NJË ÇËSHTJE E RËNDËSISHME.

Shumë njerëz kur i pyet se çdo të thotë “la ilahe il-lall-llah”, përgjigjen duke thënë: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Kur i pyet më pas se: “Shumë mirë, po ‘nuk ka Zot tjetër përveç Allahut’ çfarë do të thotë? Zakonisht përgjigja e kësaj pyetjes së dytë është: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut do të thotë se Ai është krijuesi jonë dhe ai na furnizon me risk”.

Por, ashtu siç e pamë edhe nga shpjegimi i deritanishëm, kuptimi i fjalës “la ilahe il-lall-llah” nuk është ky. Që Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i vetëm që jep rriskun, këtë e dinin edhe mushrikët/idhujtarët e Mekës. Por kjo, nuk pati mjaftuar që ata të futeshin në islam dhe nuk i pati shpëtuar nga shpata e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Allahu e i Madhëruar e ka treguar në disa Ajete se mushrikët e Mekës e pranonin Atë si Krijues dhe Dhënës të rriskut.

{وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ فَأَنَّى يُؤْفَكُونَ. اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ. وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ نَزَّلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ مِنْ بَعْدِ مَوْتِهَا لَيَقُولُنَّ اللَّهُ قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ}

“Nëse ti (o Muhammed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)? Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Allahu është vërtet i Dijshëm për çdo gjë. Nëse ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij e gjallëron tokën pas vdekjes së saj, me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.” (El-Ankebut: 61-63).

{قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ}

“Thuaj: “Kush iu furnizon me risk ju, nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të shikuarit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhammed) thuaj: “Atëherë, a nuk po e keni frikë Atë?” (Junus: 31).

Edhe me anë të Ajeteve që treguam më lartë, nga dy Sure të ndryshme u bë e qartë se edhe nëse personi beson se: Allahu është Krijues, Dhënës i rriskut, i jetës dhe i vdekjes, se i drejton të gjitha punët në univers e më gjërë, ky besim nuk mjafton që ai të jetë musliman. Nëse kuptimi i fjalës “la ilahe il-lall-llah” do të ishte ky, atëherë do të kishte qenë absurde lufta me mushrikët e Mekës, derisa këta të fundit të shqiptonin këtë fjalë. Sikurse e përmendëm më sipër kuptimi dhe esenca e kësaj fjale është: Ta njësosh Allahun në ibadet dhe ti mohosh zotët e rremë që adhurohen pos Allahut duke thënë “La” (Jo).

A kanë hyrë në islam sot persona të tillë, të cilët e shqiptojnë fjalën “la ilahe il-lall-llah” dhe nuk kuptojnë prej kësaj fjale gjë tjetër përveçse Allahu është Krijues. Nëse këta persona hyjnë në islam në bazë të këtij kuptimi të kotë, atëherë çfarë ishte shkaku që nuk u konsideruan muslimanë mushrikët e Mekës?

Ndërkaq problemi i tyre nuk ishte se nuk e pranonin Allahun si Krijues. Problemi i tyre ishte, se ata ia kushtonin ibadetin disa gjërave të tjera përveç Allahut. Për shembull kur donin të bënin dua, ia drejtonin atë statujave, që besonin se ishin të njerëzve të mirë. Sepse ata vetë ishin gjynahqarë. Kështuqë, patjetër duhej të ishte diçka që do të ndërmjetësonte ndërmjet tyre dhe Allahut.

Sa shumë i përngjason e djeshmja të sotmes! Edhe ata persona të cilët sot nga fjala “la ilahe il-lall-llah”, kuptojnë vetëm se Allahu është Krijues, duke qëndruar pranë (ose edhe nga larg) varreve të personave të cilët mendojnë dhe besojnë se janë të mirë, i thërrasin këtyre personave. Arsyet janë të njënjta. “Kush jemi ne? Ne nuk jemi gjë, vetëmse persona gjynahqarë dhe të mjerë. Ndërsa këta evlija, janë të vlefshëm dhe të devotshëm tek Allahu. Këta janë ndërmjetësuesit tanë.”

{أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى إِنَّ اللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِي مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ كَاذِبٌ كَفَّارٌ}

“Keni Kujdes! Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë/i pastër! Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.” (Ez-Zumer: 3).

Pra, duaja në Kur’an u cekte si lloj i adhurimit. Atëkohë, njerëzit ia patën drejtuar lutjen gurëve dhe u bënë qafira. Madje u bënë qafira edhe pse e dinin Allahun dhe besonin në egzistencën e Tij. Atëherë çfar është gjykimi për ata persona, të cilët sot, i drejtohen të tjerëve përveç Allahut, ndërkohë që besojnë në egzistencën e Allahut dhe që me këtë pretendojnë se janë bërë musliman?

Gjithashtu, mushrikët e asaj kohe e njihnin Allahun e Madhëruar dhe i besonin Atij. Por në vend se të ia jepnin Allahut të drëjtën e Ligjvënies, ata ia dhanë atë, të parëve të fiseve dhe drejtuesve. Edhe pse kur e bënin këtë e njihnin Allahun dhe i besonin Atij, kjo nuk iu mjaftoi atyre, për t’u quajtur besimtarë muslimanë. Edhe sot, disa njerëz, të cilët nuk kuptojnë nga fjala “la ilahe il-lall-llah”, vetëm se Allahu është Krijues, nuk ua japin të drejtën e votimeve përfaqësuesve të fiseve, si atëherë, por ua japin përfaqësuesve të popullit (deputetëve) nëpërmjet votimeve, por këta paraqiten si muslimanë. Po kush ua ka dhënë atyre këtë privilegj? Edhe çifutët, nga njëra anë, i vepronin të gjitha llojet e harameve dhe të shirkut, e nga ana tjetër thonin, ne jemi robërit e dashur të Allahut dhe bijtë e Tij, ne nuk do të na prekë zjarri. Por, këto hamendsime të tyre dhe shpifjet e ndryshme që i thanë në emër të Allahut nuk i shpëtuan ata nga dënimi i Tij.

{وَقَالُوا لَنْ تَمَسَّنَا النَّارُ إِلَّا أَيَّامًا مَعْدُودَةً قُلْ أَتَّخَذْتُمْ عِنْدَ اللَّهِ عَهْدًا فَلَنْ يُخْلِفَ اللَّهُ عَهْدَهُ أَمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ. بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ}

“Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhammed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t’ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini? Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (El-Bekare: 80-81).

Sikurse u kuptua nga këto që përmendëm, që fjala “la ilahe il-lall-llah” t’i bëjë dobi një personi dhe që t’a shpie atë në qarkoren e islamit, duhet që t’i kuptojë dhe t’i fusë në praktikë termat “Ilah” dhe “Ibadet”. Normalisht që, nuk duhet t’i kuptojë dhe jetojë këto terma sipas fesë së baballarëve dhe stërgjyshërve të tij, por sipas Kur’anit dhe Sunnetit. Si ka mundësi të largohen nga shirku ata persona, të cilët nuk e kuptojnë thelbin e kësaj fjale, apo që e kuptojnë gabim atë? Duhet të kujtojmë se Shejtani iu zotua Allahut se do t’i devijonte njerëzit nga rruga e drejtë. Dhe gjëja e cila më së shumti e kënaq atë, është rënia e njerëzve në shirk, si pasojë e dredhive të tij. Sepse për vepruesin e shirkut, nuk ka më falje nga ana e Allahut, nëse ai vdes pa u penduar. Allahu na ruajtë!... Çfarë mund të jetë më e lehtë se sa rënia në shrik e një personi i cili nuk di se ç’është shirku, ibadeti/adhurimi dhe se çdo të thotë ilah? Si pasojë, detyra e ne thirrësve të kësaj feje të madhe është që t’a mbajmë gjithnjë e më shumë aktuale dhe në krye të rendit të ditës, çështjen e shpjegimit të kësaj fjale, në çdo rast dhe në çdo vend, në mënyrë që t’iu a bëjmë të qartë njerëzve këtë, të cilës as që ia kanë haberin...


Burimi: shkrime.weebly.com