Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Prejardhja e Ditës së Gruas

    PREJARDHJA E DITËS SË GRUAS

    Dita e Gruas e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është shënuar për herë të parë më 28 shkurt 1909. Kjo ditë është shënuar me nxitjen, frymëzimin e Partisë Socialite të Amerikës. Kështu është përkujtuar për katër vite, deri më 1913, të dielën e fundit të shkurtit.
    Në vitin 1910, u organizua “Konferencën Ndërkombëtare e Socialistëve në Kopenhagë” aty u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t`i përkrahur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tri gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në Kuvendin e Finlandës”.
    Dita Ndërkombëtare e Gruas në Rusi ka filluar të shënohet në vitin 1913, të dielën e fundit të muajit shkurt, por sipas Kalendarit Julian që i binte me 8 Mars. Pas Revolucionit Bolshevik të Tetorit, A. Kollontai e bindi Leninin që këtë ditë ta bënte festë zyrtare, Lenini e pranoi, por ishte ditë pune.
    Thënë shkurt, tek shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trojet etnike, Dita e Gruas ka prejardhje serbe, maqedone, ruse, sovjetike....!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Mexhid Yvejsi për postimin:

    pranvera bica (08-03-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,506

    Për: Prejardhja e Ditës së Gruas

    I ke rene shkurt fare. E ke bo feste burrash.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Prejardhja e Ditës së Gruas

    Mexhit , po i bie larg e larg me duket... . Pse nuk e thua troc ku e ke fjalen ?

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Prejardhja e Ditës së Gruas

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Dita e Gruas e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.................

    ...........Thënë shkurt, tek shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trojet etnike, Dita e Gruas ka prejardhje serbe, maqedone, ruse, sovjetike....!
    Dmth produkti (festa) eshte ''Made in USA'' por i ardhur tranzit nga Rusia. Cili eshte faji i produktit (festes) ne kete rast Mexhid?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •