Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kufri (mosbesimi)

    Kuptimi gjuhėsor: Kufri nė gjuhėn arabe ėshtė mbulimi i diēkaje. Pėr ēdo gjė qė mbulon diēka tjetėr pėrdoret folja “Kefere”. Kėshtu pėr bujkun pėrdoret fjala “Kafir” sepse ai e mbulon farėn me dhč. Pra kufėr do tė thotė tė mbulosh.

    Kuptimi sheriatik: Mosbesimi nė Allahun dhe tė dėrguarit e Tij, pa marrė parasysh a ėshtė i shoqėruar ky mosbesim me pėrgėnjeshtrim a jo.


    Kufri i madhe eshte pese lloje:

    1. Kufri i pėrgėnjeshtrimit

    "Kush ėshtė keqbėrės mė i madh se ai qė trillon gėnjeshtra kundėr Allahut ose mohon tė vėrtetėn qė i ka ardhur?! Vallė, a nuk ėshtė Xhehenemi vend pėr jobesimtarėt?!" Sureja el-ankebutė, 68.

    2. Kufri i kundėrshtimit dhe mendjemadhėsisė edhe pse e beson vėrtetėsinė e asj qė thuhet.

    "Kur u thamė engjėjve: “Pėruluni nė sexhde para Ademit”, ata u pėrulėn, pėrveē Iblisit, i cili kundėrshtoi, u tregua mendjemadh dhe u bė mosbesimtar." Sureja el-bekare, 34.

    3. Kufri i dyshimit

    Pastaj hyri nė kopshtin e vet dhe, duke qenė i padrejtė me vetveten, tha: “Unė nuk mendoj se kjo do tė shkatėrrohet ndonjėherė dhe nuk mendoj se do tė arrijė ndonjėherė Ora (e Kiametit). Por, edhe nėse do tė mė kthejnė te Zoti im, sigurisht qė do tė gjej njė vend mė tė mirė se ky (kopsht)”! Shoku i tij i tha, duke biseduar me tė: “A po e mohon ti Atė, i Cili tė ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farės dhe tė bėri mė nė fund njeri tė plotė?! Sa pėr mua, unė besoj se Allahu ėshtė Zoti im dhe Zotit tim unė nuk i shoqėroj askėnd (nė adhurim)." Sureja el-kehf, 35-38.

    4.Kufri i mospėrfilljes (kthimit tė shpinės ndaj tė vėrtetės).

    "E megjithatė, mohuesit shmangen nga ajo qė u ėshtė paralajmėruar." Sureja el-ahkafė, 3.

    5. Kufri i nifakut, dyfytyrėsisė

    "Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, kėshtu qė zemrat e tyre u vulosėn dhe si pasojė ata nuk kuptojnė mė." Sureja el-munafikunė, 3.


    Argumenti se personi bie nė kufėr edhe me fjalė dhe vepra pa pėrgėnjeshtruar

    “Ata betohen nė Allahun se nuk kanė thėnė (asgjė tė keqe), e nė tė vėrtetė kanė thėnė fjalė kufri, dhe ata mohuan pasi patėn besuar”. Teube 9/74. Nė kėtė ajet Allahu ia bėri tekfirin atyre vetėm pėr shkak tė njė fjale.

    "Mos kėrkoni fare ndjesė; ju (hipokritė) keni mohuar pasi patėt besuar e nėse Ne falim disa prej jush, Ne do tė ndėshkojmė tė tjerė nga mesi juaj, sepse ishin Muxhrimunė (mosbesues, politeistė, kriminelė)." Teube 9/66. Edhe nė kėtė ajet edhe pse bėnė xhihad bashkė me pejgamberin, Allahu ia bėri tekfirin disave prej tyre pėr shkak se u tallėn me fenė.

    Burimi: shkrime.weebly.com

  2. #2

    Pėr: Kufri (mosbesimi)

    Citim Postuar mė parė nga abdurrahman12 Lexo Postimin
    Kuptimi gjuhėsor: Kufri nė gjuhėn arabe ėshtė mbulimi i diēkaje. Pėr ēdo gjė qė mbulon diēka tjetėr pėrdoret folja “Kefere”. Kėshtu pėr bujkun pėrdoret fjala “Kafir” sepse ai e mbulon farėn me dhč. Pra kufėr do tė thotė tė mbulosh.

    ...
    Pershendetje 'Abdurrahman12',

    Shpresoj te me falesh qe po bej ca komente ne temat qe ke hapur. E di se ne kemi dallime ne te besuarit e fes Islame, por forumi eshte per debate dhe per te mesuar, dhe jam i gatshem per komente (po te kem koh) perderisa behet ne menyr te sinqert dhe me respekt per njeri tjetrin.

    Nuk e kuptoj pse shumica dermuese e dijetareve / interpretuesve I japin kuptimin fjales kafir si mosbesimtar!

    Ma merr mendja (me gjith pasurin e fjaleve qe ka gjuha arabe) qe duhet te kete tjeter fjal ne gjuhen arabe qe ne menyr direkte perkthehet mosbesimtar. Ne qoft se kjo eshte e vertet, ateher pse Zoti zgjodhi ta perdor fjalen kafir!

    Nuk e di por po me duket me e drejt qe fjala kafir – kaafiruun te ishte perkthyer ashtu siq e ka kuptimin rrenjesisht “Fshehesit” apo “ata qe fshehin” ose shkurtimisht “mashtruesit” sepse kjo do te thot se ata e din te verteten por qellimisht e fshehin dhe keshtu I mashtrojn njerezit. Gjithashtu mendoj se interpretimi “ata qe fshehin” sjell nje kuptim shum me te thell qe te qon ndoshta edhe deri tek thelbi I te gjitha shkaqeve te gjerave negative qe sot po ndodhin ne toke.

    dhe duke pasur njohurin mos e fshehni te verteten. (Kur’an II-42)

    ...dhe askush nuk i refuzon shenjat Tona pėrveq mos-besimtareve (atyre qė fshehin) [kaafiruun]. (Kur'an, XXIX:47)

    Dijetari Ibn El-Arabiu (Zoti e Meshiroft) para 1000 mije viteve, me plot te drejt (sipas mendimit tim) I jep kuptimin ketij ajeti ne vepren e tij “Fussus al Hikam” si ne vijim:

    Se kėta janė ata qė nga lakmia, konkurrenca, dhe padrejtsia do ti fshehin ato [shenjat e Zotit], edhe pse ata vetė kanė njohuri pėr to,

    Pra ata qe fshehin (kafirun) I refuzojn (para masave te njerezve) shenjat e Zotit. I refuzojn pra duke I mbajtur fshehur ato prandaj mund te quhen “ata qe fshehin” [kaafiruun]

    Mandej pas ketij ajeti eshte ajeti tjeter qe thot: “…askush nuk I refuzon shenjat Tona perveq keqberesve “(Kur'an, XXIX:49)

    Qe une e kuptoj se do te thote se ata qe e fshehin te verteten (edhe pse ata e din ate) nga lakmia, konkurrenca, dhe padrejtesia jane keqberes ne toke.

    Ata qe fshehin (kaafiruun) te verteten per interesa egoiste medeomos jan ‘mosbesimtar’ dhe keqberes, ndersa te gjith ‘mosbesimtaret’ nuk jan medeomos ata qe fshehin (kaafiruun) te verteten dhe keqberes – mendoj une.

    Eshte ndoshta e mundur qe nje ‘mosbesimtar’ (ateist, agnostik, apo besimtar i feve tjera) sinqerisht, por pa dije, te jete I bindur ne ate qe beson se eshte e vertet, gjithashtu mund te jet apo mos jet keqberes ne toke dhe Zoti I Gjithemeshirshmi – Meshireploti mund ta fale, ne qoft se nga padituria eshte ne rrug te gabuar.

    Zoti e Din me se miri,
    Selam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 11-09-2015 mė 22:45
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •