Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Ja yjet kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë

    Ja yjet kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë








    Më 7 maj, në stadiumin "Elbasan Arena", në orën 18:00, do të luhet ndeshja e veteranëve Shqipëri-Gjermani. Interesi për këtë takim është i veçantë, pasi Gjermania rikthehet për të luajtur në Shqipëri, pas 14 vitesh, ndonëse kësaj here në një miqësore midis veteranësh të viteve ’80-’90.

    "Ka një interesim të jashtëzakonshëm për ndeshjen, në FSHF kam gjetur mbi 300 kërkesa për të luajtur. Jam habitur, vetëm unë edhe nja 2-3 të tjerë, nuk kishim luajtur me Kombëtaren kundër Gjermanisë. Thuaj shyqyr që ndeshja nuk është në Gjermani, se atëhere nuk do të kishte avion që do të na merrte", ka thënë për "Sportal" tekniku i kësaj Kombëtareje Astrit Hafizi.

    Ai ka rrëfyer se në FSHF janë duke u marrë masat e fundit organizative, në mënyrë që ky takim miqësor, të krijojë një mjedis të hareshëm e festiv.

    "Pasi kemi bërë disa telefonata, kemi hartuar një listë me futbollistë, ku 25 prej tyre do të aktivizohen në këtë miqësore", thotë Hafizi.


    Kombëtarja e kuqezinjve veteranë do të përbëhet nga këta "yje" të futbollit shqiptar:

    Foto Strakosha, Perlat Musta, Blendi Nallbani, Erion Bogdani, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Rraklli, Nevil Dede, Sokol Kushta, Ilir Shulku (?), Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Ervin Fakaj, Arjan Bellai (?), Haxhi Ballgjini, Vasillaq Zëri, Millan Baçi, Kreshnik dhe Geri Çipi, Ylli Shehu, Mirel Josa, Bedri Omuri, Rudi Vata, Afrim Tole, Agustin Kola, Edvin Murati dhe Altin Lala. Trajnerë: Astrit Hafizi dhe Sulejman Demollari.

  2. #2

    Për: Ja yjet kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë

    Biletat për Shqipëri–Gjermani All Stars, ja çmimet






    Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri–Gjermani All Stars, e cila do të zhvillohet në "Elbasan Arena", më date 07 Maj 2015, ora 18.00.

    Pikat e shitjes së biletave për këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit "Elbasan Arena".

    FSHF njofton të gjithë tifozët se, stadiumi "Elbasan Arena" është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë.

    Këto janë masa që Federata ndërmerr në mbrojtje të tifozëve dhe për të ndaluar të gjithë abuzuesit e mundshëm. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

    E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.


    Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:


    Tribunat C1, C2, C3 = 100 lekë

    Tribunat G1,G2, G3 = 100 lekë

    Tribuna E = 200 lekë

    Tribunat D, F = 150 lekë

    Tribunat A, B = 500 lekë

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (01-05-2015)

  4. #3

    Për: Ja yjet kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë

    Kete ndeshje per fatin e mire e pash live ne stadium. Binte ne sy diferenca e yjeve gjermane. Toleruan dukshem kunder nesh pavarsishte se ishte thjeshte nje ndeshje meiqesore.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •