Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Aleks Buzo, dramaturgu i famshëm australian, me origjinë nga Berati

    Aleks Buzo, dramaturgu i famshëm australian, me origjinë nga Berati


    Pak shqiptare mund te kene degjuar per shkrimtarin australian Aleks Buzo…Per me teper fare pak shqiptare mund ta dine qe Aleks Buzo, nje nga dramaturget me te vleresuar te letersise se shkruar ne gjuhen angleze, mbas Luftes se Dyte Boterore, ka qene pikerisht djali i beratasit, Zihni Buzo qe emigroi ne Australi ne vitin 1939…Nuk mund te shkruhet per shkrimtarin Aleks Buzo pa folur me pare per babane e tij Zihni Buzo qe eshte nje nga shqiptaret me te suksesshem, jo vetem ne Australi por ne mbare boten!… Inxhinieri Zihni Buzo, (1912-2006), u lind në Berat në lagjen “Murat Çelepia” ku edhe mori mësimet e para në shkollen fillore, më vonë vazhdoi shkollën e “Harry Fultz” në Tiranë ku pasi e pane si shkelqeu, i dhane nje burse per ne “Robert College” e famshem amerikan në Stamboll. Në rininë e tij ishte nder “Boy Scouts” e pare shqiptare… Zihni Buzo pasi mbaron studimet me rezultate te shkelqyera ne “Robert Kolegj” ne Stamboll, fiton bursen e “Fondacionit Rockefeller”, fale se ciles i jepet mundesia te studioje ne Universitetin me te famshem te botes ne Harvard, Amerike…Fale lidhjeve te krijon ne Harvard pas mbarimit te studimeve me rezultate te shkelqyera punon ne Shqiperi si inxhinier me nje kompani anglo-amerikane…Ne ditet e pushtimit fashist te Shqiperise, Zihni Buzo largohet nga memedheu bashke me personelin anglo-amerikan dhe emigron perfundimisht ne Australi ku jetoi deri kur nderroi jete ne vitin 2006…Zihni Buzo ka nje karriere te shkelqyer ne Australi;ka mbetur ne histori si ndertuesi i Diges se hidrocentralit ne Lumin Okay…Zihni Buzo eshte një inxhinier i shquar. Përveç punës së tij në Australi, kryesisht në New England të New South Wales, karriera e tij dallohet, vite me vone sidomos me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nje karriere katërmbëdhjetë vjecare, gjatë së cilës ai kontribuoi me projekte publike shëndetësore në mbi dyzet vende te botes. Me Organizatën Botërore të Shëndetësisë punoi në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut.

    Ai ishte një anëtar nderi i Institutit Australian të Inxhinierëve dhe një anëtar i Shoqërisë Amerikane te Inxhinierëve Civile. Në Australi në vitin 1941 ai u njoh me Elaine Johnson, irlandeze me origjne me te cilen u martua një vit më vonë. Paten dy djem , Alex në vitin 1944 në Sydney dhe Adria në 1948 në Brisbane…Zihni Buzo ka lene ne doreshkrim nje veper me titull “Albania to Australia” , ”Nga Shqiperia ne Australi”…Zihni Buzo eshte nder te paktet australiane qe kane marre medaljen e madhe te Australise, ” Medal of the Order of Australia”, …”Urdherin e Medaljes se Australise” si nje vleresim per kontributin e tij ne Australi dhe jashte saj…Zihni Buzo vdiq në Sidnei në korrik 2006, dhe la pas dy djem dhe gjashtë nipër e mbesa… Zihni ishte patriot shqiptar, ai loboi dhe mori pjesë ne delegacione të ndryshme të komunitetit shqiptar në fillim të viteve ‘90, duke u takuar me senatorin Gareth Evans, atëherë Ministri i Punëve te Jashtme, ku vazhdimisht ngrinte me kembengulje problemin e vellezerve shqiptare ne Kosove…

    Alex Buzo ka lindur në Sydnei me 23 Korrik 1944. Mbaron shkollen në te famshmen “Shkollën Armidale” ne Australi dhe me pas ne “Shkollën Ndërkombëtare në Gjenevë” Zvicer ndersa studimet e larta i kryen në Universitetin e New South Wales ku ai u diplomua në vitin 1965. Në vitin 2005 ai u dha një doktoratë nderi i Shkronjave në Universitetin e New South Wales për kontributin e tij ne letersine Australiane. Aleks Buzo vjen fuqishem ne letersine australiane ne vitin 1968, me dramen e pare, ”Norm dhe Ahmedi’ qe ishte ndër të parët autore qe ngriti diskriminimin e emigranteve ne Australi dhe zgjoi vëmendjen e mbare kombit Australian duke vene ne pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantet…Publiku Australian u befasua nga aftesia e tij ne idiomat e anglishtes, ne një angazhim të palodhur te Buzos për të reflektuar natyrën e vërtetë të shoqërisë Australiane. Qe nga ajo kohe e deri sa mbylli syte ne vitin 2006, Aleks Buzo njeh vetem fame dhe mirenjohje ne Australi dhe me gjere, eshte autori i 88 dramave dhe veprave letrare…Veprat e tij jane vene ne skene ne Australi, Angli dhe Amerike, sot konsiderohet si nje nga pionieret e Rilindjes se drames australiane dhe me gjere letersise angleze…

    Në vitin 1972, Aleks Buzos ju dha “Medalja e Artë ne Letersi” e Shoqërisë së Australiane per dramen e tij “Macquarie”. Aleks Buzo ne karrieren e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj, intervista ne radio si dhe pershkrime udhëtimi…Ka dhe disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin. Shkrimet e tij variojne mbi një gamë të gjerë të subjekteve, ai ka qene mjaft i kërkuar shumë, nga të gjithë gazetat, revistat dhe radio stacionet me te famshme australiane.

    Pak shqiptare mund te kene degjuar per shkrimtarin australian Aleks Buzo…Per me teper fare pak shqiptare mund ta dine qe Aleks Buzo, nje nga dramaturget me te vleresuar te letersise se shkruar ne gjuhen angleze, mbas Luftes se Dyte Boterore, ka qene pikerisht djali i beratasit, Zihni Buzo qe emigroi ne Australi ne vitin 1939…Nuk mund te shkruhet per shkrimtarin Aleks Buzo pa folur me pare per babane e tij Zihni Buzo qe eshte nje nga shqiptaret me te suksesshem, jo vetem ne Australi por ne mbare boten!… Inxhinieri Zihni Buzo, (1912-2006), u lind në Berat në lagjen “Murat Çelepia” ku edhe mori mësimet e para në shkollen fillore, më vonë vazhdoi shkollën e “Harry Fultz” në Tiranë ku pasi e pane si shkelqeu, i dhane nje burse per ne “Robert College” e famshem amerikan në Stamboll. Në rininë e tij ishte nder “Boy Scouts” e pare shqiptare… Zihni Buzo pasi mbaron studimet me rezultate te shkelqyera ne “Robert Kolegj” ne Stamboll, fiton bursen e “Fondacionit Rockefeller”, fale se ciles i jepet mundesia te studioje ne Universitetin me te famshem te botes ne Harvard, Amerike…Fale lidhjeve te krijon ne Harvard pas mbarimit te studimeve me rezultate te shkelqyera punon ne Shqiperi si inxhinier me nje kompani anglo-amerikane…Ne ditet e pushtimit fashist te Shqiperise, Zihni Buzo largohet nga memedheu bashke me personelin anglo-amerikan dhe emigron perfundimisht ne Australi ku jetoi deri kur nderroi jete ne vitin 2006…Zihni Buzo ka nje karriere te shkelqyer ne Australi;ka mbetur ne histori si ndertuesi i Diges se hidrocentralit ne Lumin Okay…Zihni Buzo eshte një inxhinier i shquar. Përveç punës së tij në Australi, kryesisht në New England të New South Wales, karriera e tij dallohet, vite me vone sidomos me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nje karriere katërmbëdhjetë vjecare, gjatë së cilës ai kontribuoi me projekte publike shëndetësore në mbi dyzet vende te botes. Me Organizatën Botërore të Shëndetësisë punoi në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut.
    Aleks BuzoAi ishte një anëtar nderi i Institutit Australian të Inxhinierëve dhe një anëtar i Shoqërisë Amerikane te Inxhinierëve Civile. Në Australi në vitin 1941 ai u njoh me Elaine Johnson, irlandeze me origjne me te cilen u martua një vit më vonë. Paten dy djem , Alex në vitin 1944 në Sydney dhe Adria në 1948 në Brisbane…Zihni Buzo ka lene ne doreshkrim nje veper me titull “Albania to Australia” , ”Nga Shqiperia ne Australi”…Zihni Buzo eshte nder te paktet australiane qe kane marre medaljen e madhe te Australise, ” Medal of the Order of Australia”, …”Urdherin e Medaljes se Australise” si nje vleresim per kontributin e tij ne Australi dhe jashte saj…Zihni Buzo vdiq në Sidnei në korrik 2006, dhe la pas dy djem dhe gjashtë nipër e mbesa…
    Zihni ishte patriot shqiptar, ai loboi dhe mori pjesë ne delegacione të ndryshme të komunitetit shqiptar në fillim të viteve ‘90, duke u takuar me senatorin Gareth Evans, atëherë Ministri i Punëve te Jashtme, ku vazhdimisht ngrinte me kembengulje problemin e vellezerve shqiptare ne Kosove…

    Aleks Buzo2Alex Buzo ka lindur në Sydnei me 23 Korrik 1944. Mbaron shkollen në te famshmen “Shkollën Armidale” ne Australi dhe me pas ne “Shkollën Ndërkombëtare në Gjenevë” Zvicer ndersa studimet e larta i kryen në Universitetin e New South Wales ku ai u diplomua në vitin 1965. Në vitin 2005 ai u dha një doktoratë nderi i Shkronjave në Universitetin e New South Wales për kontributin e tij ne letersine Australiane.
    Aleks Buzo vjen fuqishem ne letersine australiane ne vitin 1968, me dramen e pare, ”Norm dhe Ahmedi’ qe ishte ndër të parët autore qe ngriti diskriminimin e emigranteve ne Australi dhe zgjoi vëmendjen e mbare kombit Australian duke vene ne pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantet…Publiku Australian u befasua nga aftesia e tij ne idiomat e anglishtes, ne një angazhim të palodhur te Buzos për të reflektuar natyrën e vërtetë të shoqërisë Australiane. Qe nga ajo kohe e deri sa mbylli syte ne vitin 2006, Aleks Buzo njeh vetem fame dhe mirenjohje ne Australi dhe me gjere, eshte autori i 88 dramave dhe veprave letrare…Veprat e tij jane vene ne skene ne Australi, Angli dhe Amerike, sot konsiderohet si nje nga pionieret e Rilindjes se drames australiane dhe me gjere letersise angleze…

    Në vitin 1972, Aleks Buzos ju dha “Medalja e Artë ne Letersi” e Shoqërisë së Australiane per dramen e tij “Macquarie”. Aleks Buzo ne karrieren e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj, intervista ne radio si dhe pershkrime udhëtimi…Ka dhe disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin. Shkrimet e tij variojne mbi një gamë të gjerë të subjekteve, ai ka qene mjaft i kërkuar shumë, nga të gjithë gazetat, revistat dhe radio stacionet me te famshme australiane.



    Nder veprat e tij jane :
    “Revolta” (1967)
    “Norm dhe Ahmedi” (Valuta Press 1968)
    “Djemte e dhomes qendrore” (Valuta Press, 1970)
    “Macquarie” (Valuta Press, 1971)
    “Batmani-shef i plazhit’ (1973)
    “Rrënjet” (Valuta Press, 1973)
    “Tregimet e Roy Murphy-t” (Valuta Press, 1973)
    “Coralie Lansdowne thotë jo” (Valuta Press, 1974)
    “Tom” (Angus & Robertson, 1975)
    “Vicki Madison del jashte” (Valuta Press, 1976)
    “Kullat Martello” (Valuta Press, 1976)
    “Koralet Makassar” (Valuta Press, 1978)
    “Lumi i madh “ (Valuta Press, 1985)
    “Ferma margjinale” (Valuta Press, 1985)
    “Stingray “ (Valuta Press, 1987)
    “Rruga Shellcove’ (1989)
    “Bashkimi ne Paqesor’ (Valuta Press, 1995)
    “Legjendat e Bagit te Gjelbër” (Allen & Unwin, Sydney, 2004)
    “Një fjalor thuajse i dukshem’ (Tekst Publishing Company, Melbourne, 1998)
    “Kiwese” (Mandarin, Port Melbourne, 1994)
    “Ndeshja me e gjate” bashkëautor me Jamie Grant (Mandarin, Port Melbourne, 1990)
    “Personat e rinj” si nje “Udhëzues për Teatrin” (Penguin, Ringwood, 1988)
    “Rregetime të rrahurash” (Penguin, Ringwood, 1987)
    “Njihuni me klasen e re” (Angus dhe Robertson, Sydney, 1981)
    “Tautologji” (Penguin, Ringwood, 1981)
    “Pru futuron drejt veriut” (Mandarin, Port Melbourne, 1991)
    “Kërkimi për Harry Allway” (Angus dhe Robertson, Sydney 1985)
    Skenare per filma:

    “Kureshtja per dyqanin e vjetër” (1984)
    Dhe skenarin per filimin e famshem vizatimor:
    “Rod Hull dhe të tjerët, Me mbretin Artur dhe kaloresit e tryezës së rrumbullakët”

    Aleks Buzo eshte bashkeautor ne skenarin e filmit te famshem te Mick Jagger kengetarit te “Rolling Stones” , filmin “Ned Kelly” realizuar ne vitet ’70…

    Pas vdekjes Alekz Buzo-s në 2006, ne vitin 2007, vajza e tij Ema, ka themeluar ne internet “Kompanine Buzo” ne nderim te Aleks Buzos…Autori ka fituar keto cmime prestigjioze;
    Ne vitin 1972 ka fituar “Medaljen e Arte” nga Shoqata e Letërsisë Australiane për Dramen “Macquarie”;
    Ne vitin 1998 një cmim nga “Alumni Award” i Universitetit te New South Wales, Australi…
    Ndersa ne vitin 2005 eshte shpallur “Doktor Nderi i Letersise” nga Universiteti i Uellsit Jugor te Ri për kontributin e tij në letërsinë Australiane…

    Besoj se nje dite edhe kombi nga vinte babai i tij i nderuar Zihni Buzo do kujtohet per kete shqipe qe ngriti folene ne Autraline e larget...



    http://illyriapress.com/aleks-buzo-d...ne-nga-berati/

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Kreksi (11-04-2015),martini1984 (18-04-2015),user010 (09-04-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •