Dashuria apo inati, qoftë lumturia apo dhimbja, kanë një esencë të përbashkët me njëra-tjetrën, vijnë tek njeriu nga shoqëria, por dhe nga vetë individi. Dashuria nuk ekziston, ajo është diçka që lind tek njeriu, është një pjellë e mendjes njerëzore. Ajo vjen sipasoj e perceptimeve të jashtme, ngacmimeve të brëndshme dhe sipasoj e kësaj kemi një një ndjenjë që quhet "dashuri". Në një realitet objektiv, nuk ekziston as dashuria dhe as lumturia, as inati dhe as smira. Por ekziston pozitivja dhe negativja. Pra, diferenca midis dashurisë dhe inatit apo urrejtjes, lumturisë dhe dhimbjes është sepse ekziston pozitiviteti dhe negativiteti. Kushdoqoftë qëllimi i kësaj bote, apo i kësaj jete vetëm diçka do të dëshiroja të thoja ; si lumturia, si dhimbja, si urrejtja, si mërzitja etj etj, janë formale. Njerëz formal, ndjenja formale, në një realitet të ndërtuar nga shoqëria, mbi formalitet.
Krijoni Kontakt