Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2015
    Postime
    1

    Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Pershendetje miq te forumit shqiptar .
    ketu gjej mundesine qe te shpreh problemin tim . Une jam studente , jetoj me familjen ne tr, jam nga tr .
    Une jam e mbyllur , jam e urte ,jam nje vajze si shume vajza te tjera . Problemi im eshte midis shoqeve te mia dhe nje djali qe une dashuroj .
    Kete vit njoha nje djale te cilin e pelqeva qe ne momentin e pare qe e pashe .nuk eshte se jame bukur ,dhe mundesite qe kisha per ti rene ne sy ishin te pakta . aty njoha dhe shoqet e mia . Une nuk kam shoqe nga gjimnazi sepse 3 vitet e gjimnazit qendroja ne banke te para dhe nuk ngrihesha as ne 5 min rrija ne banke ,pas shkolle shkoja direkt ne shtepi ,vendosa qe te mos isha si ne gjimnaz dhe keshtu u miqesova direkt me 2 vajza ,nisa te dilja neper kafe ,tani dal ne kafe cdo dite me to. Ne kete aspekt kam ndryshuar shume .
    Qe ne fillim keto shoqet e mia ju afruan ketij djalit dhe u miqesuan ,meqe une rrija me ato edhe ai u miqesua me mua , nisem te flisnim ,shruanim njeri tjetrit ne fb per ore te tera . shkonim ne kafe cdo dite , ai me shikonte mua si shoqe dhe nisi te me hapej ,po me tregonte shume nga jeta e tij por edhe une gjithashtu . Me shoqet e mia ai nuk fliste me por me mua po .qe ne momentin e pare qe ata nuk flisnin ato me thoshnin mos fol me me ate ,ai eshte keshtu ashtu ,vetem po ma shanin ore e minute. edhe pasi shoqet e mia nuk flisnin me ate ,ne flisnim por me pak ,sepse mua nuk me lejonin shoqet . ne klase i thosha miremengjes dhe muhabet nuk beja dot se shoqet e mia me merrnin me zor dhe dilnim ne pushimin e oreve . prej disa javesh ato e kane permendur ate djalin cdo dite te javes ,cdo veprim qe ai bente ato ma thoshnin donin qe une te largohesha nga ai . shoqet po me benin presion psikologjik qe te mos i flisja , une nuk doja qe ti humbisja shoqet e mia dhe nisa te mbaja anen e tyre . nje dite ky djali me bertete me te drejte ,per shoqet e mia , .ua thashe shoqeve te mia dhe ato me thane qe ai te bertiti dhe ti mos i fol me . nuk po i flisja me ,ai po me kerkonte sqarim qe te flisnim ,me ka kerkuar shume here falje qe me bertiti . u pendua per faktin qe me bertiti dhe une e kuptova por shoqet emia nuk me lejonin qe ti flisja dhe me benin presion. une i fola ,bera muhabet te shkurter por ishte i ftohte me mua por pas ja dy ditesh po me fliste si me pare . shoqet e mia po me thoshnin he u pajtuar ju eeee. ne facebook ,whatcap ,viber me thoshnin fol ti fol me ate por ai do e pesoje .
    Ju thashe ne kafe cfare deshet te thoshit qe do e pesoje . shoqet e mia kane nga 2 velleze secila ,ata erdhen ne kafe dhe me thane nese vazhdon ti flasesh ne do e rrahim dhe do e cojme ne spital.ishim ulur tek lokali afer shkolles , ai po futej ne shkolle dhe njeri prej vellezerve te saj nxori nje doreze hekuri dhe tha ,cohuni se ja tek qenka .
    ju luta duke ju thene qe nuk do i flas me ,dhe u betova.
    Me shoqet e mia jame shume e lidhur ,faktin qe te mos i flas atij me thone ne e kemi per te miren tende ,te duam dhe nuk duam qe ti te lendohesh . une nuk kam shoqe dhe nuk dua ti humbas ato te dyja ,nuk dua ,une i kam pranuar ato edhe pse ato jane xheloze ,inacije .por edhe ato me kane pranuar mua ashtu sic jam por mekusht qe te mos i flas atij djalit .shoqet i kam prezantuar edhe ne familje ,mamja ime u gezua shume qe une kisha shoqe .
    Atij djalit nuki fola per 1 muaj dhe kur i fola i thashe qe ti je cun i mire por nuk dua te humbas shoqet mia per ty ,je nje hic per mua ,atij i dolen lot nga syte ,nuk e desha veten kur i thshe ato fjale .
    ate djalin e mendoj cdo minute ,por nuk i flas dot se shoqet e mia i humbas . nje nga shoqet e mia e kishte takuar ne fshehtesi dhe e kishte kercenuar qe do i sillte vellezrit per ta rrahur nese do me fliste mua. Ai i tha sill vellerzrit kushurinjte e pare e te dyte dhe te gjithe nje nga nje do i hedh ne det .
    Ai me tha mua qe nese ato me kishin bere presion ,ja tregova cdo gje , tani flas me ate por fshehtas ,nuk flas as ne fb ,whatcap sepse keto mi kontrollojne shoqet por ai me merr ne cel dhe flasim ,por fshehtas sepse jam kam keruar une ,me duket si tradheti kjo gje ndaj shoqeve te mia .
    Ato me kane vene kusht ose ne ose ate . por jam shume e lidhur me shoqet i dua si motra . ne rast se une zgjdh djalin ato do dergojne vellezrit qe ta rrahin dhe nuk dua qe ai te lendohet .
    si duhet qe te veproj

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Une te sugjeroj te shruash nje skenar filmi, por jepi me shume ngjyra dhe beje me pak te parashikueshem.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar JuliusB pėr postimin:

    Neteorm (18-05-2015)

  4. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Ato"shoqe" qe te bejne kercenime,presione,shantazh emocional,nuk jane shoqe te verteta.
    Duhet te shkeputesh prej tyre dhe jepi ca kohe vetes deri sa gjerat te qetsohen dhe ato
    te ashtuquajtura shoqe te humbin interesin.Pastaj nese te pelqen lidhu me ate djalin.
    Vellezerit e shoqeve gjej si i kane emrat dhe raportoji ne polici qe te kane bere presion,kercenuar ty dhe ate djalin
    dhe dikush nga policia te jesh e bindur do shkoje ti gjeje ato"trimat" dhe flase me to.
    Ato mund te arrestohen nga policia per kercenim sepse kercenimi eshte i kunder ligjshem.
    Kjo histori nuk me pelqen fare per te vetmen arsye sepse te kane kercenuar,kane kerkuar
    te te kontrollojne jeten, kane kerkuar te te manipulojne
    duke te bere shantazh emocional(emocional blackmail).Ato nuk jane shoqe.Say good bye...
    Qendrimi sjellja dhe presionet e tyre jane komplet bulli,duket qarte qe jane element negativ
    dhe nuk ja vlen te mbash kompani sepse do te te krijojne probleme me serioze ne te ardhmen.
    Shoket shoqet e verteta kurre nuk behen xheloze,kurre nuk te bejne presione,gjithmone kane simpati dhe prirje te perhershme
    per te te ndihmuar.Miqte e vertete te keshillojne nqs dicka nuk u duket e rregullt,apo zgjedhje e mire.
    Miqte edhe shoket mund te futen ne argument per nje ceshtje por ajo qe eshte kryesorja eshte qe gjithmone e ndjen
    nje qellim dashamires dhe pozitiv te tyre mbrapa cdo diskutimi apo argumentin.
    Nqs nje i ashtuquajtur mik/mike duket qarte qe eshte xheloz/e dhe kerkon te te sabotoje kontrolloje shantazhoje ai/ajo nuk eshte mik.
    Duhet te tregohesh shume e vemendshme ndaj ngjarjeve dhe situatave ne jete qe testojne te ashtuquajturat miqesi.
    Ekzistojne situata dhe ngjarje ne jete qe kane nje peshe drame dhe stresi dhe keto situata testojne raportet
    marrdheniet dhe nga ky test realiteti mund te zbulosh se kush jane miq te vertete dhe kush jane pseudo miq.
    Me mire pa miq fare se sa me te ashtuquajtur miq qe te fusin ne bela, apo situata te rrezikshme.
    Ato femrat nuk jane shoqe.Ke rene ne nje shoqeri te gabuar.
    Ato "shoqet" nqs shkeputesh mund te te afrohen te hetojne si eshte puna,pse rri larg nga ato?
    Nuk duhet ti atakosh,sulmosh akuzosh,kritikosh etj pasi do jete levizje shume e keqe taktike
    qe do jete njelloj sikur ti hedhesh zjarrit benzine.Kjo do provokonte sherr te madh dhe lufte.
    Levizja me e mire eshte te gjesh shkaqe objektive,natyrale te besushme qe nuk jane ne doren tende.
    psh Kam shume shume pune ne shtepi,jam perfshire ne nje projekt dhe skam kohe per shoqerira,
    ose jam duke studiuar kam 4 libra per te studiuar kete,ate, skam kohe.
    dhe trego shume takt dhe kujdes qe te mos duket si justifikim per tu larguar.
    Mos u anko per asgje, mos i kritiko, mos i sulmo sepse kjo do provokoje lufte dhe ato kurre nuk do pranojne qe jane gabim.
    Sja vlen te hapesh lufte me akuza dhe argumente.
    Largohu paqesisht dhe me stil.Me vone pasi te jeni te shkeputur per disa jave gjerat do ftohen dhe ato do humbin interesin.
    Good Luck
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 17-05-2015 mė 22:25
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Tani o shoqet kane arsye te forta pse nuk duan qe ti te rrish me te, ose i ke shushka. (Kjo e dyta ka me shume mundesi te jete e duhura). Po ti sic duket nuk e dashke aq fort sa ndikohesh nga shoqet e tua. Po ta doje s'do pyesje as familjen e jo me shoqet.
    Feelings change - memories don't.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    Pėr: Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Mos e merr per ofendim, por duke lexuar shkrimin tend mu ngriten nervat…je vajze e rritur…besoj ne kolegj…dhe besoj ske ndonje moter apo vella.
    Sic shprehesh ti per shoqet e tua eshte e shqetesueshme. Shoqet e tua sjan prinderit e tu apo motrat e tua! Po humbe ato shoqet sdo ishte fundi botes, biles do ishte dicka positive per ty. Si guxojn keto te thon do e rrahin djalin e botes qe mos te te flasi me ty? Ai djal ste ka abuzuar fizikisht qe te merritoj te njejten gje. Sje e vetmia e dashur qe shoqeria apo familia mund mos te pelqej dike qe do ti. NJe shoqe e mire, sadoqe mund mos te aprovoj dike qe do ti, prap do te mbetet shoqia jote.
    Dhe un kam pasur nje shoqe shume te mire ne kolegj. Vajze e mire, dhe shume e dashur. Burrin tim (atehere te dashurin) e morri me inat per nje incident qe ju duk se reagoj keq dhe me tha ai nuk eshte per ty, nuk eshte e pranueshme cfare beri… dhe u be cik xheloze qe shpenzoja me shume kohe me burrin sesa me te etc. Ama kur u martova skishte cfare te thoshte…dhe akoma mbetet nje nga shoqet qe kam respekt dhe me respekton. Duhet te mendosh cfare do ti, jo cfare do bota e dashur. Dhe kushtoji me shume rendesi familijes, se ne fund te fundit, ata do kesh pran nese dicka nuk shkon mire ne lidhjen tende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 19-05-2015 mė 01:56
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Djali qe dua dhe shoqet e mia

    Pse u ngaterruan shoqet e tua me atė ndėrkohė qe e kishin mik dhe pse duan qe ti tė qėndrosh larg tij?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •