Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Përurohet fabrika “Forschner” ku do punësohen 1 mijë punëtorë


    Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ishin sot në Vaqarr, ku përuruan hapjen e degës shqiptare të kompanisë “Forschner”, një nga emrat më seriozë gjermanë në fushën e prodhimit të pajisjeve elektrike, e cila do të punësojë deri në 1 mijë punëtorë.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Veliaj tha se ky është një lajm i mirë për Vaqarrin dhe Tiranën, e cila po kthehet në pararojë të hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë.

    “Kjo është një javë shumë e mirë për raportet e Shqipërisë me Gjermaninë. Një biznes familjar, si ‘Tirana Business Park’ u hap dje, e një tjetër nga familja Forschner u hap sot, ndërkohë brenda javës që vjen do të kemi edhe vizitën e kancelares Merkel dhe mbajtjen e forumit ekonomik, çka bën që Tirana të jetë në pararojë të hapjes së biznesit ndaj Gjermanisë. Konteksti në të cilin po ndodhin të gjitha këto investime është një kontekst fantastik për t’ia filluar një biznesi. Ky është një lajm i mirë për Vaqarrin dhe Tiranën sepse kompania Forschner do të punësojë brenda vitit, 1 mijë vetë”, tha Veliaj.

    Ai theksoi se ambicia e bashkisë së re të Tiranës është që, duke bashkëpunuar me kompani si ‘Lindner’ apo ‘Forschner’, 50 për qind e punësimeve të reja që ndodhin në Shqipëri të ndodhin në Tiranë, për t’u siguruar që Tirana të jetë qyteti që vendos shembullin e të bërit biznes të suksesshëm në Shqipëri.

    “Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë po bëjnë një punë fantastike në bashkëpunim me qeverinë gjermane për të forcuar arsimin profesional. Një nga kriteret për të punuar në kompani të tilla është aftësia profesionale me një zanat që ka të bëjë me fushën ku vepron kjo kompani. Ndaj, teksa i afrohemi verës dhe shumë familje do të marrin vendimet e tyre se në çfarë shkolle do t’i çojnë në shtator fëmijët, kam një sugjerim: zgjidhni arsimin profesional sepse edhe vendet e punës që po hapen në kompani si ‘Forschner’ synojnë ata studentë që dinë të bëjnë diçka, që kanë një zanat dhe kanë talent për të prodhuar diçka me duart e tyre”, u shpreh Veliaj.

    Kompania e njohur gjermane “Forschner” është e specializuar në prodhimin e pajisjeve elektrike dhe një nga klientët kryesorë të saj është kompania gjigande e makinave Mercedes Benz.
    gazeta dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-07-2015 më 21:36
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Përurohet fabrika “Forschner” ku do punësohen 1 mijë punëtorë

    Kompanite gjermane kane nje problem, jo vetem qe jane nostalgjike dhe ashtu dine ta duan punen, por parate e tyr jo vetem qe nuk kane ndonje rrezik ne perfshirjen e ndonje lumi te 'piset' pastrimparash qe kerkon konkurrence te pandershme me.. me shtetin por shpesh perfundojne ne liqen te muget kulture gjermane qe te pergjum.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përurohet fabrika “Forschner” ku do punësohen 1 mijë punëtorë

    Arsyet e ngritjes se fabrikes ne Shqiperi jane
    1.Fuqia punetore e lire(rroga te uleta per punetoret shqiptare)
    Sikur puna te behej ne Gjermani pagesa do ishte 5 here me e larte
    per cdo punetor
    2.Taksa te uleta.Ky biznes do i paguaje shtetit shqiptar taksa shume te uleta.
    Sikur kjo fabrike te ishte ne Gjermani taksat do ishin 5 here me te larta.
    Rroga te uleta+taksa te uleta do te thote me pak shpenzime per pronarin e ketij biznesi.
    Fitimi si do dale varet nga cmimi i produktit dhe vendi ku do i shesi produktet.
    Fitimi i madh do vije nga vendet me te zhvilluara ku kerkesat jane shume te medha
    dhe fuqia e blerjes eshte e forte,solide.Fabrika eshte e re dhe pajisjet,makinerite veglat e punes jane te reja
    keshtu qe produktet meqenese do prodhohen nga teknologji e re ,moderne do jene shume cilesore.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •