Erevan, kryeqyteti i Armenisė ka ndaluar pėr tė pėrkujtuar 100-vjetorin e gjenocidit armen. Nė ceremoni nė “Memorial Dzidzernagapert”, kanė qenė tė pranishėm lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe presidenti francez, Fransua Holande.

Ekspertėt pėrllogarisin se nė masakrat dhe nė depėrtimet tė nisura nė 24 prill, kanė vdekur deri nė 1.5 milionė persona, por Turqia e ka refuzuar gjithnjė pėrdorimin e fjalės gjenocid, duke theksuar se shumė nga ata ishin viktima tė Luftės sė Parė Botėrore dhe se shumė turq humbėn jetėn gjithashtu.

24 prilli qė shėnon 100-vjetorin e masakrave ndaj armenėve, u cilėsua nga presidenti i vendit Serzh Sargsyan, si njė nga datat mė tė rėndėsishme tė historisė. I pyetur se cili ėshtė mesazhi i tij pėr atė qė duket se ka mbetur plagė e historisė, Sargsyan u shpreh: “Krimet kundėr njerėzimit nuk mund tė harrohen me kalimin e kohės. Mesazhi im i parė ėshtė ai i pėrkujtimit; i dyti ėshtė ai i mirėnjohjes; i treti, qė vjen si rrjedhojė i dy tė parėve, ėshtė kujtimi dhe mirėnjohja qė tė ēon drejt parandalimit tė pėrsėritjes sė krimeve tė tilla ēnjerėzore. E ndėrsa unė do ta theksoja si mė tė rėndėsishme atė qė kombi ynė nuk u shua. Ata qė u munduan tė na fshinin nga faqja e dheut, nuk patėn sukses”.

Shqip