Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Post Azil ne Gjermani ? JO !!

    Permbledhje e shkurter e politikes kombetare te azilit

    Politika e qeverisė federale pėr tė huajt dhe azilin bazohet nė aktin e imigracionit, i cili hyri nė fuqi mė 1 janar 2005. Me vėnien nė zbatim tė kėtij akti, pėrkufizimi i azilit politik ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme. Jo vetėm persekutimi nga shteti, por edhe ai nga aktorėt joshtetėrorė njihet tashmė si motiv pėr dhėnien e statusit tė refugjatit, nė bazė tė Konventės sė Gjenevės. Nė ligjin e ri, njihet tashmė konkretisht edhe mbrojtja nga persekutimi me baza gjinore.
    Qė prej nėntorit tė vitit 2006, personat qė janė subjekt i mbrojtjes shtesė (Duldung) mund tė pėrfitojnė leje vendosje, sidoqoftė, vetėm nėse dėshmojnė se janė tė punėsuar rregullisht. Pėrpara hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje tė re, kėta refugjatė kishin mbetur me status ligjor tė pasigurt, edhe pse shumė prej tyre jetonin prej vitesh nė Gjermani.
    Paraqitja e kėrkesės pėr Azil
    Nė rast se i huaji i dhėnė vetėdeklarohet si azilkėrkues, ndėrkohė qė gjendet tashmė nė vend, ai/ajo do tė drejtohet te qendra mė e afėrt e pritjes dhe do tė strehohet atje. Shpėrndarja e azilkėrkuesve bazohet nė kuotat e pranimit tė parashikuara nga legjislacioni i landeve individuale federale gjermane. Azilkėrkuesi do tė shkojė dhe dorėzojė kėrkesėn e vet pėr azil nė degėn e jashtme tė Zyrės Federale, e cila gjendet pranė njė qendre pritjeje. Nė degėn e jashtme do tė hapet njė dosje pėr rastin e azilkėrkuesit brenda sistemit MARiS.
    Fillimisht, konstatohet nėse kėrkesa e paraqitur pėr azil ėshtė kėrkesė fillestare, kėrkesė vijuese apo kėrkesė e shumėfishtė. Tė dhėnat e azilkėrkuesit hidhen nė Regjistrin Qendror tė tė Huajve. Mė tej, pas dorėzimit tė kėrkesės pėr azil, merren shenjat e gishtėrinjve tė azilkėrkuesit dhe i bėhen foto. Mė pas, azilkėrkuesit i lėshohet leja e pėrkohshme e qėndrimit, duke i dhėnė, kėshtu, tė drejtėn pėr tė qėndruar pėrkohėsisht nė vend derisa tė pėrfundojė ēėshtja e tij/saj e azilit.
    Vendimi
    Vendimi pėr kėrkesėn pėr azil merret nga Zyra Federale, pasi azilkėrkuesi tė jetė dėgjuar personalisht dhe nė vijim tė hetimeve tė mėtejshme pėr pėrcaktimin e fakteve dhe rrethanave tė ēėshtjes, kur ėshtė e nevojshme.
    Pasojat e vendimit
    Nėse aplikuesi konsiderohet si person me tė drejtė pėr tė pėrfituar azil ose nėse konstatohet se pėrmbushen kushtet e nenit 60, paragraf 1, tė aktit gjerman tė qėndrimit, ai/ajo pėrfton statusin ligjor brenda territorit federal, sipas parashikimeve tė konventės sė Gjenevės dhe pajiset me lejen e qėndrimit, nė bazė tė sė cilės ai/ajo mund tė nisė punėsim me fitim.
    Gjatė qendrimit
    Pėrfitimet ofrohen nė formė jomonetare dhe si kontribute financiare: strehim, veshmbathje, shkollim (mė shumė se 3 muaj qėndrim), kujdes shėndetėsor.
    Liria e lėvizjes
    Azilkėrkuesit mund tė lėvizin lirisht brenda dhe jashtė qendrės sė strehimit dhe nė objektet e pėrbashkėta tė strehimit. Sidoqoftė, ata nuk kanė tė drejtė tė kėrkojnė tė jetojnė nė njė shtet tė caktuar federal apo nė njė vend tė dhėnė.
    Punėsimi
    Azilkėrkuesit iu jepet mundėsi tė hyjnė nė tregun e punės, njė vit pas dorėzimit tė kėrkesės pėr azil. Sidoqoftė, ata mund tė marrin njė vend pune, vetėm nė rast se pozicionin nuk mund ta zėrė njė shtetas gjerman, shtetas i BE-sė apo njė i huaj tjetėr qė ka status preferencial qėndrimi. Kėrkohet leje pune e lėshuar nga Zyra e punės. Pėrjashtime nga ky rregull mund tė ketė vetėm nė raste vėshtirėsie tė veēantė.
    Jo status i perjetshem
    Revokimi i statusit tė azilantit apo refugjatit, nuk ēon automatikisht nė humbjen e sė drejtės sė qėndrimit, pasi personi nė fjalė mund tė ketė pėrfituar, ndėrkohė, tė drejtėn e qėndrimit pėr arsye tė tjera (pavarėsisht statusit tė azilit). BAMF-i ka si detyrim tė pėrcaktojė pas njė periudhe maksimale prej tre vjetėsh nėse statusi duhet tė revokohet. Nėse jo dhe nė rast se personi nė fjalė ka zotėruar leje qėndrimi pėr tre vjet, ai/ajo mund tė aplikojė pėr leje tė pėrhershme qėndrimi.
    Organizatat e perfshira ne procesin e azilit dhe kthimit
    Zyra Federale pėr Migracionin dhe Refugjatėt (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge / BAMF)
    Pritja/Strehimi: autoritetet vendore dhe rajonale nė bashkėpunim me ofruesit e shėrbimeve
    Kėshillimi i pėrqendruar te qėndrimi nė Gjermani: organizatat e ndihmės, agjencitė vullnetare, nismat lokale, kėshillat vendore dhe rajonale, Pro Asyl, etj.
    Kėshillim pėrpara nisjes dhe kthimit tė mundshėm: organizatat e ndihmės, agjencitė vullnetare, nismat lokale, kėshillat e refugjatėve, administrate vendore dhe rajonale, zyra e kėshillimit pėr kthimin e IOM-it nė Berlin, etj.
    Dėbimi i mundshėm: autoritetet lokale pėr tė huajt dhe policia kufitare
    Burimi i informacionit ėshtė marrė nga:
    Rrjeti i Qendrave tė Shėrbimit pėr Migrantėt - IOM www.migrantservicecentres.org
    Informacione shtesė rreth ligjit pėr azil mund tė gjeni tek zyra federale pėr tė huaj
    www.auswaertiges-amt.de

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Azil ne Gjermani ? PO !!

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin

    Perse i con shqiptaret ne rrugen e gabuar!
    Nuk ka AZIL per vendet qe ja ne te aderuara ne EU.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Azil ne Gjermani ? PO !!

    Dua Azil ne Gjermani!

    Mentor Kikia

    I nderuar z. Ambasador Hoffman! Dua ta nis kėtė letėr duke sjellė nė kujtesė njė lojė tė fėmijėrisė sime; “luftash” quhej. Ne ndaheshim nė dy grupe, ku njėri do tė ishin partizanė, pra tė mirėt, dhe tjetri gjermanė, tė kėqijtė. Madje, pėr t’u ngjarė mė shumė gjermanėve, ne sajonim edhe ndonjė tenxhere tė vjetėr, duke e vėnė nė kokė, pasi gjermani ishte njė njeri me helmetė qė tė digjte shtėpinė. Normalisht qė, atyre qė u binte shorti pėr tė qenė gjermanė, nuk ishin tė kėnaqur, por s’kishin ē’bėnin; loja ishte lojė dhe u bindeshim rregullave.Nė vitin 1990, ambasada gjermane ishte ajo qė priti mė shumė refugjatė, edhe pse askush nuk dinte me saktėsi se ēfarė bėhej nė Gjermani atėkohė. Dhe nuk gabuan ata qė zgjodhėn tė kapėrcenin atė mur… 25 vjet mė pas, shqiptarėt po zgjedhin sėrish Gjermaninė si njė destinacion emigrimi. Ata janė njerėz tė varfėr, tė rinj nė moshė, ēifte me fėmijė tė vegjėl dhe gra shtatzėna qė ikin para se tė lindin, nė mėnyrė qė fėmija tė vijė nė jetė si gjerman dhe jo si shqiptar.

    E bėra kėtė hyrje pėr tė thėnė se, edhe pse nė shumė ekrane televizionesh nė Shqipėri vazhdojnė tė shfaqen filma me partizanė dhe gjermanė, gjermanėt nuk janė mė tė kėqijtė, ndaj dhe ne shqiptarėt s’po lėmė sakrificė pa bėrė pėr ta kėrkuar tė ardhmen pikėrisht nė vendin tuaj. Por, ndryshe nga ata mijėra bashkatdhetarė tė mitė qė po shesin lopėt e tokat pėr tė sajuar paratė e udhėtimit, unė nuk bėj pjesė te njerėzit qė vuajnė pėr bukėn e gojės. Natyrisht, nuk jam i pasur, por nuk do tė shkoja nė Gjermani pėr tė punuar nė njė fermė apo njė fabrikė, pėr tė ushqyer fėmijėt. Nė fakt, unė mund t’ju them me siguri se flas nė emėr edhe tė qindra apo mijėra njerėzve tė tjerė, emrat tė cilėve as ua di dhe as mė kanė autorizuar ta bėj kėtė. Por e di me siguri se kanė tė njėjtin mendim me mua. Po, edhe ne duam tė vijmė nė Gjermani! Por, pėrse duam tė ikim nga vendi ynė ne, derisa nuk vuajmė pėr bukėn e gojės (argumenti mė i fortė i emigrimit) dhe mund tė bėjmė njė jetė tė nivelit mesatar?

    Ne duam tė ikim, pasi duam tė jetojmė nė njė vend mė tė pastėr. Duam tė jetojmė nė njė vend mė qytetar e mė civil. Duam tė jetojmė nė njė vend ku respektohen normat dhe rregullat qytetare, po aq fort sa edhe ato ligjore. Duam tė jetojmė nė ndonjė qytet ku ata qė kanė makina tė respektojnė ata qė ecin nė kėmbė dhe ata qė ecin nė kėmbė tė respektojnė vijat e bardha. Duam tė jetojmė nė njė qytet ku njerėzit tė mos i lėnė mbeturinat nė ashensor apo t’i hedhin nga dritarja e shtėpisė apo dritarja e makinės.Duam tė jetojmė nė njė vend ku tė funksionojė shteti i sė drejtės dhe tė ndėshkohet kushdo qė shkel ligjin, pavarėsisht se ēfarė statusi publik ka dhe nė cilin vend pune punon. Duam tė jetojmė nė njė vend ku, edhe pse tė varfėr, tė mos shikojmė sesi ata qė ne i votojmė, mu pėrballė fshatit tonė mjeran tė ndėrtojnė fshatin e tyre me saraje pėrrallore. Duam tė jetojmė nė njė vend ku, nėse njė zyrtar denoncohet pasi kapet duke numėruar paratė e taksave tona, tė shkojė nė burg dhe jo tė dalė i pafajshėm “pėr arsye proceduriale”. Duam tė jetojmė nė njė vend ku drejtėsia tė jetė drejtėsi pėr tė gjithė dhe jo drejtėsia e tė pasurve kundėr tė varfėrve. Duam tė jetojmė nė njė vend ku kriminelėt qė duhej tė ishin nė burg, tė mos emėrohen si deputetė, pėr tė bėrė ligjet tona, apo funksionarė tė lartė, pėr tė zbatuar ligjet. Duam tė jetojmė nė njė vend ku, pėr atė qė do tė qeverisė tė mos vendosin paratė apo pakot me ushqime e thasėt me miell, por vota e lirė. Duam qė fėmijėt t’i rrisim nė njė vend ku tė mėsojnė se karriera kalon pėrmes mėsimit, punės dhe lodhjes dhe jo pėrmes forumit rinor tė partisė.

    Ne qė duam tė ikim nga ky vend pėr kėto arsye, e shumė tė tjera qė s’po i rendis, nuk e shesim votėn, nuk i hedhim plehrat nė rrugė, nuk i votojmė hajdutėt dhe kriminelėt dhe nuk e shpėrdorojmė postin apo detyrėn qė na besojnė. Por duam tė ikim sepse, tė gjitha ēfarė dėgjojmė, shikojmė, mėsojmė e lexojmė, na e kanė neveritur kėtė vend. Pa dyshim qė, pėr kėtė s’e kanė fajin as malet, as fushat e as lumenjtė.
    E di qė do tė thoni: “Nė vend qė tė vini nė Gjermani apo tė ikni diku tjetėr, punoni ta ndryshoni vendin tuaj.” Kėshtu na thonė tė gjithė ata qė vijnė nga Europa e bashkuar. Kėshtu na thonė ēdo ditė edhe ata qė na zhvasin. Nė fakt, secili prej nesh e ka bėrė mundimin e vet, duke dhėnė kontributin e vet, ku dhe si tė mundė pėr kėtė ndryshim. Por, me sa duket, nuk ia kemi dalė. Ne nuk jemi njerėz fatalistė, por ne mendojmė se vendi juaj dhe shumė vende tė tjera tė zhvilluara i kanė hak dhjetėra-mijėra shqiptarėt e dėshpėruar qė t’u zėnė derėn, sepse ju tė gjithė keni kontribuar mė shumė se fukarenjtė qė shesin votėn pėr njė trastė me ushqime, pėr kultivimin e kėsaj klase politike bashibozukėsh e hajdutėsh. Jeni ju qė i keni lubrifikuar ingranazhet e kėsaj ushtrie batakēinjsh me qindra-miliona euro ēdo vit, dhe ku priten vetėm shirita apo zhvillohen vetėm tryeza lancimi projektesh nė hotelet e Tiranės, tė cilat nuk dihet ku e si pėrfundojnė.

    Megjithatė, kėto janė punėt tuaja, ne thjesht duam qė tė ikim prej kėtu.

    PS: Megjithatė, ne do tė vazhdojmė tė bėjmė ende rezistencė pėr ta ndryshuar kėtė vend, por preferojmė qė kjo kėrkesė tė merret nė konsideratė gjithsesi, si njė formė e re azili qė nuk lidhet as me politikėn, as me fenė, as me ekonominė dhe as me prirjet seksuale.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wrangler pėr postimin:

    2043 (29-04-2015)

  5. #4
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Azil ne Gjermani ? PO !!

    Azil po, ama me fitu azilin jo

  6. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Azil ne Gjermani ? JO !!

    Hiqet Shqipėria nga ‘vend i sigurt’, bum kėrkesash pėr azil

    -BE-ja hoqi kėrkesėn pėr vizė Shengen me qėndrim afatshkurtėr pėr shtetasit e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė nė dhjetor 2009 dhe pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnje- Hercegovinės nė dhjetor 2010. Por, procesi i liberalizimit tė vizave pėr Ballkanin Perėndimor ishte i kushtėzuar me respektimin rregullave. Pavarėsisht se vitin e parė Shqipėria paraqitej mė mirė se vendet e tjera ballkanike, nė Bashkimin Europian gjithnjė e mė shumė po rritet shqetėsimi pėr shtimin e numrit tė kėrkesave pėr azil nga shqiptarėt. Letra Pėrmes njė letre tė hapur dėrguar mė 13 shkurt 2013, Komisioni pėr Liritė Civile, Drejtėsinė dhe Ēėshtjet e Brendshme dhe Parlamentit Europian, qendra “Iniciativa pėr stabilitet nė Europė”, kėrkon rishikimin e procedurave pėr azilkėrkuesit e Ballkanit Perėndimor. Ekspertėt shprehen se zgjatja e procedurave pėr marrjen e njė pėrgjigjeje pėr azilkėrkuesit, shoqėrohet me rritjen e numrit tė kėrkuesve. Vendet qė kanė pėrfunduar me sukses dialogun pėr liberalizimin e vizave me Komisionin Europian, duke pėrmbushur tė gjitha kėrkesat dhe kriteret pėr njė dialog tė tillė, konsiderohen si pjesė pėrbėrėse tė vendeve tė sigurta. Azilkėrkuesit e Ballkanit Perėndimor nė shumicėn dėrrmuese synojnė shtetet anėtare tė BE-sė me procedura tė gjata: Gjermani, Suedi, Belgjikė dhe Luksemburg. Nė kėto shtete anėtare, procedura zgjat rreth 3 muaj ose dhe mė shumė deri nė 7 muaj nė rastin e ankesės. Nga ana tjetėr, shtetet anėtare tė cilat vendosin mbi kėrkesat shpejt, brenda mė pak se 3 javė, kanė pėrjetuar njė rritje tepėr tė vogėl. Procedura e shkurtėr do tė thotė edhe barrė mė tė ulėt pėr vendet pritėse. Kjo mospėrputhje shpjegon pse ka pasur njė rritje tė azilkėrkuesve nė Gjermani dhe jo nė Austri, nė Suedi dhe jo nė Holandė e nė Belgjikė. Zhvillimet e fundit nė Gjermani konfirmojnė se njė procedurė e shkurtėr ėshtė ēelėsi. Gjermania bėri njė pėrpjekje tė bashkėrenduar nė mes tė tetorit dhe dhjetorit 2012 pėr tė pėrpunuar pretendimet e Ballkanit perėndimor, duke e ēuar kohėn mesatare tė vendim-marrjes nga 3 muaj deri nė 9 ditė. Pretendimet kanė rėnė nga 6600 nė tetor, nė 1000 nė dhjetor. Sipas studimit, numri i aplikimeve pėr azil nga vendet e Ballkanit Perėndimor nė BE nė vitin 2012 aktualisht qėndron nė 41.500. Kjo kėrkesė ėshtė rritur mė shumė se 60 pėr qind nė vitin 2011. Ajo ėshtė 320 pėr qind mė shumė se para liberalizimit tė vizave. Nė Gjermani, qytetarėt e Serbisė pėrbėjnė grupin mė tė madh tė paditėsve nė 2012. Nė tė njėjtėn kohė, pėrbėjnė vetėm 0.2 pėr qind tė kualifikuar pėr statusin e refugjatit ose tė mbrojtjes plotėsuese.

    Azilkėrkuesit shqiptarė

    Nė njė raport me tė dhėnat mė tė fundit tė publikuara nė fillim tė kėtij muaji, shihet me tepėr shqetėsim rritja e numrit tė azilkėrkuesve nga Shqipėria, veēanėrisht nė Gjermani dhe nė Francė. Pėr vitin qė sapo mbyllėm, Shqipėria renditet e treta nga pesė vendet e Ballkanit Perėndimor me njė dyfishim tė numrit tė azilkėrkuesve. Vetėm pėr vitin qė u mbyll, kanė kėrkuar azil nė njė nga vendet e BE-sė 6 725 qytetarė shqiptarė. Nė krye renditen qytetarėt nga Serbia me rreth 18 mijė azilkėrkues dhe nga Maqedonia me 9 mijė. Vendi ynė lė pas vetėm Bosnjėn dhe Malin e Zi. Sipas tė dhėnave, ulje tė azilkėrkuesve nga Shqipėria ka shėnuar vetėm viti 2010, qė pėrkoi dhe me liberalizimin e vizave, ndėrsa vitet sė pasojnė pasqyrojnė dyfishim tė numrit duke ngjallur shqetėsim nė vendet evropiane, veēanėrisht nė Gjermani dhe nė Francė. Sipas studimit tė qendrės “Iniciativa pėr stabilitet nė Europė”, kėrkesa e qytetarėve shqiptarė kėrceu nga 505 nė vitin 2011 nė 2275 nė vitin 2012 (s’ka tė dhėna pėr dhjetor 2012), pasi Shqipėria u hoq nga lista e vendeve tė sigurta pas njė vendimi tė gjykatės mė tė lartė administrative nė Francė.

    Azilantėt nė Gjermani

    Nė veēanti Gjermania u ndesh me njė rritje tė mėtejshme tė numrit tė azilkėrkerkuesve nga vendet e Ballkanit Perėndimor nė vitin 2012. Kjo pati njė ndikim tė rėndėsishėm pėr BE-nė. Nga 22.718 kėrkesa, afėrsisht gjysma e kėrkesave tė paraqitura nė BE, janė paraqitur nė Gjermani. Nė 18 korrik 2012 Gjykata Kushtetuese e Gjermanisė vendosi qė pėrfitimet nė tė holla qė u ofrohen azilkėrkuesve duhet tė rritet. Aktualisht, nė Gjermani, azilkėrkuesit janė vendosur zakonisht nė qendrat kolektive dhe marrin ushqim e rroba nė natyrė. Njė familje prej katėr personash (dy tė rritur, dy fėmijė) gjithashtu merr njė pagė tė vogėl prej 120 euro / muaj. Tani kjo pagė do tė jetė rreth 420 euro / muaj. Nėse familja do tė kujdeset vetė, ajo tani do tė marrė rreth 1150 euro / muaj, ndėrsa kjo shumė ishte mė parė 780 Euro / muaj (qiraja dhe ngrohje janė paguar veēmas etj). Kjo ēoi nė njė rritje tė aplikimeve nga qytetarėt e Ballkanit Perėndimor.

    Brenda muajit pesėfishim azilkėrkuesish

    Nė njė intervistė pėr “Shekullin”, diplomatja Holtkemper, deklaroi se ndonėse kėrkesat pėr azil politik nuk janė kritike, autoritetet gjermane janė tė shqetėsuara lidhur me pesėfishimin e kėrkesave brenda njė periudhe njė mujore. “Parė nė shifra absolute kėrkesat pėr azil, qė vijnė nga shqiptarėt, nuk kanė arritur ende njė masė kritike. Por, autoritetet gjer- mane janė tė shqetėsuar lidhur me rritjen procentuale brenda njė periudhe njėmujore nė pesėfishin e saj. Nė kėtė kontekst, prej Ambasadės ėshtė kėrkuar tė raportojė lidhur me gjendjen nė Shqipėri. Dhe ky ėshtė njė tregues, qė autoritetet e brendshme tek ne i ndjekin me mjaft vėmendje zhvillimet e kėtushme”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisė nė vendin tonė, Carola Müller –Holtkemper.

    Imazhi nė BE si vend i pasigurt

    Tė dhėnat e fundit mbi numrin e azilkėrkuesve nė hapėsirėn Shengen janė shqetėsuese sepse tregojnė qė azilkėrkuesit shqiptarė kanė njė dyfishim tė numrit tė tyre. Ndonėse ka pasur thirrje tė shpeshta nė media nga autoritet ndėrkombėtare dhe ato vendase, duket qartė qė tendenca nė rritje nuk ėshtė dobėsuar. Kjo tregon se nuk janė tė mjaftueshme show-et mediatike duke nxjerrė para kamerave tė kthyerit forcėrisht, por duhet tė adresohet mė thellė problemet nė burimin e tyre. Shqetėsimi nuk ėshtė i ri, por ende nuk ka njė informacion e analizė tė saktė se cilėt janė personat qė aplikojnė pėr azil, nga vijnė, cilat janė problemet e tyre e si mund tė trajtohen. Njė tjetėr fakt shqetėsues qė rezulton prej tė dhėnave ėshtė pėrqindja e lartė e aplikimeve tė pranuara nė krahasim me vendet e tjera. 9.2% e kėrkuesve shqiptarė e kane fituar kėtė tė drejtė nga 2.1% qė ėshtė mesatarja e gjithė vendeve tė Ballkanit. Kjo tregon se Shqipėria ende konsiderohet nga disa vende tė BE-sė si njė shtet i cili nuk garanton sigurinė e jetės tė gjithė qytetarėve tė tij. Njė imazh i tillė dėmton jo vetėm reputacionin e vendit pėr sa i takon lėvizjes pa viza nė hapėsirėn Shengen tė BE-sė, por dhe ndikon negativisht nė procesin e integrimit evropian. Autoritetet shqiptare duhet t’i kushtojnė mė shumė vėmendje rasteve tė tilla, e jo t’i konsiderojnė gjithė azilkėrkuesit si abuzues apo falsifikues dokumentesh. Disa raste azilkėrkuesish tė pranuar kanė pasur tė bėjnė me ngjarjet e 21 janarit apo dhe me ish-tė pėrndjekur politikė, qė do tė thotė se ngjarje tė rėnda tė ndodhura lėnė pasoja me ndikim afatgjatė e qė mund t’i kushtojnė shumė procesit tė integrimit Europian tė vendit.

    shqiptarja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •