Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    T’i japësh të drejtë ligjvëniejeje dikujt tjetër përveç allahut, është ibadet/adhurim

    T’I JAPËSH TË DREJTË LIGJVËNIEJEJE DIKUJT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT, ËSHTË IBADET/ADHURIM


    “Ata, në vend të Allahut, kanë zgjedhur për zotëra rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesihun, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)”. (Et-Teube: 31).

    Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem po lexonte Ajetin {اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ...}“Ata, në vend të Allahut, kanë zgjedhur për zotëra rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes…” erdhi Adij ibn Hatim, me një kryq prej serme në qafë, i cili më parë kishte qënë i krishterë (ishte i krishter kur bisedoi me pejgamberin). Ndërsa po e dëgjonte nga leximi i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem Ajetin në fjalë, tha: “Ata nuk i adhuruan rabinët dhe murgjit”. Ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia ktheu: “Prijësit e tyre në fe, ato gjëra që Allahu i kishte bërë haram, ia u bënin hallall dhe ato që Allahu i kishte bërë hallall, ia u bënin haram. Kështu që masa e popullit iu bind gjykimeve të këtyre priftërinjve. Pikërisht kjo bindje e tyre ndaj priftërinjëve është adhurimi që ata bënin kundrejtë priftërinjëve, për të cilin flet edhe Ajeti i sipërpërmendur.” (Ngjarjen e kanë transmetuar Ibn Kethiri dhe Taberiu në tefsirin e Ajetit 31 të Sures Et-Teube. Gjithashtu e ka transmetuar Tirmidhiu në tefsirin e të njënjtës Sure, në Hadithin me numër: 3095.)

    Kur’ani, i cili është udhëzim dhe mëshirë dhe i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, shpjeguesi i këtij Kur’ani, e kanë cilësuar si ibadet/adhurim bindjen e popullit ndaj priftërinjëve të fesë së tyre, të cilët ndryshonin urdhërat e Allahut, duke e bërë të lejuaren, të ndaluar e anasjelltas dhe si përfundim ia njohën të drejtën e ligjvënies përveç Allahut të Madhëruar, edhe prijësve fetarë. Në këtë mënyrë, siç e thekson Kur’ani dhe shpjeguesi i tij absolut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ata kanë adhuruar krahas Allahut, edhe priftërinjtë e tyre. Kjo është ajo çfarë ka shpjeguar i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë Ajet, ndërkohë që të gjithë ne e dimë se njëra nga detyrat e të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, karshi ummetit të tij, është edhe shpjegimi dhe sqarimi i Ajeteve të Kur’anit:


    “...Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Dhikrin (Kur’anin), me qëllim që t’u a shpjegosh njerëzve atë”. (En-Nahl: 44).

    Mendoni një herë! A po adhurojnë vetëm Allahun e madhëruar këta njerëz sot, të cilët nga një anë e shqiptojnë Kelimetut-Teuhidin dhe jo vetëm kaq, por e kanë futur atë edhe nëpër lloje të ndryshme dhikresh, ndërsa nga ana tjetër marrin pjesë nëpër gara të ndryshme politike, të ashtuquajtura demokratike, nëpërmjet votimit nga ana e tyre të personave të ndryshëm, të cilët supozohet se do të jenë përfaqësuesit e tyre nëpër kuvende politike, për të vënë ligje të reja, për t’i ndërruar apo rinovuar e ndryshuar ligjet ekzistente, e më keq akoma, për të anulluar ligjet e Allahut në tokë dhe duke ia njohur, në këtë mënyrë, të drejtën e ligjvënies, bashkë me Allahun edhe këtyre personave të ashtuquajtur politikanë e deputetë, apo po adhurojnë përveç Allahut edhe këta personat e tjerë të cilëve po iu a njohin të drejtën e ligjvënies e cila, në fakt i përket vetëm dhe vetëm Allahut?!

    Përderisa njerëzit gjenden në një humbje dhe shirk kaq të hapur, në atë që është baza e kësaj feje, njëhsimi i Allahut në adhurim, duhet patjetër dhe është arsye më se e mjaftueshme për t’a vendosur këtë temë në krye të rendit të ditës.

    Normalisht se në këtë pikë, dikush mund të thotë: Keni të drejtë! Kjo është gabim sipas Ajetit dhe tefsirit të tij. Mirëpo, njerëzit të cilët sot votojnë, nuk e bëjnë këtë me qëllimin që t’i japin dikujt të drejetën e ndërrimit të ligjeve të Allahut. E sidomos ata të cilët votojnë partitë “islame”. (Që në fakt ata janë jarg prej islamit e gjithashtu islami prej tyre)...

    Dhe ne si përgjigje themi:

    - Nësë shikohet me vëmendje në trasmetim edhe ata prej të krishtereve dhe çifutëve, që iu bindën priftërinjëve të tyre në lidhje me ndryshimin e ligjeve të Allahut, nuk pranuan se po i adhuronin ata, perveç Allahut. Mirëpo, kjo nuk e ndryshoi realitetin, i cili si përfundim i bëri ata adhurues edhe të priftërinjëve. Dhe kjo u pa shumë qartë në Ajetin përkatës.

    - Ka dhe Ajete të tjera në lidhje me këtë temë, që tregojnë se nëse i jepet kjo e drejtë tjetër kujt pos Allahut, kemi të bëjmë me kufër.


    “Vendimi/gjykimi i përket vetëm Allahut; Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.” (Jusuf: 40).

    Në këtë Ajet, Allahu i Madhëruar pasi ka treguar se ligjvënia i përket vetëm Atij, ka ndaluar që të adhurohen të tjerë pos Atij. Nëse vërehet me kujdes, duket qartë se urdhëri për adhurim vetëm të Allahut të madhëruar, ka ardhur direkt pas fjalisë e cila flet për ligjvënien si e drejtë e Allahut.


    “A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!...” (Esh-Shura: 21).

    Në Ajet, ata të cilët vendosin ligje në atë që e ka ndaluar Allahu, janë quajtur zota të tjerë pos Tij. Ndërsa në kohën tonë, forma e qartë e këtij shirku është vota, e cila rrjedh si pasojë e fesë së demokracisë, ku me anë të kësaj vote, u njihet e drejta e ligjvënies njerëzve të ndryshëm.


    Burimi: shkrime.weebly.com

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abdurrahman12 për postimin:

    Aferim (04-03-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •