Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Të tjera sinjale nga Gjermania: Meta të japë dorëheqjen

    Emri:  kirchbaum.jpg

Shikime: 3033

Madhësia:  22.9 KB

    Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum, kërkon sqarim të plotë dhe pa boshllëqe të “aferës Doshi”. Ai thotë më tej se parlamenti është vendi ku diskutohen mosmarrëveshjet.

    DW: Zoti Krichbaum, ju ishit mikpritës i një delegacioni të opozitës nga Shqipëria. Cilat ishin temat që diskutuat së bashku?

    Krichbaum: Ishin tema që kishin të bënin me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ju e dini që Shqipëria është një vend anëtar dhe ne ndodhemi para fillimit të negociatave të mirëfillta të anëtarësimit. Për këtë duhet të plotësohen disa parakushte, si p.sh. pavarësia e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, këto janë pika shumë, shumë të rëndësishme, të cilat duhet të zgjidhen para një anëtarësimi në BE.

    DW: Ju pritët sidoqoftë një delegacion nga opozita në Shqipëri. A diskutuat çështje që e preokupojnë opozitën në Shqipëri?

    Krichbaum: Natyrisht folëm edhe për politikën e brendshme, veçanërisht për të ashtuquajturën “aferë Doshi”. Ajo që ndodh në këtë vend në këto momente, na çudit, sepse po të kemi parasysh cilësinë e akuzave, bën pjesë ndoshta në kulturën politike të një demokracie që personat përgjegjës edhe ta mbajnë përgjegjësinë dhe që proceset të sqarohen. Mendoj edhe se është në përputhje me kulturën politike, që pikërisht në rastin e një kryetari parlamenti të nxirren përfundimet përkatëse. Mendoj se duke parë kualitetin e akuzave, deri në sqarimin e plotë të së gjithës, ai duhet ta linte përkohësisht vakant postin e tij. Vetëm kjo do të mundësonte një sqarim pa paragjykime, sepse të paktën këtu (në Gjermani) do të ekzistonte mundësia që (për një rast si ky) të ngrihej një komision hetimor, i cili natyrisht duhet të angazhohej nga Parlamenti, një komision, i cili themelohet nga mesi i parlamentit. Si do të funksiononte një komision i tillë hetimor parlamentar, si mund të bëhej sqarimi parlamentar, kur shefi i parlamentit njëkohësisht mund t’i pengonte hetimet. Prandaj do të ishte mirë që ai t’i kundërvihej kësaj përshtypjeje të keqe dhe të paktën ta vinte në dispozicion postin.

    DW: Partitë në pushtet megjithatë thonë se në Shqipëri ekziston shteti juridik. Do të zhvillohen hetime dhe në një shtet juridik zhvillimi korrekt i hetimeve është i garantuar. Opozita thotë, jo, mbi shtetin juridik ushtrohet presion nga pushtetarët, me anë të deklaratave të tyre. Si e shikoni këtë?

    Krichbaum: Mendoj se është një çështje e kulturës politike dhe ajo që na karakterizon ne në një demokraci. Është krejtësisht e drejtë ajo që thoni, që fillimisht vlen supozimi i pafajësisë (të atij që e akuzojnë) deri në përfundim të një procedure të shtetit juridik. Por në mënyrë që hetimet të mund të zhvillohen pa paragjykime dhe që të sqarohet në vetvete përmbajtja e kësaj afere, për këtë duhet edhe një punë parlamentare pa fërkime. Për ta thënë edhe njëherë qartë: vetëm përmes faktit, që dikush merr përgjegjësi politike kjo nuk ka efekt paragjykyes për një proces të shtetit juridik në një gjykatë. Ajo që ne kërkojmë nga ana jonë dhe ajo që kërkon bashkësia ndërkombëtare është një sqarim i plotë dhe pa boshllëqe. Mendoj që një qeveri dhe një parlament diçka të tillë ja ka për borxh në fund të fundit edhe popullit, sepse populli nuk ka dëshirë ta humbasë besimin tek aktorët politikë. Ja që ne kemi vetëm këtë demokraci, e cila edhe duhet mbrojtur dhe prandaj është e rëndësishme që këtu të ushtrojmë edhe zakone kulturore të demokracisë.

    DW: Cilat ishin çështje të tjera për të cilat diskutuat me përfaqësuesit e opozitës?

    Krichbaum: Si Republikë Federale e Gjermanisë ne shoqërojmë jo vetëm opozitën, por të gjithë vendin në rrugën e tij për në BE. Kjo parashikon që BE nga ana e tij përmes raporteve të progresit të mbikqyrë përparimet e vecanta dhe etapat e zhvillimit politik; por njëkohësisht t’i mbështesë këto reforma kur bëhet fjalë për struktura të shtetit juridik. Në qendër të vizitës së zotit Basha ishin edhe takime në Zyrën Kancelarore, por edhe në Institutin për Bashkëpunim Juridik; u zhvilluan takime me drejtorin ekzekutiv të Komisionit të Lindjes të Ekonomisë Gjermane, zotin Lindner; por edhe me një NGO si “Reporterët pa kufi”. Sepse pikërisht në një rast si Shqipëria ka rëndësi që të vlejë liria e medieve, që gazetarët të mund ta kryejnë të papenguar punën e tyre; një agjenci e posaçme për mediet audiovizuale duhet ta ketë mundësi ta kryejë si duhet punën, ky është edhe një ndër prioritetet kyçe, që duhen plotësuar para nisjes së negociatave të anëtarësimit.

    DW: Një nga parakushtet që i janë vënë Shqipërisë për të avancuar është bashkëpunimi i mirë mes pozitës dhe opozitës. A e shihni Shqipërinë këtu në rrugë të mbarë? Si e shihni rolin e qeverisë dhe rolin që luan opozita në situatën aktuale?

    Krichbaum: Keni të drejtë kur përmendi këtu edhe raportet në parlament. Sipas Komisionit Evropian ky prioritet kyç, pra dialogu midis opozitës dhe qeverisë dhe funksionaliteti i parlamentit tashmë është plotësuar. Unë e shoh këtë në mënyrë kritike. Është e vërtetë: vendi ku të diskutohen të gjitha mosmarrëveshjet duhet të jetë Parlamenti. Ja që kemi vetëm këtë parlament dhe funksionalitetit të tij do t’i vihej pikëpyetje, po të përqendrohemi si të thuash në forume jashtëparlamentare. Kjo natyrisht nuk mund të jetë as në interesin tonë. Unë mendoj se këtu nuk mungon opozita, edhe në të kaluarën janë vënë re herë pas here edhe premisa konstruktive.

    Ne megjithatë nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci ende e re. Këtu disa gjëra ende duhet të gjejnë vendin e vet, disa gjëra duhet të konsolidohen. Ne nuk kemi të bëjmë me Britaninë e Madhe apo me vende të tjera, ku raportet demokratike kanë një traditë gati qindra vjeçare. Përkundrazi, disa gjëra duhet ende të ndërtohen dhe pikërisht këtu jep ndihmën e saj edhe Republika Federale Gjermane dhe Bashkimi Evropian.

    Për mua ka rëndësi të shtoj që të gjitha këto reforma (të cilat nevojiten) nuk bëhen për kënaqësinë e Berlinit, të Parisit apo Brukselit, por në interes thellësisht vetjak të Shqipërisë.

    DW: Në Shqipëri i dëgjojnë me vëmendje mesazhet që vijnë nga Gjermania. Cili është mesazhi kryesor që doni t’u jepni shqiptarëve në situatën aktuale?

    Krichbaum: Mendoj se është e rëndësishme që anëtarësimi në BE të shihet si një objektiv gjithëkombëtar, gjithështetëror, që të gjitha partitë t’i bashkojnë përpjekjet e tyre për këtë objektiv. Prandaj unë e kam përshëndetur edhe në të kaluarën, që kursi proevropian i PD ecën në këtë drejtim. Apeli im në drejtim të popullit është që të kemi durim, sepse shumë gjëra do të kërkojnë kohë, edhe negociatat e mëvonshme të anëtarësimit. Apeli im është që projektet reformuese të ecin përpara më me vendosmëri. Këtu ka ende mundësi për ta shtuar ritmin. Dhe prandaj do të uroja që reformat të vazhdojnë më me kurajë dhe më me vendosmëri.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Opozita: Dorëheqja e përkohshme e Metës do ishte zgjidhje

    Emri:  meta-demokrat.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  38.3 KB

    Propozimi që vjen nga deputetët gjermanë të CDU-së për një dorëheqje, qoftë edhe të përkohshme të Ilir Metës, pritet mirë nga opozita shqiptare.

    Me ndonjë përjashtim, deputetët e Partisë Demokratike gjykojnë se një dorëheqje e përkohshme e Metës nga drejtimi i Kuvendit, mund të jetë një zgjidhje e pranueshme, raporton ABC.

    Ndërsa për mazhorancën, asnjë propozim me fjalën “dorëheqje” nuk është i pranueshëm, pavarësisht se nga vjen.

    Të tjerë zgjedhin të flasin me heshtjen e tyre.



    Zyrtari gjerman: Meta mund ta lërë vakant postin

    Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter (CDU) kërkon në bisedë me DW zgjidhje konstruktive problemesh në Shqipëri.

    Kiesewetter u takua në Berlin me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

    Në drekën e punës në ambientet e Bundestagut, mikpritës të delegacionit nga Shqipëria ishin dy politikanë të politikës së jashtme, Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman dhe Roderich Kiesewetter, zëdhënës i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme. Një ish-kryetar bashkie, deputeti Thorsten Frei, që sot merret me çështjet e legjislacionit federal, si dhe këshilltari për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, plotësonin katërshen e CDU/CSU-së, që priste përfaqësues të një partie simotër, në këtë rast nga Shqipëria.

    Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë në bisedë me DW, se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë.

    “Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter. Ai shtoi megjithatë se në raste akuzash të rënda mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit.

    I kujdesshëm për të mos u keqkuptuar në fjalët e tij, Kiesewetter përsëriti se “në radhë të parë është gjithmonë një çështje e politikës shqiptare për t’i zgjidhur punët e saj”.

    Por ai shtoi se mënyra si zgjidhen çështjet në Shqipëri, ndikon në vlerësimin, që jepet për fillimin apo jo të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

    MAPO

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Opozita: Dorëheqja e përkohshme e Metës do ishte zgjidhje

    Emri:  meta-demokrat.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  38.3 KB

    Propozimi që vjen nga deputetët gjermanë të CDU-së për një dorëheqje, qoftë edhe të përkohshme të Ilir Metës, pritet mirë nga opozita shqiptare.

    Me ndonjë përjashtim, deputetët e Partisë Demokratike gjykojnë se një dorëheqje e përkohshme e Metës nga drejtimi i Kuvendit, mund të jetë një zgjidhje e pranueshme, raporton ABC.

    Ndërsa për mazhorancën, asnjë propozim me fjalën “dorëheqje” nuk është i pranueshëm, pavarësisht se nga vjen.

    Të tjerë zgjedhin të flasin me heshtjen e tyre.



    Zyrtari gjerman: Meta mund ta lërë vakant postin

    Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter (CDU) kërkon në bisedë me DW zgjidhje konstruktive problemesh në Shqipëri.

    Kiesewetter u takua në Berlin me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

    Në drekën e punës në ambientet e Bundestagut, mikpritës të delegacionit nga Shqipëria ishin dy politikanë të politikës së jashtme, Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman dhe Roderich Kiesewetter, zëdhënës i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme. Një ish-kryetar bashkie, deputeti Thorsten Frei, që sot merret me çështjet e legjislacionit federal, si dhe këshilltari për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, plotësonin katërshen e CDU/CSU-së, që priste përfaqësues të një partie simotër, në këtë rast nga Shqipëria.

    Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë në bisedë me DW, se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë.

    “Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter. Ai shtoi megjithatë se në raste akuzash të rënda mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit.

    I kujdesshëm për të mos u keqkuptuar në fjalët e tij, Kiesewetter përsëriti se “në radhë të parë është gjithmonë një çështje e politikës shqiptare për t’i zgjidhur punët e saj”.

    Por ai shtoi se mënyra si zgjidhen çështjet në Shqipëri, ndikon në vlerësimin, që jepet për fillimin apo jo të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

    MAPO
    Llogjikisht keshtu duhet të kishte ndodhur. Meta e linte vakant postin e tij per nje periudhe 6 mujore derisa prokuroria te dilte ne nje perfundim dhe me pas te rikthehej ne drejtimin e parlamentit. Kjo besoj do ta nxirrte Meten edhe me te forte dhe me te paster. Mirepo dyshimet qe ai ka ne koalicionin me Ramen apo faktet kontradiktore qe nxoren nxitimthi eksponentet e LSI-se, e detyrojne Meten te mbrohet mbrapa imunitetit qe ai ka.

    Kot nuk thone, sa me lart te ngjitesh ne peme, aq me shume te duken te palarat.

    Shpetove njehere o Like, por tani fillon momenti i renies se lire...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Ai shpetoi kur e kapen ne video, kshuqe do shpetoj prap dhe per keto me tha i thashe. E verteta vonon por del gjithnje mbi uje. Njeriun e paster e sulmojne te gjithe. Njehere me video fallco e tani me akuza fallco.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Ne fakt nuk ka shqiptar i madh apo i vogel qofte, qe mos ta dije faktin se Likja eshte nje hajdut ordiner dhe vetem kaq

  6. #6

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Un per vete se kam besuar asnjehere qe eshte hajdut apo kriminel. Akuzat lart e poshte jane llafe qe i merr era. Te gjithe mund te bejne akuza. Prandaj kemi gjykata.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Cfare kane zgjidhur gjykatat e shqiperise ne keto 20 vjet??

    Ne fakt qe Likja eshte hajdut ordiner e beson edhe Monika...

    Ti mbaje per figure te paster

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Un per vete se kam besuar asnjehere qe eshte hajdut apo kriminel. Akuzat lart e poshte jane llafe qe i merr era. Te gjithe mund te bejne akuza. Prandaj kemi gjykata.
    Likja hajdut ? Joooooooooooo... Ai eshte vetem magjistar. Ai nuk i vjedh parate por i zhduk me magji...

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Të huajt habiten me çfarë ndodh në Shqipëri, madje nëse nuk do ndodheshin para fakteve të kryera vështirë se do imagjinonin të tilla gjëra.

    Një e vërtetë e patundshme është që e tërë klasa politike në Shqipëri është pak a shumë në të njëjtat ujëra kështuqë mos bëni tifozllikun e asnjërit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    Mer njerin e perplas tjetrin jane te gjithe, ne nje zjarr jane gatuar si pozita dhe opozita...s'e jep doreheqjen Meta sikur cope te behet e gjithe shqiperia ...

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    U bene dy tani!!!



    Tjetër zë europian që kërkon dorëheqjen e Ilir Metës!

    Shtohet zërat europianë që kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës. Pas zyrtarit gjerman, sot edhe kreu i Komisionit të Punëve të Jashëme në PE, Elmar Brok, ka thënë se në një vend demokratik, kreu i Kuvendit duhet të jepte dorëheqjen.

    “Për akuzat ndaj Metës, kryeprokurori hap hetimin, ndërsa në një vend demokratik, kreu i Kuvendit e jep dorëheqjen”,- tha Brok.

    Më tej ai u shpreh se është e cuditshme se si nuk jepet dorëheqja, derisa hetimi është në vijim. Një ditë më parë ishte kryetari i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum, që tha se do të ishte mirë që Ilir Meta ta linte postin përkohësisht vakant./Lapsi.al/

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen

    ky eshte palacollek ... gjermanet jane pas bithes skraparlliut ......


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Tjetër goditje ndaj Bashës/ Olav Gutting, deputet i CDU-së gjermane: Akuza fallco



    Zhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklaratat e tyre deputetët e Bundestagut. Të enjten kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Broke e konsideroi të çuditshëm faktin që kryeparlamentari Meta nuk ka dhënë ende dorëheqjen, në një kohë kur ka nisur një hetim lidhur me akuzat ndaj tij.

    Në një intervistë me e-mail për Top Channel kolegu i zotit Broke nga partia CDU, Olav Gutting shprehet kundër dorëheqjes se Metës.

    TCH: Pas axhendës së përcaktuar në Berlin për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit 2014, nën kujdesin e qeverisë gjermane, çfarë këshillash do t’u jepnit vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me financat publike dhe zhvillimit ekonomik, një kusht për një integrim më të shpejtë?

    Eurodeputeti Olav Gutting: Ashtu siç është theksuar edhe në Berlin është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të përforcojnë përpjekjet e tyre për të kapërcyer defiçitet buxhetore. Duke ndërmarrë një nismë të tillë, biznesi gjerman do të ketë mundësi të mbështesë përmirësimin e forcës eksportuese të rajonit, duke përshpejtuar nxitjen e nismave blerëse për vendet e Ballkanit Perëndimor të sugjeruar edhe nga axhenda e Berlinit. Ne besojmë se konkurrenca mund të rritet edhe më tej nëpërmjet rrjeteve rajonale, ku biznesi gjerman mund të luajë një rol duke eksportuar idetë e veta, shërbimet,produktet dhe duke promovuar bashkëpunimin e duhur me rajonin në fushën e ekonomisë.

    TCH: Sa i rëndësishëm është sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe përmirësimi i financave publike për forcimin e ekonomisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

    Gutting: Sundimi i ligjit është bërthama dhe thelbi i një shoqërie të drejtë ku kontrastet janë të respektuara dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit është çelësi i suksesit në thithjen e investimeve europiane dhe gjermane, por gjithashtu edhe për të ngritjen e një ekonomie të shëndoshë. Menaxhimi më i mirë i financave publike në çdo vend është sekreti për çdo qeveri dhe një shembull pozitiv në rajon janë reformat e kujdesshme që qeveria po bën nën mbikëqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të reduktuar informalitetin, për të rritur mbledhjen e taksave dhe luftën ndaj korrupsionit, që janë thelbësore për një shoqëri të shëndoshë dhe të integruar që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

    TCH: Duke u futur disi më thellë në aktualitetin politik në Shqipëri, duke qenë se ju keni eksperienca pune në Ballkan dhe Shqipëri, a mendoni se është normale që politika të kërkojë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, duke u bazuar në pretendimet dhe akuzat e një deputeti, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur nga Prokuroria?

    Gutting: Më duhet të theksoj se sundimi i ligjit është baza e një demokracie të shëndoshë dhe të gjitha partitë politike duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, siç janë gjyqësori dhe prokuroria dhe me sa kam dijeni Kryetari i Kuvendit vazhdon të kryejë detyrën e tij sipas Kushtetutës. Opozita, në rastet kur nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga autoritetet ligjore, por vetëm spekulime me prapavijë politike, duhet t’i adresojë shqetësimet e saj në Parlament duke respektuar procedurat dhe të mos kërkojë zgjidhje jashtë procedurave parlamentare.

    TCH: Të gjithë dëshmitarët kryesorë në të ashtuquajturën çështjen “Doshi” kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për një komplot politik dhe se akuzat e deputetit kanë vetëm prapavijë politike dhe pa asnjë fakt. Cili është komenti juaj për këtë situatë?

    Gutting: BE dhe SHBA kanë mbështetur plotësisht rezolutën, sipas të cilës Kuvendi i Shqipërisë duhet të distancohet dhe të pastrohet nga deputetë dhe individë me lidhje kriminale apo me një të kaluar të dyshimtë. Qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkërisht në mënyrë që të përmbushin detyrimet për të cilat janë votuar dhe të vazhdojnë punën e tyre në Parlament. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk do të bëhet peng i akuzave të rreme, veçanërisht të politikanëve me të kaluar të dyshimtë dhe kjo është shprehur qartë në qëndrimin zyrtar të SHBA-së dhe përfaqësisë së BE-së në Shqipëri. Parlamenti duhet të punojë normalisht dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta kundrejt qytetarëve, që aspirojnë një të ardhme më të mirë, dhe jo të bëhet peng i axhendave personale të ndonjë deputeti të veçantë me një të kaluar të dyshimtë.

    / Top Channel

  14. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Tjetër goditje ndaj Bashës/ Olav Gutting, deputet i CDU-së gjermane: Akuza fallc

    Nqs Meta eshte vertet 100 perqind clean,i pa ngaterruar ne plane
    pagesa per vrasje atehere ai ka te drejte qe nuk jep doreheqjen,
    sepse eshte clean i pafajshem.
    Doreheqja jepet e mbeshtetur ne fakte dhe jo ne opinione genjeshtra
    dhe thashetheme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •