperine ne Nato nderkohe qe Rampalla lobonte qe Shqiperia te mos futej, punoj per pavaresine e Kosoves nderkohe qe Rampalla sajonte barcaleta per Viziten e George Bushit te tipit ´sa ula doren me vodhen oren', iu dha shqiptareve liberalizimin e vizave nderkohe qe Rampalla dergonte letra edhe me ngjarje te fallsifikuara qe shqiptaret do dergjeshin europes pavaresisht se per ironi te fatit shqiptaret po dergjen jashte gjate qeverise se Rilindaxhinjve, plotesoj me shume se çdo qeveri tjeter kushte per te qene shtet kandidat ne BE nderkohe qe Rampalla nuk argumentoj per 2 vjet rrjesht 4 ligjet e famshme dhe pranoj t'i firmos ato vetem kur e kuptoj qe do vinte ne pushtet!!!

    Nuk duhet as lupe dhe as llogjike per te pare ndryshimin, pavaresisht se idealet nuk i tradhtojme!

    Gjithesesi ky Rampalla qe po merr borxhe edhe per palmat e rruges se Rinasit e qe ne fund i hoqi de nuk ishin funksionale, çfare ka bere deri tani me ato?

    Asgje, varferi, papunesi, rritje cmimesh, korrupsion, mungesa te te drejtave te lirise ne ekonomi dhe masmedia etj etj (fakte qe i harton bashkimi europian çdo vit dhe jo une e ti apo Rama me Bashen)....

    Nejse nderkohe qe vendi po shkon drejt falimentit, ne shikojme mbrapa duke pretenduar se po ecim mbrapa! Por siç ta thashe edhe me larte, s'ka asgje te keqe, e kemi bere 50 vjet kete gje e do vazhdojme ta bejme edhe sot...

    Disa gjera nuk kuptoj,kete katastrof financiare dhe ekonomike e solli Rama per dy vjet apo eshte e trasheguar ? Borxhin qe ka mare qeveria Rama eshte me interes me te ulet o me te madh se ai qe merte qeveria Berisha ? E fundit,pse e detyruan qeverine socialiste sa erdhi ne qeveri te ngrinte taksat... ? Kush dhe pse ?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Borxhi është edhe fajii i Ramës, o tipi. Jam i sigurt se ti jo vetëm që nuk ia ke idenë, siç nuk ia kanë idenë mediat që përsërisin propagandë dylekëshe, por je edhe aq budalla dhe shfaqesh guximtar duke përsëritur broxkulla që as vetë nuk i kupton.

    Shiko këto statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp Kjo është një mënyrë relative e tregimit të borxhit të një vendit, duke e raportuar atë, pra borxhin qeveritar, me PBB. Kjo në terma absolutë është një farsë, sepse edhe ta kesh borxhin 20% të PBB është gjë e keqe, jo vetëm moralisht dhe etikisht por edhe keonomikisht për ekonominë dhe brezat e ardhshëm...

    Psh imagjino, ti jeton dot duke patur borxh një % të caktuar të fitimevve të tua? Jo nuk jeton dot...! Atëherë përse idiotët si ti dalin me radhë, sa herë ndryshohen qeveritë dhe mbrojë Berishën, Metën, Ramën etj për borxhin që këta ndyrësira marrin në emrin tënd dhe timin? Përse more njeri?

    Ca ke me mu,pse na bje ne qaf kot neve anetarve te LSI.
    Ne propaganden e bejme vetem per integrimin. Kur jemi me PD ne qeveri,kur jemi me PS edhe per dekriminalizimin.
    Te fala nga KQZ-ja.

  15. #15

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Eshte normale qe borxhi sot perdoret per politike dhe grafiku shihet si politike. Por ne fakt eshte pak a shume i njejte me shume vende te tjera dhe s'ka te beje fare me ramen e berishen. Po te shikosh shume vende te tjera te Europes, e kane pasur borxhin ne ulje dhe rreth vitit 2008 ka filluar te ngrihet.

    Cfare me ben me shume pershtyje te borxhi Shqiperise eshte se duket sikur sa here ka zgjedhje ka rritje drastike.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Borxhi tani matet me trilion…

    Emri:  edi-rama-dhe-shkelqim-cani-e1431105721515.jpg

Shikime: 229

Madhësia:  66.0 KB

    Borxhi publik i Shqipërisë tejkaloi që në mars kufirin e 1 mijë miliardë lekëve dhe tani njësia matëse e tij do të jetë trilioni.

    Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, borxhi kombëtar arriti në 1 trilion e 15 miliardë e 324 milionë lekë.

    Pjesa dërrmuese e tij është borxh i marrë drejtpërdrejtë nga qeveria, ndërsa rreth 60 miliardë lekë janë detyrime të ndërmarrjeve publike, të cilat edhe pse nuk shërbehen nga buxheti janë garantuar me dorëzani të qeverisë.

    Krahasuar me fundin e vitit të kaluar, shifrat tregojnë se borxhi është rritur me 38 miliardë lekë, raporton TCH.

    Por edhe pse është rritur në vlerë nominale, Ministria e Financave thotë se pesha e tij ndaj prodhimit kombëtar, që është dhe treguesi më i rëndësishëm i borxhit, ka rënë nga 69.17 për qind në 68.1 për qind.

    Megjithatë kjo shifër sipas ministrisë nuk përfshin detyrimet e prapambetura ende të papaguara, të cilat llogariten në rreth 15 mld leke ose 1 për qind e prodhimit kombëtar.

    Borxhi publik i Shqipërisë filloi të rritej pas vitit 2007, kur ish qeveria e djathtë zgjodhi t’i kundërpërgjigjej krizës përmes një stimuli agresiv fiskal.

    E kombinuar dhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike kjo bëri që borxhi të kërcejë nga 53.7 për qind në 2007-ën, në 62 për qind e prodhimit në fund të 2012-ës.

    Paralelisht veç detyrimeve formale, u krijua dhe një borxh i fshehtë ndaj biznesit në formën e faturave të papaguara.

    Në vitin 2014, qeveria e majtë së bashku me FMN-në thanë se kjo shifër ishte sa 5.3 për qind e prodhimit kombëtar.

    E sapoardhur në pushtet ajo vendosi legalizimin dhe shlyerjen e tij sipas një plani trevjecar. Por demokratët thonë se shifra reale është shumë më e vogël dhe se ajo u fry qëllimisht nga qeveria për ti krijuar asaj mundësi të marrë borxh.

    PD akuzon mazhorancën për ligjin e pronarëve dhe rritjen e borxhit

    Partia Demokratike kundërshtoi sërish ligjin e ri të qeverisë për ish-pronarët. Ajo tha se nuk do të pranojë kurrë padrejtësinë që dyshja Rama-Meta po u bën atyre.

    “Dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv në lidhje me pronarët. Edi Rama ka nisur një skemë djallëzore, duke sjellë një ligj që synon kompensimin e pronarëve me vlerën e hartës së vitit 1976. Ky është një qëndrim ekstremisht kundër pronareve, kundër të drejtës themelore të pronës. Partia Demokratike nuk ka për ta lejuar këtë padrejtësi dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë ligj që ridënon pronarët dhe të sjell ndërmend luftën e klasave dhe përndjekjen e tyre”, deklaroi Drejtori i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët në PD, Belind Këlliçi

    Po ashtu opozita akuzoi kryeministrin se ka dështuar me borxhin publik dhe sipas saj partneret ndërkombëtarë janë të alarmuar për korrupsionin në tatime dhe dogana.

    “Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta pergatiti recesionin ekonomik qe sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv në Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë. Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta përgatiti recesionin ekonomik, që sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë. Edhe Komisioni Europian paralajmëron se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim rreziku për ekonominë shqiptare. Dështimet pranohen edhe nga kreu i “Crown Agents”, drejtori i së cilës tha: “Dështuam me doganat, nuk ka transparencë dhe ka korrupsion kudo”. Kjo pra është gjendja reale e ekonomisë së vendit, si pasojë e korrupsionit, abuzimit e vjedhjes masive të dyshes Rama-Meta dhe tërë strukturës së tyre që ka kapur doganat e tatimet, duke mbushur xhepat e tyre, duke blerë vota e duke thelluar krizën e varfërinë për shqiptarët”, tha Kordinatorit për Ekonominë dhe Financat, Mateo Spaho.

    MF: Borxhi po vihet nën kontroll. PD të shqetësohej 8 vite më parë

    Ministria e Financave ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për borxhin publik. Sipas opozitës, rritja e borxhit me 12 përqind për dy vjet është bërë për të mbuluar evazionin fiskal dhe korrupsionin galopant.

    Por Ministria e Financave ka një tjetër këndvështrim për këtë çështje dhe këtë e ka bërë të njohur përmes një komunikate shpërndarë për publikun.

    “Niveli i lartë i borxhit është produkt pikërisht i atyre që sot bërtasin ‘borxhi i lartë’. Sikur po këta individë të kishin dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve vite më parë, tani rreziku dhe kostoja e borxhit publik do të ishte shumë më i ulët për shqiptarët. Si dikur, Partia Demokratike e Shqipërisë ka një lexueshmëri të kufizuar të mesazheve të ndërkombëtarëve, duke i shtrembëruar ato deri në mashtrim ndaj shqiptarëve. Gjithë bota ndjente peshën e krizës globale, por qeveria e asaj kohe nuk pranonte as të përmendej fjala krizë. Borxhi rritej, qeveria teorizonte që rreziqet e borxhit të lartë mbi 60 përqind janë ulur. Tregjet dhe investitorët po i kthenin kurrizin, qeveria si pa të keq nuk paguante faturat”, thotë MF.

    Ministria e Financave thotë se qeveria ka qënë shumë e qartë në programin e saj për të sjellë borxhin publik nën kontroll dhe se kjo është njohur edhe nga organizatat ndërkombëtare dhe më kryesorja, është reflektuar në uljen e kostos së borxhit.

    Sipas qeverisë, borxhi publik do të ulet në vazhdim si pasojë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

    “E vërteta mbi menaxhimin e borxhit publik është lehtësisht e verifikueshme nga mbështetja që i japin ndërkombëtarët politikave të qeverisë aktuale. Borxhi publik do të vijë në ulje graduale, si rrjedhojë e atyre reformave që qeveria e mëparshme nuk pati kurajon t’i ndërmerrte. Reforma e pensioneve, reforma e sektorit të energjisë, reforma e pronave, përmirësimi i administrimit të të ardhurave, janë të gjitha këto reforma që do të çojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe të borxhit publik dhe jo ulja e shpenzimeve publike”, sqaron MF.

    Në fund, Ministria e Financave akuzon opozitën se po manipulon publikun duke i paraqitur si borxh të ri rinovimin e borxhit aktual.

    MAPO

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Disa gjera nuk kuptoj,kete katastrof financiare dhe ekonomike e solli Rama per dy vjet apo eshte e trasheguar ? Borxhin qe ka mare qeveria Rama eshte me interes me te ulet o me te madh se ai qe merte qeveria Berisha ? E fundit,pse e detyruan qeverine socialiste sa erdhi ne qeveri te ngrinte taksat... ? Kush dhe pse ?
    Po te me kishe lexuar me pak me teper vemendje nuk do rrjeshtoje 4-5 pyetje retorike te pakuptimta... Ndoshta do te te shkoj ajo e jotja, çeshtje tjeter pastaj.

    Po te pergjigjem vetem per njeren prej tyre:

    Borxhi qe lahet me borxh ka gjithmone interes me te larte dhe shlyhet ne nje plane akoma me afatgjate!!!

    Kriza qe lindi ne Amerike dhe kulmoi ne Greqi, ishte kryesisht pasoje e spekulimeve!!! Spekulimet jane aktualisht yne shqetesimi kryesor.

    Çfare po ndodh sot ne Shqiperi per ta menaxhuar krizen e rende ekonomike qe ndodhemi?
    Asgje!!!

    Dy arteriet kryesore te mbushjes se arkes se shtetit, jane keqmenaxhuar (me informalitet, shkelje te renda ligjore, kontrabande e nepotizem) ne menyren me skandaloze te mundshme!!!
    Ketu nenkuptoj, zyren e tatimeve dhe doganat! Dy impulset kryesore qe rrisin nivelin e mireqenies ose falimentojne ekonomine e vendit!

    Dhe sot qe flasim po hyjme dalengadale ne vitin e trete te qeverisjes, ose ate te fundit, meqenese ne vitin e katert si zakonisht fokusi eshte tek fushata elektorale!!!

    Kjo qeveri qe trashegoj nje ekonomi te dobesuar, erdhi si barka e fundit e shpetimit! Por po rezulton si barka e fundit e fundosjes...

    Super biznesmenet deputetet &co , Fidel Ylli, Koço Kokedhima, Sadri Abazi, Fatmir Xhafa, Tom Doshi, Bashkim Fino, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, nuk derdhin thuajse asnje kontribucion ne zyren e tatimeve! E njejta situate vazhdon edhe me ata 10 biznesmenet kryesor ne vend te cilet si me PD si me PS vazhdojne te jene te perkedhelurit e qeverise sepse i financojne fushatat elektorale!
    Statistikat e BSH treguan qarte se ne Shqiperi mblidhen shume pak taksa...

    Persa i perket doganave, u kontraktua nje kompani britanike (crown agents) me nje kosto teper te larte per taksapaguesit shqiptar, e cila jo vetem qe nuk e luftoj kontrabanden, por mblodhi akoma me pak te ardhura se ne vitet e kaluara!!!

    Nje shtet qe nuk eshte i afte te menaxhoje tatimet dhe doganat, nuk eshte i denje per te qeverisur. Jo vetem kjo, por Rama nuk qe i zoti te krijonte edhe nje klime te favorshme per thithjen e bizneseve te huaja! E di ti qe me ate pahçavuren e takses progresive sot ne kemi sistemin e taksimit me te larte ne ballkan? E di ti zotrote qe subvencionimet dhe rimbursimi i TVSH-se qe nga shtatori i 2013-es, ne sektorin e tekstileve (sektor privat qe eksporton dhe puneson me shume ne shqiperi) eshte thuajse inefiçient?!
    E di ti zotrote qe sot taksapaguesit shqiptar, paguajne shifra te majme e faraonike per familjen e Tony Blair-it, sepse Rama e ka perzgjedhur si keshilltarin e sfumimeve te skandalave (meqenese kontribut tjeter ne arenen nderkombetare nuk kemi marre me Blair-in)?
    E di ti zotrote se raporti i fundit i BE-se konstatoj se vitin e kaluar (2014), Shqiperia ka nje renie shqetesuese ne renditje persa i perket lirise ekonomike?

    Per situaten qe trasheguam, e njohim te gjithe fajtorin, jo me kot edhe verdikti i popullit ishte per ndryshim.

    Po per kete situaten dramatike aktuale qe po kalojme, per reformat e reja qe po hartojme, per implementimet e reja qe po vendosim ne sistemin fiskal, kush eshte fajtor????

    Sepse ai i kaluari, pertej mekateve dhe borxhit, i beri disa vepra ne sherbim te kombit. Rruget kryq e terthor, anetaresimin ne Nato- liberalizimin e vizave-angazhimi per pavaresine e Kosoves (me fjale te tjera u lobua qe te afroheshim sa me prane anetaresimit euro-antlantik, dhe lobizmi or mik behet kryesisht me Cash Money). Por ky aktuali çfare po ben??????

    Prandaj gabimi qe shume tipa si puna jote bejne, eshte se analizen ekonomike e shikojne nga pikepamja historike! Nderkohe qe ekonomia eshte shkenca, arti apo filozofia qe ndikon direkt ne shendetin e çdo kombi... Dhe shifrat na tregojne qarte se kjo qeveri eshte e paafte ta menaxhoje krizen e njekohesisht e paafte per ta nxjerrur vendin nga kriza!

    PS: Ti vazhdo njesoj si Enveri me Sovjetiket/Jugosllavet/Kinezet, merru me paraardhesin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 20-07-2015 më 13:46
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. #18

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Mund te sjellesh disa shifra per taksat dhe doganat se sa jane te ardhurat vjetore. Ke shkruar nje hartim te gjate per financa dhe nuk ka as edhe nje shifer te vetme. Eshte shume me e lehte te sjellesh te ardhurat per 10 vitet e fundit si p.sh. dhe e shikon secili se si ka ecur Shqiperia.

  19. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mund te sjellesh disa shifra per taksat dhe doganat se sa jane te ardhurat vjetore. Ke shkruar nje hartim te gjate per financa dhe nuk ka as edhe nje shifer te vetme. Eshte shume me e lehte te sjellesh te ardhurat per 10 vitet e fundit si p.sh. dhe e shikon secili se si ka ecur Shqiperia.
    Qellimi i temes nuk eshte kush ka punuar me mire nder vite, por niveli i ulet i mireqenies dhe recesioni disa vjeçar nga i cili s'po dalim dot!

    S'kam nge te ti sjell me linke statistikat e BSH apo bilancin e Ministrise Ekonomike, por vete artikulli qe une kam sjell sqaron qarte nivelin e rende ku eshte zhytur ekonomia shqiptare!

    Nqs qeveria e kaluar u sanksionua me vote per situaten e rende ekonomike, sot do merremi me paaftesine e qeverise aktuale qe nuk eshte ne gjendje te hartoje nje plan shpetimi!!!

    PS: Sa per hartimin, ishte replike me dike qe pretendon se Rama po lufton informalitetin. Keshtu qe nuk je i detyruar as ta lexosh dhe as ta komentosh..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 20-07-2015 më 15:26
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #20

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Nuk permenda asnje qeveri. Thjesht thashe se per te pare se si eshte gjendja financiare e Shqiperise, duhet te kete shifra se si po ecim.

    Per shkrimin e gjate qe solle e kuptoj qe ishte replike me dike tjeter, por te te gjitha shkrimet nuk ke asnje shifer. Kur thua te ardhurat nga taksat e doganat e kur permend borxhe, eshte shume me lehte te sjellesh nje shifer apo nje grafik dhe s'ke nevoje te shpjegosh fare. Nese vitin e kaluar kane qene te ardhurat 200 e kete vit jane 100 besoj se e kuptojne te gjithe qe po perkeqesohemi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •