Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Eukarisiti solemne edhe në trojet tona etnike shqiptare me rastin e vigjiljes sê “rrë

    EUKARISITI SOLEMNE EDHE NË TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE ME RASTIN E VIGJILJES SÊ “RRËSHAJVE”

    Nga: Lekë Mrijaj 24.05.2015.

    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 2301

Madhësia:  51.6 KB

    Sot Kisha Katolike në mbarë botën kremton ditën e “Rrëshajëve” vigjiljën e Shpirtit Shenjt, që është dhurata e Atit dhe e Krishtit të ringjallur për Kishën e tij.Që nga ajo ditë apo para afro 2000 vjetësh Kisha e Jezusit ka lindur e vazhdon të jetojë përgjatë tërë shekujve unike në raport me Jezusin pothuajse edhe me sakrifica të natyrave të ndryshme por gjithnjë në reflektim si dhe me e fortë e më e fuqishme perkrah popullit të saj. Andaj edhe kremtja e sotme solemne eukaristike e “Rrëshajve” perveç se u shënua në Kishat anekënd botës ajo u perkujtua - shënua edhe në Trojet Tona Etnike Shqiptare në Shqipëri,Kosovë,Malësi … e Mergatë.

    Pikërisht edhe në ambientet e Kishës së “Nënës Së Këshillit Të Mirë” në Klinë para besimtarëve të shumtë u mbajt eukaristi solemne kryesuar nga kryefamullitari don.Lënc Sopi i cili në fjalën e tij predikuese u ndal në ca aspekte domethënese të jetës,deshmisë si dhe në konkretizim të ngjarjes Hyjnore të asaj kohe duke thënë se sot jemi mbledhur në perkujtim të pesdhjetëditorës solemne të ringjalljës së Jezusit,ardhjës së Shpirtit Shënjt mbi Kishën e Jezusit si dhe ditëlindjën e saj si ditëlindje e vetë ngjalljes së njerëzimit si gjymtyrë të vetë Zotit e Jezu Krishtit të Gjallë,në dhënie të JETËS - si vetë Shpëtimtari i njerëzimit andaj vetë Jezusi në atë kohë në ringjallje veçse i kishte paralajmëruar apostujt e tij duke ju thënë se “Secili nga ju do merr fuqinë Hyjnore të Shpirtit Shënjt i cili do të zbresë mbi ju si dhe vetë ju apostujt do të bëhëni dëshmitarë në shtegëtim nga Jerusalemi,Samari e në mbarë Judenë madje dhe deri në skajin e më të largët të botës njerëzore në perhapje të krishtërimit nder paganizëm andaj don.Lenci në fjalën permbyllësve ftoi besimtarët – komunitetet që të jenë sa më vigjilent si dhe më të dashur në raport me njeri tjetrin si individ familje dhe si popull në pergjithësi sepse jemi duke u ndeshur me kriza të dyshimta mjegulluese e satanike si individ,familje e popull ndaj kemi nevoj për dashuri të pergjithshme me njeri tjetrin ashtu siq jemi mesuar nga Hyji permes mrekullive e veprave të Tij ungjillore andaj vetëm e vetëm me lutje individuale dhe lutje kolektive ne tempujt kishtar mund ta sfidojm te keqën satanike në ruajtje të dashurisë, lumturisë,fisnikërisë sonë të pergjithshme jetësore.

    Në fund të eukaristisë së sotme solemne don Lenci falenderoi pjesmarresit në ëmrin e tij personal , kapelanit e motrave të nderit duke u dhënë bekimin dhe uratën Hyjnore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lek-p : 24-05-2015 më 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •