Prania ne mungese e studjuesit te arteve Abdulla Tafa

Studiuesi i arteve na rikujtoi keto kohe ne ekranin e mendjes lidhjen e bukur te Ibrahim Kodres me Ishmin te cilin e perktheu ne simbolike te lexueshme ne vepren e tij duke e bere te njohur nderkombtarisht vendlindjen. Sot pata fatin te rivleresoj lidhjen e vete dijetarit shumplanesh me Kavajen e tij permes fjales se mire te miqve te letrave dhe arteve si dhe pranine e familjareve e dashamiresve te krijimtarise dhe te bukures . Permes
mikrofonit te Radio Tiranes me znj. Valdete Antoni dhe lektrimeve ne formen e bisedave te lira Abdullai manifestoi dije akademike duke na njohur ne pak minuta me magjine e ngjeshur te piktoreve moderne dhe post modern duke i shpjeguar fenomenet dhe kultet ne tejpamjen e tyre. Madje dhe ne brendesine e formes se ekranit na beri ta shohim veten si brenda nje pikture te Van Gogut apo Kodres ne planin e nje filmi te Kurosawes.

TINGULLI NE VETVETE

Si kritik arti Abdulla Tafa realizoi i pari shqip dhe ne kualitet te larte per kohen e fillim viteve '90 botimin ne plotesim dedikuar piktorit shqiptar te njohur me titull " Kodra – Njė Univers “ si dhe studime vlerėsues mbi artistėt pamor si piktori Jetullah Haliti, kandidati pėr Nobelin e Paqes nga Kosova dhe katalogun artistik te skulptorit Shkėlqim Meēaj nga Fieri. I specializuar nė Euro-Kulturologji dhe Euro – Art, Studjuesi i arteve ėshtė autor edhe vepres studimore mbi personalitetin e muzikes dirigjentin Mustafa Krantja – "Ave Musicus" . Esetė, poezia te cilen e zgjodha si motiv te kujteses se bashku me lektrimet akademike ndodhen tė pėrmbledhura nė veprėn e tij antologjike “La Place de la Concorde”, 2002.


... TINGULLI I UJERAVE QE SHPIEN TEK BURIMI

Na ftoi te shohim ne korrikun e vesuar boterat brenda Shqiperise fantastike plot figura e mistere ne udhetimin nder vende si Shkembi i Kavajes ose stacionii nisjes se betejave perandorake te Cezarit me Pompeun por ku mungon nje tabele e thjeshte per vizitoret , plazhin e Golemit me syrin e fatthenesit ose orakullit ne sinjalistiken e ngjarjeve historike mbi truallin e Epidamnusit dhe Kavaljonit , na e pikturoi me fjale te thella e ngjyra te gjalla kubiste qiellin e Malit te Robit dhe te papriturave qe bart leximi me celesin e gjuhes shqipe te toponimeve ne nje rajon ku qyteterimet jane te shtresezuara mes lugines se Ishmit dhe Erzenit. Largimin e mendimtarit te lire e shikim te larget ne vite drite e perftova si thirrjen e hershme te perbashket drejt detit