Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112

    Incineratori në Elbasan me shkelje të rënda ligjore

    Incineratori u dha pa tender; po ndërtohet pa u konsultuar më parë me komunitetet lokale siç e kërkon legjislacioni mjedisor; firma fituese është krijuar vetëm 5 muaj para konçesionit, me 100,000 lek kapital. Marrëveshja e konçesionit nuk lejon riciklimin e mbetjeve në Qarkun e Elbasanit.

    Pa u përhapur ende mirë lajmi se do të ndërtohet një incinerator (impiant për djegjen e mbeturinave) në Elbasan, punimet për ndërtimin e tij filluan e tabela me informacionin për projektin është nxjerrë në sheshin e punimeve.Incineratori u aprovua me negocim, pa tender me oferta, me pretendimin se situata e mbetjeve në Elbasan është emergjente. Sikur në Elbasan të kishte ndodhur ndonjë aksident industrial, e ndotja e papritur nuk priste për tenderin me oferta. Ndotja në Elbasan është problematike prej vitesh, disa muaj më shumë apo më pak nuk do të kishin bërë diferencë. Tenderi me negocim kur nuk ka emergjencë është në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike, siç ka vërejtur dhe Agjensia e Prokurimeve Publike në kontrollet e saj të bëra së fundmi.

    12 milion euro do të investohen nga qeveria në këtë projekt, kurse 9.5 milion euro nga Albtek Energy shpk. Albtek Energy shpk, operatori privat, do të punojë impiantin për 7 vjet dhe do të shesë energjinë e impiantit 2.5 Më për llogari të vet. Kjo sipas marrëveshjes së konçesionit të publikuar në fletoren zyrtare nr. 202, viti 2014.

    Nga një verifikim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit del se kompania Alb-Tek sh.p.k. është krijuar vetëm 5 muaj para shpalljes nga qeveria të marrëveshjes së konçesionit, me ortake të vetme e administratore Znj. Stela Gugallja, e se ka vetëm 100,000 lek kapital të regjistruar, kur do të investojë 9 milion euro. Duket se pas kësaj kompanie qëndron kompania Energy Recuperator, Itali, me administrator Z. Ernesto Granelli.

    Në mungesë të tenderit me oferta, nuk do të dimë se çfarë teknologjish me më pak ndotje mund të ishin përdorur për incineratorin, dhe çfarë kostoje më të lirë (ose më të shtrenjtë) mund të kishte incineratori.

    Ndërkohë ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve detyron bashkitë që të grumbullojnë në mënyrë të diferencuar dhe të riciklojnë mbetjet, nëse kjo është teknikisht dhe ekonomikisht e mundur, brenda vitit 2018. Në hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, riciklimi ka prioritet ndaj incinerimit sipas ligjit. Këtë e shpreh dhe strategjia e BE-së për përdorimin efiçent të burimeve, e cila deklaron se në incineratorë do të duhet të përfundojnë vetëm mbetjet e pariciklueshme dhe të pakompostueshme.

    Por marrëveshja e konçesionit detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër përveç incineratorit. Në Elbasan aktualisht kryhet riciklim i mbetjeve plastike nga mbledhësit informalë romë, çka tregon se riciklimi në Elbasan është ekonomik. Gjithashtu, mbetjet e biodegradueshme kanë më shumë vlerë ekonomike dhe ekologjike si pleh organik, se sa si burim energjie për incineratorë. Por jo, këto mbetje në vend që të riciklohen do të shkojnë në incinerator, do të shtojnë dhe më shumë ndotjen e ajrit të Elbasanit.

    Kapaciteti i incineratorit është për 120-140 tonë mbetje në ditë, kapacitet i mjaftueshëm për të djegur gjithë mbetjet e djegshme të qytetit të Elbasanit, madje dhe të qyteteve përreth. Kur pas 7 vitesh impianti të kalojë në pronësi të shtetit, riciklimi nga bashkitë dhe nga bizneset private do të ketë ulur ndjeshëm rrymën e mbetjeve për incineratorin, dhe do të nxjerrë një pjesë të mirë të kapacitetit të tij jashtë përdorimit. Ka interes shteti të investojë në kapacitete të panevojshme?

    Sa me nxitim ju dha konçesioni Albtekut, po me aq nxitim filluan dhe punimet. Incineratori duhet të kalojë nëpër një proçedurë të konsultimit me komunitetet lokale të zonës, pastaj duhet të marrë një deklaratë mjedisore nga Ministri i Mjedisit, dhe pas kësaj mund të fillohet ndërtimi. Komisioni i Ministrisë së Mjedisit ka aprovuar projektin për të kaluar në proçedurën e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, proçedurë e cila përfshin detyrimisht këshillimin me komunitetet lokale (sipas ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis). Aq më tepër që në vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis të incineratorit (I aksesueshëm në faqen e Internetit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit) pranohet se do të ketë kundërshtime nga komunitetet lokale. Këshillime me komunitetet lokale dhe shoqatat mjedisore të Elbasanit nuk janë bërë, sipas mjedisorit elbasanas Ahmet Mehmeti. Fillimi i punimeve e bën ndërtimin e incineratorit fakt të kryer, duke shkelur ligjin dhe autonominë e organeve vendore. Propozimi para disa vitesh i ndërtimit të një incineratori në Fier u shoqërua me kundërshtime të mëdha në shoqërinë civile dhe media. Qeveria siç duket mësoi nga pësimi i kaluar, dhe po e ndërton incineratorin me goditje rrufe. Kostot ekonomike dhe mjedisore të kësaj do i paguajnë qytetarët e thjeshtë.

    Burimi: https://ekolevizja.wordpress.com/201...kelur-3-ligje/

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Incineratori në Elbasan me shkelje të rënda ligjore

    Kur situata e ambjentit perkeqsohet gradualisht nga dite ne dite atehere
    ndotja e mjedisit arrin ne ate pike sa qe rrezikon perhapje epidemish,katastrofash
    nga semundje viruset vecanerisht me rritjen e temperaturave ne maj qershor dhe progresivisht deri ne mes
    te shtatorit rritet shume shkalla e infeksionit sepse favorizohet shume nga temperatura e larte,pa folur per eren e keqe qe provokon nxehtesia ne
    ambjente te ndotura.Me afrimin e veres pa diskutim qe situata behet serioze 3-4 fish,nuk eshte njesoj si ne dimer.
    Me sa duket bashkia dhe ambjentalistet kane bere nje vleresim te fundit te situates
    dhe kane dale ne konkluzionin qe situata eshte emergjente.
    Se cfare shkalle ndotjeje perben situate kritike qe kerkon nderhyrje emergjence,nuk e di,nuk jam ekspert,por
    besoj qe ambjentalistet duhet te kene fakte analiza mostrash te mjedisit te percaktojne situaten si kritike
    dhe qe kerkon nderhyrje emergjente.Ja perse ato kane bere negocim dhe nuk jane ngaterruar ne tendera.
    Per dikushin,nje banor te Elbasanit,situata ka ndotje por mund te shtyhet disa muaj,kurse per specialitet dhe profesionistet e ambjentit dhe
    shendetsise situata shihet mbi bazen e analizave,detajeve dhe nqs situata perben nje kercenim teper serioz per jeten dhe sigurine,
    atehere llogjikisht kjo kerkon nderhyrje blic,emergjente per te parandaluar katastrofa epidemi semundjesh me kosto katastrofike per buxhetin dhe qe mund te
    jene rrezik serioz per gjithe rajonin e ballkanit.
    Jam dakort qe riciklimi ka perparesi dhe eshte me i mire si opsion krahasuar me djegjen pasi me riciklim i rikthehet tokes ajo qe i eshte marre,kurse me djegjen
    ndodh nje transformim i shoqeruar me nje shkalle ndotje te ajrit nga procesi i djegjes dhe tokes i kthehet shume pak,i kthehet hi ne volume dhe pesha shume minimale
    krahasuar me produktet para djegjes.Sidoqofte nga procesi i djegjes me incinerator perdoren filtra qe parandalojne
    disi ndotjen e ajrit nga kimikate te rrezikshme.
    Persa i perket mendimit te popullit,komunitetit.
    Thuhet qe sipas ligjit qe perpara se te ndertosh nje impiant te madh djegje mbeturinash(incinerator) duhet te njoftosh komunitetin e zones
    ku ndertohet ky incinerator dhe kerkosh aprovimin e banoreve te ketij komuniteti.
    Realiteti eshte qe populli nuk eshte aq i mire informuar i mungojne njohurite,eshte disi injorant dhe per shkak se eshte injorant do i bazoje vendimet
    thjesht ne emocione dhe jo arsye.Do marre vendime te gabuara dhe do mohoje refuzoje lejimin e ndertimit te incineratorit.
    Perpara se te kerkosh lejen nga komuniteti ti si shtet,pushtet lokal me ane te perfaqsusve te tu duhet te edukosh komunitetin se pse duhet ndertuar ky incinerator,pse eshte nje
    plus per komunitetin se cfare perfitimesh do kete ambjenti dhe komuniteti ne teresi.
    Eshte detyra e perfaqsusve te pushtetit lokal qe te iluminoje,ndricoje mendjet e komunitetit,edukoje emancipoje kete komunitet,
    qe ato ta shohin situaten qarte te kene nje kuptim te drejte dhe mbi bazen e kesaj ato do dalin ne
    nje konkluzion dhe vendim te drejte.Si arrihet kjo?Perpara se te besh mbledhjen ne bashki dhe te presesh aprovimin me vota nga keshilltaret(perfaqsusit e popullit ne bashki)
    Ti si pushtet lokal duhet te dergosh fletushka me info te plote te qarte dhe te sakte per kete problem.Sa me shume dhe me mire te jete i informuar publiku atehere aq me i drejte
    dhe pozitiv do jete vendimi nga komuniteti.Meqenese ky incinerator eshte nje investim i cmuar per te mbajtur ambjentin te paster dhe te sigurte atehere pse te mos votohet pro?
    Dikush do thote qe eshte shume risky me shume rrezik dhe na ndot ajrin......
    Perpara se te kalosh te ndotja e ajrit shiko ndotjen para dhe mbrapa pallatit, ndotjen ne trotuare, hedhurinat plastike te perhapura spontanisht kudo,qe jane te gjitha vatra infeksionesh dhe semundjesh.
    Atehere ketu kemi nje trade off nje shkembim qe do te thote do ngrej incineratorin qe ndot ajrin 1% por nga kjo perfitimi do jete 99 % sepse do pastrohet komplet terreni ne qytet nga mbeturina ne toke plera etj,
    me fjale te tjera do humb 1% ne ajer por do fitoj 99% ne toke. Eshte trade off.Nuk mund te arrish ne perfeksion asnjehere sepse askush nuk eshte perfekt.Njerezit nuk jane perfekt,atehere mos shpreso qe edhe ambjenti te jete perfekt.
    Keshtu qe ja vlen.
    Publiku duhet te jete i informuar me ndershmeri dhe ti behet e qarte per perfitimet ne standartin e te jetuarit dhe sigurine.
    pse komunitetet gjithmone votojne pro ne rastet kur u kerkohet leje te ndertohet nje supermarkat ushqimesh.
    Gjithmone votojne pro pasi supermarkati do jete afer shtepijave te tyre,do ua beje te lehte dhe te shpejte pazarin,cmimet do jene me te uleta
    se sa te dyqanet e vogla, do kursejne edhe kohe,pra komuniteti sheh perfitim dhe konvenience voton pro.
    Edhe ne kete rast ekziston nje trade off nje shkembim,supermarketi do shkaktoje rritje te trafikut dhe ne disa raste ngadalsi dhe bllokime te rruges si dhe
    rritjen e zhurmave por keto faktore negative kompensohen me perfitimet e thena me lart,cmime me te uleta,kursim kohe,afersi me pazarin,kursim ne karburant dhe konvenience.
    Kjo do te thote populli ka humbje ne nje krah por fiton nga krahu tjeter, eshte trade off.
    Ne rastin e incineratorit populli duhet bindur qe kjo eshte ne dobine dhe favorin e komunitetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-04-2015 më 17:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •