Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Fustanellat qe cliruan greqine...

    Ju ftoj te ndiqni nje dokumentar me tre pjese shume interesant. Ne interviste jane marre studjues dhe historian serioze dhe informacioni qe ndajne me ne kete video eshte i marre nga kronikat e perjudhave te ndryshme duke filluar qe nga shekulli i 13.

    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #2
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Fustanellat qe cliruan greqine...

    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Fustanellat qe cliruan greqine...

    Ndergjegja E Arvanitasve ta asaj kohe ishte greke, pasi pjesa dermuese e Arvanitasve te Krishtere ishte plotesisht greqizuar.

  5. #5
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Fustanellat qe cliruan greqine...

    Citim Postuar mė parė nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Ndergjegja E Arvanitasve ta asaj kohe ishte greke, pasi pjesa dermuese e Arvanitasve te Krishtere ishte plotesisht greqizuar.
    Cfar ka te beje krishterizmi me greqine? A nuk mund te kishte shqiptare te krishtere pa qene krege? Ti je Korcar gjoja? Shqiptaret kane qene te krishtere perpara grekeve. Perara se te pushtoheshim nga osmanet ishim te gjithe Krishtere.

    Je plotesisht gabim. Nuk eshte e vertet. Nese e ke pare videon aty tregon se si nje nga perandoret Bizantin nga fundi i perandorise erdhi nga Konstandinopoja aty ku ishin Arvanitet me gjith familjen per tu ruajtur dhe si mirenjohe nderroj emrin ne Gjin dhe po ashtu edhe gruaja e tij ne Kuqe. Kan greket emra Gjin dhe Kuqe? Edhe dicka tjeter nga fundi i videos tregon se si nje i huaj qe kishte shkuar tek Akropoli per te 'rregjistruar' shkrimet mbi guret ju drejtua nje arvanitas i cili fliste nje greqishte te thyer dhe e trajtoje sikur ai ishte spiun. Po ashtu edhe 150 fshatrat rreth athines me emra shqiptar. Pse thua ishin greqizuar? Arvanitasit u detyruan te greqizoheshin mbas pavaresise se greqise nga jevgjit ose mbeturinat e perandoris osmane. 90 nga heronjte e luftes se greqise per pavaresi jane arvanitas? Pse thua ishin greqizuar? Kush te that ty?

    I gjith ky informacion eshte marr nga kronikat e koherave te ndryshme te cilat u rregjistruan nga te huajt. Nuk mund te thuash se jane te manipuluara nga shqiptaret! Edhe dicka tjeter aty thuhet se ne greqi ne nje kohe popullsia arvanitase ishte me e madhe se ajo greke, vllehe dhe sllave te gjitha bashk. Ishin rreth 2 milion arvanitas. Pastaj kur keto toka ran ne duart e osmaneve filluan dyndjet e medhaja te arvanitasve e shume shqiptareve te tjere te cilet perfunuan ne itali. pra arbereshet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 10-07-2015 mė 16:19
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Fustanellat qe cliruan greqine...

    Fillmisht eshte qesharake te thuash se Arvanitasit kan qen me shum se Greket ne ate kohe. Arvanitas kishte vetem Ne disa zona ne Epir, Ne disa fshatra e qytete te vogla te Peloponezit e ne zonen e Athines e cila ne ate kohe ishte qytet pa asnje vlere. Ne Peloponez e Athine te gjithe ishin te ardhur nga Shqiperia qe nga shekulli 13 e deri ne shekullin 16. Popullsi Greke kishte qe nga Jugu i Shqiperise deri ne zonat e thella te Turqise. Ne fillim te shekullit e 19e e pak me perpara shumica dermuese E Arvanitasve ishte greqizuar. Rol kyc luajti kisha ortodokse greke te ciles i perkisnin te gjith Shqiptaret ortodokse te Greqise. Ata qe nuk ishin greqizuar ishin Arvanitasit qe ishin konvertuar ne islam, ne Greqi ishin te njohur si Turkalvanoi. E GJITHE ideja e pavarsise se Greqise erdhi nga themelimi e organizates nacionaliste FILIKI ETERIA, themeluesit e te ciles ishin Ksanthos, Skufas, Panajotis Anagnostopoulos e Tsakalof kurse kryetar u zgjoth Aleksandhros Ipsilandis. Kesaj organizate ju bashkuan shum njerez te pasur, te varfer, tregetare, kocabashe, fanarjote e sidomos pjestare te kishes te Konstandinupolit(Stambolli). Atehere ishte periudha kur fillloi te zhvilloheshe nacionalizmi neper Ballkan, nga Rumunet, Serbet e Greket. Shqiptareve te Shqiperise te asaj kohe as u vinte ndermend krijimi i nje shteti Shqiptar te pavarur sepse nuk u ishte zhvilluar ndergjegja kombetare. Nejse, kesaj organizate ju bashkuan e Arvanitasit, Vllehet etj me qellim krijimin e shtetit helen " Ανέγερσιν και απελευθέρωσιν του Ελληνικού Έθνους και της Πατρίδoς μας». Per shkak te ksaj, Arvanitasit ortodokse masakruan dhjetra mijera Shqiptare myslimane (e jo vetem) qe jetonin ne Greqi ose ne Shqiperine e jugut. Shumica dermuese NUK kishte e NUK ka ndergjegje kombetare shqiptare. Prandaj eshte e kot te flitet per keta ne historine e Shqiperise.

  7. #7

    Ka shume rendesi se kujt burimesh ju referohesh kur flitet per greket ne shqiperi dhe arvanitet e greqise.

    Ne nje dokumentar tjeter te bere nga vet greket, thuhet se ishin Bavarezet ata qe instaluan ndergjegjen greqe e cila filloj luften per pavaresine nga perandoria osmane. Deri atehere aty thuhet se greket ishin turqizuar menyra e veshjes e mentalitetit ishin oriental. Edhe ngrenjen e benin ne sofer kembekryq is turqit. Po ashtu aty thuhet se ishin Bavarezet qe ndertuan ndertesat ne modelin e vjeter gjoja per te ringjallur 'ndergjegjen' greke te cilen mundohen ta lidhin me epoken helene, gje qe te gjith e dime nuk ka te bej me grekerit moderrn kurrsesi. Edhe emrat qe moren rruget mbas fitimit te pavaresise u vun nga Bavarezet!!! Mos me thuaj se shqiptaret paskan qen greqizuar kur 'greket' vet nuk dinin se cfar ishin. Otoja perdori fustanellen e shqiptareve si uniformen e gardes mbreterore ne shenje mirenjohje per kontributin qe shqiptaret dhan per pavaresine e greqise. Jo pak por 90 nga 100 herojt e lufter per pavaresine e greqise ishin arvanitas. E nese keta arvanites te asimiluar, sipas teje, perse vazhdonin me zakonet dhe traditen shqiptare? Ne fakt Ali Pash Tepelena ishte nji nga iniciatoret per luften e pavaresise greke.

    Nuk po them se greqia ka qene e gjitha e populluar nga shqiptaret. Deri ne Janine ajo dihet qe ka qene e populluar me shqiptare autoktone kurse pjesa tjeter ne jug ishte e emigruar. Por duhet te pranohet kontributi qe shqiptaret kan dhene per ceshtjen greke, jo shqiptare te asimiluar, sic pretendohet por si shqiptare/arvanites te cilet ju erdhen ne ndihme fqinjeve me qellim qe ata ti ndihmonin edhe me clirimin e shqiperise. Por ndodhi e kunderta jo vetem qe nuk i ndihmuan por me vone shduken cdo gjurme qe vertetonte kontributin e dhene nga shqiptaret. Mohimi i kontributit shqiptare ishte i domozdoshme nese greket donin nje identitet te forte. Keto gjera mund te jen mohuar dhe fshehur per shume kohe te gjate por tani ka ardhur koha dhe jane pjekur kushtet qe e verteta te dal ne sheshe.

    Ketu me posht i ke shume nga ato qe kam shkruajtur me lart. Dokumentar ne gjuhen greke.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 13-07-2015 mė 10:46
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •