Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Ariu i përket natyrës

    Emri:  bear_initiative_ppnea.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  2.7 KB

    Sipas PPNEA ose Protection and Preservation of Natural Environment in Albania e njohur si Shoqata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri mbajtja e kafshës më madhështore të pyjeve tona në kafaze mikroskopike dhe në kushte të mjerueshme, është një realitet që çuditërisht ndodh haptas në mes të qyteteve tona, kundër çdo lloj norme ligjore, morale dhe njerëzore. Të gjithë arinjtë që shohim në kafaze janë marrë nga natyra si këlyshë, pasi iu është vrarë nëna nga gjuetarë të jashtëligjshëm. Shumë prej nesh kanë pirë kafe apo ngrënë drekë përkrah këtij fenomeni. Në 2015 mbase është koha ti themi ndal kësaj dukurie! PPNEA është angazhuar në një fushatë ndërgjegjësimi masiv mbi dëmet që sjell mbajtja e arinjve nëpër kafaze pranë bareve apo restoranteve të ndryshëm, për ruajtjen afatgjatë të këtij lloji të rrezikuar. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën tonë si qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të informojmë miq e të afërm mbi këtë praktikë ilegale e të papranueshme.

    Emri:  attachment_4.jpg

Shikime: 343

Madhësia:  3.8 KB


    Prestigjozia THE GUARDIAN realizoi nje reportazh ne Ballkan me fokus arinjtë e egër, te cilet ende shfrytëzohen në Evropën qendrore; atyre u merren të vegjëlit nga nenat arusha dhe shpesh mbahen në kushte të renda. Reporteri Patrick Barkham udhëtoi për në Kosovë, ku fondacioni "Katër putrat" ka mbajtur dhe shpëtuar kafshët nga kafazet dhe restorantet ku mbahen si argëtim për te ftuarit. Ata tani janë duke u kujdesur te gjejnë për arinjtë një vend më të mirë, me shpresën e rehabilitimin te tyre fizik, mendor dhe shendetesor. Ashtu si Kosova, edhe Shqiperia ne kete model qe na afron me standartet e Bashkimit Evropian ka nisur me iniciativen e Shoqates PPNEA dhe Ministrise se Mjedisit, eksperteve, shkencetareve dhe rrjetit te Fondacioneve ne Mbrojtje te Kafsheve. Agjencive Turistike, si dhe ndergjegjesimin e publikut per te kuptuar vleren e Qendrave te Shpetimit dhe gradualisht ndalimin e praktikes se kafazeve dhe "arinjve valltare" .

    Emri:  20101118_marko1.jpg

Shikime: 454

Madhësia:  5.8 KB

    Fotot e arinjve te murrme jane pjese e historise me fund te lumtur fale dashurise, humanizmit dhe vizionit te euro diplomates spanjolle ne Tirane znj. Montserrat Batllo, e cila me deshiren dhe vullnetin e saj, si dhe ndihmen e disa aktivisteve per kafshet dhe vlerat e natyres nga Anglia dhe Zvicra arriti te mbante dhe dergonte ne parkun e Rumanise dy arinjte moter e vella, Marko dhe Maria. Per me teper ndiqni ngjarjen ne dokumentarin, i cili u shfaq ne Festvalin e Filmit Mjedisor ne Tirane



    Referencat: Kujtim Mersini , Aleksandër Trajçe , Bledi Hoxha, Ferdi Bego

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abica për postimin:

    user010 (24-02-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Ariu i përket natyrës

    Shum gje e keqe kjo, sa me shpejt te zhduken keto fenomene me arinj, shqiponja etj neper kafaze!

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Ariu i përket natyrës

    jo vetem ariu por te gjitha kafshet e egra duhet te rriten ne kushte natyrore dhe te lira , biodiversiteti nuk eshte luks por domosdoshmeri ne shqiperi dhe me gjere ne ballkan

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan ATMAN për mendimin e shprehur në këtë postim:

    abica (07-03-2015),user010 (25-02-2015)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Ariu i përket natyrës

    Akuzojm qeverin per 500 gjera.. dhe me te drejt shume here. Por per disa gjera si p.sh natyra, kafshet, akoma dhe sjellja midis nesh si njerez, e kemi fajin edhe ne.

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Ariu i përket natyrës

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Akuzojm qeverin per 500 gjera.. dhe me te drejt shume here. Por per disa gjera si p.sh natyra, kafshet, akoma dhe sjellja midis nesh si njerez, e kemi fajin edhe ne.
    edhe qeverite kane faj,sepse nuk e kane rregulluar me ligj gjuetine e kafsheve te egra ne shqiperi

    p.sh. Ne shqiperi vitin qe
    kaloi u be nje dekret ligj qe ndalon per tre vjet gjuetine e kafsheve te egra,por kjo nuk mjafton sepse mbas tre vjetesh mund te rifilloje perseri masakra ,duhen masa te rrepta jo vetem ligjore por edhe edukative dhe arsimore qe te rregullojne kete problem per gjithe vitin


    ne lidhje me kete problem Leonardo da vinxhi ka thene:
    Do vije nje dite kur vrasja e kafsheve do denohet po ashtu sic denohet edhe vrasja e njerzve sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 26-02-2015 më 06:13

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    user010 (26-02-2015)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ariu i përket natyrës

    Ne lidhje me kete nje risi:

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •