Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Servet Pëllumbi: “Partia e Gjinushit dhe Godos dolën nga zyrat e PPSH”

    Emri:  saervet-1024x795.jpg

Shikime: 1049

Madhësia:  27.8 KB

    Servet Pëllumbi: Partitë e Gjinushit dhe Godos kishin dalë nga zyra e PPSH

    Nga: Servet Pëllumbi*

    Një debat mes Stalinit dhe Enver Hoxhës për bor- gjezinë tregtare dhe ne-vojën që ka Shqipëria për të, themelimi i Partisë Demokratike dhe mbledhja e Alisë për të futur njerëzit e vet aty, partitë e tjera dhe mundësia e ndërhyrjes së shërbimeve sekrete, prapaskenat e 20 shkurtit dhe zgjedhjet e para pluraliste, janë pjesët që “GSH” boton sot nga libri më i ri “Përmbysja e ‘komunizmit'” (Botime UET PRESS). Servet Pëllumbi, ish-kreu i Kuvendit të Shqipërisë, jep kujtimet e veta dhe ndalet në analiza të gjata mbi ato që ndodhën, faktorët që i shtynë ngjarjet, ato që ngjanë pas perdeve, duke hedhur jo pak teori ‘të guximshme’ mbi levat që lëvizën Shqipërinë e 1990-ës, teori që pak pranohen prej protagonistëve.

    Tek ne s’ka pasur parti, por diskutimi i lirë, zgjidhja e problemeve të popullit në rrugë demokratike, në mbledhjet e fshatit, në kuvende, në pleqësi, në oda, etj., është traditë e lashtë. Partia jonë që ushqehet me mençurinë e dijeve dhe mendimit të popullit, e ka ngritur shumë lart këtë traditë. Ajo, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave, në përpunimin e zbatimin e planeve të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit, në diskutimin e çdo problemi që i intereson popullit, e ka bërë metodë të punës së vet. Pra del që s’kemi ç’kërkojmë më tepër! Për më tepër që tani këtë gjë, d.m.th., pluralizmin mund ta realizojmë edhe nëpërmjet organizatave dhe shoqatave të ndryshme, siç janë Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Gruas, Komiteti i Veteranëve të Luftës etj. Madje për këtë porosit “prerë”: “Thellimi i vijës së masave, që përbën thelbin e demokracisë sonë socialiste, duhet të jetë në qendër të vëmendjes…”!(AQSH., Fondi 14/AP ou. dosja.1) Në këtë mënyrë, R.Alia, sekretari i parë i PPSH-së, kujtoi se e mbylli, hë për hë, shtegun për krijim partish të pa kontrolluara prej tij.
    Gjithsesi, R. Alia dhe në përgjithësi drejtuesit e lartë të Partisë së Punës dhe të shtetit “komunist”, ende mendonin se mund ta kapërcenin situatën kritike duke bërë vetëm destalinizimin e vendit, disa reforma të pjesshme dhe një lloj demokratizimi. Heqja natën e monumenteve të Stalinit në Shkodër, në qytetin “Stalin”, në hyrje të kombinatit të tekstileve në Tiranë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të ishte një mesazh i qartë edhe për Perëndimin, i cili kërkonte që edhe në Shqipëri të përmbysej “komunizmi” njëlloj si dhe në vendet e tjera ish-socialiste. Veçse kjo duhej të përligjej me një kërkesë nga poshtë, nga demonstruesit! Kuptohet, kjo kishte riskun e vet, se demonstratat nuk i shpëtojnë dot spontanitetit, logjikës së turmës, prandaj demonstruesit nuk është e lehtë t’i komandosh që të mos tregojnë agresivitet, të mos shtrojnë kërkesa për hallet e jetës së përditshme që po bëheshin gjithnjë e më kritike.
    Lidhur me stalinizmin e udhëheqjes së PPSH-së, po hap një parantezë. Ashtu si dhe për çështje të tjera me natyrë parimore, E.Hoxha kishte vetëm një kriter të cilit i qëndroi besnik deri në fund. Për të ia vlente të mbrohej çdo gjë që i shërbente pushtetit të tij. Kur Hrushovi kritikoi kultin e individit të Stalinit, në Kongresin e XX-të (1956), ai pa rrezikun që e kërcënonte, prandaj dhe mbrojtjen e Stalinit e quajti diçka madhore, duke e identifikuar me mbrojtjen e M-L, të revolucionit, të socializmit e komunizmit. Nga këto pozita ai shkroi librin “Me Stalinin” por siç del nga botimi i dokumenteve kohët e fundit, pra dhe e bisedës së plotë të tij me Stalinin janë “harruar” disa “pasazhe të bisedës” lidhur me etapën demokratike që duhej ndjekur edhe nga Shqipëria, si vend i Demokracisë Popullore.
    Sipas dokumentit, Stalini pyet: A ka në Shqipëri borgjezi tregtare kombëtare? E.Hoxha përgjigjet: Në Shqipëri ka borgjezi tregtare, por ajo s’ka as fabrika, as dyqane, as shtëpi. Të gjitha këto asaj i janë marrë. Pas kësaj Stalini vëren dhe sugjeron: Kjo s’është gjë e mirë. Borgjezia kombëtare do të mund të ndihmonte për të prodhuar disa mallra dhe për të bërë një farë tregtie, deri sa të forcohet shteti, sidomos nëse ndërmjet kësaj borgjezie tregtare kombëtare ka elementë, të cilëve u dhimbset liria dhe pavarësia e Shqipërisë. Të tillë elementë patriotikë ndërmjet borgjezisë duhen shfrytëzuar dhe jo larguar. (Dhe i sjell shembullin e praktikës së Kinës veriore, se e tërë Kina u shpall RP më 1949). Kjo mbase ishte dhe një autokritikë e vetë Stalinit. Më 1924 vdiq Lenini dhe bashkë me të edhe Politika e Re Ekonomike (Nep-i). Stalini zbatoi edhe më tej një variant të “Komunizmit të luftës”. Tani që kishte përfaqësuesin e një vendi të varfër, të prapambetur (si një mikro-Rusi e viteve 1924), i kujtohet dhe i sugjeron E.Hoxhës një lloj Nep-i me emrin “demokraci popullore”. Por E.Hoxhës, me sa duket i pëlqente ç’kishte bërë Stalini dhe jo ç’kishte menduar Lenini para se të vdiste! (“Biseda sekrete e Stalinit me E.Hoxhën, 23 mars 1949. Europa Lindore në dokumentet e arkivave ruse, vëllimi 2-të)

    THEMELIMI I PD DHE PARTIVE TË TJERA

    Një tjetër pamje në linjë partie. Më 19 dhjetor 1990, Ramiz Alia thirri sekretarët e parë. Që në fillim u tha: E dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Ajo parti është djall që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot. Të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet në mes të natës, me fshehtësinë më të madhe. Do t’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër e Partisë së Punës…!
    Në një atmosferë të tillë politike, me fillimin e vitit të ri 1991, nisi rrugën e vet krijimi i partive politike njëra pas tjetrës. Më 10 janar 1991, u themelua Partia Republikane me nismëtar Sabri Godon; Partia ekologjike me nismëtar Namik Hotin; Partia Socialdemokrate me nismëtar Skënder Gjinushin; Partia e Unitetit kombëtar me nismëtar Idajet Beqirin. Flitej se këto parti kishin dalë nga zyra e KQ të PPSH-së, por njerëzit përgjithësisht, sikur e mirëkuptonin një gjë tillë me arsyetimin popullor: “T’u shohim punën dhe jo gunën”! Në të vërtetë, ky proces kishte një domethënie të madhe. Ajo në substancë përbënte enigmën e krijimit “të skalionit të parë katovicist”, të grupit potencial pushtetmbajtës, thënë ndryshe, të forcës kryesore opozitare, e cila për shumë vite do të zëvendësonte “partinë në pushtet”, do të qeveriste vendin. Këtu nuk përjashtohet as ndërhyrja e shërbimeve sekrete të huaja e në radhë të parë të atyre që e kanë pasur historikisht “merak” çështjen se kush e qeveris Shqipërinë.
    Pjesë e këtij procesi fillimisht ishte “kontrolli” mbi ecurinë e krijimit të partive të reja. Normalisht do të duhej filluar me ndryshimin e qeverisjes dhe me dorëheqjen e R.Alisë, por nuk ndodhi as njëra as tjetra, me arsyetimin se pas një muaji ishin caktuar zgjedhjet politike. Partitë e porsa krijuara, ashtu si dhe Partia Demokratike, u deklaruan si opozitë e Partisë së Punës dhe ishin nën një presion të fortë nga poshtë, nga anëtarët dhe simpatizantët që nxituan t’i mbështetin. Kjo prirje disi revanshiste, binte më tepër në sy tek Partia Demokratike, e cila duke filluar nga 5 janari 1991, botonte edhe gazetën e vet “Rilindja Demokratike” (RD).
    Fryma “disi revanshiste” kishte shpjegimin e vet. Së pari, ajo dukej si diçka ekzistenciale për partitë e reja në raport me PPSH-në, parti me stazh 50 vjeçar, që kishte pushtet, bazë sociale e struktura të ngritura. Bie fjala, që më 26 dhjetor, PP i kishte shqyrtuar në Byronë Politike kandidaturat për deputetë; së dyti, diktohej nga vonesa e theksuar për pranimin e pluralizmit partiak dhe mos shoqërimi i tij me ndryshimin e formës së qeverisjes; së treti, nga fakti që Partia Demokratike, e para parti opozitare në vend, që kur ishte ende në proces organizimi, i duhej të përgatitej me urgjencë, si për shtrirjen në tërë vendin dhe ngritjen e degëve në qytetet kryesore, ashtu dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Madje, pretendonte që t’i fitonte ato meqë koha dhe mbështetja e Perëndimit e favorizonte.
    U pa qartë se “maturia” e treguar nuk e kishte evituar spontanitetin që përsëri kishte mbetur në duart e “rrugës” dhe të një antikomunizmi inatçor. Më 7 shkurt 1991, Berisha në “Zëri i Amerikës”, për të përligjur strategjinë e rrugës, foli për një grusht shteti në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 9 shkurt 1991, në Durrës, sidomos në rrugën e portit, në përpjekje për eksod masiv u plagosën 35 policë dhe u arrestuan 42 veta; u thyen xhama institucionesh dhe dyqanesh, u vodhën lokale. U përdorën parullat: “Komunizmi mbaroi”, “Poshtë qeveria”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, “Enver Hitler” etj. (Zëri i Popullit, “Trazime në Durrës”, 10 shkurt, 1991).
    Më 13 shkurt, në Kavajë u dogj një depo artikujsh industrialë dhe pajisjesh shtëpiake. Më 18 shkurt 723 studentë u ngujuan në grevë urie në qytetin “Studenti”, kurse më 20 shkurt u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës. Ngjarje të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën.
    Ndërkaq, artikulohej jo vetëm në RD, por dhe në intervista, sidomos në “Zëri i Amerikës” se ndryshimi i pritshëm i sistemit politik në Shqipëri, nuk mund të bëhej e as të pritej si dhuratë e “Nomenklaturës komuniste” dhe e PPSH-së, që kishte përgjegjësi direkte për dështimin dhe gjendjen e mjeruar ekonomike dhe që nuk kishte krijuar kurrfarë besimi te faktori ndërkombëtar, rreth mundësisë së një rotacioni të shpejtë të pushtetit. Madje, në logjikën e fushatës elektorale udhëheqja e partisë në pushtet dhe kandidatët për deputetë të PPSH-së dhe levave të saj, nxitnin armiqësinë me partitë e reja politike, që do të ballafaqoheshin për herë të parë me elektoratin (fillimisht zgjedhjet ishin caktuar për më 10 shkurt 1991). Me fjalë të tjera, vendi po kalonte situata tepër të vështira, sepse dominimi gati 50 vjeçar i komunistëve nuk mund të menaxhohej lehtë, aq më pak të fshihej nga vetëdija e njerëzve me një vendim që njihte të drejtën për krijimin e partive të tjera pretendente për të marrë së shpejti pushtetin.

    20 SHKURTI

    Ishte data 20 shkurt. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Ndërrimi i sistemit, doemos, si hap të parë e të rëndësishëm do të kishte rënien e ideologjisë, të simboleve dhe “udhëheqësit të madh” Enver Hoxhës. Ramizi, për këtë, siç më tha në konfidencë i mençuri dhe kurajozi Sofo Lazri, që bënte pjesë në “grupin e Ramizit” (me Sofon gjatë 5 vjetëve 1977-82 kur punova në aparatin e KQ, i kishim zyrat ngjitur dhe diskutonim shpesh), përgatiti vetë gjithçka, me njerëzit e tij të besuar edhe “nga krahu tjetër”.
    Më datën 20 shkurt, pritej të zhvillohej demonstratë e madhe nën drejtimin e Partisë Demokratike që do të synonte të pushtonte ndërtesat e institucioneve qendrore, përfshi dhe KQ të PPSH-së dhe më pas të rrëzonin dhe monumentin e Enver Hoxhës! Një lloj si dhe në raste të tjera të ngjashme, R.Alia lajmëron mbledhje urgjente të KQ të Partisë. Dhe këtu vihet në veprim Katovica ramiziste! Hap mbledhjen, paraqet rrezikun, i vjen shënimi nga sekretari për avancim të situatës së rrezikshme, kërkon mendim ç’të bëjmë, hidhen të parët ekstremistët e thonë: Të mbrohet monumenti, të qëllohet mbi demonstruesit…Pa mbaruar mirë fjalën ata që thonë: “o sot o kurrë”!, vjen shënimi tjetër “Ra monumenti!”. R. Alia i pezmatuar u deklaron: “I dhashë urdhër Hekuranit të qëllonte, por ai nuk e zbatoi, se tha “nuk qëllohet mbi popullin”!
    Një taktikë të tillë të R. Alisë, që shprehte frikë e pasiguri, sepse gjithnjë ka qenë vetëm zbatues i “mësimeve e porosive të Enver Hoxhës”, e pohon Guro Zeneli, sekretar për shumë vjet i R.Alisë. “Rënia e busteve, shkruan ai për të sfiduar mburrjet e disa “demokratëve”, filloi me heqjen e bustit të Stalinit (Shkodër 14 janar 1990). Busti u hoq natën me urdhrin tonë. Kush mund ta hiqte bustin e Stalinit dhe të Enverit po të mos donim ne?…
    Ata ishin urdhëruar nga udhëheqja. Ramizi e kishte problem, kërkonte që të hiqeshin bustet e monumentet që u kishte ikur koha..”(Guro Zeneli, “Grupi i Ramizit rrëzonte bustet natën me urdhër, ne i qanim ditën”. Sot, 15.01.2015). Pra, kështu ndodhi dhe me monumentin e E.Hoxhës. Pjesëmarrësit që s’merrnin vesh nga taktikat “Katovica”, u revoltuan, Nexhmija ngrihet dhe duke qarë thotë: “Sot Enveri vdiq për së dyti”. Në fakt tha një të vërtetë, se ata që e kishin hequr atë nga mendja, natyrshëm, donin ta hiqnin edhe nga sytë!
    Ndërkohë, situata u ndërlikua. R.Alia thirret nga oficerët e Ministrisë së Brendshme për të dhënë llogari! Dhe shkoi menjëherë pa asnjë hezitim, por ua hodhi me disa lot dhe me lojën Ramiz-Hekuran (i dhashë urdhër të qëllonte, por Hekurani nuk e zbatoi!) Të dy të mirë e të larë! Më kritike u bë gjendja në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”, ku pati provokime nga jashtë për t’i detyruar ushtarakët të ngriheshin me armë në dorë për të vendosur një bust të E. Hoxhës, në vendin ku ishte monumenti dhe për të luftuar kundër “forcave të errëta dhe veprimeve të tyre kriminale”. Thirrja e efektivit të shkollave ushtarake prej 7 pikash, kishte karakter ultimativ dhe dukej sikur një “Grusht shteti” ishte në prag. Populli i grumbulluar rreth shkollës dhe në sheshin “Skënderbej” ishte i dyzuar dhe nuk dinte nga vinte “goditja”.
    Demonstrimet në Tiranë vazhduan deri më 23 shkurt. Në sheshin para Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”, pati të shtëna me armë nga tarracat e pallateve, pati të vrarë e të plagosur. Ndërtesat e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Këshillit të Ministrave ishin rrethuar me tanke, gjë që dëshmon për gjendjen tepër të rendë në vend. Në rrethe, bustet e E. Hoxhës u rrëzuan rreth orës 11, gjë që tregonte për veprim të koordinuar nga lart. “Vullnetarët e Enverit”, që krijuan shoqata të posaçme anë e mbanë Shqipërisë, filluan të rivendosin bustet: në Korçë, Fier, në Gjirokastër. Një numër i konsiderueshëm oficerësh të Brigadës së tankeve në Zall-Herr dorëzuan teserat e Partisë së Punës në mënyrë demonstrative, në shenjë proteste pse nuk u mbrojt monumenti! Në disa rrethe si Skrapar, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet…, grupe njerëzish që kërkonin armë. Madje, R. Alia në një moment çekuilibri e paniku, i jep urdhër Ministrit të Mbrojtjes që të ngriheshin në alarm rreth 15 brigada me rezervistë dhe pasi të kompletoheshin, të niseshin drejt Tiranës!

    Zgjedhjet e para pluraliste dhe dalja nga skena e Partisë së Punës

    Në një klimë të tensionuar dhe në një atmosferë konfliktuale e jo në formën e një gare demokratike u zhvillua fushata e zgjedhjeve të para pluraliste. Partitë e reja, ende të pa strukturuara mirë, duhet të zhvillonin fushatën e tyre. Risi ishte edhe fushata që duhet të zhvillonin Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Gruas dhe Komiteti i Veteranëve të Luftës që quheshin subjekte elektorale, por që realisht nuk e ndanin dot veten, pra dhe fushatën nga PP, gjë që “përligjte” juridikisht manipulimin e votës! Në të vërtetë, nuk mund të fshihej që ishte diçka e stisur për të kontrolluar pluralizmin politik.
    Por edhe parti të tjera të formuara, si të “thuash me porosi” (PSD,PE,PUK), më tepër ishin mbështetëse të kandidaturave të PPSH-së. Ballafaqimi i vërtetë pluralist (të paktën në pamje), ishte ai i Partisë së Punës me Partinë Demokratike, që kishte arritur të siguronte mbështetje të fortë politike e financiare nga jashtë. Slogan kryesor, PD kishte përmbysjen e Pushtetit Popullor. Madje me takime, trakte e fletushka edhe trazirat e organizuara nga vetë kandidatët dhe shtabet elektorale të PD-së u faturoheshin organeve të pushtetit dhe strukturave të PP-së. Sali Berisha, reklamohej si politikani energjik dhe me vizion të ri, kurse Ramiz Alia, që kandidonte në lagjen ku “lindi Partia Komuniste Shqiptare”, paraqitej si një politikan që duhet të ikë sa më parë në “pension politik”. Gjë e re për zgjedhësit e mësuar me “votimin unanim”! Entuziazmi i anëtarëve dhe i mbështetësve të Partisë Demokratike ishte shpërthyes, kurse ai i simpatizantëve të PP-së, sidomos në qytete, i vakët, sikur të ndiheshin në faj. Partia Demokratike si risi tjetër përdori gjerësisht krijimin dhe mbështetjen fort nga Sindikata e pavarur, sidomos nga Sindikata e lirë dhe e pavarur e minatorëve të Valiasit e Mushqetasë në Tiranë, si dhe nga degët në rrethe të tjera të ngritura, nga 10 deri në 23 mars 1991. Nuk mungoi në këtë muaj as vënia në kontakt me sindikatat amerikane, nëpërmjet një delegacioni të kryesuar nga Donaldo. Nga pala tjetër, nga partia në pushtet dhe qeverisja e saj pritej që të krijoheshin kushte që zgjedhjet të ishin të lira, të drejta e demokratike. Aq më tepër kur R.Alia, më i pushtetshmi në atë kohë, paraqitej nga propaganda dhe Urian Hip-ët e tij, si “supermeni” që solli demokracinë dhe vendosi pluralizmin në Shqipëri”!
    Gjatë analizës së deritanishme, kam synuar të jem objektiv, të shkruaj mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve, por nuk ndaj mendimin që R.Alia “solli demokracinë dhe vendosi pluralizmin politik në Shqipëri”. Nëse deri në këto zgjedhje mund të përligjej ideja e gradualitetit të ndryshimeve për të “evituar gjakderdhjen”, siç thuhej, pas kësaj ajo rrezikonte të shndërrohej në të kundërtën e vet. Së pari, sepse kjo nuk mund të jetë vepër e një personi sa do i shquar qoftë ai; së dyti, se kështu injorohen lëvizja studentore dhe aksionet e tjera popullore që imponuan ndryshimet; së treti, se ka plot fakte konkrete që R.Alinë e prezantojnë krejt ndryshe: kontradiktor, që bënte lojë të dyfishtë, njeri hije, që mbi gjithçka gjatë ndërrimit të sistemeve vuri ruajtjen e pushtetit dhe të kokës së vet. Në thelb, me zbatimin e “Katovicës”, R.Alia synonte vendosjen e demokracisë komuniste me ngjyra shqiptare!
    Në këtë rrafsh, qëllimisht u fry edhe rreziku i luftës civile, të cilën sipas propagandës së kohës e evitoi vetëm R.Alia. Mendoj se kjo ka qenë tipike e sferës së miteve që thuren për udhëheqës “legjendarë”, pse jo për të fshehur pas kësaj mëkate nga më befasueset. Vetë R.Alia nuk duhej ta pranonte këtë “mit” dhe në shkrimet e daljet e shumta në publik duhej ta kishte denoncuar. Veçoria e proceseve demokratike në Shqipëri ka qenë se elementët e klasave të përmbysura nga komunizmi apo dhe të përndjekurit e të dënuarit politikë, thuajse nuk morën pjesë në mënyrë të organizuar në demonstrata, manifestime apo në rrëzim bustesh e monumentesh të komunizmit, aq më pak në drejtimin e tyre. Vetë populli, punëtorët, rinia studentore, përfshi dhe komunistë u bënë forcë lëvizëse e ndryshimeve në gjirin e të cilëve s’kishte potenciale hakmarrëse të përmasave që mund të çonin në luftë civile. Madje edhe më pas, kur të përndjekurit e të dënuarit politikë u organizuan në shoqata të veçanta, edhe ata asnjëherë s’kanë shfaqur prirje ekstremiste hakmarrjeje politike.

    * Pjesë nga libri “Përmbysja e ‘komunizmit'”

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2015 më 12:23

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Servet Pëllumbi: “Partia e Gjinushit dhe Godos dolën nga zyrat e PPSH”

    Servet Pëllumbi: Eksodi në ’91, Ramiz Alia dha urdhër: Të qëllohet me armë!

    Emri:  servet-pellumbi.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  23.8 KB

    TIRANE- Kur shqiptarët u dyndën të iknin në “eksodin e parë” në vitin 1991, Ramiz Alia dha urdhrin: Të qëllohet me armë. Këtë dhe detaje të tjera të tranzicionit nga komunizmi në pluralizëm i rrëfen profesor Servet Pëllumbi në librin në librin e tij të ri “Përmbysja e ‘komunizmit'” të botuar nga ‘UET PRESS’, pjesë të të cilit po publikohen sot në “Gazeta Shqiptare”.

    DALJA NGA SKENA E PARTISË SË PUNËS

    Gjendja e rënduar ekonomike i detyroi një masë të madhe njerëzish, sidomos nga zonat fshatare, të kërkojnë para zgjedhjeve mundësi e rrugë për të imigruar jashtë. Ishte e qartë se kjo vazhdonte të nxitej edhe nga jashtë, madje edhe duke dërguar vaporë e tragete “si gabimisht”! Në fillim të shkurtit, në shumë rrethe të vendit, u përhap fjala, se “më 9 shkurt”, në portin e Durrësit do të vinin dy tragete të mëdhenj për të marrë e ndihmuar shtetas shqiptarë, për t’i dërguar kryesisht, për të punuar e jetuar në Afrikën e Jugut.

    Që më 8 shkurt, u dyndën në Durrës, mbi 15 mijë persona, kryesisht të rinj, nga rrethet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Lushnjës, Fierit, Burrelit, Dibrës etj. Dhe vërtet, të nesërmen, më 9 shkurt, u dëgjua që herët në mëngjes, një sirenë anijeje. U dëgjuan thirrjet: “Bëhuni gati, erdhën anijet”! Në orën 8, u thye dera e hyrjes në port.

    Trageti i linjës Durrës-Trieste ishte i ankoruar, por kapiteni deklaroi se ka marrë urdhër të ikë bosh dhe u nis. Megjithatë, njerëzit prisnin… Filloi sulmi mbi anijet nëpër porte, në Durrës, Vlorë e Shëngjin, përfshi dhe ato ushtarake. Madje për largimin me emigrantë të anijes ushtarake nga ishulli i Sazanit, R.Alia urdhëroi: “Të qëllohet me armë”. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhte, se urdhrat e tilla të Ramizit, dihej që ishin fiktive, sa për të kaluar radhën, “pikun” e ngjarjeve.

    Kësaj here, Vlora u bë epiqendra e eksodit… Po në ishullin e Sazanit, më 2 mars 1991, u rrëmbye peshkarexha “Namik Osmani” dhe shkoi në Brindisi me emigrantë. Më 4 mars 1991, nga Pashalimani u largua anija cisternë “e rrëmbyer”; më 4 mars, rimorkiatori “Kozma Nushi” po ashtu shkoi në Brindisi. Varka e trape filluan të sajohen… Anijet shkonin e vinin në Itali “si të ishin autobusë urbanë! Askush nuk i ndalonte anijet për të shkuar në Itali dhe askënd nuk e ndalonte kush! Liri e plotë anarkike! Një eksod që përfshiu kryesisht jugun me kryeqendër Vlorën, që dukej se ishte i paramenduar dhe i organizuar për të ikur sa më shumë “votues”, në prag të zgjedhjeve të 31 marsit 1991.

    Mendja më skeptikët i çonte përsëri te R.Alia! Për më tepër, që dhe në sferat e larta të pushtetit flitej për marrëveshje të fshehta që implikonin dhe vizitat e Peres De Kuelarit, të një viti më parë. Kjo u provua konkretisht: sapo u plotësua numri i emigrantëve sipas marrëveshjeve, eksodi u ndërpre me forcë nga Italia, Franca etj., dhe u vendos të mos pranohen më emigrantë, as nga deti, as nga toka” prej Shqipërie”. Nga Italia, madje, u kthyen dy avionë ushtarakë me 600 persona. Gjatë analizës së deritanishme kam synuar të jem objektiv, të shkruaj mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve, por nuk ndaj mendimin që R.Alia “solli demokracinë dhe vendosi pluralizmin politik në Shqipëri”. Nëse deri në këto zgjedhje mund të përligjej ideja e gradualitetit të ndryshimeve për të “evituar gjakderdhjen”, siç thuhej, pas kësaj ajo rrezikonte të shndërrohej në të kundërtën e vet. Së pari, sepse kjo nuk mund të jetë vepër e një personi sa do i shquar qoftë ai; së dyti, se kështu injorohen lëvizja studentore dhe aksionet e tjera popullore që imponuan ndryshimet; së treti, se ka plot fakte konkrete që R.Alinë e prezantojnë krejt ndryshe: kontradiktor, që bënte lojë të dyfishtë, njeri hije, që mbi gjithçka gjatë ndërrimit të sistemeve vuri ruajtjen e pushtetit dhe të kokës së vet.

    Në thelb, me zbatimin e “Katovicës”, R.Alia synonte vendosjen e demokracisë komuniste me ngjyra shqiptare! Në këtë rrafsh, qëllimisht u fry edhe rreziku i luftës civile, të cilën sipas propagandës së kohës e evitoi vetëm R.Alia. Mendoj se kjo ka qenë tipike e sferës së miteve që thuren për udhëheqës “legjendarë”, pse jo për të fshehur pas kësaj mëkate nga më befasueset. Vetë R.Alia nuk duhej ta pranonte këtë “mit” dhe në shkrimet e daljet e shumta në publik duhej ta kishte denoncuar. Veçoria e proceseve demokratike në Shqipëri ka qenë se elementët e klasave të përmbysura nga komunizmi apo dhe të përndjekurit e të dënuarit politikë, thuajse nuk morën pjesë në mënyrë të organizuar në demonstrata, manifestime apo në rrëzim bustesh e monumentesh të komunizmit, aq më pak në drejtimin e tyre. Vetë populli, punëtorët, rinia studentore, përfshi dhe komunistë u bënë forcë lëvizëse e ndryshimeve në gjirin e të cilëve s’kishte potenciale hakmarrëse të përmasave që mund të çonin në luftë civile. Ndërkaq, R.Alia as në funksion të zgjedhjeve të para pluraliste nuk dëshmoi për ndonjë kujdes të veçantë, për t’i lehtësuar rrugën demokracisë pluraliste. Po e konkretizoj me disa veprime që u bënë në funksion të fitores me çdo kusht të PPSH-së në zgjedhjet e 31 marsit 1991.
    Po rreshtoj disa shkelje që ai që “solli pluralizmin politik”, nuk duhej t’i kishte lejuar.
    1. Në ndarjen e zonave elektorale, u përdor varianti që ka marrë emrin “Salamandra”, d.m.th, caktimi i zonave elektorale jo sipas numrit të votuesve, por sipas influencës dhe mbështetësve të PP-së;
    2. Për të tërhequr elektoratin e fshatit në ndarjen e tokës bujqësore, u dhanë nga 2 dynymë shtesë dhe u mbyllën sytë ndaj marrjes spontane të bagëtive të kooperativave;
    3. Radio Televizioni Shtetëror, i vetmi në atë kohë, u vu gati tërësisht në funksion të fushatës së PPSH-së dhe të R.Alisë;
    4. Kur R.Alia humbi në kryeqytet (Zona 210) përballë një kandidati të panjohur të Partisë Demokratike, fillimisht u tha në formë thashethemi, se e “ka lënë vetë” për t’u thënë perëndimorëve se demokracia pluraliste po funksionon në Shqipëri dhe se “komunizmi shqiptar” u rrëzua paqësisht me votën e lirë të vetë popullit! Veçse, nuk dihej ende se ç’opinion kishin vëzhguesit e huaj dhe 250 gazetarët e akredituar që kishin ardhur për të përcjellë zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe fitoren e demokracisë edhe në “bastionin e fundit të komunizmit” në Europë. Në këto zgjedhje pluraliste morën pjesë 11 subjekte (prej të cilëve katër ishin organizata shoqërore, leva të PPSH-së), me 1074 kandidatë. Megjithatë për faktorin ndërkombëtar, vëzhguesit dhe gazetarët e huaj, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjyes: 67.60 për qind për Partinë e Punës së Shqipërisë (ose 169 deputetë), për Partinë Demokratike 30 për qind ose 75 deputetë (nga 250 gjithsej) dhe 2 për qind për Organizatën “Omonia” të minoritetit. Pjesëmarrja në votime 98.92 për qind, të kujtonte pa mëdyshje kohën kur vepronte parimi totalitar “Populli voton, qeveria numëron”! Ndërkaq, humbja e R.Alisë në zonën 210 të kryeqytetit, si dhe humbja e PPSH-së në qytetet kryesore dhe shndërrimi i saj në “parti rurale” e alarmuan R.Alinë. Veçanërisht, sapo u mor vesh humbja e tij, u thirr urgjentisht që në orën 08:00 të datës një prill, Plenumi i KQ të Partisë së Punës (taktikë e njohur e përdorur shpesh për të mos mbajtur përgjegjësi mbi vete). Pas kritikave për humbjen në qytetet kryesore të vendit të fituara nga PD, R.Alia iu drejtua posaçërisht “atyre” që nuk bënë të fitonte as Sekretari i parë i partisë në pushtet. “Tirana, me 24 mijë komunistë nuk siguroi dot as fitoren time”, u shpreh ai. Pas kësaj, shtroi çështjen, ç’duhet bërë? Dhe pasuan propozimet, së pari, për rikandidim të R.Alisë në Zonën e Mokrës, ku nuk ishin zhvilluar zgjedhjet për arsye teknike, së dyti, për t’u zgjedhur R.Alia President, së treti, vetë R.Alia i tha Plenumit: “unë do të ngelem Sekretar i Parë i Partisë së Punës, në rast se do të më mbani juve”! Një demokrat i vërtetë e jo një komunist që e koncepton pushtetin si të përjetshëm, në një rast të tillë duhej të jepte dorëheqjen, por u vendos njëzëri zgjedhja e tij President për çka duhesh rregulluar doemos “bilanci i votave” gjatë balotazhit që PPSH të kishte dy të tretat e votave të nevojshme për zgjedhjen e kreut të Shtetit. Ndërkaq, shqetësimi real e më i madh vinte nga terreni. Në Shkodër, edhe pse të gjithë kandidatët e PD-së ishin shpallur fitues, u organizua protesta më e fortë dhe me pasoja të rënda. Fillimisht, reagim masiv para degës së PD për mos dhënien në kohë të rezultateve të votimit, të 31 marsit 1991, shoqëruar me parullat: “Nuk i duam komunistët, jo, jo, jo! “Poshtë PPSH”! “PPSH të japë dorëheqje”, “Shkodra Republikë” etj. Demonstrata, e pesta gjatë një viti, mori përmasa më të mëdha e shpërthyese të nesërmen më 2 prill 1991. Ndryshe nga demonstratat e mëparshme, më 2 prill pati të shtëna me armë që “nuk dihej nga vinin”, përveç atyre të policisë në ajër, që mesa duket ishte urdhëruar nga lart, nga Komandanti i Përgjithshëm, pra nga vetë R.Alia. U përdorën dhe autoblinda për të frikësuar e shpërndarë turmën. Por, demonstruesit qëlluan edhe policinë me dinamit, gurë e armë zjarri dhe u plagosën 13 policë. Nga radhët e demonstruesve u vranë tre veta: 24 vjeçari Arben Broci, inxhinier në fabrikën e cigareve, nismëtar dhe anëtar i PD-së, Bujar Bishanaku, 22 vjeç, i pa punë, anëtar i PD-së dhe Besnik Cepa 29 vjeç, punëtor në NSHRAK. U plagosën 11 demonstrues, ndërsa dhe Nazmi Kryeziu 33 vjeç, që ndërroi jetë në spital nga plagët. Nga ana tjetër u dogj ndërtesa e Komitetit të PP për Shkodrën, u plagos sekretari i këtij komiteti Xhorxhi Grabova dhe u sulmua “Radio Shkodra”…. Masakër e vërtetë. Demokracia pluraliste dhe zgjedhjet e para pluraliste u përgjakën keq! Kjo e thelloi distancimin nga populli të udhëheqjes më të lartë shtetërore që informonte në mënyrë konfuze e kontradiktore. Shkodra në shtetrrethim, nuk lejoheshin drejtues e kuadro të dërguar nga Tirana për të hyrë në Shkodër. Vendi nuk kish çështje më të rëndësishme! Sindikata e pavarur dhe Partia Demokratike, datën 3 prill, ditën e varrimit të demonstruesve të vrarë e kthyen në një demonstrim masiv, në të cilin morën pjesë mbi 30 mijë vetë. Jo vetëm në Shkodër flitej se gjithçka ishte e organizuar nga Partia Demokratike dhe Azem Hajdari, por policisë dhe hetuesisë i mungonin provat… Qarkullonin në nivelet e larta të politikës (R.Alia, F.Nano), versione për t’ua lënë përgjegjësinë policëve të thjeshtë që s’dinin kur përdoren armët dhe tejkaluan kompetencat. Nisi “gara” për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit edhe nga institucionet e rendit dhe hetimit. Nga ana tjetër, drejtuesit e Partisë Demokratike filluan menjëherë ta shfrytëzojnë politikisht 2 prillin, aq sa vetvetiu të shkonte mendja se ishte kurdisur prej tyre apo nga qarqe a forca mbështetëse të tyre nga jashtë vendit, që projektojnë ardhjen e shpejtë në pushtet të forcave opozitare. Grupi parlamentar i PD-së me 75 deputetë nuk mori pjesë në seancën e parë të konstituimit të Parlamentit, u mjaftua me leximin e një deklarate nga kryetari i grupit parlamentar N.Ceka, në të cilën kishte kërkesa ultimative për zbardhjen e vrasjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër dhe akuza direkte për “pushtetin komunist”. Mitingje e manifestime në Lezhë e Shëngjin, që përfunduan me djegie, shkatërrime e grabitje. Parulla: “Të shkatërrojmë komunizmin” (pas kësaj, shkatërrimi i komunizmit mori përmbajtjen: të shkatërrojmë e të rrëmbejmë çdo gjë që është ndërtuar më parë.!!! “Formë e ndarjes me të kaluarën”! Në një atmosferë të tillë konfliktuale, në një parlament të stërmadh me 250 deputetë u miratuan mandatet e deputetëve, u zgjodh kryesia e Kuvendit. Shpejt e shpejt u miratuan nga mazhoranca Dispozitat Kushtetuese që i hapën rrugën R.Alisë për t’u zgjedhur president, që u votua me kandidaturë alternative duke pasur përballë z.Namik Dokle, që edhe ai vetë nuk mund të mos votonte për kandidaturën e R.Alisë! Kryetar i Këshillit të Ministrave u rizgjodh Fatos Nano dhe u bë e qartë, se u sigurua plotësisht vazhdimësia e pushtetit komunist! Ndërkaq, opozita vazhdoi të mos i njohë rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit 1991 dhe as qeverinë e dalë mbi bazën e tyre, duke këmbëngulur: 1. Për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Nano; 2. Për arrestimin e fajtorëve të 2 prillit në Shkodër; 3. Për zgjedhje të reja! ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE, “FITORJA” DHE DALJA NGA SKENA E PARTISË SË PUNËS Në këtë mënyrë, pushteti i dalë nga vota e 31 marsit 1991 nuk solli qetësi dhe as stabilitet në vend. Kërkesat e opozitës shumë shpejt u bënë edhe kërkesë e sindikatave të pavarura, në pararojë të të cilave u vunë minatorët e Valiasit të mbështetur gradualisht nga punonjësit e transportit dhe të degëve të tjera në gjithë vendin. Treqind mijë punëtorë u përfshinë në greva për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së porsa krijuar. R. Alia, në mbledhjen e Byrosë Politike, më 11 prill 1991, do ta pranonte hapur dështimin e socializmit dhe të pushtetit popullor, kurse grevistëve të Valiasit do t’u thoshte: “Grevat janë nga format më demokratike të luftës”. Nën presion u vendos dhe Hetuesia e Përgjithshme për arrestimin e kryetarit të degës së punëve të brendshme Shkodër, Çapajev Taçi, të shefit të policisë Dilaver Popare dhe zëvendës shefit të policisë Gjeli Çela. Megjithatë, vendimet u shtynë se Ministria e Brendshme nuk ishte dakord me që nuk kishte prova. Edhe delegacioni që shkoi në Itali për të marrë filmimin që RAI-Uno i kishte bërë demonstratës së 2 prillit, u kthye “duar bosh”, nuk i dhanë filmimet gjë që shtoi dyshimet. Për pasojë, urdhër arrestet nuk mund të ekzekutoheshin pa prova bindëse. Më 15 prill u vendos ngritja e një komisioni hetimor parlamentar. Me porosi të R.Alisë, në Ministrinë e Brendshme asgjësohen “materialet e parëndësishme” me pretekstin se nuk kanë më vlerë dhe “rëndojnë arkivin”! Në të vërtetë ishte “fshirje gjurmësh” të diktaturës. Rrëmujë institucionale, vendi dukej i lënë në vetërrjedhje. As punohej dhe as prodhohej gjë. Njerëzit filluan të shohin nga ndihmat e Bashkimit Europian që vinin nëpërmjet Italisë, nga “Operacioni Pelikan”. Vendi u paralizua, rendi nuk mund të ruhej më. Madje edhe ndihmat e “Operacionit Pelikan” filluan të pengohen dhe të grabiten. Populli kërkonte zgjidhje, partia në pushtet e kishte ezauruar plotësisht veten. U bënë disa freskime në Byronë Politike duke vendosur jo pa vështirësi daljen në pension të atyre që ishin mbi 60 vjeç, por çdo gjë tjetër ecte për inerci, sipas një vektori përkeqësues. R.Alia, sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese, pasi u zgjodh President nuk mund të ishte as anëtar i PPSH-së, e jo më Sekretar i Parë i saj. Më 4 maj 1991, u zhvillua mbledhja e Plenumit të KQ të PPSH-së që zgjati vetëm 20 minuta, në të cilin R.Alia dha dorëheqjen nga detyra e Sekretarit të Parë të Partisë dhe i kërkoi Plenumit që të merrte vendim lirimi nga detyra, me qëllim “që të mos hyj në historinë e Partisë së Punës si i shkarkuar nga detyra dhe i përjashtuar nga partia”! (AQSH. Fondi 14/ AP ou. dosja 6). Në këtë plenum ceremonial u shty dhe data e Kongresit të PPSH-së për më 10 qershor 1991, në të cilin, siç u kishte thënë R.Alia sekretarëve dhe anëtarëve të Byrosë Politike, “nuk do të ketë ndryshime, por një riciklim”! Këtë e pohuan disa prej tyre në Kongres, duke u thënë të alarmuar delegatëve: “Po ky, na shiti”! Në të vërtetë, ai duke qënë më i aftë dhe më i siguruar, pasi kishte mbështetje të përforcuar nga krushqia me Enverin dhe Nexhmijen, shprehte alergji ndaj udhëheqjes “së vjetër e të paaftë”. Këtë gjeti rastin ta deklaronte edhe në kongres, kur pasi shumica e byroistëve u detyruan të dilnin në tribunë, ku dhe treguan mediokritetin e tyre, R. Alia u tha delegatëve: “Ja me cilët duhej të drejtoja”! Në rrethana të tilla, reformatorë dhe intelektualë brenda PPSHsë kishin filluar të mendonin për alternativat e mundshme të zgjidhjes së problemit, me synim kryesor jo riciklimin, as thjesht reformimin apo demokratizimin e PPSH-së, por nxjerrjen e saj nga skena si një forcë politike që nuk mund t’i përgjigjej as kohës, as luftës politike në kushtet e pluralizmit partiak dhe as problemeve të reja që ishin shtruar përpara vendit. Në këto kushte u ndërmorën dy iniciativa, për të cilat R. Alia në cilësinë e Presidentit “demokrat”, pa dyshim pati rolin dhe meritën e vet prej “lojtari”të shkathët në lojën me dy porta! Është fjala, së pari, për marrëveshjen e partive, e bërë në fillim të qershorit 1991 me propozim të PD-së në opozitë, për dorëheqjen e “qeverisë Nano”, pranimin nga PPSH të ndarjes së pushtetit me parti të tjera dhe kalimin pas disa muajve në zgjedhje të reja të parakohshme. Për të qeverisur deri në zgjedhje, u propozua krijimi i një “Qeverie Stabiliteti” e përbërë nga përfaqësues të pesë partive (disa prej të cilave nuk përfaqësoheshin në Kuvend). Së dyti, të shfrytëzohej kongresi i radhës, i dhjeti, për një “reformim të thellë” të Partisë së Punës, që në të vërtetë çoi në formimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSH), parti me program Socialdemokrat, që pati gradualitetin e vet në strukturimin dhe konsolidimin programor deri në Konferencën e parë të saj (nëntor 1991). Partia Socialiste, si gjithë partitë e tjera të “kohës së pluralizmit”, pa grabitur as emrin dhe as trashëgiminë nga Partia e Punës së Shqipërisë, me shkresën nr.1167, dt.17 korrik 1991 u regjistruar sione për t’ua lënë përgjegjësinë policëve të thjeshtë që s’dinin kur përdoren armët dhe tejkaluan kompetencat. Nisi “gara” për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit edhe nga institucionet e rendit dhe hetimit. Nga ana tjetër, drejtuesit e Partisë Demokratike filluan menjëherë ta shfrytëzojnë politikisht 2 prillin, aq sa vetvetiu të shkonte mendja se ishte kurdisur prej tyre apo nga qarqe a forca mbështetëse të tyre nga jashtë vendit, që projektojnë ardhjen e shpejtë në pushtet të forcave opozitare. Grupi parlamentar i PD-së me 75 deputetë nuk mori pjesë në seancën e parë të konstituimit të Parlamentit, u mjaftua me leximin e një deklarate nga kryetari i grupit parlamentar N.Ceka, në të cilën kishte kërkesa ultimative për zbardhjen e vrasjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër dhe akuza direkte për “pushtetin komunist”. Mitingje e manifestime në Lezhë e Shëngjin, që përfunduan me djegie, shkatërrime e grabitje. Parulla: “Të shkatërrojmë komunizmin” (pas kësaj, shkatërrimi i komunizmit mori përmbajtjen: të shkatërrojmë e të rrëmbejmë çdo gjë që është ndërtuar më parë.!!! “Formë e ndarjes me të kaluarën”! Në një atmosferë të tillë konfliktuale, në një parlament të stërmadh me 250 deputetë u miratuan mandatet e deputetëve, u zgjodh kryesia e Kuvendit. Shpejt e shpejt u miratuan nga mazhoranca Dispozitat Kushtetuese që i hapën rrugën R.Alisë për t’u zgjedhur president, që u votua me kandidaturë alternative duke pasur përballë z.Namik Dokle, që edhe ai vetë nuk mund të mos votonte për kandidaturën e R.Alisë! Kryetar i Këshillit të Ministrave u rizgjodh Fatos Nano dhe u bë e qartë, se u sigurua plotësisht vazhdimësia e pushtetit komunist! Ndërkaq, opozita vazhdoi të mos i njohë rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit 1991 dhe as qeverinë e dalë mbi bazën e tyre, duke këmbëngulur: 1. Për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Nano; 2. Për arrestimin e fajtorëve të 2 prillit në Shkodër; 3. Për zgjedhje të reja!


    ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE, “FITORJA” DHE DALJA NGA SKENA E PARTISË SË PUNËS

    Në këtë mënyrë, pushteti i dalë nga vota e 31 marsit 1991 nuk solli qetësi dhe as stabilitet në vend. Kërkesat e opozitës shumë shpejt u bënë edhe kërkesë e sindikatave të pavarura, në pararojë të të cilave u vunë minatorët e Valiasit të mbështetur gradualisht nga punonjësit e transportit dhe të degëve të tjera në gjithë vendin. Treqind mijë punëtorë u përfshinë në greva për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së porsa krijuar. R. Alia, në mbledhjen e Byrosë Politike, më 11 prill 1991, do ta pranonte hapur dështimin e socializmit dhe të pushtetit popullor, kurse grevistëve të Valiasit do t’u thoshte: “Grevat janë nga format më demokratike të luftës”. Nën presion u vendos dhe Hetuesia e Përgjithshme për arrestimin e kryetarit të degës së punëve të brendshme Shkodër, Çapajev Taçi, të shefit të policisë Dilaver Popare dhe zëvendës shefit të policisë Gjeli Çela.

    Megjithatë, vendimet u shtynë se Ministria e Brendshme nuk ishte dakord me që nuk kishte prova. Edhe delegacioni që shkoi në Itali për të marrë filmimin që RAI-Uno i kishte bërë demonstratës së 2 prillit, u kthye “duar bosh”, nuk i dhanë filmimet gjë që shtoi dyshimet. Për pasojë, urdhër arrestet nuk mund të ekzekutoheshin pa prova bindëse. Më 15 prill u vendos ngritja e një komisioni hetimor parlamentar. Me porosi të R.Alisë, në Ministrinë e Brendshme asgjësohen “materialet e parëndësishme” me pretekstin se nuk kanë më vlerë dhe “rëndojnë arkivin”! Në të vërtetë ishte “fshirje gjurmësh” të diktaturës. Rrëmujë institucionale, vendi dukej i lënë në vetërrjedhje. As punohej dhe as prodhohej gjë. Njerëzit filluan të shohin nga ndihmat e Bashkimit Europian që vinin nëpërmjet Italisë, nga “Operacioni Pelikan”. Vendi u paralizua, rendi nuk mund të ruhej më. Madje edhe ndihmat e “Operacionit Pelikan” filluan të pengohen dhe të grabiten. Populli kërkonte zgjidhje, partia në pushtet e kishte ezauruar plotësisht veten. U bënë disa freskime në Byronë Politike duke vendosur jo pa vështirësi daljen në pension të atyre që ishin mbi 60 vjeç, por çdo gjë tjetër ecte për inerci, sipas një vektori përkeqësues. R.Alia, sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese, pasi u zgjodh President nuk mund të ishte as anëtar i PPSH-së, e jo më Sekretar i Parë i saj. Më 4 maj 1991, u zhvillua mbledhja e Plenumit të KQ të PPSH-së që zgjati vetëm 20 minuta, në të cilin R.Alia dha dorëheqjen nga detyra e Sekretarit të Parë të Partisë dhe i kërkoi Plenumit që të merrte vendim lirimi nga detyra, me qëllim “që të mos hyj në historinë e Partisë së Punës si i shkarkuar nga detyra dhe i përjashtuar nga partia”! (AQSH. Fondi 14/ AP ou. dosja 6).

    Në këtë plenum ceremonial u shty dhe data e Kongresit të PPSH-së për më 10 qershor 1991, në të cilin, siç u kishte thënë R.Alia sekretarëve dhe anëtarëve të Byrosë Politike, “nuk do të ketë ndryshime, por një riciklim”! Këtë e pohuan disa prej tyre në Kongres, duke u thënë të alarmuar delegatëve: “Po ky, na shiti”! Në të vërtetë, ai duke qënë më i aftë dhe më i siguruar, pasi kishte mbështetje të përforcuar nga krushqia me Enverin dhe Nexhmijen, shprehte alergji ndaj udhëheqjes “së vjetër e të paaftë”. Këtë gjeti rastin ta deklaronte edhe në kongres, kur pasi shumica e byroistëve u detyruan të dilnin në tribunë, ku dhe treguan mediokritetin e tyre, R. Alia u tha delegatëve: “Ja me cilët duhej të drejtoja”!

    Në rrethana të tilla, reformatorë dhe intelektualë brenda PPSHsë kishin filluar të mendonin për alternativat e mundshme të zgjidhjes së problemit, me synim kryesor jo riciklimin, as thjesht reformimin apo demokratizimin e PPSH-së, por nxjerrjen e saj nga skena si një forcë politike që nuk mund t’i përgjigjej as kohës, as luftës politike në kushtet e pluralizmit partiak dhe as problemeve të reja që ishin shtruar përpara vendit. Në këto kushte u ndërmorën dy iniciativa, për të cilat R. Alia në cilësinë e Presidentit “demokrat”, pa dyshim pati rolin dhe meritën e vet prej “lojtari”të shkathët në lojën me dy porta! Është fjala, së pari, për marrëveshjen e partive, e bërë në fillim të qershorit 1991 me propozim të PD-së në opozitë, për dorëheqjen e “qeverisë Nano”, pranimin nga PPSH të ndarjes së pushtetit me parti të tjera dhe kalimin pas disa muajve në zgjedhje të reja të parakohshme. Për të qeverisur deri në zgjedhje, u propozua krijimi i një “Qeverie Stabiliteti” e përbërë nga përfaqësues të pesë partive (disa prej të cilave nuk përfaqësoheshin në Kuvend). Së dyti, të shfrytëzohej kongresi i radhës, i dhjeti, për një “reformim të thellë” të Partisë së Punës, që në të vërtetë çoi në formimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSH), parti me program Socialdemokrat, që pati gradualitetin e vet në strukturimin dhe konsolidimin programor deri në Konferencën e parë të saj (nëntor 1991). Partia Socialiste, si gjithë partitë e tjera të “kohës së pluralizmit”, pa grabitur as emrin dhe as trashëgiminë nga Partia e Punës së Shqipërisë, me shkresën nr.1167, dt.17 korrik 1991 u regjistrua nga Ministria e Drejtësisë.

    (ed.me/GSH/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •