-
Për: Thënie e ditës
Sofra e poetit është shumë e pasur, aty do të gjeni shumë dashuri, asnjë fije urrejtje, përkëdhelje pa kufi, pa numër buzëqeshje, përqafime më të ngrohta, ledhatime më të forta, aty këtu lot më të sinqerta, porosi pa djallëzi, lumturi deri në çmenduri...sofra e poetit është shumë e begat!
-
-
Për: Thënie e ditës
Pasdite të këndshme...
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Te ne, shumë shpesh edhe qeni leh rrejshëm!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Kush gënjen për interes, turpshëm do të vdes!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Në çdo dyshim, mos jep përgjigjen me nxitim!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Shqiptarët, edhe lumturisë, me përtesë ia çelin derën!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Kush lufton për pushtet, e dhien në fytyrë karakterin e vet!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Nga frika, lepuri çdo herë fle me sy të hapur!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Tradhtia është tradhti, nga lakmia apo nga zori i zi!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Kush nuk e pranon KOMPROMISIN, do ta përqafoj KOMPROMETIMIN!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Përpara, një plakë e ruante tërë një mahallë, sot e tërë mahalla, nuk e ruan dot një grua!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Edhe sharjet edhe lavdatat, peshohen nga personi!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Injoranti edhe kur kërkon falje, e bën me injorancë!
@ Agim METBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Edhe bakllavasë, po i hidhetshumë sherbet, nuk hahet!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- E keqja, edhe nëse bën selfie mes lulesh më të bukura, sërish del e shëmtuar!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Kur ke prova në dorë, s’ka nevojë të jesh orator!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Politika i ka kurthet vdekjeprurëse!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Të vobektit, i ushqejnë pasanikët!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Dashuria, nuk i njeh stinët e vitit!
#AgimMETBALA
-
-
Për: Thënie e ditës
- Kafsha e egër, vërtet zbutet, por nuk i humb vetit shtazarake!
#AgimMETBALA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt