Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Dashuria ditë feste nuk njeh

    E dashur, sot puthja si t’u duk?
    Mua, si dje, si pardje...
    Si nesër, si pasnesër, si pa fund
    Puthja ime, ditë feste nuk njeh.

    Si t’u duk, e dashur, sot ndjenja?
    Mua, si dje, si pardje...
    Si nesër, si pasnesër, e tjera...
    Ndjenja ime, ditë feste nuk njeh.

    E dashur, sinqerisht, si t’u duka sot?
    Mua ti, si dje, si pardje...
    Si nesër, pasnesër, mot për mot
    Dashuria ditë feste nuk njeh.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Dikush

    Dikush e pëlqen veten mes pezhishkës
    Diçka ka nga kënaqësia e merimangës
    Nga instikti i saj pritës
    Për viktimën ushqim të rradhës.

    Dikush e pëlqen veten mes jargëve
    Diçka ka nga kënaqësia e kërmillit
    Udha e jarguar i ngjan mes asfalteve
    Vilë mes parajsës, guacka e shpirtit.

    Dikush e pëlqen veten si nuk është
    Diçka ka nga e mosqena e vetes
    Diçka që shumohet e bëhet e tërë
    Dhe ashtu e tërë, në askushi kthehet.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Dhe më thanë…

    Dhe më thanë, çfarë s’më thanë
    Ja, këtu, në emigrim
    Sado femrën ta kesh pranë
    As ta puthësh s’do kesh fuqi.

    Se do lodhesh e stërlodhesh
    Nëpër punëra angari
    Do fillosh që të ankohesh
    Më dhemb trupi der’ në shpirt.

    As në ëndërr nuk do mundesh
    Të kënaqesh sadopak
    Si kërmilli do të strukesh
    Kthyer shtratin në guack’.

    U tmerrova lebetitur
    Si do bëja, çfarë do bëja?
    Si do rri me femrën ngjitur
    Pa më ndodhur ajo gjëja?

    Ajo gjëja aq magjike
    Që i thonë dashuri
    Sa hap sytë në qiell më shpie
    Dhe më kthen në Perëndi.

    Ikën ditë e ikën netë
    Ikën javë edhe muaj
    Ikin vitet me të shpejtë
    Emigroj i dashuruar.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Egoja

    Të shikoj dhe s’të njoh përtej shikimit
    Përtej dëgjimit nuk të njoh kur të dëgjoj
    Mund të ndodhë të gaboj qysh prej fillimit
    Dhe prej fundit mund të ndodhë të gaboj.

    Por nuk dua të dëgjoj justifikime
    As betimet nuk më prekin pas kësaj
    Pas kësaj kur je ndryshe në veprime
    Shfaqur engjëll në fytyrë me shpirtin djall.

    Jam i bindur, i stërbindur, përtej bindjes
    Veten time duke njohur përtej njohjes
    Kemi egon e krijuar para lindjes
    Dhe pas lindjes kemi egon përtej mortjes.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    NE

    Ne vrasim njeri-tjetrin me thika e më fjalë
    Më tepër vrasim veten, të tjerët duke vrarë
    Me zgjuarsi njeriu, deri në përsosmëri
    Ku lind vetë gjeniu, ku krimineli lind.

    Diku i presim kokat, kasapë kasapane
    Diku krrakrra si korbat, me gijotinë fjale
    Kaq njerëzorë jemi, modernë në gjithshka
    E puthim njeri-tjetrin, e shqyejmë më pas.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    RREFIMI

    Di se kë kam bërë të lumtur
    S’di të mjerë kë kam bërë
    Nuk kam qenë shenjt i dukur
    Dhe pse shenjt në shpirt kam qenë.

    Po dhe shenjtat kanë mëkate
    Ndryshe s’do të ishin shenjtë
    Veç i lanë jo me llafe
    Por me jetën Zotit dhënë.

    Nuk premtoj veten flijuar
    As vetë Krishti s’dha premtime
    Sepse linda për t’jetuar
    Dashurinë më sublime.

    Për atë që lumtur ndjehet
    Për t’mos bërë asnjë të mjerë
    Mos kërkoni të rrëfehem
    Sepse jam rrëfimi vetë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Nën Diellin e Parajsës Shqiptare
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:43
  2. Toka se shpejti me Diellin e dyte
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 05:42
  3. Rusia ndjek zhvillimet politike ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 17:20
  4. Nuk jam i sigurt për degën që duhet të ndjek
    Nga Hidden_Man në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 00:41
  5. E kapa diellin me dore
    Nga Salambo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •