I dashur shtet LEGEN,
Te them LEGEN sepse kam shume vrer te vjell ne ty, dhe LEGEN mu duk term me I pershtatshem se WC, gjithsesi ti zgjidh e merr vete, nuk me ngelet hatri.
Duhet te me kthesh shume gjera, por me per zemer kam te me kthesh besimin qe pata ne ty kur bera budallallekun, qe dola ne pike te mengjesit, lashe dy beba ne shtepi, qe te te jepja voten ty. Nuk prisja gjera kushedi se cfare nga ty, as ato qe premtove ne fushate nuk I prisja, sepse jam njeri me kembe ne toke dhe e di sa te realizueshme jane ato pallavrat tua. Por prisja te me ktheje te pakten dinjitetin, ate qe me eshte neperkembur prej sa e sa vitesh. Ti, I dashur LEGEN, me ben te urrej token time, dheun meme apo ate. Nuk dua te di se cilat jane qellimet e tua, per sa kohe nuk jane te mira.
Ajo qe me shkaktoi zgjimin e gjithe ketij mllefi ishte perballja me faktin qe duhet te paguaja nje fature 60.000 leke te reja, per energjine ende te pakonsumuar ne banesen time. Duke studiuar rastin, kuptova qe ishte nje gabim ne shkrimin e shifrave. Ne vend qe te shkruhej 6, eshte shkruar 9, dhe ky gabim I vockel, shkaktoi nje mbifaturim prej me shume se 3.000 kw. Jam shume e ndergjegjshme se te gjithe bejme gabime ne pune, por sistemi na ka krijuar mundesine qe keto gabime te korigjohen dhe mos te rendojne mbi klientin. Maksimumi mund te aplikohet ndonje penalitet mbi ate qe shkaktoi gabimin. Dhe une e mora shume me qetesi kete mbifaturim, duke I thene tim shoqi, duket qarte qe eshte lapsus, dhe thjesht do bejne kthim fature. Ai, qe eshte me I perditesuar se une me horrlleqet e ketij LEGENi, shfrynte dhe thoshte nuk eshte kaq e thjeshte. Do na kompensojne ne KW, dhe jo ne vlere monetare. Nderkohe cmimi I energjise ka ndryshuar dhe ne paguajme shume me teper. Po sikur te ishte ky I vetmi problem .
Po te them cili eshte problem I vertete I dashur LEGEN . Ne jemi nje familje e re, dhe kemi dy femije. Prinderit nuk na lane trashegim asgje, prandaj na u desh te merrnim kredi per banesen tone modeste. Ne kete treg te rregulluar financiar nga ti shtet LEGEN, me duhet te paguaj 50.000 leke ne muaj keste kredie . Po nuk dua ti hyj dhe ketij debati. Te gjitha familjet e dine se sa duhet te shpenzohet per pampers dhe qumesht per nje beb. Ne rastin tim shumezoji me dy, se une kam dy beba. Ti qe po e lexon kete leter, mendon se duhet te kemi rroga te mira. Ne fakt nuk eshte ashtu. Te dyja rrogat bashke mezi kapin 100.000 lekshin. Kisha disa muaj qe po kurseja leke, dhe po beja perkthime naten, sepse doja nje feste ditelindje te bukur per djalin tim te madh. Ka ditelindjen tani ne shkurt. Dhe nuk doja nje nga ato ditelindjet me 100 te ftuar, me hotel te prenotuar, dhe ku di une se cfare. Nje feste modeste me shoket e cerdhes, dhe nje darke me familjaret. Nese do me mjaftonin leket do therrisnim dhe ndonje klloun . E di I dashur LEGEN, qe po qesh me llogarite qe kisha bere une. Se nje feste te tille mund ta organizoje dhe zyrtari me I lodhur ne administraten tende, pa sforco fare, nga rryshfetet qe merr.
Atehere I dashur LEGEN, ti jo vetem qe nuk ofrohesh te korigjosh gabimin, por me paturpesine me te madhe thua, e di qe kam bere gabim por duhet paguar. Pastaj shohim e bejme. Dhe ankthi I tim shoqi u vertetua. Ketij ankthi iu shtua se mund te rezultoj ne listen e debitoreve, dhe mund te humb edhe punen . Per cfare??? Per nje lapsus o LEGEN. Keshtu, une po paguaj ate fature, te pakten te kem te sigurt punen. Por nuk di si do ia shpjegoj cunit kur te rritet qe kete vit nuk mundem ti benim feste ditelindje . Dhe nuk e di me cfare do tallet me shume, me faktin qe nuk munda te kisha kursime ekstra, apo me faktin qe nje gabim I rendomte sistemi nuk mund te korigjohej .
Po nuk ka gje, se nderkohe historia do te te kete lartesuar ty o LEGEN, dhe deshtaket do jemi ne prinderit e tij .
Krijoni Kontakt