Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Ish agjenti izraelit: Muslimanëve u duhet një Martin Luther

    Ish agjenti izraelit: Muslimanëve u duhet një Martin Luther

    Emri:  maxresdefault-770x470.jpg

Shikime: 747

Madhësia:  31.9 KB

    Ish agjenti izraelit Mordechai Kedar ka shërbyer në forcat e armatosura të izraelit ndërsa sot shkruan për disa media në këtë vend dhe punon si profesor në universitetin Bar-llan. Në një shkrim të fundit ai jep një tezë interesante për ngjarjet momentale në Botën Islame, duke bërë thirrje për bashkim kundër dhunës, njofton Klix.ba

    Ai gjithashtu ka potencuar se Bota Islame ka nevojë për një lider në modelin e Martin Luther, i cili ishte në gjendje t’i bashkoj qëndrimet e ndryshme mes besimtarëve.

    “Kemi nevojë për një Martin Luther musliman i cili do të parashtronte çështjet e vërteta, do të fillonte një reformim musliman dhe do ndalonte dhunën, urrejtjen dhe refuzimin. Ai duhet të bëj ndryshime të cilat do të ndalonin këtë cikël të tmerrshëm të dhunës. Në këtë mënyrë do të ruheshin jetët e njerëzve”, shkruan Kedar duke shtuar se deri sa nuk ndodh kjo, muslimanët do të vazhdojnë të derdhin gjakun e njëri tjetrit.

    Ai shton se organizmi i konferencave islamike nuk do të zgjedh asnjë problem të Botës Islame.

    “Nëse vazhdohet në këtë rrugë , ne edhe më tej do ta fusim kokën në rërë”, ka shkruar Kedar.

    (Islampress)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ish agjenti izraelit: Muslimanëve u duhet një Martin Luther

    Shoqeri e cuditshme kjo e Islamit, qe i bashkon vetem intriga e komplotisteve qe shqyen familjen e profetit dhe ndezen boten me kalifatin, por megjithkete miqte, ata qe frymezohen nga ajri i kesaj feje, dhe armiqte, ata qe i tremb forca e kaosit qe fsheh pas quinta Islam, piketakohen sebashku per nje rilindas dhe shpresojne ne pjesen e shendetshme te kesaj feje, edhe pse shume vone. Islami pa intriga eshte nje lloj spiritualizmi dinamik qe kerkon brigje shprese dhe duhet te jesh shpirtgjere te pranosh ate dhe te braktisesh boten, qe sipas tij nuk rregullohet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •