Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo

    UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo



    Komisioni i disiplinës në UEFA nuk ka dalë nga parashikimet duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë kombëtares ruse për ndeshjen me Malin e Zi, e ndërprerë në minutën e 69 për shkak të dhunës së tifozerisë malazeze.





    Disiplinori i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që kombëtarja e Malit të Zi të luajë pa tifozë ndeshjen e ardhshme dhe gjobiti federatën e futbollit të këtij shteti me 50 mijë euro për sjelljen e dhunshme të tifozëve vendas në stadiumin e Podgoricës.

    Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe federata ruse e cila është gjobitur me 25 mijë euro për sjelljet jo korrekte të tifozëve të saj.

    Institucioni më i lartë i futbollit europian tregoi edhe njëherë se komisionet e tij veprojnë me 2 standarde për çështje të ngjashme.

    I mbylli sytë para dhunës se tifozëve serbë ndaj lojtarëve të përfaqësueses tonë në stadiumin e Beogradit dhe i mohoi fitoren në tavolinë kombëtares shqiptare, ndërkohë që i dha atë që meriton federatës ruse, e cila është shumë herë më e madhe dhe me më shumë influencë se e jona kur vjen koha e zgjedhjeve në UEFA. / Top Channel

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (15-04-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo

    Behet fjale per Rusine, apo jo? Epo me kaq mjafton - i thone Rusi, jo Shqiperi.....fatkeqesisht te shtypur gjithnje do jemi.
    Derisa te jete Shqiperia gjysmake, shqiptaret kane per t'u ndjere inferiore edhe ne trojet e tyre.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Aferim për mendimin e shprehur në këtë postim:

    martini1984 (15-04-2015),mesia4ever (15-04-2015)

  5. #3
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo

    Sepse nuk shohin foutbollin tek ne por shohin me shum se kaq , fatkeqesisht ne kemi dhen imazh te keq , politikanet tane handicap ne cdo aspekt dhe kjo ja èrr mendimet.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lulke për postimin:

    mesia4ever (15-04-2015)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo

    Fajin e kemi vete sepse ka kritika nga analistat skipetare per ngjarjet ne Beograd!
    Eu-ja te jep restin....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •