Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë sigurie për jetën iu ofron shteti shqiptar?

Votues
104. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • 100%

    5 4.81%
  • 90%

    1 0.96%
  • 80%

    2 1.92%
  • 70%

    4 3.85%
  • 60%

    4 3.85%
  • 50%

    3 2.88%
  • 40%

    5 4.81%
  • 30%

    6 5.77%
  • 20%

    7 6.73%
  • 10%

    12 11.54%
  • 0%

    23 22.12%
  • Kërcënimi vjen nga shteti

    32 30.77%
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-05-2015
    Postime
    2

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    kush mund em etndimoj me informacione per emigrim ne angli. un sapo jam pajisur me pashaport greke

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2015
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    4

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    E di se cfar?! Ndoshta ata do na mbrohin neve qe te mos i humbas emri shtet,sepse sa per ligj ata vet e bejne ate vet nuk e zbatojn,interesat e tyre per neve jan 0,mjaft me derdellitje koti,as ligji e as shteti nuk e di se sa prej nesh egzistojm

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Citim Postuar më parë nga Bardha Kolukaj Lexo Postimin
    E di se cfar?! Ndoshta ata do na mbrohin neve qe te mos i humbas emri shtet,sepse sa per ligj ata vet e bejne ate vet nuk e zbatojn,interesat e tyre per neve jan 0,mjaft me derdellitje koti,as ligji e as shteti nuk e di se sa prej nesh egzistojm
    Kam dhe skam por nuk mund ta kuptoje....se si veprohet.
    http://www.theguardian.com/us-news/n...gs-us-database
    ?????????????????????????????????????????????????? ??????????

    KAM
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Në këtë pyetje ka diçka që nuk shkon sepse ne Shqipëri nuk kemi shtet por kemi një organizatë tribale.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Ata qe votuan 100% apo 70% duhet te jen Trolls te mdhenje

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2015
    Postime
    3

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Po dhe po deri tani

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Edhe unë jam “budalla”


    Nga Mark MARKU

    Kam qenë në mëdyshje gjithë këto ditë fushate nëse do të paraqitesha apo jo më 21 qershor në qendrën e votimit. Për kë të votosh? Për kandidatin e PS-së Erion Veliaj, një politikan ngulmues, i zellshëm, madje do të thosha edhe simpatik, po të mos ia kishim dëgjuar aq gjatë fjalimet e tij propagandistike të huazuara prej sekteve fetare? Po ai gjatë gjithë kësaj fushate s’pushon së përsërituri 20 herë në ditë para qytetarëve se sa e do kryetarin e vet Edi Rama, a thua se dashuria e tij për Edin është një argument i mjaftë për ta zgjedhur si kryebashkiak të kryeqytetit! Të votosh doktor Kosovën, një figurë dinjitoze e këtij vendi, që po bën një fushatë befasuese, me një ligjërim krejt të përkundërt nga ligjërimi propagandistik qoftë i kundërshtarëve, qoftë i PD-së partisë që e ka kandiduar, ndoshta kandidati më shpresëdhënës mes figurave që u është propozuar qytetarëve të Tiranës për kryebashkiak, gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve të fundit (bashkë me Edi Ramën)? Po ai është kandidat i PD-së dhe PD ende nuk ka treguar se ka reflektuar si duhet për dështimet e qeverisjes së saj, ende nuk ka paraqitur ndonjë program a ide bindëse për një qeverisje apo politikë ndryshe nga e vetvetes dhe kundërshtarit të tij që e kritikon për ditë.

    Të votosh për Bojaxhiun, politikanin “ndryshe” që u është vetëpropozuar qytetarëve të Tiranës? Po ai nuk e ka paraqitur ende një projekt për Tiranën, madje as një listë këshilltarësh, gjë që e bën kandidimin e tij thuajse qesharak, pasi nuk kuptohet si ai do të mund të qeverisë Tiranën në stilin e tij, pa një projekt origjinal dhe me një këshill bashkiak që do të jetë i kontrolluar, pikërisht prej atyre forcave politike që Bojaxhiu synon t’i sfidojë me “pavarësinë” e tij. Tafajn që bën fushatë sikur do të rizgjidhet kryetar i shoqatës “Tirana”, apo Sazan Gurin që prej kohësh bën një betejë të dëshpëruar për gjelbërimin që s’ekziston më?
    Por ja që mes këtyre dyshimeve të vjen papritur një mesazh përmes ekranit të televizionit nga Kryeministri Edi Rama dhe mesazhi është ky: kush voton opozitën, është budalla dhe PD po bën një fushatë për të mbledhur budallenj. Gratë e demokratëve të ndahen nga burrat e tyre budallenj, të bëhen të zgjuara, domethënë socialiste. Opozita është destruktive. Nëse votoni kandidatët e djathtë, qytetet dhe fshatrat tuaja nuk do të marrin asnjë investim nga qeveria. Ka dalë një diversant me emrin Dritan Memushi në Tepelenë, që po u kërkon votat. Asnjë votë për atë! Asnjë votë! Dhe, pasi i ka fërkuar krahët Tërmetit duke e inkurajuar për “fitoren e tij publiçitare”, i sulet Përmetit dhe kandidatit të tij, dhe pas Përmetit qyteteve të tjera për fitoren plebishitare.

    Nuk po u besoja syve. Kisha dy-tri ditë i zhytur në leximin e nobelistit francez, Patrick Mondiano (kisha shtënë në dorë tre libra të këtij autori), sapo kisha mbaruar librin e fundit të tij L’ herbe des nuits dhe dyshova mos kujtesa po më punonte të njëjtat rrengje që u punonte personazheve të Mondianos. Pata frikë mos ende truri im po përjetonte një përzierje realitetesh gjysmë fiktive, gjysmë reale. Ku isha, në romanet e Mondiano-s, në Venezuelën e Chaves-it, tashmë të vdekur, ku opozita shpallet “agjente” e amerikanëve? Në Turqinë e Erdoganit, ku opozita dhe kundërshtarët e këtij të fundit futeshin në burg si “komplotistë” dhe, si të mos mjaftonte grushti dërrmues i shpëtimtarit Erdogan, ai iu drejtua plebishitit për t’ia forcuar me votën e tij goditjen kundër armiqve të tij dhe ku fatmirësisht populli ia ktheu grushtin në fytyrë… Ku jam, në Rusinë e Putinit ku opozitarët “komplotistë” dhe “destruktivë” kanë dy alternativa: ose të luajnë shah në Perëndim (rasti i Kasparovit), ose të vriten në mes të sheshit, siç ndodhi me Boris Nemtsovin kur ia numëruan plumbat pas shpine mu nën muret e Kremlinit “terroristët nga Kaukazi”, që nuk u kapen kurrë?

    Kur truri të “nxjerr jashtë realitetit”, është pikërisht realiteti me objektet e tij që të kthen te vetja, pra në realitet. Aparati i televizionit që e kisha blerë një vit më parë i joshur nga një ofertë, kanali televiziv me siglat e tij shqip dhe me të folurën e tij shqip, divanet, librat, apartamenti dhe më në fund shfaqja e fytyrave të njohura më bindën plotësisht se isha në vendin tim “demokratik”, në Tiranë, në rrugën “Him Kolli”, se isha në vitin 2015 dhe se Kryeministri i vendit tim ishte po ai që kishte ardhur dy vite më parë në pushtet me votat e një milion shqiptarëve, që atij më shumë sesa vota përgjegjësie i pëlqen t’i quajë si shuplaka për opozitën. U kujtova se jetoja në një vend ku realiteti dhe fiksioni shkëmbejnë vendet sa herë të duan me njëri-tjetrin edhe në trurin më normal.
    Jemi pra, pa asnjë pikë dyshimi, në Shqipëri dhe në pikun e një fushate elektorale, ku në vend që të shpalosen dhe debatohen alternativat më shpresëdhënëse për qeverisjen e qyteteve tona të varfra dhe depresive, po i jepet një goditje dërmuese demokracisë së vendit.

    Këtë goditje po e jep vetë Kryeministri Rama, i cili prej një muaji po shpalos anembanë Shqipërisë vizionin e tij të frikshëm për demokracinë shqiptare, si një demokraci e arrogancës së skajshme të pushtetit ndaj qytetarëve të cilët kur nuk e marrin propagandën qeveritare si të vërtetë, quhen budallenj (vetëm Tërmeti i shkretë e ka marrë propagandën si të vërtetë, pasi mendon se edhe fitorja duhet të jetë njëlloj si qeverisja – publiçitare), të cilët kur mendojnë se duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për një alternativë të ndryshme nga ajo qeverisëse, janë budallenj. Për gratë e tyre ekziston megjithatë një alternativë: të ndahen nga burrat e tyre dhe të bashkohen me kryeburrin apo kryezotin e Shqipërisë, burrin e të gjitha grave: Kryeministrin Edi Rama. Jetojmë një realitet ku opozita shpallet destruktive, e dëmshme dhe ku kandidatët që nuk i marrin leje qeverisë apo partisë për të kandiduar, shpallen diversantë. Jemi, pra, në një vend ku ndarja e pushteteve dhe, më tej, autonomia e pushtetit lokal, as që mund të merret me mend, pasi vetë Kryeministri ka shpallur doktrinën: ose me qeverinë dhe me lekë, ose pa qeverinë dhe pa lekë. Askush në këto takime nuk ia ka bërë disa pyetje të thjeshta zotit Rama: Po, kur qenka kështu, atëherë pse duhet të ekzistojë edhe pushteti qendror, edhe pushtetit vendor? Pse i harxhoni lekët e taksapaguesve kot, me gjithë ata zyrtarë, këshilltarë, taksa vendore? Pse na rropatni trurin me fushata në pisk të vapës kur ne i bëmë zgjedhjet para dy vjetëve dhe fitues ishte Edi Rama? Dhe, për më tepër, pse duhet t’i zgjedhin votuesit kandidatët, kur këtë po e bën shumë mirë Kryeministri duke i vlerësuar anembanë Shqipërisë: kaqol, karagjoz, i lodhur, i trashë, i hollë, i aftë, i paaftë, i rrjedhur, i mirë, i keq, bën, s’bën etj. etj…

    Realiteti shqiptar i këtyre zgjedhjeve po na ofron ditë për ditë materializimin e këtij vizioni të rrezikshëm antidemokratik të Kryeministrit të Shqipërisë. Në Durrës, televizioni “armik” “Agon Channel” ka zbuluar se aty ku mungojnë votuesit për kandidatin socialist, ata importohen. Ose, më saktë, Rilindja ka zbuluar një sekret magjik: i mbjell votuesit njësoj si palmat: në apartamente bosh, në rrënoja antike të pabanueshme dhe të pabanuara që prej kohës së romakëve, madje i kishte mbjellë nja tre-katër votues edhe në një lulishte. Në Vorë kandidati “armik” Ismaili mbyllet nga policia në shtëpi dhe nuk lejohet të bëjë fushatë. Lefterija e PD-së, që tashmë ka kaluar me PS-në, e ka lënë Laçin pa konkurrencë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Këlcyrë. Administrata i ka shpërngulur punonjësit e vet nga zyrat e shtetit nëpër zyrat elektorale, madje në krye të tyre ka vënë vetë ministrat. Pashë një ditë, në një kronikë televizive, ministrin Beqaj që, bashkë me kandidatin Veliaj, kishin marrë pompat e spërkatjes kundër mizave në Tiranë dhe kjo më ndihmoi të kuptoj një shprehje të mëvonshme të Kryeministrit Rama në një takim elektoral në Tepelenë: “mirë gomari që na ngordhi, po s’na lenë rehat as mizat”. E kuptova, ministrat e zotit Rama kanë filluar t’ia kapin idetë që në kokë zotit Rama. Kësaj i thonë qeverisje efikase. Dhe gjithnjë e më efikase do të ishte sikur të hiqnim dorë përfundimisht prej gjithë atyre telasheve dhe pengesave të panevojshme të sistemit tonë gjysmëdemokratik dhe shtetin e së drejtës ta zëvendësojmë me shtetin e Edi Ramës.

    Është pikërisht ky vizion antidemokratik i shpalosur këto ditë që më shkundi nga dyzimi për të votuar apo për të mos votuar më 21 qershor. Vendosa të votoj. Madje, po e deklaroj edhe se për kë: Halim Kosovën. Pse do thoni ju, se është kandidati më i mirë? Edhe pse kam të njëjtin vlerësim pozitiv që kanë shumë njerëz për të në këtë qytet, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta, unë do të votoj jo për këtë arsye. Do të votoj që demokracia shqiptare të mos futet në një aventurë të re antidemokratike. Do të votoj kundër vizionit antidemokratik të Ramës. Do të votoj si reagim ndaj kërcënimeve që ai po na bën, dhe për solidaritet me ata votues antiqeveritarë që ai i fyen duke i quajtur budallenj. Do të bëhem edhe unë “budalla” si ata, dhe me ta do të bashkoj votën, hapur, pa mëdyshje. Më mirë me “budallenj” si ata, se me “të zgjuar” që me votën e tyre e duartrokasin vizionin antidemokratik të shpallur nga Kryeministri Rama dhe e shndërrojnë atë në realitet./Panorama
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    derisa te kete politika sociale dhe socialiste, duhet me pas besim tek shteti.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2015
    Vendndodhja
    ballsh
    Postime
    1

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Jo dhe aq shum ..nk ndihem shum i sigurt

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2015
    Postime
    3

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    - A ndiheni i sigurt për jetën në vendin/qytetin ku banoni ju dhe familja juaj? Jo,aspak!!
    - A keni besim se shteti shqiptar mund t'iu sigurojë jetën, pronën e liritë tuaja kushtetuese? Jo,skam besim..!
    - Në betejën mes krimit dhe shtetit ligjor, kush po fiton dhe kush po humbet?Gjersa shteti eshte vet krimi kjo kuptohet..!
    - A ekziston simbioza mes krimit dhe politikës shqiptare? Po,lidhur ngushte madje...!
    - Krimi kontrollon politikën apo politika krimin? Apo janë dy kokat e së njëjtës monedhë? Krimi Shtetin..
    - Çfarë duhet të ndryshojë që situata e sigurisë në vend të përmirësohet? Te pastrohen mbeturinat e shtetit...!

  11. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Unë nuk kam aspak besim tek një pjesë e shoqërisë sonë që ngjajnë me plehrat, me ciganët, me kafshët!
    Sui generis

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    30% votova por dyshoj se eshte shume gjithsesi.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar OO7 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (09-07-2015)

  14. #33

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    MUAHHH, po ku je mor Enea djali

    Sot luan Partizoni zemra jote lol

    Hajde ishalla me fitore dhe welcome back ty ktu ne forum.

    shpresoj tme mbash mend mua :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 09-07-2015 më 10:31 Arsyeja: ....
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar {A_N_G_E_L_69} për postimin:

    OO7 (09-07-2015)

  16. #34
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    MUAHHH, po ku je mor Enea djali

    Sot luan Partizoni zemra jote lol

    Hajde ishalla me fitore dhe welcome back ty ktu ne forum.

    shpresoj tme mbash mend mua :P
    Sdua te dal jasht teme por nuk jam MUAHHH dhe as Enea, jam DEMI_KUQ dhe me quajn Armand. Gjithsesi ty te njoh kam pershtypjen.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar OO7 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (09-07-2015)

  18. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-07-2015
    Postime
    2

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    ME FALNI SHUM QE JAM JASHTE TEME

    pershendetje

    ju lutem jam e interesuar per nje informacion shum te vlefshem per mua

    kam nje italishte shum te mire ne te folur por jam e interesuar te mesoj si ta shkruaj dhe lexoj ne menyre perfekte

    a me ndihmoni dot me ndonje sit ku mund te praktikohem

    faleminderit paraprakisht

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar meri1234 për postimin:

    martini1984 (28-07-2015)

  20. #36
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Citim Postuar më parë nga meri1234 Lexo Postimin
    ME FALNI SHUM QE JAM JASHTE TEME

    pershendetje

    ju lutem jam e interesuar per nje informacion shum te vlefshem per mua

    kam nje italishte shum te mire ne te folur por jam e interesuar te mesoj si ta shkruaj dhe lexoj ne menyre perfekte

    a me ndihmoni dot me ndonje sit ku mund te praktikohem

    faleminderit paraprakisht
    Edhe per latinisht jam i interesuar....
    Shkrimerisht
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  21. #37
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Edhe magyarisht jam....
    Ne te folur
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  22. #38
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Per temen.....tek ligji do kisha besim,po te kishte shtet!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  23. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-08-2015
    Postime
    1

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Poet,
    Jam plohtesisht nga ana jote. Problemi esht qe ne nje shtet duhet te ken nje basament ligjor dhe ne njejten koh te ket nje shoqeri e shkolluar, me vetdije, ku per secilin ligji esht mbi te gjitha. Une besoj se keto dy pika jan kryesore per nje zhvillim positiv te shtetit. Te na esht problemi i shkollimit, problem i cili e ngadalson ose e bllokon ngritjen e dijes.

    Per ket rast muj te supozoj se ne te ardhem, kur shkollimi dhe ligjet e saj te behen me te forta, populli i jon ka me qen me ma shum dije, me ma shum respekt per ligjin, dhe i njejti popull ka me kan aq sa i dishum se mundet te bej ligje te reja.

    Shpresa per nje ardhme me te mir.

    Te pershendes
    Iliria88

  24. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: A kini besim tek ligji e shteti për të mbrojtur jetën tuaj si qytetarë?

    Te ligji kemi besim, po te zbatuesit e ligjit nuk kemi !!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •