Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1

    Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Sot Rama shpalli kandidaturën e Erjonit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

    E para e përshëndeti Ajola, që u bë gruaja e tij me paratê e mamasë së Erjonit.

    Me siguri se do ta përkrahi kandidaturën e tij dhe Bedri Islami i gazetës Dita.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 16-04-2015 më 16:17

  2. #2

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Sipas Ajolës, gruas së Erjonit me paratë e mamasë: Erjoni është njeriu më punëtor që njeh ajo dhe se ai do ta shkëlqejë Tiranën.

    http://www.newsbomb.al/index.php/component/k2/item/8922-ajola-xoxa-pershendet-erjon-veliajn-je-njeriu-me-punetor-qe-njoh-jam-krenare-per-ty

  3. #3

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Erjon Veliaj fushatë me leket e mamit

    Partia Socialiste kandidon në kryeqytet Erjon Veliajn, ish Mjaft-istin anti Nano, më pas kryetar i një partie pa vota e më tej një nga ministrat kryesorë të qeverisë Rama. Njeriun që e marton mami në kala.

    Erjon Veliaj është njëriu i shumë përfolur për tendera, skandale e abuzime financiare në intitucionin ku ai drejton. PD dhe opozita, por edhe vetë mediat kanë publikuar dhjetra raste kur Ministri Veliaj është përfshirë në skandale të cilat më pas janë kthyer në akuza politike.

    Por më e vecanta nga të gjitha në profilin e Veliajt ngelet abuzimi me opinionin publik duke dale shpesh here edhe qesharak. Pak kohë me parë ai këtë veprim e bëri me ndërkombëtarët, këtu kam parasysh rastin e kryebashkiakut të Kavajës, me dhjetra raste të tjera i ka bërë publikisht. Në rastin e dasmës së tij në Kalanë e Gjirokastrës, ai artikuloi një tjetër gënjeshtër të madhe në publik. Ai tha: Dasmen e bëra më kursimet e nënës time.

    Një dasëm në kala me kursimet e mamit, vetëm Erjoni mund ta bëntë aq të madhe. Me skenë, verë të shtrenjtë dhe milionat që derdheshin lumë nga lëkët e mamit, kuptohet

    Tani Erjoni ka përpara një tjetër sfide fushatën për Bashkinë e Tiranës. Burime jo zyrtare thonë se Erjoni do zhvillojë gjithë fushatën vetëm me lekët e mamit. Reforma e madhe e pensioneve që ai bëri, i jep mundësinë që me kursimet e mamit të ndërtoje skena të mëdha për mitingje, postera, flamuj, takime, salla, karburant, staf etj etj etj. Të gjitha këto Erjoni në fushatë do i bëjë me lekët e mamit, ashtu sic bëri dhe dasmën në kala.

    Të gjithë do donin të kishin një mami si e Erjonit. Të bën dasmë në kala. Fushatën spektakolare në bashkinë me të madhe në vend. Mami e Erjonit dhe lekët e saj nuk mbarojnë kurrë për cunin e saj të vobektë. Ndërsa ai vetë do vazhdojë të na thotë pallavra më kursime familjare për dasma në kala dhe fushata miliona dollarëshë të paguara nga mami.

    Elvi FUNDO

    http://www.cityfm.al/#http://www.cityfm.al/cityfm/2015/04/erjon-veliaj-fushate-me-leket-e-mamit/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Edhe Veliaj ben pjese ne grupin e katunarve "aj te bojm nai lek"

    Tirana eshte qytet i vdekur,vetem "termeti e permbytja" mund ti sjelli shkelqimin.

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    PD-ja me PS-ne pasken ra n'ujdi derisa nxorren Jonken dhe Halimin si kandidat...

    Tiranen duhet ta marre vetem Gjergj Bojaxhi!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Edhe Veliaj ben pjese ne grupin e katunarve "aj te bojm nai lek"

    Tirana eshte qytet i vdekur,vetem "termeti e permbytja" mund ti sjelli shkelqimin.
    Erioni esht i pangopur!!!!
    Para nje jave, nje mik i imi me tregoi disa raste ku Erjoni u ben presion edhe firmave private, qe tu jape pune X-kompanie.

    Po ore, q'aj Erjoni qe i tha edi qe e ke vruken gru...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Erioni esht i pangopur!!!!
    Para nje jave, nje mik i imi me tregoi disa raste ku Erjoni u ben presion edhe firmave private, qe tu jape pune X-kompanie.

    Po ore, q'aj Erjoni qe i tha edi qe e ke vruken gru...
    Nuk e vija ne dyshim,duket.

    Sidomos keta qe hiqen si revolucionar kur kerkojne te pasurohen jane te babezitur...se e kane kuptuar qe pushteti i vertete qendon tek vjedhja e pasurimi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    alamet partish dhe nuk gjejne dot 2 kandidat te hajrit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    pash besen ju qe merreni me politike e jeni ma te informuar a me ndihmoni dot
    po lexosha listen e partive te aleances se maxhorances a ca quhen
    ca ishin disa parti bashkimi Demokrat musliman
    partia ardhmeria shqiptare
    partia e re europiane
    partia ceshtjeve shqiptare etj etj etj

    jam shume kurioz te di si funksionojne keto parti ?????ca jane keto emra te cuditshem
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar goldian për postimin:

    martini1984 (18-04-2015)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Sot Rama shpalli kandidaturën e Erjonit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

    E para e përshëndeti Ajola, që u bë gruaja e tij me paratê e mamasë së Erjonit.

    Me siguri se do ta përkrahi kandidaturën e tij dhe Bedri Islami i gazetës Dita.
    Po pd-ja cfar alternative ka???

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Sot Rama shpalli kandidaturën e Erjonit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

    E para e përshëndeti Ajola, që u bë gruaja e tij me paratê e mamasë së Erjonit.

    Me siguri se do ta përkrahi kandidaturën e tij dhe Bedri Islami i gazetës Dita.
    Cito ne njejes dhe jo ne shumes....po ai mjeran ke ngelur!

  13. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    pash besen ju qe merreni me politike e jeni ma te informuar a me ndihmoni dot
    po lexosha listen e partive te aleances se maxhorances a ca quhen
    ca ishin disa parti bashkimi Demokrat musliman
    partia ardhmeria shqiptare
    partia e re europiane
    partia ceshtjeve shqiptare etj etj etj
    jam shume kurioz te di si funksionojne keto parti ?????ca jane keto emra te cuditshem
    Keto jane te ashtuquajtura parti qe jane krijuar
    duke grumbulluar ca firma poshte e lart nga njerez te panjohur
    dhe krijuar pershtypjen qe partia e re ka mbi 200 anetare.
    Qe te krijosh nje parti dhe qe ajo(partia) te njihet me ligj zyrtarisht duhet
    qe kjo parti te kete nje minimum supozojme 200 anetare sipas ligjit.
    Kur ploteson kushtin numerik,kryetari i partise merr nje avokat dhe ben letrat
    qe e njeh kete parti zyrtarisht si te ligjshme dhe i jep te drejte
    te funksionoje si parti e ligjshme.
    Keto parti,grupi,keshilli drejtues i partise financohen,marrin rroge nga shteti.
    Kush i krijon keto parti?
    Personat qe krijojne partite ndahen ne keto kategori.
    1.Individe te talentuar oratore me zgjuarsi dhe njohuri politike me horizont per kulturen, ekonomine,shtetin.
    Zakonisht keto persona kane mbaruar shkolle per shkenca politike.
    2.Ne kategorine e dyte bejne pjese persona te apasionuar pas politikes,elemente shume ambicioze dhe karrierriste,te etur per pushtet.Qellimi qe keto individe
    krijojne parti eshte te marrin shumicen e votave dhe te marrin pushtet si deputete,pushtetare ne shtet,minister/kryeminister/ambasador,etj.
    3.Persona te deshtuar ne profesionin qe kane,si te deshtuar ato ndrrojne drejtim ne jete,i futen politikes.
    4.Persona qe duan fame,qellimi i vetem i tyre eshte te fitojne fame,te shfaqen si te zgjuarit e shekullit ne TV,neper intervista,gazetash radiosh.
    U pelqen qe ti shikoje populli ne rruge dhe ti rrethoje populli,ju pelqen kur gazetaret ju afrohen me mikrofona lol.Me nje fjale kategoria e loosers.
    5.Dembelet.Ketu futen gjithe personat qe nuk duan te punojne dhe krijojne parti qe te paguhen me rroga te mira nga shteti dhe me vone ku i dihet
    mund te marrin ndonje vend ne parlament si deputet,ose poste si kryetare bashkie, apo minister.
    6.Dizidentet partiake dhe persona qe i perkasin elites ne partite politike dhe pushtet.
    Ketu futen figura shume te njohura te politikes te medias dhe shtetit qe ndahen nga partia ku jane anetare dhe dalin te pavarur dhe krijojne partine e tyre.
    Kjo kategori perbehet nga individe shume egoiste,karrieriste dhe te etur per pushtet dhe me lidhje,miq te forte me influence ne politike dhe shtet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #13

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    ÇFARE DO TI TREGOJE ERION VELIAJ BIRIT TE TIJ PER MERO BAZEN?

    Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet - Koha Jone

    28 Tetor 2005

    Nga Erion Veliaj

    Po e filloj me nje falenderim per lexuesit kete shkrim. Me gjithe zemer, ju faleminderit, te gjithe 300 e kusur prej jush, kryesisht punonjes te medias, qe pardje me pershendetet per shkrimin e pare ne kete dialog me Ymer Bazen (a.k.a. Mero). Une e di qe s'ia thek shume per te shkruar, ama ndiej fort ate qe shkruaj e dje kuptova se kesaj here ate qe ndjeja une e paskan ndjere dhe shume prej jush. Ne fakt, jo se bie plotesisht dakord me sms-te pothuaj identike te gjithe komunitetit te medias "mire ja bere asaj plehre", pasi nuk mendoj se Mero ne vetvete eshte i tille. Ai mund te jete gjobaxhi, intrigant, e i paafte, packa se djallezisht manipulues, por jo plehre, kjo eshte e tepert dhe s'dua ta besoj. Ama, besoj fort, se fenomeni qe Mero perfaqeson eshte gangrene jo vetem e komunitetit te medias por e thelbit te vlerave tona si shqiptare te 2005-es. Mesazhet tuaja pardje me bene te kuptoj se "personi" Mero perfaqesoka nje makth mbytes ne rrethet tuaja, e si rrjedhoje "fenomeni" Mero po behet nje ves i prape i mbijeteses se pandershme ne Shqiperi.

    * * *
    Dje, ata qe u kuriozuan nga kjo replike lexuan kunderpergjigjen e Meros, qe sic e quajti nje kryeredaktor i njohur i lajmeve i ngjante nje letre te nje "ish-dashnoreje te inatosur" me mungese te theksuar argumentesh dhe faktesh. Po dje, Mero refuzoi te pronocohej bashke me mua ne TV KLAN, pasi ne dallim nga gazeta, ne ekran njerezit ta shohin fytyren, ate fytyre qe ndoshta ende skuqet e hunde qe ndoshta ende rritet nga cdo rrene. Mero nuk mundi, dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe, t'i pergjigjej argumenteve kryesore. Mero i Temes, i paafte per te replikuar me argumente, eshte mjeshter vetem i devijimit nga _tema'. Ja pse:

    - Sepse Mero nuk ka c'te komentoje per kontratat e munguara te gazetareve te tij

    - Sepse Mero nuk ka se si te mbroje ofertat 200,000 dollareshe qe na jane bere nga pronaret e sekseret e tij per te mbyllur gojen, duke qene se ai vete s'kupton c'do te thote integritet. Ne fakt, po m'i ofruan edhe njehere do t'i marr e do ia dhuroj Interpolit qe te hetoje offshore-t e tyre ne Qipro dhe Malte.

    - Sepse Mero nuk mund te mohoje qe i quajti "grupe te dyshimta" pas Xhoit dhe Nanos pronaret dhe kumbaret e tij ne kete histori

    - Sepse Mero nuk mund te justifikoje se si greket qe i akuzoi si aspiratore te parave te shqiptareve tanime qenkan nje kompani amerikane

    - Sepse Mero nuk gjen dot fjale te shpjegoje se si shpifi tavolinave se ata, ata pra diplomatet amerikane, na paskeshin qene mbeshtetesit e ketij projekti

    - Sepse Mero nuk mund te kundershtoje se MJAFT ka reaguar qe ne fillim te ketij procesi sic e kish botuar vete TEMA e shkurt-marsit 2005

    - Sepse Mero nuk diti te shpjegoje pse nuk i kerkn qeverise aktuale te menaxhoje mini-kazinote duke perfshire ate prane Bar "Fiesta" ne bllok

    - Dhe sepse Mero nuk ka c'te thote as ne rastet banale kur kapet duke vjedhur prone intelektuale nga fotogaleria "Corbis"

    Si "padashur" keto ishin argumentet qe Mero as nuk i cek ne palo repliken e tij. Nje gazetar kaq te dobet nuk e gjen as ne Burundi, oh sa i dobet. Nderkohe, me zhdervjelltesine perverse qe e ka kthyer ne mjeshteri, Ymer Baze shmang pyetjet e jargavitet pafundesisht me aludime infantile. Nuk paska hetues per universitetet e mia ne SHBA e Angli? Shtyp ne internet dhe do e gjesh - internet quhet ajo gjeja Mero ku ti vjedh karikatura te te tjereve.

    Kemi abuzuar me Gallupin? A kujton se te beson me njeri, o i mjere? A thua se Gallup International, qe ben dhe Eurobarometrin nder te tjera, do prishte imazhin per nje kontrate ne Shqiperi? A nuk e di se i kemi fituar te treja gjyqet me avokatet e tu per kete ceshtje? A mos na fajeson pse sondazhet nuk kishin mendjen tende perverse qe te parashikonin Xhuvelin dhe gjithe butaket e tjere te politikes shqiptare. A mos po thua se tre ambasadat kryesore ne Shqiperi qe moren njekohesisht rezultatin jane blere nga MJAFT-i? Te beson kush thua? Po ja, te pyesim lexuesit. Nese do ju duhej t'ia besonit portofolin dikujt, ke do zgjidhnit mes njerit prej ambasadoreve apo Mero Bazes?

    Meron e akuzova si spiun te rendomte qe zhbiron ku i kane shpite te tjeret. E Mero per t'u mbrojtur thote "eshte paranoje e Erionit sikur te kem pyetur per vilat ne Selite". Po une s'thashe gje per pyetjet e Selites? Dhe te vetmen gje qe Gazidede u mundua t'ia mesoje Bazes, spiunllekun pra, edhe aty, ne zanatin me te ulet te botes, Ymer Baze eshte nje deshtak i papare.

    Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themeloka te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon. Jam qe jam, po i them dhe per ato piramidat qe shoket e tij administruan para se te beheshin milionere e keshtu kompletohet fotografia.

    Po po, shqetesohu per sondazhet. Sepse ty Mero te behet shume vone per vullnetin e zgjedhesve. Si atehere, ne 2001-shin kur kandidoje per PD-ne ne Zonen nr. 26 ne Durres, e ndersa PS-ja kish fituar vetem 35.66% te votave si subjekt (Buletini i Zgjedhjeve Parlamentare, 24 Qershor 2001, faqe 253-257) e qytetaret e djathte te kishin votuar ty ne parlament, ti i zhgenjeve, ti pshurre besimin e tyre, more 30,000 Euro nga Gazmir Bizhga dhe nuk e ankimove vendimin. Oh sa turp, sa turp! Moooooos! Ndoshta nuk e di Doktori kete??? Se po ta dije ai qe ti je Judasi qe e shet sovranin (popullin) per 30 monedha floriri, e po te kete burrni, ai te sikteris atje ku ti nuk riciklohesh dot me ne jete publike.

    * * *
    Po tani ndoshta eshte shume vone, as Doktori nuk ka c'te te beje me. Sepse Mero, dhe fenomeni qe ai perfaqeson, eshte shume i fuqishem, ai cakton ministra, ambasadore, drejtore, ngre trare doganash, te pushon nga puna. Ai behet garanci per investitore, pretendon lart e poshte se eshte "qafa" qe rrotullon koken e Kryeministrit. C'deshtim i parathene ky per investitore qe kane Meron sekser, e c'turp per nje Kryeminister qe premtoi se do na clironte nga "malavita". E vetmja gje qe kemi mesuar nga historia eshte se nuk kemi mesuar asgje nga historia. Ja ku jemi, pas ndryshimit te madh, asgje s'ka ndryshuar, sepse tani dhe PD-ja e duarve te pastra e ka tashme Xhoanen e vet, quhet Ymer Baze.

    Se fundi, me duhet ta pranoj, i vetmi i marre ne kete histori jam une, qe harxhoj nje ore nga dita ime tashme e mbingarkuar dhe merrem me dike si Mero Baze. Ai duhet injoruar nje ore e me pare. E ndonese ai neser do prodhoje vrer prape, po keshtu pasneser, e prape cdo dite - ve bast po nuk qe keshtu - ai duhet injoruar. Dhe kur "invesitoret" e tij te merren pafundesisht me MJAFT-in, sic na cuan fjale (po cuna, na erdhi llafi, faleminderit per publicitetin) duhen injoruar. Duhet injoruar i gjithe mentaliteti se ne Shqiperi nuk jetohet po nuk e shite nderin e po nuk aplikove "gjoben".

    Andaj, ndjese o miq per kete shkrim te fundit per Meron, eshte i fundit vertet.

    P.S. Meros i ka mbetur aq pak dinjitet sa harron kur komunikova me te nga Anglia per ta ngushelluar ne diten e rrahjes se tij nga pronaret e tij te tanishem. E dje pretendon se s'u kujdesem per rastin e tij. Komunikova me te sepse m'u dhimbs vertet, ndonese i prape, ai mbetet nje njeri. Ndaj, jo vetem s'uroj qe te vdese, sic insinuon ai, perkundrazi, uroj te kete nje jete te gjate e te behet plak i mocem. Qe kur djali im te jete bere sa jam une sot, te kem mundesi ta shtrengoj prej krahu e t'i tregoj me gisht plakun Mero qe kerruset per intrigen e radhes, e t'i them "Biri im, shihe ate mjeran, e mos e dhente Zoti ta kalosh jeten si Ymer Baze".
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-04-2015 më 14:31

  15. #14

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Si shprehet Mero Baze aka Ymer Abazi per kandidaturen e Erjonit per kryetar te Bashkise se Tiranes?

    16 Prill 2015

    http://www.gazetatema.net/web/2015/04/16/erion-veliaj-nje-portret-i-pautorizuar/

  16. #15

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Ne nje takim me te rinjte, Erjon Veliaj do te shpreheje se: "Veliaj: Ka ikur koha kur punët na i gjenin prindërit".

    Çudi se siç ka rrefyer ai vete, ka qene mamaja e tij qe e thirri ne telefon kur ai ishte ne SHBA dhe i tha: "Eja Erjon ne Tirane se ka plasur kriza e Kosoves dhe ka pune e para te madhe".

    Kemi te drejte qe ta pyesim Erjonin se kur do te ike dita qe dasmen te na e "sponsorizojne" kursimet e mamase?


  17. #16

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    "Kursimet" e mamase!


  18. #17

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Veliaj: Ndërhyrja e Klinton në Kosovë u bë për trafikun e armëve të shqiptarëve dhe jo për genocidin serb

    Ekskluzive, cfarë deklaroi Veliaj në Amerikë për ardhjen e Bush në Shqipëri në 2007.

    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”
    Ja çfarë antishqiptarizmi i Erion Velisë i cili në mënyrë, më të pacipë dhe të paturp, genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me qëllim spastrimin etnik e konsideron si një luftë të Shtetit ish-Jugosllav të shkaktuar nga trafiku i armëve nga Shqipëria. E njëjta teori e mbrojtjes serbe të Miloshevicit në Gjyqin e Hagës. Nëpërmjet këtij veprimi të Erion Velisë në median më të famshme progreke amerikane “HUFFINGTONPOST.COM” e cila u amplifikuara nga media serbe dhe në mënyrë të veçantë nga serbiana.com, ndërhyrja amerikane dhe e Natos në Kosovë na del si një luftë ku shkaktar ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jo regjimi kriminal serb.

    Përcaktimi që Erion Veliaj i bën luftës amerikane në Kosovë është e para herë që bëhet nga një shqiptar në 10 vitet e fundit. Linja antiluftë e shumë rrymave dhe qarqeve antishqiptare që u trumbetua shumë fort në 1999, kurrë nuk gjeti përkrahës shqiptarë. Në vitin 1999, u bë i famshëm në SHBA reagimi i drejtueses se “HUFFINGTONPOST.COM”, grekes Arianna Stassinopoulos Huffington, ku urrejtja antishqiptare dhe mungesa e ndjeshmërisë njerëzore për viktimat e gjenocidit serb u publikuan në të gjithë shtypin amerikan duke e përcaktuar këtë njeri si avokate të krimeve serbe në Kosovë.
    Arianna Stassinopoulos Huffington është një ndër personat më të famshëm të lobit grek amerikan, dhe përkrahëse e intreresave serbe, sot drejton një ndër mediat online më të famshme në Amerikë për linjën e saj anti Bush dhe anti Klinton.
    Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që shkruan në këtë media dhe shkrimi për Bush është shkruar nga Erion Veliaj në Qershor 2007, si një lëpirje tipike e Velisë ndaj armikut të Bush, George Soros.

    Ja çfarë shkruan Veliaj për ardhjen e Bush:

    Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij muaji, vendi më i vogël që ndodhet në Ballkan bëri titull kryesor në gazetat ndërkombëtare, për herë të parë në një kohë të gjatë dhe nuk është e vështirë që ta kuptojmë përse. Në momentin që popullariteti i presidentit amerikan është në pikën e tij më të ulët ndonjëherë në Amerikë dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtë Amerikës priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanët mbushi rrugët me banera që paraqesnin yjet në flamurin amerikan dhe u hodhën me mijëra nëpër rrugë duke e mbushur atë me lëvdata. “

    Diku më poshtë Veliaj shkruan për realitetin e Shqipërisë dhe imazhit e Shqipërisë:

    Porse ajo që shtypi nuk përcaktoi në raportet e veta, është se: qeveria jonë e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar ne këtë marrëdhënie me Uashingtonin duke i përdorur si mbulesë për të kamufluar atë drejtimin tiranik ne rritje të Shqipërisë. Sot, Shqipëria është vendi më i mbyllur i Europës i ngjashem me atë të Hugo Chavezit, në Venezuelë. Duke abuzuar me mbështetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalëngadalë po shvlerëson respektin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
    Nën maskën e Anti-Berishizmit, Veliaj hedh helm për shqiptarët dhe mbështetjes amerikane ndaj shqiptarëve. Pikërisht për t’i bërë pëlqyer padronit të tij Soros, pjesë e baltës që u hodh në Tiranë ndaj ardhjes së Presidentit Bush në Shqipëri, është investuar shumë nga Soros në Shqipëri. Përhapja e lajmit të sajuar të orës së vjedhur të Bush, dhe goditja e imazhit të mirë të Shqipërisë si një vend i sigurtë përderisa vetë Presidenti Amerikan lëvizte i lirshëm nga nëri qytet në tjetrin në brohoritjet entuziaste të shqiptarëve, ishte një dhuratë që këlyshët e Soros në Tiranë i dhanë padronit të tyre. Është një fakt i njohur në botë armiqësia e Soros ndaj Xhorxh Ë. Bush. Po aq sa edhe preferenca e tij për Obamën dhe jo për Klintonët. Dhe kjo tendencë personale e Soros në Amerikë reflektohet si një lëpirje e njerëzve të tij në Shqipëri e cila është reflektuar hapur në deklaratat e Edi Ramës dhe Lej Fenit Veliaj.

    Diku më tej në shkrim Veliaj thotë:

    “Në Shqipëri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne opozojmë globalizmin, në të kundërtën ne e duam atë, por që të bësh biznes këtu është një presion, një shantazh i vazhdueshëm dhe nëse nuk je në favor të qeverisë, atëherë je gjatë gjithë kohës në shantazh dhe nuk ke avantazhe. Rezortet turistike, importuesit e gazit, operatorët telefonikë, prodhuesit e detergjentëve janë nën shtrengimin e presionit te mbylljes së biznesit të tyre dhe nën presionin e politikave financiare. “
    Veliaj vazhdimisht ka marrë fonde nga ndërkombëtarët gjoja në emër të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, dhe siç dihet këto para janë përdorur për të prodhuar filma dokumentarë që glorifikojnë Edi Ramën, ish-spiunin Remzi Lani dhe atë vet bashkë me mercenarët e tjerë që e rrethojnë. Por ky shkrim që bëri bujë në 2007 për hir të “së vërtetës” së shqiptarëve ndaj pritjes “euforike” ndaj Bush, është një baltë e jashtëzakonshme kundër mundësisë për të investuar në Shqipëri dhe e gjitha kjo në emër të maskës antiberishiane.
    E vërteta e këtij shkrimi është nën maskën antiberishë, u hodh baltë për bombardimet e Administratës Klinton në ish-Jugosllavi dhe ndaj perceptimit pozitiv amerikan të mikpritjes shqiptare ndaj Presidentit Bush. Veliaj nën konsulencën e Remzi Lanit me të cilin Veliaj shoqërohej me paratë e Soros gjatë vizitës që bëri në Amerikë, i bëri kështu qejfin dhe forcoi lidhjet me përfaqësues me emër të lobit grek, fitoi simpatinë serbe të shprehur në shumë media online serbe, por mbi të gjitha “i pëlqeu” dhe lëpirjet e veta padronit të tij Soros. Dhe të gjitha këto kishin si pagesë baltën e hedhur mbi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, pagesë që Veliaj e kryen prej vitesh në mënyrë që të ngjisë shkallët e karrierës në krah të djathtë të Edi Ramës.

    sot

    http://www.huffingtonpost.com/erion-...o_b_53869.html

  19. #18

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Shkeputur nga faqja e Huffington Post.

    Emri:  Erjon.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  13.0 KB

  20. #19

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Ish-presidenti Bush shpalli gjate kesaj vizite njohjen e pavaresise se Kosoves.


  21. #20

    Për: Do merremi sërish me Erjonin - kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë.

    Virusi i Frikës që fshiu faqet e shoqatave dhe bizneseve të Vëllezërve Veliaj


    12 Dhjeto 2008

    Gazeta Sot ruan në arkivë e vet të gjitha ëebsitet e fshira të Veliaj & Co

    Prej mëse 30 ditësh, Veliaj & Co i janë përveshur punës për zhdukjen e gjurmëve të korrupsionit duke fshirë faqet e ndryshme online qe ata vetë kanë krijuar për të reklamuar punën e tyre dhe justifikuar mbi 5.4milionë euro financime të Lëvizjes MJAFT që Gazeta SOT ka të dokumentuar në serverin e saj.
    Çdo ditë gazeta Sot dokumenton fshirjen masive të faqeve online që janë krijuar me paratë e donatorëve të destinuara për shoqërinë civile shqiptare.

    “Dëmi” teorik financiar i shkaktuar nga fshirja e faqeve vetëm për këtë muaj (i matur nëpërmjet llogaritjes së përafërt të shpenzimeve për t’i ndërtuar këto faqe) deri tani shkon mbi 250 milionë lekë.
    Justifikimi i Velisë & Co për “vetëvrasjen” e faqeve të veta është “motivuar” herë me teorinë e “rindërtimit” (under construction), herë duke prerë dhe redaktuar (lexo: hequr apo cuting) të dhënat diskredituese, dhe herë duke zhdukur çdo gjë pa lënë gjurmë.
    E vërteta pse Veliaj & Co po shkatërron faqet e veta apo të të tjerëve që ka realizuar nëpërmjet evazionit të rëndë fiskal është sepse në këto faqe ka një pafundësi të dhënash që vërtetojnë denoncimin e Gazetës Sot për një skemë të madhe mashtrimi sorosian ku përfshihen:
    - foto diskredituese (si psh zhdukje të pamjeve me jahte luksoze që harxhojnë qindra milionë lekë të luftës kundër varfërisë apo fshirje foto meshkujsh të veshur si femra për “ti hyrë në zemër” diplomatëve dhe donatorëve me preferenca homoseksuale);
    - emra njerëzish (si psh zhdukje emrash që vërtetojnë përfshirjen e tyre në skema të ndryshme biznesi të ngritur me qëllim faturimin e parave të Lëvizjes MJAFT apo që “pastrojnë” financimet e paligjshme të Grupimit Politik G99);
    - të dhëna mbi donatorët (si psh zhdukje të dhënash ato që vërtetojnë implikimin e palëve të ndryshme në skemat sorosiane të shoqërisë civile, politikës, universiteteve, bankave, medias, etj.);
    - të dhëna mbi identitetin e origjinës sorosiane të spinoffeve të MJAFT-it dhe G99 (si psh zhdukje të dhënash mbi Shoqatën Kombëtare të Debatit – ANDA të Arbjan Maznikut të krijuar që në 2000, Balkan Youth Link – Albania të Velisë të krijuar që në 2000, SNEWS të Endri Fugës dhe Arbër Velisë të krijuar që në 2001, etj);
    - të dhëna mbi Fondacione Piramidale dhe aktivitete të paligjshme të Velisë & Co me paratë e donatorëve ndërkombëtarë (si psh zhdukje të Fondacionit piramidal MJAFT i dhënies së kredive në kundërshtim me ligjin që ndalon veprimtarinë e Fondacioneve që japin para me përqindje interesi);
    - të dhëna mbi konflikte të pastra interesi dhe skema riciklimi burimesh njerëzore (si psh Veliaj që i jep të vëllait mikrokredi nga paratë e donatorëve);
    - të dhëna mbi biznese të paligjshme të ngritura nga Klani Veliaj & Co të cilat kryejnë evazione fiskale me përmasa qindra miliona lekë (si psh heqja e “portofolit të klientëve” të C&PR Production dhe Grafik Propaganda të Fshatit Urban, biznese këto të ngritura nga Veliaj & Co si fillim për të faturuar dhe përfituar privatisht miliona eurot e donatorëve për shoqërinë civile dhe më pas edhe për të hyrë në marëdhënie të drejtpërdrejta biznesi me vetë ndërkombëtarët dhe biznese të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë);
    - të dhëna mbi marëdhëniet e ngushta financiare dhe politike midis Erion Velisë dhe Edi Ramës (si psh heqja e portofolit online të biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda apo të quajtur Fshati Urban pasi aty tregohet se si Vëllezërit Veliaj janë ata që kanë bërë faqen e uebsitit të Partisë Socialiste, Fondacionit Qemal Stafa dhe kanë realizuar që në 2006 vetë imazhin e ri të Partisë Socialiste përtej të Majtës dhe të Djathtës duke përfshirë edhe vetë logon e re të PSsë);
    - të dhëna mbi marëdhëniet e paligjshme fiskale me institucionet shtetërore (si psh heqja e informacionit mbi klientët e biznesve të Veliaj & Co si Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Departamenti i Administratës Publike pranë Këshillit të Minstrave, Parku Kombëtar Butrinti, KESH, etj.)
    - të dhëna mbi kontrollin e llogarive bankare të shoqërisë civile nga Erion Veliaj brenda dhe jashtë Shqipërisë (si psh zhdukja e faqeve të fondacionit MJAFT dhe Balkan Youth Link që tregojnë numrat bankar që përdor Erion Veliaj në Kaliforni për të tërhequr paratë që i jepen MJAFT nga donatorët e huaj)
    - të dhëna mbi marëdhëniet e paligjshme kontraktuale me të tretë (si psh zhdukja e faqeve të Fondacionit MJAFT apo të fshehjes së faqeve ku garantohet në mënyrë mafioze sekreti i burimit të financimit të Veliajt & Co), etj etj.
    Ka një pafundësi motivesh pse faqet e Erion Veliajt po i zhduk VIRUSI i FRIKËS! Por e dhëna e parë që do të duhej të kishte dashur të zhdukte Erion Veliaj është sasia dhe burimi i financimit të tij në vite. Kjo nuk mund të fshihet sepse kjo e dhënë nuk është treguar kurrë nga MJAFT apo G99. As nuk është deklaruar ndonjëherë dhe as ka për t’u vetdaklaruar nga Veliaj sepse ai ka frikë të tmerrojë njerëzit me shkallën e lartë të abuzimit me këto para pasi që në atë moment askush nuk do të gënjehet nga “studenti i varfër që braktisi punën e shumëpaguar në OKB, për ti shërbyer Atdheut, i cili u kthye në vendin e tij si Mesia” (fjalë të cituara në një prezantim online të vetë Veliajt). Miliardat e Velisë nuk ka raport financiar t’i justifikojë sepse ato nuk maten me balet mediatik por me fatura dhe faturat duhet të tregojnë shpenzime që vërtetohen pasi çdo faturë është subjekt fiskal me një adresë të saktë. Dhe këto të dhëna Veliaj nuk i ka publikuar në asnjë faqe online pavarësisht se Gazeta Sot është detyruar ti gjejë dhe ti dokumentojë në burime të origjinës (të donatorëve).
    Megjithë zhdukjen, shkatërrimin, copëtimin, redaktimin, apo kushtëzimin e aksesit të navigimit të faqeve që kanë kushtuar qindra miliona lekë të realizuar nga bizneset familjare të Velisë me paratë e taksapaguesve të huaj apo shqiptarë, sot në kohën e informacionit dhe të aksesit të çdokujt në teknologjinë e komunikimit, ekspertët e Gazetës kanë arritur të ruajnë kopjen e të gjithë faqeve të zhdukura.
    Gazeta Sot disponon faqet e zhdukura të websitit të Lëvizjes MJAFT, të Fondacionit Piramidal MJAFT, të Balkan Youth Link, të SNEWS, të Grafik.fshatiurban.com, të C&Pr Production, të Mozaik sh.p.k., etj etj.
    Gazeta Sot disponon edhe faqet e zhdukura këto ditë “terrori” nga frika të ish-spiunit Remzi Lani të spinoffit sorosian Instituti i Medias. Por kjo është një histori tjetër, e ngjashme me atë të soros.al e cila do të trajtohet një ditë tjetër.
    Faktet që disponon Gazeta Sot janë të plota, ta sakta, të mirëruajtura dhe të arkivuara, ashtu siç duhet të jenë provat gjyqësore në një proces gjyqësor civil dhe penal.

    sot

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •