pershendetje

Tė gjithė ata qė duan t'ia dinė pėr interesat kombėtare e dinė qė bashkimi kombėtar ėshtė proces dhe nuk mund ta ndale askush. E ēėshtje ėshtė si do tė „udhėtoje ky proces“.Gjermanėt ishin nė dy shtete tė pavarura dhe tė njohura ndėrkombėtarisht. 50 vjet „pritėn“ derisa u bashkuan. Po aq vite ata nuk krijuan “Lėvizje pėr Bashkim apo Levizje pėr Vetvendosje”. Vepruan kėshtu sepse e dinin qė „bashkimi“ nuk ishte thjeshtė njė parullė apo lojė nė njė „kopsht fėmijėsh“. Ata punuan pėr bashkim dhe patėn durimin pėr tė ndėrtuar rrethanat me punė e jo me fjalė, pėr te relalizuar aspiratat e tyre pėr bashkim.Dhe siē e dimė tė dy Gjermanitė u bashkuan sepse ajo e madhja „ajo federalja“ punoi, u zhvillua dhe pėrparimi i saj solli finalen, solli rrethanat e pėrshtatshme tė bashkimit.Nderkaq „idealistėt“ ose ithtarėt “aktuale” tė bashkimit tonė kombėtar, jo vetėm qė nuk patėn fuqi t’i neutralizojnė forcat nė pushtet qė sipas tyre e pengojnė bashikimin kombėtar po as tė realizojnė bashkimin e forcave qė do tė conin nė njė Shqipėri tė bashkuar “natyrale”. Sic duket me fjalorin e tyre “romantik”, i cili nė kohė pushtimi ėshtė i domosdoshėm, s'ka pėr t’u realizuar asnjėherė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė.UCK u “nxitua” pėr tė hequr nga qafa cizmėn pushtuese sepse atdheu ishte nė rrezik. Por pas largimit tė pushtuesve nuk ke pse vrapon pa frymė drejt njė nisme e cila ashtu e kėshtu nuk do tė mund tė ndalet sepse vete koha, bashkė me punėn pėr ndėrtimin e shtetit, ėshtė motori lėvizės qė e dėrgojnė Kosovėn dhe Shqipėrinė drejt bashkimit tė pashmangshėm.Siē dihet shqiptarėt nuk janė akoma nė gjendje tė prodhojnė diēka cilėsore. Pafuqia analitike pėr tė vlerėsuar realisht fuqinė tonė politike e ushtarake nė rajon, sic duket nuk lejon e as qė do tė lejoje kapėrcimin e barrierave pėr “vetvendosje” e “sovranitet tė plotė”, sepse, duke u marre me “bashkimin kombėtar”, zhvendoset vėmendja nga problemet reale, zgjidhja e suksesshme e tė cilave e dėrgon kombin shqiptar drejt bashkimit, e nė anėn tjetėr, shkakton vonesa tė panevojshme nė udhėtimin drejt kėtij bashkimi tė shenjte.“Njė trimėri ka njėqind mjeshtri”Mungesa e njė industrie bazė ushqimore dhe pamundėsia pėr tė ngritur njė armatė tė vėrtetė ushtarake, si njė nga shtyllat themelore tė shtetit, tė imponon njė casje tjeter nga ajo e “patriotėve me bateria”. Sa kohė qe s’kemi “fuqi” tė flasim me ton autokritik pėr vetėn, por vazhdojmė tė flasim me pompozitet pėr “vlerat tona pėrtejqiellore” aq kohė do tė vazhdojmė tė jemi kėshtu siq jemi, tė varfer e tė pabashkuar. Me shembuj tė helmimit tė fėmijėve tanė nga "gurabijat" tė Kosovės apo me rėnjen e flokėve, nga prodhimi vendor tė shamponave, do tė argumentojmė tė arriturat tona? Me kritika pėr “takime tė fshehta” tė kryeministrit (ish shefit politik tė UCK) e duke harruar prezencen e fuqishme tė njė force politike, pasardhėse e Lidhjes se Komunistėve tė Jugosllavisė, “dega” nė Kosovė, do tė pėrmbysim tė vjetrėn e do tė ndėrtojmė botėn e re shqiptare?Mendoj se me VV (kam parashikuar nė njė shkrim para disa muajsh) pėrfundon njė kapitull politik i Kosovės, kapitulli i pėrmbylljes sė demokracisė primitive ose i pėrfundimit tė amatorizmit politik. Nė kėte kuptim mendoj se VV (kulmi i sė keqės sė politikės sė deritanishme) duhet tė pėrkrahet pėr ardhjen e saj nė pushtet. Pėrndryshe ky popull nuk do tė mund tė dale nga ky rreth vicioz i politikės.Profilizimi politik ėshtė nisma mė serioze drejt realizimit tė objektivave madhore tė kombit shqiptar, duke pėrshfirė kėtu edhe bashkimin kombėtar. Ky ėshtė njė proces i gjatė dhe ėshtė i gjatė, sepse partitė e mėdha (duke pėrfshirė edhe Lėvizjen Vetvendosja) ndikojnė ose pėrpiqen ta pengojnė me tė gjitha forcat. Pėrpiqen ta pengojnė mė tė gjitha forcat sepse kjo do t’i rrezikonte seriozisht interesat e tyre pėr shfrytėzimin e popullit duke e lėnė atė tė pabashkuar nė njė shtet. Profilizimi nėnkpupton modernizim e modernizim politik do tė thotė organizim nė bazė tė alternativave politike serioze qė ofron pluralizmi politik e jo “alternativave” primitive te cilat shėrbejnė pėr realizimin e interesave te ngushta partiake, klanore e sidomos krahinariste. Jo rastėsisht, partitė tona politike vetėm sa pėr sy e faqe ose sa pėr t'i dhėnė njė fasadė pluraliste pamjes sė tyre politike, deklarohen nganjėherė si tė djathta. Reagimet e deritanishme tė politikės, edhe reagimet e drejtuesve tė Vetvendosjes, kur ka qenė fjala per profilizimin, kanė qenė oportuniste. Kjo mjafton pėr tė kuptuar se kemi tė bejmė me mentalitet bajraktarist i cili synon realizimin e njė qeverisjeje autokratike edhe nė tė ardhmen, qeverisje e cila ėshtė e do tė jetė pengesa themelore e nismave pėr bashkim kombėtar.Me krijimin e tė majtės dhe me fuqizimin e saj, qoftė edhe me pėrmasat fillestare tė reformimit, do tė filloje rruga e vėrtetė, profilizimi i vėrtetė i politikės.Vetėm atėherė kur do tė kemi tė majtė e tė djathtė te vėrtetė mund tė kemi ekuilibėr politik, mund t'i ngjajmė tė paktėn nė “syte” e Evropės dhe tek atėhere procesi i bashkimit kombėtar do tė lėvizė me “shpejtėsi drite” ...Mosdeklarimi i profilit ideologjik ose deklarimi fals (siē ndodh herė pas herė) bėhet pėr tė mashtruar popullin e pėr tė marre sa mė shumė vota. Pėrpjekja pėr tė marrė sa mė shumė vota, me ēdo kusht, nėnkupton sinjal i njė qeverisje te keqe. Njėherazi kjo do tė thotė ngutje e dėmshme pėr pushtet. E ngutja pėr pushtet d.m.th. interesim pėr pushtet e jo pėr ndryshime...Tė punosh pėr popull nuk do tė thotė t’i pėrshtatesh nivelit aktual tė turmės por tė kapėrcesh mbi nivelin e tij e ta tėrheqėsh duke prirė me guxim e sakrifica drejt ndryshimeve.(autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i PSK) -
artikull I mar nga kossovapress