Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Zbulohet letra pėr Enverin: Kadare i influencuar nga revolucioni seksual.

    Nė debatin e bujshėm pėr romanin “Dimri i vetmisė sė madhe”, Enver Hoxha ka ndėrhyrė
    pėr herė tė parė (madje dhe pėr herė tė fundit) mė 15 mars 1973. Atėherė kur shumėkush
    priste grushtin dėrrmues pėr Ismail Kadarenė, Hoxha, nga njė aktiv partie nė Elbasan,
    artikulonte mesazhe qė nė thelb mbėshtesnin veprėn e debatueshme.


    ISMAIL KADARE (MAJTAS) LETRA E DASHNOR MAMAQIT PER ENVER HOXHEN
    Pėrkundėr terrorit dhe fushatės denigruese qė kryqėzonte Kadarenė pėr qasje antisocialiste
    dhe armiqėsi ndaj diktaturės sė proletariatit dhe luftės sė klasave, kreu i regjimit bėnte
    thirrje pėr njė gjykim objektiv tė romanit qė, sipas tij, nė tėrėsinė e vet, ėshtė njė vepėr
    pozitive dhe pse ka ndonjė pjesė qė duhet korrigjuar. Nga ky moment pastaj ėshtė
    fashitur si me komandė (nuk kishte si tė ndodhte ndryshe) zhurmnaja e jashtėzakonshme
    qė kishte shpėrthyer pėr muaj me radhė qė nga botimi i “Dimrit tė vetmisė sė madhe”.


    Me kėtė sjellje tė ēuditshme Hoxha, si rrallėherė tjetėr, zinte nė befasi jo vetėm
    kritikėt e Kadaresė, por edhe vetė bashkėpunėtorėt e afėrt tė tij, madje edhe krahun
    liberal tė tyre. “Kthesa”, “mėshira”, apo “zemėrgjerėsia” e udhėheqėsit, pėr kėta tė fundit,
    tingėllonte sa e pashpjegueshme, aq edhe tronditėse. Sidoqoftė, falė “bekimit” tė tij nga
    ajo foltore partie nė Elbasan, “Dimri i vetmisė sė madhe” u shit nė pak ditė 25 mijė kopje
    dhe u rihodh vrullshėm nė treg nė formėn e “Dimri i madh”, qė nė tėrėsi s’ndryshonte
    gjė nga varianti i parė, me ndonjė korrektim tė pjesshėm qė pretendonte reflektimin
    ndaj vėrejtjeve tė adresuara nga “masat punonjėse” dhe “klasa punėtore”.
    Precedenti i krijuar me ndėrhyrjen e njeriut mė tė fuqishėm tė Shqipėrisė komuniste,
    pėrveē paqartėsive, linte dhe njė shije tė pakėndshme te nostalgjikėt e regjimit, por
    jo vetėm. Fantazia e tyre, as atėherė e as mė vonė, nuk mund tė shkonte tek arsyet
    qė e detyronin idhullin e tyre shpirtėror tė bėnte njė lėshim tė tillė, kur pėr gjėra shumė
    mė tė vogla ishte treguar i pamėshirshėm.
    Nė fakt, motivet e vėrteta qė e shtynė Hoxhėn t’i hapte rrugėn “Dimrit tė vetmisė…” kanė
    preokupuar debate tė shumta, madje deri nė ditėt tona. Studiues e kritikė tė njohur vendės
    dhe tė huaj, kanė hedhur hipoteza tė ndryshme nė pėrgjigje tė “pse”-ve tė forta pėr kėtė
    sjellje tė veēantė tė Hoxhės. Ndėrhyrja e tij pėr tė shuar zėrat kundėr “Dimrit…” pėr pjesėn
    mė tė madhe tė tyre ka tė bėjė me profilin e Hoxhės si personazh kryesor i veprės, madje nė
    njė sfidė historike, siē vlerėsohej asokohe divorci me Moskėn.
    Ndalimi i romanit, sipas tyre, do tė fashiste imazhin e heroit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė nė
    pėrballjen e jashtėzakonshme me revizionistėt sovjetikė. Kjo pėr Hoxhėn e joshur nė kėtė rast
    edhe nga shfaqja pėr herė tė parė nė njė vepėr letrare, merrte rėndėsi tė dorės sė parė.
    Ka studiues tė tjerė qė qėndrimin e diktatorit ndaj Kadaresė e lidhin me popullaritetin e kėtij tė fundit nė Perėndim.
    Njė qėndrim sfidues ndaj tij, do ta vinte udhėheqėsin pėrballė reagimit tė perėndimorėve
    qė ishin tejet tė ndjeshėm nė kėsi rastesh. Po si e argumentonte Hoxha kundėrshtimin ndaj
    kritikėve qė kėmbėngulnin pėr ta hequr nga qarkullimi “Dimrin e vetmisė sė madhe”.
    Gazeta “Panorama” publikon sot fjalimin e Enverit nė mbledhjen e Byrosė sė Partisė sė Rrethit
    tė Elbasanit mė 15 maj 1973, ku shfaq pėr herė tė parė vlerėsimet e tij pėr romanin e Ismail Kadaresė
    “Dimri i vetmisė sė madhe” dhe njė pjesė tė relacioneve kritike pėr shfaqjet dekadente e antisocialiste
    tė kėsaj vepre adresuar pėr KQ nė pranverė tė vitit 1973…
    DOKUMENTI I PLOTE
    Disa mendime tė shokut Enver mbi romanin e Ismail Kadaresė “Dimri i vetmisė sė madhe” mė 15 maj 1973, gjatė pushimit pas seancės sė dytė tė mbledhjes sė Byrosė tė KP tė rrethit tė Elbasanit. Gjatė seancės sė dytė tė mbledhjes sė KP, kandidati i KQ, Hajredin Ēeliku, qė merrte pjesė nė kėtė mbledhje, preku nė diskutimin e tij ēėshtjen e vėrejtjeve e kritikave qė po bėhen nga masat rreth romanit tė fundit tė shkrimtarit Ismail Kadare, “Dimri i vetmisė sė madhe”, disa nga tė cilat janė botuar dhe nė shtyp. Nė pushimin qė u bė, shoku Enver dha mendimet e mėposhtme mbi vlerėn e kėtij romani.
    ENVER HOXHA: Shumė nga ju e kanė kėnduar romanin e Ismail Kadaresė “Dimri i vetmisė sė madhe”. Lidhur me kėtė dhe meqenėse kjo ēėshtje u ngrit nė mbledhje nga shoku Hajredin Ēeliku, unė doja tė thoja sė pari atė qė Partia, me njerėzit dhe anėtarėt e saj, duhet tė jetė kurdoherė e matur, nė mėnyrė qė ēdo gjė ta gjykojė me kujdes, drejt dhe me objektivitet.
    Kėshtu duhet tė gjykojmė ne edhe shokun Ismail Kadare si shkrimtar, si dhe veprėn e tij tė fundit. Ismaili ėshtė njė shkrimtar me talent. Si nė veprat e tjera qė ka shkruar gjer tani, edhe nė romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” ka anė tė mira pozitive, natyrisht nė to gjen edhe pjesė tė dobėta, qė janė pėr t’u kritikuar dhe korrigjuar. Prandaj pėr tė dhėnė njė gjykim tė drejtė e objektiv tė veprės sė tij tė fundit, ashtu si kurdoherė, edhe nė rastin konkret, duhen parė tė dy anėt e medaljes, nė mėnyrė qė kritika qė i bėhet tė mos jetė e njėanshme. Duhet gjykuar pra si puna dhe veprimtaria e shokėve tė ndryshėm, qė nė aktivin e tyre kanė anė tė mira, por qė nė punė bėjnė edhe ndonjė gabim. Edhe ne vetė kur bėjmė ndonjė raport, marrim mendimet e kolektivit, mbi tė cilat bėjmė korrigjimet e nevojshme nė boshllėqet e punės sonė, ua japim pėrsėri masave, qė bėjnė dhe ato vėrejtjet e tyre dhe sė fundi bėjmė korrigjimet pėrfundimtare.
    Sipas mendimit tim personal, romani “Dimri i vetmisė sė madhe” ka njė kapitull tė rėndėsishėm qė pėrbėn pjesėn kryesore tė veprės. Kjo ėshtė lufta qė ka bėrė Partia kundėr revizionistėve sovjetikė. Kėtė pjesė unė mendoj se autori e ka trajtuar mirė, e ka shkruar nė mėnyrė artistike, jo me himne e plot mburrje, por nė bazė tė realitetit.
    Sigurisht lufta pėr tė cilėn flet nė romanin e tij Ismail Kadareja pėrfaqėson vetėm njė periudhė, ajo nuk pėrfaqėson tėrė luftėn e gjatė qė ka bėrė Partia qė nė fillim kundėr revizionizmit modern, siē mund tė pretendojnė disa. Duhet pasur parasysh se kundėr revizionistėve sovjetikė Partia jonė e ka filluar luftėn qė pas vdekjes sė Stalinit. Ju kėtė nuk e dini, kėtė as Ismaili nuk e di, por e di Byroja Politike dhe Komiteti Qendror. Udhėheqja e Partisė sonė ka qenė prej kohėsh thikė mė thikė me klikėn e Hrushovit.

    Parullat “Rroftė Bashkimi Sovjetik” dhe tė tjera si kjo hidheshin nga Partia, por brenda e dinim se ēfarė bėnin revizionistėt sovjetikė dhe si qėndronim ne. Prandaj kryesorja, qė nuk duhet harruar nė kėtė vepėr, ėshtė kjo luftė.
    Disa thonė se nė roman del si ēėshtje kryesore mosdhėnia e bukės, e grurit nga ana e hrushovianėve, por nuk ėshtė kėshtu, gjė qė kuptohet, po tė kėndohet me kujdes teksti. Ne nuk grindeshim me revizionistėt vetėm pėr ēėshtjen e grurit, kundėrshtimet i kishim nė radhė tė parė pėr ēėshtje ideologjike, megjithėqė edhe ēėshtja e grurit, e marrė veēas, nuk ėshtė diēka e vogėl.
    Pėrkundrazi, nė atė kohė edhe ajo ishte njė ēėshtje e madhe, se pėrbėn fillimin e bllokadės nga ana e revizionistėve qė pėrpiqeshin tė mposhtnin Partinė tonė dhe pėr kėtė mundoheshin me tė gjitha mėnyrat qė tė nxisnin popullin tonė pėr t’u ngritur kundėr saj. Nė atė kohė vetėm pėr 15 ditė kishim bukė pėr popullin.
    Kėtė gjendje tė rėndė e dinte mirė klika e Kremlinit, prandaj ajo u pėrpoq qė ta shfrytėzojė me ēdo mjet pėr tė arritur qėllimet e saj armiqėsore kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe Partisė sonė tė Punės. Por siē dihet, ajo dėshtoi me turp. Pikėrisht kėtė ēėshtje Ismaili e ka ngritur nė njė nivel mjaft tė mirė si artist. Nė roman ai ngre edhe kundėrshtime tė tjera qė kemi pasur ne me revizionistėt sovjetikė, si atė tė bazės sė Vlorės etj.
     Tė gjitha kėto ngjarje si shkrimtar Ismail Kadareja i ka vėnė nė njė ambient tė caktuar shoqėror dhe tamam kėtu ka vend pėr t’i bėrė atij kritika, pse ka gjėra qė nuk shkojnė, qė nuk pėrfaqėsojnė si duhet realitetin tonė shqiptar. Ėshtė fakt se nė atė kohė, pati disa elementė tradhtarė qė zhvilluan aktivitet kundėr Partisė, bile deri anėtarė tė Byrosė Politike e tė Komitetit Qendror si Liri Belishova e Maqo Ēomo, si dhe Koēo Tashko e tė tjerė.
    Thurjen e gjithė kėtyre ngjarjeve, ē’ėshtė e drejtė autori duhet ta ndėrtonte nė njė ambient shumė revolucionar, ku tė delte mirė nė dukje vendosmėria dhe fryma e pamposhtur luftarake e popullit tonė nė atė kohė. Ēėshtja nuk qėndron tek ajo pse u nda apo pse nuk u bashkua Besniku me Zanėn, por nė roman ka vend qė tė hiqen disa gjėra tė tepruara, siē ėshtė midis tė tjerash edhe ai i njė grupi tė rinjsh qė kryejnė akte vagabondazhi.
    Prandaj edhe unė mendoj se ka vend pėr t’i bėrė kritikė romanit, po kėto duhet tė jenė tė tilla qė tė mos e thyejnė autorin, t’i bėhen nė mėnyrė shoqėrore qė ta ndihmojnė pėr ta pėrpunuar mė mirė botimin e ri. S’duhet harruar me kėtė rast edhe ēėshtja qė midis shkrimtarėve ka disa qė kanė smirė, kur ndonjė shoku i tyre, bėn diēka pozitive dhe duan ta denigrojnė. Kėta e kemi pėr detyrė t’i korrigjojmė dhe t’i vėmė nė rrugėn e drejtė.
    vazhdon.....posti tjeter
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Zbulohet letra pėr Enverin: Kadare i influencuar nga revolucioni seksual.

    Me sa e njoh unė, Ismaili, si njeri i zgjuar, i pranon vėrejtjet dhe kritikat konstruktive qė i bėhen dhe kam besim se do t’i realizojė ato. Tani ai ėshtė duke bėrė stazhin e kandidatit tė Partisė nė uzinėn “Traktori”, do tė reflektojė mbi tė metat e dobėsitė e romanit dhe do t’i ndreqė. Por tė mbahet parasysh se me gjithė tė metat qė vihen re, kėto nuk mund tė ulin vlerėn pozitive tė veprės, e cila e paraqet drejt e realisht luftėn e popullit, luftėn parimore qė ka bėrė Partia jonė kundėr tradhtarėve tė marksizėm-leninizmit e qė nuk ėshtė diēka e izoluar.
    Rėndėsi tė dorės sė parė nė roman ka qėndrimi i Partisė sonė nė Moskė, qė aty ėshtė paraqitur mirė dhe pikėrisht kjo si pjesa mė e rėndėsishme duhet vėnė nė dukje qė nė fillim, pastaj mund tė flitet pėr anėt e tjera, pėr dobėsitė e veprės. Kjo anė duhet pasur mirė parasysh, pse pikėrisht armiqve tanė revizionistė u intereson shumė dhe dėshirojnė qė ky roman qė demaskon qėndrimet e tyre, tė hiqet nga qarkullimi dhe ca mė mirė u intereson qė tė jemi ne ata qė tė themi nuk bėn dhe ta hedhim nė ujė.
    Revizionistėt sovjetikė pikėrisht kėtė duan, pse ēėshtja thelbėsore e kėsaj vepre ėshtė lufta qė ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė Partia jonė kundėr tyre, gjė qė nė roman del mirė. Po ta bėjmė ne kėtė, revizionistėt sovjetikė nuk do ta vėnė aspak theksin nė atė qė romanin ne e hoqėm nga qarkullimi pėr arsye se nuk u bashkua Besniku me Zanėn dhe pėr ēėshtje tė tjera si kėto tė dorės sė dytė e tė tretė, por do tė flasin me tė madhe pėr atė qė atyre u leverdis aq shumė: Partia e Punės e Shqipėrisė u tėrhoq nga lufta kundėr tyre. Prandaj kritika kundėr tė metave e dobėsive qė ka ky roman duhet bėrė me vend e me mjaft kujdes.
    Unė jam dakord dhe ėshtė e drejtė tė kritikohet Ismaili pėr tė meta e dobėsi si ato qė pėrmban romani i tij dhe qė i vihen nė dukje nga mjaft lexonjės, por gjithashtu jam i bindur se si shkrimtar me talent qė ėshtė ai do t’i ketė parasysh tė gjitha kritikat e drejta qė i bėhen me qėllim konstruktiv dhe do t’i realizojė.
    Kritika i bėn mirė njeriut. Edhe Ismailit, si kujtdo, i bėjnė mirė kėto kritika. Ai si njeri me talent dhe i zgjuar do t’i rregullojė tė metat e romanit, ndėrsa ēėshtja kryesore, qė ėshtė shumė therėse pėr revizionistėt sovjetikė, duhet tė mbetet, tė mos lėvizė as njė ēikė, se ėshtė goditur mjaft mirė. Ismaili nga ana subjektive ka njė stil tė veēantė tė shkruari. Kėshtu, p.sh., kur tregon pėr varrosjen e Nurihanit, ndonjė shkrimtar tjetėr mund ta kishte paraqitur ndryshe ngjarjen, kurse ai vė nė dukje se, nė kohėn qė tė afėrmit e pėrcillnin pėr ta varrosur kėtė bejlereshė, kalon pranė kortezhit funebėr makina e ambasadorit sovjetik.
    Me kėtė ai do tė thotė qė ēėshtja qė pėrfaqėson nė vepėr ky personazh negativ, ambasadori sovjetik, do varroset si Nurihani dhe klasa qė pėrfaqėson ajo. Ose nė Moskė, me tregimin e aviatorit pėr pilotin qė ėshtė vrarė, tė cilit i vė njė buqetė me lule nė varr, Ismaili pėrpiqet tė demaskojė hipokrizinė e revizionistėve duke lėnė me kėtė tė kuptohet se ata kėshtu e kanė zakon tė veprojnė, nga njė anė tė vrasin, pastaj tė vėnė lule. Ky ėshtė stili i tė shkruarit tė tij. Ėshtė gjithashtu i shpejtuar dhe jo i drejtė mendimi i disave qė thonė se Ismaili ėshtė revizionist.
    Po tė qe i tillė, ai nuk mund tė nxirrte drejt luftėn e Partisė sonė kundėr revizionistėve. Duhet pasur pastaj parasysh se nuk ka qenė punė aq e lehtė pėr tė qė ta trajtonte nė mėnyrė tė pėrsosur kėtė temė, e para e kėtij lloji qė trajtohet nė letėrsinė tonė artistike. Pra, ka gjėra qė duhen kritikuar nė roman, sigurisht ku duhet dhe me siguri qė kritika do t’i bėjė mirė autorit, po pjesa kryesore, siē e thashė, qėndron e duhet tė qėndrojė. Si mendoni ju, ėshtė I drejtė ky mendimi im mbi kėtė roman tė Ismail Kadaresė?
    Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i KP Tiranės, Dashnor Mamaqi
    NGA SHKOLLA E PARTISĖ “V. I. LENIN”
    1-Autori shtrembėron tė vėrtetėn historike kur si fillim tė divergjencave tė PPSH me revizionistėt hrushovianė vendos vitin 1960 dhe kur kėto divergjenca i redukton vetėm nė problemet e grurit dhe pėr ēėshtjen nacionale nė pėrgjithėsi. Po ashtu shtrembėrohet e vėrteta mbi domosdoshmėrinė e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike e tė bazės ushtarake tė Vlorės duke i paraqitur kėto si gabim qysh nė krye tė vendosjes sė tyre. 2—Situata e brendshme e vendit, marrėdhėniet shoqėrore e lufta e klasave gjatė periudhės sė bllokadės nuk janė pasqyruar drejt e me vėrtetėsi jetėsore. Atmosfera ėshtė dhėnė e zymtė dhe romanin e pėrshkon njė lloj ankthi ekzistencialist. 3-Lufta e klasave pasqyrohet pa vėrtetėsi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Autori e quan si luftėn mė tė egėr (mė tej se luftėn e klasave) luftėn midis tė aftėve dhe tė paaftėve nė socializėm dhe aq mė keq kur shpreh idenė se konsekuentė dhe triumfatorė janė tė paaftėt. 4-Nė vepėr propagandohet lufta midis brezave. Moto e kėsaj lufte paraqitet egoja, ambicia etj. 5-Pėr sa u pėrket heronjve ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negative janė mė tė shumtė dhe paraqitja e tyre zė vendin kryesor. Pėrfaqėsuesit e brezit tė luftės janė dhėnė nė dekadencė shpirtėrore, fizike e deri psikike. 6-Nė vepėr paraqiten plagė tė tilla shoqėrore si alkoolizmi e prostitucioni, tė cilat nuk kanė qenė e nuk janė karakteristikė e shoqėrisė sonė.


    7-Nė roman ndihet influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e “revolucionit seksual” dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizimi pėr tė cilin flitet nė Perėndim. Tek pėrshkrimet ndihet influencė e surealistėve dhe e dekadentėve tė tjerė. Romani nuk ėshtė shkruar sipas shijes sė publikut shqiptar. Prandaj do tė ishte mirė qė ky roman tė hiqej nga qarkullimi.
    Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i parė i KP tė Elbasanit, Jashar Menzenxhiu 
    NGA KP RRETHI ELBASAN
    1-Nė roman paraqitet njė jetė e zymtė, shqetėsim i madh, pasiguri pas prishjes sė marrėdhėnieve me BS. 2-Jepet ideja sikur ka njė kundėrvėnie pėr disa kuadro tė vjetėr qė shprehet nėpėrmjet personazheve si shefi i kuadrit, veterani Struga, prindėrit e Zanės etj. 3-Bllokada dhe presioni i revizionistėve sovjetikė ndaj vendit tonė minimizohet vetėm nėpėrmjet mosdėrgimit tė sasisė sė grurit dhe nuk shtrihet nė gjithė sektorėt e jetės, nuk del i plotė shkaku i ndarjes sonė, kontradiktat parimore nė fushėn ideologjike. 4-Nė roman ka pjesė qė tregojnė shthurje morale tė rinisė, tendenca feministe etj. 5-Nuk ėshtė ndėrtuar drejt lidhja midis Besnikut dhe Zanės. Pse shkatėrrohet kjo familje, mos ndoshta bėhet aluzion se dimri i vetmisė sė madhe ka arritur edhe nė familjet tona? Akoma mė keq, shkrimtari e fut kėtė vajzė me prejardhje dhe qėndrim tė mirė politik nė marrėdhėnie me njė pjesėtar tė familjes sė deklasuar dhe pėr Besnikun jepet ideja qė shkon pas fustaneve. 6-Nė marrėdhėniet intime midis personazheve bėhen disa krahasime me vend e pa vend, duke pėrdorur shprehje tė tilla si “Mos je nėna e Maksim Gorkit?”, “Mos je Mao Ce Duni qė i di tė gjitha?”, “Kriza e pėrgjithshme kapitaliste” etj. Pėr t’i rritur vlerėn kėtij romani kanė qarkulluar zėra tė papjekur se kėtė roman e ka lexuar dhe aprovuar shoku Enver. Kėto janė disa tė dhėna fillestare dhe tė shkėputura pėr vlerėn e kėtij romani. Mendojmė qė tė analizohet mė thellė pėrmbajtja ideore e tij, sepse kemi mendimin qė nuk ka vlerėn e duhur edukative dhe nuk i pėrgjigjet realitetit nė shumė drejtime. Propozojmė tė hiqet nga qarkullimi. 
    Afrim Imaj 
    Panorama
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Zbulohet letra pėr Enverin: Kadare i influencuar nga revolucioni seksual.

    Nje nga arsyet pse Enveri nuk e persekutoi
    denoi/vrau Kadarene,ishte sepse Enveri e
    pelqente Kadarene si person dhe pelqente edhe
    shkrimet e tij,metaforat e tij shume origjinale
    dhe futuristike.Ne syte dhe mendjen e Enverit Kadareja
    ishte nje intelektual i cmuar inteligjent,
    me shume simpati ne popull dhe shume patriotik.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Zbulohet letra pėr Enverin: Kadare i influencuar nga revolucioni seksual.

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Me sa e njoh unė, Ismaili, si njeri i zgjuar, i pranon vėrejtjet dhe kritikat konstruktive qė i bėhen dhe kam besim se do t’i realizojė ato. Tani ai ėshtė duke bėrė stazhin e kandidatit tė Partisė nė uzinėn “Traktori”, do tė reflektojė mbi tė metat e dobėsitė e romanit dhe do t’i ndreqė. Por tė mbahet parasysh se me gjithė tė metat qė vihen re, kėto nuk mund tė ulin vlerėn pozitive tė veprės, e cila e paraqet drejt e realisht luftėn e popullit, luftėn parimore qė ka bėrė Partia jonė kundėr tradhtarėve tė marksizėm-leninizmit e qė nuk ėshtė diēka e izoluar.
    Rėndėsi tė dorės sė parė nė roman ka qėndrimi i Partisė sonė nė Moskė, qė aty ėshtė paraqitur mirė dhe pikėrisht kjo si pjesa mė e rėndėsishme duhet vėnė nė dukje qė nė fillim, pastaj mund tė flitet pėr anėt e tjera, pėr dobėsitė e veprės. Kjo anė duhet pasur mirė parasysh, pse pikėrisht armiqve tanė revizionistė u intereson shumė dhe dėshirojnė qė ky roman qė demaskon qėndrimet e tyre, tė hiqet nga qarkullimi dhe ca mė mirė u intereson qė tė jemi ne ata qė tė themi nuk bėn dhe ta hedhim nė ujė.
    Revizionistėt sovjetikė pikėrisht kėtė duan, pse ēėshtja thelbėsore e kėsaj vepre ėshtė lufta qė ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė Partia jonė kundėr tyre, gjė qė nė roman del mirė. Po ta bėjmė ne kėtė, revizionistėt sovjetikė nuk do ta vėnė aspak theksin nė atė qė romanin ne e hoqėm nga qarkullimi pėr arsye se nuk u bashkua Besniku me Zanėn dhe pėr ēėshtje tė tjera si kėto tė dorės sė dytė e tė tretė, por do tė flasin me tė madhe pėr atė qė atyre u leverdis aq shumė: Partia e Punės e Shqipėrisė u tėrhoq nga lufta kundėr tyre. Prandaj kritika kundėr tė metave e dobėsive qė ka ky roman duhet bėrė me vend e me mjaft kujdes.
    Unė jam dakord dhe ėshtė e drejtė tė kritikohet Ismaili pėr tė meta e dobėsi si ato qė pėrmban romani i tij dhe qė i vihen nė dukje nga mjaft lexonjės, por gjithashtu jam i bindur se si shkrimtar me talent qė ėshtė ai do t’i ketė parasysh tė gjitha kritikat e drejta qė i bėhen me qėllim konstruktiv dhe do t’i realizojė.
    Kritika i bėn mirė njeriut. Edhe Ismailit, si kujtdo, i bėjnė mirė kėto kritika. Ai si njeri me talent dhe i zgjuar do t’i rregullojė tė metat e romanit, ndėrsa ēėshtja kryesore, qė ėshtė shumė therėse pėr revizionistėt sovjetikė, duhet tė mbetet, tė mos lėvizė as njė ēikė, se ėshtė goditur mjaft mirė. Ismaili nga ana subjektive ka njė stil tė veēantė tė shkruari. Kėshtu, p.sh., kur tregon pėr varrosjen e Nurihanit, ndonjė shkrimtar tjetėr mund ta kishte paraqitur ndryshe ngjarjen, kurse ai vė nė dukje se, nė kohėn qė tė afėrmit e pėrcillnin pėr ta varrosur kėtė bejlereshė, kalon pranė kortezhit funebėr makina e ambasadorit sovjetik.
    Me kėtė ai do tė thotė qė ēėshtja qė pėrfaqėson nė vepėr ky personazh negativ, ambasadori sovjetik, do varroset si Nurihani dhe klasa qė pėrfaqėson ajo. Ose nė Moskė, me tregimin e aviatorit pėr pilotin qė ėshtė vrarė, tė cilit i vė njė buqetė me lule nė varr, Ismaili pėrpiqet tė demaskojė hipokrizinė e revizionistėve duke lėnė me kėtė tė kuptohet se ata kėshtu e kanė zakon tė veprojnė, nga njė anė tė vrasin, pastaj tė vėnė lule. Ky ėshtė stili i tė shkruarit tė tij. Ėshtė gjithashtu i shpejtuar dhe jo i drejtė mendimi i disave qė thonė se Ismaili ėshtė revizionist.
    Po tė qe i tillė, ai nuk mund tė nxirrte drejt luftėn e Partisė sonė kundėr revizionistėve. Duhet pasur pastaj parasysh se nuk ka qenė punė aq e lehtė pėr tė qė ta trajtonte nė mėnyrė tė pėrsosur kėtė temė, e para e kėtij lloji qė trajtohet nė letėrsinė tonė artistike. Pra, ka gjėra qė duhen kritikuar nė roman, sigurisht ku duhet dhe me siguri qė kritika do t’i bėjė mirė autorit, po pjesa kryesore, siē e thashė, qėndron e duhet tė qėndrojė. Si mendoni ju, ėshtė I drejtė ky mendimi im mbi kėtė roman tė Ismail Kadaresė?
    Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i KP Tiranės, Dashnor Mamaqi
    NGA SHKOLLA E PARTISĖ “V. I. LENIN”
    1-Autori shtrembėron tė vėrtetėn historike kur si fillim tė divergjencave tė PPSH me revizionistėt hrushovianė vendos vitin 1960 dhe kur kėto divergjenca i redukton vetėm nė problemet e grurit dhe pėr ēėshtjen nacionale nė pėrgjithėsi. Po ashtu shtrembėrohet e vėrteta mbi domosdoshmėrinė e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike e tė bazės ushtarake tė Vlorės duke i paraqitur kėto si gabim qysh nė krye tė vendosjes sė tyre. 2—Situata e brendshme e vendit, marrėdhėniet shoqėrore e lufta e klasave gjatė periudhės sė bllokadės nuk janė pasqyruar drejt e me vėrtetėsi jetėsore. Atmosfera ėshtė dhėnė e zymtė dhe romanin e pėrshkon njė lloj ankthi ekzistencialist. 3-Lufta e klasave pasqyrohet pa vėrtetėsi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Autori e quan si luftėn mė tė egėr (mė tej se luftėn e klasave) luftėn midis tė aftėve dhe tė paaftėve nė socializėm dhe aq mė keq kur shpreh idenė se konsekuentė dhe triumfatorė janė tė paaftėt. 4-Nė vepėr propagandohet lufta midis brezave. Moto e kėsaj lufte paraqitet egoja, ambicia etj. 5-Pėr sa u pėrket heronjve ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negative janė mė tė shumtė dhe paraqitja e tyre zė vendin kryesor. Pėrfaqėsuesit e brezit tė luftės janė dhėnė nė dekadencė shpirtėrore, fizike e deri psikike. 6-Nė vepėr paraqiten plagė tė tilla shoqėrore si alkoolizmi e prostitucioni, tė cilat nuk kanė qenė e nuk janė karakteristikė e shoqėrisė sonė.


    7-Nė roman ndihet influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e “revolucionit seksual” dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizimi pėr tė cilin flitet nė Perėndim. Tek pėrshkrimet ndihet influencė e surealistėve dhe e dekadentėve tė tjerė. Romani nuk ėshtė shkruar sipas shijes sė publikut shqiptar. Prandaj do tė ishte mirė qė ky roman tė hiqej nga qarkullimi.
    Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i parė i KP tė Elbasanit, Jashar Menzenxhiu 
    NGA KP RRETHI ELBASAN
    1-Nė roman paraqitet njė jetė e zymtė, shqetėsim i madh, pasiguri pas prishjes sė marrėdhėnieve me BS. 2-Jepet ideja sikur ka njė kundėrvėnie pėr disa kuadro tė vjetėr qė shprehet nėpėrmjet personazheve si shefi i kuadrit, veterani Struga, prindėrit e Zanės etj. 3-Bllokada dhe presioni i revizionistėve sovjetikė ndaj vendit tonė minimizohet vetėm nėpėrmjet mosdėrgimit tė sasisė sė grurit dhe nuk shtrihet nė gjithė sektorėt e jetės, nuk del i plotė shkaku i ndarjes sonė, kontradiktat parimore nė fushėn ideologjike. 4-Nė roman ka pjesė qė tregojnė shthurje morale tė rinisė, tendenca feministe etj. 5-Nuk ėshtė ndėrtuar drejt lidhja midis Besnikut dhe Zanės. Pse shkatėrrohet kjo familje, mos ndoshta bėhet aluzion se dimri i vetmisė sė madhe ka arritur edhe nė familjet tona? Akoma mė keq, shkrimtari e fut kėtė vajzė me prejardhje dhe qėndrim tė mirė politik nė marrėdhėnie me njė pjesėtar tė familjes sė deklasuar dhe pėr Besnikun jepet ideja qė shkon pas fustaneve. 6-Nė marrėdhėniet intime midis personazheve bėhen disa krahasime me vend e pa vend, duke pėrdorur shprehje tė tilla si “Mos je nėna e Maksim Gorkit?”, “Mos je Mao Ce Duni qė i di tė gjitha?”, “Kriza e pėrgjithshme kapitaliste” etj. Pėr t’i rritur vlerėn kėtij romani kanė qarkulluar zėra tė papjekur se kėtė roman e ka lexuar dhe aprovuar shoku Enver. Kėto janė disa tė dhėna fillestare dhe tė shkėputura pėr vlerėn e kėtij romani. Mendojmė qė tė analizohet mė thellė pėrmbajtja ideore e tij, sepse kemi mendimin qė nuk ka vlerėn e duhur edukative dhe nuk i pėrgjigjet realitetit nė shumė drejtime. Propozojmė tė hiqet nga qarkullimi. 
    Afrim Imaj 
    Panorama
    Afrim Imaj ka qene sekretari i rinese ne ministrine e mbrojtjes per nderlidhjen.
    Me komunist nuk ka si behet(qe ushtaret i linte ne shi sepse nuk zbatonin detyrat e partise).
    Dhe sot ben analiza.....o tempora o mores.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •