Ndahet nga jeta kompozitori shqiptaro-amerikan, Phillip Lambro

Emri:  kompozitori-650x867.jpg

Shikime: 591

Madhėsia:  40.2 KB

Phillip Lambro, nė moshėn 79-vjeēare, njė kompozitor dhe dirigjent amerikan, me origjinė shqiptare, muzika e tė cilit ėshtė luajtur nga orkestra brenda dhe jashtė Shteteve tė Bashkuara si dhe nė shumė filma tė Hollywood-it, ndėrroi jetė ditėn e shtunė pas njė sėmundje tė gjatė. Lambro ishte njė nga djemtė e mėrgimtarėve shqiptarė Pascal “Pat” Lambro dhe Mary Lambro nga Wellesley Hills, nė Massachusetts, ku u lind dhe u shkollua, pėrpara se tė fillonte studimet pėr piano nė Boston, nė moshėn e adoleshencės.

Debutimin nė skenė e pati nė moshėn 17-vjeēare, nė Panairin e Pianistėve, nė Sallėn e Simfonisė nė tė Bostonit, ku interpretoi njė pjesė nga Shopeni. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, ai i vazhdoi studimet e tij muzikore nė Miami University, nė Coral Gables, Florida. Mė vonė, fitoi njė bursė pėr nė Akademinė Muzikore tė Perėndimit nė California, ku ndėr mėsuesit e tij ishin Donald Pond si dhe nxėnėsi mė i shquar i kompozitorit Bela Bartok, pianisti hungarezo-amerikan Gyorgy Sandor.

Lambro ishte njė nga kompozitorėt mė tė rinj qė i ėshtė interpretuar ndonjėherė muzika nga Orkestra e famshme e Philadelphia-s. “Dance Barbaro for Percussion” dhe “Miraflores for String Orchestra” ishin dy kompozimet e tij tė para dhe u pritėn me entuziazėm nga kritika si brenda, ashtu edhe jashtė Amerikės.
“Dance Barbaro” u prit me lavdėrime tė mėdha nga kritiku muzikor i gazetės “Philadelphia Inquirer”, i cili shkroi se kompozimi nga Lambro ishte “njė sukses i bujshėm. Audienca e shijoi deri nė decibelin mė tė fundit dhe e shpėrbleu kompozitorin me njė raund duartrokitjesh”. Legjendari Leopold Stokowski dirigjoi muzikėn e tij kur kompozitori Lambro nuk kishte shumė qė kishte mbushur 24 vjeē, duke deklaruar se: “Phillip Lambro ėshtė shumė i talentuar dhe ka kapacitet tė madh. Ka njė mėnyrė orgjinale tė trajtimit tė muzikės dhe jetės”.

Mes listės sė gjatė tė veprave tė tij bashkėkohore shquan “Four Songs for Soprano and Orchestra” (Katėr Kėngė pėr Soprano dhe Orkestėr), tė cilėn e shkroi nė 1967, pas vdekjes sė shoqes sė tij tė shkollės sė mesme nė Wellesley, Sylvia Plath, bazuar nė katėr poezi tė saj. Pas njė intepretimi tė veprės sė tij “Music for Wind, Brass & Percussion” nga Orkestra Simfonike e Bostonit, njė kritik muzike nė “Boston Phoenix” tha ndėr te tjera se ajo solli “njė risi tė mrekullueshme” duke shtuar se “Tingėllonte drithėruese, krijuese, e ndjeshme dhe e latuar”. Pėrgjatė njė karriere shumė tė gjatė, kompozimet e tij janė luajtur nga dhjetėra ansamble orkestrale duke pėrfshirė edhe Baltimore Symphony, Jacksonville Symphony, Denver Symphony, New Orleans Symphony, St. Paul Symphony, Rochester Philharmonic si dhe nė koncerte madhore nė Europė, Amerikėn Jugore, Australi dhe nė Azi.

Lambro ka kompozuar gjithashtu muzikė pėr filma, pėrfshirė edhe kolonėn zanore tė filmit dokumentar “Mineral King” qė u lavdėrua jashtėzakonisht nga kritikė dhe pėr tė cilėn u nderua ēmim nga “National Board of Review” pėr muzikėn mė tė mirė tė vitit 1972. Tema e filmit ishte beteja ambientaliste pėr tė shpėtuar njė luginė spektakolare akullnaje nė Parkun Kombėtar Sequoia nė California nga zhvillime dėmtuese tė ndėrtimeve tė biznesit. Muzika e tij pėr njė seri filmash dėshmoi aftėsinė e tij pėr tė kompozuar nė formate dhe zhanre tė ndryshme, duke filluar nga melodi pėr muzikėn xhaz, te filmat e aksionit si “Murph The Surf”, e deri te solot zemėrprekėse tė kitarės spanjolle pėr filmin “And Now Miguel”, ku bariu i vogėl malėsor ruante tufėn e deleve tė familjes sė tij.

“ky ėshtė tipi dhe stili i muzikės qė grupet xhaz luanin nė vitet 70 dhe ndonėse Lambro ishte kryesisht njė kompozitor serioz klasik, duke qartė se ai njihte me mjeshtėri edhe kėtė zhanėr tė stilit muzikor”, shkroi mė vonė Thomas L. Kiefner, nė “Perseverance Records”, pėr punėn e muzikės sė filmit tė tij “Murph The Surf” Bordi Kombėtar i Vlerėsimit tha se muzika nga Lambro pėr filmin “And Now Miguel”, ėas “e ngrohtė” “misterioze”, “therrėse”, “vezulluese”, dhe “qė ia vlen ta studiosh”.
Phillip Lambro la pas vėllain e tij mė tė ri, Donald Lambro, njė gazetar dhe autor i njohur librash, nė Washington DC, si dhe opinionist politik kolona e tė cilit botohet nga gazeta nė mbarė vendin.

(ed.me/Illyria/BalkanWeb)